You are on page 1of 1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Data: 12- 10 -- 2022

Tema mësimore ;Zhvendosja e fjalëve në fjali ora I Zhvendosja e fjalëve në fjali oraI I
Rezultatet e të nxënit
 Nxënësi/ja: identifikon grupet e fjalëve të qëndrueshme e të lëvizshme në fjali, duke lëvizur etiketat;
 dallon rastet kur fjalisë i prishet kuptimi dhe kur jo, gjatë zhvendosjes së fjalëve në fjali; duke zhvendosur
grupet e fjalëve në fjali
 shkruan fjali demonstron besim dhe vullnet në arritjen e rezultateve dallon grupeve e fjalëve të lëvizshme
dhe grupeve të qëndrueshme në fjali;
 tregon gjatë zhvendosjes së fjalëve në fjali, kur fjalisë i prishet kuptimi dhe kur jo;
krjon fjali duke zhvendosur fjalë e grupe fjalësh, pa prishur kuptimin e saj;

Situata e të nxënit Shqyrtimi i grupeve të fjalëve të lëvizshme dhe të; paraqet dhe komunikon lirshëm dhe saktë
mendimet e tij/saj; të qëndrueshme në fjali; Zhvendosja e grupe të fjalëve në fjali pa i prishur kuptimin fjalisë.

Fjalë kyçe: fjali; grupe fjalësh të lëvizshme grupi i fjalësh të qëndrueshme zhvendosje; ruaj kuptimin

Burimet dhe materialet didaktike njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit/es teksti mësimor; fisha me fjali të
ndara në etiketa me fjalë e grupeve fjalësh mjete shkrimi, lapustila, fletore, tabakë letre, fletë A 4.

Lidhja me fushat e tjera: -shoqëria dhe mjedisi; -arte.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve/eve-diskutim; -mendo-zbulo; rishikim në dyshe; -punë në çift, punë në
grup, punë me gjithë klasën. Veprimtaritë e nxënësve/eve

Veprimtaria e parëPunë në grup. Mësuesi/ja ndan për çdo grup etiketa ku janë shkruar fjalë apo grupe fjalësh të një
fjalie. Nxënësit/et bashkëveprojnë me njëri-tjetrin për të vendosur etiketat sipas radhës për të formuar fjali.
Përfaqësuesit e grupeve dalin para klasës vendosin etiketat në tabelë dhe lexojnë fjalitë. Nxënësit/et diskutojnë rreth
fjalive të krijuara në çdo rast, nëse ato janë të kuptimta apo jo.
Veprimtaria e dytë Mendo-zbulo. Nxënësit/et punojnë në dyshe.
Në fjalinë: Nesër Erla do të shkojë në kinema me mamin. të ndarë në etiketa, nxënësit vërejnë me kujdes fjalët
dhe grupet e fjalëve të zhvendosura. Nxënësit/et bashkëbisedojnë ndërmjet tyre dhe më pas diskutojnë me
gjithë klasën dhe dalin në përfundimin:Ka fjalë e grupe fjalësh, që po t’ua ndryshosh vendin, nuk ia prishin Në
fjalinë: Fëmijët i pyesin prindërit për problemet e tyre, të ndarë në etiketa, nxënësit vërejnë me kujdes fjalët dhe
grupet e fjalëve të zhvendosura. (Prindërit i pyesin fëmijët për problemet e tyre).Nxënësit/et bashkëbisedojnë
ndërmjet tyre dhe më pas diskutojnë me gjithë klasën dhe dalin në përfundimin:Ka fjalë e grupe fjalësh, që po
t’ua ndryshosh vendin, ia prishin kuptimin fjalisë. Këto quhen grupe tëqëndrueshme.
Veprimtaria e tretë Rishikim në dyshe. Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 1, ku do të shkruajnë fjali me
grupet e fjalëve në etiketa duke i zhvendosur ato. Ata/ato shkëmbejnë fletoret ndërmjet tyre, vlerësojnë njëri-
tjetrin dhe diskutojnë ushtrimin me gjithë klasën.Në ushtrimin 2, nxënësit/et punojnë në grupe. Ata/ato do të
shkruajnë në tabakë letre me lapustila fjali, duke zhvendosur grupet e fjalëve sipas numrit në etiketa. Do të
dallohen rastet kur fjalia ka kuptim ose jo, duke i diskutuar këto raste.
Veprimtaria e katёrt Mësimi fillon me leximin dhe diskutimin rreth detyrave të shtëpisë që nxënësve iu është
dhënë në orën e mëparshme.Nxënësit/et lexojnë fjalitë e krijuara duke zhvendosur etiketat me fjalë.Tregojnë
grupet e fjalëve të lëvizshme dhe grupet e fjalëve të qëndrueshme.Përfaqësuesit e çdo grupi prezantojnë punën
e grupit. Nxënësit/et vlerësojnë punën e shokëve e shoqeve të tyre
Veprimtaria e pestë Rishikim në dyshe. Nxënësit /et punojnë individualisht ushtrimin 3. Ata/ato do të ndërrojnë vendin
e fjalëve dhe grupeve të fjalëve në dy mënyra pa prishur kuptimin.
Nxënësit/et shkëmbejnë librat ndërmjet tyre, vlerësojnë njëri-tjetrin dhe diskutojnë ushtrimin me gjithë klasën.
Veprimtaria gjashtë: Rishikim në dyshe. Mësuesi/ja paraqet një figurë. U kërkon nxënësve të vërejnë me kujdes
figurën ta përshkruajnë atë dhe të ndërtojnë dy fjali rreth saj. Më pas nxënësit/et do të zhvendosin fjalët në fjali pa i
prishur kuptimin asaj. Nxënësit/et shkëmbejnë fletoret, diskutojnë dhe vlerësojnë në dyshe punën e njëri-tjetrit.
Vlerësimi bëhet për: dallimin e grupeve të fjalëve të lëvizshme dhe grupeve të qëndrueshme në fjali;
identifikimin e grupeve të fjalëve të qëndrueshme e të lëvizshme në fjali, duke lëvizur etiketat; -dallimin e rasteve kur
fjalisë i prishet kuptimi dhe kur jo, gjatë zhvendosjes së fjalëve; -shkrimin e fjalive duke zhvendosur grupet e fjalëve
-.paraqitjen dhe komunikimin lirshëm dhe saktë të mendimeve të tij /saj; -demonstrimin e besimit dhe vullnetit në
arritjen e rezultateve;-respektimin për përpjekjet individuale dhe ato në grup.
Detyrë shtëpie: Ndërro vendin e fjalëve dhe grupeve të fjalëve të dhëna në etiketa në fjalinë e mëposhtme. Trego rastet
kur fjalia ka kuptim dhe kur jo. Ushtrimi 4

You might also like