You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


2.4 Problema me mbledhje dhe zbritje numrash deri në 20  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Të dhënat, skema,
 Kupton përmbajtjen e problemës duke nxjerrë të dhënat e saj; barazim, zgjidhje
 Zgjidh problemat me mbledhje dhe me zbritje duke ndjekur hapat përkatës;
 Krijon problemë me mbledhje ose me zbritje.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me
 Tabela e numrave deri në 1000; temat nderkurikulare:
 Modele demonstruese për mësuesin. Art, gjuha dhe komunikimi, edukim
fizik.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: U shpërndan nxënësve disa fisha me barazime që mungon
mbledhori.p.sh .6+---=15; ---+9=16 dhe u kërkon nxënësve që te krijojne një problemë ku të gjejnë
edhe sa duhen.
Situatë 2: U shpërndan situata të ndryshme problemore duke kërkuar sa bëjnë gjithsej; sa më shumë
ose më pak ka njëri ndaj tjetrit; edhe sa i duhen që të arrijë shumën e kërkuar; krahasojnë sa më
shumë ose më pak ka njeri ndaj tjetrit; kur njëri ka më shumë ose më pak se tjetri, sa kanë gjithsej;
Situatë 3: U kërkon nxënësve që të tregojnë hapat që zbatohen për të zgjidhur një problemë.
Mësuesja u vjen në ndihmë nxënësve me hapat e zgjidhjes së problemit në një fletë: Lexohet
problemi, nxirren të dhënat, shprehet me nje skemë, shkruhet barazimi. Kthehet përgjigja.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim
Nxënësit kryejnë këto veprimtari: 1.gjejnë numrin që mungon në një barazim, zgjidhin problema
me mbledhje dhe me zbritje duke treguar hapat.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe
Kërkon nga nxënësit që në grup të krijojnë një problemë me mbledhje a me zbritje duke përdorur
shprehjet e duhura për secilin veprim. Në përfundim lexohen dhe diskutohen ushtrimet dhe
problemat. Bëhet vlerësim i vazhduar i nxënësve gjatë gjithë orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
 Situata quhet e realizuar kur nxënësi;  Nxënësit vlerësohen për
 Kuptoi përmbajtjen e problemës duke nxjerrë të përqëndrimin e tyre gjatë orës se
dhënat e saj; mësimit;
 Zgjidhi problemat me mbledhje dhe me zbritje duke  Për të punuarit e tyre në grup dhe
ndjekur hapat përkatës; individualisht.
 Krijoi problema me mbledhje ose me zbritje.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës dhe paraqitin një
zbritje në mënyra të ndryshme në fletë dhe një problemë sipas dëshirës.

You might also like