You are on page 1of 207

Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 1

tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra


1.1. Tabela me 100 numra
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç :
Në fund të orës mësimore nxënësi:
numrat deri 100, varg me numra, rregull.
- identifikon numrat deri në 100;
- paraqet numrat në tabelë;
- bën lidhje të thjeshta ndërmjet numrave
Burimet dhe materialet didaktike: libri i nxënësit faqe 6, Lidhja me fushat e tjera:
fletorja e punës, njohuritë paraprake të nxënësit për Gjuhët dhe komunikimi, artet.
numrat deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Tryeza e rrumbullakë - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë në grup, punë në dyshe.

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Nxënësit ulen në formë rrethore. Në një fletë shkruaj numrat 1 dhe 10. Nxënësi i parë e merr fletën dh
shkruan të gjithë numrat që ndodhen mes 1 dhe 10, si 2,3,4,5,6,7,8,9. Pasi e palos letrën mirë, ia kalon
shokut/shoqes së tij në krah të majtë. Ai poshtë tyre shkruan kumtar 10 dhe 20. E palos letrën dhe ia
pason shokut a shoqes në të majtë. Ai /ajo shkruan të gjithë numrat mes tyre. Më pas e pason fletën
te tjetri që shkruan numrat 21 deri në 30. Veprimtaria vazhdon derisa të plotësohet tabela me 100
numra. Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit numrat e shkruar.

Veprimtaria ii
Në këtë teknikë, Mendo/krijo dyshe/diskuto, gërshetoj të menduarit, të folurit dhe të shkruarit.
Në fazën e parë nxënësit dëgjojnë pyetjen,detyrën apo problemën që jap dhe mendohen rreth saj.
Në fazën e dytë shkruajnë përgjigjet e tyre në fletë dhe i diskutojnë me shokun/en e bankës. Në fazën e tretë
nga diskutime në çift, kalojnë në diskutim në grupe të vogla dhe në fund dilet me një përgjigje të vetme.
Secili nxënës plotëson në fletë tabelën me numrat nga 1 - 100 dhe ngjyros numrat sipas modelit të paraqitur
në tekstin e nxënësit. Diskutojmë me nxënësit se si përftohen numrat kur lëvizim nëpër katrorët e ngjyrosur.
Nxjerrim rregullat për secilin rast. P.sh., çfarë ndodh kur kalohet nga 88 te 98.

9 +10

Arrijmë në përfundimin që, për të kaluar nga katrori me numrin 88 te katrori me numrin 98 duhet të
shtojmë 10. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe për rastet e tjera të paraqitura në tekst. Zbulojmë
rregullat për secilin nga rastet e tekstit.

Veprimtaria iii
Nxënësit bashkëpunojnë në dyshe. Zgjedhin disa katrorë në tabelën me 100 numra dhe i ngjyrosin. Bëjnë
një garë me shokun ose shoqe e bankës se kush do ta gjejë i pari rregullin.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj nxënësit për punët individuale
në lidhje me identifikimin e shkrimin e numrave nga 1 - 100, për përcaktimin e rregullit se si përftohen
numrat, si dhe për pyetjet që bëjnë për to. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Shkruani shumëfishat e dhjetës deri në 100.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 2
tema mësimore: Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra
1.1. Tabela me 100 numra
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi:
numrat , dhjetëshe, vendndodhje, varg me
- paraqet numrat në tabelë; numra.
- përcakton vendndodhjen e numrave në tabelë;
- ndërton tabelën me 100 numra.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletorja e punës faqe 7, njohuritë paraprake të nxënësit për Gjuhët dhe komunikimi, artet.
numrat deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Rrjeta e merimangës - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë në dyshe dhe punë në grup.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Njoh nxënësit me veprimtarinë “Rrjeta e merimangës”. Klasën e vendos në një rreth të madh. Shpjegoj se
gjatë veprimtarisë çdo nxënës do të ketë mundësi që njëri pas tjetrit të thonë numrat deri në 100. Një
nxënës e fillon veprimtarinë duke thënë numrin 1. Pastaj nxënësi mban fundin e fillit dhe e lëshon topin e
leshit në drejtim të dikujt që ka përballë në rreth, i cili thotë numrin 2. Nxënësit vazhdojnë këtë veprimtari,
derisa të gjithë të kenë thënë nga një numër deri në 100 dhe të jetë krijuar një
rrjetë merimange.
Veprimtaria ii
Secili nxënës hap fletën e punës në faqen 7.
Diskutoj me nxënësit rreth asaj që shohin në fletën e punës. Ngre pyetjet për diskutim:
– A ndryshojnë numrat në rreshta e shtylla?
– Sa rreshta të njëjtë keni?
– A keni nevojë për të gjithë ata ?
– Si mund t’i përdorni shiritat nga 1 deri 9 për të ndërtuar tabelën me 100 numra?
– Pse kemi vetëm një rresht me dhjetëshe?
– Ku vendosen ato për të plotësuar tabelat me 100 numra?

Nxënësit kanë nga një shirit për secilin rresht të tabelës. Nxis diskutimin me nxënësit për
mënyrën se si do të vendosen numrat.
– Cilat numra do të vendosim në fillim?
Në fillim vendosim numrat nga 1 në 9. Në fund të vargut do të vendosim 10, që e marrim nga shiriti i
dhjetësheve.
– Cili është vargu i dytë që do të vendosim në tabelë?
Numrat nga 11-19 do të vendosen në rreshtin e dytë. Në fund të rreshtit të dytë do të vendoset
dhjetëshja e dytë 20.
Nxënësit plotësojnë rreshtat e tjerë të tabelës me 100 numra.
Herë pas here pyeten nxënësit për të treguar se ku janë numra të ndryshëm.
P. sh., numri 21 është në fillim të rreshtit në anën e majtë, nën numrin 11 dhe mbi 31.
Pyes nxënësit edhe për vendosjen e dhjetësheve (si shumëfisha të dhjetës).
Në fund, nxënësit ndërtojnë tabelën me 100 numra.
Veprimtaria iii
Nxënësit bashkëpunojnë në dyshe. Këmbejnë fletët me njëri-tjetrin dhe kontrollojnë plotësimin e tabelës.
Zgjedhin disa katrorë në tabelën me 100 numra dhe pyesin njëri-tjetrin për vend-ndodhjen e tyre.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e tabelës me numra nga 1 - 100, për
përcaktimin e vendndodhjes së numrave, si dhe për pyetjet që bëjnë për to. Vlerësohen me shprehje
për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Ndërtoni në fletore tabelën me numra 1 - 100.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 3


tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra
1.1. Tabela me 100 numra
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi:
shumëfisha të dhjetës, dhjetëshe,
- identifikon dhjetëshet e numrave deri në
vendndodhje, varg me numra, mesore.
100; - përcakton mesoren në një varg numrash;
- shkruan dhjetëshet e numrave deri në 100.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Gjuhët dhe komunikimi, artet.
libri i nxënësit faqe 7, fletorja e punës faqe 7, libri i
lojërave, faqe 6-7, njohuritë paraprake të nxënësit
për numrat deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Gushëkuqi rrethor - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxjerr mbi tavolinë 10 sende. (Nxënësit përzgjedhin vetë sendet që do të përdorin rruaza, fasule,
sfera, topa etj.
Shpjegoj se dhjetëshet janë dhjetë numra të njëpasnjëshëm duke filluar nga një numër me dhjetëshe
të plota, p.sh.: 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18 dhe 19. Secili nxënës i ulur në mënyrë rrethore thotë
një numër.
Nxënësit punojnë në dyshe dhe formojnë dy dhjetëshe. Më pas nxënësit bashkëpunojnë në grup
dhe formojnë aq dhjetëshe sa janë nxënës në grup. Përcaktojnë shumëfisha të 10-ës deri në 100:
10, 20, 30, 40, 50, 60, 70, 80, 90, 100.

Veprimtaria ii
Shkruajnë numrat që gjenden midis 0 dhe 10 p.sh. 1, 2 ,3 ,4, 5, 6, 7 ,8, 9. Shpjegoj se numri 5, që është
numri i mesit në këtë varg me numra të renditur është mesorja e vargut.
Pyes nxënësit se cilët janë numrat midis 10 dhe 20?
Nxënësit shkruajnë vargun e numrave 11, 12 ,13, 14, 15 ,16 ,17, 18, 19.
– Cili numër është mesorja në këtë varg? Pse?
Shkruajnë nxënësit të gjitha vargjet e numrave midis dhjetësheve të plota të
paraqitura në tekst. Diskutoj me nxënësit rreth vargjeve me numra që kanë shkruar:
– Sa numra ka secili varg?
– Me cilin numër fillon e cilin mbaron? – Cili numër është në mes?
– Si quhet ai?
Nxënësit rrethojnë për secilin varg me numra mesoren. Përcaktojnë dhjetëshet që nuk janë shkruar në
tekst 50, 60.
Shkruajnë vargun e numrave midis 50 dhe 60. Rrethojnë mesoren.

Veprimtaria iii
Njoh nxënësit me zhvillimin e lojës “Rrëmuja e 100 katrorëve”. Loja do të zhvillohet në dyshe (Mënyra e
zhvillimit të lojës është shpjeguar në librin e lojërave). Përcaktoj lojtarin fitues ai që shkon më shpejt te 100.

Detyrë: Plotësoni tabelën me 100 numra në faqen 9 të fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 4
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me pazëll
1.1. Tabela me 100 numra
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç :
Në fund të orës mësimore nxënësi:
dhjetëshe, njëshe, numra dyshifrorë.
- paraqet me mënyra të ndryshme numra
dyshifrorë;
- përcakton dhjetëshet në numrat dyshifrorë;
- shkruan dhe lexon numra dyshifrorë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Gjuhët dhe komunikimi, artet.
Libri i nxënësit faqe 8, fletore pune faqe 9, njohuritë
paraprake të nxënësit për numrat deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Loja “Këmbejmë rolet” - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i

Nxënësit këmbejnë faqen 9 të fletës së punës, ku kontrollojnë njëri-tjetrin për


plotësimin e tabelës me numrat që mungojnë.
Më pas e presin sipas vijës së errët dhe ia japin shokut të bankës që të plotësojë pazëllin. Pasi plotësojnë
pazëllin, njëri nxënës qarkon një numër nga tabela, kurse nxënësi tjetër lexon. Vazhdon loja duke këmbyer
rolet. Veprimtaria ii
Nxënësit hapin librin në faqen 8.
Gjejnë numrin e guaskave që janë në figurë. Diskutoj me nxënësit rreth mënyrës se si mund
t’i numërojmë më shpejt guaskat.

- A mund t’i grupojmë? - Si mund t’i grupojmë guaskat?


Nxënësit shprehin mendimet e tyre për mënyrën e grupimit dhe nxjerrin përfundimin,
që duke i grupuar me nga 10, e kanë më të lehtë t’i numërojnë.

- Sa grupe me nga 10 guaska formohen? (5) Pra, formohen 5 dhjetëshe.

- Sa guaska mbeten pa u grupuar? (6) - Sa guaska janë? (56)


Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe për të gjetur numrin e topave, sferave dhe rruazave.
Janë 21 topa, 45 sfera dhe 93 rruaza.
Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë në grupe për paraqitjen e numrave 37, 63, 87, 54, 48 me mënyra të ndryshme:
me vizatim të sendeve të ndryshme; me shufra e kube; me objekte të ndryshme, si: fasule, guralecë,
karamele, rruaza etj.

Në të gjitha rastet ata grupojnë me dhjetëshe.


Nxënësit lexojnë numrat duke përcaktuar dhjetëshet dhe njëshet për secilin prej tyre.
37 3 dhjetëshe dhe 7 njëshe

63 6 dhjetëshe dhe 3 njëshe

87 8 dhjetëshe dhe 7 njëshe

54 5 dhjetëshe dhe 4 njëshe

48 4 dhjetëshe dhe 8 njëshe


Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me shkrimin e dhjetësheve me numrave, për
përcaktimin e mesores së vargut të numrave, si dhe për pyetjet që bëjnë për to. Vlerësoj me
shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Plotësoni fletoren e punës faqe 17.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 5
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
1.1. Tabela me 100 numra
Lojë me numra
rezultatet e të nxënit Fjalë kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi:
numër, varg me numra, etiketa, relacionet “më
- rendit numrat deri në 10; shumë se”, “më pak se”.
- identifikon objekte sipas grupimeve;
- përdor relacionet “më shumë se”, “më pak se”,
ndërmjet numrave;
- krijon modele të thjeshta të figurave.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Gjuha dhe komunikimi, artet.
teksti i nxënësit faqe 9, mbajtëse objektesh, kuti,
lapsa me ngjyra kube, fletë A4 etj., njohuritë
paraprake të të nxënit për numrat deri në 100.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Loja stafetë - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Shkëmbejmë një problemë
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Organizoj veprimtarinë e parë me anë të lojës stafetë. Nxënësit, sipas grupeve, do të renditin numrat nga zero
deri në 100 në rendin rritës dhe pastaj në rendin zbritës, nga 100 deri në zero.
Në fletën A4, nxënësit do të shkruajnë numrat sipas grupeve:
Nxënësi I. Shkruan numrat nga 1; 2; …………..deri në 10.
Nxënësi II. Shkruan numrat nga 10; 11; ……… deri në 20.
Nxënësi III. Shkruan numrat nga 20; 21…………deri në 30, e kështu me radhë. Vazhdon stafeta brenda çdo
grupi në rendin rritës e më pas në rendin zbritës. Shpall fitues grupin që përfundon pari lojën.
Veprimtaria ii
Hapet teksti i nxënësit dhe nxënësit identifikojnë dhe emërtojnë sendet e çdo çante. Përcaktojnë numrin e
objekteve, që mund të mbajë çdo çantë. Më pas mësuesja pyet: - Sa sende mund të mbajë çanta e parë?
Nxënësit përgjigjen:
- Çanta e parë mund të mbajë 61; 62; 63; 64; 65; 66; 67; 68 ose 69 kube.
Nxënësit do të përgjigjen sipas radhës dhe ndërkohë do të shkruajnë rreth çantës numrat varg ndërmjet
60-ës …dhe…70-ës. N.q.s. kanë vështirësi, do të përdoret tabela me 100 numra, për të renditur numrat
ndërmjet 70 dhe 80, 80 dhe 90 ose 90 dhe 100.
Përqendrohen rreth shprehjeve: “më shumë se”, “më pak se”. Në fletë A4 nxënësit do të shkruajnë numrat
më të mëdhenj se 40 dhe më të vogël se 60, ose më pak se 80 dhe më shumë se 70.
Për nxënësit që hasin vështirësi mund të përdoret tabela me 100 numra. Lexohen etiketat nga nxënësit dhe
diskutojmë rreth tyre.
Veprimtaria iii
Në këtë etapë të orës së mësimit nxënësit do të luajnë lojën me etiketa ose ndryshe do të shkëmbejnë
një problemë me njëri-tjetrin, ku në fletë kanë vizatuar një çantë boshe dhe në etiketë kanë shkruar
shprehjet përkatëse, p.sh.: “Ndërmjet 80 dhe 90”, “Më shumë se 50 më pak se 60”.
Nxënësit do të krijojnë situata të ndryshme problemore, duke vizatuar objekte të ndryshme në çanta, si:
sfera, lule, gjethe, kube, petëza e tjerë. Më pas, poshtë çantës do të shkruajnë numrat ndërmjet
numrave të dhënë, sipas etiketave dhe do të tregojnë situatën e krijuar.
P.sh.: Çanta ime është e mbushur me lule. Ajo ka brenda…
Diskutojnë në dyshe dhe më pas me të gjithë nxënësit.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me lojën dhe plotësimin e vargjeve rritëse e zbritëse,
me numrat deri në 100. I vlerësoj për përcaktimin e numrave ndërmjet disa numrave të dhënë, me
relacionet më shumë se, më pak se dhe krijimin e situatave problemore, ku vlerësojnë veten dhe
shokun.
Vlerësoj me shprehje, për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Ndërtoni në fletore çanta me shprehje si modeli i librit, me numra deri në 100.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 6
tema mësimore: IA. Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
1.1. Tabela me 100 numra Veprimtari për përcaktimin e masës.

rezultatet e të nxënit Fjalë kyç:


Në fund të orës mësimore nxënësi:
çiftet e shumëfishave të dhjetës, peshorja, masa,
- identifikon përdorimin e masës në jetën e grami, njësi matëse, baraspesha:
përditshme;
- përcakton masën e sendeve të mjedisit; Sa peshon? Sa e rëndë është?
- krahason objektet me sy dhe duke i provuar.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera
teksti i nxënësit, faqe 10, peshore të thjeshta, gurë
Gjuha dhe komunikimi, artet.
peshoreje me masa 20, 50 e 100 g, objekte të
ndryshme, fruta, mjete mësimore.
Njohuritë paraprake të të nxënit për numrat deri në
100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Dil rrotull, fol rrotull - Mendo/Puno në dyshe/shkëmbe me të tjerët - Punë në dyshe, punë individuale, punë
në grup
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
E fillojë mësimin me teknikën: Dil rrotull/fol rrotull
Ndërkohë që nxënësit lëvizin lirshëm në hapësirat e lira të klasës, shkruaj në tabelë pyetjen: -
Përse shërben peshorja?
Në momentin që mësuesja thotë: Stop! Nxënësit do të kapen në dyshe përballë njëri tjetrit dhe do të
shkëmbejnë mendime rreth pyetjes. Në përfundim të kohës mësuesja pyet: Çfarë mësuat nga shoku?
Disa nga përgjigjet do të ishin:
Peshorja shërben për të matur.
Peshorja tregon masën e një sendi. Atë e përdorin shitësit në shitore. Mësuesja ndërhyn:
- Pse vetëm shitësve ju duhet?
- Po ju në shtëpi, keni?
- Përse e përdorni?
Nxënësit sjellin shembuj nga jeta dhe përvojat e tyre, si në familje ashtu dhe në jetën e përditshme.
Vendos në çdo grup nga një paketë me gurët e peshës me gramatura të ndryshme, ku nxënësit i prekin
dhe lexojnë numrat në g. Grami thekson mësuesja: është njësia më e vogël e matjes. Gurët e peshores
tregojnë masën 10 g, 20 g, 30 g, 50 g, …..100 g. Përdoren më shumë në farmaci për të peshuar ilaçet e
ndryshme. Peshorja me gurë peshe 100 g, 200 g, 500 g, 1 kg, 2 kg, 5 kg. përdoret më shumë në
dyqanet e shitjes.

Veprimtaria ii
Në fillim nxënësit dëgjojnë pyetjen a problemën që ngre dhe mendohen rreth saj. Në fazën e dytë
shkruajnë përgjigjet e tyre në fletë dhe i diskutojnë me shokun e bankës. Në fazën e tretë nga diskutime
në çift, kalohet në diskutim në grupe të vogla ose të mëdha dhe në fund dilet me një përgjigje të vetme.
Hapet teksti dhe nxënësit do të shohin figurat e librit. Do të diskutojnë rreth masës së gurëve në peshore.
- Çfarë mund të peshojë kuzhinieri?
Emërtojnë dhe tregojnë sendet që i duhen kuzhinierit për të përgatitur ushqime të ndryshme. Pyes
nxënësit:
- Sa mund të jetë masa e dy gurëve të peshës? Ata përgjigjen 100 g.
- Si arritët në këtë përfundim?
Nxënësit tregojnë se shigjeta në peshore tregon 100 g.
- Si është formuar 100-ta?
Nxënësit tregojnë se duke vendosur dy gurë nga 50 g në pjatën e peshores. Pra, 100-ta formohet me
dy gurë peshe, nga 50 g secili.
100 g = 50 g + 50 g.
- Po në peshoren tjetër, sa është masa e sheqerit ose miellit që ka vendosur kuzhinieri?
Përgjigjet janë të ndryshme dhe atëherë paraqes gurët e peshës 1 kg, 2 kg…
Theksoj se njësia standarde e masës në të gjithë botën është kilogrami (kg). Në pako janë vendosur
gurët e peshës, ku nxënësit lexojnë shumëfi sha të 10-ës, si: 10 g, 20 g, 30 g, 40 g…100g. Këta masa
nuk vendosen në peshoret që matin fruta e perime, sepse janë masa për sende të vogla.

Veprimtaria iii
Në këtë fazë të orës mësimore, vendos para klasës një peshore dhe disa gurë peshe. Në peshoren me
dy pjata vendos në secilën nga një gurë me peshë 50 g. Peshoret janë të disa llojeve. Peshoret sot janë
kalkuluar në mënyrë të tillë, që me vendosjen e sendeve ne peshore, ajo tregon direkt peshën e tyre.

Peshorja nuk mënjanohet, ajo është e ekuilibruar. Themi se gurët kanë peshë të njëjtë. E njëjta gjë
ndodh edhe për sende, të cilave nuk ua dimë peshën, por që peshorja është në ekuilibër. Pra, kur
peshorja qëndron në ekuilibër, themi që sendet që peshojmë (matim) kanë masë të njëjtë.
Në rastet e peshimit të sendeve që nuk ua dimë peshën veprojmë në këtë mënyrë: Vendosim objektin
(frutë, mjet mësimor ose lodër) në njërën nga pjatat dhe gurët në pjatën tjetër, derisa peshorja të
ekuilibrohet, pra të rrijë drejt.

Dy nxënës do të dalin para klasës, ku njëri do të ketë një libër dhe tjetri një fl etore.
Këtë veprimtari mësuesi/ja e bën edhe me nxënësit e tjerë në të njëjtën kohë, duke krahasuar: çantën
me kuletën e mjeteve të shkrimit, lapsin me vizoren, gërshërët me gomën…
Pyes nxënësit, se cili peshon më shumë apo cili është më i lehtë: libri apo fl etorja?
Për secilin rast nxënësit përdorin fjalët më e rëndë, më e lehtë. Kjo veprimtari përsëritet disa herë me
sende të tjera, duke i vizatuar objektet e peshuara dhe duke vendosur peshën e tyre poshtë objektit.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.


Vlerësoj nxënësit për dhënie mendimesh të sjella nga përvojat e tyre personale në lidhje me pazaret,
për përcaktimin e masës së objekteve me shprehjet “më e rëndë se” - “më e lehtë se”, dhe krijimin e
situatave problemore, ku vlerësojnë veten dhe shokun. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në
situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatoni në fl etore objekte të ndryshme nga mjedisi dhe vendosni masat e tyre në gram e
kilogram.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 7
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim i fakteve
3.2. Mbledhja dhe zbritja e çifteve të numrave deri në 100. të mbledhjes e zbritjes
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi:
faktet e mbledhjes e të zbritjes, numra
- përcakton faktet e mbledhjes e të zbritjes për numrat dyshifrorë, numra njëshifrorë, mbledhje,
10, 11, 12, 13; zbritje.
- arsyeton para grupit mënyrën e plotësimit të fakteve të
mbledhjes e të zbritjes;
- mbledh dhe zbret një numër dyshifrorë me një numër
njëshifror.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe 18-19, njohuritë paraprake të nxënësit, Gjuhët dhe komunikimi, artet.
përmbledhjen e numrave deri në 20.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, diskutim
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Shkruaj në tabelë numri 10 dhe kërkoj prej tyre të grumbullojnë 10 sende të ndryshme.
Mendimet e nxënësve se si e formuan numrin 10 i hedh në dërrasë të zezë ku kam vizatuar skemën
e stuhisë së mendimit.

8 +2 7+3

Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe në grupet e tjera, ku tregojnë formimin e numrave 11, 12, 13.

Veprimtaria ii
Punojnë ushtrimet në fletoren e punës në faqen 18 dhe 19.
Vendosin në tri skajet e trekëndëshit numrat për të plotësuar faktet e mbledhjes e të zbritjes për numrin 10.

+/-

– Cilët numra mbledhim për të formuar 10? (9 dhe 1)


Nxënësit shkruajnë në skajet e poshtme të trekëndëshit 9 dhe 1, kurse në skajin e sipërm shkruajnë 10.
Nxënësit lexojnë faktet për numrin 10:
9 +1 = 10; 1 + 9 = 10; 10 – 1 = 9; 10 – 9 = 1
Dalim në përfundimin që zbritja është veprim i kundërt i mbledhjes.
Në të njëjtën mënyrë plotësojnë numrat në secilin nga trekëndëshat për faktet e mbledhjes e të zbritjes
për numrat 11, 12, 13.
Veprimtaria iii
Në këtë fazë të orës mësimore, u jap detyrë të shkruajnë faktet e mbledhjes e të zbritjes për
numrat 10, 11.
10 + 0 = 10 11 + 0 = 11 10 - 0 =
10
9 + 1 = 10 10 + 1 = 11 10 - 1 = 9
8 + 2 = 10 9 + 2 = 11 10 - 2 = 8
7 + 3 = 10 8 + 3 = 11 10 - 3 = 7
6 + 4 = 10 7 + 4 = 11 10 - 4 = 6
5 + 5 = 10 6 + 5 = 11 10 - 5 = 5
Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e shkrimin e fakteve të mbledhjes
e të zbritjes për numrat 11, 12, 13, 14, si dhe për pyetjet që bëjnë për to. Vlerësoj me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Shkruani faktet e mbledhjes e të zbritjes për numrat 12 dhe 13.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematika Klasa II Mësimi 8

tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim i fakteve të


mbledhjes e zbritjes
3.2. Mbledhja dhe zbritja e çifteve të numrave deri në 100
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi: faktet e mbledhjes e të zbritjes, numra
- përcakton faktet e mbledhjes e të zbritjes për numrat dyshifrorë, numra njëshifrorë, mbledhje, zbritje
14, 15, 16, 17;
- mbledh dhe zbret një numër dyshifrorë me një numër
njëshifror;
- arsyeton para grupit mënyrën e plotësimit të fakteve të
mbledhjes e të zbritjes.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera: Gjuhët
dhe komunikimi, artet
fletore pune faqe 20, 21, njohuritë paraprake të nxënësit
për mbledhjen e numrave deri në 20.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Parashikim me terma paraprakë - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në
dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Vendos mbi tavolinë disa numra prej kartoni, nga 1 deri në 17 dhe u kërkoj nxënësve që me numrat
e dhënë të grumbullojnë numrat që formojnë: 14, 15, 16, 17.

Veprimtaria ii
- Cilët numra mbledhim për të formuar 14? (13 dhe 1)
Shkruajnë në skajet e poshtme të trekëndëshit 13 dhe 1, kurse në skajin e sipërm shkruajnë 14.
Nxënësit lexojnë faktet e numrit 14:
13 +1 = 14; 12 + 2 = 14; 11 +3 = 14; 10 + 4 = 14;
14 – 1 = 13; 14 – 2 = 12; 14 – 3 = 11; 14 – 4 = 10;
Në të njëjtën mënyrë plotësojnë numrat në secilin nga trekëndëshat për të plotësuar faktet e mbledhjes e të
zbritjes për numrat 15, 16, 17
Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë në dyshe për hartimin e situatave problemore me disa nga faktet e mbledhjes ose të
zbritjes për numrat 14, 15, 16, 17.
Disa nga dyshet e nxënësve lexojnë problemat e hartuara.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e shkrimin e fakteve të mbledhjes e të
zbritjes për numrat 14, 15, 16, 17, si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për hartimin e situatave problemore.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Shkruani disa fakte të mbledhjes e zbritjes për numrat 14, 15, 16, 17.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 9

tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim i


3.2 Mbledhja dhe zbritja e çifteve të numrave deri në 100 fakteve të mbledhjes e zbritjes
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi:
faktet e mbledhjes e të zbritjes, numra
- përcakton faktet e mbledhjes e të zbritjes për numrat
dyshifrorë, numra njëshifrorë, mbledhje,
18, 19, 20, 21; zbritje.
- arsyeton para grupit mënyrën e plotësimit të fakteve të
mbledhjes e të zbritjes;
- mbledh dhe zbret një numër dyshifror me një numër
njëshifror.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletorja e punës faqe 22, 23, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet.
përmbledhjen e numrave deri në 20.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Tryeza rrethore - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Lojë me role


Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Zhvilloj veprimtarinë me teknikën “Tryeza rrethore”. Një letër dhe një laps pasohen sistematikisht rreth një
grupi të vogël të ulur në formë rrethore. Ata shkruajnë zbërthimin e numrit 18 në shuma mbledhorësh. Një
nxënës shkruan 18 = 17 + 1 me një ngjyrë, ia pason fletën shokut në të majtë, i cili shkruan 18 = 16 + 2.
Më pas e pason fletën te tjetri, që shkruan një zbërthim tjetër për numrin 18.
Vazhdon veprimtaria derisa të plotësojnë të gjitha zbërthimet e numrit 18, si shumë dy mbledhorësh.
Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit barazimet e shkruara.
Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe në grupet e tjera, ku tregojnë formimin e numrave 19, 20, 21.

Veprimtaria ii
Punojnë ushtrimet në fletoren e punës në faqen 22 dhe 23.
Vendosin në tri skajet e trekëndëshit numrat për të plotësuar faktet e mbledhjes e të zbritjes për numrin 18.
- Cilët numra mbledhim për të formuar 18? (17 dhe 1)
Shkruajnë në skajet e poshtme të trekëndëshit 17 dhe 1, kurse në skajin e sipërm shkruajnë 18.
Nxënësit lexojnë faktet e mbledhjes e zbritjes të numrit 18, p.sh.: 18 = 17 + 1; 18 – 17 = 1; 18 – 1 = 17

- Çfarë ndodh kur plotësojmë faktet e zbritjes?


Në të njëjtën mënyrë plotësojmë numrat në secilin nga trekëndëshat për të plotësuar faktet e mbledhjes e të
zbritjes për numrat 19, 20, 21.

Veprimtaria iii
Në këtë fazë nxënësit luajnë një lojë me role. Nxënësit diskutojnë në dyshe për faktet e mbledhjes e të
zbritjes për numrat 18, 19, 20, 21. P.sh., njëri nxënës shkruan një fakt të mbledhjes 18 = 15 + 3, nxënësi
tjetër shkruan një fakt të zbritjes 18 – 3 = 15. Vazhdojnë veprimtarinë duke këmbyer rolet.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e shkrimin e fakteve të mbledhjes e të
zbritjes për numrat 18, 19, 20, 21, si dhe për pyetjet që bëjnë për to. Vlerësoj me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Shkruani disa fakte të mbledhjes e zbritjes për numrat 18, 19, 20, 21.c
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 10
tema mësimore: IA. Veprimtari kryesore. Situata e të nxënit:
3.2. Mbledhja dhe zbritja e çifteve të numrave deri në 100. Loja me numra

rezultatet e të nxënit Fjalë kyç: trekëndësh, veprime brenda


Në fund të orës mësimore nxënësi: tre numrave, mbledhje, zbritje.
- formon numrin 100 nëpërmjet lojës me shumëfisha të
10-ës.
- përcakton shumën dhe ndryshesën e tre numrave
brenda 100-ës.
- krijon situata problemore në veprime me tre numra.

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:


teksti shkollor, fletorja e lojërave faqe 8 dhe 9, fletorja e Gjuha dhe komunikimi, artet figurative.
punës faqe 18-20, njohuritë paraprake për numrat deri në
100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lojë në dyshe - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë në dyshe, punë individuale
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Përcaktoj rregullat e lojës dhe kërkoj: Kush kap i pari 100-ën? (1 dhe 3)
Loja luhet në dyshe, d.m.th. me dy lojtarë. Nxënësit hapin Fletoren e lojërave në faqen 9 dhe pajisen me

dy pako letrash, me të cilat do të luajnë në dyshe. P.sh.:


1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Loja e 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 parë: mbledhja
1. Dy nxënës pasi
i
përziejnë letrat, i kthejnë me kokë poshtë, që të mos shihen numrat.
2. Lojtarët marrin nga një letër dhe e vendosin në tavolinën e lojës.
3. Nëse marrin një letër me numrin 80, lojtari thotë se duhen edhe 20, që të formohet 100 dhe e
vendos letrën te numri 20 në tabelë.
4. Fituesi është ai që plotëson të gjithë numrat në tabelë e dhënë si më poshtë.

Objektivi 100 30 100 10


2 90 50 80
70 40 0 60
Loja e dytë: zbritja
Loja zhvillohet njësoj si loja e parë, por në këtë rast lojtari përdor zbritjen.

P.sh.: nëse njëri lojtar ka një letër me numrin 60, ai do të thotë: 100 - 60 = 40 dhe do ta vendos letrën te
numri 40 në tabelë. Në qoftë se del e njëjta letër dy herë, ajo vendoset në kuti.
Fituesi është ai që plotëson të gjithë numrat në tabelë e dhënë para shokut.
Veprimtaria ii
Paraqes në tabelë numrat 30; 70 dhe 100. Me këto tre numra ne do të kryejmë veprimet e
mbledhjes dhe të zbritjes. Në të njëjtën kohë edhe nxënësit në fletoren e klasës bëjnë veprimet:
30 + 70 = 100, pastaj 70 + 30 = 100.
Pyes:
- Po me veprimin e zbritjes çfarë veprimesh mund të bëjmë me këto tre numra?
- P.sh.: 100 – 30 = 70; 100 – 70 = 30. Përsëritet veprimtaria me numrat 40 dhe 60.
Nxënësit plotësojnë në fletore:
40 + 60 = 100; 60 + 40 = 100 ose 100 – 40 = 60; 100 – 60 = 40.
Hapet teksti në faqen 11 dhe nxënësit përcaktojnë se cilët janë numrat që mund të bëjmë veprime me
mbledhje dhe zbritje.
Nxënësit përgjigjen 100 - 10 = 90 ose 90 + 10 = 100…
Në fletore nxënësit do të vizatojnë trekëndësha për të paraqitur veprimet me një treshe numrash, ku
njëri mund të jetë 10; 20; 30; 40 etj.
- A mund të gjesh numra të tjerë, duke ditur se në njërin kënd të trekëndëshit vendoset numri 100?

Nxënësit do të vizatojnë dhe do të plotësojnë trekëndësha, ku në njërin nga këndet e tij do të vendosin
numrin 100. Më pas ato do të kryejnë veprimet e mbledhjes dhe të zbritjes brenda 3 numrave, duke i
vendosur ato poshtë tyre.

Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në dyshe për hartimin e situatave problemore me disa çifte numrash shumëfisha të
10-ës, duke përdorur edhe faktet e mbledhjes dhe të zbritjes deri në 100. Më pas disa nga dyshet e
nxënësve do të argumentojnë situatat e krijuara, kryesisht nga jeta reale.
Këto situata diskutohen nga secili përfaqësues i grupit dhe në fund shpallen grupet fituese.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë veprimtarisë së lojës. Ato i vlerësoj për saktësinë dhe
shpejtësinë e formimit të numrit deri në 100 me shumëfisha të 10-ës. Plotësimin e trekëndëshave me
veprimet e mbledhjes dhe të zbritjes me tre numra Diskutimin e situatave problemore nga jeta e
përditshme. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatoni tre trekëndësha me një numër 40, 60, 10 dhe plotësoni fletoren e punës faqe 18 -20.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 11
tema mësimore: Veprimet kryesore. Situata e të nxënit:
4.1. Të përdorim boshtin numerik Loja me numra
rezultatet e të nxënit Fjalë kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi: ngatërresa në boshtin numerik, vend i gabuar, me
- rendit numrat deri në 100; afër, më larg.
- identifikon objekte sipas grupimeve;
- përdor shprehjet “më shumë se”, “më pak se”,
ndërmjet numrave;
- krijon modele të thjeshta të figurave.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit, faqe 12, fletorja e punës faqe 13. Gjuha dhe komunikimi, artet.
Njohuritë paraprake të nxënësit dhe paketa e mjeteve
mësimore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Marrëdhënia pyetje-përgjigje - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, hulumtim
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Pajis nxënësit me nga një fletë, ku është vizatuar një gjysmëdrejtëz. Kërkoj nga nxënësit të ndajnë në
mënyrë të barabartë me nga dy kutia hapësirë. Pyes nxënësit se çfarë ju kujton kjo vijë e shkallëzuar.
Përgjigja do të ishte: Boshtin numerik.
- Çfarë dini për boshtin numerik?

Është një drejtëz e shkallëzuar.


- Çfarë tregon shigjeta?

- Me cilin numër fillon dhe mbaron?

Nxënësve i udhëzoj të vendosin poshtë çdo ndarjeje në boshtin numerik numrat nga 0 deri 100, me
shumëfisha të 10-ës. Nxënësit plotësojnë boshtin numerik në fletën e tyre. Shkruaj në tabelë temën:
“Ngatërresa në boshtin numerik”.
Kërkoj nga nxënësit të shprehin se si i e kuptojnë këtë shprehje. Paraqes në tabelë një bosht numerik me numra
të vendosur në vendin e gabuar.
4 17 43 75 95

- Çfarë vini re në vendosjen e numrave?


- Çfarë rregulli kemi mësuar për plotësimin e një boshti numerik?
- Cilët numra janë vendosur gabim?
Diskutoj me nxënësit dhe zbuloj ngatërresat në boshtin numerik.

Veprimtaria ii
Hapet teksti dhe nxënësit përqendrohen te boshti i parë numerik.
Pyes klasën se si janë vendosur numrat në pjesën e sipërme të boshtit numerik.
- Çfarë dini për numrin 5?
Përgjigjja do të ishte: 5 është mesorja e numrave nga 1 në 10.
- Ku duhet të ishte vendosur numri 5?
- Cilët nga numrat janë mesore?
Përgjigjja është: 5; 45; 95. Nxënësit vendosin këto numra në vendin e duhur.
- Po numrat 18 dhe 79, ku e kanë vendin në boshtin numerik?
Nxënësit i vendosin me afërsi këta numra në boshtin numerik.
Në boshtin e dytë numerik në tekst, nxënësit do të vendosin numrat ndërmjet shumëfishave të 10-ës.
Kujdes do t’i kushtohet ndarjes në mënyrë të barabartë dhe vendosjes së numrave të ndërmjetëm.
Pyeten nxënësit:
- Cilët numra keni vendosur?
Ata përgjigjen: 5; 15; 25; 35; 45; 55; 65; 75; 85; 95.
- Mos ndonjëri ka ngatërruar vendndodhjen e numrave? Verifiko me shokun.
Nxënësi 1: Ku është vendosur numri 25?
Nxënësi 2: 25-sa është vendosur në mes 20-ës dhe 30-ës.
Nxënësi 1: Po numri 75?
Nxënësi 2: 75-sa është vendosur mes 70-ës dhe 80-ës.
Kështu vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet me njëri-tjetrin.
Vargu mund të vazhdojë edhe më shumë se 100.

Veprimtaria iii
Në këtë etapë mësimi fillon me lojën e pazëllit në fletën e punës të faqes 13 “ Pazëlli me 10 numra”
Nxënësit do të plotësojnë pazëllin në kutitë boshe dhe më pas do të ngjyrosin mesoren e çdo vargu,
d.m.th mesoret secilit varg janë numrat 5; 15; 25; 35; 45; 55 ; 65 ; 75; 85; 95. Fleta do të pritet sipas
vijave të errëta. Pasi t’i kenë prerë në pjesë, do t’i këmbejnë me njëri-tjetrin pjesët e prera të pazëllit për
të formuar në formë gare pazëllin. Fiton lojën nxënësi që formon më shpejt pazëllin me 100 numra.

Vlerësimi:
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë veprimtarisë së lojës. Ata i vlerësoj për saktësinë shpejtësinë e
ndërtimit të boshtit numerik, për përcaktimin e mesores nëpërmjet shumëfishave të 10-ës; bashkëpunimin
me shokun në lojën me pazëll. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet
gjatë orës.

Detyrë:
Vizatoni në fletore boshte numerike me shumëfisha të 10-ës me numra nga
0 -100 dhe nga 100 - 200 sipas modelit të librit. Vendosni mesoret e tyre.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 12
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
4.2. Rrumbullakosim duke përdorur boshtin numerik. Loja me numra
rezultatet e të nxënit Fjalë kyç: rrumbullakim i numrave,
Në fund të orës mësimore nxënësi: shumëfisha të 10-ës, rrumbullakos në 10-en
- zbaton rregullat në lojën e rrumbullakosjes; më të afërt.
- rrumbullakos numrat në 10-en më të afërt Boshti numerik
- paraqet në boshtin numerik numrat e
rrumbullakosur.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit, faqe 13, fletore lojërash, faqe 7; 8, Gjuhët dhe komunikimit, artet
fletore pune faqe 24, Njohuritë paraprake të nxënësit
për numrat deri në 100, tabela me numra deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Loja stafetë - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Luhet loja me tabelën e numrave deri në 100 faqe 7-8 në fletoren e lojërave.
Secili nxënës do të ketë pakon me letra me numrat nga 0 deri në 100 dhe një pako me 10 letra me
numra nga 1-10, pa përfshirë numrin zero. Loja luhet në dyshe.
Lojtarët marrin nga një letër në pakon e letrave nga 1-10. Nxënësit shikojnë numrin dhe rrumbullakosin
në 10-en më të afërt, pastaj e vendosin në tabelën e numrave deri në 100, në vendin e duhur, në 10-en
e tabelës.
P.sh.: Në qoftë se njëri nxënës merr një letër me numrin 60, ai thotë: 60 + 40 = 100, nxënësi e vendos
letrën te numri 40 në tabelën e numrave deri në 100. Nëse numri 40 e ka një letër të vendosur, atëherë
nxënësi e vendos letrën në fundin e pakos së letrave. Fituesi është ai që përdorë të gjitha numrat e tabelës.

Veprimtaria ii
Të rrumbullakosësh në 10-en më të afërt, do të thotë ta zëvendësosh numrin e dhënë me numrin me
dhjetëshe të plotë që ai ka më afër.

Hapet teksti dhe nxënësit do të përqendrohen te grafiku i numrave.

20

19 Rrumbullakosen me 20
18
• Numrat që kanë shifrën e njësheve
17
5 ose më të madhe se 5 rrumbullakosen nga lart.
16

15

• Numrat që kanë shifrën e njësheve


14 më të vogël se 5 rrumbullakosen nga poshtë.
13
12 Rrumbullakosen me 10
11
10
P.sh.: numri 87 rrumbullakoset 90, ndërsa numri 32 rrumbullakoset 30.
Kujtoni numrin 2, i cili rrumbullakoset 0.
Nxënësit do të vendosin me lapës në etiketat e tekstit numrat e rrumbullakosur.

P.sh.: 22 20 95 100

Veprimtaria iii
Në fletoren e klasës nxënësit do të vendosin në boshtin numerik numrat e rrumbullakosur sipas modelit
të dhënë më poshtë:

10 20 30
12
40 50 60
53
70 80 90
86
Nxënësit në përfundim të punës do të këmbejnë fletoret me shokun e bankës dhe do të kontrollojnë
punën e bërë duke vlerësuar veten dhe shokun për punën e bërë.

Vlerësimi:
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë veprimtarisë së lojës për rrumbullakimin e numrave. Ata i vlerësoj
për saktësinë e vendosjes së numrave në boshtin numri dhe përcaktimin e 10-shes më të afërt;
bashkëpunimin me shokun në ndërtimin e boshtit numerik në fletore. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin
e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Punoni faqen 24 të fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 13
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
5.1. Çiftet e numrave që formojnë 20. Loja me numra

rezultatet e të nxënit Fjalë kyç:


çifte numrash, këmbime me ngjyra,
Në fund të orës mësimore nxënësi:
- përcakton çifte numrash që formojnë 20;

- arsyeton para grupimit mënyrën e plotësimit të


fakteve të mbledhjes për numrin 20.

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:


teksti i nxënësit, faqe 14, fletore pune faqe 26, fletore Gjuha dhe komunikimi, artet.
lojërash, njohuritë paraprake të nxënësit për numrat
deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lojë - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Njoh nxënësit me rregullat e lojës në faqen 13 të librit të lojërave. Loja luhet me dy lojtarë dhe një zar me
numrat nga 1 deri në 6. Vendosen 20 petëzat në qendrën vezake. Secili lojtar përdor njërën nga tabelat
majtas ose djathtas për të vendosur petëzat. Lojtarët hedhin zarin me radhë dhe heqin nga qendra
vezake
aq petëza sa tregon zari. Nxënësit më pas vendosin secilën petëz në katrorët e tabelës së tyre. Në fund
secili nxënës do të numërojë petëzat. P.sh., nxënësi i parë ka 14 petëza, ndërsa i dyti ka 6 petëza.
Nxënësi që formon 14 petëza thotë se sa petëza duhen për të formuar 20 (14 + 6 = 20). Kështu vazhdon
loja si
modeli i faqes 10 të librit të lojërave.

20
copëza

Nxënësi 1 Nxënësi 2

Fitues është lojtari që mbledh i pari 20 petëza.

Veprimtaria ii
Hapet teksti i nxënësit dhe nxënësit vëzhgojnë skemën për formimin e numrit 20. Sipas modelit, nxënësit
do të vendosin në kutizat numrin për plotësimin e numrit 20. Në ndihmë do të përdorin petëza, kube
sende
20 1
5 18
+ +
+ +
12 4
+ +
9 = 13
= =
+ = +
= =
= =
14 + + 6
= =
20 =
=
11 + + 10
= =
= =
+ = = +
8 = = 15

+ 13 +
16 2
+ +
+ +
7 17
19 3

Veprimtaria iii
Në fletoren e klasës nxënësit do të shkruajnë të gjitha faktet e formimit të numrit 20, me çiftet e numrave si
më poshtë:

19 18 17 16 15
20 20 20 20 20
1 2 3 4 5 etj.

Poshtë çdo çifti mund të shkruajnë barazimet me mbledhje dhe zbritje të numrit 20. P.sh.: 19 + 1 = 20; 1
+ 19 = 20; 20 – 1 = 19; 20 – 19 = 1 e kështu me radhë. Nga një çift numrash mund të shkruhen 4
barazime. Kjo veprimtari vazhdon me çiftet e tjerë të numrave duke shkruar katër fakte,dy fakte të
mbledhjes dhe dy fakte të zbritjes për formimin e 20-ës.
Në përfundim të punës nxënësit do të lexojnë faktet e plotësuara në fletore:
18 + 2 = 20; 2 + 18 = 20; 20 – 2 = 18; 20 – 18 = 2….

Vlerësimi:

Detyrë: Punoni faqen 26 të fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 14
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit:
5.2. Çiftet e numrave që formojnë 20. Loja me numra
rezultatet e të nxënit Fjalë kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi: veprimi i mbledhjes dhe i zbritjes, faktet e
- përcakton çifte numrash që formojnë 11; 12; 13; 14; 15; mbledhjes për numrat 11; 12; 13; 14; 15.
- arsyeton para grupimit mënyrën e plotësimit të fakteve
të mbledhjes për numrat 11; 12; 13; 14; 15.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletorja e punës faqe 27,28, 29, 30, 31; fletorja e lojërave, Gjuha dhe komunikimi, artet.
njohuritë paraprake të nxënësit për mbledhjen dhe zbritjen e
numrave deri në 20.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Loja stafetë në tryezën rrethore - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë në dyshe dhe në grup
Veprimtaritë e nxënësve Veprimtaria i
Ndaj klasën në 5 grupe dhe secilit grup i jap një fletë A4, në të cilën është vendosur në mes një numër,
p.sh.,
numri 12.
Në këtë mënyrë veproj edhe me grupet e tjera, në formimin e numrit 11, 13, 14, 15.
Më pas, nxënësi lider i grupit do të lexojë faktet e formuara të numrave. Shpallet fitues grupi më i shpejtë

Veprimtaria ii
Hapet fleta e punës në faqen 27. Punohen fletët e punës në faqet
27, 28, 29, 30. Nxënësit do të gjejnë numrat që mungojnë dhe
plotësojnë barazimet duke vendosur numrin e duhur për
plotësimin e numrit 13.
P.sh.: 7 + 6 = 13; 11 + 2 = 13; 3 + 10 =13… Në fund të
veprimtarisë nxënësit kontrollojnë punën duke bashkëvepruar në
dyshe me shokun.
Veprimtaria iii
Në fletoren e klasës nxënësit do të shkruajnë të gjitha faktet e
mësuara për numrat 11 deri në 15, me mbledhje dhe zbritje të
ndarë në 4 grupe. Secili grup do të plotësojë nga dy numra
me mbledhje dhe me zbritje.
G. 1: Faktet e mbledhjes e zbritjes së numrave 11 dhe 14.
G. 2: Faktet e mbledhjes e zbritjes së numrave 12 dhe 15.
G. 3: Faktet e mbledhjes e zbritjes së numrave 13 dhe 12.
G. 4: Faktet e mbledhjes e zbritjes së numrave 14 dhe 13.
11 + 0 = 11 11 – 0 = 11 13 + 0 = 13 14 - 0 = 14 15 + 0 = 15
0 + 1 = 11 11 - 1 = 10 12 + 1 = 13 14 - 1 = 13 14 + 1 = 15
9 + 2 = 11 11 - 2 = 9 11 + 2 = 13 14 - 2 = 12 13 + 2 = 15
8 + 3 = 11 11 - 3 = 8 10 + 3 = 13 14 - 3 = 11 12 + 3 = 15
7 + 4 = 11 11 - 4 = 7 9 + 4 = 13 14 - 4 = 10 11 + 4 = 15
6 + 5 = 11 11 - 5 = 6 8 + 5 = 13 14 - 5 = 9 10 + 5 = 15
11 – 6 = 5 7 + 6 = 13 14 - 6 = 8 9 + 6 = 15 14 - 7 = 7 Vlerësimi: 8 + 7 = 15
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë veprimtarisë së lojës për formimin e çifteve të numrave deri në 15.
Ata i vlerësoj për saktësinë e plotësimit të çifteve të numrave 11, 12, 13, 14, 15 në skemat e dhëna; për
bashkëpunimin me shokun dhe formimin fakteve me veprimin e mbledhjes dhe zbritjes në fletore.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë shtëpie: Shkruani faktet e mbledhjes dhe zbritjes për numrat 11; 12; 13; 14; 15, në fletoren e detyrës
së shtëpisë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 15
tema mësimore: IA. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit:
Çifte numrash që formojnë 20 Loja me numra.
rezultatet e të nxënit Fjalë kyç: çifte numrash, veprimi i
Në fund të orës mësimore nxënësi: mbledhjes dhe i
- mbledh dhe zbret numra dyshifrorë me një numër zbritjes.
njëshifror; Faktet e mbledhjes dhe të zbritjes për
- përcakton barazime me të njëjtën vlerë. numrat 16; 17; 18; 19; 20.

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:


Fletorja e punës faqe 32, 33, 34, 35. Njohuritë paraprake të Gjuha dhe komunikimi, artet.
nxënësit për mbledhjen e numrave deri në 20.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/diskuto - Loja “Luajmë me numrat 11-19” - Punë në dyshe, punë individuale, punë në
grup
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria I
Mësimi fillon me lojën me numrat 11 deri 19. Loja luhet në dyshe.
Lojtarët vendosin së bashku, cili nga numrat do të jetë numër shënjestër. Pastaj ngjyrosin nëpër katrorët
e tabelës së dytë me 10 kuti nga poshtë-lart dhe majtas- djathtas. Katrorët e ngjyrosur nënkuptojnë
hapësira që nuk duhet të përdoren.
P.sh.: në qoftë se lojtarët kanë përcaktuar numrin shënjestër që është 18-ta, lojtarët kanë nga 18 katrorë të
pangjyrosur në çdo anë.
E fillon lojën lojtari i parë, duke hedhur zarin, i cili bie në numrin 3. Ai heq tri petëza nga tavolina dhe
shkruan: 18 – 3 = 15. Në qoftë se zari bie në numrin 5, ai heq pesë petëza dhe shkruan: 18 – 5 = 13.
Tabela me dhjetë kuti tregon: 18 – 8 = 10. Kjo do të thotë se nxënësi hoqi tetë petëza. Lojtarët alternohen,
disa bëjnë faktet e mbledhjes së numrave 16; 17; 18; 19 dhe disa atë të
zbritjes.
Veprimtaria II
Hapet fletorja e punës në faqet 32; 33; 34; 35. Nxënësit do të plotësojnë
individualisht në fletën e tyre barazimet e secilës skemë, duke qarkuar
në fillim dy mbledhorët dhe më pas do të shkruajnë barazimin në fletore,
sipas modelit:
Në këtë mënyrë nxënësit do të veprojnë edhe për plotësimin e skemave
për numrat 17, 18, 19. Në përfundim të punës do të organizohet
tematika:
“Rishikim në dyshe”
Nxënësit këmbejnë fletoret me shokun e bankës dhe kontrollojnë punën
e bërë, duke e krahasuar e vlerësuar me punën e tij. Ndërkohë që zbulojnë dhe korrigjojnë gabimet e
njëri-
tjetrit, nxënësit do të lexojnë zinxhir për të kontrolluar punën e të gjithëve.
Veprimtaria III
Veprimtaria fillon duke vendosur në çdo grup nga një fletë, e cila në mesin e saj ka të shënuar numrat 15,
16, 17, 18, 19.
Secili nxënës do të shkruajë në fletën e tij faktet e formimit të këtyre numrave.
Veprimtaria është në formën e garës. P.sh: 15 = 1 + 14 ose 14 + 1 = 15 etj.
Në përfundim të kohës, nxënësit do të numërojnë sa fakte kanë shkruar, duke këmbyer fletët e tyre me
shokun e bankës.
Nxënësit do të numërojnë dhe kontrollojnë punën e njëri tjetrit dhe fitues shpallet më i shpejti, më i sakti.
Këtë veprimtari e zhvillojmë edhe për faktet e zbritjes si më poshtë:
16 – 1 = 15 16 – 3 = 13 16 – 5 = 11 16 – 7 = 9 16 – 2 = 14 16 – 4 = 12 16 – 6 = 10 16 – 8 = 8
Nxënësit lexojnë faktet dhe do të kontrollojnë punën për numrin e dhënë deri në 19.
Detyrë: Formoni faktet e mbledhjes së numrave nga 16 deri 19.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 16
tema mësimore: 1A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra
5.2 Çifte numrash midis 10 - 20
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi:
faktet e mbledhjes e të zbritjes, numra
- përcakton faktet e mbledhjes e të zbritjes për numrin dyshifrorë, numra njëshifrorë, mbledhje,
12; zbritje.
- mbledh dhe zbret një numër dyshifrorë me një numër
njëshifrorë;
- arsyeton para grupit mënyrën e plotësimit të fakteve të
mbledhjes e të zbritjes.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera:
nxënësit, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet.
përmbledhjen e numrave deri në 20.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Puno në dyshe/shkëmbe me të tjerët - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në
dyshe

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Nxënësit punojnë në dyshe. Secili nga nxënësit shkruan numrat nga 1 në 12 në fletë të vogla me të
njëjtën ngjyrë, kurse nxënësi tjetër i shkruan në fletë me ngjyrë tjetër. Nxënësit bashkojnë fletët e njërës
ngjyrë me ato të ngjyrës tjetër për të formuar numrin 12, duke zbuluar të gjitha çiftet e numrave që e kanë
shumën 12.

Veprimtaria ii
Nxënësit vizatojnë një orë sipas modelit të paraqitur në tekstin e nxënësit.
Në krah të çdo numri në orën e vizatuar shkruajnë një numër që shuma e tyre të jetë 12.
Ndërhyj dhe pyes:
- Me cilin numër do ta bashkojmë 1 që të formohet 12? Pse?

Diskutojmë edhe rreth krijimit të çifteve të tjera për të formuar 12.


Nxënësit shkruajnë në fletë shumën e çifteve të numrave:

11 + 1 = 12 10 + 2 = 12 9 + 3 = 12
8 + 4 = 12 7 + 5 = 12 6 + 6 = 12
5 + 7 = 12 4 + 8 = 12 3 + 9 = 12
2 + 10 = 12 1 + 11 = 12 0 + 12 = 12

Nxënësit këmbejnë fletët me njëri-tjetrin dhe kontrollojnë plotësimin e barazimeve. Më pas lexojnë
barazimet e plotësuara.
Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në grupe.
Ndërtojnë trekëndësha. Vendosin në 3 skajet
e trekëndëshit numrat për të plotësuar faktet
e +/ -
mbledhjes e të zbritjes për numrin 12

Pyes:
– Cilët numra mbledhim për të formuar 12? (11 dhe 1)
Shkruajnë në skajet e poshtme të trekëndëshit 11 dhe 1, kurse në skajin e sipërm shkruajnë
12. Nxënësit shkruajnë faktet e mbledhjes e zbritjes të numrit 12. P.sh.: 12 = 11 + 1; 12 –
11 = 1; 12 – 1 = 11
– Çfarë ndodh kur plotësojmë faktet e zbritjes?
Në të njëjtën mënyrë plotësojmë numrat në secilin nga trekëndëshat për të plotësuar faktet e tjera të
mbledhjes e të zbritjes për numrin 12
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin zgjidhjen para klasës.
Nxënësit punojnë në dyshe. Njëri nxënës zgjedh një çift numrash, kurse nxënësi tjetër kryen veprimet e
mundshme me to. Vazhdon veprimtaria duke këmbyer nxënësit rolet me njëri-tjetrin.

Vlerësimi:

Detyrë: Vizatoni trekëndësha, ku të plotësoni fakte të mbledhjes e zbritjes për numrin 12.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 17
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore Situata e të nxënit: Lojë me numra
6.1. Mbledhja duke përdorur çifte numrash
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi:
faktet e mbledhjes për numrin 10, numra
- përcakton çiftet e numrave që formojnë 10;
dyshifrorë, numra njëshifrorë, bashkësi, bosht
- arsyeton para grupit mënyrën e plotësimit të fakteve numerik.
të mbledhjes për numrin 10;
- mbledh numra të vegjël njëshifrorë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
libri i nxënësit faqe 16, fletorja e punës faqe 36, Gjuhët dhe komunikimi, artet.
njohuritë paraprake të nxënësit për mbledhjen
e numrave deri në 20.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Tryeza rrethore - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve


Zhvilloj veprimtari me teknikën “Tryeza rrethore”. Në këtë teknikë, një letër dhe një laps pasohen
sistematikisht rreth një grupi të vogël të ulur në formë rrethore. Ata plotësojnë njëri pas tjetrit barazimet:
2+ = 10 5+ = 10 4+ = 10
3+ = 10 6+ = 10 7+ = 10
Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit barazimet e shkruara.
Veprimtaria ii
Shkruaj në tabelë numrat: 7, 9, 2 dhe 8
Nxënësit duhet të gjejnë shumën e tyre. Ata u përgjigjen pyetjeve:
– Cili çift numrash formon 10?
– A mund të formojnë 10 dy numrat e tjerë?
– Edhe sa do 9-ta që të bëhet 10?
– Ku mund të marrim 1?
– Sa mbetet 7 ?
2 8
7 9

Tani e kemi më të lehtë për të mbledhur 4 numra.

10 + 10 + 6 = 26 2 8 9

1 6

Veprimtaria iii
Provojmë të mbledhim numrat 3, 4 ,7 ,8 të bashkësisë së parë të dhënë në tekst.

-3 4 -7 8 3 4
7
Nxënësit vëzhgojnë se 3 + 7 = 8 10.
Diskutoj me nxënësit se si mund të mbledhin më lehtë 8 dhe 4.
Nxjerrim përfundimin se 4 mund të ndahet 2 dhe 2, që 8 t’i shtojmë 2 dhe të bëhet 10.
Atëherë, tani e kemi më të lehtë të gjejmë shumën e numrave në bashkësinë
edhe në
3+7+8+4
2 2
10 + 10 + 2 = 22
Nxënësit mund të përdorin edhe kombinime të tjera që i përzgjedhin vetë, për të gjetur shumën e numrave
në bashkësitë e dhëna në tekst. Mund të gjejmë shumën e numrave edhe duke përdorur boshtin numerik.

Shënim: Në bashkësinë e fundit nuk ka çift numrash që formon 10, ndaj nxënësit duhet të ndajnë disa nga
numrat që të plotësojnë 10.
Pasi përfundojnë detyrën, nxënësit tregojnë kombinimet që kanë përdorur për të gjetur shumat në
bashkësitë e dhëna në tekst.
Dalim në përfundimin se shuma është e njëjtë me të gjitha mënyrat që përdorim.
Në këtë fazë të orës mësimore, nxënësit punojnë në dyshe.
Plotësojnë faqen 36 të fletores së punës. Janë krijuar fjalë duke përdorur rrokjet e fjalës elefanti. Ata gjejnë
shumën për çdo rast
Ti = 8 + 9 = 17
Lena = 4 +3 + 7 + 6
10
10 10 + 10 = 20
Nxënësit përdorin kombinime të ndryshme për të gjetur shumën e numrave për çdo rast.
Kontrollojnë e diskutojnë detyrën në dyshe.

Vlerësimi:

Detyrë: Gjeni tri fjalë në fletoren e punës në faqen 36, duke përdorur edhe emrin e një kafshe tjetër. Gjeni
shumën për çdo rast.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 18

tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore Situata e të nxënit: Lojë me numra


6.2. Të kërkosh zgjidhjen
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi: faktet e mbledhjes për numrin 20, numra
- përcakton çiftet e numrave që formojnë 20; dyshifrorë, numra njëshifrorë, bashkësi.
- arsyeton para grupit mënyrën e plotësimit të
fakteve të mbledhjes për numrin 20 dhe 30;
- kryen veprime me numra njëshifrorë e
dyshifrorë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Gjuhët dhe komunikimi, artet.
Libri i nxënësit faqe 17, fletorja e punës faqe 37,
njohuritë paraprake të nxënësit për mbledhjen e
numrave deri në 20.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinatë e drejtuar - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Hulumtim i përbashkët
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit përsëritin formimin e numrit 10.
Ata dëgjojnë tregimin për ketrin, duke imagjinuar veprimet e tij.
Ketri i krijon rezervat me lajthi për dimrin e gjatë. Ai nuk i vë kurrë të gjitha lajthitë në të njëjtën strofull,
por i vendos në dy vende. Ketri (nxënësit mund ta shohin ilustrimin e përgatitur), mbledh çdo ditë nga
10 lajthi.
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
– Nga sa lajthi mund të vendosë ketri në çdo strofull?
– Si mund t’i ndajë ketri lajthitë ditën e parë?
– Po ditën e dytë? – Po ditën e tretë?
Nxënësit i shkruajnë të gjitha variantet e ndryshme:
5 + 5 = 10; 2 + 8 = 10...

Veprimtaria ii
Vëzhgoj letrat e paraqitura në tekst. Letrat me zemra janë çifte numrash që formojnë 20. Nxënësit u
përgjigjen pyetjeve:
– Cili numër është shkruar në letrën me zemër? (13)
– Sa dhjetëshe ka numri? (1 dhjetëshe)
– Sa njëshe ka numri? (3 njëshe)
– Sa dhjetëshe duhen për të formuar 20? (2dhjetëshe)
– A mund të formojmë një dhjetëshe tjetër? (Po)
– Edhe sa do 3 që të bëhet 10? (edhe 7)
Tani e kemi të lehtë për të zbuluar numrin që është shkruar në anën tjetër të letrës. Në anën tjetër të letrës
është shkruar 7.
Në të njëjtën mënyrë veprojnë për të zbuluar numrin që mungon në bashkësitë e tjera me zemra, ku duhet
të plotësojnë 20.
Veprimtaria iii
Letrat me yje janë çifte numrash që formojnë 30. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
– Cili numër është shkruar në letrën me yll? (14)
– Sa dhjetëshe ka numri? (1dhjetëshe)
– Sa njëshe ka numri? ( 4 njëshe)
– Sa dhjetëshe duhen për të formuar 30? (3 dhjetëshe)
– A mund të plotësojmë numrin me dhjetëshe të tjera? (Po)
– Edhe sa do 4 që të bëhet 10? (edhe 6)
– Formuam dy dhjetëshe. Edhe sa dhjetëshe duhen që të plotësohet 30? (edhe 1 dhjetëshe)
Tani e kemi të lehtë për të zbuluar numrin që është shkruar në anën tjetër të letrës.
Në anën tjetër të letrës është shkruar 16.
Në të njëjtën mënyrë veprojnë për të zbuluar numrin që mungon në bashkësitë tjera me yje, ku duhet të plotësojnë
30.
Diskutojmë rreth pyetjeve:
– Çfarë kanë të përbashkët bashkësitë?
– Ku ndryshojnë bashkësitë?
Nxënësit mendojnë dhe diskutojnë në dyshe për pyetjet.
Nxirret përfundimi se në të dyja rastet plotësohen bashkësitë me numra për të formuar dhjetëshe. Në
rastin e parë u formuan 2 dhjetëshe, kurse në rastin e dytë 3 dhjetëshe.

Nxënësit plotësojnë barazimet në fletore


13 + = 20 14 + = 30
17 + = 20 18 + = 30
15 + = 20 25 + = 30
6 +_ = 20 5+ = 30
Kontrolloj e diskutoj detyrën në dyshe.

