You are on page 1of 11

RILINDASIT

Rilindja

Rilindja zanafillat e veta i ka në vitet 30 të shek XIX dhe shikuar në aspektin historiko-
politik, ajo ndahet në disa etapa që zgjatën gjer më 1912-13. Kjo është koha e
ngritjes kulturore, politike dhe ideore kombëtare. Ideologë të ngritur dhe patriotë
të shqyar i dhanë një kahje të rëndësishme aspiratave për çlirimin dhe krijimin e
Shtetit të Bashkuar Shqiptar. Nga kjo rezultoi Lidhja e Prizrenit që bashkoi të
gjithë shqiptarët në një fuqi politiko-ushtarake për qëllimet më sublime
kombëtare.

Këta janë rrethanat historike të krijuara nën qiellin shqiptar dhe kjo periudhë njihet si
Rilindja Kombëtare e veshur me kryengritje të shpeshta kundër Portës si dhe
përgatitje politiko-ushtarake për mbrojtje nga fqinjët e etur për grabitje të truallit
shqiptar. Letërsia e kësajë kohe që luajti rolin kyq në formimin ideologjik në
ngritjen e vetëdijes kombëtare, mori emrin Letërsia e Rilindjes e zgjati gjithashtu
gjer në vitin 1912, kur ia lëshoi vendin frymave të tjera të krijimtarisë letrare që
do të përhapen në Shtetin e Ri Shqiptar dhe në të gjitha trojet tjera të shkëputura
me vendime të njëanshme të qarqeve të errëta dhe profitqare evropiane.

Thelbi i kësaj letërsie në dekadat e para është me përmbajtje


iluministe me tema kryesisht nga nga e kaluara e jonë
lavdishme, dashuria për atdhe dhe për çlirim nga zgjedha e
huaj. Viteve të fundit të periudhës se rilindjes, u zhvillua një
realizëm që megjithatë në vehte përmbante romantizëm dhe
synim primar janë idealet për pavarësi gjë që vinte e sa
afrohej.

Rilindasit kanë merita të mëdha edhe në krijimin e një letërsie moderne shqipe nga edhe
u hodhën edhe themelet e gjuhës letrare në nivel të gjëre kombëtar.

Ndër letrarët më të njohur të Rilindjes sonë e ndër më të spikaturit pa dyshim është Naim
Bej Frashëri me veprat madhështore, poemën « Bagëti e Bujqësi », « Historia e
Skënderbeut » dhe vjersha të tjera nga lirika patriotike e pas tij vijojnë figura të
larta të kombit si Gavril Dara i Riu, De Rada, Mjeda, Asdreni, Sami Bej
Frashëri – ideolog dhe themelues i Lidhjes së Prizrenit, Luigj Gurakuqi e shumë
të tjerë.

Asdreni (1872-1947)
Aleksandër Stavre Drenova, i njohur me emrin e pendës Asdreni, është njëri
ndër poetët më të njohur shqiptarë të Rilindjes Kombëtare dhe të Periudhës së
Pavarësisë e sidomos u bë i famshëm me « Hymni i Flamurit » që u bë Himn
Kombëtar i ynë. Kjo poemë u botua për të parën herë më 21 prill 1912 në të
përditëshmen Liri e Shqipërisë që dilte në Sofje dhe mbante titullin "Betimi mi
Flamur".

Lindi në Drenovë pranë Korçës në një familje fshatare dhe si mbeti jetim, u detyrua të ju
bashkangjitej vëllezërve në Rumani ku u muer me punë të ndryshme se kalonte një jetë
mjaftë modeste.

Këtu Asdreni u njoh me veprimtarë të çështjes kombëtare dhe filloi të merej me shkrime
poetike dhe publicistikë. Në fillim poezia e tij është nën ndikimin e madh të Naimit. Kur
më vitin 1904 doli nga shtypi vëllimi Reze dielli, çajupi e ilustroi më së bukuri këtë
ndikim duke ju drejtuar me simpati poetit të ri: "Tani besoj se Naimi nuk vdiq, se vendin
që la ai bosh e zure ti."

