You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


2.15 Rrumbullakimi dhe vlerësimi  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Rrumbullakim, vlerë e
 Përdor rrumbullakimin për të vlerësuar shumën e numrave; saktë, vlerë e
 Percakton ndryshimin midis vlerës së rrumbullakuar dhe vlerës së saktë; rrumbullakuar.
 Zgjidh problema me mbledhje e zbritje duke kryer rrumbullakimin e numrave.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me
 Tabela e numrave deri në 100; temat nderkurikulare: Art, gjuha
 Modele demonstruese për mësuesin. dhe komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin.
 Të punuarit në bashkëpunim.
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: U shpërndan nxënësve fisha me shuma numrash dhe kërkon që
nxënësit të gjejnë shumën e saktë pastaj shumën e rrumbullakuar.
I paraqet me një tabelë.
Veprimet Numrat e Përfundimi me vlerën Përfundimi me Ndryshesa
rrumbullakuar e rrumbullakuar vlerën e saktë

62+28 60+30 90 90 0

48+43 50+40 90 91 1

Situatë 2: Secili grup ka një situatë problemore me mbledhje ose me zbritje dhe vepron si më lart.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: 1.kryejnë veprimet duke rrumbullakuar dhe duke kryer
veprimet saktë. Bëjnë ndryshesën e vlerës së rrumbullakuar dhe asaj të saktë. Zgjidhin problemën e
dhënë duke treguar dhe ndryshesën e vlerës.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe
Kërkon nga nxënësit që në grup të krijojnë një problemë me mbledhje e zbritje me prishje të
rendeve duke kryer rrumbullakimet e vlerave. Në përfundim lexohen dhe diskutohen ushtrimet dhe
problemat. Bëhet vlerësim i vazhduar i nxënësve gjatë gjithë orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi:  Nxënësit vlerësohen për
 Përdori rrumbullakimin për të vlerësuar shumën e përqëndrimin e tyre gjatë orës
numrave; se mësimit;
 Percaktoi ndryshimin midis vlerës së rrumbullakuar dhe  Për të punuarit e tyre në grup
vlerës së saktë; dhe individualisht;
 Zgjidhi problema me mbledhje e zbritje duke kryer  Për diskutimin dhe dhënien e
rrumbullakimin e numrave. ideve të tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës dhe paraqitin
4-5 mbledhje e zbritje me prishje të 10 dhe një problemë sipas dëshirës.

You might also like