Vlerësimi

Detyrë: Punoni faqen 37 të fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 19
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore Situata e të nxënit: Makinat e
6.3. Të barabarta dhe ekuivalente barazimeve
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi:
numra dyshifrorë, numra njëshifrorë, vlerë,
- përcakton barazime me të njëjtën vlerë;
barazim, mbledhje, zbritje.
- arsyeton para grupit mënyrën e përdorimit të
makinës së barazimeve.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
libri i nxënësit faqe 18, fletorja e punës faqe 38, fletorja Gjuhët dhe komunikimi, artet.
e lojërave faqe 14, njohuritë paraprake të nxënësit për
mbledhjen e numrave deri në 20.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Metodologjia: Parashikim me terma paraprakë - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në
grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i. Parashikim me terma paraprakë
Shkruaj në dërrasë disa numra dhe u kërkoj nxënësve të lidhin çdo dy numra, shuma e të cilëve
është 20. Nxënësit çohen me radhë, ku secili bashkon dy numra që e kanë shumën 20.
19 4 8 13
2 15 3
7 12 1 18
16 5 17
Pra, 19 +1; 12 + 8; 13 + 7....
kanë vlerë të njëjtë 20. Ata janë të barabarta. Këto veprime quhen barazime.
Veprimtaria ii
Nxënësit vëzhgojnë makinat e barazimeve në tekst. Ata na japin rezultate të barabarta. Nëse në makinë
futim 12 + 4 që ka vlerën 16, prej saj do të dalë një barazim që ka të njëjtën vlerë 21 – 5, pra 12 + 4 = 21
– 5 Nxënësit përcaktojnë vlerën e barazimeve të paraqitura në tekst, e futin në makinën e barazimeve
dhe përcaktojnë për çdo rast barazimin që ka të njëjtën vlerë. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
– Sa është vlera e barazimit 36 - 7? (29)
– Kur e futim këtë barazim në makinë, cili do të jetë barazimi me të njëjtën vlerë që do të dalë nga makina
e barazimeve?
Nxënësit japin mendimet e tyre, të cilat i shkruaj në tabelë.
36 – 7 = 20 + 9
36 – 7 = 40 - 11
36 – 7 = 15 + 14...
Nxënësit nxjerrin përfundimin që mund të gjejnë përgjigje të ndryshme. Kontrollojnë e diskutojnë në dyshe
barazimet që plotësojnë.
Veprimtaria iii
Zhvilloj lojën e mbledhjes nga fletorja e lojërave në faqen 14. Shpjegimi i lojës është bërë në fletoren e
lojërave.
Fitues është ai që ka shumën më të madhe.
Vlerësimi

Detyre : Fletore pune


Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 20
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
7.1. Rreshtimet Modelimi i rreshtimeve
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç: rreshtimet, barazim, mbledhje
Në fund të orës mësimore nxënësi: e përsëritur, situatë problemore.
- emërton rreshtimet e paraqitura në tekst;
- vendos elementet e një bashkësie në rreshta me
numër të njëjtë elementesh;
- arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së
problemës;
- zbaton hapat për zgjidhjen e situatës problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Libri i nxënësit faqe 19, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet.
për mbledhjen, objekte të ndryshme për të krijuar
rreshtime.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Loja “Gjeje shpejt” - Ditari dypjesësh - Punë në grup, punë në dyshe, Ditari dypjesësh

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxjerr para klasës dy grupe me nga 6 nxënës. Nxënësit e grupit të parë janë vendosur në mënyrë të
çrregullt, kurse nxënësit e grupit të dytë janë vendosur në 2 rreshta me nga 3 nxënës.
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
– Sa nxënës janë në grupin e parë?
– Sa nxënës janë në grupin e dytë?
– Kur i numëruat më lehtë?
Nxënësit e grupit të dytë i numërojnë më shpejt, pasi ata kanë formuar një rreshtim: janë vendosur në

rreshta e shtylla. DDD DDD


Rreshtat janë horizontalë dhe shtyllat janë vertikalë.
E paraqesim në tabelë rreshtimin me barazime: 2 ·
3=6 ose 3 + 3 = 6 ose 2 + 2 + 2 = 6

Veprimtaria ii
Nxënësit vëzhgojnë rreshtimet e paraqitura në tekst.
– Çfarë shihni në figurën A? (një rreshtim)
– Në sa rreshta janë vendosur bretkosat? (në 2 rreshta)– Sa bretkosa ka çdo rresht? (8 bretkosa) Pra,
kemi 2 rreshta me nga 8 bretkosa. – A mund t’i numëroni më lehtë?

Nxënësit mbajnë shënim në një fletë të ndarë në dy pjesë, kur në njërën anë vizatojnë figurat dhe në anën
tjetër shkruajnë sa figura janë.
Për shembull, 8 + 8 = 16 ose 2 + 2 + 2 + 2 + 2 + 2 + 2 + 2 = 16 ose 2 · 8 = 16
Në të njëjtën mënyrë diskutohet edhe për rreshtimet tjera në tekst.

Veprimtaria iii
Kontrollojnë e diskutojnë në dyshe rreshtimet që kanë vizatuar dhe numrin e saktë të figurave.
Nxënësit vizatojnë dhe emërtojnë disa rreshtime sipas dëshirës.
Nxënësit diskutojnë në dyshe se si do të gjejnë sa rrota kanë 4 triçikle. Një triçikël ka 3 rrota.
Vizatojnë rreshtimin për të gjetur numrin e rrotave.
Plotësojnë barazimin 4 · 3 = 12 ose 3 + 3 + 3 + 3 = 12

Shënim: Problema e mëposhtme do të zgjidhet nga nxënës që janë talent në matematikë. Për zgjidhjen e
problemës ndiqen këto hapa:
të dhënat Zgjidhje
Luli merr 100 lekë për të pastruar çdo rrotë. 1. Sa rrota kanë 5 triçikle? 5
Ai pastron 5 triçikle. · 3 = 15 rrota.
1 triçikël ka 3 rrota. 2. Sa lekë do të marrë Luli?
Kërkesa: 15 · 100 = 1500 lekë
Sa lekë do të marrë Luli? Përgjigje:1500 lekë do të marrë Luli.
Vlerësimi:

Detyrë: Formoni problemë me fjalët: rrotë, biçikletë, fitoj.


Vizatoni një rreshtim për ta zgjidhur atë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 21
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi
Rreshtimet i rreshtimeve
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç: rreshtimet, barazim, mbledhje
Në fund të orës mësimore nxënësi: e përsëritur, situatë problemore.
- emërton rreshtimet e paraqitura në tekst në mënyra të
ndryshme;
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit;
- vendos elementet e një bashkësie në rreshta me
numër të njëjtë elementesh;
- arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së
problemës.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletorja e punës faqe 40 - 46, 57, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet.
nxënësit për mbledhjen, objekte të ndryshme për të krijuar
rreshtime.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Lojë me sende - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit vendosin në tavolinë 10 sende të ndryshme (kopsa, petëza, kube, kokrra misri e fasulesh) sipas
dëshirës.
xxx
xxx
xxxx

Më pas i vendosin në një rresht.


xxxxxxxxxx

– Çfarë formuat? (një rreshtim)


– Sa rreshta ka ky rreshtim? (1 rresht)
E paraqesim rreshtimin me barazime:
1 · 10 = 10 (me shumëzim)
1 + 1 + 1 +1 + 1 + 1 + 1 + 1 + 1 + 1 = 10 (me mbledhje të përsëritur)
– Cila është mënyra më e shkurtër për ta paraqitur rreshtimin? (me shumëzim)

Veprimtaria ii
Nxënësit vizatojnë në fletoren e punës në faqet 40, 41, 42 rreshtime të tjera për të paraqitur: 1 · 2, 1 · 3, 1
· 4, 1 · 5, 1 · 6, 1 · 7, 1 · 8, 1 · 9
Përcaktojnë numrin e elementeve për çdo rreshtim që është paraqitur me vizatim p. sh.: 1 + 1 = 1 · 2 = 2
Nxënësit këmbejnë fletët me njëri-tjetrin, kontrollojnë e diskutojnë plotësimin e detyrës.

Veprimtaria iii
Nxënësit vëzhgojnë rreshtimin e paraqitur në faqen 43 të fletores së punës.
– Çfarë paraqet ky rreshtim? (2 rreshta me nga 2 rrethorë)
2 +2=2·2=4 Pra, 2 dysha = 4
Nxënësit vizatojnë rreshtime të tjera për të paraqitur 2 + 2 = 2 · 2 = 4 Në të
njëjtën mënyrë plotësojnë edhe faqet 44, 45, 46 të fletores së punës.
Kontrollojnë e diskutojnë në dyshe rreshtimet që kanë vizatuar.
Njoh nxënësit me kufizat e shumëzimit.
3 • 2 = 6 → prodhim
↓ ↓
faktor faktor
Gjejnë prodhimin duke përdorur 2-in si faktor në ushtrimin 1 në faqen 57 të fletores së punës.
Diskutojnë në grup për zgjidhjen e problemave në faqen 57 të fletores së punës. Secili grup paraqet zgjidhjen
para klasës.

Grupi i
– Sa këmbë ka një lepur? (4)
– Sa këmbë kanë dy lepuj?
2 • 4 = 8 (dy lepuj kanë 8 këmbë)

Grupi ii
– Sa këmbë ka 1 fëmijë? (2) – Sa këmbë kanë 5 fëmijë?
5 • 2 = 10 (5 fëmijë kanë 10 këmbë)
Në të njëjtën mënyrë diskutohet edhe për rastet e tjera.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me emërtimin e rreshtimeve si dhe për
pyetjet që bëjnë për to,për gjetjen e prodhimeve me faktor 1 ose 2, për vendosjen e elementeve të një
bashkësie në rreshta me numër të njëjtë elementesh, për arsyetimin në zgjidhjen e problemave. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Ushtrimi 2,4 në faqen 57 të fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 22
tema mësimore: 1A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi
Rreshtimet i rreshtimeve
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç: rreshtimet, barazim, mbledhje
Në fund të orës mësimore nxënësi: e përsëritur, situatë problemore.
- emërton rreshtimet e paraqitura në tekst në mënyra
të ndryshme;
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit;
- vendos elementet e një bashkësie në rreshta me
numër të njëjtë elementesh;
- zbaton hapat për zgjidhjen e situatës problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletorja e punës faqe 47 - 48, 58, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet.
nxënësit për mbledhjen, shumëzimin, objekte të
ndryshme për të krijuar rreshtime.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lojë me sende - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Ditari dypjesësh
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit kanë në tavolinë sende të ndryshme, si: petëza, kopsa, kube, kokrra misri etj. Formojnë
rreshtimin 3 me 4, me sendet që kanë. Nxënësit tregojnë mënyrat se si e gjetën numrin e elementeve me
mbledhje ose me shumëzim.

3 rreshta me 4 objekte x x x x
4 objekte çdo rresht x x x x
3 katra = 12 x x x x
3 · 4 = 4 + 4 + 4 = 12
Kryhet një veprimtari e tillë edhe për të gjetur numrin e elementeve të rreshtimit 3 me 3 2 me 3.
Veprimtaria ii
Nxënësit vizatojnë në fletoren e punës në faqet 47,48 rreshtime të tjera për të paraqitur: 3 · 5, 3 · 10
Përcaktojnë numrin e elementeve për çdo rreshtim që është paraqitur me vizatim.
P. sh.: 5 + 5 + 5 = 3 · 5 = 15
Nxënësit këmbejnë fletët me njëri-tjetrin, kontrollojnë e diskutojnë plotësimin e detyrës.
Nxënësit përcaktojnë kufizat e shumëzimit.
3 • 4 = 12→ prodhim
↓ ↓
faktor faktor
Gjejnë prodhimin duke përdorur 3-in si faktor në ushtrimin 1 në faqen 58 të fletores së punës.
Veprimtaria iii
Nxënësit zgjidhin problemën 4 në faqen 58 të fletores së punës.
Për zgjidhjen e problemës ndiqen këto hapa:
të dhënat Zgjidhje
Ditën e parë lexoi 8 faqe 1. Sa faqe lexoi Arbeni ditën e dytë?
Ditën e dytë lexoi 6 faqe 8 + 6 = 14
Më shumë 2. Sa faqe lexoi Arbeni në dy ditë?
kërkesa 14 + 8 = 22
Sa faqe lexoi Arbeni në dy ditë? Përgjigje: 22 faqe lexoi Arbeni në dy ditë.
Nxënësit kontrollojnë punën e njëri-tjetrit, duke krahasuar zgjidhjen mes tyre.
Vlerësimi:

Detyrë: Ushtrimi 2,3 në faqen 58 të fletores së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 23


tema mësimore: 1A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit:
Rreshtimet Modelimi i rreshtimeve
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç: rreshtimet, barazim, mbledhje
Në fund të orës mësimore nxënësi: e përsëritur, situatë problemore.
- gjen prodhimet me një faktor katër duke përdorur
rreshtimet;
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit; -
paraqet zgjidhjen e situatës problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletorja e punës faqe 49 - 51, 60, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet.
nxënësit për mbledhjen dhe shumëzimin, objekte të
ndryshme për të krijuar rreshtime.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Lojë me sende - Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Nxënësit formojnë me sende të ndryshme 3 grupe me nga katër elemente.
– Sa elemente nxorët gjithsej?
3 katra = 12 4 + 4 + 4 = 12 → 3 • 4 = 12
Kryejmë veprimtari të tilla dhe plotësojmë disa fakte shumëzimi me faktor 4:
2•4=8 4 • 4 = 16 5 • 4 = 20 7 • 4 = 28 9 • 4 = 36

Veprimtaria ii
Nxënësit vizatojnë në fletoren e punës në faqet 49-51 rreshtime të tjera për të paraqitur: 4 · 2, 4 · 5, 4 · 10
Përcaktojnë numrin e elementeve për çdo rreshtim që është paraqitur me vizatim.
P. sh. 4 + 4 = 8 → 2 · 4 = 8
Nxënësit këmbejnë fletët me njëri-tjetrin, kontrollojnë e diskutojnë plotësimin e detyrës.

Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë problemën 2 në faqen 60 të fletores së punës.
Vëzhgojnë figurën dhe iu përgjigjen pyetjeve të mësuesit/es.
– Sa pjata janë në figurën e parë? (4 pjata)
– Sa qofte ka secila? (4 qofte)
– Sa qofte janë në të gjitha pjatat? 4 • 4 = 16 qofte janë në të gjitha pjatat në figurën e parë.
Në të njëjtën mënyrë diskutohet edhe për të gjetur numrin e qofteve për figurën e dytë.
Nxënësit punojnë në grupe. Shkruajnë fjalë me katër shkronja për një kohë të caktuar. Do të gjejnë sa
shkronja kanë përdorur pa i numëruar. Fiton grupi që gjen më shumë fjalë. P.sh., Erli, Geri, goma, mami,
babi.
– Sa shkronja janë gjithsej?
5 • 4 = 20 shkronja
Përfaqësuesit e grupeve lexojnë ushtrimin.

Vlerësimi:
N1 gjen prodhimet me një faktor katër duke përdorur rreshtimet;
N2 bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit;
N3 paraqet zgjidhjen e situatës problemore.

Detyrë: Ushtrimi 1 në faqen 60 të fletores së punës.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 24


tema mësimore: IA. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit:
Rreshtimet loja me numra në shumëzim.
rezultatet e të nxënit Fjalë kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi: rreshtim, shumëzim, mbledhje e përsëritur, faktor,
- ndërton rreshtime me një faktor 5; prodhim, përmasa, copëtim, situate problemore.
- përcakton numrin e elementeve me mbledhje të
përsëritur dhe copëtime;
- arsyeton para grupit mënyrën e krijimit të situatave
problemore
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletorja e punës faqe 52; 53. Njohuritë paraprake të Gjuha dhe komunikimi, artet.
nxënësit për shumëzimet deri në 50.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Brainstorming - Mendo /krijo dyshe/diskuto. Hulumtim i përbashkët - Punë në dyshe, punë individuale
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Paraqes në tabelë 5 rreshtime me nga 2 dy rrathë me ngjyrë të kuqe dhe kërkon nga nxënësit që, nisur
nga ajo që vizatoi në tabelë, ata të vizatojnë në fletoret e tyre rreshtimin 5 me 2, sipas figurave më
poshtë:
, por duke vizatuar edhe sipas dëshirës.

Nxënësit shkruajnë 5 • 2 = 10. Mësuesi/ja pyet:


- Cila është arsyeja e këtij veprimi?
Sepse: 2 + 2 + 2 + 2 + 2 = 10. Pra, kemi 5 rreshta me nga dy elemente.
Nxënësit shprehen në këtë mënyrë:
Rreshtimi i parë 5 me 2 ka 10 rrathë.
Rreshtimi i dytë 5 me 2 ka 10 katrorë
Rreshtimi i tretë 5 me 2 ka 10 yje
Rreshtimi i katërt 5 me 2 ka 10 buzëqeshje
Rreshtimi i pestë 5 me 2 ka 10 trekëndësha e kështu me radhë.

Simbolikisht shkruhet: 5 • 2 = 10, në qoftë se do të ndryshojmë mënyrën e rreshtimit, duke e rrotulluar me 90


0
, do të kemi 2 rreshta me nga 5 element dhe do të shkruhet: 2 • 5 = 10.

Veprimtaria ii
Nxënësit vendosin mbi tavolinë objekte të ndryshme, si: kokrra misri, fasule, lapsa, petëza. Me udhëzimin
e mësuesit/es do të ndërtojnë rreshtime të ndryshme, ku njëri faktor është 5. Mësuesi/ja shkruan faktet e
shumëzimit: 5 me 3; 5 me 4; 5 me 5; 5 me 6; 5 me 7; 5 me 8; 5 me 9; 5 me 10. P.sh: rreshtimi 5 me 3 dhe
5 me 4.
3
4
5
5

5 ⋅ 3 = 15 5 ⋅ 4 =
20

Në secilin rast nxënësit punojnë në dyshe dhe do të ndërtojmë në të dy format e rreshtimit, ku nxënësi i
parë ndërton rreshtimin 5 me 6, kurse nxënësi i dytë ndërton rreshtimin 6 me 5.
6 5

5 15 15 6

5 ⋅ 6 = 30 6 ⋅ 5 = 30

Në këtë mënyrë nxënësit do të përfitojnë të gjitha faktet e shumëzimit me njërin faktor 5.


Veprimtaria iii
Nxënësit do të plotësojnë në fletën A4, faktet e shumëzimit të përgatitura nga mësuesi/ja si më poshtë:
Vizato dhe plotëso:

2 • 5 3•5 4•5 5•5 6•5


Në përfundim të punës do të diskutohet për secilin rast shumëzimi. Mësuesi/ja
kërkon nga nxënësit:
- Cili ishte rreshtimi i parë?
Përgjigja do të ishte: 2 rreshta me 5 elemente.
- Sa është numri i elementeve?
- Numri i elementeve është 10. Si e gjetët? 5 + 5 = 10 - Po për rreshtimin e dytë çfarë mendoni? Sa
elemente ka?
Në rreshtimin e dytë ka 15 elemente.
- Si është formuar?
Është formuar në këtë mënyrë: 5 + 5 + 5 = 15. Për të gjitha rreshtimet do të diskutohet në bashkëpunim
duke përsëritur të gjitha faktet e mësuara të shumëzimit. Nxënësit ndërtojnë edhe situatë problemore me
faktet e shumëzimit në dyshe.
P.sh: Nxënësi 1: Gjej sa këmbë kanë 5 karrige?
Nxënësi tjetër këmben situatën problemore shokut.
- Sa gishta kanë 6 duar?
Nxënësit bashkëpunojnë dhe vlerësojnë përgjigjet që i japin njëri-tjetrit.
- Sa rrota kanë 8 makina? Sa ditë kanë 5 javë?
Bëhet diskutimi i situatave në dyshe.
Të gjithë këto situata zgjidhen me veprimin e shumëzimit;
5 • 4 = 20 5 • 6 = 30 5 • 8 = 40 5 • 7 = 35.…

Vlerësimi:

Detyrë: Detyrë e përgatitur nga mësuesi/ja si modeli i faqes 56 të fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 25
tema mësimore: IA. Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
Rreshtimet Loja me numra në shumëzim.

rezultatet e të nxënit Fjalë kyç: rreshtim, shumëzim,


Në fund të orës mësimore nxënësi: mbledhje e përsëritur, faktor,
- përcakton prodhimet me faktorët e dhënë. prodhim, përmasa, copëtim, situate
- interpreton shumëzimin përmes lojës problemore.
- krijon dhe zgjidh situata problemore me shumëzim.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletorja e punës faqe 54; fletore lojërash faqe 16; 17. Njohuritë Gjuha dhe matematika, artet.
paraprake të nxënësit për shumëzimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Përvijim i të menduarit - Lojë në dyshe, Mendo/krijo dyshe/diskuto - Punë në grup, punë individuale

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Rikujtohen faktet e shumëzimit, duke filluar nga shumëzimi me 2; 3; 4; 5. Nxënësit do të plotësojnë tabelat
duke pasur parasysh faktorët e tyre të shumëzimit për secilin nxënës.

7 9 8 4 3 •5 8 5 9 7 4 7
5 6 9 8
•3• 4

Në përfundim të punës nxënësit do të lexojnë faktet e plotësuara të shumëzimit.


P.sh: 3 • 5 = 15; 5 • 8 = 40; 4 • 6 = 24;
Ndërkohë korrigjohen gabimet dhe vetëvlerësohen nxënësit për punën e bërë.

Veprimtaria ii
Në këtë etapë do të zhvillohet loja në dyshe për të përforcuar edhe më mirë faktet e shumëzimit me 2; 3; 4;
5. Rregullat e lojës janë si më poshtë:
Lojtarët vendosin tabelën e lojës në tavolinën e punës, si në faqen 17 të fletores së lojërave. Duhet të kenë
një zar me numrat nga 1 deri në 6, zare me numrat 2; 5; 10, petëza ose sende të tjera në dy ngjyra.
Lojtarët sipas radhës hedhin të dy zaret me numrat nga 1 deri 6 dhe me numrat 2; 5; 10.
Zari me numrat nga 1 - 6 tregon sa herë do të përsëritet, ndërsa zari me numrin, p.sh.,2, tregon numrin me
të cilin do të shumëzohet. P.sh., në qoftë se zari i parë bie 3 dhe zari i 2-të bie 10, atëherë do të veprojmë
në këtë mënyrë: 10-ën do ta shumëzojmë me tre.
3 • 10 = 30 ose ( 10 + 10 + 10 ).

• 1 2 3 4 5 6
2 2 4 6 8 10 12
5 5 10 15 20 25 30
10 10 20 30 40 50 60
Lojtari shumëzon dy numrat e rënë dhe vendos petëzën me ngjyrë tek numri përfitues. Nëse në tabelë numri
është i zënë nuk ka të drejtë të vendos petëzën, por të presë radhën. Fiton ai nxënës që arrin të vendos 3
petëza në një rresht vertikal, horizontal, apo diagonale.
Veprimtaria iii
Në fletoren e punës faqe 54 nxënësit do të punojnë sipas modelit të dhënë në ushtrimin 1.
Vizato dhe plotëso: 4
4 + 4 + 4 + 4 +4 katrorë
5
Rreshtimi 5 me 4 ka 20 katrorë 5 • 4 = 20
5 + 5 + 5 + 5 katrorë

-
- Çfarë rreshtimi kemi? (5; 4)
- Sa elemente ka në çdo rresht?
- Çfarë tregon mbledhja 4 + 4 + 4 + 4 + 4? (Kjo tregon mbledhjen e përsëritur të numrit të rreshtave).
- Po mbledhja 5 + 5 + 5 + 5? (Mbledhjen e përsëritur të numrit të shtyllave).
- A mund të ndërtojmë një situatë problemore me rreshtimin 5 me 6?
Mendimet e nxënësve janë të ndryshme. P.sh: Nxënësit mund të përgjigjen:
“Në një klasë janë 5 rreshta me nga 6 nxënës. Sa nxënës ka klasa?
të dhënat Zgjidhje
Kemi 5 rreshta me nga 6 nxënës Sa nxënës ka klasa?
kërkesa: 5 · 6 = 30
Sa nxënës ka klasa? Përgjigje: Klasa ka 30 nxënës

Vlerësimi:
Vlerësohen nxënësit për punët individuale për plotësimin e tabelave dhe me lojën në dyshe për gjetjen e
prodhimeve me faktor 2; 3; 4; 5 dhe 10. Vendosjen e përmasave të rreshtimeve dhe interpretimin e tyre në
mbledhje të përsëritur. Vlerësohen gjithashtu për punën në grup në e krijimin e situatave problemore sipas
hapave. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre
në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Bëni ushtrime si modeli i fletës së punës faqe 54.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 26
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
Rreshtimet Loja me numra në shumëzim
rezultatet e të nxënit Fjalë kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi: rreshtime, përmasa, faktor, prodhim,situatë
- përcakton përmasat e rreshtimit me një faktor 5; problemore.
- ndërton rreshtime sipas përmasave të dhëna;
- interpreton faktet e shumëzimit me mbledhje të
përsëritur.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe 55; 60. Fletorja e lojërave faqe Gjuha dhe komunikimi, artet.
16; 17. Njohuritë paraprake të nxënësit për faktet e
shumëzimit me një nga faktorët 2; 3; 4; 5.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Loja stafetë - Mendo/krijo dyshe /diskuto - Punë në dyshe, punë individuale, punë në grup.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtaria e parë organizohet në grupe me nga 6 nxënës. Mësuesi/ja ka përgatitur në fletë A4, rreshtime
me objekte të ndryshme. Me anën e lojës stafetë nxënësit do të pasojnë fletën nga njëri nxënës te tjetri.
Ata do të përcaktojnë përmasat e rreshtimit, por edhe numrin e elementeve me shumëzim, sipas modelit
më poshtë:
Në përfundim të veprimtarisë përfaqësuesi i grupit do të paraqesë punën e bërë, duke lexuar barazimet.
Në këtë mënyrë veprimtaria diskutohet me të gjithë klasën.

Veprimtaria ii
Hapet fletorja e punës në faqen 55. Nxënësit njihen me punën që do të bëjnë, e cila do të jetë individuale.
Mësuesi/ja u tregon nxënësve që të përqendrohen tek ushtrimi 1. Në këtë ushtrim nxënësit do të
përcaktojnë përmasat e rreshtimit. Tek ushtrimi 2, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit se çfarë ato do të
duhet të bëjnë?
P.sh.: Çfarë tregon numri 2?
Përgjigja do të ishte: Numrin e rreshtave të objekteve.
- Po numri 3? Përgjigja do të ishte: Numrin e elementeve të një rreshtimi.

Në këtë mënyrë diskutohet edhe për rastet e tjera. Nxënësit sipas dëshirës vizatojnë objekte për plotësimin
e rreshtimeve, si: yje, rrathë, trekëndorë e rrethorë.
Në ushtrimin 3, nxënësit do të kryejnë konkretisht punën, duke vendosur mbi tavolinën e punës aq objekte,
sa janë kutizat në rrjetin katror.

Në përfundim nxënësit do të shkruajnë përmasat e rreshtimeve në fletoren e punës.

Veprimtaria iii
Në tri rreshtimet e fundit të fletores së punës faqe 55, nxënësit do të demonstrojnë rreshtime nga vetë
ata. Vetë nxënësit duke u vendosur në katër rreshta me nga katër nxënës dhe pesë rreshta me nga pesë
nxënës. Ata do të përcaktojnë numrin e tyre për secilin rreshtim. Mësuesi/ja shkruan në tabelë të dhënat
si më poshtë:

4 • 4 = 16; 4 • 4 = 4 + 4 + 4 + 4 = 16
5 • 5 = 25; 5 • 5 = 5 + 5 + 5 + 5 + 5 = 25

Nxënësit më pas mund të ngjyrosin në tekst rreshtat me ngjyra të ndryshme dhe shkruajnë rreshtimet e

shumëzimit, si mbledhje e përsëritur.

Në këtë veprimtari do të përforcohen njohuritë e marra për faktet e shumëzimit nëpërmjet lojës. Loja do të
zhvillohet në dyshe sipas udhëzimeve të faqes 17 të librit të lojërave. Fitues do të shpallet nxënësi që
arrin të vendos tri petëza në tabelën e faqes 17, në mënyrë diagonale, horizontale dhe vertikale. Në fund
do të diskutohet me nxënësit për punën e bërë. Bëhen pyetje të tilla:
- Si u formua numri 15?
Nxënësit përgjigjen: 3 herë nga 5 petëza.
- Po numri 25?
Nxënësit përgjigjen: 5 herë nga 5 petëza. Kjo veprimtari do të diskutohet në dyshe, në të cilën lojtarët pyesin
dhe u përgjigjen pyetjeve të njëri-tjetrit duke ndërruar rolet.

Detyrë: Plotësoni fletoren e punës faqe 60, pjesa e dytë e faqes.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 27
tema mësimore: 1A. Veprimet kryesore. Rreshtimet Situata e të nxënit:
Loja me numra në shumëzim

rezultatet e të nxënit Fjalë kyç: rreshtime, përmasa, faktor,


Në fund të orës mësimore nxënësi: prodhim,situatë problemore, shumëzim në
- interpreton shumëzimin në rreshtime dhe rresht,shumëzimi në shtyllë, hapat e zgjidhjes
grupime; së problemës.
- paraqet shumëzimin në rresht dhe në shtyllë;
- krijon dhe zgjidh situate problemore nga jeta
reale.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletorja e punës faqe 56. Njohuritë paraprake të Gjuha dhe komunikimi, artet.
nxënësit për shumëzimin dhe zgjidhjen e problemave.
Mjete të ndryshme nga mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/diskuto - Analizë rasti - Shkëmbe një problemë
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të krijojnë grupime të ndryshme me sende, si petëza, yje, lapsa, kokrra
fasuleje, misri, kube etj… Grupimet mund të kenë këto forma.

Për çdo grupim nxënësit do të shprehen në këtë mënyrë:


2 grupe me nga 3 rrethorë ose 2 me 3;
3 grupe me nga 4 yje ose 3 me 4;
4 grupe me nga 5 trekëndorë ose 4 me 5;
Nxiten nxënësit për mënyrën e të shprehurit me termat matematikorë.
Veprimtaria ii
Në këtë fazë mësuesi/ja punon me nxënësit me teknikën analizë rasti.
Paraqet në tabelë këto modele dhe ngre pyetje për diskutim dhe analizim.

5 • 6 = 30 5 • 4 = 20

- Si janë vendosur objektet?


Përgjigja do të ishte: Në grupe dhe rreshta.
Çdo grup përbëhet në sasi të barabartë objektesh. Në të dy rastet shumëzimi është përdorur edhe në rresht
edhe në shtyllë. Nxënësit analizojnë rastet e dhëna nga mësuesi/ja.
Veprimtaria vazhdon duke u plotësuar nga nxënësit fl etoren e punës faqe 56, ushtrimi 1. Nxënësit
plotësojnë barazimet në rresht dhe në shtyllë.
Më pas diskutohet çdo fakt shumëzimi i shprehur me rreshtime ose me grupime si më poshtë:
Kemi 2 grupe me nga 4 elemente, e cila shkruhet 2 me 4 = 8.
I pyes:
- Çfarë tregon faktori i parë? (Faktori i parë, që është numri 2, tregon numrin e grupeve ose të rreshtave).
- Po faktori i dytë 4? (faktori i dytë 4 tregon numrin e elementeve të një grupi ose rreshtimi )
Në përfundim të punës nxënësit këmbejnë fl etoret me shokun e bankës, kontrollojnë punën duke vlerësuar
veten dhe shokun.

Veprimtaria iii
Njihen nxënësit me teknikën “shkëmbe një problemë”. Veprimtaria do të zhvillohet në grupe me nga 6

nxënës, secili do të ndihmojë në krijimin e një situate problemore bazuar në faktet e shumëzimit të
paraqitura në tabelë nga mësuesi/ja me anën e etiketave.

4•5 5•6 7•5 5•8 5 •10

Secili grup do të përqendrohet në një fakt shumëzimi sipas rregullit të përcaktuar më parë. Nxënësit në
bashkëpunim me njëri tjetrin do të krijojnë një problemë.

P.sh: Në një vazo kanë çelur 5 lule. Çdo lule ka 7 petale. Sa petale janë gjithsej?

Kjo problemë që është krijuar nga një grup, do të shkëmbehet me grupin fqinj. Secili grup do të bëjë
zgjidhjen e problemës sipas këtyre hapave.

kontrollo 7 + 7 + 7 +
kupto problemën Planifiko 7 + 7 =35
Të dhënat: Skema me grupim
35 petale kanë 5 lule.
5 lule me nga 7 petale ose rreshtim
Problemat e zgjidhura do të rikthehen në grupet fillestare për t’u vlerësuar. Nxënësit do të kontrollojnë
dhe vlerësojnë punën e shokëve për zgjidhjen e këtyre situatave problemore që janë krijuar nga jeta
reale. P.sh: me këmbët e karrigeve, me rrotat e makinave lodër, me rreshtimin e vazove në dritare, ose
të bankave në rreshta.

Vlerësimi:

Detyrë: Fletorja e punës faqe 56, ushtrimi 2 dhe krijimi e zgjidhja e një situate problemore.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 28


tema mësimore: 1B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit:
8.1. Format dypërmasore Modelimi i formave dypërmasore
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç: forma dypërmasore, kulme, brinjë,
Në fund të orës mësimore nxënësi: kënde, formë e rregullt, formë e parregullt.
- identifikon forma dypërmasore në mjedise të
ndryshme;
- përshkruan forma dypërmasore;
- arsyeton para grupit mënyrën e ndërtimit të
formave dypërmasore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletorja e punës faqe 61, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet.
nxënësit për format dypërmasore, forma gjeometrike të
vizatuara në fletë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Parashikim me terma paraprakë - Mendo/krijo dyshe/diskuto, hulumtim i përbashkët


- Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Mësuesi/ja e nis këtë orë mësimore duke shkuar në dërrasë të zezë disa fjalë, si p.sh.:

derë dërrasë e zezë plakë dyshemeje fl


etore
Nxënësit përcaktojnë formën gjeometrike të objekteve të ndryshme nga mjedisi, p. sh.:
formë drejtkëndësh
pllaka e dyshemesë formë katrori

Veprimtaria ii dera
Secili nxënës pret formën gjeometrike që ka në fl etë.
– Si e kemi emërtuar këtë formë? (katror)– Çfarë dalloni te katrori?
Katrori ka këto elemente: 4 kulme, 4 brinjë, 4 kënde
Mësuesi/ja i njeh nxënësit me veprimtarinë që do të zhvillojnë duke shndërruar katrorin në një formë tjetër.
Mësuesi/ja shpjegon:
Këto fi gura kanë disa brinjë, kënde dhe kulme, por kanë vetëm një faqe, ndaj quhen forma dypërmasore.

Presim një cep të katrorit.


– Shohim sa kulme ka forma që përftuam? (5 kulme)
– Çfarë dalloni tjetër te kjo formë? (5 kënde, 5 brinjë)

– Si quhet kjo formë? (pesëkëndësh)


Pra, forma që ka 5 kulme, 5 kënde dhe 5 brinjë quhet pesëkëndësh.
Veprimtaria iii
Përftojmë një formë tjetër duke prerë një katror tjetër në dy cepat e tij.

– Shohim sa kulme ka forma që përftuam? (6 kulme)


– Çfarë dalloni tjetër te kjo formë? (6 kënde, 6 brinjë)
– Si quhet kjo formë? (gjashtëkëndësh)
Pra, forma që ka 6 kulme, 6 kënde dhe 6 brinjë quhet gjashtëkëndësh.

Çfarë forme mendoni se do të krijohet nëse e presim katrorin në të katër cepat.

Llogarisim së bashku numrin e kulmeve, brinjëve dhe këndeve.


Pra, forma që përftuam ka 8 kulme, 8 kënde dhe 8 brinjë quhet tetëkëndësh.
Krahasojnë format që janë përftuar.
Mësuesi/ja i njeh nxënësit me format e rregullta dhe të parregullta.
Forma që i ka brinjët në të njëjtën gjatësi dhe këndet me të njëjtën madhësi quhet e rregullt, kurse forma që
nuk i ka brinjët në të njëjtën gjatësi dhe këndet me të njëjtën madhësi quhet e parregullt.
Gjashtëkëndësh i rregullt Gjashtëkëndësh i parregullt

Në këtë fazë të orës mësimore, nxënësit punojnë në dyshe. Njëri nga nxënësit në dyshe do të vizatojë një
formë dhe nxënësi tjetër do ta emërtojë atë. Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me emërtimin e formave gjeometrike si
dhe për pyetjet që bëjnë për to, për krijimin dhe vizatimin e formave, për arsyetimin në përcaktimin e
elementeve të tyre. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatojnë forma gjeometrike të paraqitura në faqen 61 të fl etores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 29
tema mësimore: 1B Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi me forma
Format dypërmasore dypërmasore
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç:
Në fund të orës mësimore nxënësi: forma dypërmasore, kulme, brinjë, kënde.
- përshkruan forma dypërmasore;
- krahason forma dypërmasore;
- krijon objekte të ndryshme me format dypërmasore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fl etorja e punës faqe 61, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet.
për format dypërmasore, forma gjeometrike të vizatuara
në fl etë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimtari në grup - Ditari dypjesësh - Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit do të punojnë në grup.
Secili pjesëtar i grupit do të ketë disa katrorë, do të presë cepat e tyre dhe do të formojë forma të ndryshme
gjeometrike: trekëndësh, drejtkëndësh, pesëkëndësh, gjashtëkëndësh, tetëkëndësh, trapez.

I grupojnë figurat e prera sipas llojit të secilës formë.


Përshkruajnë secilën nga format, duke i krahasuar me njëra-tjetrën.
Mësuesi/ja rikujton se këto figura quhen dypërmasore, pra që kanë vetëm një faqe, ndryshe nga figurat e tjera që
kanë dy ose më shumë faqe, që quhen trupa ose figura trepërmasore, që do të merren në orët e ardhshme.
Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë faqen 61 të fletores së punës.
Emërtojnë format gjeometrike të figurës së dhënë në fletoren e punës. Përshkruajnë secilën prej tyre, duke
treguar numrin e kulmeve, brinjëve dhe këndeve.
Ngjyrosin modelin me format gjeometrike.
Plotësojnë tabelën e ditarit dypjesësh duke emërtuar llojin e formës dhe numrin e secilës prej tyre të
paraqitur në figurën e tekstit
Lloji i figurës Numri i figurave

3
6

Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në grupe. Me format gjeometrike do të modelojnë trupin e njeriut, një shtëpi, një varkë ose
objekte të tjera sipas imagjinatës së tyre.
Figurat do të ngjiten në një fletë kartoni, më pas do të ekspozohen para klasës
Shpallen grupet fituese për kompozimin më të bukur të figurave.
Vlerësimi:

Detyrë: Vizatoni dhe pritni forma të ndryshme gjeometrike. Sillini ato në klasë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematika 2 Klasa II Mësimi 30
tema mësimore: 1B Veprimet kryesore. Situata e të nxënit:
8.1. Format dypërmasore Modelimi me forma dypërmasore
rezultatet e të nxënit Fjalët kyç: forma dypërmasore, kulme,
Në fund të orës mësimore nxënësi: brinjë, kënde, drejtëza e simetrisë.
- përshkruan forma dypërmasore;
- krijon objekte të ndryshme me format
dypërmasore; - përcakton drejtëzën e simetrisë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 20, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet.
për format dypërmasore, forma gjeometrike të vizatuara
në fl etë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Dil rrotull, fol rrotull - Mendo/krijo dyshe/diskuto, hulumtim i përbashkët - Punë individuale, punë në grup,
punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Mësuesi/ja kërkohen nga nxënësit që të mendojnë një gjëegjëzë për format gjeometrike. Nxënësit ecin
rrotull në hapësirën e klasës, derisa mësuesi/ja përplas duart një herë. Ata ndalojnë dhe fl asin me
personin ngjitur për gjëegjëzat që kanë menduar.
Zhvillojnë lojën gjëzë mes njëri-tjetrit, duke përcaktuar emrin e formës gjeometrike.
Njëri nxënës thotë gjëegjëzën dhe nxënësi tjetër e gjen. P.sh.:

Pas rreth një minute, mësuesi/ja përplas shuplakat dy herë. Të gjithë duhet të fi llojnë të ecin përsëri.
Përsëritet veprimtaria tri herë dhe më pas nxënësit ulen.
U kërkohet disa nxënësve të thonë mendimet e tyre para klasës.
Mësuesi/ja shkruan idetë e nxënësve në tabelë.

Format kulme Brinjë kënde


gjeometrike
Trekëndëshi 3 3 3
Katrori 4 4 4
Drejtkëndëshi 4 4 4
Pesëkëndëshi 5 5 5
Gjashtëkëndëshi 6 6 6
Tetëkëndëshi 8 8 8
Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë në grup.
Presin trekëndëshat në fl etët që kanë në grup.
Formojnë yje, sipas modelit të paraqitur në tekst me trekëndëshat që kanë prerë.
Duke përdorur trekëndësha të ndryshëm nxënësit kompozojnë edhe fi gura të tjera.
Paraqitet puna para klasës nga përfaqësuesit e grupeve.
Veprimtaria iii
Nxënësit tregojnë ngjashmëritë e ndryshimet mes formave gjeometrike që kanë përgatitur në shtëpi. Ata
krijojnë modele objektesh të ndryshme me to.
Mësuesi/ja i njeh nxënësit me drejtëzën e simetrisë, që e ndan figurën në dy gjysma të barabarta.

Drejtëza e simetrisë është një vijë që e ndan figurën në dy gjysma të barabarta.

Nxënësit përcaktojnë drejtëzën e simetrisë në modelet që kanë krijuar.

Vlerësimi:

Detyrë: Vizatoni në shtëpi forma të ndryshme gjeometrike. Dhe sillini ato në klasë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 31 (gjeometri)

tema mësimore: 1B. Veprimet kryesore 8.2. Situata e të nxënit: Modelimi i formave trepërmasore.
Format trepërmasore.

rezultatet e të nxënit Fjalë kyç: forma trepërmasore, faqe, kulme, bazë,


Në fund të orës mësimore nxënësi: faqe të sheshta, faqe mbështjellëse, trupa të
- identifikon forma 3D, në mjedise të ndryshme; rrumbullakët, trupa të sheshtë.
- përshkruan format trepërmasore sipas
cilësive;
- arsyeton në grup mënyrën e formimit të
formës 3D.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 21, forma trepërmasore, seti i Gjuha dhe komunikimi, artet.
trupave gjeometrikë,
njohuritë paraprake të nxënësit për format
trepërmasore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hulumtim i përbashkët - Mendo /krijo dyshe /diskuto - Punë në dyshe, punë në grup. Lojë
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Në këtë fazë të orës mësimore nxënësit do të hulumtojnë mjedisin e klasës dhe do të identifikojnë sende
me forma trepërmasore. P.sh: dollapi i librave, kutia e ndihmës së shpejtë në formë kuboidi, zari i lojës në
formë kubi, lapsi në formë cilindri, topi i futbollit në formë sfere, kapela e ditëlindjes në formë koni etj.

Veprimtaria ii
Veprimtaria vazhdon duke vendosur mbi tavolinë setin individual të trupave gjeometrikë. Mësuesi/ja
kërkon nga nxënësit që t’i emërtojnë ata, duke paraqitur para nxënësve setin e madh të trupave
gjeometrikë. Nxënësit, ndërkohë, emërtojnë dhe kapin me dorë trupat e setit të tyre si më poshtë:

Gjatë veprimtarisë bëhen pyetje të tilla si:


- Si quhet ky trup gjeometrik?
- Pse quhen trupa trepërmasorë?
Përgjigja është:
 Quhen trupa trepërmasorë, sepse ata zënë vend në hapësirë.

- Çfarë formash kanë trupat trepërmasorë?

- Si i kanë faqet ato?

Përgjigja do të ishte:
 Trupat trepërmasorë kanë faqe të sheshta dhe rrumbullake (sfera).
- A mund t’i veçojmë nga grupi trupat me faqe të sheshta? Cilët janë?
ü Kubi, kuboidi, piramida e prizmi.
- Po trupat e tjerë, çfarë faqesh kanë?
ü Ato kanë faqe të rrumbullakëta.
- Cilët janë?
ü Cilindri, sfera e koni.
- Shikoni me kujdes konin. Si i ka faqet?
ü Koni ka një faqe të sheshtë dhe një faqe të rrumbullakët.

- Po cilindri?  Cilindri ka dy faqe të sheshta rrethore dhe një


faqe mbështjellëse të rrumbullakët.
- Po sfera?
ü Ajo ka një faqe të rrumbullakët.

Veprimtaria iii
Hapet teksti i nxënësit në faqen 21. Nxënësit lexojnë titullin e mësimit. Ata duhet të numërojnë faqet e
trupave gjeometrikë të dhënë.
Mësuesi/ja i nxit të marrin një kub në dorë dhe ta vëzhgojnë.

- Çfarë vini re duke e shikuar horizontalisht? (Shikohet një faqe).


- Çfarë forme ka kjo faqe? (Faqja ka formën katrore).
- Sa faqe ka të tilla? (Gjithsej ka 6 faqe të tilla).
Nxënësit vendosin kubin mbi tavolinë. Mësuesi/ja pyet nxënësit:
- A mund të shohim të gjithë faqet e kubit njëkohësisht? (Jo, nuk mund t’i shohim, sepse ne shohim
forma dypërmasore, pra kemi figura, jo trupa).
- Në qoftë se bashkojmë dy kube si në figurë, çfarë shohim, si quhet figura e formuar? (Shihen vetëm
tri faqe. Figura e formuar quhet kuboid).

Në fletoren e klasës nxënësit ndërtojnë një kub sipas udhëzimit të mësuesit/es.


Vizatojnë një katror. Zgjatin nga dy kuti pjerrtas kulmet e tij. Bashkohen brinjët e vizatuara. Mësuesi/ja
pyet:
- Çfarë ndërtuat? (ndërtuam kubin).
Në këtë mënyrë nxënësit do të vizatojnë edhe forma të tjera trepërmasore, si: cilindri, sfera, koni, piramida
e prizmi. Në fund të veprimtarisë i emërtojnë ato.

Lojë
Në këtë fazë organizohet një lojë në dyshe me shokun e bankës. Njëri nxënës mbyll sytë dhe tjetri i
vendos në tryezë një trup. Pyetet nxënësi se çfarë trupi është vendosur. Ai, duke e prekur me dorë, e
identifikon atë dhe e emërton. Veprimtaria vazhdon duke ndërruar rolet e nxënësve me njëri-tjetrin.

Vlerësimi:

.
Detyrë: Punoni fletoren e punës faqe 64.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 32 Gjeometri


tema mësimore: 1B Veprimet kryesore Format Situata e të nxënit:
trepërmasore. Modelim i formave trepërmasore. Vëzhgim, hulumtim,
përvoja jetësore dhe fakte ku ndeshen numra, punë
në grupe.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Forma trepërmasore, faqe, kulme, brinjë, baza, faqe
• modelon forma trepërmasore me letër të sheshta, faqe të rrumbullakëta, faqe mbështjellëse.
karton.
• përshkruan format sipas faqeve, brinjëve
dhe kulmeve.
• vizaton format trepërmasore sipas
grupimeve.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe nr. 64, seti individual i trupave Gjuha dhe komunikimi, artet.
gjeometrikë, seti i madh, njohuritë paraprake të
nxënësit për format trepërmasore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Rishikim në dyshe, Mendo / krijo dyshe / diskuto, lojë. Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Kjo veprimtari fillon me diskutimin e modelimeve të trupave që kanë bërë nxënësit në shtëpi bazuar në
skemat e dhëna. Si model është dhënë kubi dhe piramida.

Për secilin rast, nxënësit do të emërtojnë trupin dhe do të përcaktojnë hapat e modelimit.
Më pas mësuesi/ja e pajis secilin grup me fletë format A4, ku është vizatuar njëra nga skemat e mësipërme.
Udhëzon nxënësit të ndiqen këta hapa:
Hapi i parë: Pritet forma sipas vijave të vizatuara.
Hapi i dyte: Paloset fleta sipas vijave të ndërprera, duke i dhënë formën trupit.
Hapi i tretë: Bëhet ngjitja e letrës dhe emërtohet trupi i përftuar.
Vlerësohet puna e grupeve me shprehje vlerësuese.
Veprimtaria ii
Veprimtaria fillon me emërtimin e trupave, të cilët janë vendosur në tavolinë. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit
të marrin në dorë kubin. Mësuesi/ja pyet:
- Çfarë dini për kubin?
- Sa faqe ka kubi?
- Si është forma e faqeve të kubit?
Ndërkohë që mësuesi/ja ka në dorë kubin e madh, fillon numërimi i faqeve të kubit. Numërimi mund të
bëhet edhe duke vendosur nga një numër për çdo faqe të kubit. Në këtë mënyrë veprohet edhe për
kuboidin. Mësuesi/ja pyet:

- Çfarë kanë të përbashkët këto dy trupa? ( numrin e faqeve, të kulmeve apo të brinjëve?).
Mësuesi/ja pyet përsëri:
- Ku ndryshon kubi nga kuboidi?
Nxënësit vendosin të dy trupat mbi një fletë A4 në tavolinë dhe shkojnë nga pas me laps. Pasi i heqim trupat,
mësuesi/ja kërkon nga nxënësit:
- Çfarë formash përfituam? Si janë faqet e kubit dhe të kuboidit?

Vazhdon veprimtaria edhe


për piramidën, konin dhe
cilindrin.

Piramida e ka bazën: - e të tjera forma të bazës.


Piramida i ka faqet trekëndësha, që takohen në kulmin e piramidës.
Sfera është trup trepërmasor, që ka një faqe mbështjellëse rrethore në formë topi.
Sfera nuk ka bazë. Kur ajo vendoset mbi tavolinë në një fletë A4, si gjurmë, lë një pikë.
Prizmi ka dy baza dhe faqe me formë drejtkëndëshi.
Cilindri ka dy baza rrethore të sheshta dhe një faqe mbështjellëse në formë tubi.
Në fletë A4 , nxënësit do të përftojnë format e bazave të trupave gjeometrikë.

Cilindri koni piramida


Veprimtaria iii
Nxënësit do të luajnë në dyshe. Fillon lojën nxënësi i parë. Ai, me sy të mbyllur, do të kapë një trup dhe
pasi ta emërtojë atë, do të përshkruajë trupin për format e faqeve, numrin e kulmeve dhe ato të brinjëve.
Në këtë mënyrë vazhdohet loja edhe me nxënësit e tjerë. Nëse ndonjëri nuk mund të identifikojë trupin, e
humbet radhën dhe radha vazhdon te nxënësi tjetër. Fitues është nxënësi që arrin të emërtojë trupat pa
humbur radhën.
Veprimtaria iV
Në tabelë, mësuesi/ja vizaton forma trepërmasore. Kërkohet nga nxënësit të të vizatojnë në fletoret e tyre këto
forma, por me kushtin që ato të jenë të grupuara sipas llojit të tyre.
Nxënësit do të kryejnë punën si më poshtë duke grupuar trupat sipas llojit të tyre.
Trupa me faqe të sheshta.

kubi kuboidi piramida prizmi

Trupa me faqe të rrumbullakëta.

Cilindri koni sfera


Në fund të orës diskutohet për grupimet, për cilësitë e tyre.
Vlerësimi:

Detyrë: Modelim me plastelinë, argjilë, sapun, patate, të trupave gjeometrikë dhe vizatimi i tyre në fl etore
sipas veprimtarisë IV.
Fusha: Matematikë Lënda:Matematikë Klasa II Mësimi 33
tema mësimore: 1B Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
8.2. Format trepërmasore Modelimi i formave trepërmasore. Vëzhgim,
hulumtim përvoja jetësore dhe fakte ku
ndeshen numra, punë në grupe.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Forma trepërmasore, faqe, kulme, brinjë,
• zbaton rregullat në renditjen e formave trepërmasore; forma trepërmasore të rrumbullakëta, forma
• modelon me mjete rrethanore forma trepërmasore; trepërmasore të sheshta, faqe
• përshkruan format trepërmasore sipas faqeve, mbështjellëse.
kulmeve, brinjëve.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune e nxënësit faqe 65, kompleti i formave 3D. Gjuha dhe komunikimi, artet.
Njohuritë paraprake të nxënësit për format trepërmasore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, Vëzhgim, Planifi ko, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Nxënësit hapin fletoren e punës në faqen 65. Veprimtaria me trupa do të ketë këto rregulla. Nxënësit do të
ndjekin trupat në labirintin e dhënë, sipas renditjes: kubi, prizmi, koni, piramida, cilindri.

Fiton lojën nxënësi që arrin i pari në fund, pa e prishur rregullin, duke udhëtuar sipas renditjes së trupave.
Në përfundim, nxënësit do të këmbejnë fl etoret me shokun e bankës dhe bëjnë vlerësimet për veten dhe shokun.
Veprimtaria ii
Mbi bankë nxënësit kanë vendosur kompletin me format 3D. Mësuesi/ja pyet:
A mund të grupojmë trupat e kompletit sipas ndonjë vetie të përbashkët të tyre? Nxënësit menjëherë
bëjnë grupimet.
- Si dallohen trupat nga njëri-tjetri?

Nxënësit përgjigjen: Trupat dallohen nga numri dhe forma e faqeve, numri i brinjëve dhe numri i
kulmeve.
- Cilët forma kemi në grupin e parë?

Në grupin e parë kemi trupa me faqe të sheshta. Po në grupin e dytë? Në grupin e dytë kemi trupa me
faqe të rrumbullakosura. Këta trupa i quajmë trupa të rrumbullakët. Emërtimet e grupeve të
trupave mësuesi/ja i shkruan në tabelë, por edhe tregon grupimet nga seti 3D i mësuesit. Mësuesi/ja
paraqet në tabelë dy bashkësitë e trupave si më sipër dhe kërkon nga nxënësit të tregojnë për ndonjë
cilësi të përbashkët të tyre.

Çfarë cilësish të përbashkëta kanë këta trupa? Nxënësit përgjigjen: Këta trupa kanë të përbashkët, që
janë forma trepërmasore. Veprimtaria iii
Mbi bankë nxënësit kanë vendosur plastelinë, kunja shkrepëseje ose kunja dhëmbësh.
Mësuesi/ja ka paraqitur para nxënësve një model kubi metalik. Ndërkohë, duke parë kubin metalik, demonstron
para nxënësve ndërtimin e kubit me kunja 10-15cm dhe plastelinë.
Për të ndërtuar këtë kub, veprohet në këtë mënyrë:
Hapi i parë: Bashkohen me plastelinë 4 fi jet e para, duke formuar katrorin (faqen e bazës).
Hapi i dytë: Vendosen 4 fi je të tjera vertikale përsëri, duke i ngjitur me plastelinë.
Hapi i tretë: Vendoset plastelina në majat e këtyre fi jeve dhe mbi to vendoset katrori tjetër.

Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të numërojnë kulmet, faqet, brinjët e formave trepërmasore. Nxënësit
nxjerrin përfundimin se:kubi ka: tetë kulme, 12 brinjë dhe 6 faqe.

Vazhdon veprimtaria për trupat e tjerë trepërmasorë: piramida trekëndore, piramida katërkëndore, prizmi
trekëndorë, prizmi katërkëndorë.
Mësuesi/ja bën pyetjen:
- Po faqet e këtyre trupave ku janë?
Nxënësit tregojnë hapësirat boshe dhe i numërojnë ato.
Mësuesi/ja bën pyetjen:
- A mundet të modelojmë trupat e rrumbullakët?
Mësuesi sqaron se trupat si: cilindri, koni, sfera janë trupa me faqe të rrumbullakëta dhe ato mund të
modelohen me plastelinë ose argjilë.

Hapi i katërt: Nxënësit përshkruajnë format trepërmasorë, sipas modelit të përgatitur nga mësuesi/ja në
fl etë A4. Ata përcaktojnë numrin e faqeve, të kulmeve dhe të brinjëve. Nxënësit që kanë vështirësi në
përcaktimin e tyre, vëzhgojnë dhe prekin me duar kulmet, brinjët dhe faqet e trupave, që kanë mbi
tavolinën e punës së tyre.
Emërtimi Kubi Kuboidi Piramida Prizmi Cilindri Koni Sfera

Trupat

Faqet 6 1
Kulmet 8 5 0 1
Brinjët 12
Në përfundim të punës, nxënësit do të këmbejnë fl etët me njëri-tjetrin dhe do të zbulojnë gabimet.
Në këtë veprimtari nxënësit vlerësojnë veten dhe shokun.
Vlerësimi:

Detyrë: Nxënësit vizatojnë trupat trepërmasorë dhe i përshkruajnë ato, duke përcaktuar numrin e kulmeve,
brinjëve dhe faqeve..
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 34
Tema mësimore: 1B Situata e të nxënit: Modelim formash simetrike
8.3 Veprimet Kryesore. Simetria
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: • drejtëza e simetrisë
• identifikon drejtëzën e simetrisë në figurën e • forma simetrike
përftuar me palosje e prerje;
• arsyeton për numrin e drejtëzave të simetrisë
në figurat e formuara.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe 22, fletore pune faqe 62, Gjuhët dhe komunikimi, artet
njohuritë paraprake të nxënësit për simetrinë, forma
simetrike të vizatuara në fletë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Mendo/ krijo dyshe/diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i

Nxënësit kanë në duar fletë formati A4 dhe u përgjigjen pyetjeve:


- Me cilën figurë ngjason fleta? (drejtkëndëshin).
Nxënësit palosin fletën që anët të puthiten.
- Në sa pjesë u nda fleta? (në dy pjesë).

Shënojnë me ngjyrë të kuqe me vizore vijën e palosjes.


Vija e palosjes quhet drejtëz simetrie, që e ndan figurën në dy gjysma të barabarta.
Provoni të palosni fletën përsëri për së gjati.
- A u puthiten anët? (Po)
- Çfarë u formua? (Drejtëza e simetrisë)
Nxënësit provojnë të bëjnë palosje diagonale të fletës.
- A puthiten anët? (Jo)
Kur anët e fletës nuk puthiten, nuk kemi drejtëz simetrie, figura nuk ndahet në dy gjysma të barabarta.
Nxjerrin përfundimin që drejtkëndëshi ose fleta drejtkëndore ka dy drejtëza simetrie.
Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë sipas udhëzimeve të dhëna në tekst.
1. Vizatojnë një rreth duke përdorur pjatën.
2. Presin rrethin.
3. Palosin rrethin që anët të puthiten.
4. Në gjysmërrethin e formuar presin disa forma.
5. Hapet fleta sërish.
Nxënësit përcaktojnë drejtëzën e simetrisë, duke e shënuar me laps në fletën e hapur.
Kontrollojnë e diskutojnë detyrën në dyshe.
E palosin përsëri gjysmërrethin dhe presin disa forma në letrën e palosur.
Diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë vënë re? Sa drejtëza simetrie janë formuar? (2 drejtëza simetrie).
Provojnë përsëri të palosin fletën dhe diskutojnë rreth drejtëzave të simetrisë që formohen.
Nxjerrin përfundimin, që një figurë mund të ketë disa drejtëza simetrie që e ndajnë figurën në dy gjysma të barabarta.

Veprimtaria III
Nxënësit punojnë në fletoren e punës në faqen 62. Nxënësit do të punojnë në dyshe.
Njëri nxënës ngjyros rrathët e yllit të parë me ngjyra të ndryshme, kurse nxënësi tjetër ngjyrosë rrathët e
yllit të dytë, që të jenë simetrikë me rrathët e yllit të parë në lidhje me drejtëzën e simetrisë. Vazhdon
veprimtaria duke këmbyer rolet

.Vlerësimi:

Detyrë: Zgjedhin disa forma dhe formojnë një model ose figurë me një drejtëz simetrie.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 35

tema mësimore: 1B Situata e të nxënit: Modelimi formash simetrike


8.3 Veprimet Kryesore. Simetria
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: drejtëza e simetrisë, forma
matematikore sipas temës mësimore: simetrike, pasqyrimi, drejtëza e pasqyrimit
• Identifikon drejtëzën e simetrisë në figurën e
përftuar me palosje e prerje.

• Arsyeton për numrin e drejtëzave të simetrisë në


figurat e formuara.

• Përcakton objekte simetrike sipas drejtëzës së


pasqyrimit
Burimet dhe materialet didaktike: Teksti Lidhja me fushat e tjera:
i nxënësit faqe 23, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet
për simetrinë, foto të objekteve simetrike

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit krahasojnë e diskutojnë në dyshe modelin që kanë krijuar në shtëpi me një drejtëz simetrie.
Këmbejnë fletët në dyshe dhe përcaktojnë drejtëzën e simetrisë për figurat e krijuara, duke e palosur. Vija e
palosjes që e ndan figurën në dy pjesë të barabarta është drejtëza e simetrisë.
Veprimtaria ii
Nxënësit vëzhgojnë pamjet e objekteve të ndryshme (flutura, mace, buburrec, mollë, gjethe, çanta, forma
të ndryshme gjeometrike)
I ndajnë figurat në dy grupe: në figura simetrike dhe josimetrike.
Përcaktojnë drejtëzën e simetrisë në secilën nga figurat simetrike, duke i shënuar me ngjyrë të kuqe.
Veprimtaria iii
Përcaktojnë drejtëzat e simetrisë në format gjeometrike të paraqitura në tekst.

Nxjerrin përfundimin që format gjeometrike kanë numër të ndryshëm drejtëzash simetrie. Ato mund të
jenë vertikale, horizontale ose të pjerrëta.
Veprimtaria Iv
Nxënësit do të punojnë në dyshe.
Secili nxënës ka përpara një pasqyrë, ku tregon pasqyrimin e vetes.
Njëri nxënës vendos në tavolinë disa petëza, nxënësi tjetër i tregon në pasqyrë petëzat simetrike dhe
përcakton drejtëzën e pasqyrimit. Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet.
.Vlerësimi:
Detyrë: Vizatoni objekte simetrike.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 36


tema mësimore: 1B Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim formash simetrike
Simetria. Fletore pune faqe 63
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: drejtëza e simetrisë, forma simetrike
• identifikon drejtëzën e simetrisë në figurën e
përftuar me palosje e prerje;
• arsyeton për numrin e drejtëzave të simetrisë në
figurat e formuara.
Burimet dhe materialet didaktike: Fletore pune faqe Lidhja me fushat e tjera:
63, njohuritë paraprake të nxënësit për simetrinë, forma Gjuhët dhe komunikimi, artet
simetrike të vizatuara në fletë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Në mes të grupit është vendosur një kuti me forma gjeometrike të ndryshme.
Secili nxënës merr nga një formë gjeometrike dhe përcakton drejtëzat e simetrisë duke përdorur edhe
palosjen e figurës. Nxjerrin përfundimin që një figurë mund të ketë disa drejtëza simetrie që e ndajnë
figurën në dy gjysma të barabarta.
I grupojmë format në dy grupe, në forma që kanë drejtëza simetrie dhe në forma që nuk kanë drejtëza
simetrie.

Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë individualisht në faqen 63 të fletores së punës.
Ndërtojnë drejtëzat e simetrisë për secilën figurë, duke përcaktuar edhe figurat që nuk kanë drejtëz
simetrie. Këmbejnë nxënësit fletët me njëri-tjetrin duke kontrolluar detyrën në dyshe. Përcaktojnë numrin
e drejtëzave të simetrisë për figurat që kanë drejtëz simetrie.

Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në grupe. Do të formojnë një kopsht me lule në një rrjet katror.
Nxënësit do të ndajnë detyrat në grup. Disa nxënës në grup vizatojnë lule dhe pemë simetrike (ose i
përgatitin me letër me ngjyra). Disa nxënës i presin dhe nxënës të tjerë i ngjitin në rrjetin katror, që është i
ndarë në dy pjesë të barabarta me një drejtëz simetrie.
I vendosin në mënyrë simetrike në të dyja anët e drejtëzës së simetrisë në rrjetin katror. Përfaqësuesit e
grupeve paraqesin punën para klasës.

Vlerësimi

Detyrë: Ndërtojnë një robot dhe përcaktojnë drejtëzën e simetrisë.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 1 (Matja)
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
9.1. Formimi i një kutie. Hulumtim dhe modelim objektesh. Vëzhgim,
hulumtim përvoja jetësore dhe fakte ku
ndeshen numra, punë në grupe.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: centimetër, kube, mbush, zbraz, të rregullt,
• zgjedh strategji të përshtatshme për matje; të çrregullt, paketim, radhit, nxë më pak, nxë
• përcakton në mënyra të ndryshme numrin e më shumë.
objekteve;• krahason përmasat e objekteve duke
përdorur njësi jostandarde.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti shkollor f. 24, kuti të ndryshme, sfera të vogla, lapsa, Gjuha dhe komunikimi, artet.
vizore, guralecë, gogla. Njohuritë paraprake të nxënësit për
matjen.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë individuale, punë në grup.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të vendosin mbi bankë vizoret e tyre dhe ta shikojnë me vëmendje. Mësuesi/
ja pyet:
- Çfarë vini re te vizorja juaj?
Mendimet e nxënësve janë të ndryshme: Ne shikojmë: numra, vija, ndarje të vogla dhe të mëdha. 
Krahasoni me njëri-tjetrin vizoret tuaja!
- Si janë ato?
Përgjigjet do të jenë: të gjata, të shkurtra, të barabarta.
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të përqendrohen te numrat.
- Cili është numri i parë në vizoret tuaja të shkallëzuara?
Është numri zero.

Ndërkohë, mësuesi/ja paraqet para klasës vizoren e madhe dhe u tregon nxënësve se, edhe pse është
më e gjatë se vizoret tuaja, ndarjet mes numrave janë të barabarta. Mësuesi/ja vizaton në tabelë një vijë
të shkallëzuar.

012345

Hapësira nga 0 në 1 dhe të gjithë ndarjet e tjera janë nga 1 centimetër (cm) është njësi standarde e matjes
së gjatësisë.
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të matin me vizoret e tyre gjatësinë e lapsit. Nxënësit bëjnë matjet
theksohet, që matja fillon nga numri zero. Nxënësit tregojnë rezultatet dhe bëjnë krahasimin me shokun
duke treguar se: lapsi im është, aq sa lapsi yt. Lapsi im është më i gjatë se lapsi yt, ose lapsi im është më
i shkurtër, se lapsi yt.

Veprimtaria ii
Çdo nxënës ka vendosur mbi bankë një kuti plastike. Gjithashtu, në bankë vendoset edhe një sasi prej 20
- 30 kubesh të vogla. Secili nxënës shikon kutitë e shokut dhe i krahason ato me të vetat. Nga mendimet
e nxënësve del se kutitë janë: më të mëdha, më të vogla, më të cekëta, më të thella, nxënë më pak,
nxënë më shumë. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit, që të provojnë t’i mbushin kutitë me kube.
- Provoni të mbushni me kube, secili kutinë e tij.
Nxënësit hedhin kubet në kuti dhe shikojnë se sa është mbushur kutia.
- Sa është mbushur kutia? Si janë vendosur kubet? (në mënyrë të çrregullt)
- Si mund t’i vendosim ato në mënyrë të rregullt? (duke i vendosur në rreshta).
- A mund të thoni çfarë gjërash keni blerë në dyqan, që janë vendosur me rregull në kuti ose
paketim? (salsiçe, çokollata, djathi bebe, kutia e lapustilave, pakoja me bonbone, bikerina e
vezëve, pakoja e fletoreve etj.
- Po në mënyrë të rregullt? (mollët, portokallet etj.).

Veprimtaria iii
Hapet teksti. Nxënësit përqendrohen te figurat. Mësuesi/ja pyet:
- Çfarë shohim në figurë?
- Si po i vendosin kubet fëmijët?
- Cila kuti është mbushur më shumë? Nxënësit përgjigjen: Kutia A.
- Cila është arsyeja, që kutia A është mbushur më shumë?
- Çfarë shikojmë te kutia B?
- Si janë vendosur kubet?

