You are on page 1of 18

2.

Pritja e demokracisë

Besoj objektivisht në formulën e vullnetit politik, si çelësi


kryesor i mekanizmit te zhvillimit të shtetit. Ne çastin që i tillë
kusht plotësohet, prosperiteti dhe triumfi ndaj sfidave të së
nesërmes është vetëm çështje kohe. Zgjedhja e formulës
politike është përfundim i negociatave të kohës, negociata të
cilat braktisin dështimet e sistemve të kaluara dhe përqafojnë
pa nguruar sistemet e reja në tërësinë e tyre, pa u thelluar së
tepërmi në pozitivitetet dhe negativitet që këto sisteme
mbartin. Një pozicionim i tillë, jo selektiv dhe pretendues, por
thjesht dashamirës dhe vullnetplotë, ka qenë hapja dhe
dashuria e popujve perëndimorë ndaj sistemeve demokratike
dhe vetë demokracisë, si filozofi kontemporane e
vendimarrjes. Një nga definicionet klasike dhe universale të
demokracisë mbetet ai i Schumpeter, sipas së cilit, metoda
demokratike e udhëheqjes është instrumenti dhe mjeti
institucional për të marrë vendime politike, në bazë të së cilit,
nënshtetatsit kanë fuqinë e plotë në vendimarrje dhe kjo fuqi
u atribuohet atyre në bazë të një proçesi trasparent qe ka si
kryefjalë votën popullore. Proçedurat demokratike nuk
nënkuptojnë vetëm zgjedhjet dhe ritualin elektoral, por
tërësinë e rregullave, normave dhe mundësive që u lejojnë
qytetarëve të një shteti të influencojnë drejtpërdrejt
veprimtarinë qeverisëse. Këto te fundit i bashkangjisin
demokracisë atributin e përfaqsimit. Demokratizimi si proçes
është specifikisht kompleks, për arsyen e thjeshtë se implikon
ndryshime që prekin aktorët politikë, insititucionet më të
rëndësishme dhe vendimet përfundimtare të tyre.
Më shkurtimisht, Dahl, një tjetër politolog emblematik, e ka
parë demokratizimin si proçesin që trasformon politikën
oligarkike në politikë të masës. Sipas Dahl, nënshtetasit e një
vendi përfshihen në vendimarrje përmes dy mekanizmave
kryesorë: 1. mekanizmi i liberalizimit dhe konkurrences (rritje
e mundësive të kontestimit politik, avancim i të drejtave
civile, liri pozitive), si dhe 2. mekanizmi i përfshirjes dhe i
zgjerimit të të drejatve politike). Dahl mendonte se ka raste
kur perfshirja paraprin lirinë, kur liria paraprin përfshirjen ose
kur të dy mekanizmat ecin dhe zhvillohen paralelisht. Pra,
demokracia në vetvete pozicionohet si ajo skemë e
vendimarjes politike e cila synon delegimin sa më të
drejtpërdrejtë dhe të kontrolluar të vendimarrjes, në mënyrë
që të evitohen njëherë e përgjithmonë limitet që politikbërja i
vendoslirisë individuale, të eleminojë abuzimet në
vendimarrje dhe diktaturat politike. Që demokracia të
trasferohet nga niveli teorik në atë territorial, kërkon një
interval të konsiderueshëm kohe, i cili parashikon themelimin
e insitucioneve më të rëndësishme të regjimit të ri
demokratik.
Samuel Phillips Huntington, i cili ndërroi jetë në vitin 2008,
është ndoshta emri më i dëgjuar në katedrën e shkencave
politike bashkëkohore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si
profesor i universitetit të Harvard-it dhe njëkohësisht drejtor i
qendrës për marrëdhëniet ndërkombëtare të po këtij
universiteti, ka dhënë një nga kontributet më të thelluara në
