You are on page 1of 24

Data :14.11.

2022

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla II Klasa V-E
Tema mësimore: Fjalori, një mik i madh Situata e të nxënit:
Kompetenca: Njohuri gjuhësore • Punë me tekstin
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: • fjalor,
• dallon llojet e fjalorëve; • fjalë,
• përcakton elementet ndihmëse për gjetjen e fjalëve në fjalor; • rend alfabetik,
• rendit sipas rendit alfabetik fjalët e dhëna; • veçori gramatikore,
• dallon fjalën bazë nëpërmjet së cilës fjala gjendet në fjalor. • fjalë të pandryshueshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti i nxënësit, libri digjital, fjalorë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Stuhi mendimi, kllaster, punë në çift, punë e drejtuar, diskutim.
Zhvillimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme


Bashkëbisedim me nxënësit rreth pyetjeve të mëposhtme:
- A keni fjalorë në shtëpi?
- Ç’lloj fjalorësh keni?
- A dini se si t’i përdorni?
- Kur i përdorni?
- A është fjalori një mik i madh për ju? Pse? Renditni disa nga arsyet.
Përgjigjet për pyetjen e fundit e shkruaj në tabelë.
- Shpjegon kuptimin e fjalëve.
- Të tregon si ta shkruash fjalën. etj.
Kërkoj nga nxënësit të punojnë në çift për 5 minuta për të listuar disa nga rregullat që ata njohin për të përdorur fjalorët.
Nxënësit punojnë në heshtje për të përgatitur listën. Disa prej përgjigjeve mund të jenë:
- Fjalët renditen në fjalor sipas rendit alfabetik.
- Kur fjalët fillojnë me të njëjtën shkronjë, renditja bëhet duke u mbështetur në shkronjën e dytë e kështu
me radhë.
- Për të gjetur sa më lehtë fjalët që duam, na ndihmojnë fjalët titull dhe ato drejtuese etj.

Ndërtimi i njohurive të reja


Hapet teksti në faqen 61. Lexohen njohuritë gjuhësore të dhëna në tekst për fjalorin, si një mik i madh. Kujdes u
kushtohet rubrikave:
a) Si e gjejmë fjalën në fjalor (kërkojmë fjalën në fjalor duke parë shkronjën e parë, e dytë dhe shkronjën e
tretë). Lexohet shembulli në tekst.
b) Gjendet kuptimi i fjalës.
c) Shihen veçoritë gramatikore të fjalës për emrin, foljen, mbiemrin.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Punohen ushtrimet 1, 2, 3, 4, 6 në faqen 85.
Ushtrimi 1. Nxënësit plotësojnë tabelën duke shkruar me laps emrat dhe foljet që ndihmojnë për të gjetur fjalët në fjalor.
Emra (plak, mik, djalë, grua, lumë, park, fik)
Folje (këndoj, shkruaj, pastroj, vizatoj, marr, takoj shikoj)
Ushtrimi 2. Zgjidh një nga fjalët në kllapa dhe vendose ndërmjet dy fjalëve të dhëna: pemë pikturë pjeshkë;
natë nepërkë nesër; qafë qendër qerre;
Ushtrimi 3. Shkruani sipas rendit alfabetik, fjalët e dhëna.
alarm, anëtar, bashkëpunim, buri, copëtoj, detyrim,dimër, dhomë, fitoj, garë, gjatësi, gjethe, ilustrim, letër, mirësi, nis,
pemë, përgjegjësi, shënjestër, shkollë, titull, tokë, zile, zhapik.
Ushtrimi 4. Shkruani fjalët sipas rendit alfabetik, kur ato fillojnë me të njëjtën shkronjë:
B bagëti, banesë, burim;
Ç çati, çifteli, çudi;
F festë, fizarmonikë, fustan, fushë;
G gabim, gatim, gërshet, gërshetim, godit, grindem, gur, gyp;
P papirus, paradoks
Ushtrimi 6. Ngjyrosin fjalën bazë:
djalë, peshk, dëgjoj, përrua, vogël.
Diskutohen përgjigjet e nxënësve.
Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te shkruaje shkronjat sipas modelit me pika te punuara nga mesuesja.

Vlerësimi: Nxenesit vleresohen per :


• dallimin e llojeve te fjalorëve;
• përcaktimin e elementeve ndihmëse për gjetjen e fjalëve në fjalor;
• renditjen sipas rendit alfabetik te fjalëve te dhëna;

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, faqe 85.


Data :16.11.2022

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla II Klasa V-E
Tema mësimore: Kuptimet e fjalëve Situata e të nxënit:
Kompetenca: Shkruajmë • Punë me tekstin
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:
mësimore: • kuptim i parë,
Nxënësi/ja: • kuptim i figurshëm,
• dallon kuptimin e parë dhe të figurshëm të fjalëve;
• formon fjali ku fjalët e dhëna të përdoren me kuptim të parë dhe të
figurshëm.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit, libri digjital, fletore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim, studim rasti, punë e drejtuar.
Zhvillimi i orës së mësimit
Hapi I
Shkruhen në tabelë me shkumësa me ngjyra fjalitë e mëposhtme:
– Grykët e infektuara japin temperaturë të lartë, – tha doktori. Gryka e malit ishte e mbuluar nga bora.

Kërkoj nga nxënësit të shpjegojnë kuptimin e përdorimit të fjalës grykë në të dyja fjalitë e dhëna.
Nxënësit sqarojnë se në fjalinë e parë kuptohet qartë se është fjala për fytin e njeriut, kurse në fjalinë e dytë fjala grykë ka
një kuptim tjetër, të cilin e dallojmë fare mirë nga i pari, atë të një vendi të ngushtë dhe të thellë midis dy maleve.

