You are on page 1of 11

Hyrje

Historia që mësojmë dhe e verteta historike janë nocione ende në bashkëjetesë të vështirë në
Shqipëri. Të ardhur nga një regjim i mbyllur ku historia ishte produkt i vullnetit politik të një
partie, ideologjie dhe udhëheqësi, gjatë viteve të tranzicionit janë bërë përpjekje të mëdha për të
krijuar një model të ri të shikimit të historisë, si një kompleks ngjarjesh të bazuar në dokumente,
të dhëna, dëshmi dhe burime të tjera të referueshme. Me burimet e reja që erdhën nga hapësira e
arkivave të huaja, kryesisht të vendeve që kanë pasur rol qëndror në zhvillimet politike shqiptare
të shekullit të kaluar, panorama e studimeve dhe fakteve është bërë më e larmishme dhe më
konkurruese. Institucionet zyrtare të shtetit kanë arritur të prodhojnë botime zyrtare të historisë,
të cilat, me gjithë risitë në burime, në trajtimin e pavarur dhe profesional, ende nuk kanë fi tuar
statutin e dokumenteve të gjithëpranuara. Në gamën e gjërë të ngjarjeve dhe personazheve
historike shqiptare ka ngjarje dhe emra që ende përbëjnë objekt debati dhe studimi, kryesisht për
shkak të leximit të kundërt që iu bëhet, sipas praktikës së historigrafi së në regjime të kundërta,
bardh e zi. Ashtu sic jeta politike dhe publike shqiptare vijon prej mëse dy dekadash të debatojë
mbi datën e clirimit të vendit, rolin dhe pozicionin e rezistencës në Luftën e Dytë Botërore, rolin
e partive politike të kësaj periudhe, apo bilancin e periudhës së monarkisë shqiptare, ashtu ende
nuk ka një qëndrim unik dhe të gjithëpranuar mbi vlerësimin që i bëhet ngjarjeve të vitit 1924 në
Shqipëri.
Analiza e këtyre ngjarjeve vijon të jetë në kontrast të thellë midis vlerësimit si produkt popullor
dhe produkt kundër institucioneve legjitime, midis revolucionit progresist dhe praktikave
jolegale të dhunës për pushtet, midis tendencës moderne e liberale dhe kritikës për
keqpërdorimin e nocioneve demokratike. Ndikimi është shumëplanësh: gjykimi nga faktet me
vlerë të dyanshme dhe shpesh të intepretueshme, ndikimi nga fi gurat politike të përfshira në to,
ndikimi nga shtetet e përfshira, ndikimi nga pritshëmritë e sotme në raport me një ngjarje të rreth
një shekulli më parë, apo ndikimi nga nevoja për identifikim të sotëm me ngjarje e personazhe që
ndihmojnë në jetësimin e justifikimin edhe sot të të njëjtave praktikave politike e juridike.Ky
punim analizon aktet politike dhe zyrtare të kësaj periudhe, botimet më të rëndësishme
memoristike dhe historike, si dhe burimet arkivore për të parashtruar tezën se leximi i të kaluarës
politike e shtetërore në Shqipëri vijon të mbetet një temë ndarëse, plot kontraste dhe kundërshti,
të motivuara jo nga vetë ngjarjet por nga leximi politik që regjimet dhe institucionet zyrtare të
mëvonshme i kanë bërë historisë. Leximi politik në rastin shqiptar imponon leximin historik,
duke ushqyer një sistem vlerësimi në kontrast bardh e zi të historisë, si dhe duke lënë gjurmë
negative në procesin e formimit të elitave të reja politike dhe të kulturës demokratike në
Shqipëri.