studimet mbi demokracinë dhe periudhat e themelimit të saj
si sistem politik aktual. Sipas Huntington, demokratizimi
është një proçes afatgjatë dhe i komplikuar, i cili përfshin
katër valë historike. Vala e parë, u përmbyll pas luftës së parë
botërore, dhe solli themelimin e demokracisë së masave në
asetet kryesore politike. Kjo fazë u shoqërua nga
industrializimi dhe u lidh ngushtë me nevojën e shteteve të
Perëndimit për të inkorporuar në sistemet politike shtresat e
reja shoqërore, mbi te gjitha, punëtorët dhe fshatarët, deri në
atë kohë tërësisht të përjashtuar nga mekanizmat e
funksionimit të shtetit. Kjo fazë e parë e demokratizimit hyri
në krizë pas 1922 deri në 1944 dhe u shoqërua me kaosin e
demokracivë të brishta si Italia, Polonia, Gjermania, Spanja e
Vendet baltike. Vala e dytë erdhi me përfundimin e luftës së
dytë botërore. Fundi i fashizmit, nazizmit, dekolonizimi dhe
formimi i shteteve të ashtuquajtura “Bota e tretë”, krijuan
kontekstin optimal për zhvillimi e fazës së dytë të
demokratizimit, fazë në të cilën u mirëafirmua demokracia
sistem politiko-elektoral, u pranua gjerësisht dhe nisi të
eksportohej përtej botës perëndimore. Në vitin 1974,
“revolucioni i karafilave” në Portugali, hapi të tjera çështje që
iu nënshtruan proçesit të demokratizimit. “Revolucioni i
karafilave” ishte praktikisht një grusht shteti i militarëve të
krahut progresist të forcave të armatosura në Portugali,
kundër regjimit autoritar të Antònio Salazar. Rikthimi i
demokracisë pas këtij revolucioni, shenjoi një shpërndarjeve
të aspiratave për demokratizim në mbarë globin. Pikërisht
gjysma e dytë e viteve '70, është faza më e studiuar e
afirmimit të demokracive sepse e projekton sistemin
demokratik si rezultat i një kalimi tranzitiv të vazhdueshëm
nga komunizmi në demokraci. Vala e rrënimit të regjimeve
komuniste nis në fillimin e viteve '70 në Evropën jugore,
Spanjë, Portugali, Greqi. Pas 1979-ës ishin shtetet e Amerikës
latine, Bolivia, Brazili, Ekuadori, Peruja, Uruguai, që
përmbysën regjimet ushtarake autoritare. Në vitet '80, pasi
në Indi demokratizimi kishte trokitur që prej 1977-ës, është
radha e Filipineve, Koreja e Jugut dhe Taivani, duke e listuar
Azinë ndër kontinentet mirëpritëse të demokracisë. Evropa i
rikthehet vendimit të saj për t'i hapur derën sistemit që kishte
përfshirë globin vetëm pasi forca e regjimit sovjetik u dorëzua
në fundin e viteve '80, fillimin e viteve '90. Rënia e regjimeve
komuniste në Evropën qëndrore dhe atë jugore ndryshoi
rrënjësisht fisionominë gjeografike të kontinentit. Nga nëntë
shtete, Shqipëria, Bullgaria, Cekosllovakia, Gjermania lindore,
Jugosllavia, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Bashkimi
sovjetik, u kalua në një hartë prej 27 shtetesh pas
shpërbërjes së Bashkimit sovjetik, Cekosllovakisë, bashkimit
të Gjermanisë lindore me atë jugore dhe ndarjes së Serbisë
me Malin e Zi. Vetëm në gjysmën e parë të viteve '90 edhe
kontinenti afrikan tentoi demokratizimin, por historitë
moderne të diktaturave aty nuk të lënë të mëndosh për një
demokraci të suksesshme në èjesën më të madhe të
kontinentit.