Sqaroj nxenesit se fjalë të tilla me dy a më shumë kuptime në gjuhën shqipe ka shumë. Në të gjitha këto kuptime që mund
të marrin fjalët e veçanta, dallohet kuptimi kryesor (grykë - si pjesë e trupi të njeriut) dhe kuptime të tjera (grykë - vend i
ngushtë dhe i thellë midis dy maleve) që mbështeten tek ai kryesor. Kuptimet e tjera mund të jenë edhe me përdorim të
figurshëm.
Hapi II
Për të dalluar kuptimin kryesor nga kuptimi i figurshëm shkruaj fjalitë:
Balli iu mbulua me djersë.
Ai qëndron në ballë të punës.
dhe drejton pyetjen: Në cilin rast fjala qep është përdorur me kuptimin kryesor dhe në cilin me kuptim të figurshëm?
Nxënësit përgjigjen duke dhënë shpjegime për secilin rast. Në fjalinë e parë fjala ballë është përdorur me kuptim e parë
(pjesë e sipërme e fytyrës së njeriut midis syve dhe flokëve), ndërsa në fjalinë e dytë fjala ballë nuk ka më kuptimin e parë.
Këtu ajo është përdorur me kuptim të figurshëm dhe ka kuptimin: i pari, në krye të punës.
Hapi III
Udhëzohen nxënësit të hapin e të lexojnë informacionin e dhënë në faqen 91. Nxënësit vënë re me kujdes përdorimin e
fjalës çerdhe një herë më kuptimin e parë (çerdhe zogjsh, çerdhe fëmijësh) dhe pastaj me kuptim të figurshëm (çerdhe e
ngrohtë familjare).
Hapi IV
Punohen ushtrimet 1, 2, faqe 91.
Pas çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet me të gjithë nxënësit.
Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te shkruaje shkronjat sipas modelit me pika te punuara nga mesuesja.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit
- për pjesëmarrjen e tyre në diskutimin e të gjitha çështjeve të shtruara përgjatë gjithë orës mësimore.
-formimin e fjalive ku fjalët e dhëna të përdoren me kuptim të parë dhe të figurshëm.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, f. 91.
Data :18.11.2022

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla II Klasa V-E
Tema mësimore: Lindja e Gjergj Kastriotit Situata e të nxënit:
Kompetenca: Lexojmë • Stuhi mendimi
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: • Vojsava,
• flet për figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut; • ëndërr,
• lexon tregimin historik për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth përmbajtjes; • dragua,
• dallon elementet reale dhe elementet letrare në tregim; • u frikësua,
• përshkruan figurën e Gjergjit të vogël, mbështetur në imagjinatën e tij. • profeci,
• kryezot, lindi, u rrit, sjellje e fisme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit, libri digjital, fletore. • Histori
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Stuhi mendimi, lexim zinxhir, punë e drejtuar, shkrim i lirë.
Zhvillimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme


U drejtoj pyetjet nxenesve :
− Ç’ju kujton emri i Gjergj Kastriotit? Ç’dini për të?
U jepet nxënësve një afat kohor, rreth dy minuta, për t’u menduar. Nxiten nxënësit të flasin lirishem.
Ndërtimi i njohurive të reja
Njihen nxënësit me titullin e tregimit, autorin si dhe librin nga është shkëputur fragmenti. Lexohet tregimi nga
2-3 nxënës duke treguar kujdes me intonacionin. Pas leximit shpjegohen fjalët e panjohura të përdorura në
këtë tregim.
Për të zbërthyer përmbajtjen e tregimit punohet rubrika Kupto përmbajtjen. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve 2, 3, 4.
Gjatë diskutimit të pyetjes 2, nxiten nxënësit që mendimet e tyre t’i shoqërojnë edhe me shembuj konkretë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Kalohet te rubrika Nxirr mesazhin.
Në këtë tregim historik gërshetohen elementet reale me ato letrare, krijime e fantazisë së autorit. Në
ushtrimin 1 nxënësit dallojnë elementet realë:
Emrat e personave realë: Vojsava Kastrioti, Gjon Kastrioti, Gjergj Kastrioti, Reposhi,
Stanishi, Kostandini, Mara, Jella, Angjelina, Vlajka, Mamica.
Emrat e vendeve reale: Turqia, Venedik Data: 6 maj 1405
Në ushtrimin 2 dallojnë elementet letrare.
Dialogu
Lindi një diell, – tha dikush.
– O bujari e shënuar e natyrës! Edhe kur lindin foshnjat, na jep mësime dhe mu në trup të tyre
skalit shenja. – I tha këto fjalë kryezoti i Kastriotëve dhe qielli gjëmoi.

Përshkrimi
Pashë në ëndërr sikur linda një dragua aq të madh, saqë mbulonte gati gjithë Epirin, kokën e
shtrinte ndërmjet kufijve të Turqisë, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa
bishtin e mbante në det dhe i arrinte deri në Venedik.
Veprimi

Gjergji i vogël, pa u rritur mirë, zvarritej drejt armëve e shigjetave. Me këto stërvitje fillestare të
moshës së njomë, ai po jepte prova aq të qarta për trimërinë që do të tregonte në të ardhmen. Kur
u rrit edhe më shumë, te Gjergji u vu re një sjellje e fisme dhe njëfarë hiri e bukurie që hijeshonte
trupin e tij.
Në pjesën e fundit të orës nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur detyrën krijuese. Mbështetur në
imagjinatën e tyre, ata do të përshkruajnë Gjergjin e Vogël.
Në fund të detyrës disa nxënës lexojnë përshkrimet e tyre. Ata vetë vlerësojnë punën e njëri- tjetrit.
Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te shkruaje shkronjat sipas modelit me pika te punuara nga mesuesja.

Vlerësimi: vlerësohen nxënësit që japin përgjigje të sakta dhe të formuluara bukur.


-leximin e tregimit historik për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth përmbajtjes;
-Dallimin e elementeve reale dhe elementeve letrare në tregim;
Fusha: Matematike Lënda: Matematikë pesë Data :15.11.2022 KLASA V-E
Tematika 1: Numri –Numri natyror Tematika 2: Numri –Numri natyror
Temat mësimore: Situata e të nxënit:
Ora 1. Numrat katrorë 1. Situate te ndryshme mbi katrorin e numrave.
e parë
Ora 2. Faktorët 2. Situate problemore me përdorimin e faktorëve.
e dytë
Rezultatet e të nxënit:
Ora Nxënësi: Ora Nxënësi:
e parë  Formon numrat katrorë duke shumëzuar e dytë  Dallon faktorët e një numri.
një numër me veten e tij.  Dallon nëse një numër është pjesëtues
 Dallon numrat katrorë nga numrat e tjerë. i një numri të dhënë.
 Zbaton numrat katrorë në situate të  Shkruan të gjithë faktorët që e përbëjnë
ndryshme problemore. një numër të dhënë.
Konceptet/ Fjalët kyçe: Burimet, materialet dhe mjetet didaktike:
Numra katrorë, kufiza, shumëfisha, vargje numerike, Kompleti I objekteve te ndryshme për veprimin e
shumëzim. shumëzimit dhe të pjesëtimit. Libri i nxënësve. Njohuri
paraprake të mësuara më pare.
Numra katrorë, kufiza, shumëfisha, vargje numerike, Kompleti I objekteve te ndryshme për veprimin e
shumëzim. shumëzimit dhe të pjesëtimit. Libri i nxënësve. Njohuri
paraprake të mësuara më pare.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuhët dhe komunikimi; shkencat e natyrës; shoqëria dhe mjedisi; edukimi fizik, sporte dhe shëndeti, artet
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
1. Bashkëbisedim, diskutim, punë në çifte, 2. Diskutim, Punë në dyshe, të punuarit në bashkëpunim
të punuarit në bashkëpunim
Faza e Parë Lidhja me njohuritë e mëparshme 45 min Ora e parë
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që të shkruajnë të gjitha prodhimet që dalin nga shumëzimi i numrit me veten e tij dhe ti
paraqitin në një rreshtim 2 x 2; 3 x 3; 4 x 4; 5 x 5; 6 x 6; 7 x 7; 8 x 8; ……………
Paraqiten shumëzimet në rreshtim katrorësh dhe bëhet leximi.

