You are on page 1of 10

Pashko Vasa dhe Jani Vreto

(Punim seminarik)
Pashko Vasa
Pashko Vasa u lind në Shkodër, i biri Mhill (Hilë) Gjokë Vasës dhe
Drande Gjergjes,e motra do të ishte e ëma e Imzot Luigj Bumçit. Të parët
e fisit të tij, nga i ati ishin me prejardhje mirditorë dhe të vendosur në
qytet, në atë shtëpi ku sot është shtëpia-muzé ePashko Vasës. Pasi kreu
mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsulatës britanike
nga 1842 deri më 1847, ku pati mundësinë të përmirësojë dijet e tij në
italishte, frëngjishte, turqishte dhe greqishte. Gjithashtu kishte njohuri në
anglishte e serbishte dhe më vonë mësoi edhe arabishten. Më 1847 vajti
në Itali, ku ziente lufta kryengritëse për liri, ku mori pjesë gjallërisht në
radhët e forcave kryengritëse italiane. Në Bolonjë u caktua si oficer i
Rojës Qytetare. I frymëzuar nga atdhetarët e shquar italianë, si Mazzini,
Garibaldi, Gioberti, dhe të vendeve tjera si Mickieviçi etj. Idetë që e
ushqyen për këtë qëllim solidar ai i shpreh në dy letra, që i dërgon nga
Bolonja në qershor dhe korrik 1848, Nikolo Tomazeut. Në shpalljen e
Republikës jetëshkurtër Venedikase nga Daniele Manin, mori pjesë
përkrah kryengritësve kur u rrethuan nga ushtria austriake në Mestre.
Ndërkohë që austriakët hynë me 28 gusht 1849, Vasa u largua me disa
shokë tjerë për në Ankona ku u kap dhe si shtetas osman, u ekstradua në
Stamboll.
Së bashku me figura të tjera kombëtare në Stamboll, si Hoxhë Hasan
Tahsini, Jani Vreto dhe Sami Frashëri, ai luajti rol në krijimin e një alfabeti
të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull
«alphabet latin appliqué à la langue albanaise». Ishte
anëtar i Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip. “Alfabetarja e gluhësë
shqip”, botuar vetëm pak muaj pas miratimit të alfabetit të Stambollit,
është nj ë vepër kolektive. Në të janë përfshirë shkrimet e Sami Frashërit:
“Gjuha Shqip” dhe “Dheshkronjë”; të Jani Vretos:
“Udhë e të shkruarit të gjuhësë Shqip”, “Për Gjithëçishtënë dhe për Zon’e
jetësë edhe për Njerinë, botën’ e vogëlë”, “Numerëmësonjë”; të Pashko
Vasës: “Shqypnija e Shqyptârt”, të Koto Hoxhit: “Porosit’ e Tovitit mbë të
birë”. Siç shihet nga përmbajtja, “Alfabetares së gjuhës shqipe” nuk është
thjesht një tekst abetareje. Përveç abetares në të përfshihen edhe lëndë të
tjera si: gramatikë, histori, aritmetikë, edukatë shoqërore dhe morale.
Për atë çka pa e përjetoi në Itali, botoi pas një viti librin La mia prigionia,
episodio storico di Venezia, 1850 (Burgimi im, episod historik nga rrethimi i
Venedikut). Titull i ngjashëm me atë të kujtimeve të famshme të dramaturgut
italian Silvio Pellico, Le mie
prigioni (Burgjet e mija), botuar më 1832. Më 1873 botoi një përmbledhje me
vjersha në italisht Rose e spine. Për përvojën e tij në Bosnie la veprën Bosnie
et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi (shq. Bosnja dhe
Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut) më 1865. Më 1881 shkroi O
moj Shqypni dhe Bardha e Temalit (roman i shkruar në gjuhën françeze).

Romani Bardha e Temalit - “Bardha e Temalit” është një roman në gjuhën


franceze që Pashko Vasa e botoi në Paris me pseudonimin Albanus Albano. edhe
pse vepra e Vasës nuk është shkruar në shqip, ajo mbahet si romani më i vjetër
me temë shqiptare, i shkruar nga një shqiptar. Në këtë roman vihet re realizimi si
dhe disa elemente të kritikës shoqërore, me reformime të veçanta për rolin e
gruas në
shoqërinë shqiptare. Romani është marrë nga një histori që ka ndodhur realisht në
Shkodër më1842. Përshkrimi i personazheve dhe vendeve është shumë i qartë dhe i
thellë. Qellimi i P.Vasës është të vërë në dukje doket e zakonet e jetës së popullit
shqiptar. Skena hapet me lagjen e Shkodrës, ku jetonte Bardha dhe ku ishin
mbledhur shumë persona për të parë e përshëndetur nusen e Lulit te Temalit. Lagjia
përshkruhet si një vend i hareshëm, plotë jetë dhe e pasur me ngjyra.
Jani Vreto

