You are on page 1of 2

DETYRE PER PORTOFOL

TEMA:C’ESHTE DEMOKRACIA ?
B
KLASA:9 PERIUDHA: 1

Fjala ”demokraci” ka kuptimin e gjërave të ndryshme për persona të ndryshëm. Në fakt, ekziston
shumëllojshmëri opinionesh mbi kuptimin dhe përmbajtjen e demokracisë, si dhe për kushtet e realizimit
të saj, që ndryshojnë në varësi të optikës filozofike, ideologjike, politike, kulturore, sociale dhe
ekonomike. Kjo shumëllojshmëri perceptimesh përfshin nga ato të planit konceptual deri në mjetet
praktike të zbatimit.Në planin konceptual teoricienët bashkëkohorë mbështeten mbi tre paradigma
themelore. Këto janë: (i) universaliteti ose relativiteti i demokracisë; (ii) demokracia si një proces ose një
kusht; dhe (iii) demokracia si metoda dhe mënyra ose si substancë dhe rezultate substanciale. Historia
tregon që të tre paradigmat janë njëherësh të vlefshme.Studentët, ekspertët dhe militantët konsiderojnë që
demokracia është para së gjithash çështje e pushtetit: e përdorimit, ndarjes, kontrollit të pushtetit, ose
përgjegjësia e atyre që e ushtrojnë ose kërkojnë t’a ushtrojnë atë. Specialistët e etikës e shohin
demokracinë në terma të mjeteve dhe të rezultateve. Ndërkaq, shumica e modernistëve të sotëm mendojnë
që demokracia është rezultat i realizmit politik dhe etik: disa nënvizojnë se ajo është një luftë e vazhduar
midis mbajtësve të pushtetit dhe atyre që aspirojnë t’a ushtrojnë atë, ose midis sistemeve të pushtetit dhe
individualitetit. Megjithëse këto koncepte nuk përjashtohen reciprokisht, ato shprehin opinione filozofike
divergjente, që reflektojnë natyrën e njëriut dhe natyrën e shoqërisë. Në të kundërtën, filozofët e kohrave
të mëparshme ia atribojnë sovranitetit të popullit, duke arësyetuar që ai ka të drejtën të krijojë dhe të
rrëzoj një qeveri, sepse qeverisja është, siç ka thënë Abraham Lincoln, “prej popullit, për popullin”.

Mendimtarët politikë të kohës janë shumë më pak ideologjik dhe shumë më pragmatikë se pararendësit e
tyre të shekullit të kaluar. Kjo është arësyeja për të cilën modernistët e shohin demokracinë si një proçes
që bazohet në disa parime, duke pranuar që ekzistenca vetëm e një proçesi formal nuk përbën një garanci
të mjaftueshme për realizimin e një qeverisje demokratike. Kjo përqasje krijon një tjetër paradigmë:
demokracia është një mënyrë nëpërmjet të cilës shumica ia delegon autoritetin atij ose atyre që duan të
ushtrojnë disa pushtete (të përcaktuara ose të kufizuara, ose të papërcaktuara ose të pakufizuara) për të,
mbi bazën e këtij delegimi të autoritetit, ose ajo është një sërë proçesesh ndërveprues, në të cilat
mekanizmat e frenave dhe të kundërpeshave riekuilibrojnë ose barazojnë vazhdimisht ose periodikisht
masat e pushtetit midis qeveritarëve dhe të qeverisurve. Të flasësh për atributin e pushteteve, për frenat
dhe kundërpeshat, për mekanizmat e kontrollit dhe të kërkesës presupozon një zgjedhje në insitucionet
publike, domethënë, tre degët e qeverisjes: legjilsativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Është në këtë kontekst
debati i shfaqur mbi konstitucionalizmin dhe që shtrohet çështja të dimë nëse konstitucionalizmi është
bërë ekuivalenti i sotëm i “kontratës sociale”.Mbartësit e opinioneve të ndryshëm mbi demokracinë nuk
janë gjithmonë të qartë ose lehtësisht të identifikueshëm. Argumentet e avancuara të tyre nuk janë
gjithmonë koherente ose logjike. Kjo është evidentë në litëraturën e mendimit politik të kohës dhe
sidomos në debatin publik mbi demokracinë. Njëra prej arsyeve të këtij konfuzioni intelektual dhe politik
vjen prej faktit që fjala demokraci shpesh përdoret në kontekste të ndryshme që i përkasin tre koncepteve
të ndryshëm. Këto janë:

