You are on page 1of 19

Data 03. 10.

2023

Fusha: Matematika Lënda: Matematikë Shkalla: I Klasa: II


Situata e të nxënit: Bashkëbisedim,
Tema mësimore: Dyfishat
Sjellje shembujsh, Reflektim
Rezultatet e të nxënit: Konceptet / Fjalët kyçe: çift, tek,
Nxënësi: dyfishi, shumëzim, tjetri, ndërmjet,
 gjen dhe mëson dyfishin për numra deri te 10; rendit, më i vogël se <, më i madh se
 gjen dhe mëson dyfishin për 15, 20, 25 dhe 50; >, numra rendorë: i pari, i dyti, i treti...
 përdorimin e skemave lehtësuese për gjetjen e dyfishave. i dhjeti.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: libri, tabela e numrave
temat ndërkurrikulare: Edukim për
deri në 100,
shoqërinë, Gjuhët dhe komunikimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh Shkruaj fjalën “dyfishi” në dërrasë dhe kërkoj prej nxënësve se çfarë do të thotë dhe si e
nxorët dyfishin. Vizatoj numëratorin e një telefoni celular në dërrasë.
123/456/789/*0#
• Kërkoj prej nxënësve të shikojnë pamjen dhe shpjegoj se do t’u kërkoj të “lexojnë” një vijë numrash, por
duke thënë dyfishin e numrit. Kështu, vija e parë e numrave do të jetë 2, 4, 6. U jap nxënësve pak kohë të
gjejnë dyfishin e secilit numër, pastaj caktoj disa renditje që t’i thonë ata vetë. Përfshij vija diagonale, nga lart-
poshtë, nga e majta në të djathtë.
Veprimtaria kryesore Shpjegoj se tani që dinë dyfishet deri te 10, mund të zbulojnë çfarëdolloj dyfishi. Iu
shpjegoj nxënësve ndërsa ndaj një numër si 13 në 10 dhe 3, pastaj dyfishoj çdo përbërës para se të nxirrni
përfundimin. Tregoj këtë në dërrasë.
Tani kërkoj të bëjnë të njëjtën gjë për 14 dhe 17 në libër. Pastaj duhet të vazhdojnë të dyfishojnë numrat në
boshtin numerik. Ndërsa nxënësit punojnë qarkulloj nëpër klasë dhe bëj pyetje si: Si e ndatë, p.sh. 17 në
dhjetëshe dhe njëshe? Nga e dini që dyfishi i 25 është 50? Iu kujtoj nx që të kontrollojnë dyfishet, por edhe të
ndjekin rregullsinë.
Përforcimi i të nxënit Pyes nxënësit se si e plotësuan fjalinë. Pse dyfishet kanë gjithmonë nga një zero?
Refleksion Tregoj fjali numerike si “3 + 3 = 6” në krah të të cilave shkruhen fjali si “dyfishi i 3 është 6”, për
t’i ndihmuar nxënësit të bëjnë lidhjen mes fjalisë numerike dhe fjalës “dyfishi”. Kur lexojmë një fjali
numerike, pyes nëse është fjali numerike e dyfishit. Pyes nxënësit se nga e dinë.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N3 - gjetjen dhe mësimin e dyfishave të numrave deri në 10;
N4- gjetjen dhe mësimin e dyfishave për 15, 25, 20, 30, 40, 50
Detyra: Përzieni një komplet letrash numerike nga 1 deri te 20. Nxënësit marrin me radhë letrën e parë të
tufës dhe thonë dyfishin e numrit që ka letra.
Data 02.10.2023

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Edukim për shoqërinë Shkalla: I Klasa: II
Situata e të nxënit: Foto e një
Tema mësimore:Kam nevoja
biçiklete, libër, det etj.
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi: Konceptet / Fjalët kyçe: nevojë
 njeh nevojat dhe dëshirat e tij; dëshirë
 dallon nevojat nga dëshirat.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Teksti i Edukim për
temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe
shoqërinë 2, foto të ndryshme.
komunikimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës Iu tregoj nxënësve disa foto e një biçklete, libër, det etj., dhe iu kërkoj t’i
përshkruajnë ato.
Zhvillimi i situatës Pasi nxënësit tregojnë fotot, iu kërkoj që të diskutojnë me njëri-tjetrin rreth dëshirave dhe
nevojave në foto.
Veprimet në situatë Nxënësit punojnë në grupe, dhe mundohen t’i përgjigjen pyetjeve të mëposhtme, rreth
fotove: Cilat janë nevojat që paraqiten në foto? Cilat janë dëshirat që shikoni në foto? Kush është më e
rëndësishme për ju nevoja apo dëshira? Cilat janë nevojat tuaja kryesore? Po dëshirat tuaja cilat janë?
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
- njohjen e nevojave dhe dëshirave;
- dallimin e nevojave nga dëshirat.
Detyra: Rubrika: Detyrë

1
Data 03.10.2023

Fusha: Matematika Lënda: Matematikë Shkalla: I Klasa: II


Situata e të nxënit: Bashkëbisedim,
Tema mësimore: Renditim dhe gjejmë numrat ndërmjet
Sjellje shembujsh, Reflektim
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi: Konceptet / Fjalët kyçe: çift, tek,
 tregon një numër ndërmjet një çifti çfarëdo të shumëfishave të 10, dyfishi, tjetri, ndërmjet, rendit, më i
p.sh. 40 dhe 50; vogël se <, më i madh se >,
 shkruan numra midis dhjetësheve të plota;
 numëron në rritje dhe në zbritje me 1 dhe 10.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Libri i nxënësit, faqe 16,
temat ndërkurrikulare:
komplet shumëfishash me 10 letra, 0 deri në 100
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lojë Dalin para klasës 2 nxënës. Në tabelën e numrave deri në 100, gjejnë I-një numër II – një numër 10 më të
madh (më të vogël). Nxënës të ndryshëm nga klasa, tregojnë numra që janë ndërmjet / numra çift/tek ndërmjet.
Numërojmë vargun në rritje dhe në zbritje.
Nisen nga një numër dhe ecin në rritje me nga 2 / 3/ 4/ 5.
Qëndroj ndërmjet dy shumëfishash të çfarëdoshëm të 10 dhe kërkoj të sugjerojnë se cili numër mund të jem.
Veprimtaria kryesore Kur nxënësit të kenë filluar të zhvillojnë të kuptuarin e “ndërmjet”, kërkoj të plotësojnë
faqen në libër. Ndërsa qarkulloj nëpër klasë, bëj pyetje: Si e dini që 46 ndodhet ndërmjet 40 dhe 50? A është ai
i vetmi numër ndërmjet 39 dhe 43? e kështu me radhë.
Përforcimi i të nxënit Diskutojmë një nga pyetjet për “ndërmjet” nga Libri i Nxënësit, si: Cilët janë numrat
midis 12 dhe 18. Nxënësit duhet të kuptojnë se ka pesë numra të mundshëm “ndërmjet” dhe secili prej tyre
është i saktë.
Refleksion: Lojë me letra vendvlerë. Krijojnë 2 numra dhe thonë numrat ndërmjet tyre.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2 - gjetjen e një numri midis një intrevali numrash;
N3 - numërimin me nga 1 / me nga 10, në rritje / në zbritje.
N4 -numërimin me nga 1 / me nga 20, në rritje / në zbritje.
Detyra: Fletë pune