Jani Vreto (1822-1900) ishte rilindës i shquar shqiptar, shkrimtar, botues dhe


figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, në Vilajetin e
Janinës më 14 janar 1822. Mësimet e para i ndoqi në një shkollë greke afër
Konicës, kurse më 1843-1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” në Janinë.
Më 1847 hartoi një vjershë për Skënderbeun me alfabet grek dhe nisi të mbledhë
fjalë të urta e këngë popullore shqiptare. Në fillim të viteve ‘70 u njoh e u lidh me
figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare, si: Hasan Tahsini, Sami
Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid pashë Vlora. Mbante letërkëmbim me figura të
shquara shqiptare në Egjipt, si: Thimi Mitko, Spiro Dine e Thimi Thoma Kreji dhe
Dhimitër Kamarda e Jeronim De Rada në Itali. Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar
themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë
shqiptare dhe punoi aktivisht për përmbushjen e qëllimeve të tij. Në maj 1878, pas
daljes së një radhe artikujsh polemikë në shtypin grek, sidomos në gazetën
"Neologos", Vretoja botoi veprën
‘Apologia’, Konstantinopojë 1878, në greqishte, në të cilën shtjellon prejardhjen e
shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit
1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur
për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin
e “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip”, e cila do t’ia kushtonte energjitë e veta
botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe hapjes së shkollave në
gjuhën shqipe. Në verë të vitit 1881, Vretoja shkoi në Bukuresht që të zgjonte
interesimin për lëvizjen kombëtare ndër shumë shqiptarë që ishin ngulur me banim
aty e nëpër Rumani, dhe themeloi në Bukuresht një seksion të Shoqërisë së të
shtypuri shkronja shqip. Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi me energji për
botimin e organit periodik ‘Drita’, që më pas mori emrin ‘Dituria’, e cila doli në
Konstantinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885. Në dhjetor 1884 ai
bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë
Drita të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj duke bërë praktikisht gjithçka në
shtypshkronjë.
Vepra më e njohur e Jani Vretos është një poemë epike e titulluar Historia e
Skënderbeut kushtuar heroit kombëtar të Shqipërisë Skënderbeut. Në vitin 1888 ai
redaktoi dhe botoi poezinë Erveheja të Muhamet Kyçykut duke e transliteruar në
alfabetin latin, duke hequr plotësisht të gjitha fjalët turke ose arabe që Kyçyku kishte
përdorur. Një pjesë e veprës së vetë Vretos u botua në veprën e Spiro Dines Valët e
Detit, një përmbledhje e historisë dhe letërsisë shqiptare. Jani Vreto shkroi një varg
veprash e artikujsh: “Apologjia“ (1878), “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e së
vërtetës“ (1883), “Mirëvetija“ (1886). Në këto vepra, e sidomos në “Për të vërtetën dhe
për të shkruarit e të vërtetës“ ai u kushtoi një vëmendje të veçantë problemeve filozofike
që i zgjidhi përgjithësisht në frymën e iluminizmit. Filozofinë ai e konsideronte si
degën më të rëndësishme të dijeve njerëzore, por botëkuptimi filozofik i tij ishte dualist.
Jani Vreto prirjet e tij filozofike materialiste i mbështeste në parimin se “nga të paqenët
nuk mund të bëhet gjë dhe të qenët nuk mund të bëhet të paqenë kurrë“. Por ngaqë nuk
kishte ide të qartë për ligjet objektive të natyrës, Jani Vreto kalonte në pozitat e
idealizmit, duke pohuar se krahas botës materiale ekziston dhe “mendja e madhe“
jolëndore, që vendos ligjet në natyrë. Gjithashtu, ai u kushtoi një vëmendje të madhe
problemeve të zhvillimit shoqëror. Ka dhënë mjaft mendime interesante mbi moralin,
fenë, jetën shoqërore dhe zhvillimin e saj. Karakteristika kryesore e doktrinës së
tij mbi moralin që parashtrohet në veprën e tij “Mirëvetija“ është fryma
demokratike, përparimtare dhe lidhja e ngushtë e moralit me detyrat e lëvizjes për
çlirim kombëtar.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi më 13 janar 2012 i akordoi Jani Vreton (pas


vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një
nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes, që çështjen kombëtare e pa të lidhur njësh me
krijimin dhe zhvillimin e arsimit kombëtar dhe përpjekjet për krijimin e alfabetit
shqiptar dhe botimin e abetares së parë shqipe i konsideronte si beteja të mëdha për
fitoren e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar.” 
Referencat:

Shqipja letrare e shek.XIX-XX


Sabri Hamiti,” Letersia e vjeter shqiptare”
Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu
Abdurrahman Myftiu, Tirana &
Peja: Dukagjini, 1997.
Sabri Hamiti,“Historia e letërsisë shqiptare “,Rilindja, Prishtinë,1989

You might also like