You are on page 1of 6

DETYRE KURSI

Tema: Ndre Mjedja “Vaji i bylbylit”

Lënda: Letersi Moderne Shqipe

Punoi: Anxhela Balla Pranoi: Prof. Dr. Kastriot Gjika

Tiranë 2019

1
1. Hyrje....................................................................................................................................3

1.1. Veprimtaria letrare e autorit.........................................................................................3

2. Analiza e vepres..................................................................................................................3

3. Kritika e Sabri Hamitit mbi vepren e Mjedjes................................................................5

4. Mesazhi i vepres.................................................................................................................6

5. Bibliografia.........................................................................................................................6

2
1. Hyrje

Ndre Mjeda ose Mjedja (Shkodër, 20 nëntor 1866 - 1 gusht 1937) ka qenë prift, gjuhëtar, poet
lirik dhe deputet shqiptar. U lind në Shkodër më 20 nëntor 1866, i biri i Jakut të Zef Kryeziut
dhe Luçijes së Shtjefën Thaçit, banonin në një jerevi në rrugëzën "Krroqej".I mbetur jetim
nga i ati herët, me përkrahjen e jezuitit Atë Jungg u regjistrua me të vëllanë, Lazrin,në
kolegjin saverian të porsahapur; ku studjoi nga 5 prill 1877 deri më 1880. Në edukimin e tij
patën ndikim Ndue Bytyçi dhe Leonardo de Martino. Shoqëria e Jezuit e dërgoi djaloshin
Mjeda jashtë për studime e specializime.Më 27 mars 1880 ai kish hyrë në Shoqatën e
Jezuitëve të Provincës së Venecias.Në fillim ndenji tre muaj në pranverë 1880 në fshatin
Cossé-le-Vivien, sot në qarkun Mayenne të Francës, kurse më pas ndoqi një kolegj në
manastirin Kartuzian "Porta Coeli" në veri të Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi.

1.1. Veprimtaria letrare

Veprat me te njohura poetike:

 Jeta e sceitit sc' Gnon Berchmans (Jeta e Shën Gjon Berhmansit) përkthim. Romë,
1888.
 T'perghjamit e Zojs Bekume (Vëgimi i Zonjës së Bekuar) përkthim nga spanjishtja.
Romë, 1892.
 Historia e shejtë përkthim nga "Katekizmi i madh" në tre vëllime dhe jetëshkrim i
Shën Luigj Gonzagës.

 Juvenilia - botim poemash. Vienë, shtypshkronja Gj. M. Vernay, 1917.


Lissus - libërth, poemth liriko-romantik me 12 sonete. 1928.

2. Analiza e veprës

Se pari duhet patur parasysh se si një prift dhe poet, qe ne moshën njëzetvjeçare, percakton
drejt e sakte rrugën e vet ne jetë. Ka veshur roben e meshtarit dhe eshte betuar para Zotit, por
ne të njëjten kohe i ka hyre ruges se veshtire e po aq fisnike te artit poetik dhe vepra e tij
"Vaji i bylbylit" perpiqet te gershetoje , te harmonizoje ate cfare kane te perbashketa dy
detyrat e tij ne jete. E ndërtuar mbi baze e figures se alegorisë, vepra e Mjedës paraqit anen
krejt artistike te saj. Alegoria dendur perdoret per te fshehur qellimin e vertetë, duke i
kenduar atij terthorazi, por autori nuk ka pse te fshihet. Ai i ka hyre me ndergjegje rrugës se
tij fetare, eshte i gatshem te sakrifikojë per artin e tij poetik dhe keto dy ane te funksionit të tij
ne jete i njihte gijithkush ne kohen kur jetonte. Nuk kishte kujt t'i fshihej dhe pse.
Funksioni artistik i alegorisë i jep vepres një bukuri te madhe. Bilbili eshte autori, eshte
shpirti i tij poetik, ështe lajmëtari i diteve te bukura te pranverës, mishërim i një deshire te
zjarrte për te parë vetëm te mira ne atdheun e dashur e per t'i kenduar e lartesuar te gjitha
bukuritë e tij. Por realiteti nuk ështe ai qe pret e që deshiron poeti e ai, duke qendruar ně
pozitat e romantikut te pakenaqur , sheh me syte e zemres se si perplasen deshirat me
mundësitë e nga kjo bilbili e ndërro shpesh kengen e tij ne nje vaj te thekshem.