Nxënësit luajnë në dyshe, duke i vendosur kubet në dy mënyra. Mësuesi/ja pyet:


- A mund ta gjejmë, se cila kuti ka më shumë kube?
Përgjigja e nxënësve është: Duke i numëruar një e nga një, dy e nga dy, ose sipas rreshtimeve. Mësuesi/
ja pyet nxënësit:
- Cila mënyrë është më e shpejtë për të gjetur numrin e kubeve në kuti? (shumëzimi).
Me nxënësit diskutohet edhe kur rreshtimi nuk është i plotë. P.sh.: Në kuti kemi 5 rreshta me nga 5 kube dhe
në renditjen e dytë kemi edhe 4 kube të tjera. Pra: 5 x 5 = 25; 25 + 4 = 29 kube.

Veprimtaria iV
Mësuesi/ja vendos para klasës disa kuti të ndryshme, të cilat janë disa më të thella dhe disa më të cekëta.
Mësuesi/ja pyet:
- Si mund t’i krahasojmë këto dy kuti?
Mendimet e nxënësve janë të ndryshme: Mund t’i krahasojmë duke matur lartësinë, gjatësinë, gjerësinë,
thellësinë, nxë më shumë kube se tjetra, ose më pak. Kjo kuti është më e vogël se kjo tjetra, e kështu me
radhë. Nxënësit nëpërmjet mendimeve të tyre, përdorin gjuhën e krahasimit të objekteve. Mësuesi/ja u
tregon nxënësve se, për të përcaktuar saktë, se cila kuti nxë më shumë, përdorim ujin, të cilin e zbrazim
nga njëra enë në tjetrën dhe shikojmë se cila kuti nxë më shumë. Por mund të përdoret edhe rërë, misër,
fasule, fara të thata e të tjera. Nga kjo veprimtari përcaktohet, se cila kuti nxë më shumë dhe cila nxë më
pak. Radhiten kutitë sipas vëllimit, nga më e vogla te më e madhja.

Vlerësimi:

Detyrë: Vizatim i kutive dhe i objekteve të ndryshme brenda kutive në mënyrë të rregullt dhe të çrregullt.
Shikoni faqen 24 te libri i nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 2
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore 9.2 Situata e të nxënit:
Matja e gjatësive. Hulumtim dhe manipulime me njësitë e gjatësisë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: më i gjatë, më i shkurtër, më i lartë, më i ulët,
• identifikon marrëdhënie të thjeshta në matjen e gjatësi, lartësi, gjerësi, më përpara, shumë përpara,
objekteve me njësi jostandarde. centimetër, metër, zhvendosje.
• mat largësi me mjete standarde dhe jo standarde.
•krahason gjatësitë duke demonstruar.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti shkollor f. 25, fletë A4, kube , lodra të Gjuha dhe komunikimi, artet.
ndryshme, lapsa, vizore, fije peri, shirita letre, metër
shirit, makina lodër. Njohuritë paraprake të nxënësit
për matjen.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, lojë në formë gare.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të rreshtohen para klasës në një rresht vajzat dhe në një rresht djemtë. Pyet
nxënësit:
- Çfarë vini re?
- A mund t’i krahasojmë këta dy rreshta?
Nxënësit përgjigjen: “Rreshti vajzave është më i shkurtër. Rreshti i xhemëve është më i gjatë. Djem ka
3 më shumë se vajza ose vajza ka 3 më pak se djem”.
- Si e gjetët? Shoqërohet dorë për dore çdo djalë me një vajzë.
- Sa çifte u krijuan? U krijuan 15 çifte.
- Sa nxënës mbetën pa u shoqëruar? Mbetën pa u shoqëruar 3 nxënës.
- Po ndryshe, si e gjejmë? 18 – 15 = 3, ose 15-ta do dhe 3, të bëhet 18.
- A mund ta vazhdojmë veprimtarinë me lojën: “Shkoj në gjueti”?
Nxënësit brenda në klasë identifikojnë objekte me gjatësi të ndryshme dhe i krahasojnë ato. P.sh.: Tabela
mësimore është më e gjatë se tavolina e mësuesit/es. Si mund ta provojmë këtë? Nxënësit bëjnë matjet e
tabelës mësimore dhe të tavolinës së mësuesit/es. Të dhënat shënohen në tabelë. P.sh., nxënësi i parë:
Tabela mësimore është 18 pëllëmbë, ndërsa tavolina e mësuesit/es është 12 pëllëmbë. Nxënësi i dytë:
Tabela mësimore është 17 pëllëmbë, ndërsa e mësuesit/es 11 pëllëmbë e kështu me radhë. Në fund nxirret
përfundimi, se tabela mësimore është më e gjatë se tavolina e mësuesit/es. Bëhet pyetja: Sa më e gjatë?
Nxënësi i parë: 18 pëllëmbë – 12 pëllëmbë = 6 pëllëmbë. Nxënësi i dytë: 17 pëllëmbë – 11 pëllëmbë = 6
pëllëmbë. Mësuesi/ja pyet:
- Pse gjatësitë e tabelës dhe të tavolinës së mësuesit/es nuk ishin të barabarta nga matjet që bëtë ju?
Kujtohet se pëllëmbët e nxënësve nuk janë të njëllojta dhe se kjo mënyrë matjeje nuk është e saktë.
Mësuesi/ja pyet nxënësit:
- Cili mjet matës duhet të përdoret, që matjet të jenë të sakta?
Nxënësit do të përgjigjen: Vizoret 20 ose 30 cm, metri. Mësuesi/ja thekson se këto njësi janë standarde
në të gjithë botën. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se gjatësia e metrit në të gjithë botën është e
njëjtë. Përse është vepruar në këtë mënyrë? Sepse kjo shërben për tu lidhur me botën, për të këmbyer
mallra nga një vend në tjetrin.
Deri tani ne kemi përdorur njësitë uniforme jostandarde. Ato ishin: kubi, lapsat, pëllëmba, e të tjerë.
Njësitë standarde të matjes quhen ndryshe: “Njësi metrike”, ku përfshin edhe centimetrin e milimetrin.
Veprimtaria ii
Veprimtaria do të zhvillohet në grupe me nga katër nxënës. Dy nxënës do të demonstrojnë para klasës, njëri
nxënës mat distancën dhe tjetri regjistron të dhënat.
Nxënësit vendosin 2 makinat lodër në dysheme në start dhe i shtyjnë ato përpara. Nxënësit shikojnë se
cila makinë shkoi më larg. Nxënësit matin distancën e rrugës që kanë përshkuar makinat me mjete të
ndryshme sipas dëshirës. Pyeten nxënësit:
- Cila do të ishte matja më e saktë?
Me njësi metrike. Ndërkohë dalin dy nxënës dhe matin me vizore gjatësinë e rrugës, që ka përshkuar secila
makinë. Bëhen disa demonstrime të këtij lloji.
Në fund nxirret konkluzioni se makina A ka bërë më shumë rrugë se makina B. Gjendet sa më shumë ka
ecur makina A. Në çdo rast krahasohen distancat për të gjitha çiftet e makinave. Në fund grupojmë të
gjitha makinat në dy grupe. Në grupin e parë janë makinat që kanë shkuar shumë përpara dhe në grupin
e dytë janë makinat që kanë ngelur më prapa. Provohen makinat edhe në vende të pjerrëta ose në
malore. Përsëri bëhen grupimet e tyre. Mësuesi/ja pyet:
- A mund të zbulojmë përse ka ndodhur kjo?
Përgjigjet e nxënësve janë të ndryshme: Dikush thotë e ka shtyrë më shumë. Provohen makinat duke i peshuar
me dorë. Në fund zbulohet se në pjerrësi makina më e rëndë përshkon distancë më të madhe.
Veprimtaria iii
Hapet teksti dhe nxënësit shikojnë me vëmendje garën e makinave. -
Cila makinë ka ecur më pak?
Nxënësit do të përgjigjen: Makina që është më afër nisjes. -
Sa është distanca?
Nxënësit matin me vizore distancën në centimetra. Nxënësit përcaktojnë në centimetra gjatësinë e rrugës të
secilës makinë dhe i krahasojnë këto distanca. Mësuesi/ja thekson se për matjen e distancave që
përshkojnë automjetet në rrugë përdoret një njësi që quhet kilometri dhe shkruhet (km). Nxënësit shikojnë figurat
në tekst dhe në librin e lojërave. Ato matin distancat që kanë kryer makinat dhe i krahasojnë ato.
Mësuesi/ja pyet:
- Si lëvizin fëmijët në figurën e parë?
(Me këmbë të bashkuara, duke kërcyer).
- Po në figurën e dytë? (Me këmbë të hapura).
- Cila nga distancat është më e madhe, me këmbë të hapura apo më këmbë të bashkuara?
- Po në figurën e tretë? (Nxënësit po vrapojnë).
- Si duhet t’i mbajmë duart në vrapim?
- Në cilën lëvizje distanca është më e gjatë?
U përsër pyetjet:
- Po nga figura e fundit, çfarë mund të kuptojmë? (kemi kërcim së larti).
- Cila mënyrë është më e mirë për të kërcyer së larti, me këmbë të mbledhura apo me këmbë të
hapura? Nxënësit japin mendimet e tyre.
Veprimtaria iV.
Mësuesi/ja pyet:
- A mundet të matim gjatësinë e klasës?
- Po gjerësinë?
- Çfarë mjetesh do të përdorim?
- Mendimet janë të ndryshme. (Me hapa, me këmbë, me shkop).
- A do të ishin matje të sakta këto? (Jo, se hapat janë të ndryshëm, ashtu si dhe pëllëmba).
- Cili është mjeti standard që duhet të përdorim për matjen e përmasave të klasës? (metri).
- A mund ta matim gjatësinë e klasës në centimetra dhe milimetra? (Jo, sepse janë njësi shumë të
vogla).
Nxënësit matin gjatësinë dhe gjerësinë e klasës me metër. Mësuesi/ja pyet:
- Sa më e madhe është gjatësia nga gjerësia e klasës?
Nxënësit krahasojnë përmasat.
Veprimtaria V
Veprimtaria do të zhvillohet në formë gare me nga 4-5 nxënës në oborrin e shkollës. Dy grupe do të
bëjnë gara me makina. Garat do të kryhen në vende të ndryshme, si në pjesët horizontale, malore dhe
në të tatëpjeta. Në fund do të dalin fituesit. Fitues do të jetë nxënësi që makina e tij ecën më larg. Dy
grupe të tjera do të bëjnë gara të kërcimit së larti dhe së gjati. Nxënësit vendosen në start. Me
komandën e mësuesit/es1; 2; 3 hidhu! Të gjithë hidhen në të njëjtën kohë.
- Kush u hodh më larg, po më afër?
Një grup do të matë gjatësinë e shkollës me shkop dhe metër. Një grup tjetër do të matë gjerësinë e shkollës.
Në fund nxënësit që kanë regjistruar të dhënat më të mira do të shpallen fituesit e garave me
makina, të kërcimit së larti dhe së gjati. Diskutohen edhe matjet e bëra për gjatësinë dhe gjerësinë e shkollës.
Vlerësimi :

Detyrë: Të regjistrojnë matje distancash në mjediset e ndryshme me njësi standarde dhe jostandarde.
Shikoni faqen 25 te libri i nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 3
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore 9.3. Situata e të nxënit:
Ndërtimi i mjeteve lëvizëse. Hulumtim për ndërtimin e mjeteve të thjeshta
lëvizëse. Lojëra me mjete te thjeshta lëvizëse.

rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:


matematikore, sipas temës mësimore: mjete lëvizëse, peshore, centimetër, lapsa,
• identifikon marrëdhëniet e objekteve në lëvizje; vizore, gërshërë, fill peri, makina lodër, kg, g,
•përcakton etapat për ndërtimin e tyre; baraspeshë, (balancë), më i lehtë, më i rëndë.
• ndërton objekte të thjeshta lëvizëse me
objekte nga mjedisi.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 26, lapsa, vizore, gërshërë, fill Gjuha dhe komunikimi, artet.
peri, makina lodër. Njohuritë paraprake të nxënësit
rreth mjeteve lëvizëse.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë individuale, punë në dyshe, lojë.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësuesi/ja paraqet temën e mësimit dhe ekspozon para klasës mjetin e mëposhtëm. Ai/ajo
pyet:
- A e dini si quhet ky mjet?
- A ka ndonjëri nga ju një mjet të tillë në shtëpi?
Nxënësit japin mendime të ndryshme. Një nxënës thotë: i ngjan varëses së rrobave. Një tjetër thotë: i
ngjan peshores. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të thonë se çfarë kuptojnë me fjalën “peshore”? Përgjigjet
e nxënësve janë të ndryshme. Peshorja është mjet që shërben për të gjetur masën e sendeve dhe
objekteve
të ndryshme.
- Me çfarë e matim masën?
- Cila është njësia matëse?
Njësitë matëse të masës janë shumë, por ne do të mësojmë vetëm disa prej tyre. (grami - g. dhe kg -
kilogrami).

Kërkohet nga nxënësit të marrin në duart objekte me masa të ndryshme. Mësuesi/ja pyet:
- A mund të krahasoni objektet tuaja?
- A kanë peshë të njëjtë?
- Cili është më i rëndë?
Nxënësit arrijnë në përfundimin se, për objekte që kanë peshë pothuajse të njëjtë, nuk mund të përcaktojnë
saktë se cili është më i rëndë. Mësuesi/ja thotë:
- Provoni t’i vendosni këto objekte në mjetin që ka përgatitur mësuesi/ja. Shikoni me vëmendje, a do
të krijohet balanca? Në qoftë se vendosim një objekt të lehtë dhe një objekt më të rëndë, si mundet
të veprojmë, që objektet të vendosen në ekuilibër? Veprojmë duke provuar disa herë.
Objekti i rëndë i vendosur në cep të mbajtëses e anon dhe e prish balancën te mjeti lëvizës. Provojmë
duke e lëvizur drejt qendrës mjetin e rëndë derisa të vendoset ekuilibri. Pra, balancën në mjetin lëvizës e
krijuam duke zhvendosur objektin e rëndë drejt qendrës.
Veprimtaria ii
Veprimtaria do të zhvillohet në fillim duke vëzhguar veprimtarinë në tekstin e nxënësit, sipas këtyre hapave.
Në tekst paraqitet veprimtaria e përgatitjes së mjetit lëvizës.
Për secilin nxënës kërkohet që të përshkruajnë figurat duke ndjekur shigjetat.
1- Pajisen nxënësit me mjetet e nevojshme, për ndërtimin e mjetit lëvizës.
2- Maten dhe priten tri fije peri me gjatësi 30 cm, ose sipas dëshirës.
3- Lidhet njëra fije peri, në mesin shufrës së mjetit lëvizës.
4- Lidhen dy fijet e tjera në anë të shufrës së mjetit lëvizës, sipas vendosjes në figurë.
5- Në të dyja anët e fijeve së perit lidhet nga një objekt. P.sh.: një makinë lodër në njërën anë dhe një laps
në anën tjetër.
6- Mjeti lëvizës u ndërtua.

Pyeten nxënësit:
- Cilit i ngjason mjeti që ndërtuam?
Nxënësit përgjigjen: i ngjason peshores.

- A është e vërtetë, se lapsi dhe makina lodër janë në baraspeshë?


Jo, nuk është e vërtetë.
- Ku qëndron e fshehta e kësaj ngjarjeje?
Makina lodër është afruar më afër qendrës së shufrës.
Pra, në këtë mënyrë ne mund të krijojmë balancat në mjetin lëvizës. Mësuesi/ja pyet nxënësit: - A mund të
ndërtoni një mjet lëvizës të ngjashëm?

Veprimtaria iii
Veprimtaria mund të zhvillohet në dyshe, në grup, individuale ose sipas mundësive. Në çdo bankë duhet
të jenë mjetet e nevojshme, vizore 15 -20 cm, lodra të ndryshme, fi je peri, gërshërë, lapsa, një shufër druri
ose plastike, të gjatë rreth 50 cm. Nxënësit vazhdojnë veprimtarinë sipas hapave të mësipërm, por duke
shtuar në mjetin e tyre edhe sende të tjera, sipas modelit më poshtë:

Nxënësit krahasojnë mjetet lëvizëse me njëri-tjetrin. Mësuesi/ja pyet:


- A mund të tregoni si i keni balancuar objektet në mjetin tuaj?
- Pse në njërën anë të mjetit lëvizës keni vendosur më shumë objekte, se në anën tjetër?
- Si i kontrolloni distancat e lidhjes së objekteve nga qendra e shufrës?
Nxënësit nxjerrin konkluzionin se: Për të krijuar balancat në mjetin lëvizës, lëvizim objektet nga qendra
drejt skajeve të shufrës ose e kundërta. Në këtë veprimtari kërkohet nga nxënësit, që të matin distancat e
objekteve nga qendra e shufrës, në cm. P.sh.:

2 cm 1 cm

10 g. 20 g.

Veprimtaria iV
Dalin para klasës çifte nxënësish ose grupe dhe përshkruajnë punën për ndërtimin e mjetit lëvizës.
Nxënësit tregojnë vështirësitë e ndërtimit të këtij mjeti dhe dobinë e tij në jetën e përditshme. Nxënësit
përgjigjen, se mjete të tilla përdoren në farmaci, në dyqanet e fruta-perimeve e të tjera.
Vlerësimi:

Detyrë: Të ndërtojnë një mjet lëvizës sipas mundësitë nga teksti i nxënësit.
Shikoni faqen 26 te libri i nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 4
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore 10.1 Situata e të nxënit:
Ndërtimi i mjeteve lëvizëse. Hulumtim për ndërtimin e mjeteve të thjeshta lëvizëse.
Lojëra me mjete të thjeshta lëvizëse.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Mjete lëvizëse, njësitë e kohës, kronometër, orë,
• Liston intervalet kohore nga më e vogla tek minuta, sekonda, distance, shpejtë, ngadalë, e
më e madhja. shkurtër, e gjatë, mjet njëminutësh.
• Përcakton kohën e lëvizjes së objekteve
në një distancë të caktuar.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 27. Instrumente të matjes së gjuha dhe komunikimi, artet.
kohës, orë, kronometër, orë rëre, vizore, metër.
Njohuritë paraprake të nxënësit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh, Mendo / krijo dyshe / diskuto, Punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Mësuesi/ja në tabelë ka vizatuar një diagram, në të cilin kërkohet të plotësohet me mendimet e nxënësve
për njësitë e kohës, si më poshtë:

Mësuesi/ja pyet:
- Cilët janë njësitë që matin kohën?
Nxënësit përgjigjen, duke i radhitur ato nga më e vogla te më e madhja. Në formë loje, secili nxënës do të
marrë rolin e një njësie matëse dhe do të komentojë atë.
P.sh.: Unë jam sekonda. Jam njësia më e vogël matëse e kohës. Në këtë mënyrë veprohet edhe me
njësitë e tjera matëse të kohës.
Mësuesi/ja plotëson njohuritë, që nxënësit nuk i dinë për secilin rast.
P.sh.: Për të matur kohën në disa veprime, që bëhen shpejt përdoret kronometri, i cili është një mjet i
ngjashëm me orën.
P.sh.: Vrapimet në distancat 100 m, 200 m, leximi i shpejtësisë e të tjera. Lojtarët në lojërat olimpike i
bëjnë 100 metrat, në kohën nga 9 deri 10 sek. Koha e mbajtjes së topit me kokë matet me orë, minuta
dhe sekonda.
P.sh.: Lojtari e mbajti topin me kokë, për 1 orë 10 minuta e 30 sekonda.
Mësuesi/ja pyet:
- A janë të sakta të gjitha njësitë e matjes që ne përmendëm? PO. - Përse të gjitha këto quhen
njësi të matjes së kohës?
- Po në vendet e tjera a përdoren këto njësi matëse të kohës? Çfarë njësish janë ato? (Standarde apo
jostandarde).
- A dini ju ndonjë njësi jostandarde për matjen e kohës?
Nxënësit mund të përgjigjen: Me anën e pozicionit të diellit mbi tokë, ora me rërë, ora me ujë e të tjerë.

Veprimtaria ii
Hapet teksti në faqen nr. 27 dhe nxënësit do të njihen me matësin njëminutësh prej rëre, me anën e të cilit
matet kohëzgjatja e topit në ajër.
Në rastin A, rëra bie e tëra në një minutë. Në rasti B, mësuesi/ja pyet: -
Pse tabela tregon 30 sek?
Nxënësit argumentojnë: Tabela tregon 30 sek., sepse ka rënë gjysma e rërës në enën e orës
njëminutëshe. - Në rastin C, ku e kuptojmë se janë dy minuta?
Nxënësit japin mendime të ndryshme (dy vijat vertikale tregojnë 2 minuta).
- Po në figurën D, çfarë shikoni?
Nxënësit plotësojnë tabelën me 3 minuta, sepse janë tri vija vertikale. Nxënësit përqendrohen nga
njëri kronometër në tjetrin dhe poshtë tyre shkruajnë sa sekonda tregon secili. P.sh.: 25 sek., 40
sek., 55 sek., po më shumë se 60 sekonda mund të matim me kronometër. Nxënësit do të shohin
numrin e rrotullimeve të akrepit të vogël, i cili tregon minutat. Kronometri digjital tregon 03,23, me
këtë duhet të kuptojmë se kanë kaluar 3 min. 23 sek. Mësuesi/ja pyet nxënësit:
- A mund të bëni matjen e kohës që ju duhet për t’i rënë qark klasës dy herë?
Nxënësit ndahen në grupe. Njëri grup bën xhiron dy herë rreth klasës, ndërsa tjetri bën matjen e
kohës. Në fund të kësaj veprimtarie bëhet njohja me rezultatet dhe nxirret koha që harxhoi secili grup
për t’i rënë klasës përqark dy herë.

Veprimtaria iii
Veprimtaria do të organizohet në grupe dhe secili grup do të demonstrojë veprimtari të ndryshme. Secili grup
do të ketë 5 lojtarë, njëri nga ato do të bëjë regjistrimin e të dhënave.

Grupi I. Nxënësit do të ecin në distancën 10 m me qese rëre në kokë.


Grupi II. Nxënësit do të mbajnë në gojë secili një lugë plastikë në të cilën është vendosur një top pingpongu
dhe do të ecin 10 m.
Grupi III. Nxënësit do të mbajnë nga një shkop gjimnastikorë në gisht dhe do të ecin 10 m.
Grupi IV. Nxënësit do të përshkojnë distancën prej 10 m me një këmbë.
Në të gjitha veprimtaritë matet koha që i duhet secilit nxënës për ta kryer atë.
Shënim: Në rastet kur objekti i vendosur (topi, qesja e rërës, shkopi,) bien në tokë, ai vendoset përsëri dhe
vazhdon gara. Në fund të garës regjistruesit e të dhënave të kohës shpallin fituesit e secilit grup.

Vlerësimi:

Detyrë: Të regjistrojnë kohën në sekonda e minuta të disa veprimeve në familje.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 5 (Matja)
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore 10.2 Situata e të nxënit:
Matja e largësisë. Manipulime me numra dhe njësi të matjes me
anë të lojës
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Njësi metrike të matjes, metri, masa jo -
• dallon konceptet “largësi” dhe “kohë” me njësitë uniforme, distancë ,hedh më larg, më afër,
matëse; kohë më e shkurtër, kohë më e gjatë.
• mat distancën dhe kohën e veprimeve;
• krahason njësitë metrike të gjatësisë dhe të
kohës me veprime matematike.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti shkollor f. 28, njësi metrike, metri, vizore, shkopinj, Gjuhët e komunikimi dhe artet.
kronometër, orë, qese me rërë, ose fasule, topa.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë në dyshe, punë individuale, punë në grup, lojëra.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i

Hapet teksti dhe nxënësit do të përqendrohen në garën e hedhjes së shamisë. Diskutohet situata
problemore, pasi nxënësit njihen me rezultatet e secilit garues. P.sh.:
-Cili e hodhi shaminë më larg?
-Sa hapa më larg e hodhi shaminë Sonila nga Miri?
-Si e gjete? (18 – 5 = 13 hapa).
Ose:
-Sa hapa më pak e hodhi shaminë Sonila nga Anila? (18 – 11 = 7 hapa).
-Si mendoni, cila është fituesja? Fituesja është Sonila. Nxënësit mësojnë të dhënat e garës së vrapimit duke
qarkuar dhe më pas diskutohet për secilin rast.
Mësuesi/ja pyet:
-Cili nxënës e përfundoi garën më shpejt, po më me vonesë? Gara e vrapimit të Agronit zgjati 22 sek.
- Sa më shpejt e përfundoi garën Danieli? 22 – 12 = 10 sek.
- Për sa kohë e përfundoi garën Genta? (17 sek).
- Si mendoni, sa më shpejt e përfundoi garën Agroni se Genta? 22 – 17 = 5 sek. Veprimet e nxënësve mund
të ilustrohen edhe në tekst poshtë çdo situate problemore.
Mësuesi/ja pyet:
-A është fitues ai që shënon kohën më të shkurtër në vrapim? Po.
- Po kur hedhim objekte në distancë, a quhet fitues ai që hedh objektin në distancën më të shkurtër?
Jo. - Pse? Nxënësit japin argument rreth këtyre dy garave, kur në rastin e parë përdorim njësitë
metrike dhe në rastin e dytë kemi njësi kohore

Veprimtaria ii
Diskutohet me nxënësit për temën “Matja e largësisë” dhe u kërkohet të kujtojnë se cilat janë njësitë
standarde të matjes së gjatësive.
Nxënësit përgjigjen: metri, centimetri.
- Po për distancat mes qyteteve, çfarë njësish standarde përdorim? (përdoret kilometri) Mësuesi/ja
pyet:
- Çfarë dini për njësitë e matjes së gjatësive? Nxënësit japin përgjigje të ndryshme: 1 m = 100 cm, 50
cm janë të barabarta me gjysmën e metrit.
Mësuesi/ja pyet:
- Njësitë jouniforme, cilat janë? Ndër njësitë jo uniforme që ne kemi përdorur në klasë janë: shkopi,
lapsi, pëllëmba, këmba hapi e të tjera.
- A janë të sakta këto njësi? Veprimtaria vazhdon me anën e lojës. Ndahet klasa në grupe me nga 5
nxënës. Secili nxënës i grupit do të ketë në duar nga një qese me rërë. Njëri nga nxënësit në grup
do të jetë regjistruesi i të dhënave. Lojtarët vendosen në start dhe hedhin qeset me rërë në të njëjtin
drejtim. Matjet e distancave mund të bëhen sipas dëshirës: me hapa, me këmbë, me shkop, me
metër. Secili grup përcakton nxënësin fitues të grupit. Fituesit e grupeve do të përballen njëri me
tjetrin dhe do të shpallet fituesi i garës. Regjistruesit e të dhënave ndihmohen në përzgjedhjen e
mënyrës së matjes së distancave.
-
Veprimtaria ii
Kjo veprimtari do të zhvillohet në palestër, fushë sportive ose në oborrin e shkollës. Nxënësit me qese
rëre në kokë do të zhvillojnë garën e vrapimit. Veprimtaria përfundon me shpalljen e fituesve të grupeve
dhe më vonë shpallet fituesi i garës ndërmjet grupeve.
Njëri nga nxënësit e secilit grup regjistron kohën me kronometër ose orë elektronike, që përdor vrapues
për të përshkuar një distancë të caktuar me qese rëre në kokë. Në fund fiton garën nxënësi që shënoi
kohën më të shkurtër në vrapim.

Vlerësimi

Detyrë: Të kryejnë veprimtari të ndryshme dhe të matin kohën e kryerjes së tyre.

.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 6 Matja
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore 10.3 Situata e të nxënit:
Matja e lartësisë. Manipulime me numra dhe njësi të matjes përmes lojës.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Njësi metrike të matjes, masa jouniforme, lartësi, kërcim,
• këmben mendime rreth kuptimit të garë
lartësisë;
• demonstron disa mënyra të kërcimit së
larti;
• përcakton mënyrën e kërcimit së larti
përmes matjes.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti shkollor f. 29, Njësi metrike, metri, vizore, Gjuhët e komunikimi dhe artet.
shkopinj, pjatë me miell
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Teknika “Dil rrotull, fol rrotull”, Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë në dyshe, punë individuale, punë në grup,
lojëra.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Ftohen nxënësit të lëvizin në hapësirat boshe të klasës, ndërsa mësuesi/ja shkruan pyetjen në tabelë: -
Sa lart mund të hidhesh ti?
Në momentin që mësuesi/ja thotë “stop”, nxënësit do të ndalojnë dhe të kapin për dore shokun ose
shoqen më të afërt. Lexojnë pyetjen në tabelë dhe kthehen përballë njëri-tjetrit për të shkëmbyer
mendimet e tyre. Pas 1-2 minutash mësuesi/ja thotë “koha mbaroi” dhe nxënësit do të rikthehen në
bankat e tyre për të vazhduar bashkëbisedimin me gjithë klasën. Mësuesi/ja u jep mundësi nxënësve

shfaqin idetë e tyre rreth kërcimit së larti. Theksohen mendimet e nxënësve që japin ide rreth kërcimit në
lartësi.
Mësuesi/ja pyet:
- A është e rëndësishme të dini gjatësinë e trupit tuaj? Pse?

- Si do të mësoni se sa lart keni kërcyer?

Ftohet një nxënës para klasës të zgjasë duart lart në mur, duke fiksuar gjatësinë e tij. Më pas hipën mbi
një karrige dhe përsëri zgjat duart lart. Nxënësi do të hidhet nga karrigia dhe kështu, lartësia e karriges
do të jetë dhe lartësia e kërcimit të nxënësit.
Veprimtaria ii
Hapet teksti dhe nxënësit do të njihen me mënyrat e kërcimit, pasi lexojnë materialin dhe vëzhgojnë me
vëmendje fotot e tekstit. Në përfundim të diskutimit dhe vëzhgimeve të nxënësve, mësuesi/ja pyet:

- Kërcen më lart nxënësi që përkul gjunjët dhe shtyn trupin përpara me këmbë?
- Kërcen më lart nxënësi që ngre krahët lart dhe kërcen? - Kërcen më lart nxënësi më i gjatë i
klasës?
Atëherë përfundimi më i saktë është kur nxënësit do të provojnë vetë këto mënyra kërcimi.
Veprimtaria iii
Veprimtaria do të zhvillohet në çifte ose grupe të vogla nxënësish. Secili nxënës fut gishtat në pjatën me miell dhe
pastaj zgjat duart trupin drejt dhe lë shenjë në mur. Më pas hidhen për të lënë përsëri gjurmë në mur. Me anën e
mjetit matës matet lartësia e hedhjes. Pasi të jenë hedhur të gjitha grupet dhe të jenë bërë matjet e lartësisë së
kërcimit, diskutohet për të dhënat e kësaj veprimtarie. P.sh.:
- Sa nxënës kërcyen në të njëjtën lartësi?
- Pse ndodh kjo? Çfarë mund të bëjmë ndryshe? - Cilët nxënës kërcyen më pak?
- Si duhet të kërcejmë? - Cila mënyrë është më e përshtatshme? Pyes:

- Cilat gjëra janë më lart se tryeza e mësuesi/es? Përcakto: ora, dera apo dritarja është më lart. Kush kërcyen më
lart në klasën tonë, djemtë apo vajzat?

Vlerësimi:
Detyrë: Të kryejnë veprimtari të ndryshme dhe të matin lartësinë e kryerjes së kërcimeve.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 7
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore 11.1; Situata e të nxënit:
Matja e përbërësve. Manipulime me numra dhe njësi të matjes me anë
të lojës.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: peshore, njësi të masës, 1000 g = 1 kg, pesha e
• identifikon përvojat e gatimit në familje; objektit, njësi kohore, kronometër, kapaciteti i një
• demonstron matje standarde, të masës dhe kohës; ene, përbërës.
• përgatit një recetë gatimi.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe nr. 30, Peshore mësimore, Gjuha dhe komunikimi, artet.
përbërës ushqimorë, miell, gjalpë, sheqer, enë
të vogla dhe të mëdha, recetë gatimi. Njohuritë
paraprake të nxënësit.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bisedë, diskutim, demonstrim, krahasim; Mendo / krijo dyshe / diskuto; punë në grup.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Prezantohet tema e mësimit. Mësimi fillon me një bisedë rreth gatimit në shtëpi.
Mësuesi/ja pyet:
- Cili nga ju, ka gatuar në shtëpi?
- Çfarë gatimesh keni bërë?
Nxënësit tregojnë për gatimet që kanë bërë në shtëpi me ndihmën e prindërve. Gatimet janë të ndryshme:
petulla, biskota, byrek, makarona e të tjera. Mësuesi/ja pyet:
- Kush di të përgatisë makarona?
- Çfarë nevojitet për të përgatitur makaronat?
Nxënësit përgjigjen: Një pako makarona, 1-2 kg ujë, kripë gjelle, përbërës të tjerë sipas dëshirës, djathë,
salcë domatesh, perime.

Veprimtaria ii
Para klasës janë vendosur tri peshore të ndryshme për matjen e masës së përbërësve të recetës së
gatimit të biskotave: miell, sheqer dhe margarinë. Te secila peshore afrohen dy nxënës, të cilët fillojnë
nga matja e përbërësve të gatimit. Njëri bën matjen e peshës së miellit sipas recetës së gatimit, tjetri
kontrollon saktësinë e matjes, kohën e matjes dhe i shënon në fletore. Nxënësit ndërrojnë rolet dhe
binden, se peshimi është bërë saktë. Më pas, njëri nxënës do të marrë një tigan dhe do të hedhë gjalpin
ose margarinën. Nxënësi tjetër do të masë me kronometër kohën që i duhet gjalpit për t’u shkrirë. Më pas
pyeten nxënësit:
- A është e rëndësishme të bëjmë matje standarde në gatim?
- Pse kemi nevojë të matim kohën e gatimit nga përgatitja e përbërësve deri në servirjen e saj në
tavolinë?
Mendimet e nxënësve qartësojnë rëndësinë që ka matja.

Veprimtaria iii
Sot do të mësojmë si të përgatitim biskota. Për të bërë këtë gatim, duhen këto përbërës: miell, sheqer,
gjalpë, peshore.
- Çfarë dini për peshoren?
- Përse shërben ajo?
Nxënësit rikujtojnë njësitë e matjes së masës: g; kg. Peshorja shërben për matjen e masës së një objekti
apo sendi. Hapet teksti në faqen 30. Nxënësit vështrojnë me vëmendje lloje të ndryshme të peshoreve:
peshore të shkallëzuara dhe elektronike.
- A dimë t’i përdorim ne këto peshore? Ta provojmë!
- Sa është masa e miellit?
- Po e gjalpit dhe e sheqerit?
- Çfarë do të ndodh, nëse këto përbërës ne nuk i hedhim me masë?
- Pse kemi nevojë të matim kohën në gatim?
Mendimet e nxënësve janë të ndryshme. Mësuesi/ja udhëzon dhe pranon mendimet e tyre të drejta.

Veprimtaria iV
Pajisen nxënësit me fletë A4. Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve se do të mësojmë se si përgatitet një recetë
gatimi për përgatitjen e biskotave. Veprimet dhe përbërësit për përgatitjen e biskotave janë: për sa persona?
Përbërësit:
- 100 gramë gjalpë
- 200 gramë miell
- 100 gramë sheqer
- Tas për përzierjen e përbërësve
- Lugë druri

Udhëzime për gatimin:


- Shkrihet gjalpi ose margarina në tigan.
- Në një tas hedhim, 100 g sheqer dhe 200 g miell. I përziejmë ato me lugë druri.
- Përgatitim brumin duke e rrokullisur disa herë me duar dhe e lëmë 10 min në qetësi.
- Me një okllai e shtrijmë në formën e një pete dhe presim në forma sipas dëshirës.
- Format e prera i vendosim në një enë për pjekje.
- Temperatura e pjekjes nuk duhet shumë e lartë.
- Pjekja vazhdon për 10-15 min.
- Biskotat janë gati.

Veprimtaria V
Në këtë etapë do të ushtrohen nxënësit të interpretojnë radhën e një gatimi të thjeshtë.
Angazhohen të gjithë nxënësit në diskutim. Aktiviteti vazhdon më pas me punën në grup.
Në këtë etapë nxënësit do të përgatisin receta gatimi të thjeshta në një fletë A4. Këto receta gatimi do të
shoqërohen edhe me vizatime të ndryshme. P.sh.: një pjatë me kek, tortë e të tjera. Në përfundim të
kohës, përfaqësuesi i çdo grupi do të prezantojë punën e grupit. Nxënësit shpallin grupin fitues.

Vlerësimi:

Detyrë:
Zbatimi i recetës së gatimit të biskotës dhe përgatitja e një recete të një ushqimi të thjeshtë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 8
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
11.2. Ora e gatimit Ndërton marrëdhënie të thjeshta ndërmjet
njësive standarde të masës dhe kohës.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: njësi standarde (gram, litër), koha e përgatitjes
• përdor njësi standarde dhe jostandarde përgatitjen (orë, minuta), madhësia e formave unike,
e recetave të gatimit; trashësia e formave në cm, bashkësi letrash,
• llogarit përbërësit sipas numrit të personave; bashkësi përbërësish, recetë gatimi.
• vlerëson gatimet e shokëve duke i argumentuar
ato.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 31, fletore e lojërave faqe nr. 69- Gjuha dhe komunikimi, artet.
71, recetë gatimi, përbërësit e brumit, vizore, peshore
mësimore, përbërës ushqimorë, miell, gjalpë, sheqer, enë
të vogla dhe të mëdha, recetë gatimi. Njohuritë paraprake
të nxënësit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, lojë në dyshe ose me katër nxënës, punë në dyshe, punë në grup, punë
individuale, marrëdhëniet pyetje-përgjigje.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësimi do të fillojë me lojën “Gatuajmë dhe pjekim”. Kjo lojë ka për qëllim përdorimin e njësive standarde si
grami, kg. Loja luhet me dy ose katër nxënës. Mjetet për të luajtur:

1- Tabela e lojës faqe 70.


2- Një zar me numrat nga 1 deri në 6.
3- Një bashkësi me letra përbërësish faqe 70.
4- Një recetë gatimi për çdo lojtarë.

5- Një petëz për çdo lojtarë sipas këtyre formave

Çdo lojtarë vendos petëzat përkatëse te kuadrati i fillimit të lojës.


Lojtarët përziejnë letrat, që kanë emrat e përbërësve, si: miell, sheqer, gjalpë dhe i vendosin me kokë
poshtë. Lojtarët hedhin zarin dhe lëvizin, aq sa tregon numri në zare. Loja vazhdon sipas rregullit në
faqen 69 të fletores së lojës. Fiton lojën lojtari, që përgatiti më shumë biskota.

Veprimtaria ii
Hapet teksti i nxënësit në faqen nr. 31. Lexohet titulli nga nxënësit. Mësuesi/ja pyet: Pse ka marrë emrin
“Biskota me xhenxhefil”? Kërkohet nga nxënësit të lexojnë recetën e parë të përbërësve. Në këtë moment
ata zbulojnë, se biskotat kanë në përbërjen e tyre, një lugë çaj xhenxhefil pluhur. Lexohen nga nxënësit
dhe diskutohet masa e përbërësve: 70 g miell, 20 g gjalpë, 35 g sheqer, 1 lugë çaj xhenxhefil pluhur, 2
lugë çaj shurup, një vezë.
Dallohen njësitë standarde dhe njësitë jostandarde.
- Si do të veprojmë për të përgatitur 10 biskota ?
Kujdes! Masa e dhënë në libër është vetëm për 5 biskota. Mendimet e nxënësve janë të ndryshme, por
arrihet në përfundimin, se për të përgatitur 10 biskota, kur dimë të përgatitim 5 biskota, mjafton të
dyfishojmë përbërësit e recetës për 5 biskota.
Nxënësit plotësojnë në tekst:
1- Miell 70 g + 70 g = 140 g

2- Xhenxhefil 1 lugë + 1 lugë = 2 lugë çaj

3- Gjalpë 20 g + 20 g = 40 g

4- Sheqer 35 g + 35 g = 70 g
5- Vezë 1 kokërr + 1 kokërr = 2 kokrra vezë

6- Shurup 1 gotë + 1 gotë = 2 gota

I pyes?
- Po në qoftë se do të përgatitim biskota nga një për secilin nxënës të
klasës? - P.sh.: klasa ka 30 nxënës, si do të veprojmë?
Nxënësit diskutojnë në dyshe dhe japin mendime.
Arrihet në përfundimin, se përbërësit e recetës për 5 persona duhet të 6-fishohen. Në formë gare
përgatitim recetën për 30 persona. Në fund, mësuesi/ja thekson dallimin e njësive standarde, si grami, kg
e të tjerë, nga njësitë jostandarde, si gota e ujit, luga e çajit, luga e kafes.
Veprimtaria iii
Në vartësi të kushteve mësuesi/ja mund të paraqesë në klasë me videoprojektor përgatitjen e biskotave.
Pasi të shohin në video, klasa ndahet në grupe, secili grup duhet të ketë përbërësit e recetës për gatimin
e biskotave: miell, sheqer, gjalpë, 2 gota, lugë druri, tas për përzierjen e përbërësve, tabakë për pjekje,
forma për biskota, vizore, letër, kuti, okllai e të tjerë. Diskutohet ecuria e përgatitjes së recetës së gatimit
që është bërë një orë më parë. Nxënësit tregojnë hapat për të përgatitur biskotat. Fillon puna në grupe
njëkohësisht. Mësuesi/ja udhëzon grupet në punën e tyre. Grupet në fund vendosin biskotat në tabakët e
tyre dhe mësuesi/ja pyet:
- A ju pëlqen të gatuani?
- Çfarë ju duket e vështirë?
- Çfarë ju pëlqen më shumë?
Sot keni përdorur gotat për të matur përbërësit.
- Si quhen këto njësi?
- Cila është më e lehtë për t’u përdorur gota, apo peshorja? - Si veprojnë prindërit në
shtëpi?
- A ka rëndësi saktësia në matjen e përbërësve?
- A përdorim peshore në shtëpi për matjen e përbërësve?
- Ku përdoren peshoret për matjen e përbërësve të recetave të gatimit? (në restorante).

Mësuesi/ja pyet përsëri secilin grup:


- Sa biskota keni përgatitur?
Numri i biskotave të përgatitura nga grupet, është i ndryshëm.
- Cila është arsyeja, që kemi numër të ndryshëm të biskotave?
Pasi merr mendimet e grupeve, mësuesi/ja sqaron: Kjo ka ndodhur për arsye se format e biskotave nuk janë
të njëllojta, trashësia e tyre nuk është e barabartë.
- Sa kohë mendoni se keni harxhuar për përgatitjen e biskotave?
Mblidhen mendimet e nxënësve dhe nxirret një kohë mesatare për përgatitjen e biskotave në klasë. P.sh.:
20 min, 30 min, 40 min.

Veprimtaria iV
Mësuesi/ja për të ndihmuar në përvetësimin e kësaj veprimtarie organizon teknikën:
Pyetje – përgjigje.
- Pse kemi nevojë të matim përbërësit e recetës saktë?
- A ka rëndësi në se ne përdorim gotën ose kupën, për të matur masën e përbërësve të recetës së
gatimit?
- Si mund t’i bëjmë trashësitë e biskotave të barabarta? (i matim me vizore).
- Nëse brumi në përgatitjen e biskotave ka trashësi sa më të hollë, a mund të bëjmë më shumë
biskota?
- Po kur brumi është i trashë, çfarë ndodh?
A ka ndonjë mënyrë, që ju të përgatitni sa më shumë biskota? (madhësia e biskotave, trashësia e tyre).
Vlerësohet puna e secilit grup nga vetë nxënësit duke i lëvizur ato nga një grup në tjetrin. Nxënësit
shkëmbejnë edhe përvojat e tyre. Detyrë: Të përgatitin receta gatimi me sasi përbërësish të shumëfishuar
për 10, 15, 20, 25 biskota bazuar në modelin e tekstit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 9
tema mësimore: 1C Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
11.3. Biskota të shtrenjta. Ndërton marrëdhënie të thjeshta në mes çmimit dhe
vlerës së objektit.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Paraja, monedha, kartëmonedha, vlera, çmimi,
• Shkëmben mendime rreth vlerës dhe kusuri, vlera më e madhe, vlera më e vogël,
këmbimit të parave. këmbim, situate problemore.
• Zgjidh problema sipas hapave.
• Zbaton rregullat në lojën e shitblerjes.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe nr. 32. Fletore e lojërave Gjuha dhe komunikimi, artet.
faqe nr. 73. Receta gatimi, etiketa, monedhat dhe
kartëmonedhat, objekte të ndryshme. Njohuritë
paraprake të nxënësit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë në dyshe, punë individuale; lojë me role “shitësi dhe blerësi”

Veprimtaria i
Veprimtaria fillon në grupe dyshe. Në çdo tavolinë vendosen në një kuti, monedha dhe kartëmonedha.
Mësuesi/ja pyet:
- Çfarë është paraja?
Nxënësit japin përgjigje të ndryshme.
Mësuesi/ja thekson se: Me para do të kuptojmë çdo objekt standard të pranuar, që shërben si mjet këmbimi
ose pagese. Çdo shtet ka monedhën e tij të veçantë. Kujtojmë nga mësimet e kaluara: Si quhen parat
metalike (monedha). Po ato prej letre (kartëmonedha). Mësuesi/ja pyet:

- Pse i përdorim parat?


- Si duhet t’i përdorim ato?
- Çfarë vlere kanë?
- Cila monedhë ka vlerën më të vogël, po më të madhe? ëmonedha 500- lekëshe
- Me sa monedha 20-lekëshe, këmbehet monedha 100-lekëshe? Sa kart mund të këmbehet
kartëmonedha 1000- lekëshe?
Nxënësit në dyshe këmbejnë mendimet rreth këmbimit të parave.
Veprimtaria ii
Hapet teksti dhe nxënësit përgjigjen me shkrim fjalive pyetëse. P.sh: Monedha më e vogël është 1 lekë.
Kartëmonedha më e madhe është 5000 lekë. Përqendrohen nxënësit te situatat problemore, në të cilat
identifikohen të dhënat dhe kërkesa. P.sh.: qarkohen të dhënat 100 lekë dhe 70 lekë, ndërsa nënvizohet
kërkesa.
Nxënësit kujtojnë 4 hapat e zgjidhjes së problemave të mësuara më parë:
Kupto: Planifiko: Zgjidh: Kontrollo:
Sa kusur do të kthej
Të dhënat dhe Skema e zgjidhjes shitësi Prova
kërkesën 100 70 = 30 lekë

30 + 70 = 100 lekë

Kërkoj që të përdorin skemën e mëposhtme:

100 lekë

70 lekë
?

100 – 70 = 30
Në këtë mënyrë veprohet edhe për dy problemat e tjera. Mësuesi/ja thekson skemën e problemës së fundit,
e cila është si më poshtë:
80 L

sanduiç banane

ujë 20
50
Në problemën e parafundit mësuesi/ja pyet:
- Cila kufizë mungon? 10

- Sa lekë kushton akullorja?


- Sa lekë mori kusur vajza?
- Sa lekë kishte në fillim?
- 20 = 30 L

Si do të veprojmë? 30 + 20 = 50 lekë.

Mësuesi/ja thekson se: në problemat me zbritje bashkësia ndahet, ndërsa në problema me mbledhje kemi
bashkim të bashkësive.
Veprimtaria iii
Hapet teksti i librit të lojërave në faqen nr. 73. Nxënësit shohin recetat në gatimit përbërësit e tyre për 10
biskota. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit, që pasi të vendosim çmimin për çdo përbërës, të gjejnë sa është
vlera e recetës së gatimit për 10 biskota? P.sh.:
Receta për 10 biskota
100 g gjalpë kushton 60 L
100 g sheqer kushton 20 L
100 g miell kushton 20 L
E gjithë receta kushton 60 L + 20 L + 20 L = 100 L.
Nxënësit në dyshe do të luajnë lojën me një zar me numrat nga 1 – 6 dhe me një fletë A4 për të
regjistruar të dhënat (lekët e grumbulluara). Zari do të hidhet 5 herë për çdo lojtar. Në qoftë se lojtarit të
parë i ra numri 5, ai do të gjejë vlerën e 5 recetave me nga 100 lekë, ose 50 biskota. D.m.th: nxënësi i
parë fitoi 100 L + 100 L + 100 L + 100 L + 100 L = 500 L. Pastaj hedh zarin nxënësi i dytë. Në qoftë se
zari bie me numrin 2, nxënësi fiton 200 L. Të dhënat regjistrohen në fletën A4 dhe në fund fiton lojtari, që
grumbullon më shumë lekë.
Veprimtaria iV
Kjo veprimtari organizohet në grupe. Loja quhet ‘‘Biskotat më të shtrenjta“. Secili grup ka përcaktuar
shitësin, ndërsa lojtarët e tjerë kanë vendosur mbi tavolinë sende të ndryshme ose biskotat e përgatitura
një orë më parë, me etiketat e çmimeve. Pasi ka reklamuar mallin, shitësi vazhdon shitjen, ndërsa
nxënësit
e tjerë lëvizin nëpër grupet e tjera për të blerë. Në përfundim të lojës, secili shitës do të raportojë për
sasinë e lekëve të grumbulluara. Lojën e fiton grupi, që ka grumbulluar më shumë lekë. Në fund të
veprimtarisë mësuesi/ja zhvillon një bisedë me nxënësit rreth lojës. Ai/ajo pyet:
- Pse fitoi grupi 1, grupi 3, ose grupi 4?
Në këtë veprimtari nxirren në pah nga nxënësit me ndihmën e mësuesit/es, grupi 1 fitoi, sepse punoi më
mirë. Ai e reklamoi mallin më mirë se të gjitha grupet e tjera, çmimin e biskotave e kishte konkurrues,
komunikimi me klientët blerës ishte shumë i mirë. Mësuesi/ja pyet nxënësit: - Ku do t‘i dërgojmë lekët e
grumbulluara?
Ka disa mendime: Të pasurojmë klasën me mjete të tjera. Të shkojnë për bamirësi. Të pasurojmë
bibliotekën e klasës e tjerë
Vlerësim:

Detyrë: Të zgjidhen në fletore të shtëpisë 3 problema të tekstit të nxënësit, të shoqëruara me skema.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: Përsëritje 1
tema mësimore: Përsëritje 1 Situata e të nxënit:
Lojë me numrat.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç: shumëfishi, mesorja, masa,
matematikore, sipas temës mësimore: rrumbullakim, barazime, rreshtime, drejtëza e
• kryen veprimet e mbledhjes, zbritjes dhe simetrisë, njësitë metrike, mjete jouniforme,
shumëzimit me numrat deri në 50; centimetri, peshore, mjete lëvizëse, grami, kilogrami
dhe paraja.
• përdor njësitë metrike të gjatësisë, të masës
dhe të kohës;
• zgjidh situata të thjeshta problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletore pune deri në faqe nr. 32, fletorja e lojërave, Gjuha e komunikimi dhe artet.
fletë A4, vizore, gërshërë, objekte të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe; lojëra; të nxënësit me
këmbime (grupi i ekspertëve)
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Pajisen nxënësit me fletë A4 dhe u kërkohet të shkruajnë shumëfishat e 10- ës deri në 90. Më pas qarkojnë
mesoren e këtyre shumëfishave. P.sh: nga 10 deri në 90 është 50. Mësuesi/ja pyet:
- Çfarë quhet numri 50?
Nxënësit në grup do të shkruajnë vargun e numrave nga 10-20; 20-30;30-40 e me radhë. Secili nxënës
sipas radhës do të shkruajnë numrat ndërmjet këtyre numrave. P.sh.: në vargun e numrave nga 20-30 do
të shkruajnë 21; 22; 23; 24; 25; 26; 27; 28; 29.
Nxënësit në fund përcaktojnë mesoren e këtij vargu, i cili është 25.
Ndërkohë, nxënësit e tjerë qarkojnë mesoren në vargun e tyre dhe më pas do të rrumbullakosin në 10-en
më të afërt numrat e tyre të grupuar, p.sh., numrat 31; 32; 33; 34 rrumbullakosen me 30, ndërsa numrat
35; 36; 37; 38; 39 rrumbullakosen me 40. Në këtë mënyrë veprohet edhe me vargjet e tjera. Në përfundim
të punës, nxënësit këmbejnë fletët A4 dhe shohin me shokun e bankës gabimet e mundshme. Nxënësit
do të lexojnë sipas grupeve se si i kanë rrumbullakosur numrat e vargjeve që kanë shkruar.

Veprimtaria ii
Kërkoj nga nxënësit të numërojnë në zinxhirë numrat nga 11; 12; 13; … deri te nxënësi i fundit në 35.
Secili nxënës individualisht me numrin që lexoi, do të krijojë barazime sipas makinës së barazimeve.
Nxënësit do të shkruajnë me anën e makinës së barazimeve barazime të tilla për numrin e tyre që lexuan.
P.sh.: unë lexova numrin 15, 15-ta mund të përftohet me anën e dy barazimeve që janë: 20 – 5 = 15 = 10
+ 5; 19 – 4 = 15 = 13 + 2; 21 – 6 = 15 = 11 + 4… Në këtë mënyrë veprojnë me numrat e tyre dhe nxënësit
e tjerë. Kjo veprimtari diskutohet për secilin rast duke këmbyer punën në dyshe dhe, më pas, me të gjithë
nxënësit. Veprimtaria vazhdon me grupe nxënësish në dyshe, të cilëve u kërkohet të bëjnë nga një
rreshtim. Nxënësi i parë tregon përmasat e rreshtimit, ndërsa nxënësi i dytë vizaton rreshtimin. Nxënësi i
parë përcakton numrin e rreshtave, ndërsa nxënësi i dytë përcakton prodhimin. Kjo veprimtari mund të
bëhet edhe me gojë.
Njëri nxënës pyet, tjetri përgjigjet për përmasën e rreshtimit dhe prodhimin. Pyetjet janë të tilla:
Nxënësi i parë: Sa elemente ka rreshtimi 4 me 8?
Përgjigjet nxënësi i dytë: 32 elemente.
Nxënësit ndërrojnë rolet, duke bërë 5-6 pyetje secili.
Veprimtaria iii
Veprimtaria organizohet me anën e teknikës së grupit të ekspertëve. Kjo teknikë konsiston në të nxënit
me këmbime. Ndahet klasa në 5 grupe. Nxënësit numërojnë nga një në pesë. Të gjithë nxënësit
rigrupohen sipas numrave, p.sh.: grupi i parë është grupi i nxënësve me numrin 1. Grupi i dytë është grupi
i nxënësve me numrin 2 dhe kështu me radhë. Secili grup do të ketë këto pyetje:

1- Vizato figura të ndryshme dhe përcakto drejtëzën e simetrisë, drejtëzën e pasqyrimit, pas prerjes dhe
palosjes së figurës simetrike.
2- Përcakto me ç’njësi maten distancat midis dy qyteteve kur udhëtojmë me makinë. Përmasat e oborrit të
shkollës, të librit të nxënësit.
3- Përgatit recetën e gatimit të 20 biskotave duke u bazuar te receta e gatimit të 5 biskotave, sipas modelit
të faqes 31 te teksti i nxënësit.
4- Ndërto një mjet lëvizës me sa më shumë elemente duke siguruar baraspeshën në këtë mjet lëvizës.
Argumento si veprove.
5- Mat me njësi të kohës në sekonda ose minuta një veprim të shokut të grupit.

Pasi nxënësit kryejnë veprimtaritë përkatëse me grupet e tyre rikthehen në grupet fillestare me rolin e një
eksperti. Grupi fillestarë është grupi i nxënësve nga 1 -5. Në këtë moment secili nxënës që shkon grupin
fillestar, tani shërben si ekspert në këtë grup për pyetjen e tij. I gjithë grupi do të aftësohet për secilën
pyetje dhe do të jenë në gjendje të diskutojnë të gjithë për secilin rast.

Veprimtaria iV
Në fund, individualisht, nxënësit do të përqendrohen në tabelë, ku është shkruar një problemë: Era bleu
disa mjete shkollore dhe i kushtuan 60 lekë. Shitësi i ktheu kusur 40 lekë. Cilën monedhë i dha shitësit
Era? Zgjidhja e kësaj probleme kërkohet të bëhet me 4 hapa si në mësimin 11.3. Mund të shoqërohet
edhe me skemë në fletën A4. Nxënësit më të shpejtë dhe më të saktë argumentojnë zgjidhjen.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë veprimtarisë së lojës për shumëfishat e10-ës dhe
mesoren e tyre me numrat e ndërmjet. Ata vlerësohen për saktësinë e plotësimit të çifteve të numrave në
makinën e barazimeve të numrave deri në 50, për bashkëpunimin me shokët në grupe ekspertësh në
përdorimin e njësive të matjes dhe zgjidhjen e problemës duke zbatuar rregullat. Vlerësohen me shprehje
për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Ushtrime: Veprimet kryesore + ; - ; x , në formimin e numrave deri në 50. Zgjidhja e një probleme
sipas nivelit të klasës.

Vlerësim përmbledhës

1. Plotëso vargun me shumëfi sha të 10-ës dhe rretho mesoren. (2 pikë)

10

2. Shkruaj numrat më shumë se 40 dhe më pak se 60. (2 pikë)


41; 42; __; __;…

3. Shkruaj veprimet brenda tre numrave. (8 pikë)


100 20 + __ = 100 100 - __ = __
+/-

100
+/-

4. Rrumbullakos në 10-en më të afërt. (5 pikë)

16 32 34 85
79

5. Paraqit të gjitha rastet e formimit të numrit 18 duke plotësuar mbledhorin tjetër. (8 pikë)

2 15 4 7 12 1 3 1 5 8 11 9 13 17 14 6 18 10
18 = 6

6. Sa
trekëndësha dhe sa drejtkëndësha ka në fi gurat e mëposhtme? (2 pikë)

____trekëndorë ____drejtkëndësha

7. Sa faqe kanë këto forma trepërmasore? Vendos numrin e faqeve. (5 pikë)

----- ----- ----- ------ ------

8. Ndërto drejtëzën e simetrisë në secilën fi gurë. (5 pikë)

9. Vizato një vijë 12 cm të gjatë. (8 pikë)

a. Vizato edhe një vijë tjetër 3 cm më të gjatë.

b. Vizato një vijë tjetër 5 cm më të shkurtër se vija e dytë.

c. Gjej sa cm është gjatësia e tri vijave të vizatuara.


10 Beni pasi eci rreth e përqark klasës një herë, pa se kaluan 1 min e 10 sek.
Sa kohë i duhet Benit për t’i rënë tri herë rreth e përqark klasës? (2 pikë)

11. Gjej sasinë e përbërësve në qoftë se do të përgatiten 10 biskota. (6 pikë)

Përbërësit për 5 biskota Sa janë përbërësit për 10 biskota?


Miell 70 g Miell
Xhenxhefil 1 lugë çaj Xhenxhefil
Gjalpë 20 g Gjalpë
Sheqer 35 g Sheqer
Vezë 1 kokërr Vezë
Shurup 1 gotë Shurup
12. Lira bleu një fl etore 30 lekë dhe një vizore 50 lekë. Ajo kishte 100 lekë. Sa lekë kusur duhet të marrë
Lira?

(4 pikë)
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 1
Tremujori i dytë
tema mësimore: Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
2. a 12.1 Njëshet dhe dhjetëshet deri në 100. Manipulime dhe lojëra me numra dyshifrorë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç: shifër, dyshifrorë, vendvlerë, ndarje,
matematikore, sipas temës mësimore: më i madh, më i vogël, rendit, dhjetëshe,
• rendit numrat deri në 100 në rendin rritës njëshe.
dhe zbritës;
• përcakton vendvlerën e numrave
dyshifrorë;• formon numra dy dhe treshifrorë me
numra të dhënë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti shkollor f. 33, fletë format A4 me 100 katrorë, Gjuha dhe komunikimi, artet.
ngjyra, gërshërë, etiketa me shenjat +1, -1, + 10, - 10.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Loja stafetë; Mendo / krijo dyshe / diskuto; Punë individuale, punë në grup, lojëra.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Pajisen nxënësit me fletë A4 me 100 katrorë ose numrat nga 1 - 100. Mësuesi/ja prezanton temën e
mësimit. Kërkon nga nxënësit në rrjetin me 100 numra, të përcaktojnë ku ndodhen numrat me një shifër?
Nxënësit përgjigjen: në rreshtin e parë. Emërtoni këta numra: 1; 2; 3; 4; 5; 6; ;7; 8; 9.
Mësuesi/ja pyet:
- Si i quajmë ato? Shifra të njësheve.
- Ku ndodhen numrat me tri dhjetëshe? Në shtyllën e tretë.
- Cilët janë numrat me katër dhjetëshe? (40; 41; 42; 43; 44; 45; 46; 47; 48; 49).
- A mund të përcaktojmë vendvlerën e numrit 43?
- Çfarë përfaqëson numri 3? (3 njëshe).
- Po numri 4? (4 dhjetëshe)
Pra, numri 43 ka 4 dhjetëshe dhe tri njëshe. 4 dhj. + 3 nj.
Në këtë mënyrë nxënësit gjejnë vendvlerën e 5 ose 6 numrave të dhënë.

Veprimtaria ii
Në fletën format me 100 katrorë secili nxënës do të ngjyrosë çdo rresht me ngjyra të ndryshme. Nxënësit
do të shkëmbejnë mendime në dyshe. Ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit në lidhje me: p.sh.:
- Më trego një numër me tri dhjetëshe?
- Sa dhjetëshe ka numri 54? Po numrat 82, 26?
Mësuesi/ja përdor etiketën me numrat + 1; - 1; + 10; - 10. Ndërsa nxënësit do të shkruajnë 10 numra
duke u shtuar ose zbritur numrin 1.
P.sh.: 27 + 1 = 28; 17 + 1 = 18; 19 + 1 = 20; 32 – 1 = 31; 45 – 10 = 35; 63 + 10 = 73. Në këtë mënyrë
nxënësit shkruajnë numrat e përftuar. Pyeten nxënësit:
- Cili numër ndodhet para numrit 35?
- Po pas numrit 35?
Në këtë mënyrë veprohet edhe me numrat e tjerë. Mësuesi/ja shkruan në tabelë numrat 18; 99; 66;
87; 13; 42; 20; 78 e të tjerë. Kërkohet nga nxënësit të renditin këta numra nga më i vogli te më i
madhi.
Mësuesi/ja pyet:
- Ku jeni mbështetur, që arritët bëni renditjen e numrave?
Theksohet se numrat që përfaqësojnë dhjetëshet na ndihmojnë për të renditur numrat.
Veprimtaria iii
Hapet teksti dhe nxënësit do të përqendrohen te kërkesa dhe etiketat me numra.

1 0 8 0 3 0

5 7 2 1 0 0
Nxënësit pajisen me etiketat sipas modelit më sipër. Nxënësit me gërshërë dhe ngjitës do të formojnë
numra të ndryshëm dy dhe treshifrorë. Numrat formohen duke prerë etiketat dhe duke bërë kombinime të
ndryshme të numrave. P.sh.: 107; 80; 30; 52; 100; 17. Nxënësit pasi formojnë numrat sipas dëshirës, i
rreshtojnë ato nga më i vogli te më i madhi.
Për secilin numër të formuar nxënësit do të tregojnë se sa dhjetëshe ka. Ata diskutojnë për mënyra të
ndryshme të formimit të këtyre numrave.

Vlerësimi:

Detyrë: Fleta e punës faqe 66. Krijim i numrave dyshifrorë.

Fusha: Lënda: Klasa II Mësimi: 2


Matematikë Matematikë Tremujori i dytë
tema mësimore: Veprimet kryesore 2.a FP. Situata e të nxënit:
Faqe 67 Njëshet dhe dhjetëshet. Loja me numra

rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:


matematikore, sipas temës mësimore: Vargje rritëse dhe zvogëluese;
• ndërton vargje që rriten dhe zvogëlohen me nga Numërimi me nga 10; 20; 50;
10; 20; Situata problemore.
• përcakton numrin e objekteve duke numëruar me
nga 2; 5; 10.
• numëron me 2; 5; 10 në lojë me 100 numra.

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:


Fletore pune faqe 67. Etiketa, objekte. Gjuha dhe komunikimi, artet.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lojë. Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtaria fillon me punën në grup me numrimin me nga 10; 20 duke vazhduar vargun e numrave deri në
100 në rendin rritës dhe zbritës. Vargjet plotësohen në fisha për çdo grup.
Grupi I. Plotëson vargun: 2; 12; 22; .................................................
Grupi II. Plotëson vargun: 97; 87; 77; ........................ .......................

Grupi III. Plotëson vargun: 4; 24; 44;64;.............................................


