You are on page 1of 2

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


6.4 Thyesat. Krahasimi i tyre  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalët kyçe:
mësimore: Nxënësi/ja: Thyesat, krahasim,
 Ndan të tërën në pjesë të barabarta; numërues, emërues
 Krijon lidhje mes figurës dhe numrit thyesor;
 Përcakton thyesat e barabarta.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me
 Modele demonstruese për mësuesin; temat ndërkurikulare: Art, gjuha
 Figura të ndryshme prej letre nga nxënësit, shirita letre. dhe komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1:
U shpërndan nxënësve figura të ndara në pjesë të barabarta. Ngjyrosen në grupe figurat ¼
2 4
/4 ¾ /4

Bëhet në fund krahasimi i thyesave duke nxjerrë përfundimin e krahasimit të thyesave me emërues
të njëjtë. Ndër dy thyesa me emërues të njëjtë më e madhe është thyesa që e ka numëruesin më të
madh.
Situatë 2: Shpërndahen shirita letre me madhësi të barabartë të ndara dhe të ngjyrosura në ½, 1/3, ¼,
1
/5, 1/6. U kërkohet nxënësve që të krahasojnë këto thyesa .1/2>1/3etj. Nxirret përfundimi: Ndër dy
thyesa më numërues të njëjtë më e madhe është thyesa që e ka emëruesin më të vogël.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim
Nxënësit kryejnë keto veprimtari në libër:
1.Përcaktojnë thyesat kur është dhënë figura.
Tregojnë kuptimin e thyesave të barabarta me 1.
2.Krahasojnë dy e nga dy thyesat me emërues të njëjtë dhe tregojnë rregullin.
3.Dallojnë thyesa të barabarta me një thyesw të dhënë.
4.Krahasojnë thyesat me numërues të njëjtë dhe tregojnë rregullin. Në përfundim diskutohet për
secilën ushtrim.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: Kërkon nga nxënësit që të shkruajnë 3 thyesa më të mëdha se gjysma. 3 thyesa më
të vogla se gjysma. 2 thyesa më të vogla se cereku. Në dërrasë janë vizatuar drejtëkëndësha të ndarë
në të dyta, në të treta, në të katërta, në të pesta. Diskutohet për plotësimin. Bëhet vleresimi i punës.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për përqëndrimin e
 Lidhi figurën me numrin thyesor; tyre gjatë orës së mësimit;
 Krahasoi thyesat me numërues të njëjtë;  Për të punuarit e tyre në grup dhe
 Krahasoi thyesat me emërues të njëjtë. individualisht;
 Për diskutimin dhe dhënien e ideve të tij në
mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës.Të ndajnë 3
drejtëkëndësha në pjesë të barabarta dhe të ngjyrosin 1/3 , ½ ,1/4, pastaj ti krahasojnë.

You might also like