You are on page 1of 18

Mësimi 1 Periudha 2 Janar - Mars

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II


Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti,qeverisja Janë në shërbimin tim Diskutim për shërbimet që bëjnë institucionet
e ndryshme komunitetit.
Rezultatet e të nxënit Konceptet/ Fjalët kyçe
Nxënësi: Shërbim
Dallon disa nga shërbimet për të cilat njerëzit kanë nevojë në lagjen ku banojnë (pastrimi, Nevojë
mbrojtja nga zjarri, parqet pushimi, këndet e lojërave etj.);
Dallon disa nga institucionet që mund të ofrojnë shërbime për komunitetin ku jeton (për
shembull, tregon se çfarë shërbimesh mund ofrojë policia, zjarrfikësja etj.);
Pranon rëndësinë e pjesëmarrjes së tij në komunitet.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare
Njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit Gjuhë dhe komunikim
Libri i nxënësit Arte
Fletë A4 Ngjyra Bllok shënimesh Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
diskutim me terma paraprakë, marrëdhënie pyetje-përgjigje, shkrim i lire
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Diskutim me terma paraprakë 10 min
Shkruaj në tabelë fjalët :
- Ambulancë
- Polici SHËRBIMET TONA
- Zjarrfikëse
Klasa ndahet në tri grupe të mëdha dhe secilit grup i caktohet të flasë për njërin nga shërbimet. Udhëzohen nxënësit të
ilustrojnë me shembuj nga jeta e përditshme. Ndihmohen nga pyetjet:
- Çfarë shërbimesh ofron ambulanca/ policia/zjarrfikësja?
- A ke shkuar ndonjëherë me ambulancë në spital?
- Të është nevojitur ndonjëherë ndihma e policit/zjarrfikësit?
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Marrëdhënie pyetje-përgjigje 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Hapen librat. Lexohet historia e Diellzës në fshatin malor.
Shpjegohet fjala “borëpastruese”. Lexohet dhe diskutohet informacioni për llojet e shërbimeve që kanë nevojë
njerëzit.
Nxiten nxënësit të përshkruajnë një ditë të zakonshme dhe shërbimet që u nevojiten gjatë asaj dite.
Përmenden sa më shumë profesione dhe shërbime. Të gjitha shkruhen në tabelë.
Punohet në mënyrë individuale rubrika “Jep mendimin tënd”. Nxënësit përshkruajnë secilin prej vendeve të gjetura.
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Shkrim i lirë 10 min
Shkruani një shkrim të shkurtër me titull “Kur të rritem do të bëhem...”
Përshkruani profesionin që ju pëlqen. Mund të ndihmohen nga shënimet si mjeku, mësuesi, hidrauliku, inxhinieri etj.
Mund të shoqërohen me vizatime sipas dëshirës.
Në fund nxënësit lexojnë përshkrimet dhe bëjnë vlerësimin e njëri – tjetrit.
Bëhet konkluzioni i orës së mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2- Dallon disa nga shërbimet për të cilat njerëzit kanë nevojë në lagjen ku banojnë (pastrimi, mbrojtja nga zjarri,
parqet pushimi, këndet e lojërave etj.);
N3- Dallon disa nga institucionet që mund të ofrojnë shërbime për komunitetin ku jeton (për shembull,
tregon se çfarë shërbime mund ofrojë policia, zjarrfikësja )etj.
N4- Pranon rëndësinë e pjesëmarrjes së tij në komunitet.
N5-Përshkruan një nga profesionet që pëlqen.
Detyra: Përpiqu të intervistosh një mjek/ polic/ zjarrfikës/ infermier/ polic/ inxhinier etj.
Mësimi 2 Periudha 2 Janar - Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II
Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti,qeverisja Institucionet që ofrojnë shërbime Bisedë me një specialist, improvizim situatash
Rezultatet e të nxënit Konceptet/ Fjalët kyçe
Nxënësi: Institucion
Dallon disa nga shërbimet për të cilat njerëzit kanë nevojë në lagjen ku banojnë Publik
(pastrimi, mbrojtja nga zjarri, parqet pushimi, këndet e lojërave etj.); Privat
Përshkruan disa nga veprimet që janë të domosdoshme për të shfrytëzuar shërbimet
e komunitetit ku jeton në rast nevoje.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit ndërkurrikulare
Libri i nxënësit; Maska;Veshje të ndryshme për improvizimin Gjuhë dhe komunikim; Arte; Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
brainstorming, lojë me role, marrëdhënie pyetje-përgjigje, diskutim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Brainstorming 10 min
Kërkoj nga nxënësit që të tregojnë disa nga institucionet që japin shërbimet e ndryshme.
policia, spitalet,
bankat, shkollat, institucionet e shërbimeve
transporti, zjarrëfikësja .
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Lojë me role 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Hapen librat. Njihen me rubrikat “Çfarë do të mësoj” dhe “Fjalët
kyç”. Nxënësit janë porositur më parë të marrin veshje dhe maska për lojën me role të profesioneve të ndryshme.
Me sugjerimet e mësueses, improvizohen situata të ndryshme, si:
- Vizitë te mjeku - Pas një aksidenti në rrugë në autobus
- Gjatë një ore mësimi etj. Hapen librat. Nxënësit emërtojnë shërbimet që nevojiten për secilin rast.
Vendosja e qetësisë nga policia;
Shuarja e zjarrit nga zjarrëfikësja;
Mësohet dhe edukohet nga shkolla;
Kur shkojnë për shërbime mjekësore te spitalet;
Lexohet pjesa ku përmblidhet rëndësia që kanë shërbimet dhe institucionet përkatëse.
Faza 3.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Marrëdhënie pyetje-përgjigje, 10 min
Lexohen dhe diskutohen rubrika “Jep mendimin tënd”. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve duke argumentuar mendimet e
tyre. Punohet ushtrimi 1. Ku tregohet për një shërbim që duhet të kryhej për shkak të incidentit që u shkaktua nga lojërat
në shtëpi.
Nxiten nxënësit të sjellin shembuj nga jeta e tyre, kur u është dashur të kërkojnë ndihmën e policit/ zjarrfikësit/
hidraulikut etj.
Në ushtrimin 2 synohet që të kenë kujdes ndaj keqëbërësve të ndryshëm që përfitojnë nga mirësia e fëmijëve.
Diskutim Kërkoj që të tregojnë se si ndjehen kur polici të shërben. Të tregojnë dhe raste kur kanë marrë ndihmë ndaj
policit.
Në fund përgëzohen nxënësit për përgjigjet e kryera. Bëhet konkluzioni i orës së mësimit dhe vlerësimi me shprehje
sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2.Dallon disa nga shërbimet për të cilat njerëzit kanë nevojë në lagjen ku banojnë (pastrimi, mbrojtja
nga zjarri, parqet pushimi, këndet e lojërave etj.);
N3. Përshkruan disa nga veprimet që janë të domosdoshme për të shfrytëzuar shërbimet e komunitetit ku jeton në rast
nevoje.
N4.Tregon rolin që luajnë institucionet e ndryshme.
N5. Tregon raste nga jeta e tij për një shërbim që iu është kryer në një institucion të caktuar.
Detyra: E keni lexuar apo dëgjuar shprehjen “Kjo është policia që duam”?Shpjegoni kuptimin e saj.
Mësimi 3 Periudha 2 Janar - Mars

