You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


4.4 Tabela e shumëzimit me 3  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: shumëzimi, numër
 Shumëzon me 3 vargun e numrave natyrorë deri në 10; rreshtash, numër
 Kupton shumëfishin e një numri si një fjalë që zëvendëson shumëzimin. shtyllash,
(njëri numër shumëfishohet aq herë sa tjetri ); shumëfish
 Gjen faktorin që mungon në një shumëzim me 3;
 Krijon problema me shumëzimin me 3.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me
 Sende të ndryshme për grupime; temat ndërkurikulare: Art, gjuha
 Modele demonstruese për mësuesin. dhe komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1:
Nxënësit kanë sjelle sende të ndryshme nga mjedisi rrethues dhe kërkon që të grupojnë elementët në
3 grupe me nga 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 elementë. Secili rresht ka një numër të caktuar elementësh.
Numrin e elementëve e gjejmë me 2 mënyra me shumëzim dhe me mbledhje të përsëritur. 3x5=15
5+ 5+5=15 etj shumëzim do të thotë dhe shumëfishi i një numri aq herë sa është numri tjetër. 3-fishi
i 5 –ës =15.
Situata 2: Marr 12,15, 18, 21, 24, 27, 30 lule ose sende të tjera dhe ua ndajë 3 grupeve në mënyrë të
barabartë. Shkruhen në dërrasë barazimet e pjesëtimit 24:3=8. Pjesëtimi është veprim i kundërt i
shumëzimit. Pjesëtimi i ndan në mënyrë të barabartë pra është zbritje e njëpasnjëshme.
Situata 3: Kërkon nga nxënësit që të krijojnë situata të thjeshta me x3.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: 1.Njihen me kuptimin e rreshtimit x3; 2. Plotësojnë faktet
e shumëzimit me 3. 3.Shumëzojmë secilin numër me vargun e numrave natyrorë 4. Zgjidhin
problemat me faktorin 3.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: Kërkon nga nxënësit që në grup të krijojnë një problemë me shumëzimin x3.
Diskutohet për çdo lloj veprimtarie puna që kryhet nga nxënësit. Bëhet vlerësimi i punës në mënyrë
të vazhduar nga mësuesja.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi:  Nxënësit vlerësohen për
 Shumëzoi me 3 vargun e numrave natyrorë deri në 10; përqëndrimin e tyre gjatë
 Kuptoi shumëfishin e një numri si një fjalë që zëvendëson orës së mësimit.
shumëzimin. (njëri numër shumëfishohet aq herë sa tjetri);  Për të punuarit e tyre në
 Gjeti faktorin që mungon në një shumëzim; grup dhe individualisht.
 Krijoi problema me shumëzimin me 3.  Për diskutimin dhe dhënien
e ideve të tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës dhe të krijojnë 3
rreshtime dhe një problemë me rreshtimin e mësuar.

You might also like