You are on page 1of 9

Tetori,Muaji i Letërsisë

Klasa XIB
 Muaji Tetor është cilësuar tradicionalisht si ‘Muaji i Letërsisë’
 E themi tradicionalisht ,pasi është kthye tashmë në një muaj festiv
ku lexuesit dhe shkrimtarët takohen në veprimtari të artit të
fjalës,në panaire librash ku vendin e nderit e zë padyshim poezia
 Tetori është i shenjtë për shqiptarët sepse në muajin Tetor kanë
Muaji Tetor lindur shkrimtarë të njohur të letërsisë shqipe si:
 migjeni
 GJERGJ FISHTA
 DRITëRO AGOLLI
Millosh Gjergj Nikolla i njohur më shumë përmes nofkës
Migjeni (13 tetor 1911 -26 gusht 1938) ka qenë një poet dhe
prozator i shquar shqiptar. Migjeni konsiderohet si një ndër
shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe
të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator
nga brendia dhe forma. Ndikimi i tij mbi letërsinë shqipe të
kohës ishte i madh.
Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm
Migjeni revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai trajtoi
varfërinë e viteve kur jetoi, me krijime të tij si "Bukën tonë të
përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme",
"Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?", etj. fshikulloi
ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të
popullit.Një shtysë te posaçme mori përhapja e krijimtarisë se
tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori
përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet '30 kishin
qenë pjesërisht të pabotuara.
Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ka
qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu
kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e
Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e
Versajës, zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921 si dhe
përfaqësues diplomatik i shtetit shqiptar ndër disa konferenca
ballkanike gjatë viteve '30. Pas pushtimit italian u zgjodh anëtar i
Akademisë së Italisë, që e priti ngrohtësisht ardhjen e "Perandorisë
Gjergj fishta Romake" në Shqipëri në veprën e fundit të jetës së tij, shkrime të cilat
më pas u përdorën nga regjimi fashist për qëllime propagandistike.
Pas dekadës së dytë të shekullit 20, Fishta iu imponua kulturës
shqiptare jo vetëm si shkrimtar por edhe si kritik, historian i letërsisë.
Për një gjysmëshekull, ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe,
madje sa ishte gjallë u kurorëzua "poet kombëtar". Pas vitit 1945, kur
u vendos regjimi komunist, vepra e tij u ndalua dhe qëndroi e tillë
deri kur ra diktatura komuniste.
Dritëro Agolli (Menkulas, 13 tetor 1931 - Tiranë, 3 shkurt 2017) ishte
poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973, ai
ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.
Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në
vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe
ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve
Dritëro Agolli revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.Në prozë, bëri
emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet
roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës Nacional -
Çlirimtare. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe
romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare
në mentalitetin e njerëzve.
Libri Mendja
ndryshon ndryshon
mendjen botën
dhe
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do të zbres,do vij pas teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje

Askush nuk është më i


skllavëruar se ai që
gabimisht mendon se
është i lirë

You might also like