You are on page 1of 2

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Gjuhë dhe komunikim/ Lënda: Gjuhë amtare Shkalla e kurrikulës: _II /
Klasa:III
Tema: Tekste letrare – Tregimi Rezultati i temës:
-Lexon tekste të ndryshme me intonacionin e duhur.
-Përgjigjet në pyetjet e parashtruara rreth brendisë së tekstit.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2,1.4,2.3
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 3.7, 2.5, 4,7

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimore: Imazhe dhe tinguj
Fjalët kyçe:poezi, imazhe, tinguj, imagjinatë
Rezultati/et e të nxënit të orës mësimore:
_parashikon dhe krahason vargjet e vjershës me pikturën e dhënë;
− lidh botën imagjinare me atë reale nëpërmjet një teksti që shkruan;
− përdor gjuhë standarde dhe rregullat drejt-shkrimorë gjatë të shkruarit.
Kriteret e suksesit:
-Pershkruajne ate cfare degjojne
-Shkruajne per perjetimet e tyre
-Dalloj cicerimat e shpendeve nga njeri tjetri

Burimet: libri i nxënësit faqe 128, përvoja jetësore e-libri


Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE

Diskutim i njohurive paraprake

U shtrohet nxënësve për diskutim pyetja:


- A ka lidhje poezia me artin?
Lihen nxënësit 2-3’ të mendohen dhe pastaj i ftoj të diskutojmë rreth saj. Pas diskutimeve arrijmë në
përfundimin se të gjitha këngët shkruhen më parë me vargje e me nota, më pas këndohen. Po ashtu të
gjitha poezitë mund të shoqërohen me një vizatim, ashtu siç mund të krijohen vargje sipas një vizatimi
apo imazhi.

Ndërtimi i njohurive: Imagjinatë e drejtuar


U kërkoj nxënësve të mbyllin sytë dhe të dëgjojnë se çfarë do t’u kërkoj të bëjnë me imagjinatën e tyre.
Së pari: Mendoni një ditë të bukur pranvere, duke ecur në breg të liqenit. Pas 2 minutash: përpiqu të
kalosh në sytë e mendjes ato çka shqisat e tua perceptojnë. Në përfundim: Shkruajnë përfytyrimet e tyre.

Përforcimi: Pesëvargësh
Nxënësit do të krijojnë një pesëvargësh me fjalën art.

Arti
i bukur, i këndshëm,
realizohet, përfshin, lidhet
Arti shprehet me imazhe dhe tinguj.
Piktura

Lexohen disa nga krijimet e tyre.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Nxënësit vlerësohen:për pjesëmarrjen në diskutim të situatës së të nxënit, - për përqendrimin dhe imagjinatën e tyre
krijuese, - si dhe për krijimin e pesëvargëshit saktë e në gjuhë standarde.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Krijo 4-8 vargje për bukuritë e natyrës.

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

You might also like