Revolucioni demokratik borgjez i qershorit 1924

Revolucioni i parë në Shqipëri që synoi të zhdukte sundimin politik të bejlerëve çifligarë, të


mënjanonte mbeturinat e feudalizmit, t’i hapte rrugën zhvillimit të shpejtë të kapitalizmit dhe të
forconte pavarësinë e vendit.
Ishte kurorëzimi me sukses i lëvizjeve popullore e demokratike të viteve 1921-1924. Me fitoren
e kryengritjes së armatosur më 10 qershor u përmbys qeveria e reaksionit çifligar ku një rol
kryesor luante Ahmet Zogu dhe erdhi në fuqi më 16 qershor qeveria demokratike me Fan S.
Nolin në krye. Programi prej 20 pikash i qeverisë së re parashikonte çrrënjosjen e feudalizmit me
anën e zbatimit të një reforme agrare, vendosjen e demokracisë, reforma demokratike në
administratën shtetërore, dënimin me gjyq të elementëve kryesorë reaksionarë, ndryshimin e
sistemit fiskal në favor të popullit, pavarësinë e organeve gjyqësore, barazimin e bilancit
shtetëror të buxhetit, zhvillimin e arsimit e të shëndetësisë etj. Programi gjeti miratimin e masave
popullore dhe të organizatave demokratike e në mënyrë të veçantë të Shoqërisë «Bashkimi».
(shih). Në frymën e programijt qeveria konfiskoi pronat e çifligarëve e të funksionarëve të
arratisur, dënoi me gjyq disa krerë të reaksionit, siguroi liritë e të drejtat demokratike, tregoi
kujdes për zhvillimin e ekonomisë, arsimit e të kulturës. Këto masa megjithatë nuk e prekën në
thellësi rendin çifligar borgjez as ekonomikisht dhe as politikisht. E prirur nga pajtimi me
çifligarët dhe e pazonja ta shpinte Revolucionin deri në fund, qeveria veproi me butësi ndaj
reaksionit, kurse popullin e çarmatosi. Masat popullore me anën e demonstratave dhe organizatat
patriotike me anën e shtypit kërkuan nga qeveria zbatimin e plotë të programit, por nuk mundën
të ushtronin ndikim të ndjeshëm sepse vetë nuk ishin të organizuara në shkallën e duhur.

Revolucioni Demokratik Borgjez I Qershorit. u zhvillua në rrethana ndërkombëtare jo të


favorshme, kur lëvizjet revolucionare në Evropë e në Ballkan ishin në rënie dhe kur reaksioni
imperialist ishte hedhur në sulm. Megjithatë qeveria demokratike ndoqi një politikë të jashtme që
synonte të mbronte e të forconte pavarësinë e vendit e tërësinë territoriale të tij dhe shpalli kursin
e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me të gjitha vendet. Ajo nuk nënshkroi pakte politike e
koncesione ekonomike që cenonin pavarësinë e sovranitetin kombëtar.

Qeveria e kryesuar nga F. S. Noli nuk u njoh nga shtetet imperialiste dhe ato ballkanike për arsye
të kursit të saj demokratik e antiimperiaiist. Ajo vendosi lidhje diplomatike vetëm me Bashkimin
Sovjetik. Në këto vite Shqipëria u shndërrua në një vatër me rëndësi e lëvizjes revolucionare në
Ballkan. Për të gjitha këto arsye fuqitë imperialiste dhe monarkitë fqinje ballkanike thurën intriga
kundër Shqipërisë demokratike dhe i shpallën asaj luftë të egër. Ato, e sidomos qeveria
jugosllave e Pashiçit, në bashkëpunim me reaksionin vendas, organizuan ndërhyrjen e armatosur.
Pasi thyen qëndresën e forcave demokratike shqiptare, intervencionistët hynë më 24 dhjetor në
Tiranë, përmbysën qeverinë e F. S. Nolit dhe vendosën në pushtet qeverinë e reaksionit çifligaro-
borgjez me Ahmet Zogun në krye.1

Revolucioni i Qershorit 1924 – Qeveria e Fan Nolit

Më 17 dhjetor të vitit 1923 , morën fund zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese e cila do të
përcaktonte formën e regjimit . Asambleja Kushtetuese e mbledhur më 21 janar 1924 , nuk e
përcaktoj formën e regjimit .
Acarimi i jetës politike e detyroi Ahmet Zogun të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit . Edhe
Avni Rrustemi u plagos nga një atentat dhe vdiq pas dy ditësh më 20 prill . Kjo gjë shkaktoi
pakënaqësi të përgjithshme ndaj qeverisë dhe deputetët e opozitës e shfrytëzuan këtë Me rastin e
varrimit të Avni Rrustemit , ata organizuan në Vlorë , më 2 maj të 1924 një Kuvend dhe i
dërguan qeverisë dy memorandume në formë ultimatumi .
Qeveria bëri një heshtje të madhe ndaj këtyre memorandumeve të cilat ishin për vrasjen e Avni
Rrustemit si dhe për veprimtarinë e Ceno Kryeziut dhe në ndërkohë , shoqëria “Bashkimi” , i
drejtoi nga Vlora , më 5 maj , një thirrje gjithë rinisë shqiptare për kryengritje .