4 x 4 = 42 lexohet 4 x 4.

Faza e Dytë Dhënia e njohurive të reja Puna me librin:


Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë për kuptimin e numrit katror si një shumëzim numri me veten e tij. Numri 2 tregon se
here shumëzohet numri me veten e tij.
Në ushtrimin 1 nxënësit vizatojnë katror me rreshta dhe shtylla. P.sh. 4 në katror, 5 2 etj.
Në ushtrimin 2 nxënësit shkruajnë 12 numrat e pare që janë numra katrorë. P.sh. 4, 9, 14, 25, 36, 49, 64, 81, 100,121
Në ushtrimin 3 shkruajnë numrat që japin katrorët e dhënë. 9 = 3 në katror 36 = 6 në katror

Faza e Tretë Përforcim njohurish


Nxënësit ndahen në çifte për të punuar ushtrimin 4 ku nxënësit bëjnë dallimin midis 4 2 dhe 4 x 2.
Në ushtrimin 5 nxënësit përcaktojnë nga 3 pllakat katrore atë pllakë që mund të formojmë një katror më të madh. Numri
që duhet është 36 pasi ka 6 2. Jepen dhe shembuj të tjerë kombinimesh me pllaka katrore. Në përfundim lexojnë
plotësimet e kryera.
Ora e dytë
Puna me librin:
Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë për faktorët e një numri.
Në ushtrimin 1 nxënësit gjejnë faktorë e 24. Po të njëjtën kërkesë kanë edhe ushtrimi 2 dhe 3. Këto ushtrime kryhen në
çifte. Në përfundim të punës lexohen plotësimet.

Nxënësit ndahen në çifte për të plotësuar ushtrimin 4. Nxënësit gjejnë një numër më të vogël se 40 që ka 9 faktorë.
(numri i kërkuar është 36).
Krijojnë situate të ngjashme shokut për gjetjen e një numri me disa faktorë. Në përfundim të punës lexohen përfundimet.

Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te shkruaje numrat sipas modelit me pika te punuara nga mesuesja.

Vlerësimi i nxënësit:
Ora e parë Ora e dytë

Nxënësi vlerësohet për: Nxënësi vlerësohet për:


Formimin e numrave katrorë duke shumëzuar një numër Dallimin e faktorëve të një numri.
me veten e tij. Dallimin nëse një numër është pjesëtues i një numri të
Dallimin e numrave katrorë nga numrat e tjerë. dhënë.
Zbatimin e numrave katrorë në situate të ndryshme Shkrimin e të gjithë faktorëve që e përbëjnë një numër të
problemore. dhënë.
Detyra: Plotësimin e faqes 39 fletore pune. Detyra: Plotësimin e faqes 40 fletore pune.
Fusha: Matematike Lënda: Matematikë pesë Data :17.11.2022 KLASA V-E
Tematika 1: Numri –Numri natyror Tematika 2: Numri –Numri natyror
Temat mësimore: Situata e të nxënit:
Ora 1.Më shumë për faktorët 1. Situatë për gjetjen e faktorëve të një numri.
e parë
Ora 2.Zbavitje me faktorët 2. Situate konkrete për gjetjen e numrit perfekt, të
e dytë pasur dhe të varfër.
Rezultatet e të nxënit:
Ora Nxënësi: Ora Nxënësi:
e parë  Gjen faktorët e një numri të dhënë. e dytë  Jep shpjegimin kur një numër quhet perfekt, i
 Përcakton syprinën e një pasur dhe i varfër.
drejtëkëndëshi kur janë dhënë  Gjen numrin perfekt, të pasur dhe të varfër
përmasat e tij. ndërmjet dy numrave të dhënë.
 Krijon problemë duke zbatuar  Krijon situate të ndryshme problemore mbi
shumëzimin e numrave. numrat e pasur, të varfër dhe perfekt.
Konceptet/ Fjalët kyçe: Burimet, materialet dhe mjetet didaktike:
Faktor, prodhim, syprinë, përmasa. Libri i nxënësve. Njohuri paraprake të mësuara më parë.
Faktor, prodhim,numër perfekt, numër i pasur, numër i Libri i nxënësve. Njohuri paraprake të mësuara më parë.
varfër.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuhët dhe komunikimi; shkencat e natyrës; shoqëria dhe mjedisi; edukimi fizik, sporte dhe shëndeti, artet
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
1. Bashkëbisedim, diskutim, punë në çifte, të punuarit në 2. Diskutim, Punë në dyshe, të punuarit në bashkëpunim
bashkëpunim
Faza e Parë Lidhja me njohuritë e mëparshme 45 min Ora e parë
Ora e parë
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit në çift të tregojnë faktorët që japin numrat e dhënë.
P.sh. Shkruaj faktorët që japin numrin 12, 18, 24, 36.
12= 1 x 12 ku 1 dhe 12 janë faktorët e 12ës. 12= 2 x 6 ku 2 dhe 6 janë faktorët e 12ës. Etj.
Në përfundim të kësaj veprimtarie nxënësit lexojnë plotësimet.
-Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit plotësimin e këtyre fjalëve.
a. Faktor x faktor = ………………. .
b. Prodhim : …………….. = faktori I
c. Prodhim : …………….. = faktori II
-Jepen nga një shembull me numra. Nxënësit mund të krijojnë situate problemore.
Në përfundim lexohen plotësimet e kryera.
- Shpjegohet kuptimi i syprinës së një figure që do të thotë se sa katrorë me gjatësi 1cm nxë figura.
P.sh. Sa është syprina e zarfit me përmasa 6cm, dhe 12cm.
6cm

12cm 6cm x 12cm= 72cm2

Faza e Dytë Dhënia e njohurive të reja


Puna me librin:
Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë për faktorët që e përbëjnë një numër.
Në ushtrimin 1 nxënësit përcaktojnë të gjithë drejtëkëndëshat e mundshëm që bëhen me 36 katrorë.
P.sh. 1x 36 2 x 18 4 x9 etj.
Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin të gjitha alternativat e mundshme që përbëjnë numrin 40.
P.sh. 1 x 40, 2 x 20, 4 x 10, 5 x 8, etj.
Faza e Tretë Përforcim njohurish
Ora e parë
Nxënësit ndahen në çifte për të punuar ushtrimin 3 ku nxënësit gjejnë syprinën me përmasave të dhëna.
Syprina = 20cm x 9cm
= 180cm2
Kërkohet nga nxënësit që të gjejnë syprina përmasash të ndryshme. Në përfundim lexojnë plotësimet e kryera.