Grupi IV. Plotëson vargun: 98; 78; 58; ...............................................
Pasi plotësohen vargjet, ato lexohen zinxhir nga nxënësit e grupeve duke emërtuar njëshet, dhjetëshet...
Veprimtaria ii
Nxënësit përqëndrohen në fletoren e punës faqe 67. Të gjejmë duke numëruar shigjeta sipas drejtimeve.
Emërtojmë shigjetat me drejtim para. I ngjyrosim shigjetat me drejtim para me vijë të kuqe. Shigjetat me drejtim
pas me ngjyrë të verdhë. Shigjetat me drejtim lart me ngjyrë blu. Shigjetat me drejtim poshtë u
ngjyrosën me ngjyrë të verdhë. Sa është numri i shigjetave gjithsej? Janë gjithsej 23 shigjeta. Si i gjetët?
Duke i numëruar. Nxënësit plotësojnë tabelën e mëposhtme:

Me nga 1 1; 2; 3; 4; 5; 6; 7; 8; 9; 10; 11; 12; 13; 14; 15; 16; 17; 18; 19; 20; 21; 22; 23.
Me nga 2 2; 4; 6; 8; 10; 12; 14; 16; 18; 20; 22; +1 = 23
Me nga 5 5; 10; 15; 20 + 3 = 23
Me nga 10 10; 20 + 3 = 23
Unë numërova 23 shigjeta. Nxënësit mund t’i mbledhin sipas ngjyrave dhe llojit të tyre. P.sh.:
Shigjeta para, 6 copë + shigjeta prapa, 6 copë + shigjeta poshtë, 6 copë + 5 shigjeta lart = 23
Në këtë mënyrë veprohet edhe me rreshtat m, duke i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme dhe më pas duke
numëruar me nga 2; 5; 10. Në fund gjejmë shumën sipas ngjyrave. P.sh:
15 + 14 + 13 +10 = 52 52 = 5 dhj. 2 nj.
- A mund të numërojmë nga numri 52 deri në numrin 0?
Nxënësit numërojnë zinxhirë së prapthi duke thënë secili nga një numër.
Veprimtaria iii
Organizohet loja: Deri në 100 dhe anasjelltas. Loja luhet me 2 ose 4 lojtarë. Çfarë duhet?
Tabela e lojës faqe 27, nga një petëz për çdo lojtar, një zar me numrat nga 1 deri në 6, tabela me 100 numra.
Si të luani? Ndiq udhëzimet në fletoren e lojërave në faqen 23. Fitues është lojtari që arrin i pari te
kutia: “Mbarimi”.
Vlerësimi:

Detyrë: Krijo vargje rritëse e zvogëluese me nga 10, 20, 50.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 3
tema mësimore: 2a. Veprimet kryesore 12.2 Situata e të nxënit:
krahasimi dhe renditja e numrave. Manipulime dhe loja me numra.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç: krahasimi, më i madh, më i vogël, më
matematikore, sipas temës mësimore: pak se, më
• përdor simbolet për krahasimin e numrave shumë se, shenja, simbole, numra dyshifrorë,
dyshifrorë; shufra, kube, rendit.
• kombinon etiketat me numra në krahasim
dhe në renditjen e tyre;
•identifikon numrat nëpërmjet lojës.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti shkollor f. 34, etiketa me numra nga 1 - 9, Gjuha dhe komunikimi, artet.
fletë A4 me numrat nga 0 - 100, etiketa me shenjat
>; <, gërshërë, lapsa, Kompleti me shufra dhe kube.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, Punë individuale, punë në grup; Lojë me numra.
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Nxënësit pajisen me fletë A4 me 100 numra. Atyre u kërkohet të përqendrohen te numrat 37 dhe 63.
Këto numra duhet të ngjyrosen nga nxënësit. Nxënësit në dyshe do të paraqesin këto numra me shufra
dhe kube. Njëri nxënës vendos numrin 37 dhe tjetri 63 Pyeten nxënësit:
- Cili numër është më i vogël? (37).
Numri 37 është më i vogël, sepse ka 3 dhjetëshe më pak, se numri 63, që ka 6 dhjetëshe. Ose numri 63
është më i madh se numri 37, sepse ai ka 3 dhjetëshe më shumë, se numri 37. Në këtë mënyrë nxënësit
do të punojnë në dyshe me numrat 35 me 48, 69 me 83 e tjerë. Në krahasimin e numrave do të përdoren
fjalët më pak se, më shumë se, më i vogël se, më i madh se. Mësuesi paraqet në klasë etiketat me
simbolet >; <. Këto janë dy simbole që do të zëvendësojnë fjalët e mësipërme. Këto dy shenja duhet të
mbahen mend nga nxënësit dhe të mos i ngatërrojnë. Mësuesit duhet të kuptojnë, se nxënësit megjithëse
e dinë se cili nga dy numrat është më i madh, ato ngatërrojnë shenjën. Nxënësve do të duhet t’u thuhet
se shenjat
janë si gojë peshku që duan të hanë diçka dhe goja e peshkut hapet nga numri më i madh. P.sh: 63 > 37.
Në këtë mënyrë nxënësit krahasojnë numra të tjerë në fletën A4 me 100 katrorë në formën e lojës stafetë.
Veprimtaria ii
Hapet teksti dhe nxënësit njihen me materialin e dhënë me numrat dhe etiketat me shenjat >; <. Nxënësit në
fletore do të shkruajnë krahasimin e numrave njëshifrorë dhe më pas ato dyshifrorë, sipas etiketave më poshtë:

> 8 9 7 9 8 7
2 > 2

7 6 < 2 4 < 7 5
Në përfundim të punës nxënësit do të këmbejnë fletoret e tyre dhe do të krahasojnë e vlerësojnë punën e bërë.
Veprimtaria iii
Veprimtaria do të organizohet në grupe me nga 6 nxënës. Secili nxënës do të ketë etiketa me numra nga
1 -9, si dhe etiketat me simbolet >; <. Njëri nga nxënësit caktohet lider i grupit. Lideri zgjedh një numër
dyshifrorë në fletën A4 me 100 katrorë. Nxënësit e tjerë bëjnë pyetje enigmë me radhë:
- A është numër më i madh se 20?
- A ka 4 dhjetëshe? A është më pak se 70?
- A është më i vogël se 80? A ndodhet midis 80-ës dhe 90-ës? - Mos është numri 85?
Lideri përgjigjet vetëm me po ose jo. Nxënësi që identifikon numrin e saktë do të bëhet lider. Loja përsëritet
disa herë edhe me numra më shumë se 100. Në vazhdimësi kalohet te fletorja e punës në faqen nr. 68,
në të cilën nxënësit do të vendosin numrat dyshifrorë për të vërtetuar mosbarazimin.
Vlerësimi

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 4


tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra
13.1 Vlerësimi
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Parashikimi, vlerësimi, numërimi me nga 2, me nga
- grupon në dyshe, pesëshe, dhjetëshe për të 5, me nga 10
numëruar disa objekte;
- arsyeton për numrin e objekteve duke i grupuar
në grupe;
- krahason numrin e objekteve të parashikuara
me numrin e objekteve të numëruara
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:Gjuhët dhe komunikimi,
Teksti i nxënësit faqe 35, fletore pune faqe 69, 70 artet
njohuritë paraprake të nxënësit për numrat deri në
100, objekte të tilla si: fara , fasule, rruaza, kopsa të
vogla , kokrra orizi, etiketa me numra

Detyrë: Fleta e punës faqe 68. Jepet pjesa e dytë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; Këmbejmë rolet; Hulumtim i përbashkët; Punë individuale, punë në grup,
punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit do të punojnë në grup. Në secilin grup janë vendosur 4 pjata me 10, 20, 50, 100 dhe etiketat me
numrat 10, 20, 50, 100.
Nxënësit do të përcaktojnë pa numëruar numrin e objekteve që janë në pjata dhe do të vendosin etiketat
përkatëse.
Nxënësit do të vlerësojnë numrin e objekteve në pjata duke i grupuar në grupe me nga 2, 5, 10 elemente.
Krahasojnë numrin e objekteve të parashikuara me numrin e objekteve në pjata, p.sh.:
Parashikimi = 12
Të numëruara = 10
Nxjerrin përfundimin që duke përdorur secilën nga mënyrat e grupimit numri i objekteve del i njëjtë.
Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë në dyshe.
Vendosin objekte të ndryshme në tavolinë. Përcaktojnë numrin e elementeve në fillim përafërsisht dhe më
pas i numërojnë.
Njëri nxënës shkruan numrin e elementeve përafërsisht dhe nxënësi tjetër i numëron duke i grupuar 2 e nga
2, 5 e nga 5 ose 10 e nga 10.
Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet.
Kontrollojnë e diskutojnë detyrën në dyshe.
Diskutojnë me gjithë klasën se çfarë vënë re?
Si e gjetet numrin e përgjithshëm?
Nxënësit tregojnë mënyrat që kanë përdorur.

Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në tekst. Gjejnë përafërsisht sa pika të mëdha dhe të vogla janë në figurë.
Vendosin nga një kokërr orizi në çdo pikë të madhe. Pastaj gjejnë numrin e pikave të mëdha, duke
numëruar kokrrat e orizit duke i grupuar 2 e nga 2, 5 e nga 5 ose 10 e nga 10. Në të njëjtën mënyrë
veprohet edhe për numrin e pikave të vogla.
Vlerësimi:

Detyrë: Fletore pune faqe 69, 70.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 5


tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra
14.1. Formimi i njëzetës.
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Faktet e mbledhjes për numrin 20, numra dyshifrorë,
- përcakton çiftet e numrave që e kanë shumën numra njëshifrorë
20;

- arsyeton para grupit mënyrën e plotësimit të


fakteve të mbledhjes.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 36, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet
nxënësit për numrat deri në 20, etiketa me numra
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; Hulumtim i përbashkët; Dil rrotull, fol rrotull punë individuale, punë në grup,
punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit punojnë në dyshe. Secili nga nxënësit shkruan numrat nga 0 në 20 në fletë të vogla me të njëjtën
ngjyrë dhe nxënësi tjetër i shkruan në fletë me ngjyrë tjetër.
Nxënësit bashkojnë fletët e njërës ngjyrë me ato të ngjyrës tjetër për të formuar numrin 20, duke zbuluar të
gjitha çiftet e numrave që e kanë shumën 20.
Veprimtaria ii
Nxënësit do të bëjnë një garë me shokun ose shoqen e bankës, duke gjetur për 30 sekonda sa çifte
numrash e kanë shumën 20.
Shkruajnë në një fletë çifte numrash e kanë shumën 20. P.sh.:

20 20 20

11 9 12 8 13 7

Kontrollojnë detyrën në dyshe dhe gjejnë se cilat çifte numrash kanë harruar.
E përsëritin këtë veprim derisa për 30 sekonda të kenë gjetur të gjitha çiftet e numrave që e kanë shumën
20.
Veprimtaria iii
Zhvillohet veprimtaria “Dil rrotull, fol rrotull”
Kërkohet nga njëri nxënës të mendojnë një numër nga 1 deri në 20. Nxënësi tjetër duhet të thotë shpejt një
numër tjetër, që shuma e tyre të jetë 20.
Nxënësit ecin rrotull në hapësirën e klasës derisa mësuesi/ja të përplasë duart një herë. Ato ndalojnë dhe
flasin me personin ngjitur duke formuar çiftet e numrave që e kanë shumën 20.
Pas rreth një minute, mësuesi/ja përplas shuplakat dy herë. Të gjithë duhet të fillojnë të ecin përsëri.
Përsëritet veprimtaria tri herë dhe më pas nxënësit ulen.
U kërkohet disa nxënësve të thonë çiftet e numrave që e kanë shumën 20 para klasës.
Mësuesi/ja shkruan në tabelë shumën e çifteve të numrave që formojnë 20.

20 + 0 = 20 14 + 6 = 20
19 + 1 = 20 13 + 7 = 20
18 + 2 = 20 12 + 8 =20
17 + 3 = 20 11 + 9 =20
16 + 4 = 20 10 +10 =20
15 + 5 = 20
Vlerësimi:
Detyrë: Shkruajnë faktet e mbledhjes për numrin 20.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 6


tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Formimi Situata e të nxënit: Lojë me numra
i 20.
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Faktet e mbledhjes për numrin 20, numra dyshifrorë,
- përcakton çiftet e numrave që e kanë shumën numra njëshifrorë
20;
- arsyeton para grupit mënyrën e plotësimit të
fakteve të mbledhjes.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletore pune faqe 71, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet
nxënësit
për numrat deri në 20, objekte të tilla si: fara , fasule,
rruaza, kopsa të vogla, etiketa me numra

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit punojnë në dyshe. Njëri nxënës nxjerr një numër objektesh që ka sjellë në klasë (fara , fasule,
rruaza, kopsa të vogla) nga 1 në 20. Nxënësi tjetër plotëson me objektet e tij shumën 20. Vazhdon
veprimtaria duke këmbyer rolet.

Veprimtaria ii
Nxënësit punojnë faqen 71 të fletores së punës. Do të gjejnë të gjitha çiftet e numrave që e kanë shumën
20, duke i qarkuar në tabelën me numra të paraqitur në tekst.
Numrat duhet të jenë pranë njëri-tjetrit.

20 6 13 7 0 5 20 2 14 17
11 0 12 3 10 15 17 1 6 3
12 17 8 16 5 10 20 3 17 7
8 2 12 4 7 19 10 16 5 13

Qarkohen në këtë mënyrë edhe çiftet e tjera të numrave që janë në tabelën e dhënë në tekst.

Veprimtaria iii
U kërkohet disa nxënësve të thonë çiftet e numrave që e kanë shumën 20.
Nxënësit shkruajnë nxënësit në fletore shumën e çifteve të numrave që formojnë 20.
13 + 7 = 20 12 + 8 = 20 3 + 17 =20
15 + 5 = 20 8 +12 = 20 7 + 13 =20
14 + 6 = 20 16 + 4 = 20 17 + 3 =20

Në këtë mënyrë vazhdon edhe shkrimi i barazimeve të tjera që dalin nga tabela.
Kontrollohet e diskutohet detyra në dyshe.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e çifteve të numrave që e
kanë shumën 20, si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për arsyetimin para grupit mënyrën e plotësimit të
fakteve të mbledhjes. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Krijoni një situatë problemore që lidhet me veprimin 13 + 7 = 20

Shikoni faqen 71 të fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 7
tema mësimore: 2a. Veprimet kryesore 14.2 Situata e të nxënit:
- Dyfishi. Manipulime dhe lojë me numra.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Dyfishim me 2; 5; 10, bosht numerik, llogaritje,
• rendit numrat sipas rendit rritës dhe zbritës; përgjysmimi e kundërta e dyfishimit.
• dyfishon numrat në boshtin numerik nga 0 -100;
• krijon situata të ndryshme problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti shkollor f.. 37, bosht numerik, fletë A4 me Gjuha dhe komunikimi, artet.
numra 0 - 50 dhe deri 100, linja e dyfishit fotokopje,
version i zmadhuar i boshtit numerik. Njohuritë
paraprake të nxënësit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto; Punë individuale, punë në grup; Lojë.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtaria fillon me lojën stafetë. Nxënësit njihen me rregullat e lojës sipas kërkesave të dhëna. Nxënësit
ndahen në 4 grupe me nga 8 nxënës.
Grupi 1: Shkruan nga numri 18 me + 2.
Grupi 2: Shkruan nga numri 47 me – 2.
Grupi 3: Shkruan nga numri i dhënë me + 10.
Grupi 4: shkruan nga numri i dhënë me – 10.
Në përfundim të kohës liderët e grupeve do të raportojnë për rezultatet para klasës. Në këtë mënyrë
nxënësit kontrollojnë veten, shokët e grupit dhe vetëvlerësohen.

Veprimtaria ii
Mësuesi/ja prezanton temën e mësimit: Dyfishimi. Kërkohet nga nxënësit të shpjegojnë se si e kuptojnë
fjalën dyfishim. Mendimet e nxënësve janë të ndryshme. Nxënësi 1: Shumëzim me 2. Nxënësi 2: mbledhim
numrin e dhënë me veten. P.sh.: 12 + 12.
Hapet teksti dhe nxënësit plotësojnë boshtin e parë numerik, duke vendosur sipër boshtit dyfishin e 10; 20;
30; 40; 50.
Mësuesi/ja pyet:
- Në rastin e dytë çfarë do të plotësojmë në bosht?
Në fillim vendoset vargu i numrave me 10-she të plota dhe sipër boshtit do të vendosen këto numra, por të
dyfishuar. P.sh.: 100-ta është dyfishi i 50-ës, 120-ta është dyfishi i 60-ës. Në boshtin e tretë do të
dyfishohen
numrat e dhënë nga 0-20, duke plotësuar dyfishin e numrave. Sa është dyfishi i 6-ës? A është e njëjtë me
shumën 6 + 6?
- Si mund të dyfishojmë 20-ën?
Tërhiqet vëmendja e nxënësve:
- Dyfishi i 2-shit është 4, po dyfishi i dy 10-ve është 4 dhjetëshe?
- Po dyfishi i 15-ës sa është?
Nxënësit japin mendime të ndryshme.
15 = 10 + 5; dyfishi i dhjetës është 2 dhjetëshe, dyfishi i 5-ës është 10-ta, atëherë dyfishi i 15 është 2
dhjetëshe + 1 dhjetëshe = 3 dhjetëshe ose 30. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të mendojnë, se si mund të
gjendet dyfishi i 16-ës, që është një më shumë se 15-ta. Nxënësve u shpjegohet, se ne tani e dimë se
dyfishi
i 15-ës është 30-ta. Dyfishi i 16-ës , që është një më shumë se 15-ta do të gjendet duke gjetur dyfishin e
numrit një, që është 2-shi dhe këtë vlerë do ta shtojmë tek dyfishi i 15-ës. P.sh: dyfishi i 16-ës = 30 + 2 =
32; dyfishi i 17-ës = 30 + 4 = 34.
Nxënësve u jepet të gjejnë edhe dyfishin e numrit 14, që është një më pak se 15-ta. Edhe në këtë rast
veprohet njësoj, gjendet dyfishi i 15-ës dhe i zbritet dyfishi i njëshit, që është 2.
P.sh.: 30 – 2 = 28. Pra, dyfishi i 14-ës është 28. Në këtë mënyrë veprohet për të gjetur dyfishin e numrave të
tjerë. Në përfundim të punës nxënësve u bëhen pyetje të tilla si:
-Cilin numër duhet të dyfishojmë që të marrim numrin 20; 14; 30; 10?
Nxënësit duhet të përgjigjen se për të marrë numrin 20, duhet të dyfishojmë numrin 10.
-Cila është e kundërta e dyfishimit? (përgjysmimi i numrit).
-Çfarë numri marrim nga përgjysmimi i 12? Nxënësit përgjigjen: Marrim numrin 6.
Veprimtaria iii
Mësuesi/ja krijon situata problemore duke përdorur dyfishimin e numrave. P.sh.: Era çdo ditë merr në shkollë

nga një mollë për ta ngrënë në pushim. Në fund të javës ajo shkoi në dyqan dhe bleu mollë për dy javët e
ardhshme. Sa mollë bleu Era? Ose një tjetër situatë problemore: Ani preu 13 yje për zbukurim. Ndërsa Noeli
preu dyfishin e yjeve të Anit. Sa yje preu Noeli? Nxiten nxënësit të krijojnë vetë situata të tilla problemore. Në
fund bëhet diskutimi dhe vlerësimi në dyshe dhe me të gjithë klasën.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punën në grupe në lidhje
me renditjen e numrave në rendin rritës e zbritës duke i shtuar e i hequr numrave të dhënë me (+; - ;).
Vlerësohen nxënësit për dyfishimin e numrave në boshtin numerik të njësheve dhe të dhjetësheve deri në
100, për krijimin e situatave problemore nga jeta reale,vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Shikoni faqen 68 te fletorja e punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 8
tema mësimore: 2a. Veprimet kryesore Dyfishi. Situata e të nxënit:
Manipulime dhe loja me numra.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç: dyfishim, përgjysmimi e kundërta e
matematikore, sipas temës mësimore: dyfishimit, numra tek, numra çift, shumëfisha të
• dyfishon numrat në boshtin numerik; dyshit, pesës, 10-ës, diagrami i Venit, diagrami
Karrollit.
• hulumton dhe plotëson diagramet;
• shpjegon mënyrat e klasifikimit të numrave.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune f. nr. 72, Fletë A4 me diagram Veni dhe Gjuha dhe komunikimi, artet.
diagram Korrol, boshti numerik me numra të dhënë,
njohuritë paraprake të nxënësit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Loja stafetë; Mendo / krijo dyshe / diskuto; punë individuale, punë në grup; hulumtim i përbashkët, diskutim
idesh.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Veprimtaria fillon me lojën stafetë, ku nxënësit të ndarë në grupe do të plotësojnë boshtet numerike, duke
vendosur mbi numrat e dhënë dyfishin dhe përgjysmimin e tyre. Në çdo grup numrat do të jenë të ndryshëm.
Grupi 1: numrat në boshtin numerik do të jenë: 16; 17; 18; 19; 20; 21. Këta numra do të dyfishohen.
Grupi 2: numrat në boshtin numerik do të jenë: 1; 3; 5; 7; 9; 11.
Grupi 3: numrat në boshtin numerik do të jenë: 10; 11; 12; 13; 14; 15.
Grupi 4: numrat në boshtin numerik do të jenë: 2; 4; 6; 8; 10; 12. Këta numra do të përgjysmohen
Grupi 5: numrat në boshtin numerik do të jenë: 12; 14; 16; 18; 20; 22. Nxënësit pasojnë fletën njëri-tjetrit
dhe në fund lideri prezanton rezultatet e dyfishimit ose të përgjysmimit të numrave. Fitues është grupi që
nuk ka asnjë gabim.
Veprimtaria ii
Nxënësit kujtojnë llojet e diagrameve të mësuara në klasën e parë.
- Çfarë na kujton diagrami i Venit?
- Po diagrami i Karrolit?
Mësuesi/ja vizaton në tabelë modelin e dy diagrameve të mësipërme. Mësuesi/ja pyet:
- Në diagramin e Venit, çfarë ju kujton pjesa e përbashkët?
Hapet fl etorja e punës në faqen nr. 72. Nxënësit përqendrohen te kërkesa:
- Plotëso me numra deri në 100. Nxënësit në diagramin e Venit do të klasifi kojnë numrat si
shumëfi sha të 5-ës dhe shumëfi sha të 10-ës. Kërkohet nga nxënësit të shpjegojnë:
- Çfarë kuptojnë me shumëfi sha të 5-ës dhe të 10-ës?
Nxënësit përgjigjen: Shumëfi sha të 5-ës ose të 10-ës janë ato numra që përftohen nga mbledhja e
përsëritur ose duke i shumëzuar me 2; 3; 4; 5; 6; 7… e të tjerë. Pas hulumtimit dhe plotësimit të diagramit
të parë
mësuesi/ja pyet:
Pse disa numra ndodhen në të dy qarqet e diagramit të Venit?
- P.sh.: shikoni numrat 10; 20; 30; 40; më poshtë në diagramin e Venit.
Nxënësit përgjigjen: Sepse numrat 10; 20; 30; janë edhe shumëfi sha të 5-ës edhe shumëfi sha të 10-ës.

Shumëfisha të 5 ës
-

Shumëfisha të 10- ës

5; 15; 25 10; 20; 30; 40

Në këtë mënyrë veprohet edhe me shumëfi shat e 2-shit dhe të 4-ës.


Veprimtaria iii
Nxënësit në grupe do të pajisen me nga një fl etë A4 me diagramin e Karrolit. Sipas kërkesës, nxënësit do të
plotësojnë diagramin e Karrolit me numrat nga 1 -20.

Numrat tek Numrat çift

Më pak se 10
1; 3; 5; 9; 7; 9. 2; 4; 6; 8.

Më shumë se 10 11; 13; 15; 17; 10; 12; 14; 16;


19. 18; 20.

Nxënësit do të diskutojnë dhe kontrollojnë punën e bërë. Bëhet vlerësimi i secilit grup dhe shpallet fi tuesi.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punën në grupe

Plotësimi i diagramit të Venit me shumëfi sha të treshit dhe të gjashtës deri në numrin 50. në lidhje me
renditjen e numrave duke i dyfi shuar ose duke i përgjysmuar. Vlerësohen nxënësit për klasifi kimin e
numrave sipas cilësive shumëfi shimi i tyre, numrat çift dhe tek, njëshifrorë, shumëshifrorë dhe vendosja
e tyre në diagramin e Venit dhe të Karrollit. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe
në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Plotësimi i diagramit të Venit me shumëfi sha të treshit dhe të gjashtës deri në numrin 50.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 9
tema mësimore: 2a. Veprimet kryesore 14.3. Situata e të nxënit:
renditja e numrave. Loja me numrat.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç: shumëfishi, renditje, numra tek,
sipas temës mësimore: numra çift, bën pjesë, nuk bën pjesë, cilësi të
• identifikon bashkësitë e numrave sipas cilësisë së tyre; përbashkëta
• plotëson me numra diagramin e Venit dhe diagramin
Karrol sipas cilësisë së tyre;
• përdor numrat në lojë dhe në situata problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit f. 38, fletë A4 me diagram Veni dhe Gjuha dhe komunikimi, artet.
diagram Korrol, fletë A4 me numrat nga 0 - 100, etiketa
më numra, njohuritë paraprake të nxënësit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hulumtim i përbashkët; Mendo / krijo dyshe / diskuto; Punë individuale, punë në grup, lojë, stuhi
mendimesh.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Hapet teksti dhe nxënësit njihen me titullin e mësimit në faqen 38. Pyeten nxënësit:
- Cili numër nuk është në vendin e duhur: 7-ta; 25-sa, apo 60-ta?
Nxënësit kujtojnë se çfarë kanë mësuar. Ato mendojnë për cilësitë e këtyre numrave: Numra tek, numra
çift, shumëfisha të 2-shit, shumëfisha të 5 -ës apo shumëfisha të 10-ës. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin
nxënësit dalin në përfundim se numri 7, nuk është pjesë e grupit të numrave. Mësuesi/ja kërkon nga
nxënësit:
- Pse 7-ta nuk është pjesë e grupit?
Nxënësit përgjigjen: Nuk është shumëfish i 2-shit, nuk është shumëfish i 5 -ës, nuk është shumëfish i
10 -ës. 7 -ta është vetëm numër tek, por që nuk ka ndonjë cilësi tjetër të përbashkët me numrat e tjerë.
Përqendrohen nxënësit te bashkësia me shumëkëndësha, si në figurën më poshtë:

- Pse rrethi nuk bën pjesë në këtë bashkësi?


Nxënësit përgjigjen: Rrethi nuk është shumëkëndësh, ai nuk ka kënde. Nxënësve u kërkohet të tregojnë
shembuj të tjerë nga jeta e tyre reale, duke veçuar elementet ose objektet që nuk bëjnë pjesë në
bashkësinë përkatëse. P.sh.: Është dhënë bashkësia me elementet: {2; 4; 6; 8; 10; 13; 11. }. Nxënësit do
të gjejnë çfarë cilësish të përbashkëta kanë këto numra dhe do të ndërtojnë diagramin e Venit. Nxënësit
tregojnë se disa nga këto numra janë shumëfisha të 2-shit.
- Cilët numra nuk bëjnë pjesë në këtë grupim? (13; 11).

Veprimtaria ii
Nxënësit pajisen nxënësit me fletën A4 , në të cilën është vizatuar diagrami i Venit. Nxënësve u kërkohet të
plotësojnë këtë diagram me numrat 5; 20; 25; 30; 10; 15; 40; 23; 11; 6.
Shumëfisha të 5-ës shumëfisha të 10

5; 15; 25 10; 20; 30; 40

23; 11; 6
Diskutohet me nxënësit se cilët numra janë shumëfisha të 5-ës, po shumëfisha të 10-ës? Cilët numra nuk u
vendosën në diagramin e Venit. Nxënësit përgjigjen: Numrat 23; 11; 6.
Numrat e mësipërm nxënësit do t’i vendosin në diagramin Karrol si më poshtë:
Shumëfisha të 5-ës Shumëfisha të 10-ës
5; 15; 25 10; 20; 30; 40;
Edhe në diagramin Karrol numrat 23; 11; dhe 6, nuk bëjnë pjesë në bashkësinë e numrave të tjerë, pasi
ato nuk kanë ndonjë cilësi të përbashkët me ato. E vetmja cilësi e përbashkët e tyre është, se ato mund të
ndahen në numra tek dhe çift.

Veprimtaria iii
Mësuesi/ja pyet nxënësit:
- Kujtoni çfarë kemi mësuar për numrat deri tani!
Nxënësit përgjigjen dhe mësuesi mendimet e tyre i shënon në diagram.
Tek Çift

NjëshifrorëShumëfisha të një numri


Çfarë di rreth numrave?
Disa shifrorëNumra të rastësishëm

Mësuesi/ja paraqet para nxënësve një kuti kartoni me shënimin “Fut shumëfisha”. Brenda saj është vendosur
numri 7. Pyeten nxënësit:
- Në qoftë se 7-ta ndodhet në kuti, po numri 4, mund të futet në kuti?
Përgjigjet e nxënësve duhet të jenë jo, sepse numri 4, nuk është shumëfish i 7-ës.
- Cilët numra mund të futen?
Veprimtaria zhvillohet më tej, kur në kuti vendosen më shumë se një numër. P.sh: Në kuti janë vendosur
numrat 7; 21; 28. Nxënësve u kërkohet nëse mund të futim numrin 47 në kuti, Nxënësit përgjigjen: Jo. Po
numrin 35? Përgjigja do të ishte, që në kuti mund të futim numrin 35, sepse ai është shumëfish i numrit 7.
Numrin 47, nuk mund ta futim në kuti, pasi ai është një numër i rastësishëm dhe nuk është shumëfish i
numrit 7.

Veprimtaria iV
Në këtë veprimtari do të zhvillohet loja me dy lojtarë. Secili lojtar do të marrë nga tri karta të përmbysura,
në të cilat janë shënuar numrat, që janë shumëfisha të 5-ës. Lojtari i parë hedh kartat në tavolinë dhe bën
mbledhjen e numrave të shënuar në kartë. P.sh.: Kartat ishin me numrat 35; 25; 5, bëhet mbledhja e
këtyre numrave, që është 65. Ndërsa lojtari i dytë pasi hapi kartat, pa se ai kishte numrat 10; 20; 15, që
shuma e tyre është 45. Në këtë rast fiton lojtari i parë me 65 pikë. Loja përsëritet tri herë dhe mblidhen
pikët. Fiton lojtari, që ka mbledhur më shumë pikë. Në fund bëhet vlerësimi dhe nxirren përfundimet.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për bashkëpunimin në
dyshe e në lidhje me vetitë e numrave. Vlerësohen nxënësit për klasifikimin e numrave sipas cilësive
shumëfishimi i tyre, numrat çift dhe tek, njëshifrorë, shumëshifrorë dhe vendosja e tyre në diagramin e
Venit dhe të Karrollit, për saktësinë e mbledhjes së numrave gjatë lojë. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 10
tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra
Gjej shumën. Fletore pune faqe 73
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: mbledhje, shuma, numra
matematikore sipas temës mësimore: dyshifrorë, numra njëshifrorë
- mbledhin një numër dyshifrorë me një numër
njëshifrorë;
- përdor strategji të ndryshme për të kryer
veprime të thjeshta me mend.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe 73, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet
nxënësit për mbledhjen e një numri dyshifrorë me
një numër njëshifrorë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; Teknika “tryezë rrethore”; Hulumtim i përbashkët; Punë individuale, punë në
grup, punë në dyshe
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Zhvillohet veprimtaria me teknikën “Tryeza rrethore”. Në këtë teknikë një letër dhe një laps pasohen
sistematikisht rreth një grupi të vogël të ulur në formë rrethore. Ata do të shkruajnë një varg numrash
duke shtuar 10.
Një nxënës shkruan 7 me një ngjyrë, ia pason fletën shokut në të majtë, i cili shkruan 17, më pas e pason
fletën te tjetri që shkruan 27. Vazhdon veprimtaria derisa të plotësohen të gjitha kufizat e vargut deri te
97. Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit kufizat e vargut.
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në grupet e tjera, ku krijon vargje numerike duke filluar nga 4, 5, 6, 8.
Veprimtaria ii
Diskutojmë me nxënësit për mënyrën se si do të kryejmë mbledhjen e një numri dyshifror me një numër
njëshifrorë.
Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve.
- Sa bëhet 38 po t’i shtojmë 10? (38 + 10 = 48)

- Po nëse duhet t’i shtojmë 9, si mendoni se mund të veprojmë?


Pasi marrim sugjerime nga klasa nxjerrim përfundimin:
Ne e dimë që 9 + 1 bëjnë 10, kështu nëse do t’i shtojmë 10 kemi shtuar 1 më shumë se 9, që do ta heqim në
fund, atëherë 38 + 10 = 48 , 48 - 1 = 47 pra 38 + 9 = 47.
Një mënyrë tjetër që nxënësit mund të sugjerojnë, është duke mbledhur njëshet dhe më pas ua shtojnë
dhjetësheve.
9 + 8 = 17, 30 + 17 = 47, pra 38 + 9 = 47
Nxënësit mund të përdorin mënyra të ndryshme për të kryer veprimet. Kjo varet edhe nga numrat që
mblidhen, p.sh. 22 + 5
5 + 2 bëjnë 7, 20 + 7 = 27 kështu që 22 + 5 = 27.
Nxënësit mund të përdorin mënyrën që u duket më e lehtë për të kryer veprimin.
Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë faqen 73 të fletores së punës.
Do të shkruajnë të gjitha mbledhjet e dhëna në yllin e mbledhjes në faqen 73.
98 + 9 98 + 10 = 108, 108 – 1 = 107
75 + 4 5 + 4 = 9, 70 + 9 = 79
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për rastet e tjera.
Pasi secili nga nxënësit ka bërë gjetjen e shumës, duke përdorur mënyrën që e ka më të lehtë,
krahasohen përfundimet me njëri-tjetrin.
Pra, kontrollohet e diskutohet detyra në dyshe.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me mbledhjen e një numri dyshifror me një
numër njëshifror, si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për strategjitë e ndryshme që përdor për të kryer
veprime të thjeshta me mend. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Gjeni shumën:
87 + 9 = 67 + 2 = 75 + 3 =
94 + 8 =
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë tema mësimore: Situata e të nxënit: Lojë me numra
2A Veprimet kryesore. Gjej ndryshesën. Fletore pune, faqe 74
rezultatet e te nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyç: zbritja, ndryshesa, numra dyshifrorë,
sipas temës mësimore: numra njëshifrorë
- zbresin një numër dyshifrorë me një numër njëshifrorë;
- përdor strategji të ndryshme për të kryer veprime të
thjeshta me mend.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletore pune faqe 74, njohuritë paraprake të nxënësit për zbritjen e Gjuhët dhe komunikimi, artet
një numri dyshifrorë me një numër njëshifrorë Klasa II Mësimi 11
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Teknika “tryezë rrethore”; Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; Hulumtim i përbashkët; Punë individuale, punë në grup,
punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Zhvillohet veprimtaria me teknikën “Tryeza rrethore”. Në këtë teknikë, një letër dhe një laps pasohen
sistematikisht rreth një grupi të vogël të ulur në formë rrethore. Ata do të shkruajnë një varg numrash duke
zbritur 10.
Një nxënës shkruan 96 me një ngjyrë, ia pason fletën shokut në të majtë, i cili shkruan 86. Më pas e pason
fletën te tjetri që shkruan 76. Vazhdon veprimtaria derisa të plotësohen të gjitha kufizat e vargut deri te 6.
Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit kufizat e vargut.

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në grupet e tjera, ku krijojnë vargje numerike duke filluar nga 94, 95, 97,
98.
Veprimtaria ii
Diskutohet me nxënësit për mënyrën se si do të kryejnë zbritjen e një numri dyshifror me një numër njëshifror.
Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve.
- Nëse duhet të zbresim 9 nga 38 si mendoni se mund të veprojmë?
Pasi marrim sugjerime nga klasa, nxirren përfundimet:
Ne e dimë që 9 + 1 bëjnë 10, kështu nëse do t’i heqim 10 kemi hequr 1 më shumë se 9, që do ta shtojmë në
fund, atëherë 38 - 10 = 28, 28 + 1 = 29, pra 38 - 9 = 29
Nxënësit mund të përdorin mënyra të ndryshme për të kryer veprimet. Kjo varet edhe nga numrat që zbriten,
p.sh., 29 – 7.
9 - 7 bëjnë 2, 20 + 2 = 22, kështu që 29 - 7 = 22
Nxënësit mund të përdorin mënyrën që u duket më e lehtë për të kryer veprimin.
Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë faqen 74 të fletores së punës.
Do të shkruajnë të gjitha zbritjet e dhëna në yllin e zbritjes në faqen 74, duke zbritur nga numri më i madh
numrin më të vogël.
75 - 9 75 - 10 = 65, 65 + 1 = 66 35 - 11
35 - 10 = 25, 25 - 1 = 24
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për rastet e tjera.
Pasi secili nga nxënësit ka bërë gjetjen e ndryshesës duke përdorur mënyrën që e ka më të lehtë, krahasohen
përfundimet me njëri-tjetrin.
Pra, kontrollohet e diskutohet detyra në dyshe.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me zbritjen e një numri dyshifrorë me një
numër njëshifrorë, si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për strategjitë e ndryshme që përdor për të kryer
veprime të thjeshta me mend. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje
për qëndrimi n e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Gjeni ndryshesën.
87 - 6 = 67 - 2 = 75 - 9 = 94 - 8 =
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 12
tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Situatë problemore
15.1. Gjej ndryshesën
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Mbledhje, zbritje, problemë, të dhënat, kërkesa
- krijon situata të thjeshta problemore për
veprimet e dhëna në tekst;
- përcakton lidhjet që kanë kërkesat me të
dhënat;
- bën dallimin mes veprimit të mbledhjes e
zbritjes.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe 39, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet
nxënësit për problemat
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësuesi/ja shkruan në tabelë disa shprehje për mbledhjen e zbritjen.
Nxënësit do të punojnë në grup duke i klasifikuar ato sipas veprimit që kryejnë kur i kanë në problema.
Shuma, gjithsej, më shumë se, më pak se, plus, ndryshesa, erdhën, ikën, mbetën

Mbledhja Zbritja
Shuma, gjithsej, më shumë se, erdhën më pak se, ndryshesa, ikën, mbetën
Veprimtaria ii
Secili nxënës do të krijojë një problemë që lidhet me një nga veprimet e dhëna në tekst, duke u mbështetur në
shprehjet e mësipërme.
Më pas krijon dyshe me shokun ose shoqen e bankës.
Njëri nxënës e lexon problemën, kurse nxënësi tjetër përcakton veprimin me të cilin është lidhur ajo.
Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet.
Lexohen disa nga problemat që kanë krijuar nxënësit.
Nxënësit tregojnë ndryshimin mes shprehjeve që përdoren në problemat me mbledhje e zbritje.

Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë në dyshe
Secili nxënës shkruan një ushtrim dhe krijon një problemë.
Më pas këmbejnë fletët me njëri-tjetrin dhe krijojnë një problemë, që lidhet me veprimin e kundërt. Për
shembull, nëse problema është për veprimin 18 – 6 = 12, problema e kundërt do të jetë me veprimin 12 + 6 =
18.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me krijimin e situatave problemore, për
përcaktimin e lidhjeve që kanë kërkesat me të dhënat.
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe
në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Krijoni një problemë me veprimin e zbritjes.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 13
tema mësimore: 2 a Veprimet kryesore 15.2 Situata e të nxënit:
Numrat dyshifrorë. Manipulime e lojëra me numrat dyshifrore.

rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: Etiketa, varg numrash, shton, vendvlerë e
• rendit numrat në rendin rritës dhe zbritës duke shifrave, dhjetëshe , njëshe, shuma,
shumëzuar dhe hequr dhjetëshe; mbledhorët.
• mbledh numrat dyshifrorë në mënyra të ndryshme;
• në lojën e mbledhjes hulumton për shumën e numrave.

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:


Teksti shkollor fq nr. 40, kartat me numra nga 0 -100, Gjuha dhe komunikimi, artet.
etiketa me shumë mbledhorë, shufra dhe kube, Njohuritë
paraprake të nxënësit.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Loja zinxhirë. Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë individuale, punë në çifte, lojëra të mbledhjes.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Paisen grupet e nxënësve me nga një kartë, në të cilën janë shënuar numrat 8; 16; 23; 35. Secili nxënës në
lojën stafetë do të pasojë kartën tek shoku i grupit pasi të ketë shënuar 10 më shumë në kartën, që dha shoku.
Psh: numri 23, që e ka lojtari i parë i grupit do të ja pasojë shokut duke shtuar 10, në kartë, pra bëhet
33, dhe kështu me radhë secili ja pason shokut duke shtuar nga dhjetë më shumë. Lojtari i dytë shton 10 dhe
numri bëhët 43, ja pason shokut dhe kështu me radhë karta kalon tek 6 nxënësit e grupit.
Numri 23, tek lojtari i fundit kalon nëpër shumat nga 23 –33-- 43 – 53 – 63 – 73 – 83.
Grupet që kanë në kartë numrat 86; 92; 75; 69, do të bëjnë zbritjen me nga dhjetë duke e kaluar kartën tek
shoku në zinxhirë numrat 86 - 76 - 66 - 56 - 46 - 36 - 26 ....
Veprimtaria ii
Mësuesi paraqet para klasës në tabelë numrat 25 dhe 32. Mësuesi pyet: Cila është mënyra më e mirë për t’i
mbledhur këto numra? Klasa përfshihet në diskutim: Psh; Fillojmë me numrin më të madh , duke përdorur
shufra e kube, vendosim numrat sipas vendvlerave. Mësuesi paraqet në tabelë modelin e ri të mbledhjes së
numrave i cili mund të jetë më i përshtatshëm:
32 + 25 = ( 30 + 2 ) + ( 20 + 5 )
= ( 30 + 20 ) + ( 2 + 5 )
= 50 + 7
= 57
Për nxënësit e pasigurtë ngjyrosen vendvlerat e njësheve dhe dhjetësheve. Për të përforcuar mbledhjen e
numrave dyshifrorë paraqesim në tabelë numrat 13; 32; 16; 24; 27; dhe 35. Nxënësit në çifte do të gjejnë
shumën e dy numrave duke përdorur lojën e mbledhjes me karta.
Veprimtaria iii
Hapet teksti dhe nxënësit do të njihen me rregullat e lojës, e cila do të luhet në dyshe. Secili nxënës do të ketë 4
etiketa ose 8 etiketa gjithsej. Psh: Nxënësi i parë thotë: Unë jam 85 –sa, kush është 52 + 34?
Nxënësi i dytë me kartën, që ka numrin 86 thotë: Unë jam 86 – ta , kush është 25 + 13? Që të krijohet vargu
në lojën e mbledhjes duhet të lidhim shumën në fundin e etiketës me numrin në fillim të saj. Etiketat vendosen
varg horizontalisht në tavolinë, si në lojën e dominosë.
Unë jam 38 –ta
Unë jam 85 –sa

_____________

____________
____________

Unë jam 86-

Kush është
Kush është

Kush është
+34?

+ 13?

+7?
13
52

ta

25

52 +34 = 86 25 + 13 = 38
Kështu veprojnë të gjithë nxënësit në dyshe. Në fund do të diskutohet rreth shumave dhe mbledhorëve.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punën në grupe në
lidhje me renditjen e numrave në rendin rritës e zbritës duke i shtuar e i hequr numrave të dhënë me (+10; -
10 ;). Vlerësohen nxënësit për gjetjen e saktë të shumave në lojën e mbledhjes dhe krijimin e vargut me
etiketa.Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës. Detyrë: Loja e
numrave.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 14


tema mësimore: 2 a Veprimet kryesore Numrat Situata e të nxënit:
dyshifrorë, Fp. Faqe 75; 77; 79. Manipulime e lojëra me numrat dyshifrore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Zinxhiri i letrave të mbledhjes, varg numrash
dyshifrorë, mbledhorë, shumë, situata
• mbledh numra duke luajtur lojën; problemore.
• përcakton saktë shumat e numrave;
• krijon situata problemore me numrat dyshifrorë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe 75; 77; 79, gërshërë, kapse letrash, Gjuha dhe komunikimi, artet.
fletore klase, etiketa me lojën e mbledhjes, karta me
numra 0-100, Njohuritë paraprake të nxënësit për
kuptimin e numrit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Hulumtim i përbashkët. Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë individuale, rishikim në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve Veprimtaria i

Në fillim diskutohet për lojën e mbledhjes me numrat dyshifrorë të detyrës së shtëpisë. Nxënësit do të luajnë në
dyshe. Psh: Unë jam numri 25. Kush është numri 21 + 13? Shoku i bankës përgjigjet: Unë jam 34. Kush është
18 + 20? Loja vazhdon përsëri me karta e tjera. Vazhdon loja dhe në fund bëhet diskutimi me të gjithë klasën.
Nxënësit vetëvlerësojnë punën e tyre dhe të shokëve të bërë në shtëpi.

Veprimtaria ii
Nxënësit njihen me veprimtarinë e kësaj ore mësimore. Kjo veprimtari do të shërbejë si përforcim i njohurive në
lojën e mbledhjes. Hapet fleta e punës në faqen 75; 77; 79. Në fillim nxënësit do të përcaktojnë individualisht
shumat e numrave dyshifrorë në të tre faqet e librit. Psh: Kush është 13 + 15 ? po 15 + 14 ? po
27 + 14 ? Nxënësit hulumtojnë se të gjitha shumat janë të shpërndara në të tre faqet. Veprimtaria vazhdon duke
prerë secili nxënës etiketat në secilën faqe të cilat vendosen të rreshtuara në tavolinat e tyre. Loja luhet në
dyshe. Nxënësi i parë thotë: Unë jam numri 24. Kush është 13 + 15 ? Nxënësi i dytë, pasi ka gjetur kartën me
numrin, që del si shumë e 13 + 15, thotë: Unë jam 28. Dhe lexon kartën më poshtë: Kush është
19 + 14? Në këtë mënyrë vazhdon loja zinxhirë. Kartat vendosen njëra pas tjetrës në tavolinë, si në lojën e
dominosë. Secili çift nxënësish vepron me shpejtësi dhe me kujdes për të formuar zinxhirin e letrave me gjetjen
e shumave të sakta.
Veprimtaria iii

Në përfundim të diskutimit, pas kontrollit të zinxhirit të letrave të mbledhjes të vendosura në tavolinë, nxënësit
do të shkruajnë në fletoret e klasës fjalitë numerike të lojës së mbledhjes.

13 + 15 = 28; 27 + 14 = 41; 14 + 13 = 27
15 + 14 = 29; 23 + 11 = 34; 12 + 13 = 25

Me njërën nga këto fjali numerike mund të krijohet një situatë problemore dhe të zgjidhet ajo. Psh: Nora lexoi
23 faqe të një libri në një ditë. Era lexoi 26 faqe. Sa faqe lexuan vajzat? Problema shkruhet dhe zgjidhet nga
nxënësit. Bëhet vlerësimi i punës së bërë.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punën në dyshe në lidhje
me lojën e renditjes së letrave zinxhir, sipas shumave të gjetura me numra dyshifrorë. Vlerësohen nxënësit për
hartimin e situatave problemore të jetës reale me veprimin e mbledhjes.Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e
tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Krijo një problemë me mbledhorë të numrave dyshifrorë dhe disa mbledhje të numrave dyshifrorë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi: 15
tema mësimore: 2 a Veprimet kryesore 16.1 Situata e të nxënit:
Gjej ndryshesën. Manipulime e lojra me numrat dyshifrore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Ndryshesë, diferencë, zbritje, heq, shton,
• kupton ndryshesën në formën: Sa më shumë do të problema me zbritje, më pak se, rendi zbritës.
shtojmë?;
•zbret numrat dyshifrorë me numratore dhe mjete të
ndryshme;
• gjen ndryshesën me anën e krahasimit të numrave.

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:


Tekst i nxënësit faqe nr. 41, numratore individuale, Gjuha dhe komunikimi, artet.
numratore e madhe, Flete A4, kartat e numrimit nga 0 -
100, karta me -1; +1, +2, -2, +5, -5, +10, -10, Njohuritë
paraprake të nxënësit për veprimin e zbritjes.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Stuhi mendimesh - Dil rrotull fol rrotull- Mendo / krijo dyshe / - Diskuto, punë në grup, punë individuale
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Mësuesi fton nxënësit të lëvizin në hapësirat e lira të klasës, ndërkohë shkruan pyetjen në tabelë: Çfarë
kuptojmë me fjalën ndryshesë. Në kohën kur mësuesi thotë “stop”, nxënësit do të ndalojnë dhe do të hapen
në dyshe duke këmbyer mendime rreth pyetjes. Mbas 1 – 2 minutash mësuesi thotë: Koha
mbaroi. Tani do të tregoni çfarë mësuat nga shoku rreth pyetjes në tabelë. Mendimet mësuesi i shkruan në
tabelë. Psh:
Veprimtaria ii
Hapet teksti dhe nxënësit do të njihen me modelin e dhënë në tekst. Psh, në pikën A : Rreshti i parë ka 9 yje,
rreshti i dytë ka 4 yje. Sa yje do të shtojmë në rreshtin e dytë, që të bëhen sa rreshti i parë?
Siç edhe shihet rreshti i parë ka 5 yje më shumë se rreshti i dytë. 9 – 4 = 5. Pra ndryshesa midis 9 –ës dhe 4 –
ës është 5. Rreshtit të dytë duhet t’i shtojmë edhe 5 yje, që të bëhet i barabartë me rreshtin e parë.
4 + 5 = 9. Në këtë mënyrë plotësohen dhe diskutohet edhe për detyrat B; C; Ç, D. Në fillim vendoset vija
vertikale në fund të rreshtit të shkurtër dhe pastaj kryhet veprimi i zbritjes: 10 – 6 = 4; 8 – 5 = 3; 14 – 8 = 6;
13 – 9 = 4.
Kjo veprimtari do të vazhdojë në fletën A4, në të cilën nxënësit do të vizatojnë objekte të ndryshme, si
rrethorë, trekëndorë, katrorë, lule, yje, gjethe e të tjerë. Të gjitha këto do të vendosen në dy rreshta dhe do
të gjejnë ndryshesën duke i shkruar fjalitë numerike.
Veprimtaria iii
Veprimtaria do të zhvillohet me ndihmën e numratores së madhe. Para klasës paraqitet numri 36 tek
numratorja. Nxënësit me numratoret individuale bëjnë të njëjtën gjë. Nxënësit paraqesin edhe numrin 32, në
numratoren e tyre. Mësuesi udhëzon nxënësit të ndajnë goglat e tepërta të numrit 36, në krahasim me
numrin 32. Cili numër është më i madh? Sa më i madh është dallimi? ( 4 ) Si emërtohet 4- ra? ndryshesë).
Nxënësit shkruajnë: 36 – 32 = 4. Pyetjet bëhen në forma të ndryshme. Psh: Sa më i vogël është 32 nga 36?
Për të gjetur ndryshesat veprohet në të njëjtën mënyrë. Zbritet nga 56 numri 52, nga 39 numri 37, nga 83
numri 78. Nxënësit që kanë vështirësi vazhdojnë të gjejnë ndryshesat me ndihmën e numratores dhe kartat
e numrimit -1; +1; -2; +2; -5; +5; -10; +10.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mendimet individuale në lidhje me kuptimin e ndryshesës së numrave si
dhe për pyetjet e formës “sa do ti shtojmë?, për identifikimin e ndryshesës së dy numrave të parashikuara
me numrin e objekteve të numëruara në rreshta dhe në numratore. Nxënësit vlerësojnë
njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë
orës.
Detyrë: Vizatoni disa skema me figura, për të treguar ndryshesën, shkruani disa barazime.
Shihni faqen 41 të tekstit të nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 16
tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi i rreshtimeve
17.1 Rreshtimet
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: rreshtimet, barazim, mbledhje e
matematikore sipas temës mësimore: përsëritur, situatë problemore
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit;
- vendos elementet e një bashkësie në rreshta
me numër të njëjtë elementesh;
- harton situata të thjeshta problemore me
veprimin e shumëzim.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 42, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet
nxënësit për mbledhjen, shumëzimin, objekte të
ndryshme për të krijuar rreshtime
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit kanë në tavolinë objekte të ndryshme, si: petëza, kopsa, kube, kokrra misri etj. Ata do të punojnë në
dyshe. Secila dyshe në grup do të ketë 12, 18 ose 24 objekte.
Nxënësit do t’i vendosin objektet në rreshta dhe në shtylla, që të kenë numër të njëjtë elementesh, duke
formuar një rreshtim.
Ata shpjegojnë dhe paraqesin numrin e elementeve me mbledhje ose me shumëzim. Për
shembull, për numrin 12

x x x x x x x x x
x x x x x x x x x
x x x x x x
3 rreshta me 4 objekte 4 shtylla me 3 objekte
4 objekte çdo rresht 3 objekte në çdo shtyllë
3 katra = 12 4 tresha = 12
3 • 4 = 12 4 • 3 = 12
4+ 4 + 4 = 12 3 + 3 + 3 + 3 = 12
Nxënësit përgjigjen pyetjes: - A mund ta paraqesim 12 në një rreshtim tjetër?
Nxënës të tjerë mund ta kenë paraqitur 12 objekte në një rreshtim tjetër me numër të njëjtë elementesh në
rreshta e shtylla.
Në tabelë paraqiten rreshtimet dhe barazimet nga disa dyshe nxënësish.
Nxënësit kuptojnë që një numër mund të paraqitet në mënyra të ndryshme me shumëzim ose me mbledhje të
përsëritur.
Të njëjtën veprimtari kryejnë nxënësit edhe për numrat 18 dhe 24.

Veprimtaria ii
Nxënësit vëzhgojnë rreshtimet e paraqitura në faqen 42 në tekstin e nxënësit.
Lexohen barazimet me mbledhje dhe gjejnë numrin e elementeve në rreshta e shtylla.
x x x x xx x
x x xx x x x
xx x x x x
5 + 5 + 5 + 5 = 20
4 + 4 + 4 + 4 + 4 = 20
4 · 5 = 20 5 · 4 = 20
- A mund ta paraqesim 20 në një formë tjetër?

Nxënësit në fletore paraqesin rreshtimin 2 me 10 dhe shkruajnë barazimet. x x


x x x x x x x xx x x x x x x x x x
2 + 2 + 2 + 2 + 2 + 2 + 2 + 2 + 2 + 2 = 20
10 + 10 = 20
2 · 10 = 20 10 · 2 = 20
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për rreshtimet tjera të paraqitura në tekst.

Veprimtaria iii
Hartojnë një situatë problemore për barazimin 4 · 5 = 20 Kontrollojnë e
diskutojnë detyrën në dyshe.
Lexohen disa nga situatat problemore nga nxënësit.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me vendosjen e elementeve të një bashkësie
në rreshta me numër të njëjtë elementesh, si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për përcaktimin e lidhjes mes
mbledhjes e shumëzimit, për arsyetimin në hartimin e situatave problemore me shumëzim.
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Paraqesin me rreshtim numrin 15 dhe shkruajnë barazimet me mbledhje e shumëzim për rreshtimin.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 17

tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi i rreshtimeve


Rreshtimet. Fletore pune, faqe 82.
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: rreshtimet, barazim, mbledhje e
matematikore sipas temës mësimore: përsëritur, situatë problemore
- gjen prodhimet me një faktor dy duke përdorur
rreshtimet;
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit; -
paraqet zgjidhjen e situatës problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Fletore Lidhja me fushat e tjera:
pune faqe 82, njohuritë paraprake të nxënësit për Gjuhët dhe komunikimi, artet
mbledhjen dhe shumëzimin, objekte të ndryshme
për të krijuar rreshtime

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve


Nxënësit formojnë me sende të ndryshme dy grupe me nga dy elemente.
- Sa elemente nxorët gjithsej?
2 dysha = 4 2 + 2 = 4→ 2 • 2 = 4
Kryejmë veprimtari të tilla dhe plotësojmë disa fakte shumëzimi me faktor 2:

2 • 4 = 8 2 • 3= 6 2 • 5 = 10 2 • 6 = 12 2 • 7 = 14

Veprimtaria ii
Nxënësit plotësojnë fletoren e punës në faqen 82 barazimet me mbledhje dhe me shumëzim.
1 + 1 = 2→ 2 • 1 = 2
2 + 2 = 4→ 2 • 2 = 4
3 + 3 = 6→ 2 • 3 = 6
4 + 4 = 8→ 2 • 4 = 8

Në të njëjtën mënyrë plotësojnë të gjitha barazimet deri te 2 • 10 = 20


Nxënësit këmbejnë fletët me njëri-tjetrin, kontrollojnë e diskutojnë plotësimin e detyrës Lexohen
zinxhir njëri pas tjetrit barazimet nga nxënësit.
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
- Si është përfundimi në të dyja kolonat?
- Pse është i njëjtë? (Nxënësit shpjegojnë lidhjen mes shumëzimit dhe mbledhjes)
Nxjerrim përfundimin që mbledhja e dy numrave të njëjtë është sa dyfishi i atij numri. Dyfishi është shumëzimi
i numrit me 2.

Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në grupe. Hartojnë situata të thjeshta problemore me dyfishin e numrit. Pasi e krijojnë
problemën në grup, e këmbejnë fletën me grupin ngjitur, i cili e zgjidh problemën.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin zgjidhjen e problemës.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me gjetjen e prodhimit me faktor 2, për
vizatimin e rreshtimeve, si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për arsyetimin në zgjidhjen e problemave.
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Hartojnë problemë me dyfishin e numrit.
Shikoni faqen 82 të fletores së punës
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 18

tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Situata problemore


17.2 Numërimi me nga dy, me nga pesë, me nga
dhjetë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: rreshtimet, barazim, mbledhje e
matematikore sipas temës mësimore: përsëritur, situatë problemore
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit;
- vendos elementet e një bashkësie në rreshta me
numër të njëjtë elementesh;
- paraqet zgjidhjen e situatës problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 43, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet
nxënësit për mbledhjen, shumëzimin, objekte të
ndryshme për të krijuar rreshtime.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve Veprimtaria i

Diskutojnë nxënësit në grup rreth situatave problemore.


- Sa sy ka në grupin e tyre?
- Sa duar ka në grupin e tyre?
- Sa gishta ka në grupin e tyre?
Nxënësit punojnë në grup duke argumentuar përgjigjet.
Në fillim numërojnë personat që janë në grup.
Secili ka dy sy. Më pas numërojnë në dyshe numrin e personave në grup ose dyfishojnë numrin e tyre.
Në të njëjtën mënyrë do të veprojnë për të gjetur numrin e duarve. Ata do të
argumentojnë që është i njëjtë me numrin e syve, meqë secili nxënës ka 2 duar, aq sa sy.
Për të gjetur numrin e gishtave nxënësit do të numërojnë me nga 10 ose do të shumëzojnë me 10 numrin e
nxënësve të grupit.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.

Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë në tekst për të gjetur numrin e këpucëve që janë në dyqan.
Në fillim numërojnë 2 e nga 2 dhe gjejnë sa këpucë ka në çdo shtyllë. Më pas numërojnë numrin e shtyllave.
Gjejnë numrin e këpucëve gjithsej.
5 · 10 = 50 50 + 6 = 56
Kontrollohet e diskutohet detyra me të gjithë klasën.
Gjejnë sa kuti nevojiten për të futur 68 këpucë.
Nxënësit do të punojnë në dyshe për të gjetur numrin e kutive.
Në një kuti vendosen 1 palë këpucë, pra 2 këpucë. Duke numëruar 2 nga 2 gjejnë numrin e kutive që duhen
për të futur 68 këpucë. I paraqesin me vizatim kutitë e këpucëve, duke i vendosur në formë rreshtimi.
Veprimtaria iii
Njëri nxënës vizaton disa kuti këpucësh, kurse nxënësi tjetër gjen numrin e këpucëve.
Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me vendosjen e elementeve të një bashkësie
në rreshta me numër të njëjtë elementesh si dhe për pyetjet që bëjnë për to,për përcaktimin e lidhjes mes
mbledhjes e shumëzimit, për arsyetimin në zgjidhjen e situatave problemore. Nxënësit vlerësojnë njëri-
tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Shkruajnë faktet e shumëzimit me 2.
- Shikoni faqen 43 të librit të nxënësit
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 19
tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Numërimi Situata e të nxënit: Modelim situatash problemore
me nga dy, me nga pesë, me nga dhjetë. Fletore
pune faqe 83, 84.
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: barazim, mbledhje e përsëritur, situatë problemore
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit;
- krijon vargje me numra sipas një rregulli të
dhënë;
- paraqet zgjidhjen e situatës problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletore pune faqe 83, 84, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet
nxënësit për mbledhjen, shumëzimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe,
teknika “Tryeza rrethore”
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit do të punojnë në grup.
Zhvillohet veprimtaria me teknikën “Tryeza rrethore”.
Në këtë teknikë një letër dhe një laps pasohen sistematikisht rreth një grupi të vogël të ulur në formë rrethore.
Dy grupe në klasë do të shkruajnë një varg numrash duke numëruar me nga 2.
Një nxënës shkruan 2 me një ngjyrë, ia pason fletën shokut në të majtë, i cili shkruan 4, më pas e pason fletën
te tjetri që shkruan 6. Vazhdon veprimtaria derisa të plotësohen të gjitha kufizat e vargut deri te 20.
Dy grupe të tjera do të shkruajnë një varg numrash duke numëruar me nga 5.
Një nxënës shkruan 5 me një ngjyrë, ia pason fletën shokut në të majtë, i cili shkruan 10, më pas e pason
fletën te tjetri që shkruan 15, vazhdon veprimtaria derisa të plotësohen të gjitha kufizat e vargut deri te 50.
Dy grupe të tjera do të shkruajnë një varg numrash duke numëruar me nga 10
Një nxënës shkruan 10 me një ngjyrë, ia pason fletën shokut në të majtë, i cili shkruan 20, më pas e pason
fletën te tjetri që shkruan 30. Vazhdon veprimtaria derisa të plotësohen të gjitha kufizat e vargut deri te 100.
Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit kufizat e vargut.

Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë në faqen 84 të fletores së punës, duke plotësuar tabelën e numërimit me nga 2, 5 dhe
10
Në fillim plotësojnë shtyllën e parë të tabelës duke numëruar me nga 2.
Më pas plotësojnë shtyllën e dytë të tabelës duke numëruar me nga 5.
Në fund plotësojnë shtyllën e tretë të tabelës duke numëruar me nga 10.
Shkruajnë në fletore tabelën e shumëzimit me 2, me 5 dhe me 10.
1 ·2=2 1·5=5 1 · 10 = 10

2 ·2=4 2 · 5 = 10 2 · 10 = 20

3 ·2=6 3 · 5 = 15 3 · 10 = 30

4 ·2=8 4 · 5 = 20 4 · 10 = 40

5 · 2 = 10 5 · 5 = 25 5 · 10 = 50

6 · 2 = 12 6 · 5 = 30 6 · 10 = 60

7 · 2 = 14 7 · 5 = 35 7 · 10 = 70

8 · 2 = 16 8 · 5 = 40 8 · 10 = 80

9 · 2 = 18 9 · 5 = 45 9 · 10 = 90

10 · 2 = 20 10 · 5 = 50 10 · 10 = 100

Veprimtaria iii
Nxënësit krijojnë situata problemore me vizatime. Ata do të vizatojnë grupe me nga 2, me nga 5 dhe me nga
10.
Njëri nxënës krijon një situatë problemore me vizatim, kurse nxënësi tjetër shkruan barazimin me mbledhje dhe
me shumëzim p.sh.

2 + 2 + 2 = 6 dhe 2 · 3 = 6 Vazhdon
veprimtaria duke këmbyer rolet.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me krijimin e vargjeve të numrave sipas një
rregulli të dhënë, si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për përcaktimin e lidhjes mes mbledhjes e shumëzimit, për
arsyetimin në krijimin e situatave problemore dhe në zgjidhjen e tyre. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin
gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Fletore pune faqe 83

Shihni faqen 84 të fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 20
tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim situatash problemore
17.2 Numërimi me nga dy, me nga pesë, me nga
dhjetë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: shumëzimi, mbledhje e
matematikore sipas temës mësimore: përsëritur, situatë problemore
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit;
- argumenton zgjidhjen e situatës problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i Lidhja me fushat e tjera:
nxënësit faqe 44, njohuritë paraprake të nxënësit për Gjuhët dhe komunikimi, artet
mbledhjen, shumëzimin

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve


Diskutojnë nxënësit në grup rreth situatave problemore.
- Sa gishta duarsh ka në grupin e tyre?
- Sa gishta këmbësh ka në grupin e tyre?
Nxënësit punojnë në grup duke argumentuar përgjigjet.
Të gjithë nxënësit e grupit ngrenë duart lart, duke numëruar 5 e nga 5 gishtat e secilës dorë.
Në të njëjtën mënyrë do të veprojnë për të gjetur numrin e gishtave të këmbëve. Ata
do të argumentojnë që është i njëjtë me numrin e gishtave të dorës, meqë secili nxënës ka nga 5 gishta në çdo
këmbë.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës. Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë në tekst në faqen 44 për të gjetur numrin e gishtave të duarve që janë në figurë.
Nxënësit i përgjigjen pyetjes:
- Si mund ta gjejmë numrin e gishtave?
Nxënësit japin përgjigjen duke argumentuar atë.
Numërojnë 5 e nga 5 dhe gjejnë sa gishta ka në figurë. 5, 10,
15, 20, 25, 30, 35, 40.
Nxënësit mund të numërojnë duart në figurë dhe e shumëzojnë me 5 numrin e tyre, meqë një dorë ka 5 gishta
dhe gjejnë numrin e gishtave gjithsej 5 · 8 = 40
Një mënyrë tjetër është që mund të mbledhin numrin e gishtave në secilën dorë.
5 + 5 + 5 + 5 + 5 + 5 + 5 + 5 = 40
- Si doli përfundimi në të gjitha mënyrat? Pse?
Veprimtaria iii
Nxënësit do të diskutojnë në dyshe rreth situatave problemore të paraqitura në tekst. Më
pas diskutohen me gjithë klasën përgjigjet e nxënësve.
Situata e parë problemore:
Që të shohim 60 gishta duhet të ngrihen lart 12 duar, meqë një dorë ka 5 gishta. Situata e
dytë problemore:
Nëse janë 60 gishta të duarve e këmbëve gjithsej, 30 gishta janë të duarve dhe 30 gishta janë të këmbëve.
Një njeri ka 10 gishta, atëherë 3 njerëz kanë 30 gishta të duarve dhe 30 gishta të këmbëve. Situata e
tretë problemore:
Për të gjetur numrin e gishtave të duarve të nxënësve të klasës, në fillim numërojmë sa nxënës janë në klasë dhe
më pas e shumëzojmë atë numër me 10, meqë 1 nxënës ka 10 gishta duarsh.
Situata e katërt problemore:
Për të gjetur numrin e gishtave të duarve të nxënësve të shkollës, duhet të dimë sa nxënës janë në shkollë dhe
më pas e shumëzojmë atë numër me 10, meqë 1 nxënës ka 10 gi
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me zgjidhjen e situatave problemore si dhe për
argumentimin që bëjnë për to, për përcaktimin e lidhjes mes mbledhjes e shumëzimit. Nxënësit vlerësojnë
njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Shkruajnë faktet e shumëzimit me 5. Shihni faqen 44 të librit të nxënësit
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 21
tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Numërimi Situata e të nxënit: Modelimi i rreshtimeve
me nga dy, me nga pesë, me nga dhjetë, fletore
pune faqe 85
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: rreshtimet, barazim, mbledhje
matematikore sipas temës mësimore: e përsëritur, shumëzim
- gjen prodhimet me një faktor dy duke përdorur
rreshtimet;
- bën lidhjen mes mbledhjes dhe shumëzimit; -
përcakton dyfishin e një numri të dhënë.
Burimet dhe materialet didaktike: Fletore Lidhja me fushat e tjera:
pune faqe 85, njohuritë paraprake të nxënësit për Gjuhët dhe komunikimi, artet
mbledhjen dhe shumëzimin, objekte të ndryshme
për të krijuar rreshtime

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit përdorin pullat e 2-it që i presin në faqen 85 të fletores së punës.
Në fillim paraqesin rreshtim me pullat për numrin 12.
Nxënësit do t’i vendosin pullat në rreshta dhe në shtylla, që të kenë numër të njëjtë elementesh.
Ata shpjegojnë dhe paraqesin numrin 12 me mbledhje dhe me shumë zim.
6 · 2 = 12 2+ 2 + 2 + 2+ 2 + 2 = 12
Më pas paraqesin rreshtim me pullat për numrin 18.
Nxënësit do t’i vendosin pullat në rreshta dhe në shtylla, që të kenë numër të njëjtë elementesh.
Ata shpjegojnë dhe paraqesin numrin 18 me mbledhje dhe me shumëzim.
9 · 2 = 18 2+ 2 + 2 + 2+ 2 + 2 + 2+ 2 + 2 = 18

Në fund paraqesin rreshtim me pullat për numrin 24.