Asdreni me veprën e tij pasuroi shum poezinë shqiptare sepse kërkon forma të reja, krijon
lloje vargjesh dhe poashtu i ngjitet edhe vargut të lirë si dhe krijon një lidhshmëri me
poezinë evropiane të kohës. Krijimtaria e Asdrenit me gjuhën që përdor mbi luftën për
ardhmëri e shoqëri të barabartë e demokratike, shënon kalimin e letërsisë sonë të rilindjes
nga romantizmi në realizëm.

Gjatë vitit 1914, Asdreni bëri një qëndrim të shkurtër në Shqipëri, e në të këthyer në
mërgim, vazhdoi aktivitetin në gjiun e Lëvizjes Kombëtare. Më 1937 viziton përsëri
vendlindjen por edhe kësaj rradhe këthehet mjaftë shpejt na Rumuni. Vdiq në fshatin e
lindjes më 1947.

Veprat e Asdrenit :

← Rreze dielli (1904)


← Ëndrra dhe lotë (1912)
← Psallme murgu (1930)

← Kambana e Krujës (1937)

Filip Shiroka (1859 – 1935)

Filip Shiroka lindi në Shkondrën historike më 1859 në një familje të ngritur intelektuale.
Filloi mësimet në shkollën françeskane ku pati mësues Lepnardo de Martinon – poet
arbëresh i dhënë pas artit poetik të cilën ua mishëronte nxënësve të vet. Nga këtej,
vazhdoi studimet në Itali.

Në kohën e tregtive hileqare të fuqive të mëdha evropiane, kur ata luanin me fatin e
trojeve shqiptare duke ju ndarë kulaç të tjerëve në dëm të shqiptarëve, Filip Shiroka
shkruajti në italisht kushtrimin : « Shqiptarë, tek armët, tek armët » (Milano, 1878). Në
këtë vjershë, Shiroka thërriste në mbrojtjen e bregdetit me qytetet Ulqinin e Tivarin që i
jepeshin Malit të Zi si mbulesë për humbjen e Hotit dhe Grudës gjatë viteve të Lidhjes së
Prizrenit dhe sukseseve ushtarake të saj.

Mëtej, ai mërgoi në Egjipt dhe Liban ku edhe vuajti shum nga malli dhe dashuria për
atdhe. Në këtë kohë shkroi edhe dy vjershat më të bukura që konsiderohen si margaritarë
të letërsisë së Rilindjes. « Shko dallëndyshe » dhe « Dallëndyshe eja » janë pra dy
vjershat që i njeh çdo shqiptarë pa mar parasyshë nivelin shkollor që ka.

Nga poezitë heroike më të dalluarat janë « Shqypnia », « Gjergj Kastrioti » dhe « Burri ».
Duhet theksuar se punimet e tij Shiroka i nënshkruante me pseudonimin letrar Geg
Postriba dhe se botoi në « Besa » dhe « Toska » por mës së shumti bashkëpunoi me
revistën « Albania » të intelektualit dhe atdhetarit të famshëm shqiptar, Faik Konicës.

Në Tiranë, gjatë një qëndrimi të fundit në atdhe, Shiroka botoi vëllimin « Zani i zemrës.