2
Data 03.10.2023

Fusha: Arte Lënda: Art Pamor Shkalla: I Klasa: II


Situata e të nxënit: Lojë me
Tema mësimore: Format natyrale dhe gjeometrike
kompletin e petëzave
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
Konceptet / Fjalët kyçe: formë,
 vizaton siluetën e objekteve të thjeshta natyrore;
formë natyrale, formë gjeometrike
 krijon me forma natyrale;
 bisedon duke përdorur fjalor artistik.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: materiale të ndryshme,
temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe
kompleti i petëzave, mjete për të vizatuar, fletë A4
komunikimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë Ç’forma gjeometrike njihni? Po format natyrore? Ku ndryshojnë këto midis tyre? Hapim librin dhe
diskutojmë format, duke i emërtuar ato.
Krijim i lirë Shpjegoj punën që do të bëjnë dhe nxit fantazinë e nxënësve, për përdorimin e materialeve. Lihen
nxënësit të punojnë, duke i ndihmuar të kapërcejnë vështirësitë e mundshme.
Analizë Nxënësit tregojnë punimet e tyre, vlerësojnë veten dhe njëri-tjetrin.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2 - dallimin e formave gjeometrike;
N2 - dallimin e formave gjeometrike në natyrë;
N3 - përdorimin e fjalorit artistik;
N4 - kolazhin e realizuar me format gjeometrike.
Detyra: Vizato format gjeometrike dhe përmirëso rezultatet e tua.

3
Data 05.10.2023

Fusha: Matematika Lënda: Matematikë Shkalla: I Klasa: II


Situata e të nxënit: Bashkëbisedim,
Tema mësimore: Renditim dhe gjejmë numrat ndërmjet
Sjellje shembujsh, Reflektim
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
Konceptet / Fjalët kyçe: çift, tek,
 numëron me dhjetëshe të plota në rritje dhe zbritje;
dyfishi, shumëzim, tjetri, ndërmjet,
 tregon një numër ndërmjet një çifti çfarëdo të shumëfishave të 10,
rendit, më i vogël se <, më i madh se >
p.sh. 40 dhe 50;
 dallon numrat tek dhe çift.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Teksti, komplet
temat ndërkurrikulare: Edukim për
shumëfishash me 10 letra, 0 deri në 100
shoqërinë, Gjuhët dhe komunikimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lojë Luajmë një lojë renditjeje: kërkoj prej tre nxënësve të dalin para klasës. I jap secilit një nga shumëfishat e
10 letrave dhe kërkojuni t’i rregullojnë në një vijë, sipas radhës.
Thërras edhe tetë nxënës të tjerë, një pas një. U jap një nga letrat dhe kërkoj prej pjesës tjetër të klasës të thotë
se ku duhet të pozicionohet çdo nxënës sipas radhës. I nxit të përdorin një gamë fjalësh që shpjegojnë
vendndodhje, si “pranë” dhe “ndërmjet”. Këto terma i prezantoj fillimisht duke përshkruar një sërë objektesh
në klasë, si p.sh. dritarja është pranë derës, dërrasa është ndërmjet dy tavolinave, etj.
Kur të jetë plotësuar vija, kërkoj që të gjithë të numërojnë përgjatë tij, në rritje dhe në zbritje.
Qëndroj ndërmjet dy shumëfishash të çfarëdoshëm të 10 dhe kërkoj prej nxënësve të sugjerojnë se cili numër
mund të jem. Them me zë sugjerimet e tyre, p.sh.: Kështu, 23 është ndërmjet 20 dhe 30 ose bëjuni pyetje: A
është 23 ndërmjet 20 dhe 30?
Veprimtaria kryesore Kur nxënësit të kenë filluar të zhvillojnë të kuptuarin e “ndërmjet”, kërkoj të plotësojnë
librin. Ndërsa qarkulloj nëpër klasë, bëj pyetje: Si e dini që 46 ndodhet ndërmjet 40 dhe 50? A është ai i vetmi
numër ndërmjet 39 dhe 43? e kështu me radhë.
Përforcimi i të nxënit Diskutojmë një nga pyetjet për “ndërmjet” nga Libri i nxënësit, si: 12 ....... 18
Kontrolloj që të kuptojnë se ka pesë numra të mundshëm “ndërmjet” dhe secili prej tyre është i saktë.
Refleksion: Hedhim dy zare dhe nxënësit thonë numrat ndërmjet.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2 - numërimin me dhjetëshe të plota në rritje dhe zbritje;
N3 - tregimin e një numri ndërmjet një çifti çfarëdo të shumëfishave të 10, p.sh. 40 dhe 50;
N4 - dallimin e numrave tek dhe çift.
Detyra:Fletore pune.Nxenesit me nivel te larte punojne nje probleme

