You are on page 1of 2

LËNDA: MUZIKË KLASA VIII

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tematika: Historia, muzika dhe shoqëria Situata e të nxënit: UNESKO dhe mbrojtja e pasurive
Tema mësimore: Muzika polifonike kulturore. Shkruhet fjala “UNESKO” në tabelë dhe
nxënësit diskutojnë rreth asaj që dinë për këtë institucion.
A është futur edhe isopolifonia në ruajtjen e Trashëgimisë
Kulturore Botërore? Vendosen në CD fragmente muzikore
dhe diskutohet nëse është dëgjuar më parë kjo lloj muzike.
Ç’dini më shumë për këtë lloj të kënduari?
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:
Nxënësi:  iso – polifonia;
 identifikon muzikën polifonike nga  kënga popullore homofonike;
ajo homofonike;
 kënga popullore polifonike.
 liston karakteristikat e muzikës
polifonike sipas krahinave;
 diskuton për këngën popullore
homofonike dhe polifonike të trevave të
ndryshme shqiptare;
 shpjegon karakteristikat e
isopolifonisë shqiptare.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Teksti i nxënësit; Fletorja e nxënësit; ndërkurrikulare:
 Materiale të përgatitura me fragmente  Shoqëria dhe mjedisi: Historia, Gjeografia;
muzikore popullore të ndryshme;  Gjuha dhe komunikimi: Letërsia;
 Cd/dvd.  Artet: Arti pamor, Trashëgimia kulturore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, Minileksion, Pyetje-përgjigje
Organizimi i orës së mësimit
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Diskutim
Shkruhet fjala “UNESCO” në tabelë dhe u kërkohet nxënësve të diskutojnë rreth asaj që dinë për këtë
institucion. A është futur edhe isopolifonia në ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Botërore? Vendosen në CD
fragmente muzikore dhe diskutohet nëse është dëgjuar më parë kjo lloj muzike. Çfarë dihet më shumë për këtë
lloj të kënduari? Nxënësit diskutojnë rreth karakteristikave të muzikës dhe këngës polifonike shqiptare.

Ndërtimi i njohurive të reja: Minileksion


Vazhdohet me:
- shpjegimin mbi muzikën dhe këngën homofonike dhe polifonike popullore, duke vendosur një hartë të
Shqipërisë dhe duke përcaktuar ndarjen e muzikës homofonike dhe polifonike popullore, sipas zonave që ata
njohin;
- shpjegimin e karakteristikave të këngës polifonike sipas zonave;
- nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin e mënyrave të të kënduarit polifonik, sipas krahinave;
- nxitjen për grumbullimin e këngëve popullore homofonike dhe polifonike nga youtube apo interneti,
duke diskutuar karakteristikat që ata kanë dhe duke veçuar pse ata i pëlqejnë këto karakteristika.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Pyetje-përgjigje


Cilat janë karakteristikat e këngës polifonike sipas zonave?

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës mësimore.
Niveli II:
 liston karakteristikat e muzikës polifonike sipas krahinave;
Niveli III:
 diskuton për këngën popullore homofonike dhe polifonike të trevave të ndryshme shqiptare;
Niveli IV:
 shpjegon karakteristikat e isopolifonisë shqiptare.

Detyrat dhe puna e pavarur: Të dhëna për këngën polifonike./ Shkruani tekstin e një kënge polifonike.
LËNDA: MUZIKË KLASA VIII

You might also like