Nxënësit do t’i vendosin pullat në rreshta dhe në shtylla, që të kenë numër të njëjtë elementesh.
Ata shpjegojnë dhe paraqesin numrin 24 me mbledhje dhe me shumëzim.
12 · 2 = 24 2+ 2 + 2 + 2+ 2 + 2 + 2+ 2 + 2 + 2+ 2 + 2 = 24
Nxënësit kuptojnë që një numër mund të paraqitet në mënyra të ndryshme me shumëzim ose me mbledhje të përsëritur.
Veprimtaria ii
Plotësojnë disa fakte shumëzimi me faktor 2. 2 • 4 = 8 2 • 3= 6 2 • 5 = 10 2 • 6 = 12 2 • 7 = 14 I
paraqesin me rreshtim në fletore.
Nxënësit këmbejnë fletoret me njëri-tjetrin, kontrollojnë e diskutojnë plotësimin e detyrës.
Lexohen zinxhir njëri pas tjetrit barazimet nga nxënësit. Veprimtaria iii
Zhvillojnë lojën dyshe në faqen 29 të librit të lojërave.
Lojtarët vendosin petëzat te Fillimi. Hedhin zarin dhe lëvizin petëzën në tabelë, aq herë sa ka rënë zari.
Nëse lojtarët vendosin petëzat në një yll, ata duhet të dyfishojnë numrin e shfaqur në të. Nëse nuk e bëjnë dot ato
humbasin një radhë.
Nëse vendosin numrin në një shirit fjongoje ata do të thonë se cili numër është dyfishuar. Nëse nuk e gjejnë, mund
të humbasin një radhë.
Fitues është lojtari që arrin i pari te Mbarimi.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me gjetjen e prodhimit me faktor 2, për
vizatimin e rreshtimeve si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për arsyetimin në zhvillimin e lojës. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Hartoni problemë me dyfishin e numrit. Shikoni faqen 85 të fletores së punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 22
tema mësimore: 2 a Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
Numërimi me nga 5, me nga 10. Flete pune nr. 87 Manipulime e lojëra në situata problemore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç: rreshtimet, mbledhje e
sipas temës mësimore: përsëritur, situata problemore, pulla të
• paraqet rreshtime ndryshme për numrat 15; 20; 25, me pesës.
pullat e pesës.
• përdor pullat e pesës për paraqitjen e numrave 30; 35;
40;
• zgjidh problema të thjeshta nga jeta e përditshme.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
fletore pune faqe 87, pulla të numrit 5, gërshërë, objekte Gjuha dhe komunikimi, artet.
të ndryshme për mbledhje dhe shumëzim. Njohuritë
paraprake të nxënësit për mbledhjen dhe shumëzimin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, hulumtim i përbashkët, punë në grup, punë individuale, punë në dyshe.

Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve


Nxënësit do të punojnë në dyshe për të paraqitur numrat 15; 20; 25, duke rreshtuar objekte, si:
kube,fasule, pulla, kokrra misri e tjerë. Objektet do të vendosen në rreshta e shtylla me numër të njëjtë
elementesh. P.sh.: numrin 20 e paraqesim: 4
5

5
4

4 rreshta me 5 elemente 4 shtylla me nga 5


elemente5 objekte në çdo shtyllë
5 objekte në çdo rresht 4 pesa = 20 5 katra = 20
4 · 5 = 20
4 · 5 = 20 4 + 4 + 4 + 4 + 4 = 20
5 + 5 + 5 + 5 = 20
Veprimtaria ii
Hapet fleta e punës në faqen 87. Nxënësit do të presin pullat e pesës me gërshërë dhe i vendosin mbi
tavolinë. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të formojnë numrat 30; 35; 40 me pullat e pesës. Secili nxënës i
formon në mënyrën e tij si më poshtë:
25 paraqitet nga nxënësit 5 5 5 5 5 5 pesa = 25

5 5 5

30 paraqitet nga nxënësit 6 pesa = 30

5 5 5

35 paraqitet nga nxënësit 5 5 5 5 5 5 5 7 pesa = 35


Nxënësit do të përdorin të gjitha rastet e rreshtimit të pullave të 5-ës për numrat 15; 20; 25; 30; 35; 40 duke
përdorur mbledhjen e përsëritur dhe shumëzimin si mënyrë më të shkurtër. Nxënësit do të përsërisin faktet e
shumëzimit me 5 në dyshe. Njëri nxënës pyet:
Sa gishta kanë 6 duar? 7 duar? 9 duar? Nxënësi tjetër përgjigjet: 6 • 5 = 30. Më pas nxënësit ndërrojnë rolet.
Veprimtaria iii
Mësuesi/ja në tabelë për ka përgatitur për 5 grupe nga një fakt shumëzimi. P.sh.: 4 •
5; 7 • 5; 5 • 5; 8 • 5; 10 • 5.
Nxënësit do të krijojnë nga një situatë problemore dhe do ta paraqesin te grupi fqinj për ta zgjidhur. Grupi
pasi e zgjidh problemin, e kthen atë te grupi fillestar për ta kontrolluar. Grupet në fund do të raportojnë për
zgjidhjen e problemave para klasës.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me formimin e numrave me pullat e 5-ës,
zgjidhjen e situatave problemore, si dhe për argumentimin që bëjnë për to, për përcaktimin e lidhjes mes
mbledhjes e shumëzimit. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Krijoni dhe zgjidhni situata problemore me shumëzim me një faktor 5. Shihni faqen 87 të Fletores së punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 23
tema mësimore: 2a Veprimet kryesore. Fletore pune f. Situata e të nxënit:
89. Numërimi me nga 5 dhe me nga 10. Manipulime e lojëra në situata problemore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç: ndryshesë, diferencë, zbritje, heq,
sipas temës mësimore: shton, problema me zbritje, më pak se, rendi
- shumëzon me 2; 5; 10 nëpërmjet lojës; zbritës, rreshtime, situatë problemore.
- përdor pullat e 10-ës, për paraqitjen e numrave 30;
40; 50; ….100.
- argumenton zgjidhjen e problemave me shumëzim
sipas udhëzimeve.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe 89, pulla të numrit 10, gërshërë, Gjuha dhe komunikimi, artet.
objekte të ndryshme për rreshtim, fletore e lojërave faqe
34-35, njohuritë paraprake të nxënësit për
mbledhjen dhe shumëzimin.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Loja me numrat 2; 5; 10; Hulumtim i përbashkët; Mendo / krijo dyshe / diskuto; punë në grup, punë
individuale. punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve Veprimtaria i
Veprimtaria fillon me lojë, e cila luhet me 4 lojtarë. Në lojë duhen këto objekte: tabela e lojës, si në faqen nr. 35
të fletores së lojërave, një petëz, për çdo lojtarë, një zar me numrat nga 1-6, letra të stampuara me numrat 2; 5;
10. Si të luani:
1- Lojtarët kanë letrat e stampuara me numrat 2; 5; 10.
2- Vendosen letrat te Fillimi i lojës në faqen 35, libri i lojërave.
3- Hidhet zari me radhë nga lojtarët dhe lëvizen petëzat rreth tabelës.
4- Çdo herë që ndalojnë në një katrorë tërheqin letrën me numrin ku ka rënë petëza në katrorë. P.sh.: në
qoftë se zari ka rënë në numrin 5, do të tërhiqet letra me numrin 5.
5- Në fund kur lojtarët kanë arritur te Mbarimi i lojës, lojtarët shumëzojnë numrin e letrave me 2; 5 dhe 10
pastaj gjejnë shumat e tyre.
6- Fitues është lojtari me shumën më të madhe të letrave.

Veprimtaria ii
Hapet fletorja e punës në faqen 89. Nxënësit me gërshërë do të presin pullat e 10-ës. Këto pulla do t’i vendosin në
tavolinë. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit: Të formojnë numrat 20; 30; 40; 50; 60; 70; 80; 90;
100, duke renditur pullat e dhjetës. Nxënësit do të renditin pullat sipas dëshirës së tyre në rreshtime të
ndryshme. Pas kryerjes së kësaj detyre nxënësit do të argumentojnë si i kanë vendosur pullat. Kjo do të bëhet
në fillim në dyshe, pastaj me të gjithë klasën. P.sh.: numri 80 është formuar në dy ose 3 mënyra. Nxënësi 1
paraqet numrin 80 në 2 · 40. Nxënësi 2 paraqet numrin 80 në 4 · 20.
10 10 10 10 10 10
ose
10 10 10 10 10 10
4 rr · 2 pulla 10-she = 80
2dhj + 2dhj + 2dhj + 2dhj = 80
10 10
4 · 20 = 80

10 10
2 rr · 4 pulla 10-she = 80
4dhj + 4dhj = 80
2 · 40 = 80
Nxënësi 3 paraqet 80 në 1 · 80
- Si është përfundimi në të tria rastet?
- Pse është i njëjtë?
(Nxënësit shpjegojnë lidhjen mes shumëzimit dhe mbledhjes)
Veprohet në këtë mënyrë dhe për numra të tjerë deri në 100. Nxënësit në dyshe pyesin njëri-tjetrin: -
Sa 10-she me gishta kemi në duar e këmbë?
- Sa gishta te duarve kanë nxënësit e një grupi?
-
- Sa gishta kanë dy grupe? - Po e gjithë klasa?
Nxënësit që hasin vështirësi në llogaritje vendosen pullat e 10-ës me rreshtime, në mbledhje të përsëritur ose në
shumëzim dhe përfundimi është i njëjtë.
Veprimtaria iii.
Në tabelë mësuesi/ja ka shënuar faktet e shumëzimi 8 me 10; 6 me 10; 9 me 10; 7 me 10. Nxënësit do të
punojnë në mënyrë individuale për të krijuar një problemë me një nga faktet e mësipërme. Problemën do ta
shkëmbejnë me shokun e bankës për ta zgjidhur. Pasi të kenë përfunduar zgjidhjen e problemës, veprohet
sipas kërkesave:
1-Qarkimi i të dhënave në problemën e krijuar.
2-Vijëzimi i kërkesës dhe shkrimi i saj.
3- Vizatimi i rreshtimit dhe veprimi i zgjidhjes.
4- Jepet përgjigjja e problemës.

Rikthehen problemat te nxënësit që i krijuan për të kontrolluar zgjidhjen e saktë të problemës.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me gjetjen e prodhimit me pullat e 10-ës, për
vendosjen e tyre në rreshtime të ndryshme. Vlerësohen për krijimin e situatave problemore, si dhe për
arsyetimin në zgjidhjen e tyre. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Shkruani faktet e shumëzimit me 10 dhe hartimin e një probleme.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 24
tema mësimore: 2 a Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
17.3. Pjesëtimi. Situata problemore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Pjesëtim, ndarje, grupim, grupe të barabarta,
• Përcakton numrin e grupeve në lojë. mbetje, tepron.
• Shkruan barazime me pjesëtim sipas grupimeve.
• Krijon situata problemore me pjesëtim.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe 45, objekte të ndryshme, kube, Gjuha dhe komunikimi, artet.
petëza, kokrra misri, fasule, fletë A4, Njohuritë paraprake
të nxënësit për pjesëtimin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Loja në grupe, Hulumtim i përbashkët, Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë në grup, punë individuale, punë
në dyshe..

Veprimtaritë e nxënësve Veprimtaria i

Veprimtaria fillon me lojën e grupeve të njëjta. Mësuesi/ja pyet:


- Sa nxënës janë në klasë? (30 nxënës).
Grupohuni në grupe me nga dy nxënës. U formuan 15 grupe.
- A mbeti ndonjë nxënës pa u shoqëruar? (Jo). Mësuesi/ja shkruan në tabelë: 30 : 2 = 15.
- A mund të grupohemi në grupe me nga 3 nxënës?
- Sa grupe u formuan? (10 grupe). 30 : 3 = 10 grupe.
Grupojuni në grupe me nga 4 nxënës.
- Sa grupe u formuan? (7 grupe).
- A mbetën nxënës që nuk u shoqëruan? (2 nxënës). 30 : 4 = 7 grupe.
Mbetën pa u shoqëruar 2 nxënës. Mësuesi/ja shkruan në tabelë 30 : 4 = 7(2). Vazhdon loja duke grupuar klasën
në grupe me nga 5; 6; 7; 8; 9; 10, nxënës.
Rezultatet shkruhen në tabelë: 30 : 5 = 6; 30 : 6 = 5; 30 : 7 = 4 (2); 30 : 8 = 3 (6);
30 : 9 = 3 (3); 30 : 10 = 3.

Veprimtaria ii
Mësuesi/ja prezanton temën e mësimit: Pjesëtimi.
Mësuesi/ja pyet:
- Çfarë kujtoni për pjesëtimin nga klasa e parë?
Nxënësit japin mendime të ndryshme. Ndarje në pjesë të barabarta, grupime të njëjta, veprim matematikorë ( : ).
Hapet teksti në faqen 45. Diskutohet me nxënësit:
- Sa është numri i biskotave në pako? (10).
- Sa grupe janë formuar? (5 grupe).
- Sa biskota ka çdo grup? (2 biskota).
- A janë të gjitha grupet të plota? (po).
- Çfarë barazimi mund të shkruajmë? 10 : 2 = 5 grupe.
- A mund të bëjmë grupime të tjera?

Nxënësit provojnë të grupojnë me kube, petëza, fasule ose kokrra misri.

10 10 10 : 2 = 5
10 : 5 = 2
Mësuesi/ja pyet:
- Në qoftë se në kuti janë 15 biskota, a mund t’i ndajmë në dy grupe të barabarta? (jo).
Numri 15 nuk mund të ndahet në grupe me nga dy elementë, sepse numri 15 është numër tek dhe jo çift.
- A mund të identifikojmë numrat tek nga 15 deri në 100?
Nxënësit shkruajnë numrat zinxhirë nga 15, me radhë 17; 19; 21; ……99.
Mësuesi/ja thekson: Numrat tek nuk pjesëtohen me 2, pa mbetje. Nxënësit në tekst shohin 3 grupe me nga 4
kuti. Sa kuti janë në, 3 grupe me nga 4 kuti? (12 kuti). Provoni ta gruponi numrin 12 në grupe të ndryshme me
objektet që keni.
Mësuesi/ja sipas grupimeve në tabelë shkruan: 12 : 2 = 6; 12 : 3 = 4; 12 : 4 = 3; 12 : 6 = 2; 12 : 12 =1. -
Çfarë dini për numrin12?
Pjesëtohet me dy pa mbetje, pra është numër çift. Nxënësit numërojnë numrat çift nga 12 deri në 100.

Veprimtaria iii
Në këtë veprimtari kërkohet nga nxënësit të krijojnë dhe të diskutojnë situata problemore me pjesëtim. Të
pjesëtosh do të thotë: të ndash, gruposh, copëtosh, qarkosh, të rreshtosh në pjesë të barabarta. P.sh.: Arbëri
24 makinat lodër do t‘i vendosë në 4 rreshta.
- Sa makina ka çdo rresht?
Ose Arta 32 lule do t’i vendosë në 4 vazo. -
Sa lule do të vendos në çdo vazo?
Nxënësit sjellin shembuj të ndryshëm me situata problemore me grupim, rreshtim, copëtim e të tjerë. Për
secilin rast nxënësit do të shkruajnë në fletën A4 veprimin e pjesëtimit duke e shoqëruar me vizatimin e
objekteve. Në fund, nxënësit diskutojnë në dyshe, në grup dhe me gjithë klasën.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale dhe në grup në lidhje me gjetjen e herësit ose numrit
pjesëve, të grupeve të elementeve të një rreshti apo grupi duke përdorur veprimin e pjesëtimit. Vlerësohen
për krijimin e situatave problemore si dhe për arsyetimin në zgjidhjen e tyre me grupim objektesh dhe
veprimin e pjesëtimit. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatoni 18 objekte dhe grupo në mënyra të ndryshme me 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 e 9 grupe duke i shoqëruar
me veprimin e pjesëtimit.
Shihni faqen 45 të tekstit të nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 25
tema mësimore: 2 a Veprimet kryesore Pjesëtimi, Situata e të nxënit:
fletë pune faqe 91. Manipulime në situata problemore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç: problema, të dhëna,
sipas temës mësimore: kërkesa, veprim i pjesëtimit, rreshtim
- rendit elementet dhe hapat e zgjidhjes së problemës; grupim.
- zgjidh problemat me veprimin e pjesëtimit;
- argumenton zgjidhjen e problemave duke e
demonstruar me objekte.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit, fletë pune faqe 91, objekte te ndryshme, Gjuha dhe komunikimi, artet.
kube, petëza, kokrra misri, fasule, fletë A4, Njohuritë
paraprake të nxënësit për problemat.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh, hulumtim i përbashkët, Mendo / krijo dyshe / diskuto, punë në grup, punë individuale.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Mësuesi/ja fton nxënësit të kujtojnë se çfarë dinë për problemat. Mendimet e tyre i shkruan në tabelë.

Përgjigje Të dhëna Planifikim

Prova Problema Kërkesa

Pjesëtimi Mbledhje
Zbritje

Veprimtaria vazhdon me sqarimin e mësuesit/es për etapat e zgjidhjes së problemave. Mësuesi/ja sqaron se të
pjesëtosh do të thotë: të ndash ose gruposh në pjesë të barabarta. Nxënësit punojnë në grupe dhe secili grup
ka mbi tavolinë një etiketë me numrat: 18; 24; 30; 20; 12... Secili nxënës me kubet apo lapsat e tij do të bëjë
grupime ose rreshtime të ndryshme. P.sh.: Numri 18 mund të rreshtohet në formën:
9 3 6 2 18

2 6 3 9 1

Nxënësit, pasi tregojnë mënyrat e ndryshme të rreshtimit të numrit 18, gjejnë prodhimet e tyre duke
shumëzuar. P.sh.: 2 • 9 = 18.
Nga ky shumëzim përftohen dy pjesëtime: 18 ÷ 2 = 9, 18 ÷ 9 = 2.
Pra, pjesëtimi është veprimi i kundërt i shumëzimit dhe objektet do të ndahen, grupohen në mënyrë të
barabartë dhe do të përftohet nga secili rreshtim tri fjali numerike një shumëzim dhe dy pjesëtime, të cilat do të
diskutohen në grupe dhe me të gjithë nxënësit.

Veprimtaria ii
Hapet fletorja e punës në faqen 91. Nxënësit lexojnë në heshtje problemën e parë. Me laps në dorë ata do të
qarkojnë të dhënat: 10 karota, 2 kuaj dhe nënvizohet kërkesa:
- Sa karota i takon çdo kali?
Nxënësit vendosin para tyre 10 objekte dhe i ndajnë në dy grupe.

10 - 5 - 5 = 0 ose 10 : 2 = 5
10

Nxënësit shkruajnë veprimin e pjesëtimit në hapësirën boshe.


veprim

10 : 2 = 5

Prodhim Faktor
Faktor
Nxënësit do të punojnë individualisht dhe më pas do të kontrollojnë në dyshe punën e bërë për çdo situatë
problemore, duke u dhënë mundësinë të gjithë nxënësve të argumentojnë e zgjidhin nga një situatë
problemore në fletoren e punës.

Veprimtaria iii
Në fletoren e klasës do të shkruhen të gjitha faktet e pjesëtimit të zgjidhjes së problemave që u diskutuan.

50 ÷ 10 = 5 ëmbëlsira 20 ÷ 2 = 10 zare
40 ÷ 5 = 8 buqeta 10 ÷ 5 = 2 mollë...

Çdo nxënës do të bëjë zgjidhjen e një probleme në fletore sipas skemës:


Kuptimi i problemës Zgjidhja

30

të dhënat: Sa lule do të vendosen në çdo vazo?

Altini 30 rrënjë lule 30 Vazo


5 copë

kërkesa:
Sa lule do të mbillen në çdo vazo? 30 : 5 =

Përgjigje: Në çdo vazo do të vendosen 6 lule

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Fletoret do të këmbehen me shokët për t’u kontrolluar, pastaj çdo nxënës do të lexojë zgjidhjen e një probleme.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mendimet individuale në lidhje me kuptimin e problemave që zgjidhen
duke përdorur veprimin e pjesëtimit. Vlerësohen për zgjidhjen e situatave problemore, si dhe për arsyetimin e
tyre me grupim objektesh dhe veprimin e pjesëtimit. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Krijoni dhe zgjidhni dy problema me veprimin e pjesëtimit.

Shihni faqen 91 të Fletores së punës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 26
tema mësimore: 2 a Veprimet kryesore Pjesëtimi: Situata e të nxënit:
Fletore pune faqe 92. Manipulime në situata problemore.

rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: problema, të dhëna, kërkesa, veprim i
- grupon objekte dhe përcakton herësin dhe pjesëtimit, rreshtime, grupime, ndarje.
mbetjen;
- përdor të gjithë hapat e zgjidhjes së problemave;
- argumenton zgjidhjen e situatave problemore
nëpërmjet veprimtarisë me objekte.
Burimet dhe materialet didaktike Lidhja me fushat e tjera:
teksti fletore pune faqe 91, kube, petëza, kokrra misri, Gjuha dhe komunikimi, artet.
fasule, fletë A4, Njohuritë paraprake të nxënësit për
shumëzimin e pjesëtimin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Tryeza rrethore, Mendo / krijo dyshe / diskuto, Hulumtim i përbashkët, punë në grup, punë individuale,
punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Veprimtaria zhvillohet me anën e teknikës “Tryeza rrethore”. Në këtë teknikë një letër A4 e përgatitur nga
mësuesi/ja e një laps pasohen sistematikisht rreth një grupi të ulur në formë rrethore. Nxënësit, secili sipas
radhës, do të grupojnë elementet me numrin e dhënë, p.sh., 35 në 4 grupe; tregojnë numrin e grupeve të
formuara (8 grupe) dhe mbetjen (2) pas grupimit. Fleta A4 kalon nga njëri nxënës te tjetri duke e plotësuar atë
deri te nxënësi i fundit i grupit.

Sasia e elementeve Grupo për Grupet e formuara Mbetja


4 8 3
5

OOOOOOO 7
OOOOOOO
OOOOOOO 8
OOOOOOO
9
OOOOOOO
Në këtë mënyrë do të punohet edhe me grupet e tjera me numrat 24; 42; 45; 48. Nxënësit i pasojnë fletën njëri-tjetrit,
sapo gjejnë numrin e grupeve dhe mbetjen. Nxënësit vlerësojnë dhe kontrollojnë gabimet gjatë punës dhe në
përfundim lexojnë rezultatet secili përfaqësues i grupit.

Veprimtaria ii
Hapet teksti i fletores së punës në faqen 92. Nxënësit në dyshe do të përqendrohen në zgjidhjen e
problemave. Mësuesi/ja thekson: Të kuptuarit e problemave dhe zbatimin e 4 hapave të zgjidhjes së problemave.
Planifikimi
Kuptimi i Zgjidhja Kontrolli
.
problemës. Pyetja Prova e
Çfarë do të
Të dhënat Veprimi zgjidhjes
gjejmë?

Secila dyshe do të punojë nga dy problema. Pasi kuptojnë të dhënat do të grupojnë sende të ndryshme, duke
iu përshtatur problemave sipas të dhënave.
P.sh.: Problema 1:
Hapi i parë: Të kuptuarit: vendosen në tavolinë 32 sende.
Hapi i dytë: Planifikimi: grupohen në dy grupe me 15 nxënës.
Hapi i tretë: Zgjidhja: kryhet veprimi. 32 : 15 = 2 (2)
Hapi i katërt: Kontrolli: Provojmë se pjesëtimi është veprim i kundërt i shumëzimit. 15 • 2 = 30; 30 + 2 = 32.
Përgjigje: U formuan 2 grupe me nga 15 nxënës, mbetën 2 nxënës pa u grupuar.

Veprimtaria iii
Nxënësit kanë përfunduar zgjidhjen e problemave. Sipas grupeve do të diskutojnë e argumentojnë nga fillimi:
duke qarkuar të dhënat, nënvizuar kërkesën dhe shkruar barazimet me veprimin e pjesëtimit. P.sh.: 30 : 5 = 6
stola. 8 : 2 = 4 palë këpucë, 50 : 10 = 5 kuti, 17 : 4 = 4 mbetja (1) , 35 : 2 = 17 mbetja (1). Secili nxënës do të
argumentojë për mënyrën e zgjidhjes së situatave problemore.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për veprimet individuale të “tryezës rrethore” në lidhje me identifikimin e
grupeve të formuara dhe përcaktimin e mbetjeve. Vlerësohen për zgjidhjen e situatave problemore, si dhe për
arsyetimin e tyre me grupim objektesh dhe veprimin e pjesëtimit. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë
aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Krijoni e zgjidhni dy problema me veprimin e pjesëtimit.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 27
tema mësimore: 2 a Veprimet kryesore Pjesëtimi: Situata e të nxënit:
Fletore lojërash faqe 41-45, Manipulime me numra në situata problemore
dhe lojëra.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç: veprim, ndarje, grupime, pjesëtim,
sipas temës mësimore: problema, të dhëna, zgjidhje.
- njehson herësin e numrave të dhënë;
- krijon problema me veprimin e pjesëtimit;
- zbaton rregullat në lojëra;
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fishë e përgatitur nga mësuesi/ja. Fletore e lojërave faqe Gjuha dhe komunikimi, artet.
41-45, Njohuritë paraprake të nxënësit për pjesëtimin.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lojëra; Mendo / krijo dyshe / diskuto; Hulumtim i përbashkët, punë në grup, punë individuale, punë në dysh;
teknika “shkëmbe një problemë”.
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria fillon me lojën “Stafetë”. Nxënësit, të ndarë në grupe me nga 6 veta, do të njehsojnë herësin në
ushtrimet e dhëna me pjesëtim, duke e kaluar fletën zinxhirë nga një nxënës te tjetri sipas këtij modeli:

16 24 32 40 8 36 35 14 28 42 49 7
: 4: 7

32 24 16 80 40 48 30 12 24 42 54 36
:8
:6

50 35 20 15 45 40
:5

Në përfundim të punës përfaqësuesit e grupeve lexojnë punën e bërë. Bëhet vlerësimi i secilit grup dhe shpallet
grupi fitues për saktësinë dhe shpejtësinë e kryerjes së veprimeve të pjesëtimit.
Veprimtaria ii
Nxënësit në grupe pajisen me fletën A4 dhe secili grup do të ketë të shkruar në fletën e tij nga një fakt pjesëtimi
si më poshtë:
24 : 4 = 32 : 8 = 45 : 9 = 48 : 6 = 35 : 7 =

Me njërin nga këto fakte nxënësit e secilit grup do të krijojnë një problemë, të cilën do ta pasojnë te grupi fqinj
për ta zgjidhur. Grupi, ndërkohë, merr nga grupi tjetër fqinj problemën e tyre për ta zgjidhur. Pas
përfundimit të zgjidhjes nxënësit do të rikthejnë problemat e tyre në grupet fillestare për t’u kontrolluar dhe
vlerësuar. Në fund të kësaj veprimtarie do të theksohen zbatimi i hapave të zgjidhjes së problemave.
Diskutohet secila situatë problemore e krijuar dhe e zgjidhur nga grupet.
Veprimtaria iii
Në fazë e fundit të orës mësimore do të zhvillohet nga dy lojtarë loja: “ Zaret dhe fuga dyshe” dhe loja
“Gara me nga 3 dhe me nga 4” . Këto lojëra do të luhen në këtë mënyrë: Gjysma e klasës në dyshe do të
vazhdojnë lojën e parë dhe gjysma tjetër po në dyshe do të vazhdojnë lojën e dytë. Më pas do të
ndërrojnë rolet. Kërkohet zbatimi i rregullave të lojës duke u mbështetur në faqen 41-45 në fletoren e lojërave.
Në fund shpallen fituesit.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët në grup në lidhje me gjetjen e herësit duke përdorur veprimin e
pjesëtimit. Vlerësohen për krijimin e situatave problemore, si dhe për arsyetimin në zgjidhjen, duke zbatuar
hapat e zgjidhjes së situatave problemore me veprimin e pjesëtimit. Nxënësit vlerësojnë njëritjetrin gjatë
aktiviteteve dhe lojërave. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë
orës.
Detyrë: Krijoni dhe zgjidhni një problemë me veprimin e pjesëtimit.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 28


tema mësimore: 2B Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi i grafikëve me
18.1. Grafikët me shtylla shtylla
rezultatet e te nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: Grafiku me shtylla
- ndërton grafikun me gjëra që i pëlqen;
- përcakton cilësinë e përbashkët të grupeve në
grafik; - formulon pyetje rreth grafikut.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera:
faqe 46, njohuritë paraprake të nxënësit për mbledhjen e Gjuhët dhe komunikimi, artet
të dhënave, modele grafikësh me shtylla

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Nxënësit paraqesin me vizatim gjëra që u pëlqejnë më shumë.
I vendosin vizatimet në një vend të dukshëm në klasë.
I ndajnë vizatimet në grupe. Vizatimet e vendosura në grup duhet të kenë cilësi të njëjta. Për secilin grup
nxënësit vendosin një titull, duke u nisur nga cilësitë e përbashkëta të vizatimeve të grupit. Diskutohet me
nxënësit rreth ideve të tyre për titujt që vendosim për secilin grup, p.sh., loja, shkolla, familja, kafshë të
preferuara, lodra, ushqime etj.
Veprimtaria ii
Mësuesi/ja shkruan në tabelë: “Gjërat që pëlqej më shumë”.
Vendosen vizatimet e secilit grup në rresht njëra pas tjetrës, duke i ndarë grupet me vijë vertikale njëri nga
tjetri. Shkruajnë poshtë tyre titullin që nxënësit kanë menduar për secilin nga grupet.
Pra, ndërtuam një grafik me shtylla.
Nxënësit punojnë në grupe, duke përgatitur pyetje rreth grafikut:
- Cilat gjëra pëlqejnë më shumë nxënësit?
- Si e gjetët?
- Cilat gjëra pëlqejnë më pak nxënësit?
- Sa nxënës pëlqejnë kafshët ?
- Sa nxënës pëlqejnë familjen?
Pyetjet që kanë përgatitur në grup i këmbejnë me grupet e tjera.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.
Nxjerrim përfundim për hapat që ndjekim për ndërtimin e grafikut .

Mbledhim të dhëna

I grupojmë të dhënat në grupe

I paraqesim të dhënat në grafik

U përgjigjen pyetjeve rreth të


dhënave të paraqitura në grafik

Veprimtaria iii
Nxënësit vëzhgojnë grafikun e paraqitur në tekstin e nxënësit në faqen 46. Ata u përgjigjen pyetjeve të dhëna në
tekst. Punojnë në dyshe.
Njëri nxënës bën pyetje rreth grafikut dhe nxënësi tjetër përgjigjet. Vazhdon
veprimtaria duke këmbyer rolet.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e grafikëve, si dhe për pyetjet që
bëjnë për to, për arsyetimin në përcaktimin e cilësive të përbashkëta të elementeve në grup. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Hartoni tri pyetje për grafikun e paraqitur në tekst. Shikoni faqen 46 të tekstit të nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 29
tema mësimore: 2A Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi i grafikëve me
Grafikët me shtylla shtylla
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: grafiku me shtylla, lojë
- ndërton grafikun duke zhvilluar lojën;
- interpreton grafikun e ndërtuar sipas lojës.
Burimet dhe materialet didaktike: fletore Lidhja me fushat e tjera: e lojërave
faqe 105 - 109, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet nxënësit për
regjistrimin e të dhënave, një pako me letra për lojën, një zar me numra 1-6
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësuesi/ja i njeh nxënësit me mënyrën e zhvillimit të lojës: “Rrëshqasim në akull”
Lojtarët përziejnë letrat “Kush është fituesi?” dhe i vendosin përmbys në qendër. Secili nxënës tërheq një letër
me të cilën do të luajë gjatë gjithë kohës.
Ata duhet të zgjedhë një letër, ku figura të ketë bluza të ndryshme (bluzë me njolla, me pika vertikale, me vija
horizontale, me vija zigzage) që lojtarët të kenë letra të ndryshme.
Vendoset pjesa tjetër e letrave të mbetura në mes të tavolinës dhe ndahen sipas modelit të bluzave. Lojtarët
hedhin zarin dhe lëvizin aq kuadrate sa u ka rënë numri.

Veprimtaria ii
Loja do të zhvillohet me dy ose katër lojtarë.
Nisja bëhet nga Fillimi në tabelën e lojës së faqes 107.
Nëse vendosen pas hedhjes së zarit në një kuadrat që ka një shembull, ata tërheqin një letër që ka figurën e
ngjashme.
Nëse vendosen në një kuadrat që ka udhëzime, lojtarët duhet t’i zbatojnë ato.
Loja do të vazhdojë derisa lojtari arrin në Mbarim. Ndërtohet
grafiku, ku hidhen të dhënat nga loja.
Pasi të gjithë lojtarët kanë përfunduar ndërtimin e grafikëve, marrin një letër nga pakoja e “Kush është fituesi?”
Fitues është ai që ka shembull të njëjtë me letrën.
Kur lojtarët luajnë sërish, vendosin letrën në fund dhe zgjedhin një tjetër.
Nxënësit vazhdojnë të luajnë edhe një lojë tjetër njësoj si e para, por nëse lojtari vendos letrën e marrë si
shembull në një kuadrat që ka të njëjtën shembull si letra e tij, atëherë ai përveçse merr një letër nga
pakoja, ka të drejtë të lëvizë edhe një radhë.

Veprimtaria iii
Diskutojmë me nxënësit rreth grafikëve që kanë ndërtuar, sepse fitues nuk është ai që ka numrin më të madh
të letrave, por ai që ka ndërtuar grafikun sipas rregullit të letrave
Ata i interpretojnë grafikët kundër kriterit të letrave“Kush është fituesi?”

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e grafikëve si dhe për pyetjet që
bëjnë për to, për interpretimin e grafikëve të ndërtuar. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Grumbulloni të dhëna për dëshirat që kanë pjesëtarët e familjeve të tyre.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë tema mësimore: rezultatet e te nxënit të kompetencave
2B Veprimet kryesore. 18.2. Krahasimi i të dhënave matematikore sipas temës mësimore:
- ndërton grafikun me të dhëna të grumbulluara më parë; Fjalët kyç: grafik me shtylla,
- interpreton grafikët e paraqitur në tekst; krahasim
- krahason të dhënat në grafikët e paraqitur në tekst.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i nxënësit faqe 47,
njohuritë paraprake të nxënësit për mbledhjen e të dhënave,
modele grafikësh me shtylla Klasa II Mësimi 30
Lidhja me fushat e tjera:
Situata e të nxënit: Modelimi i grafikëve me shtylla Gjuhët dhe komunikimi, artet
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe;teknika “Dil rrotull, fol
rrotull”
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit paraqesin në grup të dhënat që kanë grumbulluar për gjërat që duan pjesëtarët e familjes së tyre.
Ndërtojnë një grafik me shtylla për të dhënat që kanë grumbulluar.
Përgatisin për secilin grafik pyetje.
Pyetjet që kanë përgatitur në grup i këmbejnë me grupet e tjera.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës, duke krahasuar grafikët me njëri- tjetrin.
Duke vëzhguar grafikët që kanë përgatitur nxënësit për gjërat që dëshirojnë të rriturit, përcaktohen
ngjashmërinë dhe dallimet mes gjërave që dëshirojnë fëmijët dhe të rriturit.
Veprimtaria ii
Nxënësit vëzhgojnë grafikët “Gjërat që duam më shumë” në tekstin e faqes 47 të librit të vizatuara nga klasa
A dhe klasa B
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
- Çfarë të dhënash paraqesin ata?
- Çfarë pyetjesh kanë bërë nxënësit për të ndërtuar grafikun?
- Cilat janë gjërat që duan nxënësit më shumë?
- Cilat janë gjërat që duan nxënësit më pak?
- Në cilën klasë nxënësit kanë pasur më shumë dëshira?
Duke iu përgjigjur pyetjeve, nxënësit interpretojnë grafikët që ka shkruar secila klasë.
Gjërat që duan më shumë nxënësit në grafikun e klasës A janë: familja, kafshët, lodrat, akulloret, miqtë.
Nxënësit pëlqejnë më shumë familjen, më pas miqtë dhe kështu me radhë kafshët, lodrat, akulloret.
Gjërat që duan më shumë nxënësit në grafikun e klasës B janë: familja, loja, shkolla, ushqimi. Nxënësit
pëlqejnë më shumë familjen, më pas shkollën dhe kështu me radhë loja dhe ushqimi. Krahasohen
grafikët e paraqitur nga të dyja klasat.
Veprimtaria iii
Zhvillohet veprimtaria “ Dil rrotull, fol rrotull” .
Kërkohet nga nxënësit që të mendojnë nga një pyetje rreth grafikëve që janë në tekst. Nxënësit ecin
rrotull në hapësirën e klasës, derisa mësuesi/ja të përplasë duart një herë. Ata ndalojnë dhe flasin me
personin ngjitur për pyetjet që kanë menduar.
Pas rreth një minute, mësuesi/ja përplas shuplakat dy herë. Të gjithë duhet të fillojnë të ecin përsëri.
Përsëritet veprimtaria tri herë dhe më pas nxënësit ulen.
U kërkohet disa nxënësve të thonë mendimet e tyre para klasës.
Shkruhen disa nga pyetjet e nxënësve në tabelë dhe krahasohen
grafikët. - Cilat gjëra pëlqejnë më shumë nxënësit?
- Cilat gjëra pëlqejnë më shumë
nxënësit? - Si e gjetët?
- Cilat gjëra pëlqejnë më pak
nxënësit?
- Sa nxënës pëlqejnë kafshët ? - Sa
nxënës pëlqejnë familjen?
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e grafikëve, si dhe për
interpretimin e tyre, për arsyetimin në krahasimin e të dhënave të grafikëve të paraqitur në tekst.
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Hartoni një grafik me shtylla. Shikoni faqe 47të tekstit të nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 31
tema mësimore: 2B Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi i grafikëve me
Grafikët me shtylla shtylla
rezultatet e te nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: grafik me shtylla, lojë
- ndërton grafikun me të dhëna nga loja;
- interpreton grafikët për të përcaktuar nxënësin
fitues të lojës; - krahason të dhënat në grafik.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Njohuritë paraprake të nxënësit për mbledhjen e të Gjuhët dhe komunikimi, artet
dhënave, modele grafikësh me shtylla, kube të kuq dhe blu
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësuesi/ja i njeh nxënësit me mënyrën e zhvillimit të lojës në dyshe.
Nxënësit kanë në tavolinë një tabelë me 9 katrorë. Mbi tavolinë janë 10 kube të kuqe dhe 10 kube blu.
Njëri nxënës ka simbolin (O) dhe nxënësi tjetër ka simbolin (X). Këto shenja nxënësit me radhë do t’i
vendosin në tabelë, duke formuar një treshe vertikalisht, horiontalisht apo në formë diagonaleje.
Nxënësi që formon treshen i pari merr një kub të kuq, kurse nxënësi tjetër kur formon treshen merr kubin
blu.

Veprimtaria ii
Lojën e fillon njëri nga nxënësit që vendos simbolin i pari. Më pas vendos nxënësi tjetër. Nxënësi që krijon
treshen e parë merr një kub në ngjyrën që ka zgjedhur.
Loja vazhdon, derisa njëri nga nxënësit të mbarojë të gjitha kubet me të njëjtën ngjyrë.
Nxënësit do të ndërtojnë një grafik me kubet që ka marrë secili lojtar.
Fitues është nxënësi që ka më shumë kube të fituara.

Nxënësi I Nxënësi II

Veprimtaria iii
Diskutojmë me nxënësit rreth grafikëve që kanë ndërtuar.
Fitues është ai nxënës që ka numrin më të madh të kubeve në një shtyllë.
Nxënësit interpretojnë grafikët duke iu përgjigjur pyetjeve.
- Sa kube janë vendosur në shtyllën e parë?
- Po në shtyllën e dytë?
- Ku ka më shumë kube?
- Sa kube janë më shumë?
- Cli nxënës ka fituar?
Loja mund të përsëritet në varësi të kohës që vazhdon ora e mësimit.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e grafikëve, si dhe për
interpretimin e tyre, për arsyetimin në krahasimin e të dhënave të grafikëve. Nxënësit vlerësojnë njëri-
tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situata dhe në diskutimet gjatë
orës.
Detyrë: Hartoni një grafik me shtylla
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 32
tema mësimore: 2B Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi i grafikëve me shtylla
Krahasimi i të dhënave
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Grafiku me shtylla, krahasim
- ndërton grafikun me fruta që i
pëlqen;

- interpreton grafikun që ndërton; -


formulon pyetje rreth grafikut.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
njohuritë paraprake të nxënësit për mbledhjen e të Gjuhët dhe komunikimi, artet
dhënave, për ndërtimin e grafikut me shtylla,
modele grafikësh me shtylla
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit paraqesin me vizatim në fletë të vogla fruta që u pëlqejnë më shumë.
I vendosin vizatimet në një vend të dukshëm në grup.
I ndajnë vizatimet në grupe sipas llojit të frutës.
Për secilin grup nxënësit vendosin një titull duke u nisur nga lloji i frutës.
Diskutohet me nxënësit rreth ideve të tyre për titujt që vendosim për secilin grup, p.sh.,
dardhë, mollë, portokalle, banane etj.

Veprimtaria ii
Nxënësit në grup do të ndërtojnë një grafik me titull “Frutat që pëlqejnë më shumë”.
Vendosen vizatimet e secilës lloj frute në rresht njëra pas tjetrës në secilën nga shtyllat përkatëse. Secili
grup ndërton një grafik me shtylla.

Mollë Dardhë Banane Portokalle


Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në grupe, duke përgatitur pyetje rreth grafikut:
- Cilat fruta pëlqejnë më shumë nxënësit?
- Sa lloj frutash janë?
- Cilat fruta pëlqejnë më pak nxënësit?
- Sa nxënës pëlqejnë bananet?
- Sa nxënës pëlqejnë mollët?
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.

Veprimtaria iV
Nxënësit vëzhgojnë grafikët e paraqitur në tabelë që interpretohen nga përfaqësuesit e grupeve.
Krahasohen të dhënat e paraqitura në grafik nga grupet duke iu përgjigjur pyetjeve:
- Cili grup ka pëlqyer më shumë fruta?
- Në cilin grup kanë pëlqyer më shumë bananet? - Ku janë pëlqyer më shumë mollët? etj.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e grafikëve, si dhe për
pyetjet që bëjnë për to, për krahasimin e të dhënave të paraqitura nga grafikët. Nxënësit vlerësojnë
njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësohen me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Hartoni një grafik, duke paraqitur frutat që pëlqejnë më shumë pjesëtarët e familjes.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 33
tema mësimore: 2B Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelimi i grafikëve
18.3. Diagramet e Venit
rezultatet e te nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: Grafiku me shtylla, diagrami i Venit, krahasim
- ndërton grafikun me gjëra që i pëlqen;
- paraqet të të dhënat që ka grumbulluar me anë të
diagramit të Venit;
- krahason të dhënat që ka grumbulluar me anë të
diagramit të Venit,
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 48, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet
për mbledhjen e të dhënave dhe ndërtimin e grafikëve,
modele grafikësh me shtylla
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët;punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit punojnë në grup.
Grumbullojnë të dhëna duke shkruar se çfarë duan shokët e grupit.
Nxënësit njihen me paraqitjen e të dhënave me anë të diagramit të Venit.
Diagrami i Venit ndërtohet me anë të dy rrathëve që ndërpriten. Bëhet krahasimi i gjërave që duan shokët
në grup e duke treguar njëkohësisht edhe të përbashkëtat që kanë me njëri- tjetrën.
Në pjesën e përbashkët ku priten dy rrathët, do të shkruajnë gjëra të përbashkëta që u pëlqejnë të
gjithë nxënësve në grup. Më pas, në secilin rreth nxënësit do të shkruajnë të dhëna për gjëra që u
pëlqejnë vetëm djemve dhe në rrethin tjetër për gjëra që u pëlqejnë vetëm vajzave në grup.
Paraqes në tabelë diagramin e Venit, ku nxënësit shprehin mendimet e tyre duke diskutuar me të gjithë
klasën për krahasimin e të dhënave.

vajza djem

Veprimtaria ii
Për të njëjtat të dhëna nxënësit ndërtojnë një grafik me shtylla me titull: “Gjërat që pëlqejnë më shumë”.
Ndërtojnë një grafik për gjërat që pëlqejnë vajzat dhe një grafik për gjërat që
pëlqejnë djemtë.
Nxënësit punojnë në grupe, duke përgatitur pyetje rreth grafikut:
- Cilat gjëra pëlqejnë më shumë djemtë?
- Cilat gjëra pëlqejnë më pak djemtë?
- Cilat gjëra pëlqejnë më shumë vajzat?
- Cilat gjëra pëlqejnë më pak vajzat?
- Cilat gjëra pëlqejnë edhe vajzat edhe djemtë?
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.
Veprimtaria iii
Diskutojmë me nxënësit rreth pyetjeve:
- Çfarë mësuat sot?
- Si i paraqitëm të dhënat?
- Cila është mënyra më e mirë për të paraqitur të dhënat?
- Ku e keni më të lehtë për të krahasuar të dhënat?
Nxënësit shprehin mendimet e tyre për përdorimin e grafikut me shtylla dhe diagramit të Venit.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e grafikëve, si dhe për pyetjet
që bëjnë për to, për arsyetimin në përcaktimin e cilësive të përbashkëta të elementeve në grup, për
krahasimin e të dhënave me diagramin e Venit. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Krahasoni dëshirat e tuaja me dëshirat e prindërve duke përdorur diagramin e Venit.
Shihni faqen 48 të tekstit të nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 34

tema mësimore: 2B Veprimet kryesore. Krahasimi i të Situata e të nxënit: Modelimi i grafikëve


dhënave
rezultatet e te nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: Grafiku me shtylla, krahasim
- ndërton grafikun me kafshë që i pëlqen;
- interpreton grafikun që ndërton; -
formulon pyetje rreth grafikut.
Burimet dhe materialet didaktike: njohuritë paraprake Lidhja me fushat e tjera:
të nxënësit për mbledhjen e të dhënave, për ndërtimin e Gjuhët dhe komunikimi, artet
grafikut me shtylla, modele grafikësh me shtylla
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit vëzhgojnë fotot me kafshë që ka secili në grupet përkatëse.

Shkruajnë emrat e kafshëve të ndara në grupe sipas llojit të tyre.


Veprimtaria ii
Nxënësit në grup do të ndërtojnë një grafik me shtylla për kafshët në figurë.
Vizatojnë në secilën shtyllë aq kuti sa kafshë shohin në figurë.
Secili grup ndërton një grafik me shtylla

Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në grupe, duke përgatitur pyetje rreth grafikut:
- Sa luanë janë në figurë? - Çfarë kafshësh ka më shumë në figurë?
- Sa luanë janë më shumë se majmunë? - A janë zebra sa dyfishi i luanëve?
Grupet këmbejnë pyetjet e hartuara me njëri-tjetrin.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e grafikëve, si dhe për pyetjet
që bëjnë për to, për krahasimin e të dhënave të paraqitura nga grafikët. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin
gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Hartoni një grafik, duke paraqitur kafshët që pëlqejnë më shumë pjesëtarët e familjes.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 35
tema mësimore: 2B Veprimet kryesore. Krahasimi i Situata e të nxënit: Modelimi i grafikëve
të dhënave
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Grafiku me shtylla, krahasim
- ndërton grafikun me libra që i
pëlqen;
- interpreton grafikun që ndërton; -
formulon pyetje rreth grafikut.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Njohuritë paraprake të nxënësit për mbledhjen e të Gjuhët dhe komunikimi, artet
dhënave, për ndërtimin e grafikut me shtylla, modele
grafikësh me shtylla
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit punojnë në grup, ku bëjnë një listë
të përrallave që u pëlqejnë:
Përralla me kafshë
Përralla me aventura
Përralla me princesha
Përralla me detektivë

Të dhënat e grupeve i shkruajnë në tabelë.


I grumbullojmë të dhënat për gjithë klasën.

Shkruajmë numrin e nxënësve që pëlqejnë secilën lloj të përrallave.


Veprimtaria ii
Nxënësit në grup do të ndërtojnë një grafik me shtylla për librat që pëlqejnë.
Vizatojnë në secilën shtyllë aq kuti sa përralla pëlqejnë nxënësit për secilën lloj.
Secili grup ndërton një grafik me shtylla

Përralla me Përralla me Përralla me Përralla me


kafshë aventura princesha detektiv

Veprimtaria iii
Nxënësit punojnë në grupe, duke përgatitur pyetje rreth grafikut:
- Cilat përralla pëlqehen më shumë?
- Sa fëmijë pëlqejnë përrallat me kafshë?
- Sa fëmijë më shumë pëlqejnë përrallat me princesha, se përrallat me kafshë?
- Sa fëmijë më pak pëlqejnë përrallat me kafshë se përrallat me princesha? Grupet këmbejnë
pyetjet e hartuara me njëri-tjetrin.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me ndërtimin e grafikëve si dhe për pyetjet
që bëjnë për to, për krahasimin e të dhënave të paraqitura nga grafikët. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin
gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Hartoni një grafik, duke paraqitur librat që keni lexuar sipas llojit të tyre.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 1 (matja)
tema mësimore: 2a Veprimet kryesore 19.1, Situata e të nxënit:
Gjatësia dhe nxënia, faqe 49. Manipulime me njësitë e gjatësisë dhe të
vëllimit.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: forma fole, forma e rritjes, forma të zvogëlimit,
- përshkruan objektet sipas formës dhe kapacitet më i vogël, paketim.
madhësisë;
- përcakton numrin e objekteve që paketohen në
bazë të madhësisë së objektit;
- ndërton forma fole sipas madhësisë së
objekteve.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 49, fletë A4, vizore, gërshërë, Gjuha dhe komunikimi, artet.
ngjitës, kukulla lodër për çdo nxënës, kukulla ruse, grup
kutish të madhësive të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto; Hulumtim i përbashkët; Punë në grup, punë individuale, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit vendosin mbi tavolinë kukulla të ndryshme, kuti të madhësive të ndryshme që janë vendosur
brenda njëra-tjetrës. Pyes:
- Çfarë dini rreth këtyre objekteve?
- Çfarë vini re?
- A janë të gjitha të njëjta?
- Pse?

Diskutojnë me shokun e bankës për ndryshimet dhe ngjashmëritë e tyre. Paraqes para klasës një kukull
ruse version i madh. Pyes nxënësit:
- A ka parë ndonjëri kukull si kjo?
- Çfarë të veçante ka?

Nxënësit japin mendimet e tyre, por në qoftë se asnjëri nuk përgjigjet, i ftoj të dëgjojnë me vëmendje.
Tundet kukullat dhe dëgjohet se çfarë ka brenda. Çfarë mund të ketë brenda? Nxënësit japin mendime
të ndryshme dhe bien dakord që të hapin kukullën. Nxënësit shohin se brenda kukullës së madhe ka
një më të vogël. - A mendoni se kjo kukull që nxorët është e fundit?
Deri tani na u bënë dy kukulla dhe e hapim përsëri.
Tani kemi tri kukulla. Pyes nxënësit:
- Sa kukulla do të ketë në total?
Rendis ato sipas madhësisë, nga më e madhja te më e vogla. Sqaroj nxënësit: Këto janë
forma fole të rritjes dhe zvogëlimit të madhësisë së objekteve brenda njëra-tjetrës.

Veprimtaria ii
Hapet teksti në faqen 49.
- Shikoni me kujdes kukullat në tekst.
- Sa është numri i tyre?
Nxënësit japin mendimet e tyre, pasi diskutojnë edhe me shokët. (5 kukulla).
- Po në fillim kur e paraqiti mësuesi/ja sa ishin? Vetëm një.
- Çfarë kishte ndodhur me të tjerat? Ato ishin paketuar në një të vetme.
- Kur mund t’i paketojmë sendet në një të vetme? Paketimi ndodh në një të vetëm, atëherë kur
sendet janë të madhësive të ndryshme.
- A kanë kutitë që janë në formë zemre madhësi të njëjtë? (Jo).
- A mund të gjejmë sende që futen brenda njëra tjetrës? Ato numërojnë enë, gota, tasa që
përdoren në frigorifer kova, vazo, kuti zbukurimi e të tjerë.

Veprimtaria iii
Veprimtaria do të zhvillohet në dyshe. Çdo tryezë do të ketë: gërshërë, fletë të bardha, vizore, udhëzimet
sipas fletës punës në faqen nr. 94; 97.
Hapi i parë: Priten kukullat
Hapi i dytë: Për çdo kukull duhet shiriti i letrës me gjerësi 3 cm dhe gjatësi sipas dëshirës.
Hapi i tretë: Rrotullohet shiriti i letrës për të formuar një rreth të ngjitur.

Hapi i katërt: Rrethi i letrës ngjitet te çdo kukull e prerë.


Në përfundim të punës mësuesi/ja pyet:
- Çfarë duhet të kemi parasysh për të paketuar sendet që ne ndërtuam?
Konkluzioni i veprimtarisë:
Të ndërtojmë kuti fole me madhësi të ndryshme që objektet të futen brenda njëra-tjetrës. Të kenë formë të
njëjtë, por kapaciteti i tyre të jetë i ndryshëm.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis objekteve. Për
matjet e thjeshta, përcaktimin e formave fole dhe mënyrës së vendosjes së këtyre objekteve. I vlerësoj
për demonstrimin në dyshe dhe individualisht në matje me njësi standarde të gjatësisë në cm, për
arsyetimin
në paketimin e objekteve me madhësi të ndryshme. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Ndërtoni disa kuti që futen brenda njëra-tjetrës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 2 tema mësimore: 2C. Veprimet
kryesore Situata e të nxënit:
19.2. Gjatësia dhe koha. rruga e përshkuar. Manipulime me njësitë e gjatësisë dhe të kohës.

rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:


matematikore, sipas temës mësimore: distancë, kohë, largësi, njësitë matëse të kohës dhe -
rendit numrat deri në 100; të distancës, distancë më e largët, më e gjatë, më
- identifikon objekte sipas grupimeve; e ulët, njësi standarde të gjatësisë: cm, m, Njësitë
- përdor relacionet “më shumë se”, “më pak se”, standarde të kohës: sek, min.
ndërmjet numrave;
- krijon modele të thjeshta të figurave.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera: teksti shkollor f.
50, Fletë A4, gërshërë, vizore, Gjuha dhe komunikimi, artet.
metër, orë muri, orë me zile, orë digjitale, foto,
postera, modele vizatimesh; njohuritë paraprake të
të nxënësit për kohën dhe rrugën.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, teknika “Lapsat në
mes”

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtaria do të nisë me teknikën “Lapsat në mes”. Pyes nxënësit:
- Cili ka udhëtuar me aeroplan?
- Çfarë dini për këtë lloji udhëtimi?
Nxënësit sipas përvojave që kanë do të vendosin një laps në mes të grupit, që do të thotë se janë gati për
t’u përgjigjur. Ndërsa nxënësi që nuk mund të përgjigjet do të vendos lapsin në mes dhe do thotë “Pas”,
në qoftë se pyetet. Secilit grup u drejtoj pyetjen:
- Çfarë thotë lapsi blu?
- Po lapsi i verdhë? - Po lapsi i kuq?

Pasi kalojnë 3-4 minuta me përvojat e nxënësve rreth këtij udhëtimi, nxënësit me mjetet që janë pajisur
më parë do të ndërtojnë një aeroplan me letrën A4. Ndërtimi i aeroplanit vazhdon.
Nxënësit do të përdorin në ndërtimin e aeroplanit, letra me ngjyra të ndryshme, për t’i dalluar nga njëri-
tjetri. Pasi kanë përfunduar ndërtimin e aeroplanit, nxënësve në dyshe do t’u jap kohë për të provuar
hedhjen e tyre në klasë dhe për të matur largësinë e hedhjes. Njëri nga nxënësit mat kohën që i duhet
aeroplanit nga momenti i hedhjes deri në zbritje në dysheme.

Veprimtaria ii
Pas përfundimit të eksperimenteve dhe matjes së distancave dhe kohës, nxënësit do ti grupoj në grupe
me nga 4 nxënës dhe do të fillojnë garën duke zbatuar këto rregulla:
1- Starti i hedhjes së aeroplanit duhet të jetë i njëjtë.
2- Çdo aeroplan që hidhet i matet distanca e fluturimit, nga starti deri në pikën e takimit me
dyshemenë.
3- Çdo grup do të bëjë dy herë garë për hedhjen e aeroplanit.
4- Do të llogaritë shumën e largësive të dy hedhjeve.
5- Në çdo hedhje do të matet koha e qëndrimit të aeroplanit në ajër. 6- Gara zhvillohet në
grupe dhe regjistruesit japin rezultatet e garës.
Në përfundim të garës pyes:
- Cila është distanca më e largët e fluturimit të aeroplanëve tuaj?
- Cili aeroplan qëndron më shumë në ajër?
- Si vepruat për matjen e distancës dhe të kohës?
- Cili është aeroplani më i mirë në grupin tuaj?
- Cila është mënyra më e mirë për të nisur aeroplanin në fluturim?
Zgjidhen 1-2 aeroplanë më të mirë nga grupet në garë dhe shpallet kampioni.
Veprimtaria iii
Hapet libri dhe nxënësit do të diskutojnë duke krahasuar garën e tre shokëve, në të dy rastet. -
Cili aeroplan fluturoi më larg?
Aeroplani i Kreshnikut fluturoi 50 + 2 = 52 m.
- Sa është largësia e fluturimit të çdo aeroplani?
- Cilin prej këtyre aeroplanëve do ta zgjidhje për të konkurruar në garë?
Nxënësit, pasi gjejnë shumat e largësive të fluturimit të çdo aeroplani, dalin në përfundimin, se aeroplani i
Kreshnikut është më i miri për të bërë gara. Kontrolloj shkallën e përvetësimit të njohurive duke kërkuar
arsyetimin e nxënësve për pyetje të ndryshme në lidhje me veprimtarinë.
- Një aeroplan prej letre mendoni se qëndron në ajër 12 orë?
Është e pamundur, pasi ai qëndron disa sekonda.
- Si mendoni për aeroplanin e Kreshnikut?
- Është e mundur, që ai të ketë fluturuar në distancën 50 m?
Po, është e mundur, pasi nga eksperimentet që bëmë shumica e aeroplanëve fluturuan 50-60 m.
- Po që një aeroplan fluturon vetëm 1 cm, është e mundur?
Jo, sepse nga të dhënat doli se ato fluturuan nga disa cm deri ne disa metra. Secili nxënës jep mendimet e
tij në lidhje me kohën dhe distancën e fluturimit të aeroplanëve.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis objekteve dhe
matjet e thjeshta. Vlerësoj për demonstrimin në dyshe dhe individualisht në matje me njësi standarde të
gjatësisë në cm dhe të kohës në sekonda në hedhjen e aeroplanit prej letre. Nxënësit vlerësojnë njëri-
tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë
orës.

Detyrë:
Përgatitni një aeroplan letre për konkurrim, si aeroplani i Kreshnikut.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 3
tema mësimore: 2 C Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
19.3, Ndjekja e udhëzimeve. (matja me cm. faqe 51) Ndërtimi i një kukulle prej letre.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç: matje, njësi metrike
sipas temës mësimore: standarde, centimetra, vertikalisht,
- matën në cm vija horizontale dhe vertikale. horizontalisht.
- ndërton objekte me letër sipas udhëzimeve.
- përdor gjuhën krahasuese në vlerësimin e punës në grup.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti nxënësit faqe 51, fletë A4, kukull 3D. Foto kukullash, Gjuha dhe komunikimi, artet.
laps, letër, vizore, gërshërë, letër ngjitës, letër me ngjyra, kuti
të ndryshme, Njohuritë paraprake të nxënësit për manipulime
me letër.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto; Hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Paraqes para nxënësve disa foto me kukulla të ndryshme.
- A ka ndonjëri kukulla në shtëpi? - A mund të tregojë diçka për kukullën e tij?
Nxënësit sjellin përvojat e tyre për kukullën që kanë në shtëpi me materiale plastike, pelushi lecke apo letre.
Udhëzoj nxënësit që sot do të bëjnë vetë kukullën e tyre. Pajis nxënësit me fletë A4,
vizore e lapsa dhe fillohet nga puna sipas udhëzimeve të dhëna. Hapet teksti në faqen 51 dhe shikojnë
hapat që duhen ndjekur për të ndërtuar kukullën prej letre.
Hapi i parë: Vendoset fleta A4 horizontalisht dhe matim me vizore nga 0 -7 cm. Vendosim një shenjë dhe
përsëri vendosim vizoren tek shenja nga 0 -7 cm të tjerë. bashkojmë pikat me vizore.
Hapi i dytë: Palosim letrën sipas ndarjeve vertikalisht dhe shohim fletën A4 të ndarë në tre pjesë të
barabarta.
Hapi tretë: E palosim përgjysmë letrën nga lart-poshtë.
Hapi i katërt: Palosja e fundit. Palosen secila nga të dy pjesët në fund dhe të kthehet në atë mënyrë, që ato
të jenë në krye të palosjes së mesme. Vendosni duart tuaja në vrimat në skaje. Ja ku ju keni bërë një
kukull.
- Si ju duken kukullat që ju ndërtuat? (Të gjitha të njëjta). - Çfarë mund të bëjmë për t›i ndryshuar?
Nxënësit fillojnë të bëjnë ngjyrosje, vizatime e zbukurime të ndryshme për t’i bërë sa më të veçanta. Secili
krahason punën e tij me të shokut.
Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë në grupe për të ndërtuar një teatër kukullash. Ata do të përfshihen në matje të
gjatësive dhe gjerësive të objekteve të ndryshme. P.sh.: kuti me gjatësi 40 cm, gjerësi 30cm dhe lartësi 20
cm. Nxënësit do të mendojnë për gjatësinë dhe gjerësinë e perdeve, vendosjen e kukullave me materiale
të ndryshme, përgatitjen e ftesave dhe posterave për reklama. Të gjitha këto me përmasa të përshtatshme
për mjedisin dhe me orarin e fillimit dhe të mbarimit të veprimtarisë. Secili grup do të reklamojë punën e
tij. Theksoj se në veprimtarinë e tyre nxënësit duhet të kenë parasysh projektimin e saktë për matjet e
gjatësive, gjerësive dhe lartësive.
Duhet të merret në konsideratë edhe vendvendosja e objekteve për të krijuar një mjedis sa më të këndshëm
duke përdorur cilindra, kuti në formë kuboidi, vargje zbukurimi, reklama, postera, forma fole të kukullave e
figura të ndryshme gjeometrike me përmasa të sakta. Në fund shpall fituesit e veprimtarisë.
Veprimtaria iii
Nxënësit lëvizin nga njëri grup te tjetri për të shikuar punën e bërë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre. Ato do
të vlerësojnë grupin për projektin më të mirë. Pyes:
- Çfarë mendoni se do të ndodh në qoftë se nuk janë matur me saktësi përmasat e ndërtimit të një
shtëpie?
- Po në qoftë se derën e shtëpisë nuk e kemi bërë me përmasat e duhura? - Po kur
gatuajmë, çfarë ndodh kur nuk përdorim masat e duhura?
Nxënësit sjellin përvojat e tyre.
Në fund theksoj se, që një punë të bëhet mirë, duhet që më parë të bëhet planifikimi dhe projekti, ku të
kihet parasysh gjatësia, gjerësi, lartësia, pesha dhe koha. Në fund shpallen fituesit e veprimtarisë.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me zbatimin e udhëzimeve për ndërtimin e një
lodre prej letre. Vlerësoj për matjet e thjeshta, përcaktimin e formave fole dhe mënyrës së vendosjes
së këtyre objekteve në zbatimin e një projekti. Vlerësoj për matjet e sakta me njësi standarde të
gjatësisë në cm dhe reklamimin e punës së tyre. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Fletore pune f. 100. Ndërtimi i një lodre Shihni faqen 51 e tekstit të nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 4
tema mësimore: 2C Veprimet kryesore. 20.1. Vëllimi Situata e të nxënit: Enët matëse
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Vëllimi, litri, nxënësia
- dallon vëllimit e objekteve të ndryshme;
- njeh njësinë matëse standarde të vëllimit të
ujit; - krahason vëllimin e objekteve të ndryshme.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 52, njohuritë paraprake të Gjuhët dhe komunikimi, artet
nxënësit
për njësitë matëse, enë e shkallëzuar me kapacitet 1
litër, (si alternativë të përdorim një shishe plastike me
majë të prerë dhe shënojmë shenjat e duhura), objekte
për vënien në ujë mollë, tapa, kube, gurë të vegjël.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit i njoh me enën e shkallëzuar. U përgjigjen pyetjeve:
- Ku keni parë enë të shkallëzuar? - Ç’tregojnë shkallëzimet në enë?
Ata i njoh me litrin, që është njësia matëse standarde e vëllimit të lëngjeve, kurse nxënia është sasia që
mund të mbajë një enë. (Këto informacione shkruhen në një vend të dukshëm në tabelë).
Veprimtaria ii
Nxënësit japin mendimin e tyre rreth situatës:
Mbushim enën me 1 litër ujë. Hedhim në të një mollë.
- Çfarë do të ndodhë me nivelin e ujit në enë kur hedhim mollën?
- Pse mendoni se do të rritet niveli i ujit?
- A zë molla vend në enë?
Nxënësit bashkëbisedojnë në dyshe me njëri-tjetrin dhe nxjerrin përfundimin.
Paraqes para nxënësve ena me ujë. Ata vëzhgojnë nivelin e ujit në enë.
Më pas një nxënës fut mollën në ujë.
- Çfarë mendoni se ka ndodhur? (niveli i ujit u rrit) - Pse mendoni se ka ndodhur?
Kur futëm mollën në ujë niveli i ujit u rrit, më pas heqim mollën nga ena me ujë.
- Ç’ndodh me nivelin e ujit në enë?
- Pse u ul niveli i ujit në enë? Nxënësit diskutojnë në dyshe.
Nxjerrim përfundimin që sasia e ujit në enë është e njëjtë, nuk është pakësuar ose shtuar, nuk shtuam ujë
në enë, as nuk hoqëm ujë nga ena.
Kur në ujë u fut molla, sasia e ujit u rrit, sepse molla zë vend në enë (është vëllimi i saj), kështu që rritet
niveli i ujit në enë dhe kur hiqet molla niveli i ujit në enë ulet, por nuk ndryshon vëllimi i tij.
Veprimtaria iii
I njoh nxënësit me situatën e dytë.
Ena ka 1 litër ujë. Hedhim në të një gur të vogël.
- Çfarë do të ndodhë me nivelin e ujit në enë kur hedhim gurin?
- Pse mendoni se do të rritet niveli i ujit?
- A zë guri vend në enë?
Nxënësit bashkëbisedojnë në dyshe me njëri-tjetrin dhe nxjerrin konkluzionin.
Paraqes enën me ujë para nxënësve. Ata vëzhgojnë nivelin e ujit në enë.
Më pas një nxënës fut gurin në ujë.
- Çfarë mendoni se ka ndodhur? (niveli i ujit u rrit) - Pse mendoni se ka ndodhur?
Kur futëm gurin në ujë niveli i ujit u rrit, më pas heqim gurin nga ena me ujë.
- Ç’ndodh me nivelin e ujit në enë?
- Pse u ul niveli i ujit në enë?
Nxënësit diskutojnë në dyshe.
Nxjerrim përfundimin që sasia e ujit në enë është e njëjtë, nuk është pakësuar ose shtuar, nuk shtuam ujë
në enë, as nuk hoqëm ujë nga ena.
Kur në ujë u fut guri, sasia e ujit u rrit, sepse guri zë vend në enë (është vëllimi i tij), kështu që rritet niveli i
ujit në enë dhe kur hiqet guri niveli i ujit në enë ulet, por nuk ndryshon vëllimi i ujit.
- A u rrit njësoj niveli i ujit në enë si kur futëm mollën, edhe kur futëm gurin?
Nxënësit shprehin mendimet e tyre dhe nxjerrim përfundimin që niveli i ujit në enë rritet aq sa është vëllimi
i trupit që futim në ujë, por vëllimi i ujit nuk ndryshon.
Pesha e objektit nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit, por vëllimi i tij.