U nda nga të dashurit, në vitin 1935 në Bejrut, Liban, nga ku, pas njëzet e pesë vjetësh, ju
sollën eshtërat në vendlindje.
De Rada (1814 – 1903), lindi në Makia të Kalabrisë dhe kreu mësimet a para në kolegjin
Shën Adrianit. Nga 1834 filloi studimet e drejtësisë në Napoli ku edhe u dallua me
pjesëmarjen e tij në lëvizjet politike përparimtare. Më 1948 filloi me botimin e
gazetës L’Albenese d’Italia që njëherit është e para shqiptare. Për fat të keq, pas
dështimin të Revulicionit të këtij viti, De Rada u detyrua të mbyll gazetën dhe u
tërhoq në fsahtin e vet. Pas një qetësie relative, u shqaf në vitin 1860/61 me
veprën Principii estetika në gjuhën italiane për të cilën Alfred Uçi thot se kjo është
në brendi një traktat mbi estetikën me argumente fetare, etike dhe politike. Nga
këtu, vazhdon puna tejet e frutshme në lëmi të letërsisë kështuqë, më 1864 boton
Antichità della nazione albanese e më 1866 Rapsodie d’un poema albanese. Gjatë
këtyre viteve, pat një letërkëmbim të bujshëm me dashamirë të Shiptarëve në
Evropë si dhe me intelektualë shqiptarë të ngritur pas çështjes kombëtare. Gjatë
viteve 1833 – 1835, botoi revistën Flamuri Arbrit ku gjithashtu trajton problemin
kombëtar. Duke vazhduar kronologjinë, do të cek se në fillim të viteve 1890, u
mor me çështjen të ardhmes së Shipërisë dhe njëherit shkroi për politikën
imperialiste jo të drejtë italiane ndaj atdheut shqiptar. Pas kësaj, përpiloi dy
gramatika shqipe ku lëvroi pjesë të panjohura të gjuhës sonë e në vijim ai
organizoi edhe dy kongrese mbi gjuhën shqipe me 1895 në Korilano Kalabro dhe
1897 në Lungro.

Nga veprimtaria poetike, De rada u dallua me poemën epiko-lirike Këngët e Milosaos, të


botuar më 1836. Serafina Topia (1839-1843), poemë që flet për dashurinë e dy të
rijve nga qindvjeçari i XV, temë mbi të cilën shkruen akoma më vonë në Pasqyra
e një jete njerëzore (1898). Nga viti 1837 më 1896, De Rada përpiloi veprën më të
rëndësishme me titull Skënderbeu i pafan në të cilën gjejmë shumë poema të
absorbuara të kohërave më të hershme.
Naim Frashëri (1846–1900)

Jeta

Naim Frashëri lindi në Frashër (Përmet) më 25.05.1846. Mësimet e para i mori në gjuhën
turke dhe arabe nga imami i fshatit e mandej, poashtu në vendlidje, kreu shkollën fillore
dhe në të njejtën kohë mësonte persishten në teqen bektashiane. Më 1865, familja
shpërngulet në Janinë dhe këtu ai fillon të ndjek gjimnazin grek "Zosimea" të cilin edhe e
kryen më vitin 1869. Mëtej punësohet në Stamboll por u shtërngua, për shkaqe shëndetësore
(tuberkuloz) ti këthehet ajrit më të favorshëm të vendlindjes dhe u punësua së pari në Berat
dhe më vonë në Sarandë (nëpunës dogane). Kjo është njëherit koha kur Naimi bënë hapat e
para krijimtarisë në shqip e sidomos në persisht nga se edhe botoi më 1885 lirikat
"Tehajylat" (Ëndërrimet).

Ishte kjo njëherit periudhë e trazirave dhe styhive në mbarë Evropën e sidomos stuhitë e
fuqishme të zgjimit të kombeve të shtypur luhatnin me ngulm fuqitë sunduese të kohës. Kjo
është epoka e Rilindjes Kombtare dhe e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e ideolog kryesor dhe
njëri nga udhëqësit më të shquar, ishte vëllau i madh i Naimit, Abdyl Frashëri. Në të njejtën
kohë Samiu ishte udhëheqës i Shoqërisë së Stambollit, vatër kjo e veprimtarisë atdhetare
nga edhe Naimi ndoqi me përkushtim traditën fisnike të familjes sa i përket çështjes
kobmtare. Ai, iu dha me ngulm letërsisë shqiptare me poemën "Shqipëria", qe bashkëpuntor
dhe botues kryesor i revistës « Drita » që vazhdoi më vonë nën emrin "Dituria", ku edhe
botoi prozë, poezi dhe përkthime.