Shqipqëria bën pjesë në hartën e vonë të një Evrope


demokratike, praktikisht vitet 1991-1992. Si çdo shtet tjetër
nismëtar vullnetar për të pranuar regjimin demokratik, vendit
tonë i duhej të superonte katër faza kyçe që kurorëzonin
kalimin përfundimtar nga regjimi komunist në atë
demokratik: 1. krizën dhe rrenimin e regjimit jo-demokratik;
2. tranzicionin; 3. themelimin e demokracisë; 4. konsolidimin
përfundimtar të regjimit politik demokrarik. Pyetja që shtroj
natyrshëm si një nënshtetase e lindur në një Shqipëri
pretendente si mirëpritëse e demokracisë është: “A e dinin
brohoritësit e fillim-viteve '90 se demokracia ishte proçes, jo
vendim, ishte impenjim historik, jo reformë provizore, ishte
rrugëtim reformues që kërkonte kohë, seriozitet dhe mbi të
gjitha pranim absolut të parimeve të saj...?” Klasifikimet
botërore e konsiderojnë vendin tonë si shtet semi-
demokratik, që e përkthyer nga gjuha teknike do të thotë
shtet stacionar në fazen e tranzicionit dhe në hapat
prematurë të themelimit të demokracisë. Megjithatë,
problemtaikat aktuale, skandalet politike, ekonomia e varfër,
aferrat korruptive dhe shtratëzimi i drogës, nuk mund t'i
heqin asnje grimcë triumfit të vitit 1991, nismës historike të
studentëve dhe natës së errët të atij viti, që solli një
mëngjesin më brilant të cilit shqiptarët i kishin uruar
ndonjëherë mirëseardhjen.,

“Askush nuk ka lindur hero, thotë Adam Miçnik. Ka rendesi


që në atë moment që duhet, të dish të sillesh si i tillë...
Por, heronjtë nuk jane asnjeherë te perjetshëm. Studentët
qenë heronj të një kohe. Heronj, të atyre 4 muajve që
ndryshuan rrënjësisht jetën e Shqiptarëve dhe historinë
thuajse 80-vjecare të popullit shqiptar!” (Blendi Fevziu). Ky
eshtë fillimi i epilogut të librit “Piedestale pa statuja” të
gazetarit Blendi Fevziu. Bëhet fjale për testamentin e një
epoke dy vjecare që ndryshoi drejtimin e erërave, që dogji
në flakt e kohës kapitullin e komunizmit dhe shkroi një
kapitull të ri, atë të demokracise. Ajo që percepton lexuesi në
perkorsin e rreshtave të këtij libri është një reflektim i pastër,
i vërtetë, i pançensuruar, i qartë ashtu si entuziazmi i atij
brezi studentësh që firmosen deklaratën e lirisë. E parë nga
sot, është ndoshta ngjarja më epokale në historinë e shtetit
shqiptar, protagonistët e së cilës janë figurat aktuale politike
dhe sociale në këtë njëzet e pesë vjecar të të ashtuquajturit
shtet demokratik. Ajo që transmetohet në librin e Fevziu-t
është një dokumentar emocionues i muajve më dinamikë të
ekzistencës shtetërore shqiptare, një film i ditë-netëve pa
mbarim që prej 8 dhjetorit 1990 deri më 31 mars 1991, kur
demokracia goditi ne ringun politik komunizmin e rrënjosur
deri ne deje.

