You are on page 1of 4

Projekt

Tema: Poetët tanë.


Nëntema: Letërsia rilindase
Lënda: Gjuhë Shqipe
Klasa :IXB
Ndarja e punëve në grup:

o Klevisa- Letërsia rilindase dhe poeti Jeronim


De Rada

o Sergen- Poetet Naim dhe Sami Frashëri.

o Irdi- Poeti Naum Veqilharxhi


Letërsia e Rilindjes Kombëtare
Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e
lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj.
Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje
Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare.
Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema
kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike
dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.
Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme
kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të
vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste,
por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u
shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun,
krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë
Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.

Shkrimtarët
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës
"Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike,
lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Zef Skiroi, Jeronim de Rada, A. Z.
Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon
kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letërsinë e re shqiptare, në
letërsinë e mirëfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë
letrare kombëtare.

Jeronim De Rada

Rilindësi i parë shqiptar, arbëreshi, Jeronim de Rada, pa dyshim se është


figura më e çmuar e letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi,
sidomos në fillet e saj dhe  që pati ndikim të  fuqishëm e të
jashtëzakonshëm në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. I lindur dhe i rritur, në
Kalabri, të Italisë së Jugut, De Rada ishte në mesin e intelektualëve
shqiptarë, të cilët jo vetëm që nuk e kishin harruar mëmëdheun,  nga ku
ishin shpërngulur më shumë se 300 vjet më parë, por ishin angazhuar me
mish e shpirt për t’ i ndihmuar Shqipërisë të ringjallej, sipas ideve të
Rilindjes përparimtare Evropiane.
Jeronim de Rada me angazhimin e tij të përgjithshëm, gjuhësor, letrar,
kulturor e arsimor i ka dhënë hov Rilindjes sonë Kombëtare, e cila edhe
pse e vonuar në krahasim me Rilindjen Evropiane, në kushte dhe rrethana
të caktuara historike, nën sundimin e Perandorisë Osmane, megjithatë falë
angazhimit të apostujve të shqiptarisë e të Shqipërisë, arriti që ideologjinë
kombëtare të Rilindjes ta orientojë te vlerat demokratike përparimtare, te
ato vlera që kishin kulmuar  në Francë në Revolucionin Demokratik Borgjez
të vitit 1789, ku ishin proklamuar fuqishëm aspirata për liri, barazi e drejtësi.
Jeronim de Rada (Girolamo de Rada), lindi në vitin 1814 dhe vdiq në vitin
1903, ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i
letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.
Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ;
u kushtoi vëmendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës
shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët
studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat
gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara
më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të
pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me
interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet
të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të
përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja
diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe
organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano
Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me
vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës
për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.
De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i
pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e
kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij
mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike
shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme
arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij
kryesore. Mban titullin “Mësues i Popullit”

Punoi: Klevisa Margjokaj

You might also like