You are on page 1of 1

Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar,

shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e
Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës, zëvendëskryetar i
legjislativit shqiptar më 1921 si dhe përfaqësues diplomatik i shtetit shqiptar ndër disa konferenca
ballkanike gjatë viteve '30. Pas pushtimit italian u zgjodh anëtar i Akademisë së Italisë, që e priti
ngrohtësisht ardhjen e "Perandorisë Romake" në Shqipëri në veprën e fundit të jetës së tij, shkrime të
cilat më pas u përdorën nga regjimi fashist për qëllime propagandistike.

Pas dekadës së dytë të shekullit 20, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet,
dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet.[1] Për një gjysmëshekull, ishte
figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje sa ishte gjallë u kurorëzua "poet kombëtar". Për
kontributet e tij u nderua me urdhëra nderimi dhe dekorata nga autoritetet osmane, austro-hungarezët,
grekët, kleri katolik dhe italianët. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e tij u ndalua dhe
qëndroi e tillë deri kur ra diktatura komuniste.[2]

You might also like