Në vitin 1886 Naimi botoi poemën - monument të letërsisë sonë "Bagëti e Bujqësi" për të
vazhduar mëtej të shkruaj për shkollarë vëllime me poezi, prozë dhe
njohuri të tjera të përgjithshme si në lëminë e historisë ("Histori të
përgjithshme") dhe shkencave të natyrës ("Dituritë" e ribotuar me titull të
ri : "Gjithësia"- 1895). « Lulet e verës » i botoi në vitin 1890 dhe vazhdoi
me prozë e poezi gjer më vitin 1898 kur nxori në dritë poemën "Historia e
Skënderbeut" dhe atë fetare : "Qerbelaja". Këto ishin njëherit krijimet e tij voluminoze të
fundit para vdekjes e cila gjeti në Stamboll - Erenköy (në foto Shadërvani i Erenköy-it) më
20.10. 1900.

Lirika, filozofia dhe idealet e Naimit

Naim Frashëri, mund të themi lirisht se është poet i cili krijoi, poezinë filozofike në gjuhën
shqipe. Pyetjet e parashtruara mbi natyrën dhe ligjet e saja ; zanafilla dhe fundi ; njeriu dhe
gjithësia e pafund ; dhe ai mahnitet me mrekullitë ligjeve fizike të natyrës si që janë : toka,
yjet, stinët… Është fetar dhe sheh në një mënyrë një lidhshmëri qenësore mes ligjeve dhe
krijimeve të pambarim me Zotin. Për këto pikëpamje dhe kërkime ("Mendja ime, s’gjen
prehje, bën kërkime" ("Ëndërrimet") dhe në "Lulet e verës" : "më çdo an' është perëndia"),
nuk e bëjnë Naimin panteist të konceptit të panteizmit që mbron Spinoza sepse ai , si që
tham, është besimtar i kulluar në Zotin dhe pra, i influencuar sipas traditës që i takonte dhe i
bashkangjitet në mënyrën më të bukur të mendimtarit të lirë dhe, në formën e
vetpërfundimit se Zoti krijoi gjithëçka dhe ai gjindet gjithëkund si dhe "i dituri mund ta
njohë".

Naimi është padagog dhe arsimdashës i pashoq. Një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij ia
kushtoi shkollarëve të vegjël… Mirëpo, vendin kyq në idealet e Naimit e zë liria e kombit.
Lirinë që e shihte të fituar me luftë. Mbronte sistemin demokratik të pushtetit dhe ndërlidhej
me idetë më përparimtare të mendimtarëve europianë të kohës.

Frymëzimi i pashtershëm i Naimit ishte kombi me virtytet e tia të larta, begatia dhe bukuria
e tokës sonë dhe bashkimi i saj në një shtet të lirë, dashuria për njeriun dhe arsimimin e tij…
Naimi ndriçonte dhe ndriçon akoma… Ai do të ndriçoj në pambarim.

Ndre Mjeda (1866 - 1937)


Mjeda lindi në Shkodër, dhe që mjaftë i ri mbeti jetim pa baba. Pasiqë dallohej nga
mocanikët e tij si jashtëzakonisht inteligjent, u ra në vemendje jezuitëve të cilët e
orientuan për prift, kështuqë ai vazhdoi studimet në Spanjë, Itali, Kroaci dhe
Poloni. Në moshë të re botoi poezinë « Vaji i bylbylit » dhe ky është fillimi i
rrugëtimit letrar i tij : Përndryshe Mjeda pjesën më të madhe të jetës punoi si prift
në fshatin e vogël Kukël ku edhe krijoi poemën « andrra e jetës ».