Veprimtaria iV
Nxënësit punojnë në grupe duke futur në ujë objekte të ndryshme.
Pasi diskutojnë në grupe, nxjerrin përfundimin që vëllimi i ujit në enë nuk ndryshon, por niveli i tij rritet në
varësi të vëllimit të objekteve që janë futur në ujë.
Krahasojmë vëllimin e objekteve të ndryshme që janë futur në ujë, duke parë nivelin e ujit që rritet.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me eksperimentet që kryejnë për
përcaktimin e vëllimit të objekteve, si dhe për interpretimin e tyre, për arsyetimin në krahasimin e vëllimit
të objekteve
të ndryshme. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Hartoni një grafik me shtylla, ku të krahasohet vëllimi i objekteve në situatat e paraqitura në tekst.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 5
tema mësimore: 2C Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Të formojmë 1 litër
20.2. Të formojmë një litër
rezultatet e te nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: Vëllimi, litri, nxënësia
- përdor njësi jostandarde për të formuar 1 litër;
- përcakton enë që nxënë më shumë ose më pak se 1 litër.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera:
faqe 53, fletore pune faqe 99, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet
për njësitë matëse, enë e shkallëzuar me kapacitet 1 litër, (si
alternativë të përdorim një shishe plastike me majë të prerë
dhe shënojmë shenjat e duhura), gota, filxhanë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe,
teknika “Ditarët e të nxënit”. Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësuesi/ja para nxënësve tri enë me forma të ndryshme, por që kanë të njëjtin vëllim: 1 litër.
Nxënësit japin mendimin e tyre rreth situatës:
Mbi tavolinë është një gotë dhe një kovë. Hidhet ujë nga ena në gotë.

- Çfarë do të ndodhë ? - A e nxë gota të gjithë ujin? (jo) - Pse mendoni kështu?
Nxënësit bashkëbisedojnë në dyshe me njëri-tjetrin dhe nxjerrin konkluzionin.
E provojmë. Ena me ujë paraqitet para nxënësve. Një nxënës hedh ujin në gotë.
Nxjerrin përfundimin që gota nxë më pak se 1 litër.
E njëjta veprimtari kryhet edhe duke hedhur ujin në kovë.
Nxirret përfundimi që kova nxë më shumë se 1 litër.
Veprimtaria ii
Nxënësit japin mendimin e tyre rreth situatës:
Kemi një gotë të mbushur me ujë dhe një enë me vëllim 1 litër.
Çfarë do të ndodhë nëse hedhim ujin në enë?
- A do ta nxërë ena ujin? - A është i mjaftueshëm uji? - A është sasia e ujit në
masën e duhur?
- Pse mendoni kështu? - Sa gota ujë duhen që të mbushet ena?
E provojnë. Nxënësit bashkëbisedojnë në dyshe me njëri-tjetrin dhe nxjerrin konkluzionin se sa afër
parashikimit të tyre ishin.
Nëse ndryshon forma dhe madhësia e enës, çfarë do të ndodhë?
Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe nxirret përfundimi, niveli i ujit në enë që ndryshon kur ndryshon
forma dhe madhësia e enës, por vëllimi i ujit që hedhim është i njëjtë.
Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë në grup, duke gjetur mënyra të ndryshme për të formuar 1 litër.
Ata kanë mbi tavolinë gota ose filxhanë dhe enën që do ta mbushin me 1 litër ujë.
Plotësojnë tabelën:
Çfarë mendoni ju Çfarë vendos grupi për të përdorur Çfarë ndodh realisht

Nxënësit diskutojnë në grup për të plotësuar tabelën e mësipërme në faqen 99 të fletores së punës.
Pasi parashikojnë se sa gota, filxhanë ose objekte të tjera duhet që të mbushin enën, diskutojnë në grup
për veprimtaritë që do të kryejnë për të mbushur enën me 1 litër ujë.
Në shtyllën e fundit shënojnë përfundimin e veprimtarisë sesa gota u përdorën për të mbushur enën me 1
litër ujë, duke e krahasuar me parashikimin që bënë në fillim. Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën
para klasës.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me eksperimentet që kryejnë për të mbushur
enët me 1 litër ujë, si dhe për interpretimin e tyre, për arsyetimin në krahasimin e njësive jostandarde që
përdorin. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Hartoni tri pyetje rreth veprimtarive që u zhvilluan në klasë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 6
tema mësimore: 2C Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Të mbushim kovën
20.3. Një litër dhe gjysmë litri
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Vëllimi, litri, nxënësia
- tregon lidhjen mes 1 litri dhe gjysmë litri;

- përcakton vëllimin e enëve, duke përdorur 1 litër


dhe gjysmë litër.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 54, fletorja e lojërave faqe 75- 77, Gjuhët dhe komunikimi, artet
njohuritë paraprake të nxënësit për njësitë matëse, enë
të shkallëzuara me kapacitet 1 litër dhe gjysmë litër,
kova
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit punojnë në grup.
Në secilin grup nxënësit kanë një enë njëlitërshe dhe një enë gjysmëlitërshe.
Me këto enë do të mbushim dy kova trelitërshe. Një kovë do të mbushet me enën njëlitërshe dhe kova tjetër
do të mbushet me enën gjysmëlitërshe.
Nxënësit i përgjigjen pyetjes:
- Sa enë me ujë duhen për të mbushur kovat?
Parashikimet e tyre i shkruajnë në një fletë.
Kryejnë veprimtarinë dhe nxjerrin përfundimin që duhen 3 enë njëlitërshe për të mbushur njërën kovë dhe
për kovën tjetër duhen 6 enë gjysmëlitërshe. Krahasojnë parashikimin me përfundimin që arritën.
Veprimtaria ii
Vëzhgojmë situatën e paraqitur në tekst. Diskutojmë rreth saj:
- Sa enë njëlitërshe ka përdorur Sokoli? - Sa litra ujë nxë kova e Sokolit?
- Sa enë gjysmëlitërshe ka përdorur Jolanda? - Sa litra ujë nxë kova e Jolandës?
- Po sikur Sokoli të përdorte enë më të vogël çfarë do të shkruhej në etiketën e tij? ( 8 enë)
- Po sikur Jolanda të përdorte enë më të madhe çfarë do të shkruhej në etiketën e saj? ( 4 enë)
Nxënësit argumentojnë mënyrën se si i gjetën përgjigjet.
Nxënësit punojnë në dyshe dhe paraqesin mënyra të tjera, duke përdorur të dyja enët për të mbushur kovat me ujë.
Për shembull: 3 enë të mëdha dhe 2 enë të vogla.
2 enë të mëdha dhe 4 enë të vogla. 1 enë të madhe dhe 6 enë të vogla.

Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë në grup.
Do të zhvillojnë lojën: “Rrëshqitja, rrëzimi dhe derdhja”.
Nxënësit do të mësojnë të formojnë 1 litër dhe gjysmë litri, të shtojnë dhe të heqin nga 1 litër ujë prej sasisë
që fillojnë lojën, duke përdorur kombinim të 1 litri me gjysmë litri. Nxënësit do të kuptojnë që dy gjysmë litra
janë sa 1 litër.
Lojtarët do të përdorin shiritat e tyre me gjysmëlitri ujë për të mbushur enën e tyre të shkallëzuar me një litër
ujë.
Lojtarët lëvizin aq hapësira sa bie zari.
Ata kryejnë veprime të ndryshme në varësi të numrit që bie kur hidhet zari.
Loja vazhdon, derisa të gjithë lojtarët të arrijnë në pozicionin Fillimi, ku ka filluar loja.
Fitues është lojtari që ka mbledhur më shumë ujë në gotë.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me eksperimentet që kryejnë duke përdorur
enë njëlitërshe dhe gjysmëlitërshe, për kombinimet që bëjnë duke treguar lidhjen mes 1 litër dhe gjysmë
litër, për arsyetimin në krahasimin e vëllimit të enëve. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Do të shkruajnë mënyra të ndryshme të përdorimit të enëve njëlitërshe dhe gjysmëlitërshe, për të
mbushur një kovë me 5 litra ujë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 7
tema mësimore: 2C Veprimet kryesore. 21.1. Pesha Situata e të nxënit: Peshorja me numra
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: pesha, peshore, baraspeshë
- krahason parashikimin me matjen e masës së
saktë;
- paraqet konceptin e peshës duke e përdorur atë
në kontekstin e numrit dhe të ekuilibrit.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 55, fletore pune faqe 101, Gjuhët dhe komunikimi, artet
njohuritë
paraprake të nxënësit për njësitë matëse të masës,
peshore, gota me rërë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Rikujtojmë me nxënësit njësitë standarde të masës gram dhe kilogram që i kemi përdorur në disa mësime.
Nxënësit do të punojnë në dyshe.
Njëri nxënës mbush 4 gota me rërë, kurse nxënësi tjetër përcakton masën e tyre duke u vendosur gotave
etiketat 1, 2, 3, 4 sipas peshës së tyre nga më e lehta te më e rënda.
Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet. Nxënësit në dyshe kanë para tyre dy rezultate nga secili nxënës.
Më pas do të krahasojmë parashikimet e nxënësve me rezultatin e saktë.
Para klasës disa dyshe nga nxënësit do të peshojnë gotat me rërë.
Pasi peshojmë gotën e parë, nxënësit i përgjigjen pyetjes:
- A peshon më shumë se 100 gramë? Apo më pak?
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për të peshuar gotat e tjera. - Cila nga gotat është më afër 100 gramë?
Rezultatet i shkruaj në tabelë dhe do të krahasoj parashikimin me rezultatin e saktë.
Veprimtaria ii
Nxënësit vëzhgojnë peshoren me numra të paraqitur në tekst.
Ajo përdor pesha. Peshat vendosen në grepat e vendosur në çdo numër.
Peshorja është në baraspeshë. Në njërën anë është vendosur pesha te 10 dhe që peshorja të jetë në
ekuilibër në anën tjetër të peshores peshat janë vendosur te 8 dhe 2. Nxënësit diskutojnë rreth situatës:
- Nëse varin një peshë me numrin 9, ku duhet të vendosen dy peshat e tjera që peshorja të jetë në
ekuilibër?
Ka vetëm një mënyrë? Nxënësit paraqesin sa më shumë mënyra.
Nga njëra anë e peshores me numra është varur pesha te 9 dhe nga ana tjetër vendosen peshat te 6 dhe 3,
që peshorja të jetë në baraspeshë. Nxënësit paraqesin edhe raste të tjera.
9 5 dhe 4
9 7 dhe 2
Veprimtaria iii 9 8 dhe 1
Nxënësit do të diskutojnë rreth situatës të paraqitur në tekst.
- Imagjino sikur ti var dy pesha te numri 10 në njërën anë. Sa pesha duhet të vendosësh në anën
tjetër, nëse përdor vetëm grepin e numrit 5?
Nxënësit diskutojnë në dyshe dhe japin përgjigjen.
Që peshorja me numra të jetë në baraspeshë nëse nga njëra anë e peshores janë vendosur dy pesha te
numri 10, pra është formuar 20, në anën tjetër duhet të vendosin 4 pesha te 5 që të formohet 20.
Nxënësit duke punuar në dyshe gjejnë edhe mënyra të tjera, përveç grepit të numrit 5.
2 pesha te 10 5 pesha te 4
Veprimtaria iV
Hartojnë situata në grup dhe i këmbejnë me grupet e tjera. Nxënësit zgjedhin një numër.
Gjejnë se ku duhet t’i vendosin peshat, që peshorja të jetë në ekuilibër.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me parashikimet për peshën, për paraqitjen e
konceptit të peshës, duke e përdorur atë në kontekstin e numrit dhe të ekuilibrit. Nxënësit vlerësojnë
njëritjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Fletore pune faqe 101. Shihni faqen 55 të tekstit të nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 8
tema mësimore: 2C Veprimet kryesore 21.2. Situata e të nxënit:
Gjatësia. Lojëra dhe matje me njësitë e gjatësisë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: distancë, gjatësi, njësi standarde të gjatësisë
- përdor njësitë standarde për matjen e gjatësive; dhe të kohës.
- interpreton gjatësitë e rrugës në grafikun me
rreshta;
- zgjidh problema që kanë llogaritjen e gjatësisë së
rrugës dhe të kohës.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti nxënësit faqe 56, fletë A4, vizore me 15- 20cm, Gjuha dhe komunikimi, artet.
metër druri ose plastike, lapsa, kronometër ose orë
elektronike. Njohuritë paraprake të nxënësit për njësitë
e gjatësisë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto, Hulumtim i përbashkët, punë në grup, punë individuale, punë në dyshe dhe
grupe të specializuara.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Diskutoj me nxënësit në dyshe rreth njohurive të fituara për matjen e gjatësisë së objekteve. Njëri nxënës
pyet: - Me çfarë njësie matet gjatësia e klasës?
Nxënësi tjetër i përgjigjet: Gjatësia e klasës matet me metër. Nxënësit ndërrojnë rolet. Njëri pyet:
- Po gjerësia e librit me çfarë matet? (Tjetri: në centimetra).
- Po trashësinë e librit me çfarë e matim? (në milimetra).
- Po gjatësinë e rrugës Tiranë-Durrës me se e matim? (me kilometra).
Në këtë mënyrë duke ndërruar rolet nxënësit kujtojnë njësitë e matjes së gjatësisë nga njësia më e vogël
te më e madhja. Përsëri nxënësit me laps në dyshe do të regjistrojnë rezultatet e matjes së gjerësisë së
librit, gjatësisë së klasës. Më pas do të krahasojnë rezultatet e matjes së objekteve duke llogaritur
ndryshesën ndërmjet matjeve të ndryshme.

Veprimtaria ii
Nxënësit diskutojnë rreth situatave të paraqitura në tekst.
- Sa kohë ka udhëtuar autobusi në situatën e parë? ( 3 orë).
- Si e gjetët? 12 - 9 = 3
- Po ndryshe si e gjejmë? 9-ta do dhe 3 orë që të shkojë te 12-ta.
Në situatën e dytë nxënësit në grupe do të identifikojnë rrugën A , B dhe C, që përshkon Saimiri me
makinën lodër. Me teknikën role të specializuar, secili nxënës i grupit do të ketë një detyrë, pasi ngjyrosin
në hartën e qytetit rrugën A, B dhe C me ngjyra të ndryshme secili nxënës do të përgatitin një diagram
duke paraqitur distancën në cm.
0 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100
- Sa e gjatë është rruga që bëri Saimiri me makinën e tij lodër?
Nxënësit përgjigjen: 10 cm + 100 cm + 15 cm = 125 cm.
- Në qoftë se për rrugën A, Saimiri harxhon 4 sekonda, për rrugën B, sa sekonda do të harxhojë?
Nxënësit do të përdorin strategjitë e përshtatshme mendore, për të kryer llogaritjen.
- Për 10 cm, Saimirit i duhen 4 sekonda, po për 15 cm sa sekonda duhen?
Nxënësit do të mendojnë, se për gjysmën e rrugës së 10cm duhen 2 sekonda, meqenëse 15 cm,
zbërthehet 5 cm +5 cm +5 cm, atëherë shkruajmë: 2 sekonda + 2 sekonda +2 sekonda = 6 sek. - Po
për 100 cm, sa sekonda duhen?
Një 10-she = 4 sek, po 10 dhjetëshe? 4 * 10 = 40 sekonda.
- Atëherë për të tria distancat që ka përshkuar Saimiri, sa kohë është harxhuar?
4 sek + 40 sek + 6 sek = 50 sek. Të gjithë grupet japin mendimet e tyre dhe kontrollojnë veten, duke u
konsultuar me mendimet e shokëve.

Veprimtaria iii
Nxënësit në grup do të do të demonstrojnë disa aktivitete.
Grupi i parë: Ecje në distancë me lugë në gojë.
Grupi i dytë: Matja e gjatësisë dhe gjerësisë së derës.
Grupi i tretë: Ecje së prapthi
Grupi i katërt: Matja e trashësisë së librit dhe të gomës
Grupi i pestë: Matja e gjatësisë së shkollës
Secili grup do të përbëhet nga 4 nxënës të cilët do të punojnë dy nga dy. Dy veta do të demonstrojnë dhe
dy do të bëjnë matjen e distancave. Në fund prezantohen rezultatet e secilit grup.
- Cili grup veproj më shpejt në kohë?
- Cila matje është më e saktë?
- Për të përshkuar një kilometër, cila kohë duhet: sek, min, orë apo ditë?
- Për të matur kohën e udhëtimit të breshkës në një distancë një kilometër, cilën njësi matëse
duhet të përdorim: sekondën, minutën, orën, ditën apo javën?
Nxënësit sjellin mendime të ndryshme dhe argumentojnë . Bëj vlerësimin e nxënësve.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis në numrave dhe
njësive të gjatësisë. Për matjet e thjeshta, krahasimin e tyre, si dhe llogaritjen e kohës së kryerjes së
veprimit. Vlerësoj për demonstrimin në grup,dyshe dhe individualisht në matje të distancës me njësi
standarde në cm dhe krahasimin e kohës në sekonda në vartësi të gjatësisë. Nxënësit vlerësojnë njëri-
tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në si tuatat dhe në diskutimet gjatë
orës.

Detyrë: Përgatit një grafik, për një udhëtim nga shtëpia në shkollë me biçikletë, me këmbë, me makinë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 9
tema mësimore: 2C Veprimet kryesore 21.3. Situata e të nxënit:
koha. Lojëra dhe matje me njësitë e kohës.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Koha, njësi standarde të kohës, sekonda,
- përdor njohuritë e fituara të njësive kohore përmes minuta, orë.
lojës;
- përcakton njësitë kohore për distanca të ndryshme;
- paraqet të dhëna kohore të veprimtarive me grafikë
në shtyllë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit faqe 57, fletë A4, vizore, metër, lapsa, Gjuha dhe komunikimi, artet.
kronometër, Njohuritë paraprake të nxënësit për
gjatësinë dhe kohën.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo / krijo dyshe / diskuto; Hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtaria do të fillojë me lojën “Lepuri dhe breshka”.
Çfarë duhet:
Tabela e lojës (faqe 79 fletore e lojërave)
Një mjet loje prej letre për çdo lojtarë (ndodhet në faqe 79)
Një zar me numra nga 1 - 6
Një kronometër Si të luani?!
a) Lojtarët zgjedhin në se duan të jenë lepuri ose breshka dhe vendosin cili do të hedhë zarin i
pari.
b) Nëse zari bie, p.sh.: 1, 2, 3, atëherë breshka lëviz aq numra hapësirash sa numri i zarit.
c) Nëse zari bie, p.sh.: 4, 5, 6, atëherë lepuri lëviz aq numra hapësirash sa bie numri i zarit.
d) Nëse lepuri ndalon në hapësirat, ku ka sallata ose karota, ai humb një radhë, sepse do të
merret me ushqimin. Nëse lepuri ndal te një flutur, ai fle për 20 sekonda dhe breshka mund të
hedhë zarin aq herë sa mundet për 20 sek. Pas 20 sekondash është radha e lepurit dhe më
pas loja fillon përsëri. Fitues i lojës është lojtari, që arrin i pari te fundi i lojës.
Veprimtaria ii
Hapet teksti në faqen 57 dhe nxënësit vëzhgojnë mënyrat e lëvizjes së secilit nga nxënësit. Si
mendoni:
- Cilit i duhet më shumë kohë për të arritur në fund të garës? Pse?
- Cili arrin i pari? Pse?
- Me çfarë njësie matëse, do të matim kohën? (sek. apo min.)
- Po në qoftë se ndryshojmë distancën e lëvizjes, duke e zgjatur atë, çfarë njësie
matëse do të përdorim?
- Po në qoftë se e zvogëlojmë distancën e lëvizjes?
Nxënësit japin mendime të ndryshme, por edhe debatojnë me shokët.

Veprimtaria iii
Nxënësit në grup do të lëvizin në një distancë të caktuar dhe me mënyra të ndryshme duke regjistruar
kohën për çdo nxënës. Theksoj se kjo veprimtari nuk është në formë gare, por një mënyrë për matjen e
kohës
e lëvizjes në distancë. Secili grup do të ketë një fletë A4, ku do të regjistrohen të dhënat e secilit nxënës të
grupit. Në fillim përcaktoj distancën që do të lëvizet prej 20 -30 m në oborrin e shkollës. Caktoj pikën e
nisjes dhe mbërritjes. Në momentin e lëvizjes së nxënësve, matet koha me kronometër. Secili grup, të
dhënat e mbledhura do t‘i paraqesë në diagram në shtyllë sipas shokëve të grupit.
K 80
o 70
h
60
a

50
n
40
ë
30
s
20
e
k 10
Mira Eni Klea Ylli

- Çfarë keni paraqitur në grafikët tuaj?


- Pse e vendosët të bëni këtë lloj grafiku?
- A mendoni se informacioni i paraqitur do të jetë i njëjtë me grafikët e tjerë?
- Po të kishe 1 minutë kohë, çfarë mund të bëje? -A mund të përshkoni një kilometër?
- A mund të shkruani emrin tuaj, 20 herë për një minutë?
- Çfarë mund të bëni në një minutë? Po në dy minuta?

Tregojnë disa veprime.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis në numrave
dhe njësive të kohës. Vlerësoj nxënësit për matjet e thjeshta, krahasimin e tyre si dhe llogaritjen e kohës
së kryerjes së veprimit. Vlerësoj për paraqitjen e të dhënave në diagram. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin
gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Përgatitni një grafik me sasinë e kohës së harxhuar në kryerjen e disa veprimeve, si larja e dhëmbëve,
ngrënia e ushqimit, kryerja e detyrave e tjera.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 10
tema mësimore: Përsëritje Situata e të nxënit: Krijim situatash problemore
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: numri, problema, mbledhje, zbritje,
matematikore sipas temës mësimore: - shumëzim, pjesëtim, njësi matëse, grafiku me
kryen veprime me numra deri në shtylla
100;
- formulon situata problemore;
- bën lidhjen mes mjetit matës e njësive; matëse të
matjeve të ndryshme.
- interpreton grafikun me shtylla.
Burimet dhe materialet didaktike: Njohuritë Lidhja me fushat e tjera:
paraprake të nxënësit për numrin, për veprimet me Gjuhët dhe komunikimi, artet
numra deri në 100, për njësitë matëse.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe;
teknika “Harta e mendimeve” dhe “Ditari i të nxëni”.

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Rikujtojmë njohuritë e marra për numrin.
tek çift

njëshifrorë shumëfisha të një numri


Numri
dyshifrorë treshifrorë

veprime me numra

mbledhja zbritja shumëzimi pjesëtimi

75 + 4 35 - 11 3 · 4 = 12 12 : 4 = 3

5 + 4 = 9, 70 + 9 = 79 35 - 10 = 25, 25 - 1 = 24 4+ 4 + 4 = 12

Nxënësit japin shembuj për secilin rast, duke përsëritur njohuritë e marra për numrin.

Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë në grup.
Grupi I: Krijojnë problemë që lidhen me veprimin 24 + 5 = 29
Grupi II: Krijojnë problemë që lidhen me veprimin 49 - 6 = 43
Grupi III: Krijojnë problemë që lidhen me veprimin 20 : 5 = 4
Grupi IV: Krijojnë problemë që lidhen me dyfishimin e numrit 6
Grupi V: Nxënësit do të interpretojnë grafikun, duke hartuar edhe disa pyetje rreth tij.

Mollë Dardhë Banane Portokalle


Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.

Veprimtaria iii
Plotësojnë tabelën.

Matjet Mjeti matës Njësia matëse


Gjatësia Metër Metri, centimetri
Vëllimi (i lëngjeve) enë e shkallëzuar litri
Koha Ora Sekonda, minutë, orë
Masa Peshore Kilogram, gram
Kontrollojnë e diskutojnë detyrën në dyshe. Më pas zgjeroj diskutimin me të gjithë klasën.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me veprimet me numra deri në 100, për
formulimin e situatave problemore dhe interpretimin e grafikut me shtylla, si dhe për përcaktimin e njësive
standarde të matjes. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Formuloni një situatë problemore me shumëzim.


teSt (PjeSa ii)

1. Cili numër jam? (1 pikë)


Jam më i madh se 30 dhe më i vogël se 40. Jam numër çift. Shumën e shifrave e kam 9.

(2 pikë)
2. Qarko pohimin e saktë.

kur krahasojmë numrat dyshifrorë.


a. Në fillim krahasojmë shifrat e dhjetësheve të dy numrave.
B. Numri që ka shifrën e dhjetësheve më të vogël është më i madh.
C. Në qoftë se shifrat e dhjetësheve janë të barabarta, krahasojmë shifrat e njësheve.

(3 pikë)
3. Plotëso. Vendos shenjën >, <
67 ___ 63 60 ___ 58 34 < ___

(2 pikë)
4. rendit numrat 70, 62, 84, 53 nga më i madhi te më i vogli.
___, ___, ___, ___

5. Plotëso (4 pikë)
42 + 9 = 29 – 8 = 15 + 8 = 24 – 9 =

6. Qarko vetëm numrat tek. (3 pikë)


26 43 98 7 44 38 92 14 31 52

7. Shëno me V nëse barazimet janë të vërteta dhe me G nëse janë të gabuara. (3pikë)
68 = 6Dh + 8Nj ________ 43 = 4Dh + 3Nj ________ 92 = 2Dh + 9Nj ________

8. Lidh me vijë veprimin e mbledhjes me shumëzimin. (2 pikë)

4+4 * * 3·5
3+3+3+3+3 * * 2·4

9. Një makinë ka 4 rrota. Po 4 makina sa rrota kanë? (2 pikë)

___ ___ ___ ___=___rrota. Ndryshe shkruajmë ___ ___ = ___ rrota
10. Gjej prodhimin. (4 pikë)

9·2= 8·5= 5·4= 10 · 5 =


(2 pikë)
11. Një çokollatë ka 12 copa. Nga sa copa do të hamë unë dhe vëllai im?
______________________________________________________________________

12. Në qoftë se janë 80 gishta të duarve dhe të këmbëve gjithsej, sa njerëz janë? (2 pikë)
______________________________________________________________________

13. Për të mbushur një kovë me 3 litra ujë do të përdorim një enë njëlitërshe dhe një enë gjysmëlitërshe.
Si do ta mbushje kovën me ujë duke përdorur të dyja enët? (2 pikë)

__________________________________________________________________________

14. Imagjino sikur në peshoren me numra ti var dy pesha në numrin 8 në të njëjtën anë. Sa pesha duhet
të vendosësh në anën tjetër, në qoftë se përdor vetëm grepin e numrit 4?
(2 pikë)
________________________________________________________________________

15. Një grup nxënësish po bisedonin me njëri-tjetrin për lëndët që u pëlqejnë më shumë. 7 nxënës
pëlqejnë matematikën, 8 nxënës pëlqejnë gjuhën, 5 nxënës pëlqejnë muzikën dhe 5 nxënës pëlqejnë
diturinë. Paraqit të dhënat në një grafik me shtylla, duke paraqitur secilin nxënës me x. (2 pikë)

Sa nxënës janë në grup?______________________________________________________________

Vlerësimi APK ANP AK ASHK ASH


Pikët 0-9 10-17 18-26 27-34 34-36
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 1
tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Manipulime dhe lojë me
22.1. Dyfishimi i numrave dyshifrorë numra.
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: dyfishim, qindëshe, dhjetëshe, njëshe
- përcakton dhjetëshet e njëshet e numrave
dyshifrorë;
- arsyeton për mënyrën e dyfishimit të
numrave
dyshifrorë.
Burimet dhe materialet didaktike: Teksti i Lidhja me fushat e tjera:
nxënësit faqe 58, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet
për dyfishimin e numrit
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, tryezë rrethore, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup,
punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Zhvilloj veprimtarinë me teknikën “Tryeza rrethore”. Rreth një grupi të vogël të ulur në formë rrethore nxënësit do
të shkruajnë një varg numrash duke shtuar 1. Numrat i shkruajnë në kolonë.
Një nxënës shkruan 1 me një ngjyrë; ia pason fletën shokut në të majtë, i cili shkruan 2, më pas e pason
fletën te tjetri që shkruan 3. Vazhdon veprimtaria, derisa të plotësohen të gjitha kufizat e vargut deri te 10.
Më pas do të vazhdojnë veprimtarinë duke shkruar në kolonën tjetër dyfishin e numrave.

Shto me nga 1 Dyfisho


1 2
2 4
3 5
Në këtë mënyrë plotësohet vargu me numra deri në 10 dhe dyfishi i tyre.
Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit 2-fishi i 1-it është 2; 2-fishi i 2-it është 4......
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për të plotësuar vargun e numrave nga 10 deri në 100 duke shtuar me nga
10 dhe në kolonën tjetër shkruajnë dyfishin e tyre.

Shto me nga 10 Dyfisho


10 20
20 40
30 60
Në këtë mënyrë vazhdon vargu me numra deri në 100 dhe dyfishi i tyre.
Lexohet nga nxënësit: 2-fishi i 10-ës është 20; 2-fishi i 20-ës është 40...

Veprimtaria ii
Diskutoj me nxënësit për mënyrën se si do të gjejnë dyfishin e një numri dyshifror.
Gjejmë dyfishin e 36-ës.
Përcaktojmë dhjetëshet e njëshet e numrit. 36 = 30 + 6 Më
pas dyfishojmë secilin prej tyre.
2-fishi i 30-ës është 60; 2-fishi i 6-ës është 12.

Atëherë dyfishi i 36-ës është 60 + 12 = 72


Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për të gjetur dyfishin e numrave të paraqitur në faqen 58 të tekstit të
nxënësit. P.sh., për të gjetur dyfishin e 124 përcaktojnë qindëshet, dhjetëshet dhe njëshet e numrit 124 =
100 + 20 + 4
Më pas dyfishojmë secilin prej tyre.
2-fishi i 100-ës është 200; 2-fishi i 20-ës është 40; 2-fishi i 4-ës është 8, atëherë dyfishi i 124-ës është
200 + 40 + 8 = 248.
Pasi nxënësit gjejnë dyfishin, numrin 248 e lidhim me 124.
Në këtë mënyrë vazhdojnë për të gjithë numrat e paraqitur në tekst.

Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë në dyshe.
Njëri nxënës shkruan një numër dyshifror dhe nxënësi tjetër shkruan dyfishin e tij.
Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e dhjetësheve e njësheve të
një numri dyshifror, si dhe për arsyetimin që bëjnë për të gjetur dyfishin e numrit. Nxënësit vlerësojnë
njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet
gjatë orës.

Detyrë: Dyfishoni numrat 87, 45, 39, 64.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 2

tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Manipulime dhe lojë me
Dyfishimi i numrave dyshifrorë. Fletore pune faqe 105 numra.

rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:


matematikore dyfishim, varg me numra, situatë problemore
sipas temës mësimore:
- gjen dyfishin e shumëfishave të 5-ës;
- arsyeton për mënyrën e dyfishimit të numrave
dyshifrorë;
- krijon situata problemore me dyfishim të numrit.
Burimet dhe materialet didaktike: Fletore pune faqe Lidhja me fushat e tjera:
105, Fletore e lojërave faqe 41 - 43, njohuritë Gjuhët dhe komunikimi, artet
paraprake të nxënësit për dyfishimin e numrit, një zar
me numra 1-6, tabela e lojës, 16 petëza për secilin
lojtar.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Nxënësit do të punojnë në faqen 105 të fletores së punës.
Plotësojnë kolonën e parë duke shtuar me nga 5.
Më pas do të vazhdojnë veprimtarinë duke shkruar në kolonën tjetër dyfishin e numrave.
Shto me nga 5 Dyfisho
0 0
5 10
10 20
15 30
20 40
Në këtë mënyrë plotësohet vargu me numra deri në 100 dhe dyfishi i tyre.
Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit 2-fishi i 0 është 0; 2-fishi i 5 është 10......
Nxënësit përgjigjen pyetjes:
- A mund të dalloni si është krijuar vargu i numrave në kolonën ku kemi dyfishuar?
Nxënësit diskutojnë në dyshe dhe arrijnë në përfundim që vargu i numrave në kolonën e dyfishimit rritet duke shtuar
nga 10, meqë në kolonën e parë shtojmë nga 5, në kolonën e dytë shtojmë dyfishin e 5-ës, që është 10. Veprimtaria
ii
Nxënësit do të zhvillojnë lojën e zareve ose fugës.
Loja do të luhet me dy lojtarë.
Lojtarët do të përdorin tabelën e lojës në faqen 43.
Hedhin zarin ose rrotullojnë fugën. Më pas numri i rënë dyfishohet. Vendosin një petëz në këtë numër. Nëse një
numër ka të vendosur një petëz ata e humbin një radhë. Fitues është lojtari që ka një petëz te çdo numër i tabelës.
Veprimtaria iii
Nxënësit do të hartojnë situata problemore, ku përdorin dyfishimin e numrit 15.
Kontrollojnë e diskutojnë detyrën në dyshe.Më pas diskutojmë me gjithë klasën.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me shkrimin e vargut të numrave sipas një
rregulli të dhënë, si dhe për arsyetimin që bëjnë për të gjetur dyfishin e numrit, për krijimin e situatave
problemore. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre
në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Krijojnë situatë problemore me dyfishim të numrit 14. Shihni faqen 105 të fletores së punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 3
tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra.
23.1. Numërimi me nga tre.
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Varg me numra, situatë problemore
- numëron 3 e nga 3 deri në 100;
- arsyeton për mënyrën e zgjidhjes së situatave
problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera:
faqe 59, fletore pune faqe 108, njohuritë paraprake Gjuhët dhe komunikimi, artet
të nxënësit për numërimin me nga 3
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodologjia:Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë
në dyshe, imagjinatë e drejtuar

Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Nxënësit do të plotësojnë faqen 108 të fletores së punës.
Në tabelën me 100 numra, numërojnë me nga tre dhe ngjyrosin kutizën e duhur.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Në këtë mënyrë vazhdohet plotësimi i tabelës deri në 100.
Nxënësit diskutojnë në dyshe rreth pyetjes:
Si ndryshon numri sa herë lëvizim poshtë(ose lart) në kolonat e rreshtit tjetër?
Nxjerrin përfundimin që sa herë që lëvizim poshtë (ose lart) në rreshtin tjetër, rritet numri ose zvogëlohet
nga nëntë.

Veprimtaria ii
Vëzhgojnë nxënësit në faqen 59 të tekstit të nxënësit tribletët që jetojnë në planetin Tribli. I përshkruajnë
ata. Tribletët kanë një kokë, por kanë 3 sy, 3 veshë, 3 krahë, 3 duar, 3 gishta në çdo këmbë, 3 gishta në
çdo dorë.
Imagjinojnë nxënësit sikur janë astronaut dhe kanë shkuar në planetin Tribli. U përgjigjen pyetjeve:
- Sa tribletë janë pas murit? ( 4 )
- Sa këmbë janë fshehur pas murit?
Nxënësit do të numërojnë 3 e nga 3, sepse secili nga ata ka 3 këmbë 3, 6, 9, 12 Pra,
janë fshehur 12 këmbë.
- Sa gishta këmbësh?
Meqë çdo këmbë ka 3 gishta, do të numërojmë 3 e nga 3, duke krijuar një varg me 12 numra, sepse
aq këmbë janë fshehur pas murit 3, 6, 9, 12, 15, 18, 21, 24, 27, 30, 33, 36 Pra, janë fshehur 36 gishta
këmbësh.
Diskutohet edhe rreth situatës tjetër, që është paraqitur në tekst.
Pas murit janë fshehur 21 këmbë.
- Sa gishta këmbësh janë fshehur?
Nxënësit argumentojnë se çdo këmbë ka 3 gishta. Do të numërojmë 3 e nga 3, duke krijuar një varg me
21 numra, sepse aq këmbë janë fshehur pas murit 3, 6, 9, 12, 15, 18, 21, 24, 27, 30, 33, 36, 39, 42, 45,
48, 51, 54, 57, 60, 63
Pra, janë fshehur 63 gishta këmbësh.
- Sa tribletë janë pas murit?
Do të krijojmë një varg numrash duke zbritur 3 e nga 3, meqë çdo triblet ka 3 këmbë.
21, 18, 15, 12, 9, 6, 3
Pra, janë 7 tribletë pas murit.
Veprimtaria iii
Tribletët kanë kafshë që quhen tripodë. Edhe ata çdo shqisë dhe çdo gjymtyrë e kanë treshe. Vizatojnë
një kafshë tripod.
Paraqiten punimet para klasës.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me krijimin e vargut të numrave duke
numëruar 3 e nga 3, si dhe për arsyetimin që bëjnë për zgjidhjen e situatave problemore. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në
diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Krijojnë një varg numerik me 15 numra duke numëruar 3 e nga 3.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 4
tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra.
Numërimi me nga tre.
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: - Varg me numra, lojë
numëron 3 e nga 3 deri në 100;

- arsyeton për zgjidhjen e situatave në lojëra.

Burimet dhe materialet didaktike: Fletorja e lojërave Lidhja me fushat e tjera:


faqe 41, 45, fletore pune faqe 110,njohuritë paraprake Gjuhët dhe komunikimi, artet
të nxënësit për numërimin me nga 3, tabela e lojës, një
zar me numra 1-6, një petëz

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; tryezë rrethore; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Zhvilloj veprimtarinë me teknikën “Tryeza rrethore”. Rreth një grupi të vogël të ulur në formë rrethore
nxënësit do të shkruajnë një varg numrash duke shtuar 3.
Një nxënës shkruan 3 me një ngjyrë, ia pason fletën shokut në të majtë, i cili shkruan 6, më pas e pason
fletën te tjetri që shkruan 9. Vazhdon veprimtaria derisa të plotësohen të gjitha kufizat e vargut deri te
100. Lexohen nga nxënësit zinxhir njëri pas tjetrit, kufizat e vargut të formuar.

Veprimtaria ii
Nxënësit do të punojnë në dyshe duke prerë shirita të ndarë në tre katrorë. Në shiritin e parë do të
shkruajnë 1, 2, 3, në shiritin e dytë do të shkruajnë 4, 5, 6, në shiritin e tretë do të shkruajnë 7, 8, 9,
kështu
me radhë deri te 48.
I ngjitin shiritat që kanë prerë në një fletë dhe formohet tabela,

1 2 3
4 5 6
7 8 9
10 11 12
13 14 15
Në këtë mënyrë plotësohet tabela duke ngjitur 16 shiritat me letra deri te numri 48.
Nxënësit vëzhgojnë kolonat me numra dhe nxirret përfundimi se në kolonën e parë numërojmë me nga 3
duke filluar nga 1, në kolonën e dytë numërojmë me nga 3 duke filluar nga 2, në kolonën e tretë
numërojmë
me nga 3 duke filluar nga 3,

Veprimtaria iii
Nxënësit do të zhvillojnë lojën “Gara me 3”
Përdorin tabelën e lojës të faqja 45 në fletoren e lojërave. Vendosin petëzën e tyre te Fillimi dhe hedhin
zarin për të lëvizur petëzën.
Lojtari duhet të hedhë vetëm numrat te 1, 3 ose 5, që të lëvizë një pozicion petëzën. Fitues
është ai që arrin i pari te Fundi.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me krijimin e vargut të numrave duke
numëruar 3 e nga 3, si dhe për arsyetimin që bëjnë për zgjidhjen e situatave në lojërat që zhvillojnë.
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Fletore pune faqe 110.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 5
tema mësimore: 3A Veprimet kryesore 23. Situata e të nxënit:
2. Numërimi me nga katër. Manipulime dhe lojëra me numra dyshifrorë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Varg me numra tribletë dhe kuadlinë, situatë
- numëron me nga katër deri në 100; problemore.
- arsyeton në disa mënyra në zgjidhjen e situatave
problemore;
- krijon situatë problemore të shoqëruar me vizatim.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe 60, fletë A4, fotokopje të Gjuha dhe komunikimi, artet.
kuadlinëve, lapsa me ngjyra, fletë A4.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinatë e drejtuar; Mendo/krijo dyshe/diskuto; Hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtaria fillon në grupe, me shkrimin e vargjeve numerike duke i shtuar me nga 3 dhe me nga 4.
Grupet e fillojnë veprimtarinë duke vazhduar vargun aty ku ai fillon. P. sh. :
+3 +3 +3
Grupi I: 1 4 ... ... . . . 20

+3 +3 +3
Grupi II: 2 5 8 .... ... . . . 40

+4 +4 +4
Grupi III: 1 5 9 ... ... 80

+4 +4 +4
Grupi IV: 30 . . . 34 . . . 38 . . .100

Në përfundim të punës, secili përfaqësues i grupit lexon vargun rritës me nga 3 dhe me nga 4, duke u
kontrolluar e vlerësuar nga shokët. Nxënësit do të përqendrohen te numërimi me nga 4.
- Çfarë vini re në vargun e numrave që rriten me nga 4?
Nxënësit përgjigjen: Numërimi me nga 4 i ngjason numërimit me nga 2.

Veprimtaria ii
Hapet teksti dhe nxënësit i njoh me banorët e planetit kuadlin. Kuadlinët ngjanin me tribletët, por ndryshe
nga tribletët çdo shqisë e tyre ishte katërshe. Ata kishin 4 sy, 4 veshë, katër këmbë, katër duar, katër
gishta në çdo këmbë dhe dorë.
Imagjinoni veten sikur jeni vizitorë të këtij planeti dhe po shkoni në shfaqje. Jeni i shoqëruar me një shok
triblet.
- Sa është numri i gishtave të duarve të një çifti triblet?
- Sa është numri i gishtave të duarve të një tribleti dhe një kuadlini?
Nxënësit do të numërojnë 4 e nga 4 për kuadlinët dhe tre e nga tre për tribletët. Për kuadlinët kemi: 4 + 4
+ 4 + 4 = 16 gishta duarsh. Ndërsa për tribletët kemi: 3 + 3 + 3 = 9 gishta duarsh. Numri i gishtave të
duarve të një kuadlini dhe një tribleti është 16 + 9 = 25 gishta. Nxënësit i njoh me situatën problemore në
tekst, e cila tregon se numri i këmbëve të disa kuadlinëve dhe tribletëve është 28 këmbë. - Sa kuadilinë
dhe tribletë janë?
Pyes:
- Si mendoni çfarë duhet të mendojmë në fillim?
Nxënësit argumentojnë: Një kuadlin ka 4 këmbë dhe një triblet ka tri këmbë. Të dy së bashku kanë 4 + 3
= 7 këmbë. Duke ditur se janë gjithsej 28 këmbë, rezulton se numri i kuadlinëve dhe tribletëve është nga
4.
- Si vepruat?
Nxënësit përgjigjen: Një triblet ka 3 këmbë.
- Po 2, po 3 tribletë, sa këmbë kanë? Ato kanë 3 + 3 + 3 = 9 këmbë.
- Po katër tribletë sa këmbë kanë? Ato kanë 3 + 3 + 3 + 3 = 12 këmbë.
Në këtë mënyrë veprohet edhe për kuadlinët. 4 kuadlinë kanë 4 + 4 + 4 + 4 = 16 këmbë. Atëherë themi
se në shfaqje po shkonin 4 kuadlinë dhe 4 tribletë. Ata kanë 16 + 12 = 28 këmbë. nxënësit mund të sjellin
argumente edhe me zbritje të njëpasnjëshme. P. sh. : 28 - 7 = 21 - 7 = 14 - 7 = 7 - 7 = 0.
Pra, numri 7 u zbrit 4 herë d. m. th ishin katër çifte tribletë dhe kuadlinë.

Veprimtaria iii
Nxënësit vizatojnë nga një kafshë kuadline dhe shkëmbejnë me shokun një situatë problemore. P. sh.: -
Sa këmbë kanë 10 kudalinë dhe 7 tribletë?

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët në grup në lidhje me shkrimin e vargjeve të numrave që rriten me
nga katër, si dhe për krijimin e situatave problemore të ilustruara me vizatim, si dhe arsyetimin në disa
mënyra të zgjidhjes së këtyre situatave problemore. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Hartoni një problemë me trefishin dhe katërfishin e një numri.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 6
tema mësimore: 3a Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
Numërimi me nga katër. FP. faqe 109 -111 Manipulime dhe lojëra me numra dyshifrorë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Varg me numra, situatë problemore, lojëra zbavitëse.
- numëron me nga katër deri në 100;
- përshkruan tabelën e numrave të ngjyrosur me
nga 4;
- zbulon rrugët për zgjidhjen e situatave
problemore në lojëra.
Burimet dhe materialet didaktike:
Lidhja me fushat e tjera:
fletore pune faqe 109-111, fletë A4, lapsa me ngjyra, njohuritë
Gjuha dhe komunikimi, artet.
paraprake të nxënësit për numërimin me nga 3 dhe 4.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Rrjeta e merimangës; mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale, lojëra.

Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve


Veprimtaria fillon me lojën “Rrjeta e merimangës”. Nxënësit i vendos në formë rrethi me nga 10 veta dhe një
top i vogël kalon nga njëra dorë në tjetrën, duke marrë pjesë në lojë të gjithë. Loja fillon me numrin 4.
Nxënësi i parë pason topin te nxënësi i dytë, i cili thotë 8, ndërsa nxënësi i tretë, pasi i pasohet topi thotë
12, e kështu me radhë deri te lojtari i fundit, i cili thotë 40. Nxënësit në këtë mënyrë numërojnë me nga 4.
Grupi i dytë i nxënësve fillon lojën me numrin 40. Pasi lojtari i parë pason topin te lojtari i dytë, ky i fundit
thotë 44. Në këtë mënyrë vazhdon loja si më sipër deri te lojtari i fundit, i cili thotë 80.
Grupi i tretë do ta fillojë lojën nga numri 64 dhe vazhdon me radhë 68; 72; 76; 80; 84; 88; 92; 96; 100.
Çdo grup ka një përfaqësues që regjistron vargun e numrave që thonë shokët. Më pas secili përfaqësues
lexon vargun dhe kontrollohet nga të tjerët.
Veprimtaria ii
Hapet fleta e punës në faqen 109. Në tabelën me 100 numra nxënësit do të numërojnë me nga 4 dhe do
të ngjyrosin kutizën e vargut që rritet me nga 4. Nxënësit plotësojnë tabelën me 100 numra duke
ngjyrosur kutizën dhe diskutojnë me shokun e bankës në dyshe duke kontrolluar punën e bërë dhe
vërejnë se nuk
është krijuar diçka e njëjtë si në tabelën e ngjyrosur me nga 3.
- Çfarë vini re në modelin e numërimit me nga 4?
- Cilët numra janë ngjyrosur poshtë numrit 4?
( 24; 44; 64; 84). Arrijmë në përfundimin se modeli përsëritet pas çdo njëzet numrash në kolonë. P. sh. : 4;
24; 44; 64; 84 ose kolona e fundit 20; 40; 60; 100. Numrat e ngjyrosur janë numra çift.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
31 32 33 34 35 36 37 38 39 40
41 42 43 44 45 46 47 48 49 50
51 52 53 54 55 56 57 58 59 60
61 62 63 64 65 66 67 68 69 70
71 72 73 74 75 76 77 78 79 80
81 82 83 84 85 96 87 88 89 90
91 92 93 94 95 96 97 98 99 100
Veprimtaria iii
Hapet fletorja e punës në faqen 111. Në këtë veprimtari shihet se luani i vogël numëron me nga 4 duke u
përpjekur për të gjetur kodrën. Nxënësit përqendrohen në labirintin e paraqitur dhe në formë gare secili
punon në tabelën e tij. Nxënësi që zbulon i pari rrugën mbyll fletoren dhe nuk e diskuton me shokët,
ndërkohë
e vlerësoj. Në këtë mënyrë veprojnë edhe nxënësit e tjerë. Nxënësi fitues do të lexojë
përgjigjen: Luani kalon në dritaret me numrat 4; 8; 12; 16; 20; 24; 28; 32; 36; 40; 44; 48; 52. dhe arrin te
kodra.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis në numrave që
rriten me nga katër, duke i identifikuar dhe në tabelë me anë të ngjyrave, por dhe lëvizjen e kafshëve drejt
objektivit në labirinte. Vlerësoj për demonstrimin në grup, dyshe dhe individualisht. Nxënësit vlerësojnë
njëritjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet
gjatë orës.
Detyrë: Shkruani një varg numrash që rriten me nga 4 nga 0 deri në 60 dhe krijoni një problemë me
shumëfisha të katrës. Shihni faqen 109 të fletores së punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 7
tema mësimore: 3a Veprimet kryesore 24. Situata e të nxënit:
1. Numrat e njëpasnjëshëm. Manipulime dhe lojëra me numra dyshifrorë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Numra të njëpasnjëshëm, pasardhës, tek, çift,
- krijon vargje numerike të njëpasnjëshme duke veti dhe simbole. pohime të vërteta
hequr ose shtuar 1; 10; 20; 30;
- përdor fjalë dhe simbole në zgjidhjen e situatave
problemore;
- gjen shumat e numrave nëpërmjet lojës.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Tekst i nxënësit faqe 61, fletë të vogla me ngjyra, Fletë Gjuha dhe komunikimi, artet.
me 100 numrat nga 0-100. Njohuritë paraprake të
nxënësit për numrat deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh; Mendo/krijo dyshe/diskuto; Hulumtim i përbashkët, punë në grup, punë individuale, loja
“Tek apo çift”
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Në tabelë shkruaj numrat 1; 2; 3; 4; 5; 6 dhe pyet:
- Çfarë dini për këto numra?
Nxënësit përgjigjen: Numra të njëpasnjëshëm, varg rritës, numra njëshifrorë. -
Si rritet vargu?
Vargu rritet me +1. Nxënësit në fletën e tyre shkruajnë një numër dyshifrorë. P. sh. : 32. Vazhdoni vargun
duke e shtuar me +1 edhe për 5 numra të tjerë. Numrat do të jenë: 32; 33; 34; 35; 36. Grupi tjetër
vazhdon vargun nga numri 24, duke e shtuar me +1 dhe shkruan numrat 24; 25; 26; 27; 28. Mësuesi/ja
pyet:
- Cili numër vjen pas numrit 34?
Vjen numri 35.
- Po pas numrit 26?
Pas numrit 26 vjen numri 27. Numri që vjen pas numrit të dhënë quhet numër pasardhës. -
Cili numër është 10 më shumë se 26?
Është numri 36.
- Po 10 më pak se numri 38?
Nxënësit tregojnë se është numri 28. Në këtë mënyrë vazhdohet edhe me numrat të tjerë. Të zgjedhim dy
numra dyshifrorë që janë afër njëri tjetrit. P. sh. : 23 dhe 24. Shtojuni të dy numrave nga 10 në fletën tuaj.
- Cilët numra përfituat? Nxënësit përgjigjen: Përftuam numrat 33 dhe 34. Për të kontrolluar punën e
bërë punohet në dyshe.

Veprimtaria ii
Në faqen 61 nxënësit do të përqendrohen në kërkesën: Përdor fjalët dhe simbolet në tabelë për të formuar
tri pohimet. Cilët janë fjalët në tabelë? Fjalët janë tek, çift. Po simbolet? Simbolet janë: ( - ); ( + ); ( • ); ( ÷ );
Rregulli: çdo fjalë dhe çdo simbol do të përdoret vetëm një herë.
Tek Çift = tek - çift = tek 13 - 2 = 11 tek • çift = çift 5 • 4 = 20 tek + çift
= Tek Çift = tek 17 + 2 = 19 tek + tek = çift 9 + 9 = 18 çift + çift = çift 8 +
8 Tek Çift = = 16 çift - çift = çift 10 - 2 = 8
Çift
Sipas tabelës ne zbuluam disa veti që do të ndihmojnë të
kuptojmë pohimet e vërteta. Nxënësit në dyshe vazhdojnë të
Çift
vërtetojnë këto pohime me shembuj të tjerë. P. sh.: Tek - çift =
tek. Le të marrim numra të tjetër
: 15 - 6 = 9 . Nënta është numër tek. Pohimi u vërtetua. Çdo pohim i vërtetë ka tri fjalë dhe dy simbole
Fjalë simbol fjalë simbol fjalë
Çift - Tek = Tek
12 - 5 = 7
Nxënësit në dyshe vazhdojnë të zbatojnë këto veti.
Njëri thotë tek + çift = ?
Nxënësi tjetër e ilustron me numra 5 + 2 = 7 tek + çift = tek ndërrojnë rolet duke vazhduar me veti të tjera.

Veprimtaria iii
Nxënësit në dyshe do të luajnë lojën “Tek apo çift”.
Çfarë duhet?
Tabela e lojës në faqen 15 tek libri i lojërave.
Një zar me numrat 1- 6.
Secili lojtarë do të ketë nga një petëz me ngjyra të ndryshme.
Hidhet zari nga lojtari i parë dhe e zëmë se ai ra në numrin 5. Lojtari do të numërojë 5 kuti dhe do të
vendosë petëzën e tij te numri 8, si në figurën e dhënë në libër. Lojtari e regjistron numrin 8 në fletën e tij.
Të njëjtën gjë bën edhe lojtari tjetër, ai hedh zarin dhe vendos dhe ai petëzën duke numëruar në katrorin
e duhur. Loja përfundon atëherë kur njëri nga lojtarët arrin i pari në fund të lojës. Në fund lojtarët gjejnë
shumën e numrave të regjistruar. Fitues del lojtari që ka fituar më shumë pikë. Numri i përfituar mund të
jetë tek ose çift.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis në numrave dhe
simboleve, për zbatimin e disa vetive që me veprimet matematikore ndihmojnë të kuptojnë disa pohime të
vërteta. Vlerësoj për demonstrimin në grup, dyshe dhe individualisht. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë
aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Shoqëroni pohimet e tabelës me numra e simbole sipas dëshirës.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë tema Klasa II Mësimi 8
mësimore: 3a Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
24. 2, Numrat që mungojnë. Manipulime dhe lojëra me numra dyshifrorë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Pohim i formuluar, numri përdoret vetëm një herë,
- identifikon marrëdhënie të thjeshta ndërmjet numrave krahasim i pohimit
dhe formave;
- krahason pohimet e formuluara;
- krijon pohime të ndryshme me veprimin e mbledhjes
dhe zbritjes me një numër të dhënë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe 62, fletë A4, fisha, shirit, forma Gjuha dhe komunikimi, artet.
dypërmasore, njohuritë paraprake të nxënësit për numrat
deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale, lojë.

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtarinë e filloj me teknikën “Tryeza rrethore”. Me një letër dhe një laps, e cila do të kalojë nga njëri
nxënës te tjetri do të shkruhen: Çdo nxënës do të shtojë ose do t›i heqë numrit të dhënë një shumëfish
të dhjetës sipas kërkesës.
+20 +10 -10 -20 +30

16 27 58 68 13

38 92 27
34
39
65 64
58 87 57
32
49
47 64 72
74 48
39 39 53

Në fund nxënësit do të lexojnë rezultatet, duke kontrolluar e vlerësuar njëri-tjetrit.


Veprimtaria ii
Shtroj pyetjen para nxënësve: Cili është dallimi ndërmjet numrit 23 dhe 27? Ose 23-shi edhe sa
do të bëhet 27? Ndryshe do të përdoret një katror i vogël, që tregon numrin që mungon.
23 + = 27; ose 27 - = 23.
Nxënësit veprojnë në disa mënyra për t’u përgjigjur. Pohojnë se 23-shit i shtojmë 4 për të marrë
numrin 27 ose 27-ta numërohet mbrapsht 4 për të marrë numrin 23. Në faqen 62 të tekstit nxënësit
lexojnë rregullin për të shkruar pohimet, duke mos i përsëritur numrat dy herë. Secili nxënës në tekst
do të përpiqet të identifikojë numrat që kënaqin pohimin. P.sh.: 13 + 7 = 20; ose 20 – 7 = 13.
Në përfundim të kohës, nxënësit do të bashkëbisedojnë dhe do të krahasojnë pohimet me njëri-tjetrin. Në
fund do të kemi këto pohime:

50 + 75 = 125 ose 125 – 50 = 75 24 + 12 = 36 ose 36 – 24 = 12


70 + 80 = 150 ose 150 – 70 = 80 18 + 9 = 27 ose 27 – 18 = 9
Nxënësit, të cilët nuk arrin të bëjnë në rregull detyrën, e bëjnë atë duke përdorur objekte.

Veprimtaria iii
Në tabelë shkruaj një pohim, në të cilin numrat që mungojnë janë zëvendësuar
me forma të ndryshme gjeometrike.

+ + = 80
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 9
tema mësimore: 3a Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
24. 3. Mbledhje apo zbritje Lojëra e numrave në situata problemore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Problemë, të dhëna, kërkesa, më shumë, më
- dallon veprimin e mbledhjes dhe të zbritjes në pak, kanë mbetur, zbrit ose hiq.
problema; - përcakton lidhjet ndërmjet e kërkesave me
të dhënat; - krijon situata të thjeshta problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti nxënësit faqe 63, katrori i madh dhe i vogël me
100 numra, karta me numra, Njohuritë paraprake të nxënësit Gjuha dhe komunikimi, artet.
për zgjidhjen e problemave me mbledhje dhe zbritje.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Shkruaj në tabelë shprehjet e përdorura në problema: kanë mbetur, më shumë, më pak se, erdhën,
ikën, gjithsej, u bënë, hëngri, u larguan, hipën, zbritën, fluturuan e të tjera. Nxënësit diskutojnë në
dyshe dhe më pas përqendrohen te tabela, ku është paraqitur “rrjeti i diskutimit” me pyetjen:

Mbledhje apo zbritje?


Mbledhje Zbritje

më shumë se, Mbledhje apo kanë mbetur


erdhën zbritje? më pak se,
gjithsej, u bënë, ikën, hëngri, u larguan, fluturuan
hipën, më dha.

Duhet të kemi gjithmonë parasysh që të kuptojmë mirë të dhënat e


situatave problemore, sepse ato na ndihmojnë për të zbuluar veprimin e mbledhjes ose të zbritjes.

Veprimtaria ii
Nxënësit përqendrohen në faqen 63 të tekstit të nxënësit. Me laps në dorë nxënësit do të zbatojnë
hapat: 1- Qarkimi i të dhënave. 2- Vijëzimi i kërkesës.
Pyes: A mendoni se dini të zgjidhni problemën?
Nxënësit tregojnë se duhet të bëhet veprimi i zbritjes.
- Si do të veprojmë? Kemi numrin 120 – 6 = ?
- Ne dimë se 6 + 4 = 10, në këtë mënyrë numrit 120 do t’i heqim 10.
- Ne kemi hequr 4 më shumë se 6, që do t’i shtojmë në fund.
- Atëherë: 120 – 10 = 110; 110 + 4 = 114. Pra 120 – 6 = 114.
Mund të jap edhe alternativa të tjera për të zbritur. Në problemën e dytë nxënësit do të veprojnë si në
rastin e parë për të kuptuar të dhënat. Si do të zgjidhet kjo problem? Nxënësit japin idetë e tyre për
pak kohë. Pasi dëgjoj mendimet e nxënësve paraqes zgjidhjen e problemës me skemë. Çfarë tregon
numri 63? Pullat e ditës së parë. Kjo është e dhënë e njohur. Po numri 8, çfarë tregon? Nuk e dimë.
Ditën e dytë = ?
Ditën e parë 63 Pulla

Ditën e dytëPulla 63 8

Kërkesa: Sa pulla janë sot?

63 + 8 = ? 63 + 10 = 73; 73 – 2 = 71 pulla. Ose, 63 + 8 = 60 + ( 3 +8 ) = 60 + 11 =


71. - Sa pulla u grumbulluan në të dy ditët?
63 + 71 = 60 + 70 + 3 + 1
= 130 + 4 = 134 pulla
Veprimtaria iii
Secili nxënës me një nga veprimet e dhëna në tekst, si 240 – 8 dhe 175 + 6 do të krijojnë një problemë
duke u mbështetur në shprehjet e mësipërme. P.sh.: 34 persona janë duke udhëtuar në një autobus.
Në stacion hipën edhe 7 persona të tjerë.
- Sa udhëtarë ka tani në autobus? Në një kuti janë 32 mollë.
- Në qoftë se hamë 6 mollë, sa mollë mbetën në kuti?
Pasi krijon problemën, e këmben me shokun e bankës. Njëri nxënës lexon problemën, ndërsa tjetri
përcakton veprimin përkatës që duhet bërë. Vazhdon veprimtaria duke ndërruar rolet dhe tregojnë
ndryshimin mes shprehjeve që përdorën. Në fund do të zhvillohet një kontroll i nxënësve, nëse ata
janë në gjendje të
përcaktojnë zgjidhjen e problemave me mbledhje ose me zbritje. Për secilin nxënës është parashikuar
një problemë e thjeshtë. Nxënësit zinxhirë kalojnë problemën nga njëri te tjetri dhe shkruan vetëm
simbolin (+),
ose ( - ).
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis numrave,
simboleve dhe fjalëve që ndihmojnë në krijimin dhe zgjidhjen e disa situatave problemore në lidhje me
jetën e përditshme. Nxënësit i vlerësoj për përcaktimin e veprimit të mbledhjes dhe të zbritjes në lidhje
me të dhënat. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës
Detyrë: Formoni problema me barazimet 250 - 7 dhe 165 + 6.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 10
tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Pjesë të Situata e të nxënit: Modelojmë gjysmën
së tërës. Fletore pune faqe 112
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Thyesë, gjysmë, një e plotë
- identifikon thyesat si numra që tregojnë pjesë të
së tërës;
- gjen gjysmën e figurave ose të një numri
objektesh;
- arsyeton për zgjidhjen e situatave të ndryshme.
Burimet dhe materialet didaktike: Fletore pune Lidhja me fushat e tjera:
faqe 112, njohuritë paraprake të nxënësit për Gjuhët dhe komunikimi, artet
gjysmën, kube, petëza, kopsa
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Demostroj para klasës palosjen e një flete fletoreje dhe kërkoj edhe nga nxënësit të bëjnë të njëjtin
veprim. E hapin fletën e vëzhgojnë e diskutojnë në dyshe. Nxjerrin përfundimin se fleta është ndarë në
dy pjesë të barabarta. Nxënësit ngjyrosin njërën pjesë të fletës.
Pra, është ngjyrosur gjysma e fletës ose 1 nga 2 pjesët e barabarta që e shënojmë me këtë numër 1/2.
Palosim përsëri një fletë tjetër në dy pjesë jo të barabarta dhe ngjyrosin njërën prej tyre.
Nxënësit vëzhgojnë pjesën e ngjyrosur dhe nxjerrin përfundimin që ajo nuk është gjysma, sepse është ngjyrosur
1 nga 2 pjesët jo të barabarta. Për të përcaktuar gjysmën figura duhet të ndahet në dy pjesë të barabarta.
Veprimtaria ii
Para klasës del një grup me 10 nxënës.
Pyes nxënësit nëse mund të largohen gjysma e tyre.
Nxënësit diskutojnë dhe do të ndahen në dy grupe të barabarta me nga 5 nxënës. Largohen nga grupi
5 nxënës, gjysma e tyre.
Gjysma e 10-ës është 5.
Kryejnë veprimtari me kube (ose kopsa, petëza, fara) për të gjetur gjysmën e numrit.
Nxënësit nxjerrin mbi tavolinë 4 kube. Ata veçojnë gjysmën e tyre.
Diskutojmë rreth veprimtarisë.
Sa kube veçuat? (2)
Sa është gjysma e 4?
Gjysma e 4 është 2.
Përsëris veprimtarinë si më sipër për të gjetur gjysmën e 12, 14 dhe 20.
Gjysma e 12 është 6.
Gjysma e 14 është 7.
Gjysma e 20 është 10.
Veprimtaria iii
Nxënësit presin një fletë në formë drejtkëndëshi në dy pjesë të barabarta, në dy gjysma. Ata kuptojnë se një
figurë të plotë ndahet në dy gjysma, në dy pjesë të barabarta. I ngjitin dy gjysmat që prenë në një fletë duke

formuar një të p lotë.Shkruajnë numrin thyesor në secilën nga gjysmat.