Rebelizmi i studentëve të atij viti ishte refleks i lirimit nga një


mugëtirë e errët shpirtërore. Ishte një energji e shfrenuar
drejt gjithçkaje që do të shfarroste hijen e komunizmit,
shtypjen, internimet, vuajtjet dhe ëndrrat e ndrydhura.
Idealet e dhjetëra të rinjve ishin kundërpërgjigja më rebele
ndaj një sistemi që i mohonte shqiptarit edhe frymën. Ishin
ulërimat e tejskamjes ekonomike, e analfabetizmit shoqëror
dhe intelektual që diktatura më e ashpër e Evropës la në
sofrën e shqiptarit. Uria per pluralizëm, e cila gërryente në
menyrë obsesive mendjet, ëndrrat dhe vizionin e “Qytetit
Studenti” të vitit '90, e shpërtheu skizofreninë e saj
dobiprurëse në protesta e lëvizje studentore, në fjalime
entuziaste dhe nxitëse, në artikuj godites që pas gati
shtatëdhjetë vitesh thyenin hekurat e burgut të mendimit dhe
fjalës së lirë. Por, prova më evidente e dëshirës dhe urisë për
liri ishte greva e famshme që ç'ideologjizoi Universitetin
qëndror. Sado informacione, dokumentarë, filma, shkrime,
artikuj dhe dëshmi të kemi, nuk besoj të mundemi dot të
kuptojmë realisht atë që ai brez ka përjetuar. Ndoshta ka
qenë kënaqsia më unike që mund të përjetojë nje i ri. Të
kontribuosh denjësisht për lirinë e vendit tënd dhe të luftosh
me shpirt për lirinë e ëndrrave të tua është ndoshta vepra më
epike që një individ i zhveshur nga çdo grimcë pushteti mund
të realizojë. Kemi parasysh që studentët e atyre dy viteve
kishin në dorë vetëm fjalën, rebelizmin dhe dëshirën e
pashtershme për të mos jetuar errësirën e prindërve të tyre.
Brohorimat, kërkesat, shkrimet, gjithçka që ata bënë për të
përmbysur njëherë e përgjithmonë regjimin anti njerëzor,
mishëronte urrejtjen e panegociueshme ndaj gjithçkaje që
komunizmi përfaqsonte, dhe dashurinë platonike ndaj një
sistemi të cilin kurrë nuk e kishin jetuar, por çuditërisht e
donin me gjithë qëninen e tyre. Doni gjithçka që demokracia
premtonte. Dashuronin detin e lirisë në të cilin do të mund të
lundronin, i joshte çmendurisht hapja ndaj botës, integrimi në
shoqërinë e mundësive, dhe premtimi se liria do të ishte
thjesht liri, vetëm kaq, pa kushte, pa kritere seleksionimi,
thjesht liri në multidimensionalizmin e saj.
Nuk mendoj se thirrjet e tyre për liri kanë qenë rezultat dhe
bindje pas studimeve të thella politike se ç'ishte esencialisht
demokracia. Nuk besoj kurrsesi që ata studentë të kenë qenë
thjesht artikulues të definicioneve shkencore të demokracisë.
Ata dinin thjesht dhe vetëm një detaj: ishin në errësirë,
Shqipëria ishte në errësire, djalli i komunizmit u kishte marrë
jetën gjyshërve dhe prindërve të tyre, dhe kufoma e tij ne
gjysmë jetë kërcënonte dhe të ardhmen e tyre. Ata dinin mirë
vetem një detaj: demokracia mund të ishte gjithçka, më
pozitive ose më negative, por nuk ishte kurrsesi komunizëm.
Ç'farëdolloj sistemi që regjimi demokratik do të sillte ishte e
sigurt se nuk i ngjante në asnjë aspket asaj që ata donin me
çdo kusht të shfarrosnin.
Përpos protagonizmit dhe meritave të padiskutueshme të
studentëve, kam përshtypjen se duhet përmendur një tjetër
dimension i atyre viteve. Dinamikat politike jashtë kufijve
kishin përgatitur terrenin për trokitjen e demokracisë kështu
që, detyra e shteteve nën regjimet diktatoriale ishte të
dirigjonin sipas dinamikave të tyre të brendshme rrugën drejt
demokracisë dhe rrënimit të diktaturave. Vala e lirisë, e preku
Shqipërinë paksa vonë në krahasim me atë çka kishte
ndodhur në nivel kontinental dhe global. Beteja e Luftës së
ftohtë dhe simboli i saj, “perdja e hekurt”, kishin marrë fund
që prej vitit 1989. Rënia e murit të Berlinit dhe bashkimi i
Gjermanisë ishte kurorëzimi i triumfit të demokracisë
moderne kundrejt pretendimeve radikale të komunizmit
primitiv. Shtete të tjera fqinje kishin nisur të shijonin
