You are on page 1of 1

… Kërko

Letërsia shqipe

… … …

Letërsia shqipe shtrihet që nga Mesjeta dhe


përfshin atë letërsi dhe ato tekste të
shkruara në gjuhën shqipe, duke përfshirë
letërsinë e shkruar sot në Shqipëri, ashtu
edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të
Veriut, Greqi dhe në diasporat historike të
arbëreshëve.

Pjetër Budi, gravurë, Nga vepra


"Paschyra e të rrëfyemit",
Romë, 1621

Dokumenti më i vjetër që ka mbijetuar është


Formula e pagëzimit shkruar nga Pal Engjëlli,
ipeshkvi i Durrësit më 1462.[1]

Letërsia e vjetër

Romantizmi

Shekulli 20 …

Para pavarësisë

Skeda:Albania
(revistë).JPG
Revista Albania, 1897-1909

Në fillim të shekullit 20 shfaqen fuqishëm në


letërsinë shqipe shkrimtarët Andon Zako
Çajupi , Faik Konica, Asdreni, dhe Gjergj
Fishta.[30] Më 1902, Çajupi botoi veprën
poetike Baba Tomorri. Konica nxori revistën
Albania në vitet 1897-1909 dhe në faqet e saj
botoi dhe komentoi autorët e brezit të tij. Në
një artikull të revistës, Koncia vëren largimin
e autorëve të rinj nga ideologjia kombëtare e
romantizmit.[31] Në vitet 1905-1906, Gjergj
Fishta botoi nëntë këngët e para të poemës
epike Lahuta e Malësisë.[32]

Në dramaturgji u shqua, Fan Noli me dramën


Israilitë dhe Filistinë që e botoi në vitin 1907
në Boston,[33] ndërsa Çajupi me 14 vjec
dhëndër. Në dekadën e parë të shekullit 20 u
botuan disa novela nga Papa Kristo
Negovani, Mihal Grameno,etj.[22]

Pas pavarësisë

Fan Noli

Me pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar,


letërsia do të hynte në një periudhë të re
duke lënë pas përherë e më tepër kanonet e
romanticizmit. Kjo periudhë u shqua me një
zhvillim të paparë të të gjitha zhanreve. Në
poezi u shquan Ndre Mjeda, Asdreni, por
veçanërisht Lasgush Poradeci, Fan Noli dhe
Migjeni, tre poetët më të mëdhenj të
kohës.[33] Ndër prozatorët janë romancierët
Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli.

Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së


Shqipërisë, filluan të dalin romanet e para
shqipe. Më 1913 u botuan disa romane të
Ndoc Nikajt, si: Fejesa n’djep dhe Shkodra e
rrethueme; ndërsa në vitin 1914, Zef Harapi
botoi romanin historik Pushka e tradhtarit.
Romanet e kësaj dekade janë romane me dy
linja: linja patriotike dhe linja e dashurisë dhe
janë më shumë romanca se romane të
mirëfillta. Vitet '20 do të shquheshin me
romanin satirik të pakryer të Faik Konicës, Dr.
Gjilpëra (botuar në vazhdime në “Albania”,
1924-1925), ndërsa më 1924 botohet romani
Lulja e kujtimit e Foqion Postolit që u priu
romaneve sentimentale të dekadave
pasuese.[22]

Gjergj Fishta dhe Fan Noli u shquan në


poliedrizmin e tyre, që nga dramaturgjia,
poezia, publicistika dhe përkthimet. Fishta u
shqua si satirist ndërsa më 1937 do ta
botonte të plotë epin e tij Lahuta e Malësisë,
me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë. Nga ana
tjetër, në lëmin e prozës do të ndjehet një
ngritje e nivelit të tregimit, e cila do të
kualifikohet artistikisht nga Migjeni, Mitrush
Kuteli dhe Ernest Koliqi.

Gjatë periudhës së Pavarësisë, tema


patriotike nuk do të jetë më në qendër të
letërsisë. Problemet e mprehta shoqërore do
të trajtohen nga brezi i letrarëve realistë, ku
përmendim poetin dhe prozatorin e talentuar
Migjeni, i cili la gjurmë të thella dhe ndikoi në
rrjedhat e letërsisë moderne shqiptare. Në
këtë drejtim mund të përmendim letrarët e
rinj si Petro Marko, Nonda Bulka, Dhimitër
Shuteriqi, Gaspër Pali, Aleks Çaçi etj. Kulmin
e realizmit social e shënojnë veprat poetike
dhe prozaike të Migjenit (Vargjet e lira, 1935)
dhe Novelat e qytetit të veriut.

