You are on page 1of 2

Fusha matematikë Lënda Matematikë Shkalla III Klasa VI

Tematika: Numri Situata e të nxënit:


Tema mësimore: “Problema me shumëzim dhe Nëpërmjet kllasterit mësuesja shkruan në
pjesëtim” dërrasën e zezë dy veprimet : Pjesëtim dhe
shumëzim dhe nxënësit shkruajnë Brenda tyre
13 fjalë ose shprehje të cilat kanë të bëjnë me
shumëzimin dhe pjesëtimin.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të nxënit : përdor njohuritë nmi veprimin e shumëzimit dhe të pjesëtimit në situata nga
jeta e përditshme.
Kompetenca digjitale: Beson në përdorimin e teknologjisë në llogaritjet numerike.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të Fjalë kyç: herë më shumë, dyfishi, trefishi,
fushës, sipas temës mësimore: ndaj, pjesëto, gjysma, çereku, etj..
Nxënësi:
Zbaton njohuritë mbi veprimet e shumëzimit
dhe pjesëtimit në situta nga jeta e përditshme.
Burimet: libri i nxënësit , fletorja e punës, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Matematika 6+. ndërkurrikulare.
Lidhja me fushën e gjuhës dhe të komunikimit,
me teknologjinë.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit.
a. Përpunimi i njohurive.
Mësuesja shkruan në dërrasë dy diagram Veni në të cilat ka shkruar fjalët shumëzim dhe
pjesëtim dhe nxënësit plotësojnë lidhur me to sa më shumë fjalë ose shprehje.
Më pas me anë të një situate problemore që mund të jetë nga ato të librit ose e sajuar nga
mësuesja në klasë, nxënësit kujtojnë hapat për zgjidhjen e një problem të cilat i evidentojnë
në libër. Krahas plotësimit të tabelës bëhet edhe zgjidhja e situatës problemore.
b. Ndërtimi i njohurive të reja.( punë individuale - diskuto - konkludo.)
Nxënësit punojnë e diskutojnë ushtrimet nga 1 deri në 6. Në këto ushtrime nxënësit bëjnë
zgjidhjen vetëm me anë ta një veprimi, për rrjedhojë ato janë problema relativisht të thjeshta.
Ushtrimi 7. Punohet nga nxënësit si ushtrim për tu pasqyruar në portofolin e tij. Mësuesaj bën
vlerësimin e zgjidhjes së tij.
c.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.(punë individuale, diskutim)
Për të vlerësuar se sa nxënësit zbatojnë njohuritë për shumëzimin e pjesëtimin mësuesja I ndan
nxënësit në dy grupe dhe zgjidhin problemën 8 dhe 9. Më pas ushrimet diskutohen dhe zgjidhen në
klasë. Vlerësohen mënyrat e zgjidhejve ndryshe, sidomos për problemën 90 kërkesa e dytë. Nëse
ndonjë nga nxënësit ka gjetur shumën e dy muajve së bashku duke shumëzuar 34000 me 4, kjo
mënyrë vlerësohet nga mësuesja. Në të kundërt , nëse nxënësit nuk kanë menduar nja zgjidhje të
tillë ajo sygjerohët nga mësuesja duke rikujtuar edhe njëherë vetinë e përdasisë së shumëzimit në
lidhje me mbledhjen.
Vlerësimi: Mësuesja vlerëson të gjitha përgjigjet që japin nxënësit gjatë orës së mësimit në lidhje
me zgjidhjen e problemave dhe me zgjidhjet ndryshe që ata ofrojnë.
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie mësuesja shkruan në dërrasë disa shumëzime e
pjesëtime, midis tyre edhe pjesëtime me mbetje dhe kërkon nga nxënësit që ata të shkruajnë një
situatë problemore dh eta zgjidhin atë. Mësuesja mendon për të gjitha nivelet e nxënësve duke
shkruar edhe një situatë me dy veprime.
P.sh.: 125 x 6; 342 : 9; 245 : 4; si dhe një situatë për nxënësit e mirë me dy veprime:
P.sh.: (356 : 4) x 5;

You might also like