1
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Për drejtimin e kryengritjes , u formua në Vlorë një komision i kryesuar nga Fan Noli , që caktoi
drejtimet e veprimeve ushtarake dhe ato ishin grupuar në tre rajone ku drejtoheshin nga Bajram
Curri , nga Rexhep Shala dhe Kaçem Qafëzeza .
Kryengritja filloi më 24 maj me sulmin e Bajram Currit mbi Krumën . Në ditët e para të
kryengritjes së qershorit , ranë Shkodra , Përmeti , Berati , Fieri dhe Peshkopia . Më 10 qershor
1924 , Fan Noli u largua nga Shqipëria , Kjo ngjarje u bë e njohur në histori si Revolucioni i
Qershorit – 1924 . Më 16 qershor , u formua qeveria e përkohshme e kryesuar nga Fan Noli . Në
programin e saj parashikohej ç’rrënjosja e feudalizmit dhe vendosja e demokracisë . Qeveria
donte marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet . Qeveria zëvendësoi , pjesërisht nëpunësit e
vjetër me të rinj , filloi ç’armatimin , konfiskoi pasurinë e ish – funksionarëve të qeverive të
mëparshme të larguar nga Shqipëria . Programi i qeverisë nuk u zbatua , gjë që dobësoi ndikimin
e qeverisë në shtresat e gjera shoqërore dhe gjithashtu , qeveria e Fan Nolit , e ardhur në pushtet
nëpërmjet kryengritjes , nuk u njoh nga qeveritë e vendeve të tjera dhe u quajt qeveria e majtë , e
ardhur në pushtet me metoda bolshevike . Në këshillin e Lidhjes së Kombeve , Fan Noli hodhi
poshtë kërkesat e fqinjeve dhe ai protestoi edhe kundër shprënguljes së çamëve nga qeveria
greke me rastin e Traktatit të Lausannes . Më 10 – 13 qershor 1924 , nëpërmjet territorit të
Jugosllavisë , forcat e Ahmet Zogut sulmuan në disa drejtime dhe më 24 dhjetor 1924 ato hynë ,
në Tiranë , duke e përmbysur qeverinë e Fan Nolit , e cila emigroi jashtë vendit .2

Organizimi luftarak i revolucionit të Qershorit 1924

Qeveria e Fan Nolit (16 qershor-24 dhjetor 1924)


Përbërja e qeverisë
Fan Noli – kryeministër
Sulejman Delvina – ministër i Punëve të Jashtme
Kasëm Qafzezi – ministër i Luftës
Luigj Gurakuqi – ministër i Financave
Stavro Vinjau – ministër i Drejtësisë / Arsimit
Qazim Koculi – ministër i Punëve Botore dhe Bujqësisë
Xhemal Bushati – ministër pa portofol

2
https://www.ikvi.at/?p=9802
Forcat lëvizëse dhe udhëheqësit e revolucionit demokratik

