You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


2.10 Mbledhja dhe zbritja me një shumëfish të 10-ës dhe 100-ës  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Shumëfish të 10,
 Mbledh e zbret numrat me një shumëfish të 10 e të 100- ;
es es
të 100
 Gjen numrin që është një shumëfish i dhjetëshes ose i qindëshes më i
madh apo më i vogël se numri i dhënë;
 Krijim i një situatë problemore me mbledhje e zbritje me një shumëfish të
10 ose 100.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Tabela e numrave deri në 100; nderkurikulare:
 Modele demonstruese për mësuesin. Art, gjuha dhe komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve.Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Situatë 1: U shpërndan mbledhje dhe zbritje me një shumëfish të 10 apo 100 dhe ta paraqesin atë në
boshtin numerik.
54+50 147+400 8 7- 40 683- 300
54 64 74 84 94 104
Situatë 2: Shpërndahen fisha kur është dhenë shuma dhe nxënësit të gjejnë njërin mbledhor ose dy
mbledhorët. 20+---- =58 --- + --- = 76 etj
Situatë 3: Do të gjejnë sa më i madh ose më i vogël është një numër i dhënë.
P.sh Gjej numrin që është 200 më i madh se 145 ......., 348......., 531..... Gjej numrin që është 60 më
i vogël se 185..... , 369...... , 532......
Situatë 4: Krijoni një problemë duke përdorur më shumë ose më pak se një shumëfish i 10 ose 100.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Te punuarit ne bashkepunim
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në formën e një gare: 1.kryejnë veprimet e mbledhjes në fletore.
2. Kryejnë zbritjet e numrave me shumëfishat e 10 e të 100.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe
Kërkon nga nxënësit që në grup të krijojnë një problemë me mbledhje ose me zbritje me një
shumëfish të 10 ose 100. Në përfundim lexohen dhe diskutohen ushtrimet dhe problemat. Bëhet
vlerësim i vazhduar i nxënësve gjatë gjithë orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
 Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për
 Mblodhi e zbriti numrat me një shumëfish të 10es e të 100-es. përqëndrimin e tyre gjatë
 Gjeti numrin që është një shumëfish i dhjetëshes ose i orës së mësimit.
qindëshes më i madh apo më i vogël se numri i dhënë.  Për të punuarit e tyre në
 Krijoi i një situatë problemore me mbledhje e zbritje me një grup dhe individualisht.
shumëfish të 10 ose 100.  Për diskutimin dhe dhënien e
ideve të tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënesit do të plotësojnë fletoren e punës dhe paraqitin një
mbledhje ose zbritje me një shumëfish të 10 ose 100 dhe një problemë sipas dëshirës.

You might also like