produktet e para të radikalizimit të lirisë dhe aspiratat e tyre
ishin shkruar në kushtetutën e së ardhmes falë mundësive që
përmbysja e diktaturave do të sillte. Pra, në njëfarë mënyre,
tek ne po ndodhte ajo që kishte nisur botërisht, vendimarrja
për të mos humbur më kohë nën frymën e së shkuarës.
Nisma e studentëve dhe këmbëngulja e tyre rrezikonte
gjithsesi të mbetej një rebelizëm i moshës, të cilin Ramiz Alia,
ashtu si vetë Fatos Nano pohon, mund ta kishte shtypur me
çdo kusht, edhe sikur rrugët e Tiraëns te gdhiheshin nën
gjak. Kësaj teze i kundërvihet ajo që përmenda më sipër, se
gjithsesi përmbysja e diktaturës ishte diçka e pashmangshme
e favorizuar nga dinamizamt politikë jashtë kufijve.
Megjithatë, të dyja tezat i bashkon i njëjti arsyetim logjik.
Studenëtë kishin nevojë për një dirigjent që të drejtonte
turmën, të moderonte radikalizmin e protestave dhe të
uniformonte saktë kërkesat e tyre. Turmës i duhej dhënë
drejtim dhe takimet me protagonistët e pushteti të atyre
viteve duheshin moderuar. E ksuh më mirë se nje pedagog
mund të kuptojë kërkesat deh pretendimet e studentëve,
duke ditur saktësisht probabilitetin që kërkesat dhe
pretendimet e tyre të plotësoheshin. Kush më mire se një
pedagog, do të dinte të dirigjonte një turmë deri diku oa
drejtim, që thërriste pa reshtur për nje sistem politik të cilin
nuk e njihnin në asnjë aspekt të tij. Ata kishin vetëm një
bindje: liri, ç'ideologjizim, grisje e çdo flete të dikaturës. Ky
pedagog, që së bashku me studentët do të luante rolin
kryesor në takimet dhe negociatat me Ramiz Alinë, do të
kthehej në liderin më protagoniste të politiës shqiptare post-
komuniste. Ishte Sali Berisha, doktori kardiolog, absolutisht
lideri më influent i luftës për themelimin e demokracisë.
Prania e Berishës në takimet e përfaqsisë së studentëve, me
protagonistë Azem Hajdarin, Arben Imamin e te tjerë
studentë që udhëhoqën protestat, është diskutuar gjerësisht
nga kritikë dhe analistë politikë. Të shumtë kanë qenë ata që
e kanë konsideruar Sali Berishën si shkaktari kryesor i një
revolucioni të kadifenjtë, i cili solli si pasojë një demokraci të
çalë dhe jo tërësisht të liruar nga prapaskenat e ambicies për
pushtet. Përpos zërave kritikë, i bashkangjitem mendimi të
atyre analistëve, të cilët e konsiderojnë rolin e Berishës ne
ato muaj deçizivë si një nga aspektet e shumta pozitivë të
asaj ngjarjeje. Imagjinoni për një çast një turmë që vetëm
brohoret për liri, imagjinoni një turmë plot me të rinj që
ekstazia e moshës u fshin çdo lloj freni të mundshëm,
imagjinoni një turmë në të cilën vetëm një përqindje e vogël
e kanë të qartë se çfarë po kërkojnë, përse po thërrasin,
përse kanë dalë në rrugë, ndërkohë që pjesa më e madhe
tyre janë thjesht të rrëmbyerit e momentit, ulërasin prej
instiktit, nuk njohin abolutisht termin bisedim, negociatë,
parashtrim kërkesash apo te tjera aspekte që e ulin protestën
në tryezën e zgjidhjes. Një turmë e tillë ka nevojë në mënyrë
të padiskutuar për një lider dhe i tillë lider duhet të
përmbushë disa kritere esenciale për të qenë i sukseshëm në
nismën që turma ka ndërrmarrë: i ditur, gjakftohtë, njohës i
mirë i së djeshmes dhe studiues i thellë i së nesërmes,
vendimarrës, iniciator, të ushqejë besim, të vërtetojë
besnikëri ndaj misionit të përbashkët, te jetë induktiv, por
mbi të gjitha të tregojë se e dëshiron atë fitore më shumë se
vetë turma. Se sa Berisha i mishëronte të tilla cilësi kjo ka
qenë dhe mbetet subjektive, objekt diskutimi dhe shpesh
herë thjesht argument i trajtuar sipas këndvështrimit dhe
pozicionimit politik. Një gjë mbetet e padiskutueshme, prania
e tij ishte esenciale në shumë aspekte, dhe figura e tij do të
mbetet përgjithmonë në fletët e historisë si udhëheqësi
kryesor i triumfit të lirisë në Shqipëri.