4
Data 02.10.2023
Fusha: Edukim fizik, sporte dhe Lënda: Edukim fizik, sporte
Shkalla: I Klasa: II
shëndet dhe shëndet
Situata e të nxënit: Ekzekutimi i
Tema mësimore: Loja “Rrjeta e peshkatarit”
lojës tradicionale
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
 rreshtohet dhe ndjek komandat; Konceptet / Fjalët kyçe: shok, rrjetë,
 respekton rregullat e lojës; peshkatar,
 respekton shokun dhe kundërshtarin;
 reagon shpejt dhe me kujdes, duke mbrojtur veten dhe shokët.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: programi, udhëzimet,
temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe
kapaciteti i nxënësve
komunikimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hapi I – Njohja me situatën Rreshtohemi dhe bëjmë disa ushtrime nxemjeje. Flasim për pozicionin e drejtë të
trupit gjatë qëndrimit ulur.
Hapi II – Lojë Kujtojmë rregullat e lojës dhe luajmë. Dy nxënës,duke u kapur për dore, formojnë rrjetën, të
tjerët shpërndahen nëpër fushë, për të mos u kapur nga rrjeta. Nxënësi i kapur, bëhet pjesëtar i rrjetës. Dy
nxënësit e kapur në fillim të lojës, përsëritin lojën. Nxënësi që kapet i fundit, shpallet fitues i lojës.
Hapi III – Shlodhje Nxënësit udhëzohen si të qetësohen dhe pasi rreshtohemi dalim nga salla.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për pjesëmarrjen aktive në lojë dhe për veprimet teknike individuale.
Detyra: T’iu tregojnë prindërve për lojën.

5
Data 02.10.2023

Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla: I Klasa: II B


Situata e të nxënit: Fjala dhe theksi –
nxënësit veçojnë disa objekte të cilat
lëshojnë tingull nëpërmjet dy goditjeve.
Tema mësimore: Ritmi me dy goditje. Theksi
Nxiten ata të shqiptojnë emrin e
objektit që shikojnë duke theksuar
rrokjen e parë.
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
 gjen fjalë me 2 rrokje dhe bëjnë lidhjen me ritmin me dy goditje;
 shqipton saktë fjalët me dy rrokje duke theksuar rrokjen e duhur; Konceptet / Fjalët kyçe: ritëm, ritëm
 zbulon ritme me dy goditje; me dy goditje, theks muzikor
 ligjëron modele ritmike me ritmin me dy goditje;
 krijon ritmin me dy goditje duke shkruar atë përmes simboleve;
 ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: programi, udhëzimet,
temat ndërkurrikulare: Edukimi
materiale të përgatitura, fragmente me ritmin me dy goditje në USB
fizik, sporti dhe shëndeti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hapi I: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit
të një situate ndërvepruese, interaktive dhe gjithpërfshirëse ku nxënësit veçojnë disa objekte që lëshojnë tingull
nëpërmjet dy goditjeve. Ata shqiptojnë emrin e objektit që shikojnë duke theksuar rrokjen e parë.
Hapi II: Ndërtimi i njohurive të reja - Vëzhgohen fotot që tregoj dhe nxënësit shqiptojnë emrin e çdo fotoje.
Ato janë me 2-3-4 rrokje. U kërkoj të shqiptojnë më fort theksin në rrokjen ku bie.
- Shpjegoj ushtrimin me rrokjet Ta dhe Ti dhe nxënësit e ligjërojnë atë duke respektuar ritmin me dy goditje.
- Rikujtojmë këngën “Rona Rona peperona”, ku nxënësit ligjërojnë dhe gjejnë ku bie theksi i fortë. Ata e
rrethojnë këtë rrokje.
Hapi III: Reflektimi Përsëritin njohuritë e marra mbi ritmin me dy goditje dhe theksin duke demonstruar
kuptimin e njohurive të marra.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
- shqiptimin saktë fjalët me dy rrokje duke vendosur theksin në rrokjen e duhur;
- zbulimin e ritmit me dy goditje;
- ligjërimin e modeleve ritmike me ritmin me dy goditje;
- krijimin e ushtrimeve me ritmin me dy goditje duke shkruar atë përmes simboleve;
- ndarjen e përvojës së vet artistike me të tjerët.
Detyra: Krijimi i një ushtrimi me simbolet e mësuara në ritmin me dy goditje.

6
Data 06.10.2023

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Dituri natyre Shkalla: I Klasa: II


Tema mësimore: Kujdesemi per mjedisin tone Situata e të nxënit: Mjedisi ynë
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
- Kupton mënyrat e kujdesit ndaj mjedisit rrethues dhe se si mund të
përdoren burimet dytësore.
- Përdor burime të thjeshta të marrjes së informacionit.
- Kryen dhe regjistron rezultatet e vëzhgimeve. Konceptet / Fjalët kyçe: mbeturina,
- Mbledh prova nëpërmjet vëzhgimeve, ndërsa përpiqet t’i përgjigjet një ujëra të zeza, mbroj, grupet mjedisore
pyetjeje shkencore.
- Përdor përvojën e drejtpërdrejtë për mbledhjen e provave.
- Parashikon se çfarë do të ndodhë përpara se të vendosë se çfarë do të
bëjë.

Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: mjedisi rreth shkollës, Lidhja me fushat e tjera ose me
materiale mbështetëse për veprimtarinë. temat ndërkurrikulare: Matematikë,
Gjuhë Shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutim për njohuritë paraprake: Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë figurën e librit në fq. 8 dhe të tregojnë rreth asaj
që shohin në të. Shtrohet pyetja:
-Si mendoni, a dëmtohen gjallesat pranë plazhit nga mbeturinat dhe ujërat e zeza? Si mund t’i mbrojmë gjallesat?
Gjatë diskutimit shpjegohen fjalët kyçe.
Kërkim për zgjidhje problemi: Ftohen nxënësit të bëjnë një vizitë jashtë ambienteve të klasës. Nxënësit mund të
sugjerojnë ide rreth asaj se çfarë do të vëzhgojnë përpara se të largohen nga klasa. Sapo të dalin në mjedis të hapur,
nxënësit në dyshe duhet të identifikojnë çdo dëmtim të mjedisit rrethues. Nxënësit duhet të mbledhin prova me qëllim që
t’i përgjigjen pyetjes: “Me ç’mënyra e dëmtojnë njerëzit mjedisin?”
Nxënësit mund të regjistrojnë vëzhgimet e tyre nëpërmjet formave të ndryshme si: me video, me vizatim, me regjistrime
zanore apo të shkruara. Si mjet regjistrues për këtë mund të përdoret Fleta e punës 1.2a.
Nxënësit me arritje më të ulëta do të gjejnë dy shembuj të dëmtimit të mjedisit dhe mbështeten me pyetje të tilla si: “A
janë mbeturinat të dobishme për jetesën e kafshëve?”. Për nxënësit me arritje më të larta pritet që të gjejnë shembuj të
tjerë të dëmtimit të mjedisit, si edhe të sugjerojnë mënyra që këta shembuj të mos përsëriten. Nxiten këta nxënës që të
shpjegojnë pse këto veprime do të kenë ndikim pozitiv mbi mjedis.

