You are on page 1of 1

Lënda: Gjuhë Shqipe Klasa VI

● Pikat kryesore ku nxënësi duhet të përqendrohet:

- Folja. Në fjalitë e ushtrimit të dhënë do të nënvizoni foljet dhe do ti analizoni (mënyrë, kohë,
vetë, numër dhe zgjedhim)

- Drejtshkrimi i zanores ë. Ushtrimi do të përmbajë fjali, ku duhet të dalloni formën e saktë të


përdorimit të zanorës ë në fjalë të ndryshme. Nënvizoni fjalën e përdorur saktë.

- Ndajfolja. Në disa fjali të dhëna duhet të dalloni ndajfoljen, ta nënvizoni atë dhe për secilën
prej tyre të përcaktoni llojin përkatës. Pra, nëse janë ndajfolje mënyre, kohe, vendi etj.

- Drejtshkrimi i ndajfoljeve. Mësoni ndarjen e tyre nga formimi (të parme, të prejardhura, të
përngjitura dhe shprehje ndajfoljore. Do të formoni dy fjali me secilën sipas kërkesës.

- Do të jepen dy fjali, ku duhet të rrethoni alternativën e saktë sipas kërkesës, në cilën fjali
është përdorur lidhëz bashkrenditëse dhe në cilën nënrenditëse.

- Parafjalët. Në ushtrimin e dhënë dalloni parafjalët dhe nënvizojini ato. Shkruani cilës rasë i
përkasin.

- Drejtshkrimi i parafjalëve. Sipas kërkesës do të rrethoni alternativën e saktë. Do të jepen dy


grupe parafjalësh dhe do te gjeni nëse janë të parme, të përngjitura apo shprehje
parafjalore.

Suksese të dashur nxënës!

You might also like