Në letërsi ai rradhitet në kuadrin e rilindasve romantikë, por njëherit i takon realizmit të


kohës së pavarsisë se veprat e tija të kësaj periudhe rrahin problemet shoqërore të
kohës.

Si që tham më lartë, «Vaji i bylbylit » është kënga e parë e Mjedës, që rradhitet në


këngët romantike, në elegji po në të njëjtën kohë edhe shpresë…

Mjeda që donte lirinë dhe pavarësinë e tij shpirtërore, i prishi punët shpejtë me rregullin
jezuit dhe hoq dorë nga detyra e mësimdhënësit të shkolles së larte fetare dhe u
këthye nga Italia në atdhe.

Është themelues i shoqërisë « Agimi » dhe autor i një memorandumi të drejtuar


përfaqsuesve të fuqive evropiane në Shkodër. Në këtë memorandum, mirditasit
ankoheshin kundër pushtetit osman. Ky aktivitet u pasua me një poezi – kushtrim
kundër mbylljes së shkollës shqipe në Korçë e kjo solli arrestimin e tij nga
pushtetarët (1902), por për fat, i shpëtoi dënimit me internim për në Anadoll. Kjo
ngjarje e shënoi thellë poetin, gjë që shihet nga poemthi, « I tretuni » e që unë do
ta quaj poemth jetëshkrimor.

Dëshira dhe shpresat e Mjedës rilindas për çlirim dhe mandej besimi i një jetese më të
mirë në liri çfaqet ne poemën e « Liria »që i takon fruteve të viteve 1911-12. Ishin
këta ditët kur farkimi i pavarësisë merte tiparet e një lindje të shpejtë të diellit
buzë detit shqiptar.

Por Mjeda, u ndje i zhgënjyer. Liria e fituar nuk e përmirsoi jetën e fshatarit të gjorë. Nga
kjo kohë, fillon kalimi nga romantizmi rilindas në relizëm shoqëror. Në të vërtetë
ai botoi akoma një vëllim me poezi të shkruara në kohën e rilindjes që patën të
ngelura pazbardhura për shumë shkaqe të ndryshme, me titull « Juvenilja » .
Veprat tjera të rëndësishme të Mjedës janë edhe « Liria », « Scodra » dhe
« Lisus »-i.

Në harkun poetik të Mjedës, këndohet për të varfurin dhe për heroin për lirinë dhe
robërinë, për fitore shoqërore mbi sistemin e vjetëruar feudal… Krejt kjo,
melankolinë e lehtë të poetit e shëndron në shpresë reale në një arrdhmëri më të
mirë të kombit në përgjithësi.

Në vijim, ju ftojmë të shijoni një zgjedhje prej disa poezishë të shkruara me një gjuhë të
bukur pak sa krahinore…
Sami Frashëri (1850 – 1904)
Sami Frashëri është pa dyshim emri më i lavdishëm i lëvizjes sonë kombëtare.
Me njohuri enciklopedike, filozof, letrar dhe politikan, këshilltar
ushtarak dhe ndërmjetësues politik ndërshtetëror, u bë njeriu më i
njohur shqiptar i kohës në botë.

Samiu është fëmia i gjashtë i Halil Beut. Lindi më 1850 në Frashër. Më vitin 1859 i vdes
babai kurse më 1861 edhe e ëma kështuqë, i mbetur heret pa prind, për të dhe
njëkohësishtë për krejtë familjen kujdesohet djali më i madh, Abdyli, i cili për të
ju mundësuar jetë më të mirë dhe shkollim, shpërngulet me krejtë familjen në
Janinë.