Ora e dytë
Faza e Parë
-Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që të gjejnë faktorët e 10 -ës. 1, 2, 5 dhe 10.
Përjashtojmë 10 dhe gjejmë shumën e 1 + 2 +5 = 8 meqë 8 < 10 themi që 10 është numër i varfër.
Quhet numër i varfër kur shuma e faktorëve përveç numrit të dhënë është më i vogël se vetë numri.
-Gjejmë faktorët e 24-ës. 1, 2, 3, 4, 6, 8, 12, 24.
Përjashtojmë 24 dhe gjejmë shumën e 1 + 2 + 3 + 4 + 6 + 8 + 12 = 36 meqë 36 > 24 themi që 24 është numër i
pasur.
Gjejmë faktorët e 6-ës. 1, 2, 3 dhe 6. Përjashtojmë 6 dhe gjejmë shumën e 1 + 2 +3 = 6 meqë shuma e tyre është 6.
Themi që 6 është numër perfekt. Të gjitha situatat punohen në bashkëpunim me nxënësit.
Faza e dyte
Puna me librin:
Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë për kuptimin e numrit perfekt, numrit të pasur dhe të varfër.
Në ushtrimin 1a gjejnë numrat perfekt midis 10 dhe 30 që është 28.
Sepse 1 + 2 + 4 + 7 + 14 = 28
Në ushtrimin 1b gjejnë numrin perfekt midis 490- 500 i cili është 496,
sepse 1 + 2 +4 + 8 +16 + 31 + 62 + 248 = 496(nxënësit shkruajnë të gjithë pjesëtuesit përjashto 496 )
përdoret edhe makina llogaritëse.
Në ushtrimin 2 nxënësit gjejnë numrat e pasur nga 2 dhe 20.
Në ushtrimin 2 nxënësit gjejnë numrat e varfër nga 90 dhe 100.

Faza e trete
Nxënësit ndahen në çifte për të punuar ushtrimet 4 – 5 – 6
Gjejnë numrat e varfër dhe të pasur midis 20 dhe 26.
Numër i varfër është 21, 22, 23,
Numër i pasur është 24. Përjashtohet 25 që është numër katror.
Shuma e dy numrave natyrorë të pare, të pasur është 12 + 18 =30
Ndryshesa e dy numrave të pare të varfër 3 - 2 = 1
Në përfundim nxënësit lexojnë plotësimet.

Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te shkruaje numrat sipas modelit me pika te punuara nga mesuesja.

Vlerësimi i nxënësit:
Ora e parë Ora e dytë

Nxënësi vlerësohet për: Nxënësi vlerësohet për:


Gjetjen e faktorëve të një numri të dhënë. Dhënien e shpjegimit kur një numër quhet perfekt, i
Përcaktimin e syprinës së një drejtëkëndëshi kur janë dhënë pasur dhe i varfër.
përmasat e tij. Gjetjen e numrit perfekt, të pasur dhe të varfër ndërmjet
Krijimin e problemave duke zbatuar shumëzimin e dy numrave të dhënë.
numrave. Krijimin e situatave të ndryshme problemore mbi numrat
e pasur, të varfër dhe perfekt.
Detyra: Plotësimin e faqes 41 fletore pune. Detyra: Plotësimin e faqes 42 fletore pune.
Data :17.11.2022

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Histori Shkalla: II Klasa: V-E


Situata e të nxënit: Njerëzit e parë u shfaqën në kontinentin e Afrikës.
Tema mësimore: Njerëzit e parë Si lindën dhe u zhvilluan njerëzit e parë? Si jetonin dhe silleshin ata?
Çfarë tipesh njerëzore krijuan ata? Në cilat kontinente u
vendosën ata? A kemi ne sot ngjashmëri me njerëzit e parë? Tregoni
dallimet midis tyre.
Rezultatet e të nxënit sipas temës së mësimit: Fjalë kyçe: Lusi, hominidë,
Nxënësi: savanë, homo erektus,
1. Identifikon vendlindjen e njerëzve të parë. australopitek, homo sapiens,
2. Përshkruan mënyrën e jetesës së njerëzve të parë. Njeriu i Neandertalit, Njeriu i
3. Tregon përhapjen e hominidëve drejt kontinenteve të tjera. 4. Kromanjonit, etj.
Analizon mënyrën se si u zhvillua homo sapiensi.
Burimet dhe mjetet mësimore: teksti mësimor, interneti, atlas
mësimor, hartë, Lidhja me fushat e tjera ose

me temat ndërkurrikulare:
Qytetaria, Gjuhët dhe komunikim
Organizimi i orës së mësimit
Parashikimi: Përgatitja për të nxënë’ Nxënësit ndahen në tre grupe dhe secilit grup i kërkohet që të lexojë për pak minuta
çështjet e mësimit: Grupi I: Vendlindja e njerëzve të parë është Afrika.
Grupi II: Hominidët filluan të largohen nga vendlindja.
Grupi III: Si u zhvilluan njerëzit e parë. Pasi nxënësit kanë lexuar pjesën përkatëse të nëntemës, u kërkohet të ndërtojnë
njohuritë e reja në fletore për secilin grup. Nxënësit përfshihen në një rrjet diskutimi mbi njohuritë paraprake që kanë marrë.
Nëpërmjet pyetjeve që drejton mësuesi, ata nxiten të lexojnë, të mendojnë, të reflektojnë dhe të nxjerrin përfundime duke
këmbyer ide dhe mendime në diskutimin e gjerë që zhvillohet në klasë. E gjithë veprimtaria zhvillohet mbi bazën e pyetjeve.
1. Ku u gjetën skeletet e njeriut të parë?
2. Ku jetonte homo sapiensi?
3. Si do t’i përshkruanit njerëzit e parë?
4. Kur u shfaqën për herë të parë hominidët dhe pse?
5. Kur u largua për herë të parë homo erektusi nga Afrika dhe si?
6. Ç’ dini homo sapiensin?
Shënoj në tabelë edhe konceptet kryesore të mësimit, të cilat i shpjegoj.
Të tillë janë: Lusi, hominidë, savanë, homo erektus, australopitek, homo sapiens.
Përforcimi (konsolidim i të nxënit): Në këtë fazë, nxënësve u jepen për të shpjeguar shkurtimisht
fjalët kyçe (konceptet kryesore) të temës mësimore: Njerëzit e parë. Në mënyrë individuale, ata
punojnë në fletore duke përshkruar me disa fjali termat:
Lusi_________________________________________________________________________
Hominidë____________________________________________________________________
Savanë______________________________________________________________________
Homo erektus_________________________________________________________________
Australopitek_________________________________________________________________
Homo sapiens________________________________________________________________
Shembull: Lusi është skeleti më i vjetër i hominidëve. Ai është zbuluar në Afar të Etiopisë në Afrikën
Lindore dhe i përket një femre që shkencëtarët e kanë quajtur me këtë emër. Ajo ka jetuar rreth 4
milionë vjet më parë dhe skeleti i saj është 106.7 cm i gjatë.
Në fund, disa prej punimeve të nxënësve i lexojmë dhe diskutojmë në klasë.
Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te shkruaje sipas modelit fjale te ndryshme te punuara nga mesuesja.
Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësve mbështetet në angazhimin gjatë fazave të ndryshme të orës së mësimit,
në saktësinë e përgjigjeve të dhëna, në argumentimin e zhvilluar.
Detyra dhe punë e pavarur: Përshkruani me anë të vizatimit Lusin dhe homo sapiensin.
Data :16.11.2022

