You are on page 1of 3

DATA:

Fusha: Lënda:
Shkalla: VI Klasa: XII
Shoqëria dhe mjedisi Ekonom
i mësimore: Përsëritje, kapitulli 2
Tema
Situata e të nxënit:
Nxënësit provojnë sa të qëndrueshme i kanë dijet e marra në këtë tematikë.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Lidhja me fushat e tjera ose me
Nxënësi/ja: temat ndërkurrikulare:
 bën dallimin midis një ndryshimi Shoqëri; Mjedis; Matematikë; Gjuhë.
në sasinë e kërkuar ose të ofruar
dhe një ndryshimi në kërkesë ose
në ofertë;
 vlerëson ndikimin e ndryshimeve të
elasticitetit të kërkesës në sasinë e
kërkuar dhe të ndryshimeve të
elasticitetit të ofertës në sasinë e ofruar.
 shpjegon se si ndikojnë në
çmimin e tregut ndryshimet në
kërkesë dhe ofertë;
 analizon ndërveprimin e ligjit të
kërkesës dhe ofertës në çmimin
ekuilibër.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
1. Rikujtim të informacion: U drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme për të ndihmuar
në realizimin e fazave të tjera të përsëritjes:
a) Çfarë është kërkesa?
b) Çfarë është oferta?
c) Cilat janë faktorët që ndikojnë në kërkesë?
d) Cilat janë faktorët që ndikojnë në ofertë?
e) Çfarë është elasticiteti i ofertës/kërkesë në lidhje më çmimin?
f) Cilat janë faktorët që ndikojnë në elasticitetin e kërkesës?
g) Cilat janë faktorët që ndikojnë në elasticitetin e ofertës?
h) Çfarë është çmimi ekuilibër/kur tregu është në ekuilibër?
i) Cilët janë katër hapa për të analizuar ndryshimet në ekuilibër.
2. Punë e pavarur: Ndahet klasa në grupe me 4 nxënës. Secili pjesëtar grupi i jepet të
zgjidhë në mënyrë të pavarur një nga ushtrimet e seksioni “Provoni njohuritë tuaja” që
gjendet në libër në fund të kapitullit.
3. Diskutim/vlerësim në grupe: Çdo anëtar grupi prezanton tek anëtarët e tjerë
mënyrën e zgjidhjes së ushtrimit duke marrë edhe vlerësimet /korrigjimet e tyre.
4. Prezantim: Ftohen nxënës të prezantojnë para klasës zgjidhjen e katër ushtrimeve
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësi vlerësohet për aftësitë për të
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësi vlerësohet për aftësitë për
të:1. punuar dhe komunikuar në grup;
2. punuar në mënyrë të pavarur;
3. prezantuar zgjidhjen/opinionin e tyre para klasës;
4. saktësinë e përgjigjeve të dhëna;
5. vlerësuar punën e anëtarëve të grupit.
Detyrat dhe puna e pavarur:

Libër mësuesi Ekonomia 12 57

You might also like