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II


Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, qeverisja/shërbimet në Shërbime cilësore Diskutim situatash, punë me tekstin,
komunitet vlerësim situatash.
Rezultatet e të nxënit Konceptet/ Fjalët kyçe
Nxënësi: Shërbim
Përshkruan disa nga veprimet që janë të domosdoshme për të shfrytëzuar shërbimet Cilësi
e komunitetit ku jeton në rast nevoje;
Tregon se çfarë mund dhe duhet të bëjnë fëmijët dhe banorët e tjerë të komunitetit
për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe të përfitimit prej tyre.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit ndërkurrikulare
Libri i nxënësit; Bllok shënimesh Gjuhë dhe komunikim; Arte; Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
plotësim pyetësori, diskutim, marrëdhënie pyetje-përgjigje,
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Plotësim pyetësori 10 min
Shpërndaj një pyetësor të përgatitur më parë. Nxënësit duhet ta plotësojnë pa shkruar emrin.
1. A vjen me dëshirë në shkollë?
2. Si është mësuesi/ja juaj në klasë?
3. Si të nxit mësuesi/ja të mësoni sa më shumë?
4. Me kë mund ta krahasosh mësuesen tuaj?
5. Shkruaj dy tipare pozitive të mësueses?
6. Shkruaj dy tipare negative të mësueses?
7. Çfarë do doje ndryshe te mësuesja që ke?
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Diskutim 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Shpjegoj se çfarë është pyetësori i cilësisë, kur, ku dhe pse
përdoret. Hapen librat. Njihen me rubrikat “Çfarë do të mësoj” dhe “Fjalët kyç”. Lexohet historia e Kaltrinës. Nxiten
nxënësit të tregojnë raste të ngjashme nga jeta e tyre. Ata u përgjigjen pyetjeve duke argumentuar mendimet.
Diskutohet dhe shpjegohet kuptimi i fjalëve shërbim cilësor.
Shërbim cilësor do të thotë se shërbimi duhet të përmbushë sa më mirë nevojat që kanë njerëzit.
Kërkoj nga nxënësit: - Trego raste kur shërbimi që të është ofruar nuk ka qenë cilësor.
- Si do të veproje për ta zgjidhur?
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Marrëdhënie pyetje-përgjigje, 10 min
Lexohen dhe diskutohen rubrika “Jep mendimin tënd”. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve duke argumentuar mendimet e
tyre. Punohet ushtrimi 1.nxënësit japin përgjigjet mbi pyetjet që kanë të bëjnë për një mjedis të bukur cilësor.
Psh. Pse qyteti i Mimozës është quajtur qyteti i ngjyrave? Cilët kujdesen për mirëmbajtjen e tij? Po fëmijët a janë të
kujdesshëm?
Punohet ushtrimi 2.nxënësit japin përgjigjet mbi pyetjet që kanë të bëjnë për një mjedis jo cilësor. Nxënësit shikojnë
pamjen dhe japin përgjigjet e pyetjeve.
Pse u prishën pllakat? A kanë punuar mirë punonjësit? Ç’duhet të bëjnë banorët?
Bëhet konkluzioni i orës së mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2. Përshkruan disa nga veprimet që janë të domosdoshme për të shfrytëzuar shërbimet e komunitetit
ku jeton në rast nevoje;
N3. Tregon se çfarë mund dhe duhet të bëjnë fëmijët dhe banorët e tjerë të komunitetit për të rritur cilësinë e shërbimeve
dhe të përfitimit prej tyre.
N4.Tregon raste për shërbime cilësore dhe jocilësore.
N5.Mban qëndrim dhe jep mendimin e tij për përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Detyra: Harto një pyetësor për të matur cilësinë e shërbimit në spital ose në qendrën shëndetësore.
Mësimi 4 Periudha 2 Janar - Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II
Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, qeverisja/shërbimet Shkolla si institucion Bisedë paraprake rreth aktiviteteve që zhvillohen
në komunitet në shkollë.
Rezultatet e të nxënit Konceptet/ Fjalët kyçe
Nxënësi: Institucion arsimor
- Përshkruan shkollën si një vend ku mësohet; Shkollim
- Shpjegon rolin e shkollës në zhvillimin e aftësive të njeriut;
- Tregon aktivitetet që kryhen në shkollë.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare
teksti i nxënësit, teksti i mësuesit, teksti digjital, Gjuhë dhe komunikim Arte,Muzikë
foto, letra me ngjyra, stilolaps
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Stuhi mendimi, Vëzhgo-lexo-diskuto; Analizo situatën nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimi 10 min
Mësimi nis me një stuhi mendimi rreth pyetjes: - Çfarë veprimtarishë kryen ai në shkollë? Përgjigjet e nxënësve i
shkruaj në tabelë.
Mësoj lëndë të ndryshme;
Bëj aktivitete sportive;
Bëj aktivitete kulturore; VEPRIMTARITË NË SHKOLLË
Mësoj rregulla të ndryshme;
Njihem me shokë e shoqe të reja;
Mbyll ciklet e mia të shkollimit;
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Vëzhgo-lexo-diskuto 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Drejtohen nxënësit në tekst.
Diskutohen fotot në tekst. - Çfarë paraqesin fotot në tekst?
Nga komenti i fotove, nxënësit emërtojnë institucionet që paraqesin fotot, si: çerdhe, kopsht, shkolla 9-vjeçare, shkolla e
mesme, shkolla e lartë. Sqarohet kuptimi i fjalës “institucion”, organizëm shtetëror apo shoqëror që zhvillon
veprimtarinë në një fushë të caktuar, në rastin tonë në arsim.
Shpjegohet se shkolla si institucion përbëhet nga: nxënësit, mësuesit, drejtuesit, psikologu, dhe personeli i shërbimit si
pastrues, roje. Lexohet nga një nxënës teksti në kornizë.
Punohet ushtrimi 1. Një nxënës lexon situatën. Bëj pyetjet: - Cilat veprimtari zhvillohen në shkollë përveç mësimit?
Nxënësit do të emërtojnë olimpiadat, konkurse, shfaqjet artistike, festa, ekskursione etj .