Forca lëvizëse kryesore ishte fshatarësia, e mbështetur nga forcat e ushtrisë së rregullt dhe nga
patriot. Në udhëheqje ishin intelektualë përparimtar Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Fan Noli,
patriot demokrat si Bajram Curri, Riza Cerova dhe shtresa e borgjezisë së vogël. Në vitet 1920-
1924 në Shqipëri borgjezia nuk kishte mundur ta merrte pushtetin vetë, por e ndante atë feudalët
gjatë këtyre viteve u ndanë haptazi në një anë forcat revolucionare dhe në anën tjetër forcat
kundërrevolucionare të çifligareve e feudalëve. Koha nxori dy figura që mëshironin vrullin
luftarak të masave popullore: plaku i maleve Bajram Curri dhe udhëheqësi i djalërisë vlonjate,
kryetari i shoqërisë “Bashkimi”, deputeti i malësorëve të Lumës, Avni Rustemi. Pikërisht ky
gëzonte simpatinë e mbarë popullit, të djalërisë, të intelektualëve, të bujqve dhe të malësorëve.
Mirëpo Avniu, shprehësi i aspiratave të popullit vritet më 20 prill 1924. Gazeta “Populli” në
Vlorë më 24 prill 1924 do të shkruante se Avni Rustemi vritet e zhduket që të vritet e të zhduket
i tërë një popull. Avni Rustemi qëllohet e goditet që të mbytet e të pushohet e tërë një ide. Vrasja
e Avni Rustemit ishte sinjali për shpërthimin e vrullit luftarak të popullit shqiptar. Vrasja e
Avniut u shndërrua në një hallkë kthese të lëvizjes demokratike. Asamblistët e opozitës, që
erdhën në Vlorë për nder të Avni Rustemit, vendosën të mos ktheheshin më në Tiranë, me këta u
bashkua edhe një pjesë e deputetëve që kishin mbajtur deri atëherë qëndrim të lëkundur, madje
edhe disa pasues të Ahmet Zogut.

U paralizua jeta politike e vendit

Asamblistët i përcollën Këshillit të Lartë mesazhe, ku akuzonin qeverinë e cila nuk po kapte e
dënuar vrasësit e A. Rustemit, si dhe kishte Ceno bej Kryeziun nga Gjakova të vendosej në
Krumë duke luftuar kundërshtarët e qeverisë Bajram Currin me shokë. Ndaj në formë ultimative
kërkonin që qeveria e Vërlacit të largohej. Ministrat demokratë Luigj Garakuqi e dr. Fahri
Rushiti dhanë dorëheqjen ndërsa u paralizua veprimtaria e Këshillit të Lartë, ku Çoba dha
dorëheqjen dhe Sotir Peci, pas varrimit të A. Rustemit u bashkua me asamblistët opozitarë.
Qeveria e Shefqet Vërlacit në fund të majit dha dorëheqjen. Iljaz bej Vrioni për qeverinë e re nuk
ngjalli besim në forcat opozitare demokratike, të cilët tashmë kishin në krahinat e tyre për
organizimin e kryengritjes. Rrethet demokratike shqetësoheshin për një konflikt të brendshëm të
armatosur do u jepte shkak fqinje ballkanikë për ndërhyrje. Konflikti me Jugosllavinë për Shën
Naumit e të Vermoshit dhe me Greqinë për fshatrat rreth liqenit të Prespës ishin në tryezat e
bisedimeve. Lëvizja demokratike ishte lidhur me Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”
dhe me drejtuesit në Shqipëri, kundër të cilëve luftonte Beogradi.

Rreth organizimit ushtarak i kryengritësve

Të dy palët kundërshtarë po shkonin konflikti të armatosur. Kështu forcat demokratike po


përgatiteshin dhe organizoheshin për luftë. Forcat demokratike tërhoqën pjesën më të madhe të
ushtrisë. Udhëheqësi i opozitës F. Nolin mori veprimin e guximshëm, të hidheshin në
kryengritje. Garnizoni i Shkodrës më 16 maj, me komandant nënkolonel Rexhep Shalën, u ngrit
kundër qeverisë. Garnizoni ushtarak i Përmetit pas disa ditësh, i komanduar nga nënkolonel
Kasëm Qafëzezi u lidh me kryengritësit. Ndërsa në verilindje të vendit forcat ushtarake nuk po
bashkëpunonin më me organet e pushtetit vendor. Bajram Curri me luftëtarët e tij që vepronte i
ishte kundërvënë pushtetit vendor. Xhandarmëria vendore në Vlorë nuk zbatoi urdhrin e prefektit
për të hapur zjarr kundër një demonstrate me 400 të rinj, që ishin për kryengritje të armatosur.
Demonstruesit formua një batalion me vullnetarë të organizatës “Bashkimi”. Ndërsa Kuvendi i
Labërisë, më 23 maj u bashkua me kryengritjen. Forcat kryengritëse u shtuar dhe kryengritja
përfshiu gati të gjithë vendin. Drejtimin e kryengritjes e mori komision administrativ i
përkohshëm, me kryetar F. Nolin. Komisioni ngarkoi udhëheqës të veprimeve ushtarake në
prefekturat e Kosovës e të Dibrës Bajram Currin, për Shkodrën Rexhep Shalën dhe për
Shqipërinë e Jugut Kasem Qafëzezin. Komision përbëhej nga katër veta, ndërsa asambliste morë
atributet e një qeverie, ku F. Noli ishte kryetar dhe drejtonte edhe punët e jashtme, Sulejman
Delvina punët e brendshme, Kost Paftali botore dhe Mustafa Tragjasi çështjet financiare.
Komisioni u kërkoi prefekturave dhe përfaqësive diplomatike shqiptare jashtë vendit për të
mbajtur lidhje vetëm me të. F. Noli për të mënjanuar ndonjë ndërhyrje të fqinjëve, i kërkoi
qeverisë italiane, më 26 maj 1924, nëpërmjet përfaqësuesit të saj diplomatik, që t’u tërhiqte
vëmendjen Beogradit e Athinës të mos përziheshin në punët e brendshme të Shqipërisë, në rast të
ndonjë kryengritjeje, të afërt e të sigurt.