Diskutim: Në fund të veprimtarisë nxënësit mblidhen për të diskutuar rreth gjetjeve dhe faktit se si duhet të kujdesen më
mirë njerëzit për mjedisin rrethues. Si mund të ndalet dëmtimi i mjedisit? Si mund të vihen gjërat në vendin e duhur? Si
mund të ndihmojnë nxënësit?
Nxënësit plotësojnë dy ushtrimet e para të Fletës së punës 1.2b me idetë e tyre. Disa prej tyre i prezantojnë ato me
dëshirën e tyre.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2 përshkrimin në mënyra të ndryshme të kujdesit ndaj mjedisit.
N3 Për argumentimin, sepse veprimet e tyre kanë një ndikim pozitiv.

Detyra: Punimi i fq. 11 Fletore pune


-Nxënësit zgjedhin me dëshirë të punojnë ushtrimin 3 të Fletës së punës 1.2b.

7
Data 03.10.2023
Fusha: Edukim fizik, sporte dhe Lënda: Edukim fizik, sporte
Shkalla: I Klasa: II
shëndet dhe shëndet
Tema mësimore: Loja “Rrjeta e peshkatarit” Situata e të nxënit: Lojë
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
Konceptet / Fjalët kyçe: skuadër,
 rreshtohet dhe ndjek komandat;
drejtues, rrjeta, peshqit
 respekton rregullat e lojës, shokun dhe kundërshtarin;
 reagon shpejt dhe me kujdes, duke mbrojtur veten dhe shokët.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: njohuritë e nxënësve temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe
komunikimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hapi I – Njohja me situatën Rreshtohemi dhe ushtrohemi me kthimet në lëvizje ose në rresht. Më pas
realizojnë cirkuitin e ushtrimeve të nxemjes.
Hapi II – Lojë Shpjegoj rregullat e lojës dhe luajmë një lojë demonstruese. Caktoj peshkatarin dhe 1 nxënës si
rrjetë. Sqaroj paqartësitë që vihen re dhe nxënësit luajnë lojën e rregullt të drejtuar.
Hapi III – Shlodhje Udhëzoj nxënësit si të qetësohen dhe pasi rreshtohemi dalim nga terreni.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për pjesëmarrjen aktive në lojë dhe për veprimet teknike individuale.
Detyra: Shpjegoja lojën që mësove prindërve.

8
Data 05.10.2023

Fusha: Matematika Lënda: Matematikë Shkalla: I Klasa: II


Situata e të nxënit: Bashkëbisedim,
Tema mësimore: Më i vogël se; më i madh se
Sjellje shembujsh, Reflektim
Rezultatet e të nxënit:
Konceptet / Fjalët kyçe: çift, tek,
Nxënësi:
dyfishi, shumëzim, tjetri, ndërmjet,
 rendit numrat deri në 100;
rendit, më i vogël se <, më i madh se
 krahason dy numra, duke përdorur shenjat > dhe <.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Libri i nxënësit, faqe 19;
temat ndërkurrikulare: Edukim për
letra vendvlerë 10-90 dhe 1-9, letra numerike nga 0 deri te 100
shoqërinë, Gjuhët dhe komunikimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh
Shkruaj në dërrasë shenjat < dhe >. Kërkoj prej nxënësve të shpjegojnë se çfarë kuptimi kanë dhe se si e
dallojnë cila është njëra dhe cila është tjetra.
Veprimtaria kryesore
I jap secilit çift nxënësish një komplet letrash vendvlerë dhe kërkoj të krijojnë nëntë numra dyshifrorë.
Pasi t’i renditin numrat e tyre nga më i vogli te më i madhi, duhet t’i shkruajnë në rrjetën katrore të faqes së
librit. Do të punojnë në çifte duke përdorur këta numra për të shkruar një gamë të gjerë fjalish, duke përdorur
shenjat < dhe >. Shpjegoj se dua që nxënësit të flasin në çifte për fjalitë e tyre, që të kontrolloj nëse po i
përdorin aktë shenjat.
Mund të shkruaj disa fjali në dërrasë, për të treguar se çfarë kërkohet, p.sh.
“Dy numrat e mi janë __ dhe__. __ është < (ose >) se __.
Përforcimi i të nxënit
Ndërsa qarkulloj nëpër klasë, dëgjoj diskutimet ose u kërkoj të lexojnë një nga fjalitë e tyre numerike. Bëj
pyetje si: A është kjo e vërtetë? Nga e dini? A mund të shkruani një tjetër fjali numerike duke përdorur të
njëjtët numra, por me shenjat e kundërta? A është gjithashtu e vërtetë edhe fjalia jote e re?
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punën me librin, fletoren dhe aktivizimin gjatë veprimtarive të parashikuara.
Detyra: Fletë pune

9
Data 04.10.2023

Fusha: Kurrikula me zgjedhje Lënda: Kurrikula me zgjedhje Shkalla: I Klasa: II


Tema mësimore: Kërcej në boshtin numerik
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
 numëron në rritje dhe në zbritje, sipas një rregullit të caktuar;
 gjen dhe mban mend disa nga dyfishat (nr 1-10, të dhjetësheve të plota, të 15, 25, 35, 45, 50);
 përdor skema që e ndihmojnë në kryerjen e veprimeve.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: matematika plus, fletë me kuti, tabela e numrave 1-100, shiriti i
numrave 1-100, mjete shkrimi dhe vizatimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
1. Duke përdorur tabelën dhe shiritin e numrave, nxënësit numërojnë në rritje dhe në zbritje me nga 1; me nga
10; dallojnë numra tek dhe çift.
2. Ndaj nxënësit në grupe dhe iu shpërndaj letra vendvlerë dhe shenjat <, >. Iu kërkoj të formojnë
mosbarazime. Lexohen dhe shkruhen në tabelë mosbarazimet e formuara.
3. Vizatojmë numra dyshifrorë dhe i zbërthejmë ata.
4. Gjejnë dyfisha për numra të ndryshëm.
5. Plotësojnë matemtikën plus.
Detyra: Fletë me ushtrime të ngjshme si ato të punuarat gjatë orës së mësimit.