Sot, e parë nga një këndvështrim tërësisht i ftohtë, trokitja e


demokracisë në Shqipëri do të mund të cilësohej si një
dhuratë e kohës, duke mos i hequr asnjë presje përkushtimit
dhe iniciativës studentore të fillim viteve ’90. Pyetja që do të
shtroja është: përse jo pak më herët, përse ne të fundit në
valën rajonale dhe kontinentale të demokracisë?
Kur flet për kombe të pozicionuara në piedestalet politike,
jemi të ndërgjgjshëm se nuk është një klasifikim që mund të
ketë ndonjë sens lidhjeje me Shqipërine, kjo e parë në
aspektin e suksesit të sistemeve demokratike. Ama kur bëhet
fjalë për forcën e radikalizimit të një sistemi totalitar, historia
e Shqipërisë pas luftës së dytë botërore mund të merret si
leksion i forcës së palëkundur të një diktature. Kjo është
njëra anë e medaljes, e cila ia atribuon vonesën e
përmbysjejs së regjimit diktatorial forcës së hekurt të regjimit
komunist ende gjallë në fundin e viteve ’80, edhe pse
diktatori kishte vite që kishte vdekur mendërisht dhe ishte
shndërruar në palaço të sëmurë që zgërdhinte së qeshuri
rojet e rezidencës. Këndvështrimi tjetër, që sipas meje
shpjegon ardhjen e demokracisë në Shqipëri më vonë sesa në
vende të tjera të rajonit, nis nga sensi kundërshtues,
sensibiliteti shoqëror dhe ndërgjegjia politike e shoqërisë
shqiptare. Më lejoni të shtoj këtu, se të paktën në respekt të
asaj çfarë vizionet demokratike pëfaqsojnë do të doja ta
eleminonim njëherë e përgjithmonë termin “popull”, duke e
zëvendësuar me terma politikisht më bashkëkohorë, më
korrektë dhe më respektues kundrejt indivdit si: shoqëri,
nënshtetats apo thjesht qytetarë. Duke iu rikthyer arsyetimit
të mësiperm, në opinionin tim shoqëria jonë nuk është e
karakterizuar nga një sens evident i pretendimit të
panegociueshëm të të drejtave civile dhe qytetare. Që e
shpjeguar më thjesht, do të thotë se nuk kemi fort dëshirë
për të kundërhstuar, për të përbuzur atë që vërtet na dëmton
dhe për të kërkuar me ngul pozitivizmin dhe përmirësimin e
vendit ku jetojmë. Nëse do të bëja një ndërthurje të fjalorit
politik me atë ekononomik, do të thoja se jemi konsumatorë
lehtësisht të manipulueshëm, pa shumë pretendime. Jemi ai
lloj konsumatori që nuk i ngjason shumë individit ekonomik
racional, e si të tillë jo rrallë herë biem prè e mashtrimeve për
çudi jo shumë të sofistikuara. Kemi një ndërgjegje shoqërore
me të vërtete infantile dhe jemi thellësisht indiferentë ndaj
dinamikave që rrezikojnë seriozisht cilësinë e shoqërisë ku
jetojmë. Kjo ndodh për arsyen e thjeshtë se problematikat i
shohim të largëta përsa kohë nuk prekin drejtpërdrejt secilin
prej nesh, duke harruar se e sotmja ndërtohet mbi
marrëdhëniet me ata që na rrethojne ndërsa e ardhmja
projektohet në një ambjent të ndërtuar nga politikat e së
tashmes. Do të ishte një fat i madh sikur ndërgjegja
kombëtare të ishte në sinkronë të plotë me ndërgjegjen
shoqërore dhe politike. Do të ishim arkitektët më të aftë të
fatit tonë dhe themeluesit e një Shqipërie më të denjë për të
ardhmen e brezave, më krenare në sytë e botës.
Gjithçka ka një tjetër shpjegim sa intuitiv aq edhe logjik.