3
Poema ndahet në katër pjesë dhe si trajtë ligjerimi ka dialogun.

Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të Berlinit me ftesën që i bën
bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që thotë: ...a çilë kafazi.... Shkaqet
ishin objektive: pushtuesi dëshiron ta mbajë në sundim më të gjatë dhe shkaku subjektiv : se
Shqipëria ishte e paaftë që ta sjellë vetë lirinë. Kjo veper paraqet nje larmi te madhe te
situatave shpirtërore qe kalon poeti, nga nje giendje e theksuar optimizmi dhe shprese per te
ardhmen, ne një gjendje deshperimi e meditimi per ate permbysje qe u ben realiteti deshirave
dhe endrrave më te bukura .Ne pjesën e pare autori, permes një peserrokshi , vizaton një
peisazh të bukur pranveror. Dimri po shkon e pranvera po vjen. Gijithë natyra i gëzohet stines
se re e gjelberon nen mburojën e saj. Peisazhi i vizatuar nga Mjeda eshte i madherishëm. Por
kete peisazh e prish vaji i një bilbili qe akoma nuk po e gjen gëzimin e ënderruar dhe qe do te
thote me vajin e tij qe u prish bukurine gurgullimave tê përrenjve e murmurimave te
"krojeve", se nuk mjafton vetëm ardhja e pranveres për ta bërë njeriun të lumtur, se dimri i
giate i mjerimit dhe i robërise lë akoma shume gjurme e plagë pas qe sherohen me zor e me
shume mundime. Permes pyetjeve te vazhdueshme retorike, te cilave autori u përgjigjet vetë,
me elegance e qartësi, shpalos shqetesimin e tij, antitezen midis asaj qe ndodh ne natyre e
asaj qe vlon perjetesisht ne shpirtin njerëzor. Kjo antiteze lind nga ai paralelizëm midis vajit e
gazit, ëndrrës e realitetit, deshires e mundësisë. Peisazhi i autorit, me perroin qe rrjedh mes
gjetheve, që simbolizon përjetësinë e kengës, heroizmit, bukurisë që del nga gjiri i njerëzve te
mirë, synon te paraqisë një vend përrallor, të projektuar në ëndrra, të vetmin vend ku kenga e
bilbilit dhe e gjithe zogjve e poeteve te tjere do te jete e lirë dhe vertete e lumtur. Ky do te jete
vendi ku:

"Kurrkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeherr hajen
Kurrkush s'ta get."

Por Mjeda e di qe një vend i tillë ekziston vetëm ne ënderrat e tij dhe te shokeve te tij. Kenga
e pare, duke perzier karakterin entuziast e optimist qe te lind nga deshirat e aspiratat me te
zjarrta njerëzore me deshperimin e dhimbjen eshte pasqyre e një vendi te bukur, siç e do
Mjeda Shqiperine ,ku nuk ka vetem begati e lumturi, por ku edhe kenga edhe poezia, i gjithe
arti kanë vlerat e tyre te medha e shihen si nje pasuri e madhe shpirtërore, e zbusin dhe e
bejne njeriun me të mire e me te dashur.

“Rreth e rreth gjindja,


Me t'ndie ri.
Prej asi vendit.
Ndahesh me zi."

4
Ky eshtë kuptimi i Mjedës per artin poetik, parafytyrimi i tij per te. Poezia dhe kenga e kane
vendin atje ku njerezit i lexojne dhe i dëgjojne, atje ku njerëzit i quajnë artistët njerëz te
dashur e te veçante ne punën e tyre.

Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të bylbylit(Shqipërisë) në


kafaz(në robëri). Ne kengen e dyte paraqitet një pamje tjeter. Poeti menjëhere e kupton se
gjithçka ndërtoi ne kengen e pare qe vetem një ënderr e bukur, një peisazh që ekziston vetem
ne deshirat e ne shpirtin e tij. Bilbili ka te drejte te gjemoje. Autori nuk përpiget më ta hutoje
me pyetje retorike, me bukurite e natyres, me perralla te bukura per nje vend, te cilin do ta
kishte zili edhe parajsa.

“Cka ka toka, bylbyl,


ndrron moti,
Ankimi e vaji nuk asht i zoti
Pergjithmone zemren me na coptue
Fillo me gzue”.

Tani fjala e poetit behet e ashper, e menduar, ai gjykon , vlereson dhe arrin ne mesazhin e
madh qe asnje begati e lumturi njerezore nuk arrihet pa lufte e pa perpjekje, asgje nuk mund
te pengoje tiriumfin e se mires, te se bukures, gjithcka nderron e ne qender te kesaj levizjeje
te perjetshme qendron perpjekja, mundimi e deshira per lumturi.

Në këngën e tretë simbolika zbërthehet me atë se përmendet atdheu(bylbyli) dhe vetë


autori(unë). Me bylbyl përpos që nënkuptojmë Shqipërinë nxjerrim në pah edhe simbolikën
se fjala bylbyl nënkupton edhe vetë poetin i cili bënte pjesë në një varg intelektualësh që
dhuna e pushtuesit i kishte detyruar të largohen nga atdheu(tipar i romantizmit).

Në këngën e katërt kemi ndërhyrje të meditimeve filozofike se “pas dimrit vjen pranvera”,
lirgjerata kalon nga e përgjithshmja në të veçantën.

Persa i perket llojit te vargut ai eshte i ndryshem. Ne pjesen e pare vargjet variojn nga kater
deri ne shtate rrokesh , por me se shumti kemi perdorim te vargut me pese dhe kater rrokesh.
Ne pjesen e dyte vargjet i kemi nga gjashte deri ne dhjete rrokesh. Ndersa pjesa trete nga
shtate deri ne njembedhjete rrokesh. Edhe rima gjithashtu ndryshon sipas pjeseve. Ne pjesen
e pare perdoret rime midis vargut te dyte dhe te katert te cdo strofe , pra rime e kryqezuar
ABAB. Ne pjesen e dyte perdoret rima mes vargut te dyte dhe te trete te cdo strofe , rime e
perputhur AABB. Ndersa ne pjesen e trete kemi rime te kryqezuar ABAB , ndersa ne pjesen e
fundit kemi rime te perputhur AABB.