U kërkoj nxënësve që për secilën veprimtari që përmendën të argumentojnë se pse është e rëndësishme dhe çfarë
aftësish zhvillojnë nxënësit në këto veprimtari.
Punohet ushtrimi 2. Një nxënës lexon situatën. Nxënësit e tjerë do të vlerësojnë sjelljen e Anës dhe Blendit dhe sjelljen e
Endrit. Kërkoj që nxënësit të argumentojnë mendimet e tyre.
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Analizo situatën nxirr përfundim 10 min
I ndaj nxënësit në grupe 1 dhe 2. Sipas grupit nxënësit do të plotësojnë tabelat sipas pyetjeve.
Grupi 1 Veprimtaritë mësimore në shkollë. Çfarë aftësish zhvillojnë nxënësit?
( listohen lëndët që bëjnë) (njohuri gjuhësore, njohuri matematikore, pikturojnë etj)
Grupi 2 Veprimtaritë argëtuese edukative në shkollë. Çfarë aftësish zhvillojnë nxënësit?
( gara sportive)... (shpejtësi, shkathtësi.. etj. Bëhet konkluzioni i orës së mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese
për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2- Tregon aktivitetet që kryhen në shkollë.
N3- Përshkruan shkollën si një vend ku mësohet, edukohet dhe argëtohet.
N4- Liston disa aftësi që zhvillojnë nxënësit në shkollë.
N5-Jep mendimin e tij për rëndësinë që luan shkolla për edukimin e fëmijëve.
Detyra: Krijo një album me foto nga veprimtaritë e ndryshme në kopsht dhe shkollë.
Mësimi 5 Periudha 2 Janar - Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II
Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, qeverisja/shërbimet Për një qytet të bukur Bisedë paraprake rreth aktiviteteve për të pasur
në komunitet një qytet/fshat sa më të bukur
Rezultatet e të nxënit Konceptet/ Fjalët kyçe
Nxënësi: Komunitet
- Përshkruan komunitetin ku jeton; Mirëmbajtje
- Përcakton disa karakteristika që ka një qytet i bukur;
- Shpreh pëlqime dhe mospëlqime mbi komunitetin e tij.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare
teksti i nxënësit, teksti i mësuesit, teksti digjital, Gjuhë dhe komunikim
fleta të bardha, stilolaps Arte Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Stuhi mendimi, Vëzhgo-lexo-diskuto; Analizo situatën nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimi 10 min
Diskutim Mësuesi/ja shtron pyetjet për diskutim:
- Si e mendoni një qytet/fshat të bukur?
- Çfarë duhet të këtë një qytet/ fshat që të jetë i bukur?
Rrugë të shtruara;
Të jetë i pastër;
Të jetë i gjelbëruar; Mjedis i bukur
Të ketë ndërtime të rregullta;
Të mos ketë zhurmë;
Pa aksidente;
Nëse nxënësit kanë vështirësi, mund të ndihmohen me pyetje të tjera si p.sh.:
- Si duhet të jenë mjediset në një qytet të bukur?
- Si duhet të jenë shërbimet në një qytet të bukur? Etj. Nxënësit shkëmbejnë mendime se si ata e kuptojnë një qytet apo
fshat të bukur dhe se çfarë kushtesh duhet të ketë ai mjedis që të quhet i bukur.
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Vëzhgo-lexo-diskuto 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Jepet situata “heroi im. U kërkohet nxënësve që, pasi të lexojnë
tekstin “ Heroi im, të përcaktojnë llojin e shërbimeve që kryejnë mamaja e Endrit, babai i Albës. U kërkoj nxënësve të
tregojnë lloje të ngjashme me qëllim që të dalin në pah sa më shumë profesione që janë në shërbim të qytetit/fshatit.
Analizohet situate 1 ku nxënësit vizatojnë rrugën që bëjnë ata nga shtëpia deri në shkollë. Plotësojnë dhe fjalitë për
vendet më të pastra dhe më të ndotura etj.
Në situatën 2 lexohet nga një nxënës dhe nxënësit e tjerë do të dallojnë dhe të japin përgjigje pyetjes:
S’i ndihmojnë koshat e mbeturinave për një mjedis të pastër?
- Pse shërbejnë koshat e mbeturinave?
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Analizo situatën nxirr përfundim 10 min
Kërkoj nga nxënësit që të tregojnë raste kur banorë të ndryshëm ndotin mjedisin dhe banorë që e mbajnë pastër
mjedisin.
Vizatim Nxënësit vizatojnë mjedisin e bukur që ata dëshirojnë për vendbanimet e tyre. Prezantojnë punët e tyre dhe
vlerësojnë njëri-tjetrin.
Bëhet konkluzioni i orës së mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2- Përshkruan komunitetin ku jeton;
N3- Përcakton disa karakteristika që ka një qytet i bukur;
N4- Shpreh pëlqime dhe mospëlqime mbi komunitetin e tij.
N5-Mban qëndrim ndaj sjelljeve të njerëzve të ndryshëm për mjedisin.
Detyra: Intervisto fqinjët për mirëmbajtjen e zonës ku banoni.
Mësimi 6 Periudha 2 Janar - Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II
Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, Edhe ne ndihmojmë Fotot në tekst që japin kuptimin e punës së fëmijëve në
qeverisja/shërbimet në Ndërtojmë një qytezë komunitet
komunitet Maketi i një qyteti ku përcaktohen objektet kryesore të tij
Rezultatet e të nxënit Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe
- Pranon rëndësinë e pjesëmarrjes së tij në komunitet; Ndihmoj
- Përfshihet në veprimtari në dobi të komunitetit. Bashkëvepro
- Njeh institucionet e një qyteti; Dobi
- Përshkruan disa profesione në qytete; Komunitet
- Ndërton maketin e një qyteti.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat
pyetje-përgjigje, diskutim mbi figurat, shkrim, punë në ndërkurrikulare
grupe, planifikim Gjuhë dhe komunikim, Arte, Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Stuhi mendimi, Vëzhgo-lexo-diskuto; Analizo situatën nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimi 10 min
Shtroj pyetjet:
-Si mund të ndihmojmë në komunitet?
-Çfarë punësh mund të kryejnë fëmijët në dobi të komunitetit?
Nxënësit japin idetë e tyre.
Mbledhim mbeturinat;
