You are on page 1of 3

Pjesa hyrëse

Harta e mendimeve

Fjalët sipas kuptimit

Fj. me kuptim të Fjalët me kuptim


pare figurativ
(drejtëpërdrejtë) (nënkuptuar)

Re- bluzë e re
Fjalët me dy e më shumë kuptime
Re-në qiell
janë fjalë polisemantike
Re-shoh, vëzhgo
Siç mund ta marrim fjalën Re
Re- note e dytë në muzikë
Mësimdhënësja merr një shembull me një fjalë të
përdorur me kuptim të pare dhe nënkuptuar p.sh fjala
“derë”, shembull: “Mësuesja hapi derën”(kuptimi i pare)
“Mësuesja e mire të hap derën e suksesit në të
ardhmen”(kuptimi figurativ)

Pjesa kryesore
Nxënësit udhëzohen nga mësimdhënësja të shkruajnë
nga dy fjali me fjalët; “zjarr”, “jetë”, “krye”, “shoh” të
përdorur në dy kuptime (së pari puna është individuale,
pastaj nxënësit në çifte diskutojnë për kuptimet e fjalive
të shkruara dhe më pas nxënësit përmes teknikës
“SHTROJA”. Nxënësit ndahen në dy grupe duke vendosur
fjalit e tyre në hamer. Nxënësit veçojnë tri fjali me kuptim
të drejtëpërdrejtë dhe figurativ dhe i vendosin në mes.

Pjesa përfundimtare- prezantim


Nxënësit vendosin hameret e tyre nga banka tek tabela
dhe lexojnë fjalitë duke identifikuar përdorimet e fjalëve
të dhëna nëpër fjali.

Mendimi kritik
Orën mësimore arsimtarja e filloi duke marrë mendime
të ndryshme nga nxënësit, duke u ndërlidhur e plotësuar
kohë pas kohe mendimet e nxënësve, por nxënësit ishin
shumë të zhurshëm dhe ndonjëherë ishte e vështirë të
kuptoheshin dhe kjo nuk krijonte një interaktivitet. Pasi
arsimtarja u dha detyrën, kjo detyrë ngjalli mjaftë debate
dhe interaktivitet nga nxënësit, dhe ora u bë më
produktive dhe më atraktive poashtu. Diçka që më la
përshtypje në këtë orë mësimore ishte kur një nga
nxënësit nuk dëshironte ta prezantonte detyrën e tij para
të tjerëve, sepse mendonte që nuk kishte punuar si
duhet në detyrë, dhe reagimin e arsimtares që bëri për t’i
treguar atij që duhet të kesh vetëbesim e mos të
ngurrosh, por ta thuash atë që mendon edhe nëse e ke
gabim, sepse nga gabimet meson dhe bëhesh me i
suksesesshëm gjatë karrierës.

You might also like