Demokracia si proçes, përfshirë këtu mekanizmat, proçedurat dhe formalitetet, prej organizimit politik
deri në zgjedhjet.

Demokracia si një kusht ose gjendje, që përfshin gjithçka që kërkohet për një shoqëri të dhënë dhe për
rregjimin e saj politik, përfshirë proçeset e demokracisë dhe gjithashtu rezultatet demokratike.

Demokracia si një rezultat, që përfshin efektet e politikave dhe praktikave, që përgjithësisht janë pranuar
prej të qeverisurve. Ky rezultat mund të jetë ose jo frut i një kushti ose një gjëndjeje, dhe mundet
gjithashtu mundet të jetë ose jo produkt i proçeseve demokratike.

Këto tre koncepte nuk përjashtohen reciprokisht dhe nuk janë kontradiktore; përkundrazi, ato ndodhen në
të njëjtin plan. Është megjithatë e rëndësishme të bëjmë dallimin sepse, në një farë mënyre, ato
përfaqësojnë tre nivele ose tre stade të demokracisë. Cili do që të jetë kuptimi dhe përmbajtja e dhënë në
fjalën demokraci, ajo që e dallon në mënyrë të rëndësishme prej sistemeve të tjera të qeverisjes, është e
drejta që populli të marrë pjesë në menaxhimin e punëve publike, dhe legjitimiteti dhe legjitimimi i
qeverisjes dhe praktikave të qeverisjes. Deklarata e Vienës mbi të drejtat e njëriut afirmon që
“Demokracia është e bazuar në vullnetin, lirisht të shprehur, të popullit, që përcakton sistemin politik,
ekonomik, social dhe kulturor që do të jetë i tij dhe mbi pjesmarrjen e tij të plotë në të gjitha aspektet e
jetës së shoqërisë. Megjithatë të marrësh në konsideratë këto pohime vetëm në dritën e eksperiencave
kulturore dhe socio-politike të perëndimit, do të ishte një gabim. Siç ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm
i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Boutros-Ghali, në raportin e tij të 1995 në Asamblenë e
përgjithshme, “demokracia nuk është një model që do të duhej të kopjohej, por një objektiv që duhet të
arrihet prej të gjithë popujve dhe të asimilohet prej të gjitha kulturave. Ajo mund të marri forma të
shumta, sipas karakteristikave të veçanta dhe historisë së çdo shoqërie.”

Një term i përafërt, demokratizim, është çfaqur kohët e fundit në debatin mbi demokracinë. Ai përdoret
nganjëherë për proceset e demokracisë, nganjëherë për “stadin e tranzicionit” të qeverisjes, që heq dorë
nga praktikat jodemokratike në favor të formave të reja të ndarjes së pushtetit, të praktikave të qeverisjes
dhe të përgjegjësisë kundrejt publikut në rregjimet e reja. Në të dy rastet, fjala demokratizim përshkruan
një proces dhe përfaqëson pra një sërë ndryshimesh. Si rrjedhim, përmbajtja e demokratizimit është
detyrimisht relative dhe kontekstuale, veçanërisht për sa i përket përgjegjësisë për abuzimet e rregjimeve
të mëparshme. Në vendet në tranzicion, demokratizimi mbulon gjithashtu shoqëritë e vendeve më pak të
zhvilluara, prioriteti i të cilave është njëkohësisht zhvillimi ekonomik dhe demokracia.

You might also like