You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


1.13 Rrumbullakimi i numrave në 10-shen më të  Bashkëbisedim
afërt  Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Rrumbullakim,
 Rrumbullakos në dhjetëshen më të afërt numrat e dhënë; Dhjetëshe më të afert
 Përcakton numrat që ndodhen ndërmjet dy dhjetësheve të plota;
 Gjen grupin e numrave që del sa numri i rrumbullakuar;
 Nxjerr rregullin e rrumbullakimit të numrave në dhjetëshen më të afërt.
Burimet: Libri i nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me
 Tabela e numrave deri në 1000 temat nderkurikulare: Art, gjuha
 Modele demonstruese për mësuesin. dhe komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin.
 Të punuarit në bashkëpunim.
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1:
Në dërrasën e zezë vendos disa etiketa me dhjetëshe të plota 10, 20, 30, 40, 50 dhe disa numra të
tjerë si: 12, 14, 17,15, 24, 28, 34, 36, 49, 45, 41.
Kërkon nga nxënësit që t’i grupojnë numrat se cilën dhjetëshe kanë më afër.
Situatë 2: Vendos etiketa numrash që mbarojnë në fund me 5 dhe kërkon që t’i grupojnë në
dhjetëshen më të afërt 15, 25, 35, 45, 55, 65, 75, 85, 95.
Nxënësit tregojnë rregullin se kur numri dyshifror mbaron në fund me 5 ai rrumbullakohet në 10-
shen më të madhe.
Situatë 3: Shkruan një numër që është rrumbullakuar në dhjetëshen më të afërt dhe ka dalë 90.
Cilët janë numrat? 85, 86, 87, 88, 89, 91, 92, 93, 94.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Shkruajnë në tabelë numrat që rrumbullakohen me afërsi 40 dhe 50, 80 dhe 90.
Rrumbullakojnë numra në dhjetëshen më të afërt dhe pastaj i lexojnë plotësimet.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe.
Kërkon nga nxënësit që në grup të shkruajnë numra të ndryshëm dhe t’ua shpërndajnë grupit tjetër
që t’i rrumbullakojnë në dhjetëshen më të afërt. Për nxënësit e nivelit më të lartë të shkruajnë të gjithë
numrat që rrumbullakohen me afërsi 70, 60, 50. Në përfundim lexohen dhe diskutohen ushtrimet.
Vlerësimi: Situata quhet e realizuar kur nxënësi. Vlerësimi i nxënësve.
 Rrumbullakoi në dhjetëshen më të afërt numrat e dhënë;  Nxënësit vlerësohen për
 Përcaktoi numrat që ndodhen ndërmjet dy dhjetësheve të përqëndrimin e tyre gjatë orës
plota; se mësimit;
 Gjeti grupin e numrave që del sa numri i rrumbullakuar;  Për të punuarit e tyre në grup
 Nxori rregullin e rrumbullakimit të numrave në dhe individualisht.
dhjetëshen më të afërt.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës dhe do të hedhin
në fletë rrumbullakimin e 10 numrave në dhjetëshen me të afërt.

You might also like