You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


1.10 Numërimi deri në 1000  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Numërim, vargje
 Shkruan numrat me fjalë e me shifra; numerike, rregull
 Përcakton numrin që është më i madh apo më i vogël se një numër i
dhënë;
 Rendit numrat në rendin rritës apo zbritës.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Tabela e numrave deri në 1000; ndërkurikulare: Art, gjuha dhe
 Modele demonstruese për mësuesin. komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin.
 Të punuarit në bashkëpunim.
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve.Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: Vendos në dërrasën e zeze një tabele dhe së bashku me nxënësit
bëhet plotësimi i tabelës
1 më pak se Numri 1 më shumë se 100 më shumë
500
649
Situatë 2: Kërkon nga nxënësit që të shkruajnë numrin që eshtë 1 më shumë se numrat e shkruar
me fjalë. P.sh pesëqind e tridhjetë e gjashtë 537 etj.
Situatë 3 Nxënësve u kërkohet që të numërojnë në rendin rritës dhe në rendin zbritës vargun e
numrave ndërmjet numrave të dhënë. 497467 354368 etj.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Shkruajnë numrat që janë 1 më shumë se numrat e shkruar me fjalë. Shkruajnë numrat që janë 10
më shumë apo 10 më pak se numri i dhënë. Për secilën ushtrim diskutohet per plotësimet e kryera.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe
Kërkon nga nxënësit që në grup të shkruajnë 4 numra 3-shifrorë me fjalë dhe të shkruajnë numrat
që janë 1 më shumë se numrat e dhënë. Në përfundim lexohen dhe diskutohen ushtrimet.
Vlerësimi: Situata quhet e realizuar kur nxënësi. Vlerësimi i nxënësve.
 Shkruai numrat me fjalë e me shifra;  Nxënësit vlerësohen për përqëndrimin e tyre
 Përcaktoi numrin që është më i madh apo gjatë orës se mësimit.
më i vogël se një numër i dhënë;  Për të punuarit e tyre në grup dhe
 Renditi numrat në rendin rritës apo zbritës. individualisht.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës dhe do të
shkruajnë 4 numra të ndryshëm dhe të gjejnë numrat më të mëdhenj se 1, 10, 20, 100.

You might also like