Mbjellim lule;
Prashisim bimët; Punët e ndryshme
Ndihmojmë në vjelje;
Ndihmojmë në gatim;
Lajmë enët etj;
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Vëzhgo-lexo-diskuto 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Diskutim mbi figurat e tekstit.
Nxënësit ndahen në grupe. Secili grup do të komentojë dy figura. Nxënësit do të mbajnë shënime në lidhje
me ndihmën që japin fëmijët në foto dhe bëjnë prezantimin.
Grupi 1. Pastrimi i mjedisit.
Grupi 2. Mbjellja e luleve, bimëve në mjediset e pallateve ku jetojnë.
Grupi 3. Mbjellja e pemëve në kodrat rreth qytetit.
Grupi 4. Ndihmojmë njerëzit në nevojë.
Grupi 5. Ndihmojmë kafshët e braktisura.
- Çfarë do të bëjnë që të ndihmojnë këta njerëz?
- Si mund t’i ndihmojmë këta të moshuar?
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Analizo situatën nxirr përfundim 10 min
Nxënësit realizojnë praktikisht krijimin e një qyteti, si dhe vizatojnë rrugët, vendosin objektet duke i emërtuar
institucionet që i duhen një qyteti. Nxënësit do të emërtojnë institucionet e qytetit, si p.sh.:banka, bashkia, posta, teatri,
supermarket etj. Kjo veprimtari do të kryhet në grupe. Në përfundim të punës prezantojnë ndërtimin e qytetit.
Nxënësit vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Bëhet konkluzioni i orës së mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për
përgjigjet e dhëna. hkolla, spitali, teatri, stadiumi, policia, posta, parku etj.
Vlerësimi i nxënësit:
N2- tregon disa punë të dobishme që mund të bëjnë nxënësit në ndihmë të komunitetit;
N3- vlerësojnë veprimtaritë në dobi të komunitetit;
N4- argumentojnë rëndësinë e ndihmës së fëmijëve në komunitet.
N5- Ndërton maketin e një qyteti.
Mësimi 7 Periudha 2 Janar - Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II
Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, qeverisja/shërbimet Çdo mjedis ka rregulla Tregohet për rëndësinë e rregullave.
në komunitet
Rezultatet e të nxënit Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe
- Mëson që rregullat shërbejnë për të treguar se si duhet të sillen njerëzit në një mjedis të Rregull
caktuar; Mjedis shoqëror
- Klasifikon rregullat e bashkëpunimit në mjedise të caktuara;
- Përshkruan problemet e krijuara nga mungesa e rregullave;
- Dallon disa rregulla për mjedise të caktuara;
- Argumenton pse rregullat janë të nevojshme;
- Harton disa rregulla duke vlerësuar aspektet pozitive dhe negative të tyre.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i nxënësit, teksti i mësuesit, teksti digjital, album, ndërkurrikulare Gjuhë dhe komunikim, Arte
stilolaps Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Stuhi mendimi, Vëzhgo-lexo-diskuto; Analizo situatën nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme 10 min
Mësuesja nxit diskutimin rreth rregullores së klasës.
- Çfarë rregullash janë të hartuar aty? - Pse shërben rregullorja e klasës? - Kush e ka hartuar?- Kush duhet ta zbatojë?
Janë të domosdoshme
Sjellin bashkëpunim
Realizojnë qëllimet RREGULLAT
Janë të shumëllojta
Ndryshojnë vazhdimisht
Nxënësit japin mendimet e tyre rreth këtyre pyetjeve.
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Vëzhgo-lexo-diskuto 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit.
Vëzhgohet figura e dhënë në libër dhe bëhet leximi i pjesës.
Nxënësit ndahen në grupe. Secilit grup i caktohet situate nga teksti. Nxënësit japin përgjigje pyetjeve:
Cilat janë disa nga rregullat që kanë vendosur banorët? Po në vendin ku banon ti, cilat rregulla respektohen?
Lexohet pjesa ku tregohet për rëndësinë që kanë rregullat.
Kërkoj nga nxënësit që të japin mendimin e tyre mbi kuptimin e këtyre rregullave:
Pse themi që rregullat janë të ndryshme në mjedise të ndryshme?
Pse themi që disa rregulla janë të shkruara dhe ato të familjes janë të pashkruara?
Pse themi që rregullat ndryshojnë me kalimin e kohës?
Nxënësit do të lexojnë situatën në ushtrimin 1. Do të mbajnë shënime duke përcaktuar ambientin, si dhe duke nxjerrë
rregullat e secilit mjedis dhe duke argumentuar se si janë zbatuar apo nuk janë zbatuar.
Tregoni cilat janë rregullat që kanë shkelur djemtë në park?
Çfarë kuptimi kanë tabelat në figurë?
Kalohet në situatën e ushtrimit 2. Pas leximit nxënësit do tu japin përgjigje pyetjeve:
Si kanë qenë rregullat e veshjes në shkolla më parë?
A ka rregulla të tjera sot për veshjet e vajzave dhe të djemve?
Pse kanë ndryshuar rregullat?
Merren përgjigje nga nxënësit dhe vlerësojnë përgjigjet e njëri-tjetrit.
Prezantojnë rregullat sipas secilit mjedis dhe pasojat e këtyre zbatimit apo moszbatimit të këtyre rregullave.
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Analizo situatën nxirr përfundim 10 min
Në grupe u kërkoj që të përcaktojnë rregullat në mjedise të ndryshme. Psh.
Rregullat në bibliotekë;
Në muze;
Në ekskursion në mal;
Në park;
Udhëtim në një qytet;
Në orën e edukimit fizik;
Në pushimin e madh; etj.
Lihen nxënësit të pavarur në përzgjedhje të mjedisit dhe të vendosjes së rregullave.
Në përfundim nxënësit do të lexojnë rregullat dhe do të vlerësojnë përgjigjet e njëri-tjetrit. Bëhet konkluzioni i orës së
mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2-Dallojnë disa rregulla për mjedise të caktuara.
N3- Argumentojnë pse rregullat janë të nevojshme.
N4- Përshkruajnë se çfarë ndodh si pasojë e zbatimit apo moszbatimit të rregullave.
N5- Hartojnë disa rregulla sipas mjediseve të caktuara.
Mësimi 8 Periudha 2 Janar - Mars