10
Data 06.10.2023
Fusha: Edukim fizik, sporte dhe Lënda: Edukim fizik, sporte
Shkalla: I Klasa: II
shëndet dhe shëndet
Situata e të nxënit: Ekzekutimi i
Tema mësimore: Ushtrime të rreshtimit dhe rregullimit formacioneve të ndryshme lëvizore të
rreshtimit dhe rregullimit
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
 Ekzekuton rreshtimet me temp mesatar;
Konceptet / Fjalët kyçe: ritëm,
 Ekzekuton formacione të ndryshme të thjeshta;
komandë, majtas, djathtas, para, prapa,
 Praktikohet me përdorimin e elementeve të lëvizjes;
 Orientohet me drejtimet e lëvizjes në të majtë / në të djathtë; para
dhe prapa.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Programi, udhëzuesi i
temat ndërkurrikulare: Edukim për
mësuesit
shoqërinë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hyrje – Rreshtoj klasën dhe prezantoj temën e re. Realizojmë një vrapim të lehtë, duke e kombinuar me
lëvizje të thjeshta ritmike. Kujtojmë temën e kaluar dhe diskutojmë rreth qendrimeve të përkulshmërinë.
Themelore – Demonstroj pjesërisht dhe ekzekutoj me ritëm të ngadaltë ekzekutimin e formacioneve të
ndryshme (të thjeshta) lëvizore me përdorimin e elementeve të lëvizjes, me qëllim orientimin e nxënësve me
drejtimin në të majtë dhe në të djathtë, para dhe mbrapa.
Ushtrohen nxënësit, duke iu tërhequr vëmendjen për përmirësime të herëpashershme.
Mbyllje – Nxënësit realizojnë disa ecje të lehta, shoqëruar me lëvizje për qetësimin e frymëmarrjes. Më pas
realizojmë disa ushtrime të thjeshta të tendosjes, për ta mbyllur orën me nxjerrjen e përfundimeve dhe dhënie
këshillash.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2 - ekzekutimin e rreshtimeve me temp mesatar;
N3 - orientimin e saktë të lëvizjeve;
N4 - respektimin e komandave, duke dalluar drejtimet majtas-djathta dhe para-prapa.
Detyra: Praktikimi i kthimeve majtas-djathtas.

11
E hene 02.10.2023
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: I Klasa: II
Situata e të nxënit: Shkruani në një
Tema mësimore:Gjysherit e mi jane te vecante fletë emrat e gjyshërve tuaj. Cili prej jush
ka stërgjysh/e?
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
-Lexon me kuptim e rrjedhshëm pjesën Konceptet / Fjalët kyçe: gjyshër,
-Shpjegon fjalët dhe shprehjet e reja. stërgjysh, t raditë familjare
-Diskuton për situata të ngjashme me ato të tregimit.
-Ritregon përmbajtjen e pjesës duke iu pëgjigjur pyetjeve
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: : teksti i nxënësit,foto
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
të gjyshërve/stërgjyshërve, fletë A4 e modeluar.
ndërkurrikulare: Arte, Shoqëria dhe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim paraprak, lexim i
mjedisi
drejtuar, paraqitje tabelare.
Organizimi i orës
Veprimtaria e parë: Diskutim paraprak. Udhezoj nxenesit te prezantojnë të
veçantën e gjyshërve të tyre (të dashur, gatuan shumë më mirë, lojëra të
ndryshme...)Lihen nxënësit të lirshëm të tregojnë të veçantën e gjyshërve të tyre,
para klase (në një kënd të klasës).Çdo familje ka traditën e saj familjare. Kjo traditë
trashëgohet nga stërgjyshërit duke u ruajtur nga familjet e reja. - Cila është tradita
e familjes suaj?
Veprimtaria e dytë: Leximi i drejtuar.
Njohja me titullin e pjesës “Gjyshërit e mi janë të veçantë.” Lexohet pjesa me ndalesa. Për çdo ndalesë nxënësve
u drejtohen pyetje parashikuese.
Ndalesa 1. Gjyshërit... na duartroket.-Si janë gjyshërit e tij?-Kur shkojnë në shtëpinë e gjyshërve?-Sa vjeç është
stërgjyshja?-Pse është e veçantë stërgjyshja?-Si duket në foto stërgjyshja kur ka qënë e re?-Po tani si duket ajo?-
Po gjyshërit e djalit si do jenë?
Ndalesa 2. Gjyshërit ... gjyshja.-A janë aq të vjetër gjyshërit?-Ç’lojëra luan me gjyshin dhe gjyshen?-Ç’do të
ndodhë pas disa vitesh?-Cila është tradita e re familjare?-Ç’do të bëjë fëmija dhe mamaja? -Ç’traditë ruan
familja juaj?
Ndalesa 3. Sado... për mua.-Ç’do të ndodhë kur gjyshërit të plaken?-Si do të mbeten ata për fëmijët?-Ju pëlqeu
mbyllja e tregimit? Pse?Shpjegimi i fjalëve apo shprehjeve nga mësuesja në tabelë.Leximi zinxhir i pjesës nga
nxënësit.

Mesazhi i pjesës: T’i respektojmë të moshuarit, t’u dhurojmë buzëqeshje dhe t’i ndihmojmë kur kanë nevojë.

Veprimtaria e tretë: Paraqitje tabelare.


Paraqitet në tabelë një flipchart i ndarë në dy pjesë. Shkruani fjali që i përkasin stërgjyshes dhe gjyshes të marra
nga teksti.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:


N2 - Leximin me kuptim e rrjedhshëm pjesën
N3 -Shpjegimin per fjalët dhe shprehjet e reja.
N4 -Ritregimin e përmbajtjes se pjesës duke iu pëgjigjur pyetjeve
Detyra: Pershkruaj gjyshin ose gjyshen tende me 5 fjali.