Letërsia shqipe pas Luftës së


Dytë Botërore …

Kosovë

Numri jubilar i
"Jetës së Re" për
50 vjetor, 1999

Letërsia shqipe në Kosovë pas Luftë së Dytë


Botërore ishte vazhdimësi e traditës së
mëparshme të letërsisë shqipe.[34] Jashtë
Shqipërisë, shkrimtarët shqiptarë shkruan të
lirë nga kufizimet e ngushta të realizmit
socialist të cilat ngulfatën letërsinë në
Shqipëri, megjithatë në Kosovë letërsia u
ngulfat nga politika antishqiptare
serbe.[14][35] Në Kosovë u shfaqën talentë të
rinj në poezi si Esad Mekuli, Ali Podrimja,
Azem Shkreli[14] dhe për një kohë edhe
Martin Camaj.[36] Në prozë fillimisht u
shfaqën Adem Demaçi dhe veçanërisht
Anton Pashku,[14][37] më vonë Rexhep Qosja,
Musa Ramadani, Eqrem Basha, etj. Në vitin
1949 në Prishtinë u themelua revista letrare
Jeta e Re.[38]

Në brezin e parë të prozatorëve të pasluftës


ishte shkrimtari dhe disidenti Adem Demaçi, i
cili në vitin 1958 botoi romanin etnografik
Gjarpinjt e gjakut, një vepër mbi gjakmarrjen
dhe po të njëjtin vit u arrestua për shkak të
kritikave ndaj dëbimit të qindra mijë
shqiptarëve në Turqi. Do t'i kalonte 28 vite
nëpër burgjet jugosllave si i burgosur politik,
dhe do të lirohej më 1990.[39].

Në vitet '50 do të shfaqej në prozë edhe


tregimtari, romancieri dhe dramaturgu
eksperimental Anton Pashku.[40][41] Shtypja
e egër politike mbi brezin e parë të
prozatorëve shqiptarë në Kosovë në fund të
viteve '50 e bëri këtë të tërhiqej në vetvete
dhe të krijonte një botë hermetike të
vetën.[42]. Pashku është përfaqësuesi i
vetëm i drejtimit letrar të modernizmit në
letërsinë shqipe.[43] U bë nismëtar i
modernizimit të dramës shqipe në
përgjithësi.[44] I solli për herë të parë
publikut shqiptar teatrin absurd me dramat
«Sinkopa», (Prishtinë, 1968), dhe «Gof»,
(Prishtinë, 1976),[45] duke sjellë risi dhe duke
bërë thyerje në mënyrën e shkrimit të dramës
shqipe, e cila u afrua me modelet evropiane
të kohës, sidomos me dramën absurde,
surrealiste dhe ekzistencialiste.[46] Më 1971
botoi romanin eksperimental «Oh», i cili
shënoi kthesën e madhe drejt romanit
modern evropian. Në këtë vijë do të ecë
romani shqiptar në letërsinë shqipe, me
emrat e shquar si:Sabri Hamiti, Zejnullah
Rrahmani, Musa Ramadani,etj.[47]

Gjatë viteve ’70, u shfaq brezi i ri


romancierëve: Sabri Hamiti, Zejnullah
Rrahmani, Rexhep Qosja, Musa Ramadani,
Eqrem Basha, Teki Dervishi, etj.[48] Zejnullah
Rrahmani botoi romanin «Zanoret e
humbura» (1974) si vajtim alegorik për
situatën e përgjithshme të shtypjes shqiptare
nga dhuna e tjetrit.[49]

Kah fundi i viteve ’60 në Kosovë ravijëzohen


prirjet e dramës moderne, fillimisht dramë e
absurdit.[50] Përgjatë viteve '70 dhe'80
drama shqipe në Kosovë ishte moderne dhe
postmoderne.[51] Përfaqësuesit: Anton
Pashku, Teki Dervishi, Rexhep Qosja, Beqir
Musliu etj. I pari qe nismëtar i modernitetit,
ndërsa tre autorët e tjerë kanë patur një
ndikim të madh në modernitetin letrar të
dramës shqipe, në dimensionin e saj filozofik
dhe thellësinë psikologjike.[50]