Forcat kundërshtare dhe përfaqësuesi Britanik

Forcat kundërshtare me Shefqet Vërlacit, Vrioni e asamblistët, morën masat për të


kundërvepruar. Pasi nuk përçanë forcat opozitare dhe pjesa më e madhe e ushtrisë ishte bashkuar
me opozitën, kërkuan mobilizimin e rezervistëve. Këshilli i Lartë i cunguar nuk nënshkroi
dekretin për mobilizim. Qeveria rekrutoi njerëz me pagesë, në prefekturat e Dibrës, të Elbasanit e
të Durrësit, duke vendosur përballë kryengritësve rreth 4 mijë veta. Qeveria dhe pasuesit Ahmet
Zogun, e shihnin si “shpëtimtarin” e situatës. Zogu u emërua komandant i operacionit, pa pasur
dekretin e Këshillit të Lartë, siç parashikohej në legjislacionin e kohës. Në vend u shpall gjendja
e shtetrrethimit. Nga përgatitjet e forcave të brendshme për ballafaqim, u vunë në lëvizje dhe
diplomatët e huaj në Tiranë, me shumë përfaqësuesit e fuqive që kishin interesa politike dhe
ekonomike. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe nxiti forcat qeveritare për qëndresë, pasi ardhja në
fuqi e një qeverie me forca demokratike do krijonte probleme në dëm të interesave të vendit që
përfaqësonte, sidomos në çështjen e koncesioneve, sigurimin e të cilave ai e shikonte me
forcimin e pozitave politike të Ahmet Zogut.