12
Data 02.10.2023
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: I Klasa: II
Situata e të nxënit: Trego lojërat që
Tema mësimore: Gjysherit e mi jane te vecante
bëni ju me gjyshërit tuaj..
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi:
-Lexon saktë, qartë e me intonacion pjesën. Konceptet / Fjalët kyçe: gjyshër,
-Ritregon pjesën shkurt,me fjalët e veta stërgjysh, familje, lojëra, traditë
-Krahason gjyshërit e tij me ato të pjesës së lexuar. familjare
-Përshkruan një ditë të veçantë me gjyshërit e tij.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: teksti i nxënësit, grafikë
organizues, fletë A4. Lidhja me fushat e tjera ose me
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: karrigia e autorit,
temat ndërkurrikulare: Gjuha
grafik për përmbajtjen e drejtuar, pesëvargësh
Shqipe, Edukatë Qytetare

Organizimi i orës së mësimit


Veprimtaria e parë. Nxënësit ulen në karrigen e autorit dhe tregojnë për lojërat që luajnë me gjyshërit.

-Lojëra me domino - Lojëra me letra -Lojëra me gur shahu Nxënësit lihen të shprehen lirshëm rreth lojërave
me gjyshërit e tyre.
Veprimtaria e dytë. Trego traditën familjare të familjes tënde.Gatimi i gjyshes.Festimi i festave fetare
Festimi i përvjetorëve

Stërgjyshërit Gjyshërit
Feston 90-vjetorin e lindjes Gjyshërit janë shumë të veçantë
Është e veçantë, na bën për të qeshur Çdo të dielë shkojmë te shtëpia e tyre.
Veshja e saj shumë e bukur Me gjyshin garoj me biçikletë, luaj shah.
Qirinj në tortën e saj Me gjyshen luaj lojën me balona.

Veprimtaria e tretë: Grafikë organizues. Lexohet tregimi me intonacion nga disa nxënës. Thuhet përmbajtja
e pjesës sipas grafikut organizues të përgatitur në fletën A4 nga mësuesja.
Plotësohen përgjigjet me alternativa në tekst/ me laps
Ç’ndodh me njerëzit kur plaken? Krahasohen nga nxënësit gjyshërit e tyre me ato të tregimit.

• Të dashur • Jo shumë të vjetër


• Argëtues Të moshuar • Gara me biçikletë
• Të vjetër • Luaj me shah e balona

Veprimtaria e katërt: Me ndihmën e mësueses krijohet një pesëvargësh me fjalën kyç “Gjyshërit”. Lexohen krijimet e
nxënësve para klase Gjyshërit

Të dashur zemërgjerë(si janë)


Punojnë edukojnë argëtojnë (ç’bëjnë)
Gjyshërit e mi i dua shumë (fjali me 4 fjalë)
Të moshuar (sinonim)

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:


N2 -Ritregimin e pjesës shkurt,me fjalët e veta
N3 -Krahasimin e gjyshërit e tij me ato të pjesës së lexuar.
N4 -Përshkruan një ditë të veçantë me gjyshërit e tij
Detyra:Meso permbajtjen e pjeses
13
Data 04.10.2023

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: I Klasa: II


Situata e të nxënit: Manipulime me
Tema mësimore:Fjalia me te cilen tregojme
grupe fjalësh për të formuar fjali.
Rezultatet e të nxënit:
Konceptet
Nxënësi:
-Dallon fjalinë me të cilën tregojmë për diçka. / Fjalët
-Përdor ku duhet pikën dhe shkronjën e madhe në fjalitë dëftore. - kyçe: fjalë,
Përcakton ku fillon e mbaron fjalia, duke grupuar fjalët sipas fjali,
kuptimit. pikë, shkronjë e madhe, fjali me të
cilën tregojmë.
-Formon fjali me të cilat tregojmë.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: teksti i nxënësit, fisha
temat ndërkurrikulare: Artet,
me fjalë, tabela, libri personal.
Shoqëria dhe mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve :diskutim paraprak, punë e drejtuar, shkrim i drejtuar.

Organizimi I mesimit
Veprimtaria e parë:Diskutim paraprak..

Mbi tryezën e mësueses ndodhe fisha me fjalë. Nxjerr nxënësit të marrin nga një fishë. P.sh.:
qershie Gjyshi Një im mbolli
pemë

Ç’fjali formohet? Gjyshi im mbolli një pemë qershie. Renditen nxënësit sipas vendit që zënë fjalët në fjali.Me
cfare filloi dhe mbaroi fjalia?Per cfare perdoret fjalia?Si renditen fjalet ne fjali?
Veprimtaria e dyte;Pune e drejtuar.
Lexohen shembujt e dhënë në tekst. Më pas kalohet në rregullën gjuhësore ku vihet theksi te pika.
U tregoj nxenesve rreth fjalise deftore dhe renditjes se fjaleve si duhet ne fjali per te dhene informacion.
Ushtrimin 1, nxënësit e punojnë individualisht, plotesojne me laps fjalite duke pare figurat me kujdes.

Ushtrimi 2. Nxënësit vendosin shkronjën e madhe në fillim dhe pikën në fund të fjalive.

Ushtrimi 3. Nxënësit vendosin pikën dhe shkronjën e madhe aty ku duhet. Diskutohet me gjithë klasën nëse
janë vendosur saktë për të pasur fjali të kuptimta.
Kur pika nuk vihet në vendin e duhur teksti dhe fjalitë nuk kuptohen fare.
Kjo lidhet me figurën e dhënë poshtë ushtrimit ku lumi del nga shtrati dhe shkatërron gjithçka.
Veprimtaria e tretë:Shkrim i drejtuar Nxënësit shkruajnë në fletë të bardha disa fjali me anë të të cilave
tregojmë diçka.

Kujdes pikën dhe shkronjën e madhe.


Lexohen fjalitë e krijuar nga nxënësit.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2- përdorimin e shkronjës së madhe në fillim të fjalisë dhe të pikës në fund të saj;
N3- ndërtimin e fjalive nga fjalë apo grupe fjalësh të dhëna;
N4- përdorimin drejt të shkronjës së madhe në fillim të fjalisë dhe pikën në fund të saj.
Detyra: Shkruaj 5 fjali qe tregojne.