Poezia shqipe e Kosovës, pas Luftës së Dytë


Botërore arriti vlera universale më të
avancuara në letërsinë shqipe përgjithësisht.
Ajo mbështetej në përvojat dhe shkollat më
cilësore universale poetike, për t’u shprehur.
E përbashkëta është gjuha ezopike që e
kultivuan brezat e viteve '50 dhe '60. Në
pjesën më të avancuar të poezisë shqipe
gjatë tërë gjysmës së dytë të shekullit XX
shprehej mosbesimi ndaj vlerave të
proklamuara komuniste, si dhe revolta
diskrete ndaj një realiteti politik
antishqiptar.[52] Shtytje të ndjeshme
zhvillimit të poezisë në fillim të viteve '50 i
dhanë dy përmbledhjet poetike të Martin
Camajt: «Nji fyell ndër male», (Prishtinë,
1953), dhe «Kânga e vërrinit», (Prishtinë,
1954), të cilat janë frymëzuar nga vendlindja
e tij, malësia e Shqipërisë së veriut.[53]. Në
vitin 1955, edhe poeti Esad Mekuli do të
botonte librin «Për Ty» i cili pati ndikim të
madh. Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet
brezi i “të nëntëve” i prirë nga Azem Shkreli, i
cili vendosi kulme poetike në letërsinë
shqipe. Këtij brezi do i bashkohej edhe Ali
Podrimja i cili sapo kishte filluar të botonte
krijimet e tij në faqet e revistës Jeta e Re. Në
fillim të viteve '70 u shfaq një brez i ri i
poetëve, mes të cilëve ishte Sabri Hamiti.[52]

Shqipëri

Ndryshimi drastik politik në Shqipëri më
1945 ndërpreu lidhjet me traditat letrare para
Luftës së Dytë Botërore.[54] Literatura e
kësaj periudhe u zhvillua në kuadrin e
realizmit socialist. Shkrimtarët shqiptarë
duhej të përqëndroheshin në luftën e
partizanëve për çlirimin e Shqipërisë nga
Nazi-fashizmi dhe përpjekjet për ndërtimin e
socializmit, dhe gjithashtu të parandalonin
ndikimin e kulturës dekadente
perëndimore.[55]

Dritëro Agolli

Në lëmin e poezisë, Malëshova përmendet si


"babai i letërsisë komuniste", pas tij më
premtuesi qe Llazar Siliqi.[56] Me reformën
agrare, Aleks Çaçi shkroi një poemë të
frymëzuar "Ashtu, Myzeqe", duke i bërë vend
fshatarakes së re tashmë letërsisë shqipe.[57]
Me revolucionin kulturor doli në pah një
tendencë e re në poezi, ku më përfaqësuesit
ishin Agolli dhe Arapi.[58] Në vitet '60 u shfaq
një brez i ri i poetëve: Ismail Kadare, Dritëro
Agolli dhe Fatos Arapi, që solli risi në poezinë
e kohës.

Në prozë në vitet e para të pasluftës botohen


romanet me temë lufte: Çlirimtarët (1952,
1955) i Dhimitër Shuteriqit, Ata nuk ishin
vetëm (1952) i Sterjo Spasses, Qyteti i fundit
(1960) i Petro Markos, etj.[22][59] Disa prej
tyre u nderuan me çmim Republike,[60]
poashtu Fatmir Gjata me novelën e Tana
(1955) dhe romanin Këneta(1959).[61]
Ndonëse shumë nga librat narrativ ishin në
përkim me realizmin socialist, disa vepra
vijuan linjën realiste të ngelur përgjysmë.[62]
Petro Marko me Hasta la Vista (1959)
portretizoi përvojën e tij në Luftën civile
spanjolle. Jakov Xoxa me romanin Lumi i
vdekur pasqyroi jetën shqiptare në prag të
Luftës sy Dytë Botërore dhe fatin e dy
familjeve, njërës nga Myzeqeja dhe tjetrës
nga Kosova.[59] Roman i veçantë i kësaj
periudhe është Shkëlqimi dhe rënia e shokut
Zylo, kryevepra satirike e Dritëro Agollit, në
të cilin ironizohet një zyrtar i burokracisë
komuniste.[63]

Në vitin 1963 botohet romani i parë


antiskematik dhe shpërfillës ndaj doktrinës
së realizmit socialist, Gjenerali i ushtrisë së
vdekur nga Ismail Kadare, që qe një befasi e
këndshme për lexuesin.[22] Romani e bëri
Kadarenë të njohur në tërë botën.

