You are on page 1of 2

Fusha Lënda Shkalla Klasa

Matematikë Matematikë E parë E parë


Tema mësimore: Situata e të nxënit:
❖ Bashkëbisedim
Dhjetëshe dhe njëshe ❖ Sjellje shembujsh
❖ Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalët kyç:
sipas temës
Nxënësi/ja: Numër natyror
➢ Përcakton vendvlerën e numrave dyshifrorë në Nj e Dh. Vendvlerë
➢ Përdor numërimin e elementëve për të përcaktuar numrin Shufër
dyshifror. Kub Njëshe
➢ Vizatojnë aq rrathë sa thotë numri dhe anasjelltas. Dhjetëshe
Stilet:
audio-vizual
kinestik
Burimet: Lidhja me fushat e tjera
Libri i nxënësit ose me temat
• Figura të ndryshme në ndihmë të mësimit. ndërkurrikulare:
• Tabela e vendvlerës.
Art
Metodologjia dhe veprimtaria e të nxënit:
➢ Të punuarit në bashkëpunim (punë me tërë klasën)
➢ Lexo – puno – diskuto (punë individuale)
➢ Krijim i lirë (punë në grupe)
Metodologjia
Faza e parë:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Të punuarit në bashkëpunim.
Organizoj këtë veprimtari.
Nxirren figura të ndryshme të vizatuara, ose të punuara në flet format a në video projektor.Pas
numërimit të figurave plotësohet tabela.
dhjetëshe njëshe
23
2 3
Kështu vazhdohet dhe plotësohen dhe figurat e tjera. Të paktën tre prej tyre.
Faza e dytë:
Njohuritë e reja. Lexo – puno – diskuto.
Nxënësit lexojnë kërkesën e dhënë dhe kalojnë të pavarur në plotësimin e librit.
➢ Tregojnë vendvlerën e shifrave.
➢ Plotësojnë rendet duke numëruar rrathët.
➢ Në secilën kuti shkruajnë numrin që formohet.
Faza e tretë:
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.Krijim
i lirë.
Në fazën e tretë nxënësit do të shkruajnë 2 numra dyshifrorë në rende dhe do të vizatojnë
aq rrathë sa thotë numërori.
Në përfundim do të lexojnë punën e kryer.
Vlerësimi i njohurive:
Vlerësohen nxënësit për:
➢ N2 plotësimin e rendeve sipas vendndodhjes së shifrës.
➢ N3 shkrimin e numrave dyshifror.
➢ N4 vizatimin e rrathëve aq sa thotë numri natyror.
Detyra dhe puna e pavarur:
Për detyrë shtëpie do të jepet fletorja e punës dhe të vizatojnë aq rrathë sa tregon numri i
shkruar prej tyre. Të paktën 2 numra. Detyra te parapergatitura sipas niveleve.

You might also like