Mësimet e para i mori në teqen e fshatit e më pas, kulturën e Lindjes dhe gjuhët, i mori në
Tetovë nga Mahmut Efendi Tetova (Kalkandelenli Mahmut Efendi). Pas kësaj, ai
vozhdoi shkollimin në gjimnazin e njohur grek të Janinës (Zosimea) të cilin e kreu
një vit para kohës së rregullt (1868). Këtu mësoi greqishten e vjetër dhe të renë,
latinishten, frengjishten dhe italishten. Me shkuarjen në Istanbul, u punësua si
nëpunës shtetëror si dhe u muar me gazetari, përkthime, histori, gjeografi gjuhësi
dhe filozofi. Shkrimet e tia të botuara në shtyp, veprat leksikografike dhe
enciklopedia Kamus al Alam bënë nga ai njeriun kyq të ideologjisë kombëtare dhe
debateve tjera edhe jashtë kufijve të perandorisë otomane. Njohës i thellë i
gjuhëve e kulturave të lindjes dhe perendimit, guximi dhe atdhetarizmi i pashoq,
tronditi politikën grabitqare e mendjemadhe sllave dhe greke, dhe u shëndrua në
rrezik permanent për pushtetin turk që filloi ti frigohet copëtimit të vet. Në këtë
kontekst është e njohur polemika e tij me gazetën Neologos ku demaskonte
marifetllëqet greke mbi prejardhjen e shqiptarëve, mbi trojet e tyre, mbi numrin,
mbi gjuhën… Në të njejtën mënyrë, polemizoi edhe me gazetën turke Mizan gjatë
vitit 1890 pasiqë ajo donte të ndaloj përdorimin e "shqiptarë musliman" Kësaj iu
kundërvu Samiu në gazetën Sabah (Agimi) dhe në mënyrë shkencore e anlizë
terminologjike, spjegonte se shqiptar dhe mysliman nuk janë sinonime dhe
përdorimi është më se i drejtë dhe duhet të përdoret si i tillë, përmëtepër kur dihet
se "të gjithë shqiptarët nuk janë musliman et të gjithë muslimanët nuk janë
shqiptarë". I sqaron bukur edhe fjalët turke të huazuara nga arabishtja për fjalët
mil-let - mil-lijet (1), që kanë kuptimin e përkatësisë fetare e që dallojnë nga fjalët
xhins - xhinsijet (fis, racë, pasardhës, komb) dhe kaum - kaumijet që nuk kanë të
bëjnë me fenë por me nacionalitetin. Nga këtu, Samiu edhe përhap termin komb
(kaum) pak të përdorur gjer më atherë gjuhën në shqipe.

Në Stamboll, Sami Beu që në fillim përktheu nga frengjishtja në turqisht, veprën e


Madame de Saint Oune, Tarih-i Mücbel-i Fransa (1872). Vitin vijues shkroi
romanin Taashuk-i Tal’at ve Fitnat, që gjatë kohë, studjues të ndryshëm e quanin
roman i parë i letërsisë turke që është gabim sepse në vitin 1851 del nga botimi
romani i Vartan Pashës me titull Akabi Hikayesi (Historia e Akabi-së (vajzë
katolike e dashuruar në një çun ortodoks dhe peripetië e tyre) me skript armenian
që përdorej me shumicë në shek. e XIX nga turqit e Armenisë (2).

Në një studim të mirëfilltë, Dr Gonca Gökalp (Gonxha Gokalp) nga Univerziteti i


Hacettepe-s (Haxheteppe) thot se romani i parë i fazës kalimtare në historinë e
letërsisë turke është Muhayyelât që ka për autor kretasin Ali aziz Efendi (1796)
mandej vjen i më lartëpërmenduri Vartan Pasha me Akabi Hikayesi (1851),
Hayalat-i Dil nga Hasan Tayfik (1868), i-Temasa Dünya nga greku turkofon
Evangelinos Misailidis (1872) dhe Müsaremetname nga Nihat Emin Bey (1875).

Sidoqoftë, Talati dhe Fitnetja ngel gjithmonë më i njohur i kësaj epoke në letërsinë turke
në Turqi dhe në perendim nga edhe fakti që ky roman, meret si i pari i mirëfilltë i
letërsisë osmane (3).