Ismail Kadare

Ismail Kadare u largua nga realizmi


socialist[64] dhe e sfidoi për tre dekada[65]
duke iu kundërvënë atij me realizëm
subjektiv.[66] Vepra e tij u bë më e madhja
dhe më e begata në letërsinë shqipe.[67]
Pothuajse në të gjitha veprat e tij e ka sfiduar
regjimin përmes një "disidence të
heshtur".[66] Vepra e tij që, në përgjithësi, ka
qenë në kundërshtim teorik dhe praktik me
realizmin socialist, është pjesë e asaj letërsie
të madhe, që u krijua dhe u botua nën
censurën e tij.[68] Kadare iu shmang realizmit
socialist dhe censurës shtetërore përmes
mjeteve alegorike, simbolike, historike dhe
mitologjike.[69] Ndonëse kushtet në të cilat
ka jetuar dhe shkruar nuk ishin të
krahasueshme me vendet tjera komuniste në
Evropë ku kishte të paktën një shkallë të
caktuar të tolerancës për disidencë, ai
shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në
veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të
cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar
shqiptarë.[70] I tillë është romani antitotalitar
Pallati i ëndrrave, i cili godet çdo sistem që
provon të ushtrojë pushtet absolut mbi
individin.[71]

Në mërgim u shqua sidomos Martin Camaj.

Vitet '90

Kosovës më 1989 iu hoq autonomia, ndërsa
më 1990 filloi represioni ndaj shqiptarëve.
Azem Shkreli gjatë viteve '90 botoi dy vëllime
poetike: Lirikë me shi dhe Zogj dhe gurë.
"Lirikë me shi" është konsideruar një ndër
majat e Shkrelit.[72] Mehmet Kraja më 1990
botoi romanin voluminoz 649 faqësh Net
Bizantine, në të cilin sipas albanologut
Robert Elsie arriti maturinë e tij.[73] Zejnullah
Rrahmani shkroi veprën Romani për Kosovën,
ndërsa Musa Ramadani me romanin
Antiprocesioni.

Në Shqipëri pas përmbysjes së madhe të


sistemit politik letërsia u çlirua nga dogma e
realizmit socialist.[63] Liria në shkrim solli një
dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej
tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën
më të madhe, sidomos në roman, e mbajtën
akoma shkrimtarët që ishin dëshmuar edhe
në periudhën e mëparme: Ismail Kadare,
Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Vath Koreshi
dhe Zija Çela. Gjatë viteve '90 shpërtheu
Fatos Kongoli, apo K-ja e dytë shqiptare siç u
cilësua nga kritika letrare evropiane.
Romanet e Kongolit, duke filluar nga I
humburi, u botuan në disa gjuhë
evropiane.[63]

Shkrimtarë si Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik


Mustafaj, Sulejman Mato e plotë të tjerë
vezulluan në këtë periudhë. Brezi i ri i
shkrimtarëve solli një frymë të re realiste
sidomos në poezi. Në poezi u shquan Mimoza
Ahmeti, Irma Kurti, Luljeta Lleshanaku dhe
ndër më të rinjtë Ervin Hatibi e Shpëtim
Kelmendi. U botuan të plota veprat e
autorëve të ndaluar në Shqipëri si, veprat e
Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Lasgush
Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan
veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë
sundimit komunist të shkrimtarëve Petro
Marko, Pjetër Arbnori, Dhimitër Xhuvani,
Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Bashkim Shehu e
shumë të tjerë. U botuan veprat që censura i
kishte ndaluar apo i kishte cunguar, si ato të
Ismail Kadaresë.

Në Maqedoni u shqua Luan Starova.[63]

Shekulli 21

Referimet

Burimet

Last edited 27 days ago by InternetAr…

RELATED PAGES

Sabri Hamiti
shkrimtar shqiptar

Anton Pashku

Letërsia në diasporë

Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës


CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe.

Rreth të dhënave vetjake • Desktopi


Kushtet e Përdorimit •

You might also like