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II


Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, qeverisja/shërbimet në A i njoh unë rregullat? Diskutohet mbi rëndësinë që kanë rregullat në
komunitet mjedise të ndryshme dhe në natyrë.
Rezultatet e të nxënit Konceptet/ Fjalët kyçe
Nxënësi: Njoh rregullat
- Kupton që rregullat shërbejnë për të treguar se si duhet të sillen njerëzit në një Respektoj
mjedis të caktuar;
- Shpjegon se si rregullat krijojnë siguri në jetën e përditshme;
- Përshkruan problemet e krijuara nga mungesa apo moszbatimi i rregullave;
- Kupton rëndësinë e zbatimit të rregullave në jetën e përditshme;
- Harton një listë rregullash duke vlerësuar aspektet pozitive dhe negative të tyre.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i nxënësit, teksti i mësuesit, teksti digjital, lapsa me ndërkurrikulare
ngjyra, karton, stilolaps Gjuhë dhe komunikim; Arte; Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Stuhi mendimi, Vëzhgo-lexo-diskuto; Analizo situatën nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimi 10 min
Nxënësve u kërkoj që të rikujtojnë edhe njëherë rëndësinë që kanë rregullat.
Janë të domosdoshme
Sjellin bashkëpunim
Realizojnë qëllimet RREGULLAT
Janë të shumëllojta
Ndryshojnë vazhdimisht
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Vëzhgo-lexo-diskuto 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Punë me tekstin.
Nxënësit lexojnë pyetësorin e dhënë dhe bëjnë plotësimin e tij. Pas plotësimit numërohen pikët e marra dhe vlerësohen
sipas kriterit të dhënë në libër. Lexohet pjesa mbi rregullat dhe drejtoj disa pyetje.
Si i kuptoni rregulla të shkruara dhe të pashkruara?
Pse është e nevojshme njohja dhe respektimi i rregullave?
Pse themi që bashkëveprimi në zbatimin e rregullave sjell rezultatet që duam?
Kalohet në plotësimin e rubrikës jep mendimin tënd.
Punohet ushtrimi 1 ku nxënësit do të përcaktojnë rregullat në çdo stinë të vitit dhe rregullat në veshje për çdo stinë.
Në ushtrimin 2 nxënësit do të lexojnë situatën mbi rregullat në kinema.
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve: Kush janë rregullat në kinema? Çfarë ndodh kur nuk zbatohen rregullat?
Bëjnë prezantimin e rasteve duke nxjerrë rregullat për secilin rast dhe përfitimet nga zbatimi i këtyre
rregullave.
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Analizo situatën nxirr përfundim 10 min
Nxënësit në grup do të hartojnë disa rregulla që duhen për të mësuar mirë. I krahasojnë me rregullat që janë në tekst dhe
i diskutojnë duke argumentuar. P.sh., mëso në një vend të qetë, sepse zhurmat të shpërqendrojnë nga mësimet.
Në përfundim nxënësit lexojnë plotësimet dhe vlerësojnë përgjigjet e njëri-tjetrit. Bëhet konkluzioni i orës së mësimit
dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2- Njeh rëndësinë e rregullave në mjedise të ndryshme.
N3- Shpjegojnë rëndësinë e zbatimit të rregullave në jetën e përditshme.
N4- Përshkruan problemet e krijuara nga mungesa apo moszbatimi i rregullave;
N5- Harton një listë rregullash duke vlerësuar aspektet pozitive dhe negative të tyre.
Mësimi 9 Periudha 2 Janar - Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II
Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, qeverisja/shërbimet Rregullat në familje Diskutim mbi rregullat në klasë dhe në familje.
në komunitet Rregullat në shkollë
Rezultatet e të nxënit Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe
- Liston disa rregulla që ekzistojnë në familje dhe në shkollë; Rregulla
- Flet për rolin që luajnë rregullat në harmoninë e familjes dhe në shkollë; Familje
- Tregon pasojat e moszbatimit të rregullave në familje dhe në shkollë; Mirëkuptim
- Përcakton detyrat dhe përgjegjësitë për pjesëtarët e familjes dhe në shkollë;
- Njeh disa kritere te vlerësimit të rregullave në shtëpi dhe në shkollë;
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i nxënësit, teksti i mësuesit, teksti digjital, lapsa me ngjyra, stilolaps ndërkurrikulare
Gjuhë dhe komunikim; Arte; Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Stuhi mendimi, Vëzhgo-lexo-diskuto; Analizo situatën nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimi 10 min
Kërkoj nga nxënësit që të emërtojnë rregullat në klasë dhe në familje.
Mendimet shkruhen në dërrasën e zezë.
Rregullat në familje Rregullat në klasë
Ndihmojmë njëri-tjetrin; Vihet në orar në shkollë;
Vendosim sendet në rafte; Dëgjohet mësuesja në mësim;
Nuk grindemi me njëri-tjetrin; Nuk flitet pa leje;
Vendos pjatat në lavaman për tu larë; Respektohen shokët;
Flitet me radhë; Mbaj pastër mjedisin;
Respektohen këshillat; Vij rregullisht me detyra;
Flitet me mirësjellje; Ndihmoj shokët kur duan ndihmë;
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Vëzhgo-lexo-diskuto 25 min
Punë me tekstin
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit.
Lexohet situata në familjen e Albit dhe të Besës. Kjo familje vendosi që të shkruajë disa rregulla për ecurinë sa më të
mirë të punëve në familje. Drejtoj disa pyetje: Cilat ishin disa nga rregullat që vendosi familja e Albit dhe të Besës?
A ju duken të drejta këto rregulla?
Po në familjet tuaja cilat janë disa nga rregullat?
- Lexohet pjesa për rregullat dhe drejtohen pyetje të ndryshme:
Pse janë të nevojshme vendosja e rregullave në familje?
Pse rregullat me kalimin e kohës kanë ndryshuar?
Punohet rubrika :Jep mendimin tënd. Në ushtrimin 1. Nxënësit do të dallojnë përgjegjësinë që mami i caktoi Borës: Të
kujdesej për motrën e vogël si dhe detyrat, që Bora mori përsipër se do bënte: p.sh., të shihnin së bashku televizor, t’i
lexonte përralla, ta ulte në divan, të luanin së bashku etj. Nxënësit në dyshe do të vlerësojnë këto detyra që ajo i
ngarkon vetes, duke parë nëse është shkelur ndonjë rregull. Më pas diskutojnë.
-Lexohet edhe pjesa mbi regullat në klasë dhe diskutohet mbi zbatimin dhe moszbatimin e rregullave në klasë.
-Punohet ushtrimi 1 ku nxënësit njihen me rregullat që janë vendosur në bibliotekën e shkollës së Erës.
