You are on page 1of 1

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla III Klasa VII

Tema mësimore: 17.1 Thyesat si pjesë të së Situata e të nxënit:


tërës Nxënësit kujtojnë se ç’tregon numëruesi, vija e
thyesës dhe emëruesi i një thyese.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe: thyesë,
Nxënësi: përqindje, thyesa të
 Përdor thyesat për të treguar pjesë të së tërës; barabarta.
 Përdor përqindjen për të treguar pjesën e nëj sasie;
Shpreh me thyesë ose përqindje një madhësi të vogël kundrejt një
madhësie të madhe.
Burimet: teksti, fletorja e punës, kartonë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e figurina të ndara në pjesë të barabarta ndërkurrikulare. Lidhja me gjuhën dhe komunikimin,
për të ilustruar thyesat. artet, teknologjinë, shoqërinë dhe mjedisin.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit.
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)
Nxënësit kujtojnë nëpërmjët figurave të ndara në pjesë të barabarta se ç’tregon emëruesi, numëruesi
dhe vija e thyesës për një thyesë të caktuar.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (punë idividuale-punë në dyshe-analizo- diskuto)


Punohen shembujt 1 dhe 2 ku mësuesja ve theksin në mënyrën e përdorimit të thyesave për të treguar
pjesë të barabarta të së tërës. Këtu kujtohen edhe njohuritë për thyesat e barabarta. Kur themi që dy
thyesa janë thyesa të barabarta dhe si përftohen ato?
Nëpërmjet shembujve 3 dhe 4 nxënësit kuptojnë se përqindja mund të përdoret për të treguar pjesën e
një sasie njëlloj si edhe thyesat.
Me këto njohuri nxënësit njihen që në klasën e 6-të por në këtë klasë ato rikujtohen dhe thellohet
kuptimi ipërqindjes. Nxënësit punojnë e diskutojnë ushtrimet nga 1 deri 4 dhe nga 6 në 10 të cilat i
vendosin ata në situta ku njohuritë për thyesat dhe përqindjen sa vijnë e thellohen. Në ushtrimet 10,
11 e 12 kemi të bëjmë me një lidhje të ngushtë që ekziston midis thyesave dhe përqindjes. Nëse
mësuesja e ndan klasën në nivele këto ushtrime parashikohen për nxënësit e nivelit të lartë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë individuale, diskutim.)


Nxënësit punojnë në klasë ushtrimin 5 i cili pasqyron saktë lidhjen që ekziston midis thyesave dhe
përqindjes. Diskutohet ai në klasë.
Vlerësimi: Ora quhet e realizuar nëse nxënësi:
 Përdor thyesat për të treguar pjesë të së tërës;
 Përdor përqindjen për të treguar pjesën e nëj sasie;
 Zgjidh ushtrime ku përdoret lidhja që kanë thyesat me numrat dhjetorë dhe përqindjen.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur. Për tu punuar në shtëpi, jepet pjesa përkatëse në fletoren e
punës.

You might also like