You are on page 1of 1

DATA:

Fusha: Lënda:
Shkalla: VI Klasa: XII
Shoqëria dhe mjedisi Ekonom
i
Tema mësimore: Veprimtari praktike: Funksionet e qeverisë në ekonominë e tregut
Situata e të nxënit:
Nxënësit punojnë në grupe, për të identifikuar nga titujt e gazetave, funksionet e qeverise në
një ekonom tregu si dhe për të shtuar edhe tituj të tjerë që lidhen më funksionet e saj në jetën
reale në një ekonomi.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja:
• identifikon funksionet e qeverisë në një
ekonomi tregu;
• shpjegon funksionin e qeverisë si arbitër
dhe si subjekt në ekonominë e tregut.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
Teksti mësimor; Tabela; Shkumës. temat ndërkurrikulare:
Letersi;Shoqëria;
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
1. Prezantim: U bën të ditur nxënësve se ata do të përfshihen në punë me grupe, për të
identifikuar nga titujt të dhënë të gazetave, funksionet e qeverise në një ekonom tregu si
dhe për të shtuar edhe tituj të tjerë që lidhen me funksionet e saj në jetën reale në një ekonomi.
2. Punë në grupe/diskutim: Klasa ndahet në grupe me nga 3 nxënës dhe çdo grup merr për
shqyrtim titujt e gazetave që janë listuar tek libri në temën e sotme. U kërkohet nxënësve
që të lexojnë tituj e gazetave dhe t’i klasifikojnë ato sipas funksionit të duhur të qeverisë.
3. Prezantim: Ftohen grupet të prezantojnë para klasës përfundimet e diskutimeve në grup
duke argumentuar përgjigjet
4. Vlerësim: U kërkohet nxënësve të bëjnë vlerësimin e punës së secilit grup prezantues.
Vlerësimi i nxënësve:
• Nxënësit vlerësohen për:
•  punën dhe komunikimin në grup;
•  prezantimin e punës së tyre;
•  saktësinë e përgjigjeve të dhëna dhe argumentimin e tyre;
•  aftësinë për të lidhur temën me njohuritë e mëparshme;
•  aftësitë në vlerësimin që i bëjnë punës së shokëve.
Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like