3. Kritikat e Sabri Hamitit mbi vepres e Mjedjes

Vaji i bylbylit i N. Mjedjes, sipas S. Hamitit, “është ndër krijimet më personale të autorit.”
(vep. e cit., f. 27). Ajo, sipas tij, është poemë e mallit dhe e dhembjes personale (f. 26),
vetmisë së rëndë ose totale, dëshpërimit, vajtimit, gjëmës e dilemave, revoltës e rebelimit,

5
shpresës dhe dëshirës për ndërrim etj. Vepra Vaji i bylbylit ndoshta mund të vlerësohet ndër
krijimet më personale të N. Mjedjes, por vlerësimi i saj vetëm si vepër personale, siҫ ngjet në
tekstin e S. Hamitit për këtë vepër, është vetëm pjesërisht i saktë. Përqasja e poetit me bilblin
dhe identifikimi me të, siҫ bëhet në tekstin e S. Hamitit, nuk e dëshmon tekstin e veprës Vaji i
bylbylit sinjë tekst personal të N. Mjedjes, meqë figura e bylbylit është një figurë e hapur për
kuptime të ndryshme dhe jo veҫ për një kuptim të vetëm, kurse gjithë përshkrimet për figurën
e bilbilit dhe figurat tjera të veprës nuk mund t’i vishen autorit të veprës, N. Mjedjes.
Paqëndrueshmëria e interpretimit të S. Hamitit, lidhur me veprën Vaji i bylbylit të N.
Mjedjes, vetëm si vepër personale e autorit, dëshmohet nëpërmjet një varg argumentesh. P.
sh. figura e bilbilit, e cila në vepër funksionon si simbol (ne nuk mendojmӫse ajo ӫshtë
alegori), nuk është figura e vetme e veprës Vaji i bylbylit, as figura e cila përgjasohet e
identifikohet vetëm me autorin e veprës, siҫ thotë S. Hamiti. Figura e bilbilit, në veprën Vaji i
bylbylit, është një figurë polisemike, e cila ka mundësi të marrë kuptime të lloj-llojshme dhe
e cila, përveҫ autorit vetë, paraqit edhe shumëҫka tjetër, siҫ dëshmohet nga shkrimet e
studiuesve të shumtë. Në veprën Vaji i bylbylit, N. Mjedja shumë më tepër se përgjasimin e
identifikimin e vetvetes me figurat e veprës së tij, bën dallimin e vetes së vet prej tyre.
Kështu, p. sh. me përjashtim të ndonjë rasti, N. Mjedja përdor veten e tretë të rrëfimit, i
drejtohet bilbilit e i flet dhe e dallon qartë vetjen e tij nga vetja e vet. Pra, vetja e poetit
dallohet qartë nga figura e bilbilit. Në veprën e tij, Vaji i bylbylit, N. Mjedja, përveҫ figurës
së bilbilit, ka futur edhe figura të tjera, të cilat e dallojnë edhe më tej vetjen e shkrimtarit nga
ato të figurave të veprës së tij, siҫ janë “t’burguemit n’ishull t’detit”, zogjve të tjerë, përveҫ
bilbilit etj., të cilat, brenda veprës, kanë peshë të madhe kuptimore e artistike. Te
“t’burguemit n’ishull t’detit” p. sh. kemi figurën e shqiptarëve të mërguar e të internuar të
kohës dhe, mbase, gjenezën e poemthit I tretuni, siҫ dëshmojnë përkimet e veprës Vaji i
bylbylit veҫmas me pjesën e tretë të kësaj vepreje. Po ashtu, shqiptarë të mërguar e të
internuar, larg atdheut, familjeve e fëmijëve të tyre, në veprën Vaji i bylbylit, paraqiten edhe
nëpërmjet figurës së zogjve të tjerë, përveҫ bylbylit etj. Duke interpretuar veprën Vaji i
bylbylit, si nje vepër personale, duke identifikuar autorin me figurat e veprës së tij (bilbilin e
zogjtë e tij, shpendët tjerë ose bilbilat tjerë, “t’burguemit n’ishull t’detit”, “t’vorfnuemit” etj.

4. Mesazhi i vepres

“Liria eshte ndjenja qe u perket atyre njerezve, te cilet edhe pse ndiejne mungesen
shternguese te saj, kane shpresen, besimin, optimizmin, deshiren dhe vullnetin se do te mund
ta fitojne ate pavaresisht cdo pengese.”

5. Bibliografia

Ndre Mjedja, “Juvenilja dhe vjersha te tjera”, Shtepia botuese “Dituria”, Viti 1999.
Sabri Hamiti, “Letersia Moderne Shqipe”, Shtepia Botuese “Albas”
Musa Vyshka, “Ne per faqet e veprave letrare”

You might also like