U kërkohet që të tregojnë edhe rregulla të tjera që duhen zbatuar në bibliotekën e shkollës.
Në ushtrimin 2 nxënësit do të tregojnë se në cilën foto është zbatuar rregulli për mirëmbajtjen e mjeteve në shkollë.
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Analizo situatën nxirr përfundim 10 min
Nxënësit do të shkruajnë disa rregulla që kanë në familje, duke u përqendruar te përgjegjësitë që ka secili pjesëtar i
familjes. P.sh., për rregullën që duhet mbajtur shtëpia e pastër, përgjegjësitë mund të jenë:
pastrimi i dyshemesë, larja e pjatave, hedhja e mbeturinave, rregullimi i krevatit, palosja dhe vendosja e
rrobave në raftet përkatëse etj.
Lexohen dhe vlerësohen rregullat duke i krahasuar me rregullat në tekst.
Punë në grupe, shkrim
Klasa ndahet në grupe. Për secilin grup jep detyrë: hartoni rregullat sipas mjedisit:
Grupi 1. Rregullat e mirëmbajtjes së bankave (tavolinave).
Grupi 2. Rregullat e mirëmbajtjes së dosjeve në klasë.
Grupi 3. Rregullat e sjelljes në pushimin e madh.
Grupi 4. Rregullat në mirëmbajtjen e librave.
Grupi 5. Rregullat që ndiqen në zbatimin e orës së mësimit.
U kërkoj që, pasi të lexohen rregullat, të shoqërohen me argumentin se pse këto rregulla jenë të nevojshme. Bëhet
konkluzioni i orës së mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2- Liston disa rregulla që ekzistojnë në familje; - Flet për rolin e rregullave në harmoninë e familjes;
N3- Tregon pasojat e moszbatimit të rregullave në familje;
N4- Përcakton detyrat dhe përgjegjësitë për pjesëtarët e familjes.
N5-Hartoni edhe vetë disa rregulla dhe diskutojini ato me shokët e shoqet e klasës.
Detyra: Shkruaj rregullat që zbaton në shkollë
Mësimi 10 Periudha 2 Janar-Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II
Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Test Përforcohen njohuritë e marra gjatë
Pushteti, autoriteti, qeverisja/shërbimet Përmbledhës tremujori i dytë periudhës së dytë.
në komunitet
Rezultatet e të nxënit Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe
- Dallon disa nga shërbimet për të cilat njerëzit kanë nevojë në lagjen ku banojnë Rregulla
(pastrimi, mbrojtja nga zjarri, parqet pushimi, këndet e lojërave etj.); Familje
- Njeh institucionet e një qyteti; Mirëkuptim
- Përshkruan disa profesione në qytete;
- Liston disa rregulla që ekzistojnë në familje dhe në shkollë;
- Flet për rolin që luajnë rregullat në harmoninë e familjes dhe në shkollë;
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare
Testim, njohuritë paraprake Gjuhë dhe komunikim, Arte, Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Stuhi mendimi; lexo-plotëso i pavarur; Analizo - nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimi 10 min
Kërkoj nga nxënësit përsëritjen e njohurive të marra gjatë periudhës së dytë.
Tregon për institucionet e ndryshme që janë në shërbim të komunitetit.
Tregon për veprimtaritë që kryhen në shkollë, qytet ,familje etj. Përsëritje njohurish
Tregon për rregullat e ndryshme që zbatohen në mjedise të ndryshme.
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja lexo-plotëso i pavarur 25 min
Punë me testin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Shpërndahet testimi.
Udhëzohen nxënësit që të tregojnë kujdes në plotësimin e testit.
Nga ushtrimi 1 - 4 tregohet mbi shërbimet që kryhen në institucione të ndryshme.
1. Përcaktoni se për çfarë kemi nevojë. 1 pikë
A. Për ushqim,
B. Për veshje,
C. Për strehim,
D. Për të gjitha dhe të tjera.
2. Lidhni me shigjetë se kujt i takojnë këto shërbime. 4 pikë
Për shuarjen e zjarrit Policisë
Për vendosjen e rregullit dhe të qetësisë Zjarrëfikësve
Për të shëruar të sëmurët Shkollës
Për të mësuar dhe edukuar Spitalet
3. Përcaktoni fjalët ose grupet e fjalëve që duhen në fjali. 4 pikë
Shërbimet që marrin njerëzit duhet të jenë (cilësore / jo cilësore).
Shërbimet duhet të ofrohen për ( disa / të gjithë) njerëzit që kanë nevojë.
Shërbimet duhet të jenë ( jo në kohën e duhur / në kohën e duhur).
Shërbimet ( duhet / nuk duhet ) të përmbushin nevojat.
4. Plotësoni fjalitë me fjalët që duhen: shkollës, institucion, edukohet, 9-vjeçar. 4 pikë
Shkolla është një _________________________ shumë i rëndësishëm.
Çdo njeri kalon shumë vite në bangat e _________________.
Në shkollë ai mëson dhe _____________________.
Në Shqipëri çdo fëmijë duhet të kryejë arsimin ___________.
Nga ushtrimi 5 – 14 tregohet mbi rëndësinë e rregullave në mjedise të ndryshme.
5. Përcaktoni se për çfarë kemi nevojë. 1 pikë
E. Për ushqim,
F. Për veshje,
G. Për strehim,
H. Për të gjitha dhe të tjera.
6. Lidhni me shigjetë se kujt i takojnë këto shërbime. 4 pikë
Për shuarjen e zjarrit Policisë
Për vendosjen e rregullit dhe të qetësisë Zjarrëfikësve
Për të shëruar të sëmurët Shkollës
Për të mësuar dhe edukuar Spitalet
7. Përcaktoni fjalët ose grupet e fjalëve që duhen në fjali. 4 pikë
Shërbimet që marrin njerëzit duhet të jenë (cilësore / jo cilësore).
Testim Qytetari 3 Periudha 2 Janar – Mars
Emër mbiemër: _____________________________________ Grupi A
1. Përcaktoni se për çfarë kemi nevojë. 1 pikë
A. Për ushqim,
B. Për veshje,
C. Për strehim,
D. Për të gjitha dhe të tjera.
2. Lidhni me shigjetë se kujt i takojnë këto shërbime. 4 pikë
Për shuarjen e zjarrit Policisë
Për vendosjen e rregullit dhe të qetësisë Zjarrëfikësve
Për të shëruar të sëmurët Shkollës
Për të mësuar dhe edukuar Spitalet
3. Përcaktoni fjalët ose grupet e fjalëve që duhen në fjali. 4 pikë
Shërbimet që marrin njerëzit duhet të jenë (cilësore / jo cilësore).
Shërbimet duhet të ofrohen për ( disa / të gjithë) njerëzit që kanë nevojë.
Shërbimet duhet të jenë ( jo në kohën e duhur / në kohën e duhur).
Shërbimet ( duhet / nuk duhet ) të përmbushin nevojat.
4. Plotësoni fjalitë me fjalët që duhen: shkollës, institucion, edukohet, 9-vjeçar. 4 pikë
Shkolla është një _________________________ shumë i rëndësishëm.
Çdo njeri kalon shumë vite në bangat e _________________.
Në shkollë ai mëson dhe _____________________.
Në Shqipëri çdo fëmijë duhet të kryejë arsimin ___________.