Veprimtaria letrare e Samiut është voluminoze dhe karakterizohet me pasuri të lëmive që


trajton si dhe numrin e gjërë të gjuhëve që shkruan. Rreth gjashtëdhjetë vepra të
shkruara në gjuhën amëtare, në turqisht, arabisht, persisht, frengjisht, e greqisht.
Në shqip shkroi në fushën më të prekshme dhe më të nevojshme të kombit.
Alfabeti shqip, gramatika shqipe e titulluar : Shkronjëtore e gjuhësë shqip,
dramën Besa dhe monumentin me shkrim : Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do
të bëhet. Në shqip, hartoi edhe një fjalor por fati i këtij drëshkrimi nuk dihet. Të
shpresojmë se ai egziston akoma dhe se një ditë do të dalë në dritë.

Në turqisht, Samiu shkruajti përpos veprave letrare, në lëmi të gjuhësisë, fesë,


(Himmetul-himam fi neshril islam) (4) didaktikës dhe leksikologjisë ku përpunoi
fjalorët : Frengjisht – turqisht (Kamus-i Fransevi, afër 50 000 fjalë), Turqisht –
frengjisht (afër 35 000 fjalë), Arabisht – turqisht (Kamus-i Arabi) dhe Fjalorin
tejet modern dhe metodologjik të gjuhës turqishte me afër 45 500 fjalë (Kamus-i
Türki). Ky fjalor, në fillimet më të hershme të Reformave të Ataturkut u
zëvendësua me variantin fonetik të alfabetit latin dhe shërbeu për bazë gjatë
reformës së gjuhës turke dhe mënjanimit të fjalëve të huaja që filloi nga viti 1928.
Edhe sot e kësaj dite, ky fjalor shërben nga disa herë si referencë më e sigurt. Në
gjuhën turke Samiu shkroi edhe vepren Kâmûs al-a’lâm që e bëri të njohur në
nivel ndërkombëtar. Kjo është një enikclopedi e historisë dhe gjeografisë në
gjashtë vëllime e 4 830 faqe (1889-1898). Titulli i origjinalit është në dy gjuhë,
pra turqisht dhe frengjisht (Dictionnaire universel d’histoire et de géographie (në
shqip : Fjalor i përgjithshëm i historisë dhe gjeografisë). Vlen të theksohet
gjithashtu se kjo është enciklopedia e parë e historisë dhe gjeografisë në turqisht
dhe se Samiu, mban famën e ecikplopdesitit më të madh që kanë shkruajtur në
turqisht.

***

Pas vdekjes së vëllaut Abdyl Beut, Samiu i muar në mbikqyrje


fëmijtë e tij si që thot vet të lënë »emanet ». Më 1893 i vdes
edhe e shoqja dhe ai martohet me të kunatën e mbetur e vejë,
Zonjën Belkis, me të cilën pati një djalë (Iskender). Gjatë
vitit 1904 iu dobësua shëndeti dhe vdiq në Erenköy -
Stamboll (foto).
***

"Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të
vërtetë s'ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të
gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!"
Marr nga: Sami Frashëri, « Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e çdo të bëhet ».

***

(1) Diku nga vitet 30 të shek XX fjala milet në shqip morri kuptim pak sa negativ sepse
përdorej për të treguar vetitë negative të një "popullate" (shënim i yni)
(2) Më vitin 1991, turkologu austriak Andreas Tietze, bëri transkripcionin dhe
ribotimin e Akabi hikyayesi të Vartan Pashës.
(3) Osmanlı Dönemi Türk Romanının Başlangıcında Beş Eser, Gonca Gökalp,
Istanbul, 1998.
(4) Përkthye në shqip nga Miftar Ajdini:Përhapja e Islamit, Shkup, 1415/1994

You might also like