Një e
lotë
p

1/2 1/2 gjysmë


Pra, 1/2 + 1/2 = 2/2 = 1 gjysmë
Veprimtaria iV
Vëzhgojnë rrathët në faqe 112 të fletores së punës. Përshkruajnë figurat duke treguar të plotën dhe
gjysmën në secilën nga figurat. Ngjyrosin gjysmën ose 1/2 në figurën e dytë.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me gjetjen e gjysmës së figurave dhe
objekteve të ndryshme, për identifikimin e thyesës, si numër që tregon pjesë të së tërës, si dhe për
arsyetimin që bëjnë për zgjidhjen e situatave. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Vizatojnë dy figura dhe ngjyrosin 1/2 e tyre. Shikoni faqen 112 të fletores së punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 11

tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelojmë pjesë të së tërës
25.1. Pjesë të së tërës
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Thyesë, gjysmë, çerek, treçerekë, një e plotë
- identifikon thyesat si numra që tregojnë pjesë të
së tërës;
- gjen 1/2,1/4,3/4 e figurave ose të një numri
objektesh;
- arsyeton për zgjidhjen e situatave të ndryshme.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i nxënësit Lidhja me fushat e
tjera: faqe 64, njohuritë paraprake të nxënësit për gjysmën, Gjuhët dhe
komunikimi, artet kube, petëza, kopsa

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Demostroj para klasës palosjen dy herë të një flete në formë drejtkëndëshi dhe kërkon edhe nga
nxënësit të bëjnë të njëjtin veprim. E hapin fletën e vëzhgojnë e diskutojnë në dyshe. Nxjerrin
përfundimin se fleta është ndarë në katër pjesë të barabarta. Nxënësit ngjyrosin njërën pjesë të
drejtkëndëshit.
Pra, është ngjyrosur çereku i fletës, 1 nga 4 pjesët e barabarta që e shënojmë me thyesën 1/4.
Shkruaj numrin në tabelë, duke vizatuar edhe figurën.

1/4

çereku

Palosim përsëri dy herë një fletë tjetër në formë drejtkëndëshi. Fleta është e ndarë në katër pjesë të
barabarta. Nxënësit ngjyrosin tri pjesë të barabarta.
Nxjerrin përfundimin që kanë ngjyrosur 3 nga 4 pjesë të barabarta, tre çerekun dhe e shënojmë me
thyesën
3/4. Pra, 1/4 + 1/4 + 1/4 = 3/4

3/4

Tre çerekë

Veprimtaria ii
Nxënësit vëzhgojnë figurën në faqe 64 në tekst.
Janë 12 çorapë. Do të rrethojnë gjysmën e çorapëve.
- Sa është gjysma ose 1/2 e 12?
Nxënësit argumentojnë se 12 çorapë do të ndahet në 2 grupe, që të kenë numër të njëjtë elementesh.
Secili grup do të ketë nga 6 elemente.
Pra, gjysma ose 1/2 e 12 është 6.
Rrethojnë 6 nga 12 çorapë. Vendosin në etiketë 1/2.
Do të rrethojnë çerekun e çorapëve.
Sa është çereku ose 1/4 e 12?
Nxënësit argumentojnë se 12 çorapë do të ndahet në 4 grupe që të kenë numër të njëjtë elementesh.
Secili grup do të ketë nga 3 elemente.
Pra, çereku ose 1/4 e 12 është 3.
Rrethojnë 3 nga 12 çorapë. Vendosin në etiketë 1/4.
Për të rrethuar tre çerekë ose 3/4 nxënësit do të arsyetojnë që 1/4 + 1/4 + 1/4 = 3/4, pra do të
rrethojnë 9 çorapë dhe do të vendosin në etiketë 3/4.

Veprimtaria iii
Nxënësit do të gjejnë sa janë 1/4, 1/2, 3/4 e 20.
Kryejnë veprimtari me kube (ose paraqesin me vizatim 20 objekte) për të gjetur 1/4, 1/2, 3/4 e 20
Nxënësit nxjerrin mbi tavolinë 20 kube. I ndajnë në dy grupe të barabarta me nga 10 kube. Ata
veçojnë gjysmën ose 1/2 e tyre.
Diskutojmë rreth veprimtarisë.
Sa kube veçuat? (10)
Sa është gjysma ose 1/2 e 20? Gjysma ose 1/2e 20 është 10.
Përsëritet veprimtaria si më sipër për të gjetur 1/4 dhe 3/4 e 20.
Çereku ose 1/4 e 20 është 5.
Tre çereku ose 3/4 e 20 është
15.

xxxx xxxx xxxxxxxx xx


xx xxxxxxxx xxxx xxxx
xxxx xxxx xxxxxxxx xx
xx xxxx

1/2 e 20 = 10 1/4 e 20 = 5 3/4 e 20 = 15

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me gjetjen e ½, ¼, ¾ e figurave dhe
objekteve të ndryshme, për identifikimin e thyesës si numër që tregon pjesë të së tërës, si dhe për
arsyetimin që bëjnë për zgjidhjen e situatave. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Sa janë 1/4, 1/2, 3/4 e 16?


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 12
tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Pjesë të së Situata e të nxënit: Modelojmë pjesë të së tërës
tërës. Fletore pune faqe 113
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: thyesë, gjysmë, çerek, tre çerekë, një e plotë
- identifikon thyesat si numra që tregojnë pjesë të së
tërës;
- përcakton thyesa të barabarta;
- arsyeton për zgjidhjen e situatave problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: fletore pune faqe Lidhja me fushat e tjera:
113, njohuritë paraprake të nxënësit për gjysmën, Gjuhët dhe komunikimi, artet
çerekun, tre çerekun, fletë në formë drejtkëndëshi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, ditari dypjesësh

Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve


Nxënësit presin një fletë në formë drejtkëndëshi në katër pjesë të barabarta, në katër çerekë. Secila
pjesë është 1/4 ose një çerek.
1/4 1/4
1/4 1/4
Në fillim ata ngjisin dy çerekë që prenë në një fletë.
Nxënësit vëzhgojnë se u formua një gjysmë.
1/4 1/4
Pra, 1/4 + 1/4= 2/4 = ½
Thyesat 1/2 dhe 2/4 janë të
barabarta. Më pas shtojnë edhe një
çerek tjetër.

1/4 1/4
1/4
Nxënësit vëzhgojnë se u formua një tre çerek.
Pra, 1/4 + 1/4 + 1/4 = 3/4
Në fund shtojnë edhe një çerek tjetër.
1/4 1/4
1/4 1/4
Pra, 1/4 + 1/4 + 1/4 + 1/4 = 4/4
Katër çerekë formojnë një të plotë.
Shënim: Kjo veprimtari kryhet nga mësuesi/ja njëkohësisht me nxënësit.

Veprimtaria ii
Vëzhgojnë rrathët në faqe 113 të fletores së punës.
Përshkruajnë figurat.
Tregojnë të plotën dhe çerekun në figurën e parë.
Ngjyrosin 4 çerekët në figurën e parë duke formuar një të plotë.
Shkruajnë 1/4 + 1/4 + 1/4 + 1/4 = 4/4
Ngjyrosin tre çerekun ose 3/4 në figurën e dytë.
Shpjegojnë se si është formuar 3/4.
Duke hequr një çerek 1/4 nga një e plotë 4/4, kemi formuar tre çerekun ose 3/4. Shkruajnë 3/4 = 4/4 -
1/4

Veprimtaria iii
Nxënësit do të zgjidhin situatën problemore. Miri ka 4 mollë. Gjysmën ia jep shokut të tij Anit. Sa mollë
mori Ani? Nxënësit diskutojnë në dyshe për mënyrës e zgjidhjes pasi përcaktojnë të dhënat.
Të dhëna Zgjidhja
Miri 4 mollë
Ani 1/2 e 4 mollëve
Sa mollë mori Ani?
Kërkesa 1/2 e 4 = 2

Sa mollë mori Ani?


Përgjigje
Ani mori 2 mollë
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me gjetjen e 1/2, 1/4, 3/4 e figurave, për
identifikimin e thyesës si numër që tregon pjesë të së tërës, për përcaktimin e thyesave të barabarta, si
dhe për arsyetimin që bëjnë për zgjidhjen e situatave. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Zgjidhin situatën problemore.


Ana bleu 12 fletore. Erës i dha çerekun e fletoreve. Sa fletore mori Era?
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Pjesë të
së tërës Fletore pune faqe 114 rezultatet e te
nxënit të kompetencave matematikore sipas temës Situata e të nxënit: Modelojmë pjesë të së tërës
mësimore:
Fjalët kyç:
- përdor thyesat për të treguar pjesë të së tërës; - Thyesë, gjysmë, çerek, tre çerekë, një e plotë
arsyeton për zgjidhjen e situatave.
Burimet dhe materialet didaktike: fletore pune faqe 114,
njohuritë paraprake të nxënësit për gjysmën, çerekun, tre Lidhja me fushat e tjera:
çerekun Gjuhët dhe komunikimi, artet
Klasa II Mësimi 13
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe,
imagjinatë e drejtuar

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Ftoj nxënësit të dëgjojnë me vëmendje, duke imagjinuar ngjarjen.

Një ditë Erli kishte ftuar në shtëpi 3 shokë. Nëna i kishte përgatitur një tortë. Ai do ta ndante tortën me
ta. Ai po mendonte se si të vepronte që secili të merrte nga një pjesë të barabartë. Si veproi Erli?

Nxënësit diskutojnë në dyshe dhe shprehin mendimin e tyre.


Erli e ndau tortën në 4 pjesë të barabarta, sepse ai kishte ftuar 3 shokë, por do të hante edhe vetë një
pjesë të tortës. Secili fëmijë hëngri 1/4 e tortës.

Veprimtaria ii
Nxënësit do të plotësojnë faqen 114 të fletores së punës. U përgjigjen pyetjeve:
- Si veprojmë për të paraqitur në figurë thyesën 1/2?
- Çfarë tregon numri 2 poshtë vijës së thyesës?
- Po numri 1?
Nxënësit shpjegojnë që figura do të ndahet në dy pjesë të barabarta dhe do të ngjyroset njëra pjesë.
Paraqesin thyesën 1/2 në shiritat te fletorja e punës.
Vazhdon veprimtaria për të paraqitur për të paraqitur 1/4 në shiritat te fletorja e punës.
Nxënësit shpjegojnë që figura do të ndahet në katër pjesë të barabarta dhe do të ngjyroset njëra
pjesë.
Më pas do të paraqesin 3/4 në shiritat te fletorja e punës.
Nxënësit shpjegojnë që figura do të ndahet në katër pjesë të barabarta dhe do të ngjyrosen tri pjesë.

Veprimtaria iii
Zhvillojmë veprimtarinë “Dil rrotull, fol rrotull”.
Kërkoj nga njëri nxënës të mendojë një situatë problemore për gjetjen e pjesës të së tërës. Nxënësi tjetër
duhet të japë përgjigjen.
Nxënësit ecin rrotull në hapësirën e klasës, derisa të përplasë duart një herë. Ata ndalojnë
dhe flasin me personin ngjitur duke hartuar problemën për gjetjen e 1/4.
Pas rreth një minute, përplas shuplakat dy herë. Të gjithë duhet të fillojnë të ecin përsëri.
Përsëritet veprimtaria edhe dy herë të tjera, ku nxënësit duhet të gjejnë 1/4 dhe 3/4 dhe më pas
nxënësit ulen.
U kërkoj disa nxënësve të thonë situatat problemore që kanë krijuar.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me gjetjen e 1/2, 1/4, 3/4 e figurave dhe
objekteve të ndryshme, për përdorimin e thyesa vepër të treguar pjesë të së tërës dhe për
arsyetimin që
bëjnë për zgjidhjen e situatave. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me
shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Paraqesin me vizatim thyesat 1/2, 1/4, 3/4.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 14
tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Pjesë të Situata e të nxënit: Modelojmë pjesë të së tërës
së tërës. Fletore pune faqe 115
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Thyesë, gjysmë, çerek, tre çerekë, një e plotë
- bën lidhjen e figurës me numrin thyesor; -
përdor thyesat për të treguar pjesë të së
tërës; - arsyeton për zgjidhjen e situatave.
Burimet dhe materialet didaktike: fletore pune Lidhja me fushat e tjera:
faqe 115, fletore e lojërave faqe 50, 51, një zar Gjuhët dhe komunikimi, artet
i emërtuar me ¼, ½, ¾, njohuritë paraprake të
nxënësit për gjysmën, çerekun, tre çerekun
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, imagjinatë e
drejtuar
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit do të diskutojnë në dyshe për situatat dhe më pas diskutimin e zgjeroj me gjithë
klasën. Një çokollatë është ndarë në 4 pjesë të barabarta. Nëse janë 4 fëmijë sa pjesë
merr secili? 4/4 =1/4 + 1/4 + 1/4 + 1/4
Secili merr nga 1 pjesë.
Po nëse janë 3 fëmijë sa pjesë merr secili?
4/4 =2/4 + 1/4 + 1/4
Njëri fëmijë merr 2 pjesë dhe dy të tjerët marrin secili nga 1 pjesë.
Nëse janë 2 fëmijë sa pjesë merr secili?
4/4 =3/4 + 1/4 ose 4/4 =2/4 + 2/4
Njëri fëmijë merr 3 pjesë dhe tjetri merr 1 pjesë ose secili merr nga 2 pjesë.
Veprimtaria ii
I udhëzoj nxënësit për mënyrën e zhvillimit të lojës së thyesave.
Loja do të luhet me dy lojtarë.
Lojtarët presin fletën në dy pjesë. Bashkë me të, ata ndajnë në dy pjesë edhe pjesët në të cilat është
ndarë katrori. Presin pjesët e katrorit në pjesën e djathtë të faqes dhe i përziejnë duke i vendosur në mes
të lojtarëve.
Ata hedhin zarin dhe zgjedhin pjesën që u takon.
Në qoftë se zari ka rënë 1/2, lojtari merr gjysmën ose dy çerekë.
Në qoftë se zari ka rënë 3/4, lojtari merr gjysmën dhe një çerek ose një tre çerekë.
Pjesët e prera i vendosin në tabelën e lojës.
Fitues është lojtari që mbulon të gjithë tabelën e lojës.
Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë në faqen 115.
Diskutoj me nxënësit rreth figurave:
- Kur përcaktohet gjysma e një figure?
Ata arsyetojnë që figura ndahet në dy pjesë të barabarta dhe njëra prej tyre është gjysma.
Do të shënojnë figurat që janë ndarë përgjysmë.
Ngjyrosim njërën prej gjysmave në figurat që janë ndarë në dy pjesë të barabarta.
- Kur përcaktohet çereku i një figure?
Ata arsyetojnë që figura ndahet në katër pjesë të barabarta dhe njëra prej tyre është çereku.
Do të shënojnë figurat që janë ndarë katër çerekë.
Ngjyrosim një çerek në figurat që janë ndarë në katër pjesë të barabarta.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me gjetjen e 1/2, 1/4, 3/4 e figurave dhe
objekteve të ndryshme, për përdorimin e thyesave për të treguar pjesë të së tërës, si dhe për
arsyetimin që
bëjnë për zgjidhjen e situatave. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me
shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Paraqesin figura të ndara në katër çerekë dhe ngjyrosin një çerek. Shikoni faqen 115 të fletores së
punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 15
tema mësimore: 3a Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
26. 1, Dyshe, pesëshe, dhjetëshe Lojëra e numrave.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Numërimi me dyshe, pesëshe, dhjetëshe.
- numëron në dyshe, pesëshe, dhjetëshe objekte Situatë problemore, numra tek, çift.
të ndryshme;
- arsyeton për numrin e objekteve duke i grupuar; -
krijon situata të thjeshta problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit, faqe 65, objektet të ndryshme si fara, Gjuha dhe komunikimi, artet.
misri, fasule, kopsa, etiketa me numrat 2; 5; 10, fletë A4
lapsa me ngjyra, fletë me 100 numra. Njohuritë
paraprake të nxënësit për numrat deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe /diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale, tryeza rrethore.
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria fillon me “Tryezën rrethore”. Një letër dhe një laps do të pasohet nga një nxënës te tjetri
në formë rrethore. Nxënësit do të shkruajnë 3 herë vargun e numrave deri në 100 duke shtuar me
nga 2; 5; 10. Nxënësi i parë shkruan vargun e numrave deri në 20 duke shtuar me nga 2 me një
ngjyrë, pastaj ia pason shokut në të majtë, i cili shkruan me ngjyrë tjetër deri në 40, vazhdon tjetri
me tjetër ngjyrë deri në 60, e kështu duke shtuar me nga 2, plotësojnë vargun deri në 80. Në këtë
mënyrë vazhdohet deri në 100. Veprimtaria vazhdon, me shtim të vargut me nga 5 deri 100. Për
vargun e numrave që rriten me nga 10, një nxënës shkruan 10, i pason fletën shokut në të majtë, i
cili shkruan 20 dhe më pas 30... deri 100.
Veprimtaria ii
Hapet teksti në faqen 65. Nxënësit shikojnë me vëmendje marshimin e milingonave dhe u kërkoj
atyre të numërojnë në dyshe.
- Sa milingona janë në marshim? 46 milingona.
- Çfarë numri është 46, tek apo çift?
- Sa çifte ose grupe dyshe po marshojnë? 23 grupe.
Pra, kemi 23 çifte. Tani të numërojmë me nga 5. Nxënësit për më lehtë çiftin e tretë e ndajnë me laps
që të grupojnë me nga 5.
- Sa grupe u formuan? U formuan 9 grupe dhe mbeti një milingonë pa grupuar.
- Çfarë na kujton grupimi ose ndarja e një numri në pjesë të barabarta?
Na kujton pjesëtimin. 46 ÷ 5 = 9 (1).
- Po në qoftë se grupojmë me nga 10, sa grupe formohen? 46 ÷ 10 = 4 (6).
Nxënësit shikojnë me vëmendje se vetëm kur bëmë grupimin me nga 2, nuk mbeti milingonë pa u
grupuar.
Kur bëmë grupimin me nga 5 dhe 10, mbetën milingona pa u grupuar. Sa më sipër u theksohet
nxënësve se 46 është shumëfish i 2-shit dhe nuk është shumëfish i 5 -ës dhe 10-ës.
Veprimtaria iii
Pyes nxënësit:
- Unë kam 12 lapsa. Sa grupe me nga 5 lapsa mund të formohen?
Përgjigje: Mund të formosh dy grupe me nga 5 lapsa dhe mbeten 2 lapsa pa grupuar.
- Unë kam 12 palë këpucë dhe 6 kuti. Çdo kuti mban 2 palë këpucë. A mjaftojnë kutitë?
Në kuti u futën të gjitha palët e këpucëve. 12 palë këpucë ÷ 2 palë për çdo kuti = 6 kuti. Edhe ne kemi
6 kuti. Kutitë mjaftojnë. Veprimtaria vazhdon me lojë.
Nxënësit kanë përpara fletën me 100 numra. Nxënësit luajnë në dyshe duke hedhur mbi fletën me
100 numra një petëz ose kub. Petëza ose kubi bie tek, e zëmë te numri 35. Nxënësi tjetër do të
mendojë që 35-sa është apo jo shumëfish i pesës. Ai thotë se ky numër nuk grupohet në dyshe apo
dhjetëshe pa mbetje. Nxënësit ndërrojnë rolet dhe puna fillon nga e para.
Në përfundim të kësaj veprimtarie theksoj se grupimi në dyshe, pesëshe apo dhjetëshe ndihmon
në zgjidhjen e situatave problemore me pjesëtim.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me krijimin e vargjeve të numrave sipas
një rregulli të dhënë, si dhe për pyetjet që bëjnë për to, për përcaktimin e lidhjes mes shumëzimit
dhe pjesëtimit, për arsyetimin në krijimin e situatave problemore dhe në zgjidhjen e tyre. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Shkruani shumëfishat e 2-shit, 5-ës e 10-ës deri në 100.
Shikoni faqen 65 të tekstit të nxënësit
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 16

tema mësimore: 3a Veprimet kryesore Dyshet, Situata e të nxënit:


pesëshet, dhjetëshet faqe 117. Loja e numrave në situata problemore
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Numërimi me dyshe, pesëshe, dhjetëshe.
- identifikon elementet kryesorë në një problemë; situata problemore, planifikimi, kërkesa, të dhëna,
prova.
- argumenton zgjidhjen e problemave bazuar në
të dhënat e saj;
- kryen veprime me numra nëpërmjet lojës.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe 117, fletë me 100 numra, Fletorja Gjuha dhe komunikimi, artet.
e lojërave faqe 34; 35; 37; 39 Njohuritë paraprake të
nxënësit për numrat deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hulumtim i përbashkët; lojë, Mendo/krijo dyshe/diskuto, punë në grup, punë individuale.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Janë shkruar në tabelë shprehjet e përdoruar në problema: U paketuan, u grupuan, 5- fish, 2 -fish,
10- fish, sa palë, çifte, herë më pak, herë më shumë, shumëfish, erdhën 3 herë,10 çifte, gjysma.
Nxënësit bashkëbisedojnë njëri me tjetrin duke kujtuar se ku i përdorim këto shprehje. Një tabelë të
paraqitur do t’i jap secilit grup, për ta plotësuar në bashkëpunim.

Shumëzim Pjesëtim

5-fishin, 2-fishin... Grupuan, rreshto 10 çifte,


Shumëzim apo paketo, herë më shumë,
pjesëtim? herë më pak,
erdhën, 3 herë gjysma, 5 palë

Theksoj se të kuptuarit e këtyre shprehjeve janë çelësi i zgjidhjes së problemave.

Veprimtaria ii

Hapet fletorja e punës në faqen 117. Kujtojmë hapat e zgjidhjes së problemave. Theksoj se të
kuptuarit e problemës është çelësi i zgjidhjes së problemës. Nxënësit kanë kohë që të lexojnë dhe
të kuptojnë të dhënat dhe kërkesën e problemës. Për secilën problemë ato do të qarkojnë të dhënat
dhe vijëzojnë
kërkesën. Në fillim do të lexojmë dhe diskutojmë zgjidhja e situatës problemore. Nxënësit
argumentojnë
konceptet: palë çorapë, sa gishta këmbësh kanë 11 lojtarë, sa gishta janë në 9 duar e të
tjerë. Pasi diskutojnë në grup, në fletore do të bëhet zgjidhja e një probleme sipas
skemës:
Të dhëna Zgjidhja

Sa kg kanë 7 paketime? Një paketim ka 2 kg mollë.


7 • 2 = 14 kg mollë. Po 7 paketime sa kg mollë kanë?
Përgjigje: 14 kg mollë kanë 7 paketime.
Në fund diskutojnë me shokun duke këmbyer fletoret e punës. Më pas secili do të krijojë një situatë
problemore që zgjidhet me veprimin e shumëzimit ose të pjesëtimit.
Veprimtaria iii
Veprimtaria fillon me lojën “Deri në 100 dhe anasjelltas”, Loja luhet me dy ose 4 lojtarë.
Çfarë duhet:
- Tabela e lojës faqe 27.
- Nga një petëz për çdo lojtarë - Një zar me numrat nga
1 -6 - Një tabelë me 100 numra.

Nxënësit vendosin petëzat te fillimi i lojës. hedhin zarin te tabela me 100 numra dhe lëvizin petëzën në
tabelë aq sa ka rënë zari. Kur petëza do të vendoset në një katror që ka një mesazh, nxënësit duhet të
lexojnë me zë të lartë mesazhin. Në të kundërt, në qoftë se nuk duan ta lexojnë mesazhin,
qëndrojnë pa lëvizur. Nxënësit që nuk kanë aftësi për të numëruar mbrapsht, mund të përdorin
tabelën me 100 katrorë për ndihmë. Fitues është lojtari që arrin i pari te kutia që lexon “Mbarimi”.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e të dhënave në


problema dhe për arsyetimin në krijimin e situatave problemore dhe në zgjidhjen e tyre. Nxënësit
vlerësojnë njëritjetrin gjatë aktiviteteve dhe lojës që formojnë vargje rritëse dhe zbritëse deri në
100. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Krijoni një problemë me shumëfisha të 2-shit, 5-ës dhe 10-ës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 17
tema mësimore: 3a Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
26. 2, Me nga tre me nga katër Loja e numrave në situata problemore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Park, trekëndësha, makina, me nga tre, me nga
- krijon vargje numerike që rriten me nga tre dhe me katër.
nga katër;
- arsyeton për numrin e dhjetësheve në disa mënyra.
- identifikon veprimin e shumëzimit ose të pjesëtimit
në situata problemore.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti nxënësit faqe 66, Shufra, fije shkrepëse, shkopinj, Gjuha dhe komunikimi, artet.
tabela me 100 numra, fletë A4, Njohuritë paraprake të
nxënësit për kuptimin e numrit deri në 100.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Tryeza rrethore; mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët, punë në grup, punë individuale, lojë
zbavitëse.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Zhvilloj veprimtarinë me teknikën “Tryeza rrethore”. Një laps dhe një letër pasohet me radhë tek
nxënësit që janë në grup në formë rrethore. Nxënësit do të shkruajnë dy herë vargun e numrave
nga 0 -100, duke rritur atë me nga tre dhe me nga katër. Nxënësi i parë fillon vargun duke rritur atë
me nga tre deri tek numri 21.
Nxënësi i dytë fillon aty ku e ka lënë i pari dhe vazhdon me vargun duke e rritur me nga tre nga 21 –
42. Në këtë mënyrë vazhdon veprimtaria me të gjithë nxënësit e grupit. Secili nxënës e bën punën
e tij me laps me një ngjyrë të caktuar. Pastaj grupi vazhdon veprimtarinë me vargun numerik nga 0-
100, duke e rritur me nga katër. Në qoftë se nxënësit kanë vështirësi në shkrimin e vargut, mund të
përdorin tabelën me 100 numra.

Veprimtaria ii
Hapet teksti i nxënësit në faqen 66. Nxënësit njihen me fjalën “Park”.
Pyes:
- Çfarë ju kujton kjo fjalë?
Nxënësit përgjigjen: parku i makinave, parku i mallrave, parku i fëmijëve, parku i autobusëve, parku i
lodrave e të tjerë.
Pyes:
- Sa rrota makinash ka në parkun e makinave?
- Çfarë duhet të dimë për t’u përgjigjur kësaj pyetje?
Nxënësit në një kohë të caktuar hulumtojnë për t’i dhënë përgjigje pyetjes. Numërojmë me nga katër.
Pse?
Sepse, makinat kanë katër rrota. 4 +4 + 4 + 4 + 4 + 4 + 4 + 4 + 4 + 4 + 4 + 4 = 48.
Ose numërimi me nga katër do të bëhet: 4 ; 8 ; 12; 16; 20; 24; 28; 32; 36; 40; 44; 48 rrota.

Mënyra e dytë:
Rreshti i parë: 5 makina • 4 rrota për makinë = 20 rrota.
Nxënësit që nuk arrijnë të numërojnë, ngjyrosin tabelën me 100 numra si më
poshtë. Si do të veproni? Sa numra do të ngjyrosni?
Rreshti i dytë: 7 makina • 4 rrota për makinë = 28 rrota
Përfundimi: 20 rrota + 28 rrota = 48 rrota.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
31 32 33 34 35 36 37 38 39 40
41 42 43 44 45 46 47 48

Nxënësit numërojnë sa makina janë dhe aq herë numërojnë me nga katër.


- Deri te cili numër arritët? Deri te numri 48. Përqendrohen nxënësit te figura me
trekëndësha.
- Numëroni sa trekëndësha ka në figurë? (10 trekëndësha).
- Sa kulme ka një trekëndësh? (3 kulme).

- Po, 10 trekëndësha sa kulme kanë? 10 • 3 = 30 kulme.

Zgjidhja mund të bëhet edhe duke numëruar me nga tre.


Veprimtaria iii
Çdo nxënës vendos sipër bankës 20 fije shkrepëse. Nxënësit do të punojnë në dyshe. Ata kanë
detyra të ndryshme.
P.sh: nxënësi I ka detyrë që me 20 fije shkrepëseje të ndërtojë trekëndësha.
Nxënësi II ka detyrë që me 20 fije shkrepëseje të ndërtojë katrorë. Pas përfundimit të punës, nxënësit
shikojnë sa fije shkrepëseje ngelën pa u përdorur.
Pyes: Kur ndajmë ose grupojmë cilin veprim përdorim? Përdorim (:).
Nxënësi i parë me 20 fije shkrepëseje ndërtoj 6 trekëndësha dhe i tepruan dy fije
shkrepëseje. 6 • 3 = 18 + 2 = 20.
Nxënësi i dytë me 20 fije shkrepëseje ndërton 5 katrorë. 20 : 4 = 5 katrorë.
Nuk teproj asnjë fije shkrepëseje. Në fund të veprimtarisë nxënësi i parë numëron me nga tre deri në
30 dhe nxënësi i dytë me nga katër deri në 40, pastaj ndërrojnë rolet.
Pyes:
- Unë kam 16 lekë. Një simite kushton 4 lekë. Sa simite mund të blejë me 16 lekë?
(4 simite).
- Si e gjetët? Numrin 16 e grupuam me nga 4, ose 16 : 4 = 4 lekë. A më tepron
ndonjë lekë? Jo. Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje në lidhje me
krijimin e vargjeve që rriten me nga tre dhe me nga katër për modelimin e figurave duke bërë
në të njëjtën kohë dhe grupimin ose pjesëtimin e numrave të dhënë. Vlerësoj në arsyetimin
dhe krijimin e situatave problemore dhe në
zgjidhjen e tyre. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve . Vlerësoj me shprehje për
qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Shkruani vargje, që rriten me nga tre dhe me nga katër. Problemë me shumëzim dhe
pjesëtim. Shikoni faqen 66 të tekstit të nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 18
tema mësimore: 3a Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
26. 3, Përdorimi i rreshtimeve Loja e numrave në situata problemore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Rreshtime, grupime, barazime, veprimi i
- paraqet mënyra të ndryshme rreshtimi e grupimi nga shumëzimit, veprim i pjesëtimit. numërim me
nga tre dhe nga katër
një numër i dhënë;
- dallon faktet e shumëzimit nga ato të pjesëtimit;
- numëron me nga 3 dhe me nga katër deri në 50
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe 67, shufra, fije shkrepëse, Gjuha dhe komunikimi, artet.
shkopinj, tabela me 100 numra, fletë A4, Fletore e
lojërave faqe 50; 52; 53, njohuritë paraprake të nxënësit
për shumëzimin e pjesëtimin deri në 100.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në grup.
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Kjo veprimtari organizohet me sende të vogla si kube, lapsa, fasule, kopsa e tjerë. Nxënësit
vendosin mbi tavolinë 12 kopsa, kërkoj të bëjmë rreshtime të ndryshme me 12 elemente. P.sh.:

3 rr. me 4 = 12 4 • 3 = 12 2 • 6 = 12 1 • 12 = 12

6 • 2 = 12
Nxënësit lexojnë rreshtimet e bëra dhe faktet e shumëzimit si më sipër. Kërkoj nga nxënësit të
grupojnë numrin 12 në mënyra të ndryshme.

12 ÷ 4 = 3 12 ÷ 3 = 4 12 ÷ 6 = 2
- Sa katra ka numri 12? Numri 12, ka 3 katra. Pse? 12 ÷ 4 = 3.
Të pjesëtosh do të thotë të ndash.
- Sa tresha ka 12-ta? Dymbëdhjeta ka katër tresha.
- Sa gjashta ka 12- ta? Dymbëdhjeta ka 2 gjashta, sepse 12 ÷ 6 = 2.
- Po numri 20, sa katra ka? Numri 20 ka 5 katra, sepse 20 ÷ 4 = 5.
Në këtë mënyrë përsëriten disa fakte të shumëzimit dhe pjesëtimit deri në 100.
Si përfundim: pjesëtimi është veprim i kundërt i shumëzimit.
Veprimtaria ii
Hapet teksti në faqen 67. Nxënësit i përgjigjen pyetjes duke qarkuar rreshtin me nga 10.

XXXXXXXXXX

XXXXXXXXXX 4 rreshta • 10 = 40 element


10 shtylla • 4 = 40 element
XXXXXXXXXX

XXXXXXXXXX
Sa katra ka numri 40? 40 ÷ 4 = 10 katra. Sa dhjeta ka numri 40? 40 ÷ 10 = 4 dhjeta.
A mund të rreshtojmë 40 kekët në mënyra të tjera? Nxënësit bëjnë rreshtime të tjera për numrin
40.

8 5 20 2

5 8 2 20

Shkruajmë barazimet: 8 • 5 = 40; 5 • 8 = 40; 40 ÷ 8 = 5; 40 ÷ 5 = 8. Nga një rreshtim dolën 4


barazime.
Po në qoftë se kemi 36 kekë: Si mund t’i rreshtosh? nxënësit përdorin objekte të vogla për të bërë

rreshtimet. 6 9 4 12 18

64932
Nxënësit shkruajnë barazimet për këtë rreshtim. 6 • 6 = 36; 9 • 4 = 36; 4 • 9 = 36; 2 • 18 = 36; 18 • 2
= 36.
Po në qoftë se numrin 36 e grupojmë me nga 2; 3; 4; 5; 6; 7; 10: Çfarë veprimi bëjmë? Nxënësit
shkruajnë:
36 ÷ 2 = 18; 36 ÷ 3 = 12; 36 ÷ 4 = 9; 36 ÷ 5 = 7(1); 36 ÷ 6 = 6; 36 ÷ 7 = 5(1); 36 ÷ 10 =
3(6).Theksoj se: Me një numër ne mund të përfitojmë disa barazime me shumëzim dhe
pjesëtim.

Veprimtaria iii
Veprimtaria fillon me lojën: “Numërojmë me nga 3 dhe me nga 4”. Loja luhet në dyshe. Çfarë
duhet?
Për të zhvilluar lojën duhen:
Tabela e lojës faqe 52; 53, nga një petëz ose kub për çdo lojtarë, petëza ose kubi duhet të jenë me
ngjyra të ndryshme për secilin lojtarë. Duhet dhe një zare me numrat nga 1-6.
Rregullat e lojës janë në pjesën e dytë të faqes 50. Lojtari i parë që shkon te 50-ta është fitues.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me vendosjen e elementeve të një
bashkësie në rreshta me numër të njëjtë elementesh. Vlerësoj për grupimin e tyre në mënyra të
ndryshme duke arsyetuar lidhjen mes pjesëtimit e shumëzimit si veprime të kundërta. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatoni rreshtime me numrat 24; 32; 45 dhe shkruani barazimet.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 19
tema mësimore: 3a Veprimet kryesore Përdorimi Situata e të nxënit:
i rreshtimeve faqe 119. Loja e numrave në rreshtime.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Rreshtime, shtylla, rreshta faktor prodhim
- numëron me nga 3 dhe nga 4 deri në 100; kufiza, barazime pjesëtim, shumëzim,
numërime me nga tre, me nga katër. situata
- përdor rreshtime të ndryshme me një numër të dhënë;
problemore
- krijon situata problemore me veprimin e shumëzimit
dhe të pjesëtimit.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune f. 119,shufra, fije shkrepëseje, shkopinj, Gjuha dhe komunikimi, artet.
tabela me 100 numra, fletë A4,, Njohuritë paraprake të
nxënësit për shumëzimin e pjesëtimin.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Loja stafetë; mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale, punë në
dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Kjo veprimtari organizohet me nxënës në grupe me nga 4 vetë, të cilët numërojnë me nga 3 dhe me nga 4 deri në
100.
Nxënësi i parë fillon numërimin me nga 3 si më poshtë: 3; 6; 9; 12; 15; 18; 21; 24…. . 48.
Nga numri 48 deri në 99 numëron nxënësi tjetër. Pasi mbaron numërimi me nga 3, fillon numërimi
me nga 4. Nxënësi i tretë fillon numërimin me vargun: 4; 8; 12; 16; 20…. . 48. Nxënësi tjetër
vazhdon numërimin me nga 4, nga numri 48 deri në numrin 100. Në përfundim të kohës, një grup
prej 4 nxënësish numëron me zë të lartë me nga tre dhe me nga 4, deri në 100. Në qoftë se nuk
mund të numërojnë shpejt me gojë, përdorin tabelën me 100 numra të ngjyrosur me nga tre dhe
me nga katër.
Veprimtaria ii
Nxënësit vendosin mbi tavolinë objekte të ndryshme, si: lapsa, kokrra misri, fasule, kube, kopsa
e të tjerë. Me 24 objekte nxënësit do të bëjnë rreshtime sipas dëshirës. Më pas nxënësit lexojnë
mënyrat e rreshtimit. P.sh.: 4 me 6; 6 me 4; 3 me 8; 8 me 3; 2 me 12; 12 me 2. Për secilin
rreshtim nxënësit do të tregojnë numrin e rreshtave dhe të shtyllave. Nxënësit do të shkruajnë
në fletoren e klasës të gjitha
barazimet e rreshtimeve për numrin 24.
4 • 6 = 24; 6 • 4 = 24; 3 • 8 = 24; 8 • 3 = 24; 2 • 12 = 24; 12 • 2 = 24.
Nxënësit vizatojnë në fletore 18 objekte dhe i rreshtojnë në tre rreshta.

Çfarë barazimi mund të shkruajmë? 3 • 6? Pse?


Sepse kemi 3 rreshta me 6 elemente. 3 • 6 = 18
elemente. Sa elemente ka një rresht? 18 : 3 = 6.
A mund të rreshtojmë në një mënyrë tjetër?

Çfarë barazimi mund të shkruajmë? 6 • 3? Pse?


Sepse kemi 6 rreshta me nga tre element. 6 • 3 = 18 elemente.
Sa shtylla u formuan? 18 : 6 = 3 shtylla.
Sa elemente ka një shtyllë? 18 : 3 = 6 elemente.
Nxënësit shkruajnë barazime që përftohen nga rreshtimi i numrave: 12; 20; 28; 36; 45.
Veprimtarinë do ta zhvillojmë në grupe. Secili grup do të ketë një nga numrat e mësipërm. Në
përfundim do të arsyetojnë se nga një rreshtim përfitohen 4 barazime me veprimin e shumëzimit dhe të
pjesëtimit p.sh.,
për numrin 12 kemi: 4 ·3 = 12; 3 · 4 = 12; 12 : 4 = 3; 12 : 3 = 4
Theksoj se pjesëtimi përftohet nga grupimi në shtylla dhe rreshta.

Veprimtaria iii
Vizatoj në tabelën mësimore 4 vazo me nga 5 lule. Kërkoj nga nxënësit të krijojnë një situatë
problemore. Nxënësit japin mendime të ndryshme, të cilat i shënoj në tabelë. Nxënësi i parë: Nëna
ujiti
4 vazo me nga 5 lule secila.
- Sa lule ujiti nëna gjithsej? Nxënësit tjetër: Era vizatoi 4 vazo me nga 4 lule.

- Sa vazo vizatoi Era gjithsej?

Të gjithë japin mendime të ndryshme për zgjidhjen e problemave me veprimin e shumëzimit.


- Po me veprimin e pjesëtimit si mund të krijojmë një situatë problemore?

P.sh.: 15 : 3.
Çfarë mendojmë kur shohim veprimin e pjesëtimit? Ndarje apo grupim në pjesë të barabarta! Nxënësit
japin sugjerime të ndryshme. Ato diskutojnë për situatën problemore për ngjarje nga jeta e përditshme.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale dhe në grupe në lidhje me numërimin me nga 3
dhe me nga 4 deri 100, vendosjen e elementeve të një bashkësie në rreshta me numër të njëjtë
elementesh. Vlerësoj për grupimin e elementeve në mënyra të ndryshme duke arsyetuar lidhjen
mes pjesëtimit e shumëzimit si veprime të kundërta, si dhe krijimin e situatave problemore dhe
zgjidhjen e tyre Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: FP, faqe 119. Me numrat 18; 24; vizatoni rreshtimet e mundshme dhe shkruani barazime me
shumëzim dhe pjesëtim.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 20
tema mësimore: 3A. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Lojë me numra
27.1. Renditja e numrave deri në 100
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Numër dyshifrorë, krahasim, varg me numra
-
rendit numrat nga më i vogli i tek më i madhi;
-
krahason numrat duke përdorur shenjat =, < ose >.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe 68, fletore e lojërave faqe 54, 56, Gjuhët dhe komunikimi, artet
fletore pune faqe 118, njohuritë paraprake të nxënësit
për krahasimin e numrave, tabela e lojës, sende të
ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, hulumtim i përbashkët,
harta e mendimeve.

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Rikujtoj me nxënësit hapat që ndjekim për të krahasuar numrat dyshifrorë.

Krahasojmë shifrat e
dhjetësheve të dy numrave

Numri që ka shifrat e Në qoftë se shifrat e


dhjetësheve më të madhe dhjetësheve janë të
është më i madh barabarta, shohim njëshet
Krahasojmë shifrat
e njësheve
Numri që ka këtë shifrën
e njësheve më të madhe
është më i madh

Veprimtaria ii
Në mes të grupit është vendosur një shportë me etiketa me numra dyshifrorë.
Çdo dyshe në grup merr nga shporta 4 etiketa me numra. Ata i renditin numrat nga më i vogli tek i
madhi p.sh. 24, 47, 56, 93
Krahasojnë numrat duke përdorur shenjat < ose >.
Njëri nxënës shkruan dy numra nga vargu i numrave dhe nxënësi tjetër vendos shenjën< ose >.
Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet.
Shkruaj në tabelë: kur krahasojmë dy numra dhe përdorim shenjat < ose >, shprehja
numerike quhet mosbarazim.

Veprimtaria iii
Nxënësit kryejnë mbledhjet e paraqitura në etiketat e tekstit në faqen 68.
33 + 26 = 59 43 + 16 = 59 51 + 23 = 74
94 + 37 = 131 76 + 47 = 123 62 + 38 = 100

Më pas krahasojnë shumat duke vendosur shenjën e duhur = , < ose >
33 + 26 = 43 + 16 94 + 37 > 76 + 47 51 + 23 < 62 + 38

Krahasojnë përgjigjet me shokun ose shoqen e bankës.

Veprimtaria iV
I udhëzoj nxënësit për mënyrën e zhvillimit të lojës “Më e madhe/më e vogël”.
Loja do të luhet me dy lojtarë.
Lojtarët zgjedhin mes tyre kush është lojtari i parë dhe kush është lojtari i dytë dhe marrin tabelën e
përshtatshme të lojës.
Përziejnë letrat e grumbulluara me numra dhe i vendosin ato me fytyrë poshtë. Lojtarët kthejnë letrën
që është në krye dhe vendosin në tabelën me mosbarazime numerike.
Pasi vendosen të gjitha letrat, lojtarët kontrollojnë letrat e njëri-tjetrit dhe japin një petëz për çdo
mosbarazim të saktë.

Kur të tria mosbarazimet janë të sakta, jepet një petëz shtesë.


Para se të luajnë lojën e radhës, lojtarët i rregullojnë përsëri letrat e tyre, duke bërë çdo barazim të
saktë, për të fituar një petëz tjetër.
Lojtari fitues është ai që ka mbledhur më shumë petëza.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj nxënësit për punët individuale
në lidhje me renditjen e numrave nga më i vogli tek më i madhi, për krahasimin e numrave
dyshifrorë.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Fletore pune, faqe 118.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 21
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim figurash të ndryshme
28.1. Tangami me tri pjesë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Tangram, figurë dypërmasore, pesëkëndësh,
- identifikon figurat gjeometrike; gjashtëkëndësh, tetëkëndësh
- ndërton forma të ndryshme me figurat
dypërmasore, duke i përdorur në pozicione të
ndryshme.
Burimet dhe materialet didaktike: Teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera:
faqe 69, fletorja e lojërave faqe 85, 87, njohuritë Gjuhët dhe komunikimi, artet
paraprake të nxënësit për figurat dypërmasore,
kompleti i letrave të lojës

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Nxënësit në grup do të zhvillojnë një lojë me pazëlla.
Çdo grup ka për të formuar figura me pjesët me ngjyra të njëjta që ka në tavolinë.
U lë kohë nxënësve që të ndërtojnë figurat dhe më pas i pyes:

- A keni ndërtuar figura me 4 brinjë? -


A është simetrike figura?
Një nxënës e demonstron atë në tabelë.
Duke përdorur këto 3 trekëndësha nxënësit kanë ndërtuar edhe figura të tjera që paraqiten nga disa
nxënës në tabelë.
U shpjegoj nxënësve që ne po ndërtojmë forma duke përdorur një tangam me tri pjesë.
Pyes nxënësit nëse e dinë se çfarë është tangami.
Më pas e shpjegon që tangami me tri pjesë është një pazëll tradicional kinez që është formuar nga
një katror i ndarë në tri pjesë(trekëndësha) që përdoren për të bërë modele të ndryshme.
Diskutoj me nxënësit edhe për figurat që kanë ndërtuar me 5, 6 dhe 8 brinjë duke i vendosur në
mënyra të ndryshme pjesët me të njëjtën ngjyrë që kanë në tavolinë.

Veprimtaria ii
Paraqes në tabelë figurat e rregullta gjeometrike që kanë ndërtuar nxënësit.
Përshkruajnë secilën prej tyre.

Pesëkëndësh: një figurë gjashtëkëndësh: një figurë tetëkëndësh: një figurë me 5 brinjë; me 6 brinjë; me 8
brinjë.
Veprimtaria iii
Shpjegoj mënyrën e zhvillimit të lojës “Figura të
ngjashme” Loja luhet me dy deri në tre lojtarë.
Përziejnë letrat që kanë figura dypërmasore dhe i vendosin përmbys në tavolinë.
Çdo lojtar zgjedh dy letra. Nëse ata kanë figura të ngjashme, atëherë i merr letrat. Nëse nuk janë të
ngjashme ia kalon radhën shokut tjetër.
Pasi kanë marrë të gjithë letrat fitues del lojtari që ka numrin më të madh të letrave.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e figurave gjeometrike
si dhe për përshkrimin e tyre, për ndërtimin e formave të ndryshme duke përdorur figurat
dypërmasore në
pozicione të ndryshme. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Vizatojnë pesëkëndësh, gjashtëkëndësh dhe tetëkëndësh. Shikoni faqen 69 të tekstit të
nxënësit.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 22
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim figurash të
28.1. Tangami me tri pjesë ndryshme
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Tangram, figurë dypërmasore, katror,
- identifikon figurat gjeometrike; pesëkëndësh, gjashtëkëndësh, tetëkëndësh.
- krahason trupat gjeometrikë;
- formon figura të ndryshme duke bashkuar figurat
dypërmasore.
Burimet dhe materialet didaktike: Teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera:
faqe 69, njohuritë paraprake të nxënësit për figurat Gjuhët dhe komunikimi, artet
dypërmasore dhe trepërmasore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe,
diagrami i Venit
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit vëzhgojnë trupat e paraqitur në faqen 69 të tekstit të nxënësit.
Emërtojnë trupat gjeometrikë dhe i grupojnë në dy grupe sipas veçorive që kanë.
Nxënësit do të punojnë në grup duke i krahasuar trupat me anë të diagramit të Venit
Paraqes në tabelë diagramin e Venit, ku nxënësit shprehin mendimet e tyre duke diskutuar me
të gjithë klasën për krahasimin e trupave.

Trupa me faqe të sheshta Trup me faqe të rrumbullakët


Kubi, kuboidi, prizmi.
Baza e trupave: katror, trekëndësh, Cilindri: Baza e tij është
gjashtëkëndësh, drejtkëndësh. rreth. Nuk ka kulme.
Kanë kulme

Forma trepërmasore
Faqet i kanë forma dypërmasore
Kanë brinjë
Veprimtaria ii
Nxënësit vizatojnë një figurë me 6 brinjë duke bashkuar në mënyra të ndryshme figurat dypërmasore
trekëndësh dhe katërkëndësh. Për secilin rast nxënësit shpjegojnë numrin e figurave që kanë
përdorur.
Në të njëjtën mënyrë vizatojnë një figurë me 5 brinjë duke përdorur mënyra të ndryshme.

Vizatojnë në këtë mënyrë edhe një figurë me 8 brinjë.


Kontrollojnë e diskutojnë në dyshe detyrat.

Veprimtaria iii
Udhëzoj nxënësit të formojnë figura të ndryshme duke bashkuar vetëm dy figura.

- Nëse i bashkon figurat me shokun çfarë mund të formosh?


Nxënësit nxjerrin përfundimin që formojnë figura të ndryshme duke bashkuar tri figura, duke ndërtuar
me anë të tangamit me tri pjesë kur janë tre trekëndësha.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e figurave dhe trupave
gjeometrikë, si dhe për krahasimin e tyre, për ndërtimin e figurave të ndryshme duke bashkuar
figurat dypërmasore. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatojnë figura duke bashkuar vetëm dy figura.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 23
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim figurash të ndryshme
Tangami me shtatë pjesë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç: tangram, figurë dypërmasore,
matematikore sipas temës mësimore: trekëndësh,
- identifikon figurat gjeometrike; katërkëndësh, pesëkëndësh, gjashtëkëndësh,
- ndërton figura të ndryshme me figurat tetëkëndësh
dypërmasore;
- krahason figurat e formuara.
Burimet dhe materialet didaktike: njohuritë Lidhja me fushat e tjera:
paraprake të nxënësit për figurat dypërmasore, fletë Gjuhët dhe komunikimi, artet
me ngjyra
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, diagrami i
Venit
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
U shpjegoj nxënësve që ne do të ndërtojmë forma duke përdorur një tangam me shtatë pjesë.
Pyes nxënësit nëse e dinë se çfarë është tangami me shtatë pjesë.
Më pas e shpjegoj që tangami me shtatë pjesë është një pazëll tradicional kinez që është formuar
nga një katror i ndarë në shtatë pjesë (5 trekëndësha, 1 katror, 1 paralelogram), që përdoren për të
bërë modele të ndryshme.
Duke bashkuar pjesët e tangamit me shtatë pjesë nxënësit ndërtojnë fi gura të tjera, që paraqiten nga disa nxënës në
tabelë.

Përshkruajnë fi gurat e formuara duke treguar fi gurat që kanë bashkuar.


Veprimtaria ii
Nxënësit do të përdorin tangamin me 7 pjesë për të formuar fi gura të rregullta gjeometrike.

Përshkruajnë fi gurat e formuara.

Veprimtaria iii
Nxënësit do të formojnë modele të ndryshme
duke përdorur tangamin me tri pjesë.

Drejtoj pyetjet:
- Çfarë formuat tani?
- Sa fi gura përdorët?
Ku ndryshon tangami me tri pjesë nga tangami me shtatë pjesë?
Përdorim diagramin e Venit për të krahasuar tangamet që kanë përdorur për të ndërtuar fi gura të
ndryshme. tangami me tri pjesë tangami me shtatë pjesë
katror i ndarë në tri katror i ndarë në shtatë
pjesë (3 trekëndësha) pjesë (5 trekëndësha, 1
katror, 1 paralelogram)

pazëll tradicional kinez


përdoren për të bërë modele
të ndryshme

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifi kimin e fi gurave
gjeometrike, për ndërtimin e formave të ndryshme duke përdorur fi gurat dypërmasore në
pozicione të ndryshme, për krahasimin e fi gurave të formuara.. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin
gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë
orës.
Detyrë: Vizatojnë fi gura duke përdorur tangamin me shtatë pjesë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 24
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim figurash të ndryshme
28.2 Tangami me shtatë pjesë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Tangram, figurë dypërmasore, trekëndësh,
- identifikon figurat gjeometrike; katërkëndësh, katror, drejtkëndësh, rreth
- ndërton modele të ndryshme me figurat
dypërmasore;
- ndërton grafik me shtylla për të krahasuar
figurat e përdorura.
Burimet dhe materialet didaktike: teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera:
faqe 70,njohuritë paraprake të nxënësit për figurat Gjuhët dhe komunikimi, artet
dypërmasore dhe për grafikun me shtylla.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Mendo/ krijo dyshe/ diskuto, hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe,
Turi i Galerisë.

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Udhëzoj nxënësit që të vëzhgojnë në figurën e faqen 70 të tekstit të nxënësit figurat
dypërmasore nga të cilat përbëhet roboti.
Nxënësit u përgjigjet pyetjeve:
- Sa figura të ndryshme ka roboti?
- Cilat janë ato?
Ata nxjerrin përfundimin që janë 4 lloj figurash: trekëndësh, drejtkëndësh, katror, rreth

Veprimtaria ii
Nxënësit do të vëzhgojnë se sa figura ka në secilën lloj. I kontrollojnë në dyshe përgjigjet e tyre.
Nxënësit do të ndërtojnë një grafik me shtylla për të paraqitur numrin e figurave që janë te roboti,
ose mund të ndërtojnë një tabelë, duke punuar në grup. Nxënësit hartojnë pyetje rreth grafikut duke
diskutuar me njëri-tjetrin.
trekëndësh drejtkëndësh katror rreth
trekëndësha drejtkëndësha katrorë rrathë

- Cila figurë është përdorur më shumë për ndërtimin e robotit?


- Sa drejtkëndësha janë më shumë se rrathë?
- A janë trekëndësha aq sa rrathë?
- A janë rrathët sa katërfishi i trekëndëshave? Më pas diskutimin e zgjeroj me
klasën.

Veprimtaria iii
Nxënësit do të punojnë në grupe për të ndërtuar një model vetëm me tri figura, me katër figura, duke
përdorur vetëm rrathë (përdorin fletë me ngjyra).
Paraqesin punimet para klasës.
Organizoj “Turi i Galerisë” me punimet e nxënësve.
Nxënësit vëzhgojnë punën që kanë bërë shokët e klasës dhe vlerësojnë punimet më të mira.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e figurave gjeometrike,
për ndërtimin e modeleve të ndryshme duke përdorur figurat dypërmasore në pozicione të
ndryshme, për krahasimin e modeleve të formuara, duke përdorur grafikun me shtylla. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Ndërtoni modele duke përdorur figura dypërmasore.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 25 (gjeometri)
tema mësimore: 3B Veprimet kryesore 29. Situata e të nxënit:
1. Pozicioni dhe lëvizja. Rrotullimi në vallëzim dhe lojë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç
matematikore, sipas temës mësimore: Kahu orar, kundër orar, gjysmë rrotullim, çerek
- njeh gjuhën e lëvizjes, drejtimit dhe vendndodhjes; rrotullim, rrotullim i plotë.
- përdorë lëvizjet fizike për të realizuar modelin;
- realizon lëvizje me çerek, gjysmë, dhe rrotullim të
plotë në të dy krahët.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Tekst i nxënësit faqe 71, letër A4, laps, orë kartoni Gjuha dhe komunikimi, artet.
ose plastike me akrepa të lëvizshëm, hapësira të
lira, Njohuritë paraprake të nxënësit për lëvizjen dhe
drejtimin.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit janë pajisur me nga një orë kartoni ose orë plastike me akrepa të lëvizshëm dhe një laps.
Në fillim të veprimtarisë mësuesi/ja sqaron fjalët: pozicion, drejtim dhe lëvizje.

Pozicion = vendndodhje, ku ndodhet, pranë cilit, ose në mes ose pranë.


Drejtimi = para, prapa, lart, poshtë.
Lëvizja = realizohet sipas akrepave të orës ose në drejtim të kundërt me akrepat e orës.

Vendoseni orën në pozicionin 1200 . Lëvizni akrepin e minutave deri te numri 6, në drejtim të lëvizjes
së akrepave të orës.
- Çfarë lëvizje bëre?
Nxënësit përgjigjen: Gjysmë rrotullim. Vendos akrepin e minutave në numrin fillestarë dhe bëj një
rrotullim të plotë duke dërguar këtë akrep përsëri tek numri 12.
- Çfarë rrotullimi bëtë? Bëmë rrotullim të plotë.
Vendosni përsëri akrepat e orës në pozicionin fillestarë. Lëvizeni akrepin e minutave nga numri 12
deri te numri 3.
- A mund të tregoni, si quhet lëvizja e akrepit të minutave nga numri 12 deri në numrin 3?
Nxënësit me njohuritë e fituara më parë mund të përgjigjen se kemi të bëjmë me çerek rrotullimi të
akrepit të minutave, ose ¼ e rrotullimit ose lëvizje në kënd të drejtë në drejtim të akrepave të orës.

Veprimtaria ii
Hapet teksti dhe nxënësit shikojnë fëmijët e figurës. Dalin para klase një grup nxënësish prej 6 vetash.
Nxënësit kapen për dore dhe nën tingujt e muzikës do të fillojnë të vallëzojnë. Pasi bëjnë dy tre
rrotullime të kapur dorë për dore mësuesi/ja pyet:
- Në çfarë drejtimi po lëvizin nxënësit në vallëzim?
Ato po lëvizin në drejtim të kundërt me akrepat e orës.
Nxënësit lexojnë nga teksti, se kahu orar është kahu që lëvizet në drejtim të akrepave të orës.
Kahu kundër orar është kahu i lëvizjes në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Nxënësit mbajnë
mbi tavolinë një fletë A4. U kërkoj atyre të vizatojnë një rreth. Në dyshe do të përdorin shigjeta për
kahun orar dhe atë kundërorar. Ndahet rrethi në katër pjesë të barabarta. Kërkoj të tregojnë me
shigjetë me
një ngjyrë të caktuar një rrotullim të plotë në drejtimin orar. Pastaj një gjysmë rrotullim me një ngjyrë
tjetër dhe një çerek rrotullim po me një ngjyrë tjetër.
- A mund të themi nga ndarja në katërsh e rrethit çfarë u formua? (4 kënde të drejta).
Këmbejnë fletën me njëri-tjetrin për të kontrolluar punën e bërë.

Veprimtaria iii
Përdor hapësira të lira në klasë për të realizuar me vallëzim rrotullime orare dhe kundërorare.
Nxënësit në grupe me nga katër vetë fillojnë vallëzimet me anën e magnetofonit për të realizuar
rrotullimet e plota, gjysmë rrotullimet dhe çerek rrotullimet në drejtimin orare dhe kundërorare. Çdo
vallëzim do të shoqërohet me muzikë të valleve tradicionale, që nxënësit mendohet se njihen me
ato. Në fund të orës kontrolloj nxënësit me pyetjet:
- Çfarë është një kënd i drejtë? Si e kemi mësuar te thyesat?
- Po dy kënde të drejta çfarë rrotullimi janë?
- Një rrotullim i plotë sa kënde të drejta ka?

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale dhe në grup në lidhje me përcaktimin e lëvizjes,
drejtimit dhe vendndodhjes, si dhe për realizimin e drejtimit të lëvizjeve të plota me gjysmë rrotullimi
dhe çerek rrotullimi në kahun orar dhe kundërorar. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë
aktiviteteve. Vlerësoj
me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Realizoni me vizatim në fletë A4 rrathë me të gjithë llojet e rrotullimeve në kahun orar dhe
kundërorar të lëvizjeve.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 26
tema mësimore: 3B Veprimet kryesore Pozicioni Situata e të nxënit:
dhe lëvizja FP. 120-121. Rrotullimi në vallëzim dhe lojë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Kënd i drejtë, lëvizje orare, lëvizje kundërorare,
- identifikon objekte nga mjedisi që kanë kënde të çerek rrotullim, rrotullim i plotë, gjysmë rrotullim.
drejta;
- ndërton këndin e drejtë sipas udhëzimeve;
- ilustron me vizatime këndet e drejta në objektet nga
mjedisi.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe 120-121, laps, ngjyra, vizore, fletë me Gjuha dhe komunikimi, artet.
kuti, njohuritë paraprake të nxënësit për këndin e drejtë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/krijo dyshe /diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtaria fillon njëkohësisht, unë në tabelë dhe nxënësit me laps e letër në bankë.
Ø Vizatoni me vizore në fletën A4 një drejtëz me fillim në pikën O.
Ø Rrotulloni vizoren rreth pikës O, kundër akrepave të orës me një çerek rrotullimi.
Ø Vizatoni një drejtëz tjetër me fillim po në pikën O.
Ø Formohet një kënd me kulm në pikën O, me fillim në OA dhe mbarim në OB.
Ndërtojmë një kënd tjetër duke rrotulluar vizoren në drejtimin orar me çerek rrotullimi. Kontrolloj punën
e bërë në dyshe.

B A
0 A 0 B

- A e dini si quhen këndet që ndërtuat?

Theksoj: Gjysmëdrejtëza që rrotullohet me ¼ e rrotullimit ose çerek rrotullimi, përshkon një kënd
të drejtë. Nxënësit shkruajnë rregullin. Sqarohet kuptimi i drejtëzës dhe gjysmëdrejtëzës.

Veprimtaria ii
Veprimtaria fi llon me identifi kimin e këndeve të drejta në klasë. Nxënësit listojnë disa prej tyre. Më pas
vëzhgojnë, hulumtojnë dhe diskutojnë me njëri-tjetrin. Mendimet i shkruajnë në fl etoren e punës.
Nxënësit emërtojnë nga një objekt, që ka kënd të drejtë.
Theksoj: muret e klasës, dyshemeja, kornizat, tabelat, dollapët, mjetet mësimore kanë kënde
të drejta.
Veprimtaria iii
Hapet fl etorja e punës në faqen 121. Kjo etapë e orës së mësimit do të jetë zbatimi praktik i njohurive për
këndin e drejtë. Nxënësit i udhëzoj përsëri për shenjën e këndit të drejtë që përdoret në vizatim. Më poshtë
nxënësit do të vizatojnë shenjën e këndit të drejtë në të gjitha pozicionet.

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur sipas përvojave të tyre në plotësimin e faqes 121 të fl etores
së punës. Në përfundim shkëmbejnë mendimet në dyshe me grupin dhe me të gjithë klasën. - Sa
kënde të drejta ka shtëpia?

- Po tabela, tavolina, dritarja, dera, dollapi, libri, kubi?

Nxënësit vendosin edhe numrin e këndeve poshtë çdo fi gure të vizatuar.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në grup në lidhje me identifi kimin e këndeve të
drejta në mjedise si dhe për realizimin e ndërtimit të këndit të drejtë në pozicione të ndryshme. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë shkëmbimit të mendimeve në dyshe dhe në grup. Vlerësoj me shprehje
për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Fletore pune faqe 120. Shtohen edhe objekte në shtëpinë tuaj.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 27
tema mësimore: 3B Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
Pozicioni dhe lëvizja. Fletore e lojës faqe 98. Rrotullimi në vallëzim dhe lojë.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Çerek rrotullimi, lëvizje orare, lëvizje
- bën lidhjen e udhëzimeve me veprimin; kundërorare, kënd i drejtë, drejtim i lëvizjes.
- identifikon dhe përdorë të gjitha drejtimet e lëvizjes për
në vendmbërritje;
- zbaton rregullat e lëvizjes në lojë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore pune faqe 98-99-101-103, njohuritë paraprake të Gjuha dhe komunikimi, artet.
nxënësit për vendndodhjen, lëvizjen, dhe drejtimin. laps,
vizore, letër, ngjyra, gërshërë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hulumtim i përbashkët, punë në grup; loja: Të gjejmë ku është? Mendo/krijo dyshe/diskuto, punë
individuale, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtarinë mund ta zhvillojmë në palestër ose në oborrin e shkollës dhe në klasë, por me nga 10 nxënës
grupi. Kërkoj nga nxënësit të kapen dorë për dore duke formuar një rreth. Ata duhet të fillojnë të lëvizin në
drejtimin orar duke mos e prishur rrethin që kanë formuar. Pyes:
- Në çfarë drejtimi po lëvizni?
Në drejtimin orar. Më pas nxënësit lëvizin në drejtimin kundër orar. Kërkesa e dytë është që nxënësit të
vendosen në rresht dhe të ecin sipas komandës së mësuesit/es.
- Çfarë lëvizjeje është kjo?
Është lëvizje para. Jepet komanda, prapa ktheu! Nxënësit menjëherë kthehen dhe vazhdojnë lëvizjen dhe
prapa.
- Si quhet kjo lëvizje?
Kjo quhet lëvizja prapa. Nxënësit vazhdojnë lëvizjet edhe majtas dhe djathtas. Mësuesi/ja pyet:
- A mund të krijojmë një çerek rrotullimi duke lëvizur?
Nxënësit në rresht lëvizin në fillim para, pastaj djathtas ose majtas. Kjo lëvizje që nxënësit bënë, është
lëvizje me një çerek rrotullimi. Kjo lëvizje formon një kënd të drejtë. Ndërsa rrotullimi i plotë formohet kur
nxënësit lëvizin: Para, majtas, përsëri majtas përsëri majtas. Në fund nxënësit shkojnë në vendin ku filluan
lëvizjen. Ky quhet një rrotullim i plotë.

Veprimtaria ii
Nxënësit janë pajisur me fletë katrore të përgatitura. Nxënësit i udhëzojmë të lëvizin në katrorë.
Ata duhet të njohin simbolet dhe kodin e lëvizjes sipas letrave dhe rregullat.

Lëviz drejt, lart, poshtë, djathtas, majtas.

Kthim me çerek rrotullimi djathtas.

Kthim me çerek rrotullimi majtas.

Kthim me gjysmë rrotullimi djathtas.


Në këtë veprimtari zhvillojmë lojën me lepurin dhe karotën. Nxënësit ndjekin rrugën, që
duhet të ndjekë lepuri për të ngrënë karotën.

Në fund nxënësit do të përshkruajnë rrugën, duke emërtuar lëvizjet që ka bërë lepuri sipas kodit të lëvizjes.
P.sh: Para, majtas, djathtas, lart, çerek rrotullim majtas e të tjera.