5. Përcaktoni se për çfarë kemi nevojë. 1 pikë


A. Për ushqim,
B. Për veshje,
C. Për strehim,
D. Për të gjitha dhe të tjera.

6. Lidhni me shigjetë se kujt i takojnë këto shërbime. 4 pikë


Për shuarjen e zjarrit Policisë
Për vendosjen e rregullit dhe të qetësisë Zjarrëfikësve
Për të shëruar të sëmurët Shkollës
Për të mësuar dhe edukuar Spitalet

7. Përcaktoni fjalët ose grupet e fjalëve që duhen në fjali. 4 pikë


Shërbimet që marrin njerëzit duhet të jenë (cilësore / jo cilësore).
Shërbimet duhet të ofrohen për ( disa / të gjithë) njerëzit që kanë nevojë.
Shërbimet duhet të jenë ( jo në kohën e duhur / në kohën e duhur).
Shërbimet ( duhet / nuk duhet ) të përmbushin nevojat.
8. Plotësoni fjalitë me fjalët që duhen: shkollës, institucion, edukohet, 9-vjeçar. 4 pikë
Shkolla është një _________________________ shumë i rëndësishëm.
Çdo njeri kalon shumë vite në bangat e _________________.
Në shkollë ai mëson dhe _____________________.
Në Shqipëri çdo fëmijë duhet të kryejë arsimin ___________.
9. Shkruani këshillën që do tu jepni për rastet e dhëna. 4 pikë
Shkulin lule dhe prishin pemët. ____________________________________________
Shkarravisin muret dhe bankat. _____________________________________________
Makinat ndalojnë vend e pa vend. ___________________________________________
Hedhin mbeturinat jashtë kazanit. ___________________________________________
10. Tregoni dy raste ku keni dhënë ndihmën tuaj ndaj të tjerëve ose ndaj mjedisit. 2 pikë
______________________________________________________________________

11. Shkruani të paktën katër institucione që janë pjesë e qytetit. 4 pikë


____________________________
____________________________
____________________________
____________________________

12. Shëno me V(vërtetë) ose G(gabuar) për mendimet e dhëna. 4 pikë


Rregullat i vendosin vetë njerëzit. _________
Çdo mjedis ka rregullat e veta. ___________
Me ndryshimin e shoqërisë rregullat nuk ndryshojnë. ___________
Rregullat ndryshojnë dhe zëvendësohen me të reja. ___________

13. Shkruani një rregull që zbatoni në familje. 1 pikë


_________________________________________________

14. Shkruani dy rregulla që zbatoni në klasë. 2 pikë

_________________________________________________
_________________________________________________

Nota 1(APK) 2(ANP) 3(AK) 4(ASHK) 5(ASH)


Pikët 0-7 8-13 14-19 20- 25 26-30

Testim Qytetari 3 Periudha 2 Janar – Mars

Emër mbiemër: _____________________________________ Grupi B

1.Shëno me PO ose JO. (3 pikë)


Njerëzit jetojnë dhe punojnë së bashku në komunitet. ……………

Rregullat e para të sjelljes i marrim në familje. ………..

Në komunitet jeta udhëhiqet pa rregulla. ………..

Komuniteti është një grup njerëzish që kanë interesa të përbashkëta. …………..

2. Qarko pohimin e vërtetë. (3 pikë)

Komunitetin e shkollës e përbëjnë:

A. nxënësit
B. prodhimet bujqësore
C. mësuesit
D. prindërit

3. Lidh me shigjetë veprimtaritë që kryhen në fshat dhe në qytet. (2 pikë)

Komuniteti në fshat punojnë në fabrika, uzina,kombinate, institucione

Komuniteti në qytet kujdesen për kafshët, bimët, punojnë tokën

4. Plotëso fjalitë me mendimet që duhen: rregullit e të qetësisë; zjarri dhe fatkeqësish natyrore e
njerëzore; shëndetin e njerëzve; (3 pikë)

Policia ka për qëllim ruajtjen e jetës, të _____________________________.

Zjarrëfikësit kanë për detyrë të mbrojnë jetën e popullsisë në raste ________________________

______________________________________________ .

Shërbimi mjekësor synon të sigurojë dhe të përmirësojë___________________________________.

5. Jepi pergjigjigje shkurt pyetjeve me po ose jo. (4 pikë)

A mund të jetohet pa rregulla?____

A ka rregulla në familjen tënde? ____

A mund të ekzistojë shkolla pa rregulla? ____

Po në lojë a zbatohen rregullat? ____

6. Shkruaj nga dy rregulla për këto mjedise. (8 pikë)


Familje
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
Shkollë
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
Rrugë
_____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
Bibliotekë
_____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________

Shkallët 1 (AP) 2 (ANP) 3 (AK) 4(ASHK) 5 (ASH)