Zhvillimi i kryengritjes dhe fitorja

Kryengritja e armatosur filloi më 24 maj 1924 me marrjen e Krumës nga forcat kryengritëse të
Bajram Currit, të cilët shkonin deri në 2.000 luftëtarë. Kruma ishte qendra e prefekturës së
Kosovës dhe përfshinte Tropojën, Kukësin e Hasin. Toger Muharrem Bajraktarit me forcat
qeveritare dhe Ceno bej Kryeziut, nuk bënë ndonjë qëndresë. Kryengritësit u ndeshën me forcat
kundërshtare tashmë të përqendruara në Bicaj, në Bytyç e në Kalanë e Dodës, ku i shpërndanë
dhe vijuan marshimin luftarak në drejtim të Dibrës e të Matit. Në fund të majit lëvizën
garnizonet ushtarake në Shkodër, Përmet, si dhe forcat e Vlorës. Pas një qëndrese të forcave të
xhandarmërisë, të komanduara nga kapiten Ferit Frashëri, Shkodra u mor nga kryengritësit. Me
marrjen e Shkodrës, kryengritësit u drejtuan në Lezhës, ku qeveria kishte forcat e drejtuara nga
Abas Kupit e major Leon Gjilardit me origjine hungareze. Fronti i Jugut, garnizoni i Përmetit,
me vullnetarët e Skraparit të udhëhequr nga Riza Cerova, u drejtuan në Berat. Aty ishin
përqendruar forca të komanduara nga kapitenët Selahedin Blloshmi e Veiz Sevrani. Në fund të
dy ditëve luftimesh më 3 qershor qyteti i Beratit ishte i kryengritësve. Kryengritësit e Vlorës me
batalionin “Bashkimit”, hynë në Fier, ku larguan forcat e Osman Gazepit në Mbrostar, në
Ardenicë, në Libofshë e në Divjakë, dhe u drejtuan në Lushnje, ku u bashkuan me forcat e
Beratit. Më 5 qershor ra edhe Peshkopia. Ahmet Zogu për të ndaluar kryengritësit që po
marshonin drejt kryeqytetit, urdhëroi zënien e brigjeve të Shkumbinit, të mbronin Lezhën dhe të
ruanin grykat e maleve në lindje të Tiranës. Këto masa nuk dhanë ndonjë përfundim të dukshëm.
Forcat kryengritëse marshuan dhe shumica e tyre e, më 10 qershor hyri në Tiranë. Kryengritja
kishte triumfuar. Në luftimeve nga të dyja palët u plagosën ose u vranë, sipas të dhënave të
kohës, rreth 200 veta. Udhëheqësit e forcave qeveritare Ahmet Zogu, Shefqet Verlaci, lljaz
Vrioni, Myfit Libohova, Koço Kota, Abdurahman Krosi, Mustafa Aranitasi (ministër i Luftës)
dhe Banush Hamdiu (komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë) emigruan në Greqi, Itali dhe në
Jugosllavi. Këta e dinin që ishin përgjegjës kryesorë dhe u larguan t’i shpëtonin përgjegjësisë,
gjithashtu mendonin për të riorganizuar forcat dhe për të rimarrë pushtetin.3

3
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj “Gayeta Telegraf”
PËRFUNDIME

Lëvizja politike që solli në pushtet Fan Nolin, është përcaktuar më herët nga
historiografia shqiptare, si ‘Revolucioni Demokratik i Qershorit të vitit 1924’.
Në të vërtetë, kjo ngjarje nuk ishte një ‘revolucion’ në kuptimin e mirëfilltë të
fjalës, njëherësh nuk ishte as ‘demokratik’, pasi nuk solli ndonjë ndryshim
thelbësor pozitiv në rrjedhën historike të Shqipërisë, por edhe për faktin se
shumica e shqiptarëve mbajti një qëndrim apatik ndaj Lëvizjes kryengritëse të
Qershorit 1924. ‘Revolucioni i Qershorit’ ishte një lëvizje kryengritëse, e cila u
organizua nga drejtuesit e opozitës në bashkëpunim me disa ‘oficerë të
pakënaqur’, duke marrë formën e një grushti shteti

Është pretenduar që ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe


solli erën e re të ndryshimeve në historinë e Shqipërisë. Në fakt, kjo kryengritje
nuk është se kishte një rëndësi të tillë, për faktin se grupet e ndryshme të
opozitës të cilat u organizuan ushtarakisht për të përmbysur qeverinë, nuk
kishin një program të përbashkët, madje grupet që kishin forca ushtarake nuk
ishin asnjëra për të kryer reformën agrare, apo për të sjellë ndryshime të
mëdha, por që nuk mund të realizoheshin në rrugë revolucionare siç u tentua,
siç është pretenduar të paraqitet kjo ngjarje. I vetmi segment politik që donte
ndryshime revolucionare ishte grupi i Nolit që kishte mbështetësit e tij disa
politikanë, të cilët kishin qenë më parë, aktivistë të shoqërisë “Vatra” në SHBA
dhe organizata Bashkimi, e cila ishte jashtë politikës por që mori pjesë në
kryengritje. Por këta ishin segmenti më i parëndësishëm nga pikëpamja e
forcës dhe ndikimit politik në vend

UNIVERSITETI “ALEKSANDER XHUVANI” ELBASAN


FAKULTETI I HISTORI - GJEOGRAFISË
DEGA HISTORI – GJEOGRAFI NE PROFIL MINOR NE EDUKATE QYTETARE
MASTER PROFESIONAL
VITI 2

DETYRË KURSI
TEMA: “ REVOLUCIONI I QERSHORIT NE 1924 ,
QEVERISJA E FAN NOLIT .“

PUNOI : PRANOI :
Katerina Ruci / Topalli Prof . Dr. Rudina Mita

You might also like