Fusha: TEKNOLOGJI DHE TIK Lënda: Aftësim teknologjik Shkalla II Klasa V-E
Tema mësimore: Mjetet që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë Situata e të nxënit:
Shtëpia ime
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:
 Identifikon mjetet që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë objekte shtëpiake
 Planifikon mënyra të përdorimit të mjeteve për mirëmbajtjen e dhomë gjumi
shtëpisë dhomë ndenje
 Nxjerr përfundime për rregullat e mirëmbajtjes së shtëpisë

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhjet me fushat kurrikulare:


Njohuritë paraprake të nxënësit; foto të objekteve dhe Shoqeria dhe mjedisi
ambienteve të shtëpisë

Ecuria e zhvillimit të mësimit


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: (Vëzhgo - Diskuto , Imagjinatë e drejtuar, -punë individuale, punë në çift,
punë me gjithë klasën)
Veprimtaria 1
Nxënësit përshkruajnë llojet e orendive që vendosen në ambientet e shtëpive ku banojnë.
- Tregoj foto të orendive të ndryshme që vendosen në ambiente të shtëpisë.
- Listoj në tabelë mjetet që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë.

Veprimtaria 2
Diskutohet për llojet e ndryshme të orendive, forma, materiali, ngjyra, mënyra e vendosjes dhe roli që luajnë në jetën
tyre dhe gjithë familjes .
Shpjegoj se pse ka rëndësi mënyra e vendosjes, hapësira që duhet për çdo orendi.
Çdo familje zgjedh mjetet që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë.
Shpjegoj funksionimin e tyre.

Veprimtaria 3
Nxënësit punojnë në grupe për të hartuar rregulla për mirëmbajtjen e shtëpisë.
Diskutohet për lloje të ndryshme të mjeteve që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë.
Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te shoqeroje me vije objektet e njejta.

Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për:


N 2-Identifikimin e mjeteve që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë
N 3-Planifikimin e mënyrave të përdorimit të mjeteve për mirëmbajtjen e shtëpisë
N 4-Përfundimet që nxjerr për rregullat e mirëmbajtjes së shtëpisë

Detyrë: Listojnë llojet e ndryshme të mjeteve që përdoren për mirëmbajtjen e shtëpisë


Data :18.11.2022

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla II Klasa V-E


Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Krijim me plastelinë. Trupi i njeriut Trupi i njeriut

Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:


 Përshkruan trupin e njeriut • modelim
 Krijon me plastelinë trupin e njeriut sipas imagjinatës • trupi i njeriut
 Vlerëson punën e tij dhe të shokëve duke përshkruar mjetet dhe • përmasa
teknikat.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera:


Letër vizatimi, lapustila, laps, gomë, aksesorë, modele e foto Gjuhët dhe komunikimi, Matematikë
demonstrimi

Ecuria e zhvillimit të mësimit


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim njohurish, Imagjinatë e drejtuar, Turi i galerisë

Veprimtaria 1
Paraqes figura e pamje të njerëzve të ndryshëm.
Emërtohen pjesët e trupit të njeriut: koka, trupi, gjymtyrët.
Vërejnë në figurë si janë përmasat e trupit. Sa e madhe është koka në krahasim me trupi.
Sa pjesë kanë gjymtyrët e sipërme dhe si quhen?( krahu parakrahu; gjymtyrët e poshtme janë ato që mbajnë peshën e
trupit dhe krijojnë lëvizjet)
Veprimtaria 2
Udhëzoj nxënësit për të kryer modelimin e trupit të njeriut. Fillohet nga koka, trupi, gjymtyrët.
Dikush zgjedh të modelojë një vajzë dhe dikush tjetër zgjedh një djalë. Në të dyja rastet përmasat duhet të jenë të sakta.
Pastaj veshja stilohet me kujdes, duke përdorur edhe plastelinë me ngjyra.
Modelimi punohet mbi fletën e kartonit.
Veprimtaria 3
Organizohet “Turi i galerisë” Vëzhgohen krijimet nga nxënësit të cilat janë të ekspozuara mbi tavolinë.
Të gjithë komentojnë krijimin e tyre duke treguar mjetet dhe teknikat e përdorura. Shpërndajnë ide për të ndihmuar
njëri-tjetrin.
Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te modeloje forma te ndryshme me plasteline.
Veçohen krijimet më të bukura.

Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet për:


N 2-Përshkrimin e trupit të njeriut
N 3-Krijimin me plastelinë të trupit të njeriut sipas imagjinatës
N 4-Vlerësimin e punës së tij dhe të shokëve duke përshkruar mjetet dhe teknikat
Data :16.11.2022

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Dituri natyre Shkalla II Klasa V-E


Temat mësimore: Situata e të nxënit:
Errësira (ora I + ora II) Jeta pa dritë
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:
 Identifikon disa burime drite burime drite; errësirë, materiale të
 Klasifikon materialet në bazë të përshkueshmërisë së patejdukshme, materiale të
dritës tejdukshme
 Zbulon me anë të eksperimentit se cili material bën më
shumë errësirë
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera :
Libri i nxënësit; Enciklopedia për fëmijë Gjuhët dhe komunikimimi, Arte
Ecuria e zhvillimit të mësimit
Metodologjia dhe veprimtaria e të nxënit. Vëzhgo/diskuto , Të nxënit në bashkëpunim, Ditari tripjesësh
(puna në grupe, puna në çifte, puna me tërë klasën)
Veprimtaria1
Fillon veprimtarinë duke treguar se dikur njerëzit besonin se drita del nga sytë dhe ndriçon sendet, ndaj
mund t`i shohim ato. Përkundrazi, tani e dimë që sytë tanë marrin dritë.
Cilat janë disa nga burimet e dritës? Si përhapet drita në mjedis?
Shkruaj në tabelë konceptet: errësirë, dritë.
Drejtoj pyetjen: Cili lloj materiali shërben për të penguar më mirë dritën e diellit?
Veprimtaria 2
Nxënësit në grupe lexojnë me vëmendje informacionin në tekst dhe kryejnë veprimtari praktike.
 bëjnë eksperimente
 mbajnë shënim rezultate të grumbulluara gjatë punës
 përzgjedhin materialin që e pengon më shumë dritën e diellit
 klasifikojnë materialet në bazë të përshkueshmërisë
 arsyetojnë përse përdoren materialet e patejdukshme, gjysmë të tejdukshme dhe të tejdukshme.
Veprimtaria 3
Plotësojnë tabelën në dyshe:
materiale të patejdukshme materiale të tejdukshme materiale gjysmë të tejdukshme

Veprimtari me nxenesin me AK
Nxenesi Deivis Hamdi do te ngjite henen dhe yjet ne nje flete te zeze te pergatitur nga mesuesja.