Shkalla e arsimimit dhe intelektualizmit shoqëror. Dituria
është arma nukleare në duart e individit, e cila shfarros
rrezikun dhe skamjen që buron nga injoranca dhe kontribuon
fuqishëm në prosperitetin dhe progresin shoqëror. Pas luftës
së dytë botërore, 90% e shoqërisë shqiptare ishte e
përqëndruar në fshatra dhe përqindja e analfabetëve kapte
shifra në 85% për meshkujt dhe 90% për femrat. Po ju lë të
imagjinoni se ç’progres bëri në këtë drejtim ardhja e regjimit
Hoxha në Shqipëri, që e serviri kovaçin si gjykatës,
zdrukthëtarin si anëtar komiteti, ktheu avokaten në fshirëse
rrugësh, internoi poetin, burgosi shkrimtarin dhe e varrosi
vendin në skëterrën më të pa rekuperueshme, në skëterrën e
injorancës dhe paditurisë. Cdo pjesë e trupit ka nevojën
fiziologjike të ushqyerjes për të jetuar, por uria për dije nuk
paralelizohet me asnjë lloj tjetër nevoje fiziologjike. Një
mendje e lënë në errësirë është si një kafshë e aftë vetëm
për të marrë frymë. Dhe ky është kushti numër një i suksesit
absolut dhe afatgjatë të regjimeve si autoritare ashtu edhe
totalitare. Nuk ka strategji më të dobishme për themelimin
absolut të pushtetit sesa ajo e eleminimit të të diturve, të
atyre që kanë aftësinë të mendojnë në perspektivë, të asaj
pjese të shoqërisë që kurrsesi nuk do gabonte në aftësinë për
të zgjedhur rrugën më pozitive dhe më progresive për shtetin
e vet.
Në vitet ’90 studentët ishin drita e shpresës për atë pjesë të
shoqërisë që në mënyrë të pashmangshme ishte bërë viktimë
e paditurisë. Me aktivizimin e tyre, sensibiliteti shoqëror dukej
se u zgjua, prindër, të afërm, miq të tyre dhe shqiptarët pa
dallim kuptuan se studentët mund të ishin të flijuarit e një
interesi të përbashkët. Ata u mobilizuan për të korrigjuar të
ardhmen e tyre, por rrjedhimisht dhanë edhe kontributin më
esencial në fundin e makthit shoqëror dhe politik të
Shqipërisë.
Preferoj ta përmbyll këtë pjesë duke mos harruar të përmend
se është prezent një hendek i thellë mes luftës për
themelimin e demokracisë dhe suksesit konkret të këtij
misioni. Në këtë aspekt, nëse do të guzoja të përmblidhja në
vetëm një frazë çdo dimension që lidhet me karakterin
demokratik të sistemit politik të pas viteve '90, do ta quaja
thjesht dhe shkurt “demokracia ne Shqipëri, një pelegrin i
vonuar”. Një pelegrin me krahë të thyer që ende nuk ka
vendosur të stacionohet përgjithmonë në këtë shtet.
Demokracia jonë reflekton imazhin e një neonati me dëmtim
të lindur gjenetik, fryt i një lindjeje jo natyrale. Nëse
protagonistët e librit të viteve '90 ishin lajmëtarët e një
demokracie të ngortur mbi aspiratën e panegociueshme të
dëshirës për liri, ne, protagonistët e këtyre viteve jemi
viktima dhe njëkohësisht fajtorë inertë të një zhgënjimi gati
shkurajues. Jemi pengje të së nesërmes së painvestuar dhe
aktorë irrilevantë të një sistemi skajshmërisht defiçent.
Megjithatë, të paktën njëherë le të nisim të arsyetojmë jo në
rolin e viktimës, por në rolin e fajtorit, në rolin e atij që lirinë
nuk e ka edhe aq të panegociueshmë dhe ndërgjegjen
qytetare jo gjithmonë të pastër e të pafajshme.

You might also like