You are on page 1of 6

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Kimi Shkalla: 4 Klasa: VIII


Situata e të nxënit:
Eksperiment: Dy elemente të ndryshme
Tema mësimore: Përbërjet përzihen në dy mënyra të ndryshme: a) në
kushtet e ambientit dhe b) në prani të
nxehtësisë: Si mendoni?
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe:
Nxënësi:
 Përbërje;
 përshkruan me fjalë çfarë është një  Përzierje;
përbërje dhe përzierje;  Substancë e thjeshtë;
 veçon një përbërje nga një përzierje;  Substancë e përbërë.
 përfton përbërje dhe përzierje të
ndryshme.
Mjetet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit; ndërkurrikulare:
 video –projektor;  Gjuhët dhe komunikimi;
 provëz dhe gotë kimike;  Shkenca shoqërore;
 elemente të ndryshme.  Fizika;
 TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Veprimtari praktike, Ditar dypjesësh, Tryeza rrethore
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Veprimtari praktike
▪ Zhvillohen para nxënësve dy eksperimente të thjeshta:
o Përzihet squfur dhe klor në kushte normale.
o Përzihet squfur dhe klor në prani të nxehtësisë.

.
.

(1) (2)
squfur dhe klor squfur dhe klor

▪ Pyeten nxënësit:
A mund të themi që po realizohet i njëjti ndryshim në të dyja enët?
Nxënësit vëzhgojnë me kujdes dhe japin mendimin e tyre.
Theksohet se:
 në rastin e parë formohet një përzierje që ruan vetitë e substancave fillestare;
 në rastin e dytë formohet një përbërje që nuk ruan vetitë e substancave fillestare por
përfaqëson një substance të re.

Ndërtimi i njohurive të reja: Ditar dypjesësh


 Duke u nisur nga eksperimenti në klasë dhe në mbështetje të tekstit, jepet komenti në lidhje me
përbërjet dhe përzierjet.
 Nxënësit do të punojnë në dyshe.
 U jepen nxënësve disa fletë pune të përgatitura më parë, të cilat përmbajnë dy konceptet kryesore në
lidhje me mësimin.

Fleta Nr. 1
Koncepti Komenti
Përbërjet

Fleta Nr. 2
Koncepti Komenti
Përbërjet

 Lihet në dispozicion koha e duhur.


 Vëzhgohet me kujdes puna e gjithsecilit.
 Nxënësit lexojnë dhe interpretojnë komentet.
 Më pas do të hidhen në tabelë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Tryeza rrethore


 Ndahet klasa në grupe.
 Vendoset në secilin grup një nxënës që do të fillojë lojën i pari, i jepet një letër dhe laps dhe i
kërkohet të shkruajë një substancë çfarëdo.
 Pasi plotësohet nga nxënësi i parë, letra paloset dhe i jepet shokut pasardhës në mënyrë të
vazhdueshme derisa të mbarojnë të gjithë personat e grupit.
 Në fund të kësaj loje, nxënësi i fundit hap letrën dhe lexon të gjitha shënimet e paraqitura në letër.

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës
mësimore.

Niveli II:
 përshkruan me fjalë çfarë është një përbërje dhe përzierje;

Niveli III:
 veçon një përbërje nga një përzierje;

Niveli IV:
 përfton përbërje dhe përzierje të ndryshme.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Ushtrimet 1, 2, 3 faqe 51

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Lënda: Kimi Shkalla: 4 Klasa: VIII


Shkencat e natyrës
Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Material filmik që sjell informacion mbi disa
përbërje kimike dhe informacionin që ato
Formulat e përbërjeve
sjellin. Kërkohet nga nxënësit të memorizojnë
llojet kryesore të përbërjeve kimike.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe:

Nxënësi:  Formulë kimike


 përshkruan çfarë shpreh një formulë
kimike;
 analizon formula me atome të të
njëjtit lloj;
 argumenton se çfarë të dhënash na
jep një formulë kimike.

Mjetet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare:
 Libri i nxënësit
 Gjuhët dhe komunikimi;
 Video –projektor
 Shkenca shoqërore;
 Shkumësa me ngjyra
 Fizika

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Diskutimi i njohurive paraprake, Veprimtari praktike

Organizimi i orës së mësimit:

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Diskutimi i njohurive paraprake


Drejtohen pyetjet:
 Çfarë përfaqëson një element kimik?
 Pse përdorim simbole kimike?
 Ç’mund të themi për metalet?
 Cilat janë disa nga metalet kryesorë?
 Çfarë vetish shfaqin ato?
 Ç’mund të themi për jometalet?
 Cilat janë disa nga jometalet kryesorë?
 Çfarë vetish shfaqin ato?
 Cilat janë edhe një herë grimcat përbërëse të një elementi kimik?
Kur flasim për substanca të thjeshta---kur substanca ka atome të të njëjtit lloj.
Kur flasim për substanca të përbëra---kur substanca ka atome të llojeve të ndryshme.

Çfarë lloj atomesh mund të kenë substanca të ndryshme?


Cila na jep informacion nëse njëra substancë ka atome të njëjta dhe tjetra të ndryshme?
 Në këtë moment, vendoset në videoprojektor, një material mbi përbërjet kimike.
 Kërkohet që nxënësit të jenë shumë të vëmendshëm dhe të përpiqen që të memorizojnë sa më
shumë informacionin e dhënë.

Ndërtimi i njohurive të reja: Veprimtari praktike


 Pas diskutimeve dhe materialit filmik, u kërkohet nxënësve të analizojnë në grup disa substanca.
 Fillohet me molekulën e ujit.
 Çfarë informacioni na jep formula e ujit?
 Dëgjohen me kujdes mendimet e nxënësve dhe bashkë me ta plotësohet në dërrasën e zezë.

H2O: Emri- UJË


 Ka dy lloj atomesh, H dhe O
 Ka 2 H dhe 1 O
 Substancë e përbërë

H2SO4: Emri- acid sulfurik


 Ka tre lloj atomesh, H, O, S
 Ka 2 H: 4 O: 1 S
 Substancë e përbërë

Cl2: Emri- klor


 Ka vetëm një lloj atomi, Cl
 Ka 2 H
 Substancë e thjeshtë, molekulë

Al2(SO4)3: Emri- sulfat alumini


 Ka tre lloj atomesh, Al, O, S
 Ka 2 Al: 12 O: 3 S
 Substancë e përbërë

 Më pas u jepen nxënësve të praktikojnë njohuritë.

Ushtrimi 1: Analizoni këto formula, Na OH, H3PO4, P2O5, O2.


Ushtrimi 2: Ju dini që aspirina dhe alkooli kanë atome të të njëjtit lloj. Duke krahasuar formulat e
tyre tregoni janë apo jo të ndryshme, pse?
etanoli: C2 H6O
aspirina C9H804

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Organizues grafik

 Të gjitha konceptet e mësuara gjatë gjithë mësimit do të organizohen në një hartë të thjeshtë në
formën e organizuesit grafik.

jep emrin e substancës tregon llojin e atomeve

tregon sa lloj atomesh ka FORMULA


FORMULA i referohet një elementi të
vetëm

tregon nëse është substancë e i referohet një përbërje


thjeshtë
Acide, baza,
Acide, baza,
kripëra, okside
kripëra, okside

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës
mësimore.

Niveli II:
 përshkruan çfarë shpreh një formulë kimike;

Niveli III:
 analizon formula me atome të të njëjtit lloj;

Niveli IV:
 argumenton se çfarë të dhënash na jep një formulë kimike.
Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like