Vlerësimi:
Nxënësi vlerësohet për:
N 2- Identifikimin e disa burimeve të dritës.
N 3-Klasifikimin e materialeve në bazë të përshkueshmërisë së dritës
N 4-Zbulimin me anë të eksperimentit se cili material bën më shumë errësirë
Detyrë: Fletore pune
Data :14.11.2022

Fusha: Edukim fizik, sporte dhe Lënda: Edukim fizik, sporte dhe Shkalla II Klasa V-E
shëndet shëndet
Tema: Basketboll:Pasime të topit me dy duar Situata e të nxënit: Rregullat e lojës së basketbollit

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe:

 Kryen pasime e driblime në vend e lëvizje në distanca të caktuara Lëvizje në fushë


 Realizon pasime gjatë lojës së basketbollit Pasim ,driblim, lojë
 Zbatimi i skemave lëvizore të lojës së basketbollit
 Burimet: Lidhja me fushat e tjera : Gjuhët dhe komunikimi
Udhëzuesi i mësuesit
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE
PJESËT E UDHËZIME METODIKE
ORËS ZHVILLIMI I MESIMIT Koha
Rreshtimi i klasës -Rreshtoj nxënesit dhe u shpjegoj qartë qëllimin
e orës mësimore në përgjithësi dhe objektivat e
Prezantimi i temës së re lojës në veçanti.
(nxemja)
HYRJA

Vrapim i lehtë 10’


-Kryej ushtrime levizore per gjymtyret dhe trupin
Ushtrime përgatitore të përgjithshme ne funksion te struktures levizore dhe
dhe speciale në përmbajtje të permbajtjes se e lojes.
elementëve në kombinacion.

Diskutim rreth zhvillimit të lojës së Demonstrim i pjesshëm i lojës në grupe të vogla


THEMELORE

basketbollit Realizimi i lojës duke zbatuar rregullat, duke u


Njohja me rregullat dhe rëndësia e 25’ aktivizuar gjallërisht në lojë dhe duke
zbatimit të tyre. bashkëpunuar me partnerin
Punë me grupe për kryerjen e
veprimtarisë

- Është e rëndësishme kthimi i organizmit në


Ecje e lehtë shoqëruar me levizje për gjendje qetësie.
10’
MBYLLJA

qetësimin e frymëmarrjes. - Rreshtoj nxënësit për të nxjerrë përfundimet


(qetësimi)

Ushtrime të thjeshta mbi orën e mësimit, si dhe për të dhënë ndonjë


këshillë të mundshme.

Veprimtari me nxenesin me AK

Nxenesi Deivis Hamdi do te driploje topin e basketbollit 1-2 here

Vleresimi: Nxënësi vlerësohet për:

N 2-Kryerjen e pasimeve e driblimeve në vend e lëvizje në distanca të caktuara


N 3-Realizimin e pasimeve gjatë lojës së basketbollit
N 4-Zbatimin e skemave lëvizore të lojës së basketbollit

Data :17.11.2022

Fusha: Edukim fizik, sporte dhe Lënda: Edukim fizik, sporte dhe Shkalla II Klasa V-E
shëndet shëndet
Tema: Basketboll:Pasime të topit me dy duar Situata e të nxënit: Rregullat e lojës së basketbollit

Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe:

 Kryen pasime e driblime në vend e lëvizje në distanca të caktuara Lëvizje në fushë


 Realizon pasime gjatë lojës së basketbollit Pasim ,driblim, lojë
 Zbatimi i skemave lëvizore të lojës së basketbollit
 Burimet: Lidhja me fushat e tjera : Gjuhët dhe komunikimi
Udhëzuesi i mësuesit
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

PJESËT E UDHËZIME METODIKE


ORËS ZHVILLIMI I MESIMIT Koha
Rreshtimi i klasës -Rreshtoj nxënesit dhe u shpjegoj qartë qëllimin
e orës mësimore në përgjithësi dhe objektivat e
Prezantimi i temës së re lojës në veçanti.
(nxemja)
HYRJA

Vrapim i lehtë 10’


-Kryej ushtrime levizore per gjymtyret dhe trupin
Ushtrime përgatitore të përgjithshme ne funksion te struktures levizore dhe
dhe speciale në përmbajtje të permbajtjes se e lojes.
elementëve në kombinacion.

Diskutim rreth zhvillimit të lojës së Demonstrim i pjesshëm i lojës në grupe të vogla


THEMELORE

basketbollit Realizimi i lojës duke zbatuar rregullat, duke u


Njohja me rregullat dhe rëndësia e 25’ aktivizuar gjallërisht në lojë dhe duke
zbatimit të tyre. bashkëpunuar me partnerin
Punë me grupe për kryerjen e
veprimtarisë

- Është e rëndësishme kthimi i organizmit në


Ecje e lehtë shoqëruar me levizje për gjendje qetësie.
10’
MBYLLJA

qetësimin e frymëmarrjes. - Rreshtoj nxënësit për të nxjerrë përfundimet


(qetësimi)

Ushtrime të thjeshta mbi orën e mësimit, si dhe për të dhënë ndonjë


këshillë të mundshme.

Veprimtari me nxenesin me AK

Nxenesi Deivis Hamdi do te driploje topin e basketbollit 1-2 here


Vleresimi: Nxënësi vlerësohet për:
N 2-Kryerjen e pasimeve e driblimeve në vend e lëvizje në distanca të caktuara
N 3-Realizimin e pasimeve gjatë lojës së basketbollit

N 4-Zbatimin e skemave lëvizore të lojës së basketbollit

Kurrikul me zgjedhje Klasa V-E Data :15.11.2022

Temat: Ora I Punimi im në ekspozitën e klasës “Piktori i vogël”


Ora II Përgatitje për provimin e klasës së pestë

Rezultatet e të nxënit:

 Kryen shumëzime të numrave dyshifrorë.