14
Data 04.10.2023

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: I Klasa: II


Situata e të nxënit: Shkrimi i një
Tema mësimore: Diktim
teksti me të diktuar
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
 shkruan një tekst me të diktuar; Konceptet / Fjalët kyçe: diktim,
 përdor shenjat e pikësimit ( . dhe ? në fund të fjalisë); shenja pikësimi, shkronja e madhe,
 përdor drejt shkronjën e madhe në fillim të fjalisën dhe për emra shpejtësi shkrimi, shkronja e madhe,
njerëzish, vendesh; korrigjim gabimesh,
 ndan saktë fjalët në fund të rreshtit;
 bën qortime të thjeshta drejtshkrimore i ndihmuar.
Lidhja me fushat e tjera ose me
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: njohuritë dhe
temat ndërkurrikulare: Shoqëria dhe
shkathtësitë paraprake të nxënësit, fletë, mjete shkrimi
mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh Kujtojmë rregullat drejtshkrimore që dinë (ndarja e fjalëve në fund të rreshtit, fillimi i
fjalisë me shkronjë të madhe, shenjat e pikësimit në fund të fjalisë, shkronja e madhe për emrat e njerëzve,
vendeve etj.).
Diktim Diktoj pjesën. Rilexoj tekstin 2 herë dhe i lë nxënësit të korrigjojnë gabimet që vënë re.
Nxënësit duke përdorur etiketat, ndajnë në fund të rreshtit fjalët, vetëm në një mënyrë.
Pas korrigjimit të diktimit nxënësit qortojnë gabimet e bëra duke i shkruar saktë përsëri.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2 - ndjekjen e ritmit të diktimit;
N3 - ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit;
N3 - respektimin e pikësimit;
N4 - respektimin e shkronjës së madhe;

Detyra: Punoni 10 fjali me vetëdiktim.

15
Data 05.10.2023
Fusha: Gjuhët dhe
Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: I Klasa: II
komunikimi
Situata e të nxënit: Tregoni për punën që bën
Tema mësimore:Edhe mami punon
mamaja juaj. Pse punon mamaja juaj?
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
Konceptet / Fjalët
 Lexon rrjedhshëm e me kuptim pjesën.
kyçe:
 Shpjegon dhe përdor fjalët apo shprehjet e reja të
punë,mami,mësuese,
pjesës
sekret, sigurojmë.
 Tregon përmbajtjen me anë të pyetjeve
 Tregon punën që bën mamaja e tij/e saj.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: teksti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
njohuritë e shkathtësitë paraprake të nxënësit. ndërkurrikulare: Artet, Shoqëria dhe mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Rrjeta e merimangës, lexim i drejtuar, vija e vlerës.
Organizimi i mesimit
1. Veprimtaria e parë: Rrjeta e merimangës

Nxënësit të vendosur në formë rrethi ia hedhin lëmshin e perit. Hidhet lëmshi i perit nga njëri-tjetri duke
formuar rrjetën e merimangës.Plotesoje në tabelë plotëson kllasterin:

Mamaja ime punon

1. Veprimtaria e dytë: Lexim i drejtuar


Njihen nxënësit me temën e mësimit “ Edhe mami punon”. Lexohet tregimi me ndalesa. Për çdo ndalesë u
drejtohen nxënësve pyetje parashikuese edhe si mendoni ju.

Ndalesa 1. Unë quhem....punën e saj.-Si quhej vajza? Sa vjeçe është?-Përse i pyeti mësuesja?-Pse e ngriti
dorën Era?-Çfarë i tregoi mami Erës?-Ç’do të thotë të jesh mama? -Si mund të vazhdoj ngjarja?
Ndalesa 2. Njëri...të dy bashkë. -Për çfarë e pyeti mësuesen njëri nga fëmijët?-Çfarë u tha mësuesja?
Ndalesa 3. A mund... më kështu.-Cili është sekreti i Erës?-Si mendonte kur ishte e vogël Era?-Po tani si
mendon?-Ju pëlqen mendimi i Erës?-Cila ka vepruar si Era?-Ju pëlqen mbyllja? Pse?
Shpjegimi i fjalëve apo shprehjeve të pjesës. Leximi zinxhir
i pjesës nga nxënësit.Leximi me ndalesa nga nxënës të
ndryshëm të klasës
Veprimtaria e tretë: Vija e vlerës Shtroj pyetjen :
A është mirë që mami të shkoj në punë?

PO JO

Në bazë të mendimeve të kundërta, klasa ndahet në 2 grupe.


Gr.1- ata që mendojnë se mami duhet të punojë.
Gr.2 - ata që mendojnë se mami nuk duhet të punojë.
Nxënësit ndahen sipas mendimit që kanë, duke e argumentuar atë.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2 – Leximin rrjedhshëm e me kuptim pjesën.
N3 -Shpjegimin dhe përdorimin fjalëve apo shprehjeve te reja të pjesës
N4 -Tregon përmbajtjen me anë të pyetjeve
Detyra: Lexoni pjesën, mësoni përmbajtjen.
16
Data 05.10.2023

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: I Klasa: II


Situata e të nxënit: Për çfarë kujdeset
Tema mësimore:Edhe mami punon
mami kur nuk shkon në punë?
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
-Lexon saktë, me intonacion e qartë pjesën. Konceptet / Fjalët kyçe: punë, shtëpi,
-Tregon përmbajtjen me fjalët e veta. komento.
-Nxjerr mesazhin e pjesës.
-Shkruan shkurt punën që bën mami tij/saj
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: teksti, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me
shkathtësitë paraprake të nxënësit, teksti mësimor, letër A4, mjete temat ndërkurrikulare: Artet,
shkrimi. Shoqëria dhe mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Rrjeta e merimangës, lexim i drejtuar, vija e vlerës.
Organizimi i mesimit
Veprimtaria e parë: Tabela e pyetjeve Udhezoj nxenesit ne tabele te shkruajne pyetje rreth tregimit : Edhe mami
punon .Per cfare e pyeten nxenesit mesuesen ?Cfare kishte bere mami kur kishte lindur ajo?Pse mami i Artit duhet te
punonte me shume se mamate e tjera ?Pse Ema qante kur shkonte ne pune?

