You are on page 1of 4

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore: Migjeni “Ekstazë pranverore” (Tekst poetik) – Situata e të nxënit:


tekst letrar Stuhi mendimi për pranverën
Kompetenca: Të lexuarit
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit. Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë. Kompetenca personale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyç:


temës mësimore. Punë me tekstin.
Pranvera,
Nxënësi/ja:
gëzim,
• Lexon bukur me intonacion dhe në mënyrë të vetëdijshme
jetë,
poezinë.
dallëndyshe,
• Zbërthen poezinë nga ana kuptimore. vesa,
• Nxjerr në dukje idetë, mesazhin e poetit. jeta, andrra.
• Shpjegon efektin stilistik të figurave letrare.
• Komenton vargje nga poezia.
• Bën analizën metrike të poezisë.
Burimet: Libri “Gjuha shqipe 7 ”, libri digjital; përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me
informacione nga interneti temat ndërkurrikulare: Biologjia
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, diskutim, lexim i poezisë, ditarët e të nxënit.
Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi

Mësuesi/ja bën grafikun në dërrasën e zezë për pranverën. Nxënësit sjellin idetë dhe mendimet e tyre për
pranverën.

Pranvera

Nxënësit njihen me jetën dhe veprimtarinë e Migjenit si shkrimtar dhe mësues. U kërkojmë që të rifreskojnë
njohuritë rreth tij dhe shkurtimisht i prezantojnë ato. Njihen nxënësit me titullin e poezisë. U shpjegohet fjala
ekstazë.

Migjeni ( Millosh Gjergj Nikolla)


Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. Pas kryerjes së shkollës fillore, gjysmë të mesme dhe seminarit ortodoks, punoi
si mësues në fshatin Vrakë, në Shkodër dhe në Pukë.. “Vargjet e lira” është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa
“Novelat e qytetit të veriut” përmbledhje e prozave, të cilat u botuan vetëm pas vdekjes.. Ndër vjershat më të
spikatura mund të përmenden “Të birtë e shekullit të ri”, “Recital i malësorit”, “Kanga e rinisë”, etj. Ndërsa në
prozë, “Luli i vocërr”, “Legjenda e misrit”, “… bukën tonë të përditshme falna zot”, etj. Ndërroi jetë me 26 gusht
1938.

Fjalor
Ekstazë – shkalla më e lartë e entuziazmit të njeriu, gjendje shpirtërore shumë e gëzueshme, dehje shpirtërore;
gjendje shpirtërore e jashtëzakonshme e një njeriu që ka humbur vetëdijen,
është shkëputur nga bota që e rrethon dhe bën veprime të çuditshme për shkak se vuan nga ndonjë sëmundje
nervore, për shkak të veprimit ngacmues të ndonjë ilaçi etj.

Ndërtimi i njohurive të reja: lexim i poezisë, ditarët e të nxënit


Në varësi të nivelit të nxënësve, poezinë mund ta lexojë mësuesi/ja ose përzgjidhen nxënës me diksion, intonacion
dhe shqiptim të qartë në dialekt. Bëhet leximi i poezisë dy ose tre herë dhe shpjegohen fjalë e shprehje që kanë
nxjerrë nxënësit gjatë të lexuarit.
U kërkohet nxënësve të tregojnë me fjalët e tyre për çfarë bën fjalë poezia dhe kalohet në zbërthimin e saj
gradualisht sipas rubrikave në tekst.

Për të punuar sa më shumë nga ushtrimet e librit klasa mund të ndahet në grupe. Punohet

me ditarët e të nxënit ushtrimi 1 nga rubrika Kuptimi dhe mesazhi.

Gëzimi Nëpër ftyrat tona rrëshqiti një gëzim strofa I


Entuziazmi rinor Strofa II
Ngazëllimi në tinguj Strofa III
Bukuria e lulëzimit Strofa IV

Pyetja 2 plotësohen në tekst karakteristikat e pranverës, si: gjelbëron gjithçka, ringjallet natyra, kthehet zhurma e
natyrës, gurgullojnë përrenjtë nga shkrirja e borës, kthehen dallëndyshet, gjallërohet natyra nga kënga e zogjve etj.
Pyetja 3
Sepse në pranverë çdo gjë ka një lloj ringjalljeje, zgjimi. Nga vera dhe vjeshta nuk do ishte e njëjta ndjesi, sepse
gjatë vjeshtës ritmi i gjallërisë bie, së bashku me gjethet, me shirat dhe të ftohtit, kurse gjatë dimrit thahet e fle
gjithçka, ka vetëm zymtësi dhe ngjyra të errëta. (Nxiten nxënësit që të shprehin sa më gjerësisht ndjesitë e tyre.)

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Pyetja 4
Lajmëtarja e parë e pranverës është dallëndyshja dhe vesa pas borës, ngricës dhe brymës është e para gjë e freskët,
e shkëlqyeshme, larg ftohtësisë së dimrit.

Pyetja 5
Fole – aty ku lind e krijohet jeta, ku mbrohet dhe rigjenerohet ajo.
Lulëzim – ndryshim për mirë në natyrë dhe në shpirtin e njerëzve, ashtu sikurse dhe natyra shpërthen gjatë
pranverës.

Pyetja 6
Këtu i orientojmë nxënësit drejt idesë që pranvera nuk është thjesht ardhja e një stine të re në natyre, por
simbolizon një shpresë për një jetë e re që do ndërtohet në vazhdim, sepse shpresa për ndryshimin e kësaj jete të
rëndë (që e nënkupton dimri) në të cilën po jeton poeti po ndryshon. Ndaj kjo stinë nuk ndryshon vetëm jetën e
poetit, por lind shpresa për të gjithë njerëzit.

Pyetja 7

Folje kyç: erdhi (pranvera, dallëndyshja), triumfon (bylbyli), shkëlqen (vesa) Emra
kyç: gëzim, lulëzim, cicërim, vesa, jeta, andrra, agimi, rreze etj.
Mbiemra kyç: e re, e bukur, e arta.
Punë e pavarur në dy grupe me anë të ditarëve të të nxënit:

Ushtrimi 8.

Vargjet Komenti

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit me gojë dhe pasi të lexohet detyra e shtëpisë mund të bëhet dhe me notë.

Detyrat dhe puna e pavarur; me ditarët e të nxënit ndajmë klasën në tre skuadra për të bërë një analizë të plotë
të çdo strofe. Figurat letrare, efekti stilistik i tyre, mesazhi që jepet, vargu, rima që i japin muzikalitet poezisë etj.
Poezia jepet për t’u mësuar përmendësh me dëshirë dhe është pjesë e vlerësimit së bashku me detyrën
dhe paraqitjen e nxënësit gjatë gjithë orës.

You might also like