 Krijon situata problemore me shumëfish të një numri
 Vlerëson punimin e tij dhe të shokut në ekspozitën e klasës
Burimet dhe materialet didaktike:
Komplete me letra me shifra të nxënësit, mjete shkrimi.
Ecuria e zhvillimit të mësimit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

(Të nxënët në bashkëpunim; Diskuto; punë individuale, punë në çift, punë me gjithë klasën)

Veprimtaria 1
Bëhet një kontroll i shpejtë për faktet e shumëzimit, duke përdorur, termat shumëzim, herës, gjeni prodhimin,
me cilin numër është shumëzuar numri që ka dalë ky prodhim, veti të ndërrimit të faktorëve.
Përdoren dhe strategjitë e shumëzimit me mend, shumëzimi me 0, me shumëfisha të 10, 100, 1000, dyfishimi,
shumëzimi me 4, me 19, me 21 etj.
Veprimtaria 2
Nxënësit punojnë në grupe.
Secili grup krijon situatë problemore me shumëfish të një numri.
Pasi diskutohet zgjidhja në grup nxënësit prezantojnë punën para klasës.

Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrje në diskutime, përgjigje në pyetje dhe fjalorin e pasur në argumentimin e
fakteve.

Veprimtaria 3

Organizohet ekspozita e klasës “Piktori i vogël”

Nxënësit paraqesin punimet e tyre për me personazhin e tyre të preferuar.


Vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit.

Veprimtari me nxenesin me AK

Nxenesi Deivis Hamdi do te ngjyrose sipas deshires figura te ndryshme.

Data :17.11.2022

Fusha:Art Lënda:Muzikë Shkalla II Klasa V-E


Tema mësimore: Këngë:“Atdheu” Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit: Shqipëria –Atdheu im

 Diskuton rreth tekstit të këngës


 Këndon këngën solo dhe në grup me ndjenjë dhe emocion.
 Shpreh me fjalë të thjeshta emocionet për këngën Konceptet/ Fjalët kyçe:
 Interpreton këngën solo dhe në grup Tekst
Ritëm
Melodi
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Foto me pamje nga Shqipëria Gjuhët dhe komunikimi
magnetofon, CD.

Ecuria e zhvillimit të mësimit


(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)

Veprimtaria 1
Paraqiten foto nga Shqipëria, atdheu ynë.
Vendoset CD-ja me këngën.
Nxit nxënësit në pyetje dhe diskutime.se çfarë dinë për natyrën e Shqipërisë.
Nga diskutimet nxitet imagjinata te nxënësit për të përshkruar sa më bukur se çfarë ndiejnë për atdheun.
Veprimtaria 2
Shpjegoj elementët muzikore që ka kënga.
Vendoset për dëgjim kënga “Atdheu”dhe ndiqen hapat e mëposhtëm:
> Ridëgjimi i këngës “Atdheu”
> Përsëritja e vargjeve të mësuara,
> Këndimi i këngës nga fillimi në fund,
> Interpretimi i këngës me ndjenjë dhe emocion,
> Këndimi i këngës solo dhe në kor.
Veprimtaria 3
Nxënësit diskutojnë mbi simbolet kombëtare, mbi Flamurin tonë dhe mbi ditën e Flamurit në 28 Nëntor.
Këndojnë këngën me ndjenjë dhe emocion, solo dhe në grup, duke zbatuar rregullat në këndim mbi ritmin
dhe intonacionin e saktë të këngës.
Veprimtari me nxenesin me AK

Nxenesi Deivis Hamdi do te degjoje kengen ne qetesi.

Vlerësimi:
Nxënësit vlerësohen për:
N2 - Diskutimin me njëri- tjetrin për titullin dhe përmbajtjen e tekstit të këngës.
N3 - Këndimin e këngës saktë ritmikisht dhe melodikisht.
N4 - Këndimin e këngës me ndjenjë dhe emocion.
N4 - Interpretimin e këngës vetëm dhe në grup.

Data :18.11.2022

Fusha:Shoqëria dhe mjedisi Lënda:Qytetari Shkalla II Klasa V-E


Tema mësimore: Puna vullnetare në komunitet Situata e të nxënit:
Në komunitet
Rezultatet e të nxënit :
 Përshkruan një grup vullnetar në të cilin bën pjesë.
 Shpjegon punët vullnetare që mund të bëjnë, në komunitet Fjalët kyç:
 Nxjerr përfundime për punët vullnetare që mund të bëjnë për ta punë vullnetare
bërë jetën në komunitet më të mirë.. njerëz në nevojë

Burimet,materialet dhe mjetet didaktike: Lidhja me fushat tjera:


teksti i nxënësit, letër A4, foto të grupeve në klasë, lapsa me ngjyra Gjuhët dhe komunikimi, Arte
Ecuria e zhvillimit të mësimit
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:– Lexo - diskuto – përgjigju pyetjeve – Të nxënit në bashkëpunim;Rrjeti i
diskutimit(Punë në grupe; punë në dyshe; punë me gjithë klasën)
Veprimtaria 1
Diskutohet me nxënësit për punët vullnetare që zhvillojnë në komunitet.
Si e kuptoni fjalën “vullnetarizëm”?
Vullnetarizmi është kontributi që jep dikush përmes punës ose talentit të tij për qëllime bamirësie, edukimi, sociale,
politike apo qëllime të tjera, zakonisht në komunitetin ku jeton, me dëshirën e tij dhe pa shpërblim.
Veprimtaria 2
Lexohet situata në libër, që tregojnë personazhet dhe nxiten nxënësit të diskutojnë nëpërmjet pyetjeve:
-A njeh qendra ose organizata në ndihmë të personave në nevojë në vendin tonë?
-Po ti a je bashkuar ndonjë organizate vullnetare për të dhënë kontributin tënd?
-A ke bërë ndonjë punë apo aktivitet që mendoni se mund të quhet punë vullnetare?
-A ke marrë pjesë në panaire në klasë, shkollë apo lagje?
-Çfarë ke përfituar prej tyre?
Si mund t’i shfrytëzosh këto aktivitete apo panaire ku merr pjesë, për të të ndihmuar
për çështje të caktuara që mund të të shqetësojnë në klasë apo komunitet?
Veprimtaria 3
Nxënësit diskutojnë në dyshe rreth pyetjes:
Po / A duhet të marrim pjesë në punë vullnetare në komunitet? / Jo
Nxirret përfundimi duke diskutuar me të gjithë klasën.
Veprimtari me nxenesin me AK

Nxenesi Deivis Hamdi do te tregoje emrat e personave ne familjen e tij.