0-6 7 - 11 12 - 18 19 - 21 22-23
Mësimi 11 Periudha 2 Janar-Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Klasa III Shkalla II
Tematika : Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, qeverisja/shërbimet Projekt: Revista ime Nëpërmjet materialeve të ndryshme nxënësit
në komunitet përcjellin vlerat e librit në shoqëri.
Rezultatet e të nxënit Konceptet/ Fjalët kyçe
Nxënësi: revista, kulturë, rregull,
Kupton se si qeniet njerëzore krijojnë, mësojnë, ndajnë së bashku dhe përshtaten ndaj ëndrra, dëshira, shoqëri,
kulturës. vlerë kulturore, mjet
Vlerëson rolin e kulturës në formimin e jetës dhe të shoqërisë ku jeton. informues
Tregon për rolin që luajnë institucionet në shërbim të komunitetit.
Krijon poster ku tregon vlerat që përcjell libri në shoqëri.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Njohuri dhe shprehi të fituara nga nxenesit më parë, ndërkurrikulare
Material të marra nga internet për librin si mjet informues. Gjuhë dhe komunikim; Arte, Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Stuhi mendimi, Vëzhgo-lexo-diskuto; Analizo situatën nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimi 10 min
Kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se çfarë dinë për revistën.
Njohuritë e dhena nga nxënësit shkruhen në dërrasën e zezë.
burim dije, mjet informues,këshillues,mbledhës dhe grumbullues informacioni.
Përbëhet nga kopertina;
Ka një titull; Revista
Në faqen e parë vendosen materialet që do të ketë brenda;
Brenda ka ngjarje të tematikave të ndryshme;
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Vëzhgo-lexo-diskuto 25 min
Punë me tekstin,
Prezantoj temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit. Kërkoj nga nxënësit materialet që kanë përzgjedhur nga revista
për Institucionet dhe shërbimet e tyre në dobi për njerëzit.
Nxënësit Tregojnë për rolin e institucioneve dhe shërbimeve të ndryshme që ato afrojnë.
Tregojnë rolin e revistës si grumbulluese dhe informuese e informacionit.
Tregojnë për vlerat dhe kulturat e ndryshme në shoqëri.
1.Shkruaj përgjegjësitë e tua në familje.
2.Plotëso mendimet. plotësimin e kushteve, të qetësisë,popullsisë, natyrore dhe njerëzore
Shërbimet në ndihmë të komunitetit kanë për qëllim …………………………………………..për një jetesë sa më të
mirë.Policia ka për qëllim ruajtjen e jetës, të rregullit dhe……………………………………... .
Zjarrëfikëset kanë për detyrë të mbrojnë jetën e ………………….në raste zjarri dhe fatkeqësisë …………………….
3.Shkruaj rregullat në këto mjedise.
Familje …………………………………………………………………………………………………….
Shkollë ………………………………………………………………………………………………………
Rrugë ……………………………………………………………………………………………………….
4.Trego disa nga rregullat e komunikimit në mjedise publike.
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Analizo situatën nxirr përfundim 10 min
Në grupe nxënësve u kërkohet që të shprehin me një pamje revistën me material për shërbimet dhe rregullat.
Lihen nxënësit që të shkruajnë për kulturën ,shoqërinë, rregullat, institucionet etj.
Pas përfundimit nxënësit prezantojnë punën e kryer. Përgëzohen nxënësit për punën e kryer. Bëhet konkluzioni i orës së
mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit për:
N2-Kuptimin se si qeniet njerëzore krijojnë, mësojnë, ndajnë së bashku dhe përshtaten ndaj kulturës.
N3-Vlerësimin rolin e kulturës në formimin e jetës dhe të shoqërisë ku jeton.
N4-Tregon për rolin që luajnë institucionet në shërbim të komunitetit.
N5-Krijimin e posterave ku tregon vlerat që përcjell libri në shoqëri.
Mësimi 12 Periudha 2 Janar - Mars
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Qytetari Data: Koha: 45 min
Tematika : Tema/t mësimore: Situata e të nxënit:
Pushteti, autoriteti, qeverisja Edhe rruga ka rregullat e saj Rruga që bëjmë për të ardhur në shkollë dhe
rregullat që zbatojmë përgjatë kësaj rruge. (fotot
në tekst)
Rezultatet e të nxënit Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe
. - Njeh disa rreziqe të mundshme në rrugë; Rregulla qarkullimi
- Diskuton se si mund të parandalohne rreziqet në rrugë duke respektuar rregullat e Siguri
ecjes në rrugë; Sinjalistikë rrugore
- Njeh disa tabela të sinjalistikës në rrugë;
- Harton një listë rregullash në rrugë.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i nxënësit, teksti i mësuesit, teksti digjital, lapsa me ndërkurrikulare
ngjyra, letër, mjete stimuluese të qarkullimit rrugor etj. Gjuhë dhe komunikim, Arte, Muzikë
Ecuria e zhvillimit të mësimit
(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Diskutim i drejtuar, Vëzhgo-lexo-diskuto; Inprovizim -nxirr përfundim
Faza 1. Lidhja me njohuritë e mëparshme Diskutim i drejtuar 10 min
Nxiten nxënësit të përshkruajnë rrugën të cilën përshkruajnë për të ardhur në shkollë duke u bazuar në
rregullat që ndjekin. Mund të ndihmohen më pyetje:
- A kalon rrugën kur vjen për në shkollë?
- Si vepron kur je i detyruar të kalosh rrugën apo kryqëzim? Etj.
Faza 2. Dhënia e njohurive të reja Vëzhgo-lexo-diskuto 25 min
Punë me tekstin. Lexohet situata. Shpjegohet fjalori me kuptimin e këtyre fjalëve: trafik, korsi, sinjalistikë, trafik-
ndarës, rregulla qarkullimi.
Nxënësit në dyshe do të komentojnë fotot në tekst duke identifikuar:
- Rrezikun që mund të ketë ai veprim.
- Si mund ta shmangim apo parandalojmë aksidentin.
- Të kujtojnë rregullën që përshtatet me atë veprim.
Nxënësit i diskutojnë me klasën.
Lexohet pjesa mbi rregullat në rrugë dhe u drejtoj disa pyetje:
Ç’është rruga? Kush qarkullojnë në të?
Përse është e nevojshme vendosja e rregullave në rrugë?
Çfarë ndodh nga zbatimi dhe moszbatimi i rregullave në rrugë?
Punohet në dyshe ushtrimi 1 ku nxënësit vendosin rregullat e kalimit dhe të ndalimit sipas ngjyrave të semaforit.
Psh. ngjyra e kuqe ndalim I makinave që janë përballë njëra tjetrës.
Faza 3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Inprovizim -nxirr përfundim 10 min
Kjo pjesë e mësimit mund të zhvillohet në oborrin e shkollës duke improvizuar rrugët, semaforët, kalimin e
rrugës etj. Do të vendoset një nxënës që do të luajë rolin e semaforit dhe nxënësit do të vendosen nga të dyja anët e
rrugës. Pas dhënies së sinjalit të ngjyrave do të kalojnë ose do të ndalojnë.
Për çdo rast do të tregojnë rregullën dhe rrezikshmërinë që ka moszbatimi i rregullave në rrugë.
Bëhet konkluzioni i orës së mësimit dhe vlerësimi me shprehje sintetizuese për përgjigjet e dhëna.
Vlerësimi i nxënësit:
N2- Përshkruan disa rreziqe të mundshme në rrugë.
N3- Tregon se si mund të parandalohen rreziqet në rrugë duke respektuar rregullat e ecjes në rrugë.
N4- Njeh disa tabela të sinjalistikës në rrugë.
N5- Zbaton disa shenjat e sinjalistikës për këmbësorët. - Harton një listë rregullash në rrugë.
Detyra: shkruaj rregullat që zbaton në rrugë

You might also like