Veprimtaria e dytë: Ditari dypjesesh


Se bashku me nxenesit punoj ditarin dypjesesh .
Fjalia (Citati) Komenti
Mësuesja na pyeti nëse mamatë tona shkonin në Çfarë mësojmë për mamatë tona? Shumicës së
punë në mëngjes fëmijëve mamatë u shkonin në punë. Secila e
donte punën e saj, përveçse detyrimit që kishin
si mama.
Njëri fëmijë e pyeti mësuesen pse duhet të Si përgjigjet mësuesja? Prindërit duhet të
punonin prindërit ? punojnë për t’i siguruar fëmijëve kushte më të
mira jetese(ushqim,lodra,shtëpi)
Artit i punon mami çdo ditë. Pse punon mami Artit shumë?
Arti jeton vetëm me mamin, kështu që duhet t’i
sigurojë atij çdo gjë që i duhet.

Era tregon sekretin e saj. Pse qante kur ishte e vogël? Ajo nuk e kuptonte
rëndësinë e punës që bënte mamaja e saj.
Mendonte se ajo donte më shumë punën. Tani
nuk mendon më si më pare
Veprimtaria e tretë: Përshkrimi i lirë Përshkruani me 3 fjali punën që bën mami yt dhe në
rastet kur nuk punon.
a. Kur punon
Mami im punon rrobaqepëse. Ajo qep veshje të ndryshme për vajza e gra. Sa bukur i qep mami im fustanet dhe bluzat!
b. Kur nuk punon
Mami im nuk punon jashtë shtëpisë. Por edhe pse nuk shkon në punë ajo punon në shtëpi. Kujdeset për fëmijët,
gjyshen time dhe merret me punët e shtëpisë.
Lexohen përshkrimet nga nxënësit para klase.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:
N2 -Leximin saktë, me intonacion e qartë pjesën.
N3 -Tregimin e përmbajtjes me fjalët e veta.
N4 -Shkrimin shkurt per punën që bën mami tij/saj
Detyra: Shkruaj 5 fjali per mamin.

17
Data 06.10.2023

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: I Klasa: II


Tema mësimore:Pershkruaj mamin dhe babin ( ora I-II) Situata e të nxënit:Foto
Rezultatet e të nxënit:
Nxënësi:
- Shkruan një tekst rreth një faqe për një temë të caktuar. -Planifikon Konceptet / Fjalët kyçe: përshkrim,
të shkruarin e një teksti përshkrues bazuar në një model të dhënë. tipare fizike, veshja, karakteri,
-Organizon idetë duke shkruar një tekst rreth një faqe për një temë të interesa.
caktuar.
-Bën qortime të thjeshta drejtshkrimore me ndihmën e mësueses.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: teksti, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me
shkathtësitë paraprake të nxënësit, teksti mësimor, letër A4, mjete temat ndërkurrikulare: Artet,
shkrimi. Shoqëria dhe mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve Diskutim i njohurive paraprake.Marredhenie pyetje-
pergjigje.Shkrim i lire.
Organizimi i orës së mësimit
Faza e pare ;Diskutim i njohurive paraprake
Prezantoj dhe shkruan veprimtarinë që do të bëjnë nxënësit në tabelë:
Përshkruajmë mamin dhe babinNë këtë moment fillon faza e planifikimit të shkrimit të tekstit përshkrues. Ajo
i drejtohet nxënësve me pyetjen: - A e mbani mend nga ora e kaluar radhën me të cilën do të rendisim tiparet e
njerëzve që do të përshkruajmë?
- Të dhënat personale, cilësitë fizike, cilësitë e karkterit, të veshjes dhe interesat e tyre.
- Nxënësit japin shembuj konkret për secilin grupim, p.sh.: Të dhënat personale përmbajnë: emrin,
moshën, shkollën etj.
Faza e dyte;Marrëdhënie pyetje- përgjigje ora
I udhezoj nxenesit: Shikoni me kujdes në libër tek ushtrimet. Përshkrimin që keni zgjedhur të bëni do ta
bazoni në pyetjet që janë në libër. Para se të filloni t’i përgjigjeni pyetjeve do të bëjmë një veprimtari. Merrni
një laps në dorë dhe më ndiqni.Lexoni grupin e parë të pyetjeve. Ҫfarë lloj informacioni kërkojnë ato? Të
dhënat personale.Qarkojini dhe shënoni jashtë qarkimit pikërisht këtë emërtim, të dhënat personale.Grupi i
dytë i pyetjeve ç’lloj të dhënash kërkon?Cilësitë fizike.Qarkojini dhe shënoni jashtë qarkimit, cilësitë
fizike.Grupi i tretë ç’lloj të dhënash kërkon? Lexojini.Veprimtaritë apo interesat e përbashkëta.Shumë mirë
qarkojini dhe shkruajeni jashtë , interesat.A mungon ndonjë nga grupet që keni mësuar?Po, karakteri?
Faza e trete:Shkrim i shpejtë
Nxënësve do t’u kërkohet që t’i përgjigjen me shkrim pyetjeve që kanë në libër në lidhje me babin sepse për
mamin kanë shkruar në mësimin më parë. Kjo është faza e organizimit të ideve. Në këtë fazë shkruhen thjesht
përgjigjet e pyetjeve të renditura pas njëra tjetrës pa krijuar tekst. Ndahen detyrat e nxënësve në grup si :
nxitësi, lexuesi, kontrolluesi, raportuesi.
Lexuesi lexon pyetjet të cilave u përgjigjet gjithsecili personalisht në fletore. Nxitësi i nxit nxënësit të
punojnë pa shkëputje të vëmendjes. Kontrolluesi duhet të ketë aftësi shumë të mira shkruese , ai kontrollon
shkrimin në fund.Raportuesi, jep informacion tek mësuesja në lidhje me realizimin e detyrës dhe vështirësitë
që u kaluan.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për:


N2 - Shkrimin një teksti rreth një faqe për një temë të caktuar.
N3 -Planifikimin e të shkruarit te një teksti përshkrues bazuar në një model të dhënë.
N3 -Organizimin e ideve duke shkruar një tekst rreth një faqe për një temë të caktuar.
Detyre:Pershkruaj figuren e babait me 6 fjali.

18

You might also like