Vlerësimi:Nxënësi vlerësohet për:
N 2-Përshkrimin e një grupi vullnetar në të cilin bën pjesë.
N 3- Shpjegimin e punëve vullnetare që mund të bëjnë në komunitet .
N 4-Përfundimet që nxjerr për punët vullnetare që mund të bëjnë për ta bërë jetën në komunitet më të mire.

Detyrë: Përshkruajnë veprimtaritë që kryejnë në komunitet.

DATA : 14.11.2022 KLASA : V-E

Nr Lloji i
Fusha Lënda Tema Hapat e zhvillimit Produkti
. projektit
1. Njohja me temën e Produkti i këtij projekti
projektit,ndarja e grupeve do të jetë plotësimi i një
Projekt Gjuha dhe Tradita 2.Njohja me qëllimin e projektit posteri për traditen
Gjuhe shqiptare.
1. nderlendo komunikim shqiptar dhe rezultatet e të nxënit.
i shqipe
r e 3. Përcaktimi i hapave të punës
në çdo grup. .

Qëllimi i projektit:

 Ky projekt ka për qëllim të zhvillojë kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit, të zhvillojë


aftësinë e të punarit në grup për një qëllim të përbashkët, të zhvillojë kompetecën qytetare,
bashkëpunimin me njeri-tjetrin, respektimin e mendimit dhe punës së shokut sipas individualitetit
të gjithsecilit dhe përfundimin e projektit me sukses.

Rezultatet e të nxënit:

• Mbledh informacione nga burime të ndryshme për “Traditat tona”;


• Diskuton në grupe për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave të popullit
tonë;
• Rrëfen ngjarje, shpreh ndjenja, përcjell ide rreth temës “Traditat tona”;

Produkti
Produkti i këtij projekti do të jetë do të jetë plotësimi i një posteri për traditen shqiptare.
Shtrirja në kohë e projektit 

Faza e parë
45 minuta

Partnerët:

Nxënësit e klasës
Materiale:
Karton. letër dhe foto të periudhave të ndryshme historike
Numri i nxënësve që do të përfshihen në projekt:
Nxënësit e klasës V-E
Burimet kryesore të informacionit:
Burimet kryesore të informacionit do të jenë: enciklopedi, materiale nga interneti

Plani i veprimtarive ( 25’+ 20’)

Fazat e Faza 1
projektit
Orë 1 ore
mësimore
Tema Tradita shqiptare
 Njohja me temën, qëllimin dhe fazat e projektit
• Pjesa e parë e projektit do të punohet në klasë .
Veprimtarit
ë • Ndarja ne grupe .
• Ndarja e veprimtarive

Klasë
Vendi
Personat Mësuesja, nxënësit
përgjegjës
Klasë
Vendi
Mënyra e vlerësimit të nxënësve:
Nxënësit do të vlerësohen dhe do të bëjnë vetëvlerësim nëpërmjet këtij instrumenti. 
Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit
Data:
Emri:
Tema e projektit:
Unë mbarova detyrën në kohë:                  PO       JO
Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna  PO     
JO
Unë kominikova me zë të ulët gjatë punës  PO       JO
Unë shkëmbeva idetë e mia dhe dëgjova e vlerësova idetë e të tjerëve. 
PO       JO
Vlerësimi
Unë kërkova ndihmë kur hasa vështirësi                 PO     
JO
Nëse do ta bëje përsëri këtë projekt çfarë do të përmirësoje në punën tënde?

20 PIKË
Pjesëmarja aktive- 4 pikë
Mbledhja e informacionit - 4 pikë
Përpunon materialin - 4 pikë
Projekti final – 4 pikë
Prezantimi - 4 pikë

DATA : 16.11.2022 KLASA : V-E


Nr Lloji i
Fusha Lënda Tema Hapat e zhvillimit Produkti
. projektit

1. Njohja me temën e Produkti i këtij projekti


projektit,ndarja e grupeve do të jetë plotësimi i një
Projekt Gjuha dhe Tradita 2.Njohja me qëllimin e projektit posteri për traditen
Gjuhe shqiptare.
1. nderlendo komunikim shqiptar dhe rezultatet e të nxënit.
i shqipe
r e 3. Përcaktimi i hapave të punës
në çdo grup. .

Qëllimi i projektit:

 Ky projekt ka për qëllim të zhvillojë kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit, të zhvillojë


aftësinë e të punarit në grup për një qëllim të përbashkët, të zhvillojë kompetecën qytetare,
bashkëpunimin me njeri-tjetrin, respektimin e mendimit dhe punës së shokut sipas individualitetit
të gjithsecilit dhe përfundimin e projektit me sukses.

Rezultatet e të nxënit:

• Mbledh informacione nga burime të ndryshme për “Traditat tona”;


• Diskuton në grupe për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave të popullit
tonë;
• Rrëfen ngjarje, shpreh ndjenja, përcjell ide rreth temës “Traditat tona”;

Produkti
Produkti i këtij projekti do të jetë do të jetë plotësimi i një posteri për traditen shqiptare.
Shtrirja në kohë e projektit 

Faza e parë
90 minuta

Partnerët:

Nxënësit e klasës
Materiale:
Karton. letër dhe foto të periudhave të ndryshme historike
Numri i nxënësve që do të përfshihen në projekt:
Nxënësit e klasës V-E
Burimet kryesore të informacionit:
Burimet kryesore të informacionit do të jenë: enciklopedi, materiale nga interneti
Plani i veprimtarive ( 25’+ 20’)

Fazat e Faza 1
projektit
Orë 1 ore
mësimore
Tema Tradita shqiptare
 Njohja me temën, qëllimin dhe fazat e projektit
• Pjesa e parë e projektit do të punohet në klasë .
Veprimtarit
ë • Ndarja ne grupe .
• Ndarja e veprimtarive

Klasë
Vendi
Personat Mësuesja, nxënësit
përgjegjës
Klasë
Vendi
Mënyra e vlerësimit të nxënësve:
Nxënësit do të vlerësohen dhe do të bëjnë vetëvlerësim nëpërmjet këtij instrumenti. 
Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit
Data:
Emri:
Tema e projektit:
Unë mbarova detyrën në kohë:                  PO       JO
Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna  PO     
JO
Unë kominikova me zë të ulët gjatë punës  PO       JO
Unë shkëmbeva idetë e mia dhe dëgjova e vlerësova idetë e të tjerëve. 
PO       JO
Vlerësimi
Unë kërkova ndihmë kur hasa vështirësi                 PO     
JO
Nëse do ta bëje përsëri këtë projekt çfarë do të përmirësoje në punën tënde?

20 PIKË
Pjesëmarja aktive- 4 pikë
Mbledhja e informacionit - 4 pikë
Përpunon materialin - 4 pikë
Projekti final – 4 pikë
Prezantimi - 4 pikë

You might also like