You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


4.1 Shumëzimi dhe pjesëtimi  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Pjesëtimi, shumëzimi,
 Grupon sendet e ndryshme në rreshta apo në grupe me një numër të numër rreshtash,
caktuar elementësh; numër shtyllash.
 Gjen numrin e elementëve të një rreshtimi me shumëzim ose me
mbledhorë të barabartë;
 Dallon pjesëtimin nga shumëzimi si një ndarje në pjesë të barabarta.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Sende të ndryshme për grupime; nderkurikulare:
 Modele demonstruese për mësuesin. Art, gjuha dhe komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: Nxjerr 3 nxënës dhe u jep secilit nga 5 lule. Sa lule janë gjithsej?

Kemi 3 nxënës me 5. Shkruajmë 3x5=15 5 x 3 =15 ky quhet veprimi I shumëzimit sepse kemi
përsëritje elementësh, shumëfishim elementësh, herë më shumë elementë
Situatë 2: Kam në duar 20 lule. Do t’ua ndaj 4 nxënësve në mënyrë të barabartë. Sa do të marrë
secili nxënës? 20 : 4 = 5 sepse 5 x4= 20.
Situata 3: Per veprimin e shumëzimit u kërkoj të krijojnë me sendet e sjella 3 vazo ku secila të ketë
nga 4 lule. Sa lule janë gjithsej? 3x4=12 4x3=12; 2 vargje me nga 6 lule, 4 rreshta me 4 gjethe.
Situata 4: Krijon situata me pjesëtim.12 lulet futi në vazo dhe secila vazo të ketë nga 3 lule. 12:3=4
Situatë 5: Klasa ka 35 nxënës. Grupohuni me nga 7 nxenes. Sa grupe u formuan? 35:7=5 etj
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Te punuarit ne bashkepunim
Nxënësit kryejnë keto veprimtari në libër: 1.njihen me kuptimin e shumëzimit si rreshtim
elementësh dhe pjesëtimi si një ndarje në pjesë të barabarta
Formulojnë pyetje për shumëzimin. Sa kokrra kanë 4 bizele? 4 x 5=20
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: Kërkon nga nxënësit që në grup të vizatojnë rreshtime ose grupime me një numër
të caktuar elementësh. Diskutohet për cdo llojë veprimtarie puna që kryen nxënësi. Bëhet vleresimi
i punës në mënyrë të vazhduar nga mësuesja.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi:  Nxënësit vlerësohen për
 Grupoi sendet e ndryshme në rreshta apo në grupe përqëndrimin e tyre gjatë orës se
me një numër të caktuar elementësh; mësimit;
 Gjeti numrin e elementëve të një rreshtimi me shumëzim  Për të punuarit e tyre në grup dhe
ose me mbledhorë të barabartë; individualisht;
 Dalloi pjesëtimin nga shumëzimi si një ndarje në  Për diskutimin dhe dhënien e ideve
pjesë të barabarta. të tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënesit do të plotësojne fletoren e punës dhe të krijojnë 3
rreshtime.

You might also like