You are on page 1of 2

VEPRIMTARET E RILINDJES

KOMBETARE SHQIPTARE

Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte rezultat i lëvizjes politiko-shoqërore dhe kulturore për
çlirimin e Shqipërise nga pushtimet e huaja. Kjo lëvizje nisi nga mesi i shekullit XIX dhe
përfundoi në vitin 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipëri. Rilindja Kombëtare ishte një
levizje mbarëkombëtare shqiptare. Shek. XIX rilindja shënoi për popullin shqiptar, ashtu si për
popujt e tjerë të Ballkanit hyrjen në historinë moderne, si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve
kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij
gadishulli nga sundimi i Perandorisë Osmane. Këto lëvizje u zhvilluan në kushtet e rënies së
Perandorisë Osmane.Ne shek XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, nisi të zhvillohej nga pikëpamja
ekonomiko-shoqërore e politike në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë, Serbia,
kopuop , Bullgaria e Rumania. Vështirësitë e ritmet e ngadalshme të këtij zhvillimi të Shqipërisë,
të diktuara nga kushtet e rënda e të ndërlikuara, që ishin karakteristike për vendet nën sundimin
osman, nuk e penguan shoqërinë shqiptare që në agimin e shek. XIX të kishte, krahas
ndryshimeve, edhe mjaft gjëra të përbashkëta me shtetet fqinje, të krijonte premisat që çuan në
konsolidimin e shqiptarëve si komb, në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes kombëtare dhe në
zhvillimin e lëvizjes kombëtare. Lëvizja kombëtare, me objektivat e saj themelorë, me luftën për
çlirimin e Shqipërisë nga robëria e huaj dhe për ruajtjen e tërësisë së territoreve të saj, ishte një
front i gjerë, i cili bashkoi shumicën dërrmuese të forcave shoqërore të vendit. Edhe udhëheqja e
lëvizjes kombëtare nuk i takoi një force të vetme shoqërore. Në krye të saj dolën përfaqësues të
borgjezisë, të inteligjencës, të çifligarëve (të bejlerëve) me prirje atdhetare, elementë të veçantë
të parisë, klerikë atdhetarë, përfaqësues të fshatarësisë etj. Nga radhët e gjithë këtyre forcave
dolën një varg i tërë mendimtarësh, që u bënë udhëheqës ideologjikë, kulturorë e politikë, ndërsa
nga grupet e tjera shoqërore dolën organizatorë dhe drejtues politikë e ushtarakë të lëvizjes
kombëtare. Lëvizja Kombëtare Shqiptare e periudhës së Rilindjes pati përgjithësisht tipare
demokratike e antifeudale, sepse drejtohej kundër ideologjisë së prapambetur mesjetare të
sundimtarëve osmanë dhe kundër administratës së tyre shtypëse. Përgjithësisht programi politik i
Rilindjes frymëzohej nga parimet demokratike të revolucioneve të Evropës Perëndimore, në të
cilat disa nga mendimtarët rilindës kishin qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë. Lufta kundër
zgjedhës nacionale osmane për krijimin e një shteti të pavarur, që përbënte synimin themelor të
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte në vetvete një masë demokratike, e cila i dha asaj një
përmbajtje të përgjithshme demokratike. Përmbushja e këtij objektivi do t’i hapte rrugën
zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit.
Shkrimtarët me të dalluar të kësaj epoke ishin Naim Frashëri, Jeronim
de Rada, Zef Skiroi, Anton Zako Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre
Mjeda, Asdreni, etj.
De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra
me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe
e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita
poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit
në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin “Mësues i Popullit”

Naim Frashëri është figura qendrore e letërsisë së Rilindjes dhe një nga përfaqësuesit më të
shquar të lëvizjes kombëtare, njeriu që u pagëzua për së gjalli si “apostull i shqiptarizmës” dhe
“bilbili i gjuhës shqipe”. Lindi në Frashër të Dangëllisë, ku mori mësimet e para nga hoxha i
fshatit. Me shpërnguljen e familjes në Janinë, pranë vëllait të madh Abdylit, që shërbente si
nëpunës atje, Naimi hyri në gjimnazin Zosimea të qytetit, ku mori një kulturë të gjerë për kohën.

Ndre Mjeda gjatë viteve studentore nisi të shkruante poezi, ndër to edhe vjershën melankolike
mjaft të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1886 në broshurën Scahiri Elierz (Poeti i nderuar), ku
shpreh mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe është vjersha Vorri i Skanderbegut.

Jeronim De Rada Ndre Mjeda Naim Frasheri

You might also like