Veprimtaria iii
Hapet fletorja e lojërave në faqen 98. Nxënësit i njoh edhe me tabelën e lojës në faqen 89. Nxënësit
mësojnë letrat e vendmbërritjes, të drejtimit në faqen 101, të cilat duhen prerë dhe tabela e lojtarit faqe
103. Loja luhet në dyshe. Çfarë duhet:
Ø Tabela e lojës faqe 99
Ø Tabela për çdo lojtarë faqe 103
Ø Një pako me letra faqe 101
Ø Një zar me numrat 1-6
Ø Disa letra informuese që nevojiten për lojën.

Loja duhet të kuptohet mirë para se të luhet. Loja përfundon pasi lojtari plotëson i pari tabelën e tij me 8
vendmbërritje të ndryshme.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale dhe në grup në lidhje me përcaktimin e lëvizjes,
drejtimit dhe vendndodhjes si dhe për realizimin e drejtimit të lëvizjeve të plota me gjysmë rrotullimi dhe
çerek rrotullimi në kahun orar dhe kundërorar. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj
me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Të realizojë një veprimtari të ngjashme si “Lepuri me karotën”, por me personazhe të tjera në një
fletë me kutia.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 28
tema mësimore: 3B Veprimet kryesore 29. Situata e të nxënit:
2 -Vazhdojmë vallëzimin. Skema të ndryshme vallëzimi.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Kënd i drejtë, lëvizje para, lëvizje djathtas,
- identifi kon kënde të drejta në format 2D dhe 3D; vallëzim, skemë.
- krijon skema të ndryshme vallëzimi me drejtimet e
lëvizjes në rrjetin katrorë;
- interpreton vallëzim sipas modeleve të caktuara.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Teksti i nxënësit faqe 72. Fletë me katrorë, laps, fl etë Gjuha dhe komunikimi, artet.
A4, ngjyra, gërshërë, magnetofon. Njohuritë paraprake të
nxënësit rreth lëvizjes e drejtimit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/diskuto, punë individuale, punë në dyshe, punë në grup.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i

Nxënësve u jap një fl etë A4, por e prerë në formë rrethi. Kërkoj që të paloset fl eta për gjysmë. Paloset
përsëri përgjysmë. Nxënësit e hapin fl etën dhe presin me gërshërë njërën nga pjesët e formuara. Kjo
pjesë përbën 1/4 e gjithë fl etës që kemi. Pjesa e prerë përputhet saktësisht me boshllëkun.
Nga kjo pjesë është formuar një kënd, që quhet kënd i drejtë.
- A mund të gjejmë forma dypërmasore që kanë kënde të drejta?
- Po forma trepërmasore që kanë kënde të drejta, a mund të gjejmë?
Nxënësit në dyshe do të vizatojnë forma 2D dhe 3D dhe tregojnë këndet e drejta.

4 kënde 1 kënd 4 kënde ënde


2k 24 kënde 24 kënde

Veprimtaria ii
Hapet teksti në faqen 72. Nxënësit do të përqendrohen tek udhëzimet për mësimin e vallëzimit. sipas
udhëzimeve nxënësit do të punojnë në një fl etë me kuti katrore. Nxënësit sipas udhëzimeve
demonstrojnë mënyrën e vallëzimit të kapur dorë për dorë ose krah për krah. P.sh.: Nxënësit do të lëvizin
sipas këtij udhëzimi:

a- 2 hapa para, çerek rrotullimi në të djathtë.


b- 2 hapa para, çerek rrotullimi në të djathtë. c-
2 hapa para, çerek rrotullimi në të djathtë. d- 2
hapa para, çerek rrotullimi në të djathtë

Nxënësit duke bërë këto lëvizje shkojnë në pozicionin fi llestarë. Ato gjatë lëvizjeve kanë formuar një
katrorë. Nxënësit në fl etën me katrorë do të do të krijojnë formacione të ndryshme vallëzimi, duke
përdorur këndin e drejtë, me anën e çerekrrotullimit majtas ose djathtas. Nxënësit pasi krijojnë skema të
ndryshme vallëzimi, i shkruajnë ato me fjalë, si modeli i tekstit.

Veprimtaria iii
Në këtë veprimtari nxënësit do të demonstrojnë skema të ndryshme vallëzimi të krijuara vetë. Me anën e
magnetofonit do të demonstrohen valle tradicionale, duke vallëzuar në dyshe ose me 4 -5 nxënës. lëvizjet
duhet të jenë në drejtimin orar, kundërorar ose të kombinuara. Nxënësit në fund do të vlerësojnë skemat e
vallëzimit, sipas grupeve.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale dhe në grup në lidhje me demonstrimin e lëvizjes
sipas formacioneve të vallëzimit në drejtim të rrotullimeve të plota, me çerek rrotullimi në kahun orar dhe
kundra orar. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë interpretimit. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre
në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Krijoni formacione kërcimi në fletë katrore me drejtime të ndryshme.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 29
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim formash simetrike
30.1 Drejtëza e simetrisë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: drejtëza e simetrisë, modele simetrike
- identifikon drejtëzën e simetrisë në format
dypërmasore;
- arsyeton për numrin e drejtëzave të simetrisë në
figurat e formuara;
- krijon modele simetrike me objekte të ndryshme.
Burimet dhe materialet didaktike: Njohuritë Lidhja me fushat e tjera:
paraprake të nxënësit për simetrinë, forma simetrike të Gjuhët dhe komunikimi, artet
vizatuara në fletë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaria i Veprimtaritë e nxënësve
Paraqes para nxënësve disa forma dypërmasore dhe u kërkoj të gjejnë ndonjë gjë të përbashkët që kanë format.
Pasi diskutojmë nxënësit nxjerrim përfundimin që janë forma simetrike.Pse mendoni që janë forma simetrike?

Nxënësit përcaktojnë drejtëzat e simetrisë për figurat dhe shpjegojnë se ajo e ndan figurën në dy gjysma
të barabarta simetrike.
Një figurë mund të ketë disa drejtëza simetrie. Ata mund të jenë vertikale, horizontale ose të pjerrëta.
Veprimtaria ii
Diskutoj me nxënësit rreth objekteve simetrike që vëzhgojnë në klasë (p.sh. dyer, dritare, libri
i hapur etj.)
Nxënësit në klasë dhe do të krijojnë modele simetrike, p.sh., nxënësi lëviz një karrige në të majtën e tij,
plotëson modelin simetrik duke vendosur në të djathtë një karrige tjetër.
Vendos pëllëmbën e dorës në tavolinë në të majtë dhe plotëson modelin simetrik duke vendosur
pëllëmbën tjetër në të djathtë.
Krijojnë modele të tjera simetrike duke përdorur mjetet mësimore që kanë klasë. Njëri nxënës vendos disa
objekte në tavolinë, kurse nxënësi tjetër i vendos objektet në të njëjtën mënyrë në krahun tjetër duke
krijuar
modele simetrike.
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
- A keni krijuar një model simetrik me mjetet mësimore në tavolinë? -
Pse është simetrik?
Nxënësit do të argumentojnë përgjigjen duke përshkruar modelet simetrike që kanë krijuar.
Nxënësit që nuk kanë krijuar modele të rregullta simetrike, i vendosin saktë objektet duke krijuar një model
simetrik.
Veprimtaria iii
Zhvillojmë veprimtarinë “Dil rrotull, fol rrotull”.
Kërkoj nga nxënësit që të mendojnë për një pozicion që do të marrin për të krijuar një model simetrik.
Nxënësit ecin rrotull në hapësirën e klasës derisa të përplas duart një herë. Ato ndalojnë dhe njëri
nxënës merr një pozicion, kurse nxënësi tjetër përballë imiton të njëjtin pozicion duke krijuar modele
simetrike
Pas rreth një minute, përplas shuplakat dy herë. Të gjithë duhet të fillojnë të ecin përsëri. Përsërisim
veprimtarië tri herë dhe më pas nxënësit ulen.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e drejtëzës së simetrisë si
dhe për pyetjet që bëjnë për to, për krijimin e modeleve simetrike në lidhje me drejtëzën e simetrisë.
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Vizatojnë disa forma dypërmasore dhe përcaktojnë drejtëzat e simetrisë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 30
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim formash simetrike
30.1. Drejtëza e simetrisë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: drejtëza e simetrisë, figura simetrike
- identifikon drejtëzën e simetrisë në figurat
simetrike;
- arsyeton për ndërtimin e figurave simetrike.
Burimet dhe materialet didaktike: Teksti i Lidhja me fushat e tjera:
nxënësit faqe 73, njohuritë paraprake të nxënësit Gjuhët dhe komunikimi, artet
për simetrinë, forma simetrike të vizatuara në fletë,
labustila, bojëra uji.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
I udhëzoj nxënësit të palosin një fletë vertikalisht. Ata vizatojnë një figurë në anën e majtë të fletës.
Ngjyrosin vizatimin me lapustila ose bojëra uji dhe bëjnë palosjen sipas drejtëzës së simetrisë. Pasi hapin
fletën, nxënësit vërejnë që është formuar një figurë simetrike në anën e djathtë të drejtëzës së simetrisë,
që përputhet plotësisht me të parën.
Palosim një fletë tjetër horizontalisht dhe përsëri kryejnë të njëjtën veprimtari si më sipër duke vizatuar një
figurë, e ngjyrosin, e palosin fletën. Nxënësit vërejnë që u krijua një figurë simetrike me atë që vizatuan në
fillim.
Përsërisim veprimtarinë duke palosur një fletë në formë diagonaleje.
Drejtoj diskutimin që nxënësit të përshkruajnë modelet simetrike që krijuan.
Pasi diskutojmë, nxënësit nxjerrin përfundimin që çdo figurë e vizatuar në të majtë është e njëjtë me figurën
në të djathtë, përputhen me njëra- tjetrën kur paloset fleta, kanë të njëjtën formë, pra figurat janë simetrike.
Drejtëza e simetrisë mund të jenë vertikale, horizontale ose e pjerrët.

Veprimtaria ii
Udhëzoj nxënësit për të plotësuar faqen 73 të tekstit të nxënësit.
- Çfarë figure është paraqitur në tekst?
Për ta pasur më të lehtë të emërtojnë figurën, nxënësit do të përdorin një pasqyrë.
Pasi heqim një vijë në gjysmën e figurës, e cila do të jetë drejtëza e simetrisë, vendosin pasqyrën dhe
emërtojnë figurën. Vizatojnë gjysmën e figurës.
Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe për të vizatuar gjysmat e figurave të tjera.
Pasi përfundojnë vizatimet nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
- A janë simetrike figurat që formuat?
- Pse janë simetrike?
- Çfarë tregon drejtëza e simetrisë?

Veprimtaria iii
U jap nxënësve një fletë, ku në një rrjet katrorësh është vizatuar një model në anën e majtë të drejtëzës
së simetrisë. Nxënësit do të plotësojnë modelin duke vizatuar në anën e djathtë të drejtëzës së simetrisë
figurën simetrike me atë të anës së majtë.
Më pas diskutimi zgjerohet me të gjithë klasën.

Vlerësimi: Vlerëson nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e drejtëzës së simetrisë, për
krijimin e figurave simetrike në lidhje me drejtëzën e simetrisë, për plotësimin e figurës simetrike në lidhje
me drejtëzën e simetrisë. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerëson me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatojnë disa figura dhe përcaktojnë drejtëzën e simetrisë.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 31
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim formash simetrike
Drejtëza e simetrisë. Fletorja e lojëra 95,96.
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: drejtëza e simetrisë, figura simetrike
- përcakton drejtëzën e simetrisë në figurat
simetrike;
- ndërton modele simetrike;
- dallon elementet e formave dypërmasore.
Burimet dhe materialet didaktike: Fletorja e lojëra Lidhja me fushat e tjera:
faqe 94, 95, njohuritë paraprake të nxënësit për Gjuhët dhe komunikimi, artet
simetrinë, tabela e lojës, një zar me numra 1-6,
forma simetrike të vizatuara në fletë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
I udhëzoj nxënësit për mënyrën e zhvillimit të lojës “Mbledhim dhe ndërtojmë figurat”
Loja do të luhet me dy ose katër lojtarë. Ata do të kenë përpara tabelën e lojës të faqes 94 tek libri i lojërave.
Lojtarët e fillojnë lojën tek çdo gjashtëkëndësh në fushën e lojës.
Veprimtaria ii
Nxënësit zhvillojnë lojën në grup.
Disa grupe do të zhvillojnë lojën e parë.
Hedhin zarin me radhë dhe lëvizin aq herë sa u bie zari. Nëse zari bie 3,4, 5 ose 6 ata marrin një figurë me
atë numër brinjësh dhe e emërtojnë atë.
Nëse vendosen te një gjashtëkëndësh me ngjyrë gri të zbehtë, nuk marrin asnjë figurë dhe humbasin një
radhë.
Kur kanë 12 forma vazhdojnë të hedhin zarin, në mënyrë që të shkojnë sërish në pozicionin e tyre të nisjes,
por tani nuk mbledhin më figura.
Lojtarët përdorin figurat që kanë fituar për të ndërtuar modele ose figura simetrike.
Fitues është ai që përdor më shumë forma te figura ose modeli që ka vizatuar.
Grupet tjera do të zhvillojnë lojën e dytë.
Kjo lojë luhet njësoj si e para, por fituesi zgjidhet ndryshe.
Lojtarët gjejnë shumën e brinjëve të figurës që kanë formuar (Trekëndëshi = 3 brinjë, katrori = 4 brinjë).
Lojtari me shumë më të madhe të brinjëve është fituesi.
Veprimtaria iii
Nxënësit vizatojnë format e rregullta dypërmasore që kanë përdorur në lojë dhe përcaktojnë drejtëzën e simetrisë.

Kontrollojnë e diskutojnë detyrën në dyshe.


Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me përcaktimin e drejtëzës së simetrisë, për
krijimin e modeleve simetrike, për përcaktimin e numrit të brinjëve të formave dypërmasore. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Vizatojnë figura dhe përcaktojnë drejtëzën e simetrisë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 32
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Modelim formash simetrike
Drejtëza e simetrisë. Fletorja e lojërave, faqe 97
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: drejtëza e simetrisë, figura simetrike
- ndërton modele simetrike;
- arsyeton për ndërtimin e modeleve simetrike;
- vizaton figura simetrike në lidhje me një drejtëz të
dhënë
Burimet dhe materialet didaktike: Fletorja e lojërave Lidhja me fushat e tjera:
faqe 97, njohuritë paraprake të nxënësit për simetrinë, Gjuhët dhe komunikimi, artet
tabela me kunja (ose kube në mungesë të tabelës),
shirita me letra që shërbejnë si vija simetrike, kunja
shkrepëseje ose sende të tjera në varësi të tabelës që
do të zgjidhet për lojën.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit për mënyrën e zhvillimit të lojës së simetrisë.
Loja do të luhet me dy lojtarë. Ata do të kenë përpara tabela me kunja (ose kube në mungesë të
tabelës) Lojtarët e fillojnë lojën duke vendosur shiritin e letrës si vijë simetrike në mesin e tabelës. Ata do
të krijojnë modele simetrike në të dyja anët e shiritit të letrës si vijë simetrike.

Veprimtaria ii
Nxënësit zhvillojnë lojën në grup.
Disa grupe do të zhvillojnë lojën e parë.
Lojtari i parë vendos një pozicion çfarëdo një kunj nga ana e tij e tabelës.
Lojtari i dytë vendos një kunj të së njëjtës ngjyrë në një pozicion simetrik me atë që ka vendosur lojtari i parë
në krahun e tij të tabelës.

Loja vazhdon me lojtarin që ka radhën duke sfiduar njëri-tjetrin.


Loja përfundon atëherë kur një lojtar nuk mund të vendosë dot simetriken e kundërshtarit të tij.
Pasi numërojnë kunjat, lojtari që ka më shumë të tillë është fituesi.
Grupet tjera do të zhvillojnë lojën e dytë për simetrinë.
Vendosen dy shirita letre pingul me njëri-tjetrin në tabelën me kunja.
Lojtari i parë vendos në njërën nga 4 pjesët një kunj.
Lojtari i dytë vendos tre kunja që të jenë me të njëjtën ngjyrë, që janë simetrikë sipas dy shiritave të letrës
që janë vendosur si drejtëza simetrie.

Loja vazhdon në këtë mënyrë, derisa një lojtar nuk mund të vendosë dot simetriken e tjetrit. Çdo lojtar
numëron kunjat që ka në anën e tij dhe cili prej tyre ka më shumë, fiton lojën.
Veprimtaria iii
U jap nxënësve një fletë, ku në një rrjet katrorësh është vizatuar një model në anën e majtë të drejtëzës së
simetrisë. Nxënësit do të plotësojnë modelin duke vizatuar në anën e djathtë të drejtëzës së simetrisë
figurën simetrike me atë të anës së majtë.
Më pas diskutimin e zgjeroj me të gjithë klasën.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me krijimin e modeleve simetrike në lidhje me
drejtëzën e simetrisë, për vizatimin e figurës simetrike në lidhje me drejtëzën e simetrisë. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatojnë figura simetrike në lidhje me një drejtëz simetrie.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 33
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Drejtëza Situata e të nxënit: Modelim formash simetrike
e simetrisë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: drejtëza e simetrisë, figura simetrike
- dallon figurat simetrike në një model simetrik;
- plotëson modelin simetrik me elementet që
mungojnë;
- ndërton modele simetrike në lidhje me drejtëzën e
simetrisë.
Burimet dhe materialet didaktike: Njohuritë Lidhja me fushat e tjera:
paraprake të nxënësit për simetrinë, shirita me letra që Gjuhët dhe komunikimi, artet
shërbejnë, si: vija simetrike, petëza, kopsa, sende të
ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
I udhëzoj nxënësit që të vëzhgojnë modelin e paraqitur në tabelë dhe të tregojnë se çfarë vërejnë.

- A është një model simetrik?


- E dalloni drejtëzën e simetrisë?
- Cilat janë format e anës së majtë?
- A përputhen me format e anës së djathtë?
Nxënësit diskutojnë në dyshe. Më pas diskutimin e zgjeroj me të gjithë klasën.
Ata nxjerrin përfundimin që modeli është simetrik, dallojmë drejtëzën e simetrisë dhe format e anës së majtë
përputhen me format në anën e djathtë.
Veprimtaria ii
Kam vendosur në secilin grup modele simetrike, ku mungojnë elemente.
Nxënësit do të vëzhgojnë modelin simetrik dhe do të gjejnë elementin simetrik që mungon.

Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës duke përshkruar modelin simetrik dhe duke
argumentuar përgjigjen për elementin që mungon.

Veprimtaria iii
Nxënësit do të vendosin në tavolinë një shirit letre që shërben si drejtëz simetrie.
Ata do të punojnë në dyshe për të formuar modele simetrike duke përdorur objekte të ndryshme si petëza,
kopsa, fi gura gjeometrike.
Njëri nxënës do të vendosë objektet në anën e majtë të drejtëzës së simetrisë, kurse nxënësi tjetër do të
vendosë këto objekte në anën e djathtë që të jenë simetrike.
Vazhdon veprimtaria duke këmbyer rolet.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me dallimin e fi gurave simetrike në modelet
simetrike si dhe për plotësimin e modeleve simetrike me elementet që mungojnë, për ndërtimin e
modeleve simetrike në lidhje me drejtëzën e simetrisë. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Vizatojnë fi gura simetrike në lidhje me një drejtëz simetrie.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 34
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. 30.2. Mozaiku Situata e të nxënit: Modelim mozaikësh
rezultatet e te nxënit të kompetencave matematikore Fjalët kyç:
sipas temës mësimore: mozaik, katror, trekëndësh kënddrejtë
- dallon figurat simetrike të përdorura në mozaik;
- ndërton mozaikë duke përdorur trekëndësha
kënddrejtë dhe katrorë
Burimet dhe materialet didaktike: Njohuritë paraprake të Lidhja me fushat e tjera:
nxënësit për format dypërmasore, katrorë dhe trekëndësha Gjuhët dhe komunikimi, artet
kënddrejtë të prerë nga letra me ngjyra, ngjitës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Udhëzoj nxënësit që të vëzhgojnë modelet e paraqitura në tekstin e faqes 74 dhe të tregojnë se
çfarë vërejnë.
- Ku i keni parë këto mozaikë?
- Çfarë formash janë përdorur? - Si mendoni që janë formuar?
Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe nxjerrin përfundimin që mozaikët i kanë parë në letrat e murit, në
veshje të ndryshme, në pllakat e dyshemesë, në letrat e ambalazhit etj. Janë formuar duke përdorur
katrorë dhe trekëndësha kënddrejtë, pra forma që kanë kënde të drejta.
Veprimtaria ii
Udhëzoj nxënësit për punët që do të bëjnë në grup. Ata do të ndërtojnë mozaikë duke
përdorur letra me ngjyra. Nxënësit kanë disa modele katrorësh mbi tavolinë.
- A mund të ndërtojmë një mozaik duke përdorur vetëm katrorë?
(po) - Cilat forma të tjera mund të përdorim?(trekëndëshat
kënddrejtë) - Si mund t’i formojmë trekëndëshat kënddrejtë?
Nxënësit diskutojnë dhe nëse nuk arrijnë në përfundim i njoh nxënësit me mënyrën se si do të
formojnë trekëndëshat.
Nxënësit do të palosin katrorin sipas diagonales dhe e presin sipas saj. Do të formojnë 2 trekëndësha kënddrejtë.
Nëse duhet të formojmë trekëndësha më të vegjël, katrorin e palosim dy herë sipas diagonaleve dhe e presim

Nxënësit do të punojnë në grupe duke ndërtuar mozaikë me katrorë dhe trekëndësha kënddrejtë me ngjyra
të ndryshme, duke i vendosur në pozicione të ndryshme.
Ata do të ndërtojnë mozaikë duke përdorur vetëm katrorë dhe duke përdorur katrorë e trekëndësha
kënddrejtë.
Nxënësit do të punojnë në grupe duke ndërtuar mozaikë me katrorë dhe trekëndësha kënddrejtë me ngjyra
të ndryshme, duke i vendosur në pozicione të ndryshme. Ata do të ndërtojnë mozaikë duke përdorur vetëm
katrorë dhe duke përdorur katrorë e trekëndësha kënddrejtë.
Veprimtaria iii
Pasi përfundojnë punën në grup, përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës duke e përshkruar atë.
Organizoj “Turi i galerisë” me punimet e nxënësve.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e figurave të përdorura në
mozaik si dhe për krijimin e mozaikëve duke përdorur katrorë e trekëndësha kënddrejtë. Nxënësit
vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Paraqesin një mozaik me vizatim.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 35
tema mësimore: 3B. Veprimet kryesore. Mozaiku Situata e të nxënit: Modelim mozaikësh
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: mozaik, pesëkëndësh, romb, katror,
- dallon figurat simetrike të përdorura në mozaik; trekëndësha.
- ndërton mozaikë duke përdorur figura
gjeometrike.
Burimet dhe materialet didaktike: Njohuritë Lidhja me fushat e tjera:
paraprake të nxënësit për format dypërmasore, Gjuhët dhe komunikimi, artet
pesëkëndësh, romb, katror, trekëndësha të prerë nga
letra me ngjyra, ngjitës
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Nxënësit vendosin në një vend të dukshëm në klasë mozaikët që kanë vizatuar.
Organizoj “Turi i galerisë” me punimet e nxënësve. Secili lëviz nëpër klasë dhe vëzhgon punimet e të
tjerëve.
Veprimtaria ii
Udhëzoj nxënësit që të vëzhgojnë mozaikët e paraqitura në videoprojektor (ose foto me modele
mozaikësh) dhe të tregojnë se çfarë vërejnë.
- Çfarë formash janë përdorur?
Nxënësit përshkruajnë mozaikët që vërejnë. P.sh.
Mozaiku në figurën e parë përbehet nga pesëkëndëshi (tre të tillë, i kuq, blu, gri), ylli (jeshil), rombi(i verdhë).
Modeli i dytë është mjaft më i thjeshtuar se i pari. Ai përbëhet nga dy katërkëndësha, që janë pjesë e një
rombi, brenda pesëkëndëshit/yllit të artë. Pllakëzat janë përkatësisht në formë balone dhe në formë
shigjete apo krahu aeroplani, brinjët e të cilëve janë respektivisht paralele me ato të pesëkëndëshit/yllit të
artë. Mozaiku i tretë është krijuar duke filluar nga një romb i vetëm dhe duke zbatuar mbi të vazhdimisht
rregullin e shtrirjes në hapësirë të rombeve, sipas një rregulli të caktuar.
Veprimtaria iii
Udhëzoj nxënësit për punët që do të bëjnë në grup. Ata do të ndërtojnë mozaikë duke përdorur
letra me ngjyra.
Nxënësit do të ndërtojnë mozaikë sipas imagjinatës së tyre duke përdorur forma të rregullta dypërmasore:
pesëkëndësh, romb, katror, trekëndësha.
Ata mund të ndërtojmë mozaikë edhe duke përdorur një nga format.
Nxënësit në grup, pasi diskutojnë për modelin e mozaikut që do të ndërtojnë, ndajnë detyrat.
Disa nxënës në grup vizatojnë format gjeometrike, disa nxënës i presin dhe të tjerët i ngjitin në fletën katrore.

Veprimtaria iV
Pasi përfundojnë punën në grup, përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës duke e përshkruar
atë.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e figurave të përdorura në
mozaik, si dhe për krijimin e mozaikëve duke përdorur pesëkëndësh, romb, katrorë e trekëndësha.
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat
dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Vizatojnë forma dypërmasore.


Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 1 (matja)
tema mësimore: 3C Veprimet kryesore Fletore pune Situata e të nxënit:
faqe 58. Lartësia dhe koha Manipulime me njësit matëse.
rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:
sipas temës mësimore: Lartësia, pesha, njësi jouniforme, njësi
- mat me njësi standarde lartësinë e kërcimit dhe standarde, koha në sekonda.
kohën e lëvizjes së topit nga kërcimi deri në ndalim;
- paraqet në diagram të dhënat e regjistruara gjatë
veprimtarisë;
- krahason gjatësitë dhe përdorë krahasimin e
gjatësive në lojë.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore lojërash faqe 58. 59,60;61, topa të llojeve të Gjuha dhe komunikimi, artet.
ndryshme, kronometër, letër në format të madh deri 100
cm, Njohuritë paraprake të nxënësit për njësitë e matjes.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/diskuto, punë individuale, punë në dyshe, punë në grup, hulumtim i përbashkët
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Veprimtaria zhvillohet në grup.
Secili grup do të ketë 4 topa të llojeve të ndryshme. Ngjitur me tryezën do të vendoset vertikalisht një
fletë formati e madhe me gjatësi rreth 100 cm i vijëzuar. Dy nxënës, secili me nga një top, do të bëjnë
hedhjen e tyre nga tryeza në dysheme. Dy nxënësit e tjerë do të matin lartësinë e kërcimit të dy topave
me anën e letrës format të shkallëzuar deri në 100 cm. 4 nxënës të tjerë do të matin me kronometër
kohën në sekonda te kërcimit të topave pas rënies në dysheme nga lartësia 100 cm e tryezës.
Veprimtaria vazhdon duke
ndërruar rolet. Nxënësit do të krahasojnë lartësinë e kërcimit të topave pas rënies nga lartësia 1 m. Ata do
të krahasojnë edhe kohën që ju duhet topave për të kërcyer deri në ndalimin e kërcimit. Siç edhe shihet nga
veprimtaria, topat pas kërcimit të parë fillojnë të kërcejnë gjithmonë e më pak deri në ngadalësim të plotë.
Kjo
kohë nuk është e njëjtë për të gjithë topat. Në fund të veprimtarisë nxënësit dalin në konkluzionin, se
lartësia e kërcimit të topave, që lëshohen nga e njëjta lartësi, si dhe koha e kërcimit të tyre, është e
ndryshme për topa të ndryshëm. Kjo lartësi varet nga lloji i topave, madhësia e tyre, fryrja e tyre dhe pesha
e secilit top.

Veprimtaria ii
Nxënësit kanë regjistruar të dhënat e realizuara të topave sipas llojit. P.sh.:
Ø Topi i futbollit e ka lartësinë e kërcimit 80 cm
Ø Topi i fryrë llastiku e ka lartësinë e kërcimit 100 cm  Topi i
basketbollit e ka lartësinë e kërcimit 50 cm  Topi i bulingut e ka
lartësinë e kërcimit 10 cm.

Gjatë ndërtimit të grafikut me katrorë, do të vendosim paraprakisht që një katrorë është 10 cm. Paraqitet
grafiku më poshtë:
- Si do të paraqitet numri 60? Sa 10 - she ka? ( 6 )
- Sa kuti do të përdoren? 60 : 10 = 6 kuti 80 : 10 = 8 kuti 100 : 10 = 10 kuti 10 : 10 = 1 kuti

Top basketbolli

Topi futbollit

Top llastik u

Top bulingu

10 20 30 40 50 60 70 80 90 100
Nxënësit lexojnë grafikët e tyre sipas llojeve të topave që kanë përdorur. Pyes:
- Pse topi i vogël prej llastiku ka kërcyer më shumë?
- Cili top ka kërcyer më pak?
- Cili top ka harxhuar më shumë kohë duke kërcyer deri në ngadalësim të plotë?
Arrijmë në përfundim se topat që kërcejnë më lart harxhojnë më shumë kohë në lëvizje.

Veprimtaria iii
Hapet fletore e lojërave në faqen 56. Nxënësit do të përdorin krahasimin e drejtpërdrejtë të gjatësive
nëpërmjet lojës: “ Gjarpërinjtë dhe shkallët”. Çfarë duhet?
Ø Tabela e lojës faqe 69
Ø Petëza për çdo lojtarë. Petëza me pika, me vija, me vija zigzage.
Ø Një bashkësi me letra për çdo lojtarë si në faqen 60;61.  Një zar me numrat nga 1 -6.

Loja luhet me dy ose me 4 lojtarë. Gjatë lojës duhet të zbatohen 4 pikat udhëzuese, si në faqen 58 të librit të
lojës. Fitues është lojtari me gjarprin më të gjatë.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale dhe në grup në lidhje me lartësinë e kërcimit të topave
pas hedhjes nga lartësia dhe matjen e kohës së topit në lëvizje. Vlerësoj për argumentet bindëse në lidhje
me cilësitë e veçanta të topave në lartësi kërcimi. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë interpretimit.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Ndërtoni një grafik që tregon kohën e lëvizjes së topit pas rënies në dysheme.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 2
tema mësimore: 3C Veprimet kryesore 31. Situata e të nxënit:
1. topat, lartësia, pesha. Manipulime me njësit matëse.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Perimetri, qark, gjatësia, lartësia, pesha dhe
- identifi kon llojet dhe cilësitë e topave; paraqitja grafi ke e lartësisë së kërcimit.
- përcakton lartësinë e kërcimit dhe perimetrin e
topave;
- argumenton lartësinë e kërcimit të topave sipas
cilësive.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Tekst i nxënësit faqe 75, topa të madhësive të Gjuha dhe komunikimi, artet.
ndryshme, laps, 3 fl etë format të mëdha, shirit ngjitës,
shkop metër. Njohuritë paraprake të nxënësit për
krahasimin e gjatësisë, peshës, duke përdorur njësi
standarde.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh; mendo/krijo dyshe/diskuto, punë në grup, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Ftoj nxënësit të kujtojnë disa nga llojet e topave. Mendimet e tyre i shkruaj në një diagram.

Nxënësit kanë sjellë në klasë topa të llojeve të ndryshme. Nxënësit hulumtojnë për veçoritë e tyre, në
lidhje me atë se çfarë e dallon njërin nga tjetri, si dhe ngjashmëritë e tyre. Kërkoj nga nxënësit të renditin
disa cilësi të këtyre topave.

Veprimtaria ii
Veprimtaria vazhdon me njohjen e cilësive të topave. Pyes:
- A mund të luajmë tenis me top futbolli? Jo, nuk mund të luhet.
- Pse? Sepse topi i futbollit është i rëndë dhe ka përmasa të mëdha.
- Si mund të krahasojmë madhësitë e këtyre topave?
Tre nxënës dalin para klasës për të demonstruar madhësinë e tre topave. Secili me nga një letër shirit
ose njësi jostandarde, do të matin perimetrin e topit, duke i shkuar përqark tij me shirit. Nxirret
konkluzioni se cili top ka perimetrin më të madh.
Pastaj do të dalin edhe tre nxënës të tjerë të bëjnë matjen e gjatësisë me njësi standarde, metër shirit ose
shirit letre të shkallëzuar. Nxënësit, pas të dyja matjeve, arrijnë në përfundim se cili nga topat ka perimetër
më të madh. Paraqiten para nxënësve katër topa të ndryshëm dhe pyeten nxënësit:
- Cili prej tyre mund të kërcej më lart?
Sugjerimet e tyre kanë të bëjnë me madhësinë, me llojin e materialit dhe me peshën e topit. Provojmë në
grupe se cili nga 4 topat kërcen më lart. Në secilin grup do të ketë fletë letre të shkallëzuar në 100 cm, ku
nxënësit do të regjistrojnë lartësinë e kërcimit, pasi topat janë hedhur të gjithë nga e njëjta lartësi,
nxënësit regjistrojnë rezultatet e kërcimit të topave dhe i krahasojnë ato. Në vartësi të topave që hidhen,
nxënësit japin sugjerimet e tyre, në lidhje me madhësinë e topave, peshën e tyre, llojin e materialit që
kanë. Si përfundim, lartësia e kërcimit të topave varet nga pesha e tyre dhe fryrja që kanë.

Veprimtaria iii
Nxënësit përqendrohen në tekst faqe 75. Pasi vëzhgojnë grafikun dhe llojet e topave pyes nxënësit: -
Cili top kërcen më lartë? Topi i futbollit.
- Pse?
- Cili top kërcen më pak? Topi lëmsh.
- Pse?
Marrëveshja e të dhënave në grafik, është një katrorë = 10 cm.
- A mund të gjejmë, sa cm ka kërcyer secili top nëpërmjet grafikut?
- A mund të gjejmë, sa cm kërcen topi magjik?

Nxënësit shkruajnë të dhënat dhe pastaj lexojnë.


40 cm + 50 cm + 30 cm + 20 cm = 140 cm është lartësia e kërcimit të topit magjik.
Shtrohet pyetja:
- Në qoftë se përdoren vetëm topa të mëdhenj, a do të kemi të njëjtën lartësi?
- Po në qoftë se përdorim vetëm topa të vegjël?
Nxënësit arrijnë në përfundimin se topat e rëndë nuk kanë gjasa të kërcejnë më lart se topat e lehtë.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale dhe në grup në lidhje me demonstrimin e matjes së
perimetrit të topave dhe lartësisë së kërcimit pas hedhjes nga lartësia. Vlerësoj për argumentet bindëse
në lidhje me cilësitë e veçanta të topave në lartësi kërcimi Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë
interpretimit. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Përgatitni një grafik me të dhënat e 3-4 topave që hidhen nga një lartësi.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 3
tema mësimore: 3C Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
31. 2. Lojëra “Lekët” Lojëra manipuluese me para.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Monedha, kartëmonedha pirate, kusuri, blerje,
- identifikon monedhat dhe kartëmonedhat; shitje, reklamim, llogaritje,komunikimi dhe
- kryen llogaritjen e monedhave në lojë; këmbimi.
- zbaton rregullat në një mjedis shitblerjeje.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Tekst i nxënësit faqe 76, monedha, kartëmonedha Gjuha dhe komunikimi, artet.
pirate, objekte të ndryshme për shitblerje, njohuritë
paraprake të nxënësit për monedhat shqiptare.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/krijo dyshe/diskuto, hulumtim i përbashkët; punë në grup, punë individuale.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Në çdo bankë në dyshe është vendosur nga një kuti me monedha dhe kartëmonedha të ndryshme të të gjitha
llojeve që përdoren në vendin tonë (pirate). Njëri nxënës do të rendisë monedhat sipas vlerës nga
më e vogla te më e madhja. Nxënësi tjetër do të rendisë në të njëjtën mënyrë kartëmonedhat. Nxënësit në
dyshe njihen me paranë në qarkullim dhe vlerën e tyre.

Mësuesi/ja pyet:
A mund të shkëmbejmë
monedhat me kartëmonedha?
Monedhat
1 lek
5 lekë
10 lekë
20 lekë
50 lekë
100 lekë

Nxënësit plotësojnë skemën e shkëmbimit të një kartëmonedhe 200-lekëshe, me monedha.

200 monedha 1 (një) lekëshe


40 monedha 5-lekëshe
20 monedha… 10-lekëshe
200 L Këmbehet me:
10 monedha… 20-lekëshe
4 monedha… 50-lekëshe
2 monedha 100-lekëshe

Këmbimet vazhdojnë me kartëmonedhat e tjera. Nxënësit vetëm duke i prekur ato mund të bëjnë
këmbimet e mundshme. Nxënësit që akoma nuk i njohin monedhat dhe kartëmonedhat i ushtroj duke i
renditur ato dhe më pas këmbyer.
Veprimtaria ii
Hapet teksti në faqen 76. Nxënësit i njoh me rregullat e lojës dhe kuptojnë se: Me rënien e monedhës
“Kokë” fiton një lekë. Me monedhën “ Stemë” fiton dy lekë. Monedhat e fituara vendosen në tabelë, në të
cilën çdo katrorë do të ketë një monedhë. Kur të mbushen katrorët me monedha, numërohen lekët e
fituara. Nxënësit hedhin në të njëjtën kohë monedhën dhe shikojnë se çfarë bie, kokë apo stemë. Në
vartësi të rënies së tyre nxënësit plotësojnë katrorët. Fitues është nxënësi, që ka mbledhur më shumë
lekë.
Pyes nxënësit:
- A mund të thoni, pse njëri nxënës fitoi më shumë lekë se tjetri, kur numri i hedhjeve është i
njëjtë? - Kur mund të fitosh më shumë lekë. Më shumë lekë fitohet, atëherë kur bie më shumë
stemë.
- A mund të ndodh kjo?
- A mund ta përmirësojmë lojën?
Nxënësit sjellin mendime të ndryshme. Mund të vendosim, që kur bie stemë të fitosh 3 lekë.
- A mund të vështirësojmë lojën? Po mund ta vështirësojmë. P.sh.: Kur bie stemë fiton 4 lekë, kur
bie kokë fiton 2 lekë.
Në fund nxënësit do të mbledhin monedhat 2-lekëshe dhe 4-lekëshe. Nga kjo veprimtari nxënësit aftësohen
në përdorimin e parasë në situata problemore të jetë së përditshme.

Veprimtaria iii
Veprimtaria do të zhvillohet me grupe me nga 6 nxënës. Nxënësit do të krijojnë një dyqan me ushqime
ose artikuj të tjerë. Në dyqan do të vendosin etiketat e ushqimeve me vlerat përkatëse. Bëjnë dhe
reklamën e mallit të tyre. Secili grup do të ndjek këta hapa:
1- Vendosja e mallit në një vend të dukshëm. (reklama).
2- Vendosja e çmimit të çdo artikulli.
3- Komunikimi me klientin.
4- Përdorimi dhe këmbimi i lekëve gjatë kthimit të kusurit.
5- Kursimi, mirëmbajtja dhe ruajtja e lekëve.

Nxënësit do të shkëmbejnë përvojat e tyre, duke vlerësuar modelin më të mirë.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale dhe në grup në lidhje me identifikimin e monedhave
dhe kartëmonedhave vendase si dhe llogaritjen e tyre në lojë. Vlerësoj për përdorimin e parasë në një
mjedis shitblerjeje duke zbatuar rregullat në komunikim, reklamim të mallit dhe kthimin e kusurit. Vlerësoj
me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Këmbeni në disa mënyra monedhat: 500 lekë dhe 1000 lekë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 4
tema mësimore: 3C Veprimet kryesore 31. Situata e të nxënit:
3 Gjeometria në hapësirë. Vizatim dhe modelim të formave 3D.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Forma trepërmasore, cilindri, koni, sfera, kulme,
- identifikon objekte me forma 3D; faqe mbështjellëse, trupa të rrumbullakët.
- përshkruan format 3D sipas faqeve, kulmeve;
- vizaton dhe modelon me plastelinë format 3D.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Tekst i nxënësit faqe 77, objekte të ndryshme, trupa të Gjuha dhe komunikimi, artet.
rrumbullakët, kompleti i trupave gjeometrik, fletë A4,
plastelinë, njohuritë paraprake të nxënësit për trupat
gjeometrik.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo / krijo dyshe / diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në dyshe, punë individuale.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Vendos para nxënësve format trepërmasore, si cilindri, koni, sfera. Mësuesi/ja pyet:
- Çfarë kujtojmë për këto objekte?
Mendimet e nxënësve janë të ndryshme. P.sh.: Janë trupa që zënë vend në hapësirë, kanë tri përmasa, janë trupa të
rrumbullakët.
- Pse quhen trupa të rrumbullakët?
Kanë faqe mbështjellëse dhe rrokullisen. Merrni nga kompleti juaj në duar sferën.
- Me cilët objekte nga natyra ngjason sfera po cilindri e koni?
Sfera ngjason me: topin, portokallin, lëmshin.
Cilindri ngjason me: lapsin, kavanozin, gotën, shishen.
Koni ngjason me: kaushin e akullores, boria, kapela e Vitit të Ri. - Cila veti është e përbashkët për këto trupa?
Nxënësit nxjerrin përfundimin se: sfera, cilindri dhe koni kanë të paktën një faqe të rrumbullakëta ose
mbështjellëse. Për këtë arsye ato quhen edhe trupa të rrumbullakët.
Veprimtaria ii
Hapet teksti i nxënësit në faqen 77. Nxënësit marrin trupat në duar dhe përcaktojnë numrin e faqeve,
kulmeve dhe llojin e tyre. Tabela e plotësuar do të ishte në këtë mënyrë:
F. trepërmasore Sfera Cilindri Koni
Nr. i faqeve 1 3 2
Nr. i kulmeve 0 0 1
Mbështjellëse e Dy të sheshta dhe një Një të sheshtë dhe një
Lloji i faqeve
rrumbullakët mbështjellëse mbështjellëse

Plotësoj pjesën e poshtme me emrat përkatës të objekteve nga natyra, që ngjasojnë me sferën, cilindrin, konin.
Veprimtaria iii
Kemi në duar nga një kon. Vendos bazën e konit në tabelë dhe nxënësit në fletën A4. Me
shkumës dhe nxënësit me laps i shkojnë përqark perimetrit të faqes së mbështetur në tabelë
ose në fletën A4 dhe pyes: -Çfarë figure formuam?
U formua një rreth. Sipër rrethit në distancë 2-3 cm, vendosim një pikë. Kjo pikë quhet kulmi i konit.
Bashkojmë pikën me skajet e baraslarguara të rrethit të formuar. Tani vizatuam konin me dy faqe dhe një kulm.
Unë në tabelë dhe nxënësit në fletën A4 vizatojmë dy vija paralele dhe në skaje të vijave vezake. Në këtë
mënyrë kemi përftuar cilindrin me 3 faqe, 2 faqe të sheshta dhe një mbështjellëse. Pastaj nxënësit
fillojnë modelimin me plastelinë të trupave të rrumbullakët, si koni, cilindri dhe sfera. Në përfundim të punës,
nxënësit reklamojnë punën e bërë. Me teknikën “Turi i galerisë” kalojnë nga njëri grup në tjetrin, për të bërë
vlerësimin e punës dhe krahasimin e punës së shokëve, me punën e tyre.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e trupave gjeometrikë, si dhe
përshkrimin e tyre sipas numrit dhe llojit të faqeve e kulmeve, për vizatimin dhe modelimin e formave
trepërmasoreve. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e
tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Vizatojnë forma 3D dhe i modelojnë me plastelinë.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 5
tema mësimore: 3C Veprimet kryesore 32. Situata e të nxënit:
1 koha kalon. Lojëra manipuluese me njësitë kohore.

rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore, Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: Koha, intervale kohore, mesditë, mesnatë,
- identifikon intervalet kohore nga më të voglat te më rrotullim i diellit, tokës, stinët, ditë, nata, kohë më
të mëdhatë; parë, dikur.
- dallon kohën gjatë ditës me anën e lëvizjes së tokës
rreth vetes;
- përcakton afatet kohore të pemës së familjes.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Tekst i nxënësit faqe 78, harta e botës, globi, elektrik Gjuha dhe komunikimi, artet.
dore, broshura udhëtimi, fletë A4, . Njohuritë paraprake
të nxënësit për njësitë e kohës.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; punë në dyshe, punë individuale, punë në grup.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
E filloj mësimin me një bashkëbisedim:
- Sa kohë kanë kaluar nga dita e lindjes tuaj?
Përgjigjet mund të jenë: Unë jam 7 vjeç.
Nxënësi tjetër thotë: Unë edhe dy muaj dhe bëj 7 vjet. Unë jam 8 vjeç e 4 muaj.
Pyes:
- Me çfarë e matim moshën?
Nxënësit përgjigjen: Moshën e matim me vite, muaj dhe ditë.
- Po kohën e kryerjes së detyrave, me çfarë e matim?
- Po kohën e larjes së dhëmbëve?
- A mund t’i renditim njësitë e kohës nga më e vogla deri te më e madhja?
Një fletë A4 dhe laps do të kaloj sistematikisht nga një nxënës te tjetri për të plotësuar diagramin e
përgatitur për tre grupe nxënësish. Për të gjitha njësitë e renditura nga më e vogla te më e madhja, do të
theksoj se për çfarë shërbejnë. Pas plotësimit të diagramit nxënësit do të emërtojnë ditët e javës, muajt
e vitit dhe stinët e vitit.

Veprimtaria ii
Para klasës prezantoj hartën e botës. Njëkohësisht edhe globi i madh, ku të jetë paraqitur qartë harta e
botës. Me një elektrik dore, i cili ndriçon nga globi, eksperimentoj para klasës krijimin e ditës dhe natës
në planetin tonë. Gjatë kohës që elektriku ndriçon globin,e rrotulloj atë rreth boshtit të tij.
Siç edhe do të shihet, globi, pra Toka jonë gjatë rrotullimit rreth vetes bën të mundur krijimin e ditë natës.
Ndërsa rrotullimi i Tokës rreth Diellit bën të mundur krijimin e stinëve të vitit. Pyes:
- A mund të dallojmë se në cilën kohë të ditës jemi?
Në orën 12 00 të drekës dielli i lëshon rrezet e tij gati pingul mbi sipërfaqen e Tokës, pra hija që lëshojnë
objektet është shumë e vogël.
- Po në mëngjes si është hija që lëshojmë ne?
Kuptohet ajo është e madhe. Hapet teksti dhe nxënësit kuptojnë se ora nuk është e njëjtë në çdo vend të
globit. Pse ndodh kjo? Jap të dhëna të orës në Shqipëri dhe të shteteve të tjera. P.sh.:
- Sa është ora tani në Shqipëri?
- Po në Nju-Jork?
Nxënësit duhet të kuptojnë, se kur ora në Shqipëri është 1300, në Nju Jork është ora 1900, pra 6 orë përpara.
Nxënësit sjellin përvojat e tyre nga udhëtimet jashtë shtetit.

Veprimtaria iii
Jap komandën “Ngrihu”. Pyes:
- Sa kohë kaloi nga ky veprim?
- Vendos duart në bankë dhe numëro deri në njëzet pa zë.
- Shkruaj 20 herë emrin tënd.
- Në cilin veprim ju harxhuat më shumë kohë?
- Me cilët njësi matëse të kohës keni bërë llogaritjet?
- Po pushimet në plazh, me çfarë njësie matëse të kohës do të llogariten?
- A mund të përgatitim pemën e familjes tuaj, duke fi lluar nga stërgjyshi juaj dhe deri te ju?
Nxënësit pajisen me fl etë A4 dhe vizatojnë pemën gjenealogjike të familjes së tyre për tre - katër
breza.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis në numrave dhe
njësive të kohës. Për matjet e thjeshta, krahasimin e tyre si dhe llogaritjen e kohës së kryerjes së
veprimit. Vlerësoj për demonstrimin në grup,dyshe dhe individualisht. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin
gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Plotësoni pemën e familjes dhe do të tregojnë vitet e pjesëtarëve të saj.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 6

tema mësimore: 3C Veprimet kryesore Situata e të nxënit.


koha kalon. Fletore e lojërave faqe 78 Lojëra manipuluese me njësitë kohore.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Intervale kohore të njëpasnjëshme, vit i brishtë,
- përshkruan intervalet kohore sipas funksionit; sa kohë kalon...
- bën lidhjen e kohës së shkuar me kohën e
sotme; - përdor njësitë kohore për llogaritjen e
kohës.
Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
Fletore e lojërave faqe 80; 81; 82, fletë, zar, petëza, Gjuha dhe komunikimi, artet.
njohuritë paraprake të nxënësit për njësitë e kohës.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/krijo dyshe/diskuto; hulumtim i përbashkët; loja e gishtave, punë në grup, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Mësimi fillon me pyetjen:
- A mund të llogaritim, sa kohë ka kaluar nga ditëlindja juaj? Jep një shembull nga klasa.
- P.sh.: Beni ka lindur me 25/01/2008. Sot është data 29/05/2016. Si e gjejmë sa kohë ka kaluar?
Shumë nxënës e gjejnë se kanë kaluar 8 vjet. 2016 -2008 = 8 vjet ose (16 - 8 = 8).
-A mund ta gjejmë se sa ditë dhe muaj kanë kaluar? Sqaroj:
29/ 05/2016 Këtë llogaritje do ta bëni të gjithë për datëlindjen tuaj.
25/ 01/2008 Cili ka më shumë vjet? Po ditë, ose muaj? Kush e ka
4 ditë 4 muaj 8 vjet ditëlindjen në janar?
Nxënësit do të bëjnë llogaritjet dhe tregojnë për moshën e tyre. Vendos shenja në kalendarin e klasës.
Veprimtaria ii
Veprimtaria fillon në grupe. Secili grup do të pajiset me një fletë A4, në të cilën është shkruar:
Grupi I: Muajt e vitit. Emrat e muajve dhe ditët për secilin muaj.
Grupi II: Ditët e javës. Emrat e ditëve të javës.
Grupi III: Dita. Pjesët e ditës, vaktet me çfarë njësie maten?
Grupi IV: Stinët. Cilët janë? Cilët muaj bëjnë pjesë në secilën stinë?
Grupi V: Ora. Pse shërben? Çfarë njësish të tjera kohore ka?
Secili grup me përfundimin e punës do të përgjigjet për punën e bërë. Theksoj që për vitin e brishtë, muaji shkurt
ka 29 ditë. Viti i brishtë është një herë në 4 vjet. Vitet e brishta janë: 2008; 2012; 2016; 2020.
Rrotullimi i Tokës rreth Diellit ndodh për 365 ditë e 6 orë.
Gjashtë orët, për katër vjet bëjnë 24 orë, ose një ditë.
Prandaj muaj shkurt, një herë në katër vjet është 29 ditë.
Veprimtaria vazhdon me lojën e gishtave. Me këtë lojë bëhet e mundur të fiksohen muajit me 30 ditë dhe me
31 ditë. Secili grup do të diskutojë për intervalet kohore që shërbejnë si njësi matëse për njëra tjetrën.
Veprimtaria iii
Nxënësit do të luajnë lojën “Koha për të udhëtuar”. Në këtë lojë nxënësit do të mësojnë lidhjen në mes njësive
të njëpasnjëshme kohore. Loja luhet me dy ose katër lojtarë. Duhen: tabela e lojës faqe 81. Petëza
ose sende të tjera të ngjashme për çdo lojtarë. Zarë me numrat nga 1 -6. Letrat e lojës, si në faqen 82.
Letër, laps. Do të luhet loja e parë dhe loja e dytë. Zbatoj me korrektësi rregullat e lojës dhe fitues është
lojtari me kohën më të shkurtër. Lojtari që përshkon udhëtimin nga Toka në Hënë dhe anasjelltas me kohë
me të
shkurtër, është fitues i lojës.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët e tyre në lidhje me marrëdhëniet e thjeshta midis në numrave dhe
njësive të kohës. Për matjet e thjeshta, krahasimin e tyre si dhe llogaritjen e kohës së kryerjes së
veprimit. Vlerësoj për demonstrimin në grup,dyshe dhe individualisht. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin
gjatë aktiviteteve. Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Llogaritni moshën e pjesëtarëve të familjes.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 7
tema mësimore: 3C Veprimet kryesore Situata e të nxënit:
32. 2. Shpenzimet e parave Lojëra manipuluese me para.
rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalë kyç:
matematikore, sipas temës mësimore: Monedha, kartëmonedha, kursim, situata
- përshkruan me fjalët e veta përdorimin e parasë në problemore, blen, shet, shpenzon, depoziton.
ditë, javë e muaj;
- bën lidhjen e vlerës së lekut me situatat problemore
kur blen;
- krijon situata problemore në përdorimin e mirë të
parasë.

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:


Teksti i nxënësit f. 79. Monedha e kartëmonedha pirate, Gjuha dhe komunikimi, artet.
fletë A4 . Njohuritë paraprake të nxënësit për përdorimin
e mirë të parasë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Teknika “Dil rrotull, fol rrotull”; mendo/krijo dyshe/diskuto, hulumtim i përbashkët, punë në grup, punë në
dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria i
Nxënësit zhvillojnë veprimtarinë me teknikën “Dil rrotull, fol rrotull”. Ata do të lëvizin në hapësirat boshe të
klasës dhe në momentin që them “stop”, nxënësit do të kapen në dyshe me shokun që kanë pranë dhe
lexojnë pyetjen që mësuesi/ja ka shkruar në tabelë.
- Sa lekë të dha mami për në shkollë dhe sa lekë shpenzove?
Nxënësit shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin. Ata tregojnë se sa lekë kanë shpenzuar dhe sa lekë kanë
kursyer. Nxënësit, pasi kthehen në bankë, do të japin mendime duke treguar për shpenzimet dhe kursimin
që kanë bërë.
Nxënësi I: Unë kisha një monedhë 100 lekëshe. Shpenzova për të blerë një shishe ujë 50 lekë dhe 30
lekë për të blerë një banane. Gjithsej shpenzova 80 lekë. Unë kam kursyer 20 lekë. Nxënësi II: Unë çdo
ditë nga lekët që më japin për të blerë ujë dhe ushqim kursej 30 lekë.

- A mund të gjeni sa lekë shpenzoi nxënësi I në 5 ditët e javës?


- Sa lekë kurseu ai?
Pyes:
- Ju i harxhoni të gjithë lekët që ju japin prindërit?
- Sa lekë kurseni në një javë? Po në një muaj?
- Me paratë e kursyera si keni menduar t’i shpenzoni?
- Sa lekë shpenzoni në një muaj?
Nxënësit sjellin përvojat e tyre. Disa nuk shpenzojnë asnjë lekë. Disa i shpenzojnë të gjitha lekët. Disa
kursejnë nga lekët që u japin prindërit.
Pyes:
- Pse na shërbejnë parat?
- A mund të jetojmë mirë pa para?
Parat nuk shërbejnë vetëm për ushqim. Në fund të veprimtarisë theksoj se: Paraja rregullon kushtet e
jetesës. Paraja fitohet vetëm me punë të ndershme.
Veprimtaria ii
Hapet teksti në faqen 79. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
- Çfarë dini për paratë?
- Ku përdoren ato?
- Cilët para kanë vlerë më të ulët? ( monedhat).
- Cila kartëmonedhë ka vlerën më të lartë? (5000-lekëshi).
- A mund të krijojmë një situatë problemore duke bërë pazar?
Nxënësit në dyshe në fletoret e tyre shkruajnë shembuj nga jeta.
Një fletore kushton 7 lekë. Benit i duhen 3 fletore. Sa lekë do të paguaj Beni?
Ose nxënësi tjetër: Nëna pagoi 18 lekë për të blerë domate dhe bukë. Për bukën ajo pagoi 8 lekë. Sa
lekë pagoi për domatet? Vështirësoj situatën problemore:
Një ditë Ana shkoi në treg për të blerë 3 kg mollë, mirëpo pa se nuk mjaftonin lekët. Ajo kishte lekë për
të blerë vetëm dy kg mollë. Një kg mollë kushton 80 lekë. Si mendoni, sa lekë kishte Ana? Edhe sa lekë
duhen për të blerë 3 kg mollë. Çfarë monedhash dhe kartëmonedhash kishte? Ilustrohet me shembuj.
Si
mendoni, ku do t’i gjejë Ana paratë për të marrë 3 kg mollë? Nxënësit japin mendime të ndryshme.
Veprimtaria iii
Në klasë do të vazhdojë diskutimi i figurës në f. 79 duke shpjeguar situatat problemore për secilin fumet.
Gjatë kësaj veprimtarie duhet të sqarojë nxënësit sipas rastit:
-Në të katër rastet nxënësit kanë para të cilët mendojnë t’i shpenzojnë në mënyra të ndryshme. Fëmija i
parë duke filluar nga e majta në të djathtë mendon me paratë që ka të hap një dyqan të vogël për të
shitur artikuj të ndryshëm. Fëmija i dytë mendon me paratë e tij të bëj shoping në dyqanin «Fruta-
perime”. Fëmija i tretë mendon paratë që ka t’i depozitojë në bankë, ndërsa fëmija i katërt mund të ketë
disa mendime:
- A mund të blejë të gjitha sendet që dëshiroj me këto para që kam?
- A mund të marrë unë para në bankë? A më mjaftojnë mua paratë e kursyera që kam në shtëpi?
Ftoj nxënësit të japin mendime të ndryshme sipas situatave problemore.
Në përfundim theksoj se fëmija i parë i përdori më mirë paratë.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale dhe në grup në lidhje me përdorimin e mirë të parave
në situata problemore. Vlerësoj për përdorimin e parasë në një mjedis shit- blerje, për mënyrën
se si e kursejnë, këmbejnë duke zbatuar rregullat në komunikim, reklamim të mallit dhe kthimin e kusurit.
Vlerësj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Ndërtoni situata problemore në një ditë pazari.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 8


tema mësimore: 3C. Veprimet kryesore. Situata e të nxënit: Vendosja në rresht
32.3. Numrat rreshtorë
rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore: Numra rreshtorë, rresht
- identifikon numrat rreshtorë si numra që tregojnë
rreshtin;
- përcakton radhën e figurave duke i emërtuar me
numra rreshtorë.
Burimet dhe materialet didaktike: Teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera:
faqe 80, njohuritë paraprake të nxënësit për numrat Gjuhët dhe komunikimi, artet
rreshtorë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët; punë individuale, punë në grup, punë në dyshe,
imagjinatë e drejtuar, të nxënit në bashkëpunim
Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Emërtoj tavolinat ku janë ulur nxënësit me numra rreshtorë: e para, e dyta, e treta, e katërta, e
pesta.
Bashkëbisedoj me nxënësit:
- Cili nxënës është në tavolinën e parë?
- Po në tavolinën e tretë?
- Mira është në tavolinën e pestë?
- Sa janë përpara saj?
- Sa tavolina janë pas Erlit?
Veprimtaria ii
Udhëzoj nxënësit të vëzhgojnë figurën e tekstit.
Nxënësit do të imagjinojnë situatën e paraqitur në tekst. Disa robotë do të udhëtojnë me anijen kozmike
për në planetin Tokë. Ata po presin biletat. I emërtojmë duke treguar radhën e tyre. I pari → Tedi i dyti →
Eni i treti → Tipi etj.
I njoh nxënësit edhe me numrat e tjerë rreshtorë: i njëmbëdhjeti, i dymbëdhjeti... i njëzeti.
Diskutojmë për figurën duke iu përgjigjur pyetjeve në tekst.
- Tedi është i pari. Kush është i fundit? (Pifi)
- I sati është Tipi në radhë? (i treti)
- Sa janë përpara Betit? (shtatë) etj. Pyetjet në tekst lexohen nga nxënësit.
Veprimtaria iii
Zhvilloj veprimtarinë në grup.
Nxënësit përgatitin një pyetësor për grupet e tjera, në formë të një gjëegjëze, ku duhet të renditin saktë 6
shkronja ose më shumë sipas radhës së numrave rreshtorë: e para, e dyta... e gjashta, për të gjetur emrin
e një shoku ose të një objekti në klasë.

P.sh.: - Si e ka emrin shoku im? Shkronja e tretë G


Shkronja e parë R
Shkronja e gjashtë S
Shkronja e pestë R
Shkronja e dytë I
Shkronja e katërt E (Rigers)
Grupet këmbejnë pyetësorët me njëri – tjetrin dhe plotësojnë përgjigjen për një kohë të caktuar.
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.
Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me identifikimin e numrave rreshtorë si numra që
tregojnë rreshtin si dhe për përcaktimin e radhës së figurave duke i emërtuar me numra rreshtorë
Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyrë: Shkruani numrat rreshtorë nga i pari deri tek i njëzeti.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Klasa II Mësimi 9

tema mësimore: Përsëritje Situata e të nxënit: Krijim situatash problemore

rezultatet e te nxënit të kompetencave Fjalët kyç:


matematikore sipas temës mësimore: Numri, problema, mbledhje, zbritje, shumëzim,
- identifikon format dypërmasore dhe trepërmasore; pjesëtim, thyesa, forma dypërmasore dhe
- zbaton në situata problemore veprimet trepërmasore
matematikore;
- gjen pjesën e një numri.
Burimet dhe materialet didaktike: Njohuritë Lidhja me fushat e tjera:
paraprake të nxënësit për numrin, për veprimet me Gjuhët dhe komunikimi, artet
numra deri në 100, për format dypërmasore dhe
trepërmasore
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mendo/ krijo dyshe/ diskuto; hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, teknika
“Harta e mendimeve” dhe “Të nxënit me këmbime”

Veprimtaritë e nxënësve
Veprimtaria i
Rikujtojmë njohuritë e marra për thyesat.
emëruesi numëruesi
çereku Thyesat gjysma

Treçereku thyesa të barabarta

çdo pjesë e figurës së ndarë në pjesë të barabarta

Nxënësit japin shembuj për secilin rast, duke përsëritur njohuritë e marra për thyesat.

Veprimtaria ii
Nxënësit emërtojnë format dypërmasore dhe trepërmasore që janë vizatuar në tabelë.

Ata përshkruajnë secilën prej tyre, duke treguar elementet e tyre dhe duke i krahasuar me njëra-tjetrën.
Vizatojnë drejtëzat e simetrisë në format dypërmasore.

Veprimtaria iii
Nxënësit do të vizatojnë modele simetrike në një rrjet katror në lidhje me drejtëzën e simetrisë.
Kontrollojnë e diskutojnë detyrën në dyshe. Më pas zgjerohet diskutimi me të gjithë klasën.
Veprimtaria iV
Zhvillojnë veprimtarinë në grup.
Secili grup zgjidh situatat e mëposhtme:

Grupi i
Nxënësit do të gjejnë sa janë 1/4, 1/2, 3/4 e 20
Kryejnë veprimtari me kube (ose paraqesin me vizatim 20) për të gjetur 1/4, 1/2, 3/4 e 20

Grupi ii
Miri ka 12 fletore. Gjysmën ia jep shokut të tij Anit. Sa fletore mori Ani?

Grupi iii
Një çokollatë është ndarë në 4 pjesë të barabarta. Nëse janë 4 fëmijë sa pjesë merr secili?
Po nëse janë 3 fëmijë sa pjesë merr secili?

Grupi iV
Në cirk ishin 65 fëmijë, 8 fëmijë erdhën me vonesë. Sa fëmijë ndoqën cirkun?

Grupi V
Në një oborr janë 16 pula. Sa këmbë kanë të gjitha pulat?

Grupi Vi
Irdi do të blejë një fletore që kushton 70 lekë. Ai ka 40 lekë. Edhe sa lekë i duhen për të blerë fletoren?
Përfaqësuesit e grupeve paraqesin punën para klasës.

Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit për punët individuale në lidhje me vizatimin e modeleve simetrike, për
identifikimin e formave dypërmasore dhe trepërmasore, për gjetjen e pjesës së numrit dhe zbatimin e
veprimeve matematikore në situata problemore. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve.
Vlerësoj me shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.

Detyrë: Formulojnë një situatë problemore me mbledhje.


teSt (pjesa iii)
1. Plotëso vargun duke zbuluar rregullën. (2 pikë)
3, 7, 11, ___, ___
86,82, 78, ___, ___

2. Plotëso. (3 pikë)
34 < ___ ___ > 51 48 = ___dhjetëshe + ___njëshe

3. Vendos shenjën >, < (4 pikë)


77 ___ 73 82 + 16 ___ 67 + 17
84 ___ 44 62 + 38 ___ 51 + 33

4. Plotëso fjalitë numerike. (2 pikë)


39 + ___ = 50 53 - ___ = 50

5. Shkruaj numrin që është: (2 pikë)


12 më pak se 35 8 më shumë se 82

6. Ngjyros aq pjesë të figurës sa tregon thyesa. (3 pikë)

7. Një çokollatë është ndarë në 4


pjesë të barabarta. Elio hëngri 1
pjesë. 1 22 (2 pikë) Çfarë
pjese e 4 çokollatës mbeti pa ngrënë?
Elio hëngri ___ e çokollatës. Mbeti pa
ngrënë ___ e çokollatës.

8. Ngjyros 1/4 e rrathëve në çdo kuti. (3 pikë)


𝟒𝟒𝟒𝟒

9. Mësimi fillon në orën 8. Ai mbaron në orën 11 e 30. (1 pikë) Sa orë kalojnë


nxënësit në shkollë?______________________________________________

10. Lidh me vijë. (6 pikë)

Trekëndësh Kuboid Cilindër Kub Trapez Rreth


11. Shkruaj V për e vërtetë dhe G për e gabuar. (3 pikë)

Një kuboid ka të njëjtën numër brinjësh me


kubin.
Një cilindër ka më shumë faqe se një kon.

Cilindrat nuk rrokullisen.

12. Vizato fi gurën simetrike. (1 pikë)

13. Vendos shenjën r për format simetrike dhe shenjën Q për format që nuk janë simetrike. (3 pikë)

14. Një akullore kushton 50 lekë. Eri bleu 2 akullore. Sa lekë i duhen për t’i blerë të dyja akulloret? (1 pikë)

Vlerësimi APK ANP AK ASHK ASH


Piket 0-9 10-17 18-26 27-34 34-36

You might also like