You are on page 1of 2

PLANI I ORËS MËSIMORE 11.02.

2020
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE Mësuesja: Besarta Avdiu

Fusha kurrikulare: Artet Lënda: Edukatë muzikore Shkalla e kurrikulës: II Klasa: III
Tema: Rezultati i të nxënit të temës:
- Ngjarje artistike -Dallon ngjyrën tingëllore të instrumenteve muzikore
(popullore dhe klasike) përmes dëgjimit të veprave
muzikore të përshtatshme për moshën e tyre
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): III.1; III.3; III.5;
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1; 1.5; 2.1
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Përpunim i këngës: “Pavarësia”
Fjalët kyçe: Pavarësia, flamuri, kënga, teksti,
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Kriteret e suksesit:
-Diskuton dhe përgjigjet në pyetje -Diskuto dhe përgjigju në pyetje
-Dëgjon me vëmendje këngën dhe mundohet ta mbajë -Dëgjo me vëmendje këngën dhe mundohu ta mbash në
në mend mend
-Këndon këngën në grup më shokë -Këndo këngën në grup më shokë
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti, lapsi, fletorja, lapsa me ngjyra, fletë me ngjyra
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhë dhe
komunikim, Artet/ Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse- Stuhi mendimesh 10’
Në fillim të orës mësimore i’u bëj nxënësve disa pyetje rreth pavarësisë së Kosovës.
-A e dini kur është shpallur Pavarësia?
-Kush e ka shpallur pavarësinë?
-Nga cilat ngjyra përbëhet flamuri i Kosovës?
-Cka simbolizojnë yjet, harta dhe ngjyra e kaltër e flamurit tonë?
Pjesa kryesore- D.L.T.A-Dëgjim i drejtuar 25’
Njoftoj nxënësit me këngën e re të cilën do ta mësojmë gjatë orës. Leshoj këngën në kasetofon dhe udhëzoj nxënësit
që në fillim ta dëgjojnë këngën dy ose tri herë. Pasi ta kenë dëgjuar atëherë provojnë që ta këndojnë këngën duke e
dëgjuar në radio. Pas kësaj provojmë që këngën ta këndojmë pa e dëgjuar në radio për të parë sa është përvetësuar
kënga.
Pjesa përfundimtare-Kokat e numëruara 10’
Në fund të orës mësimore mësuesja kërkon nga nxënësit që në grupe si janë të ulur të vendosin lapsat e tyre në mes.
Zgjedh nga secili grup nga një laps dhe nxënësit që i është zgjedhur lapsi nga grupet dalin para të tjerëve dhe së
bashku provojnë të këndojnë këngën e mësuar me ndihmën e shokëve dhe shoqeve të tyre.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Informata kthyese me gojë
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Mësojnë këngën përmendësh
REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE:

You might also like