You are on page 1of 2

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Matematikë / Lënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: lll h / Klasa: 6
Tema :  Rezultati i të nxënit të temës : Krahason,
rrumbullakson dhe vendos në drejtëzën numerike numrat e dhënë
Numrat natyrorë natyrorë.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): : I.2,3,4,6,7 II.4,5. III.1,2,3, lV.4,7,
VI.1

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 1.Zgjidhja e problemeve ,


3. Komunikimi matematikor , 5. Përfaqësimi matematikor

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimore : Rrumbullakimi i numrave natyrorë
Fjalët kyçe : rrumbullaksim, dhjetëshja më e afërt , qindëshja më e afërt,mijëshja më e afërt.

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:


1.Rrumbullakon numrat deri në dhjetëshen më të afërt.

2.Rrumbullakon numrat deri në qindshen më të afërt.

3.Rrumbullakon numrat deri në mijshen më të afërt.

4.Gjen numrat që japin një rrumbullakim të dhënë.

Kriteret e suksesit:

1.Rrumbullako numrin e dhwnw nw dhjetshwn mw tw afwrt;

2. Rrumbullako numrin e dhwnw nw qindshwn mw tw afwrt;

3. Rrumbullako numrin e dhwnw nw mijshwn mw tw afwrt;

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:


Matematika kl 6; Përmbledhje detyrash kl 6; Projektori,Teksti,fletorja e punes.

Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

Lidhja me fushën e Gjuhës dhe të komunikimit, me Gjeografinë

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


Përpunimi i njohurive.

Udhwzohet nje nxwnws tw lexoj paragrafin e parw nga libra. Kujtojmë bashkërisht nën udhëheqjen time se
si bëhet rrumbullakimi i numrave deri në dhjetëshen më të afërt, sillen shembuj dhe bëhen diskutime.

Vazhdohet kështu edhe për rrumbullaksimin deri në qindëshen më të afërt si dhe nëmijëshen më të afërt.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (Vëzhgo ‒ analizo ‒ diskuto.)

Shkruani një shumëfish të 10 në tabelë. Ju tregoj nxënësve se jeni duke menduar për një numër që kur
rrumbullakohet afër 10 jep numrin në tabelë. Ftojē nxënësit të më tregojnë se cili mund të jetë numri.
Përsëris me shumëfishin e 100.

Kujtoj nxënësit se si i kanë rrumbullakosur numrat afër qindëshes dhe mijëshes. Shkruaj një numër gjashtë
shifror dhe kërkoj nga nxënësit ta rrumbullakojnë nëmijëshen më të afërt. Nxënësve ju kerkoj të sugjerojnë se
cili numër do të ishte rrumbullakuar nëse do të ishte rrumbullakosur me qind mijëshen më të afërt.

Pyes nxënësit përse mendojnë se idetë e tyre janë të sakta. Përpiqem të punoj me idetë e nxënësve për tu
shpjeguar se përdorim të njëjtën strategji si me numrat më të vegjël, që do të thotë se shohim menjëherë në
të djathtën e shifrës së njëqind mijëshes dhe e përdorim për të përcaktuar nëse do ta rrumbullakosim duke u
shtuar apo duke zbritur.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në grupe dyshe,

praktikë e pavarur.)

Nxënësit punojnë individualisht dhe plotësojnë ushtrimin 4, 6, 7 në libër.

Diskutojnë dhe arsyetojnë zgjidhjen e ushtrimit 4 në klasë. Për të punuar edhe përnjë nivel më të lartë
nxënësish shkruaj në dërrasë numrin 300 dhe them që ky numër është marrë pasi është bërë një
rrumbullaksim në të qindtën më të afërt.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësoj të gjitha përgjigjet që japin nxënësit ndërsa bëjnë rrumbullakimin e numrave natyrorë.

vlerësoj gjithashtu edhe shpejtësinë me të cilën nxënësit orientohen për të bërë rrumbullakimin.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR


Për detyrë shthpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës si dhe përzgjidhen

nga une disa ushtrime nga libri i Matematikës 6 det 1- 7, kjo në varësi të nivelit të nxenesve.
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
Vetë vlerësimi. Analiza e orës mësimore të mbajtur: a) Plotësisht i knaqur b) i kënaqur: c) jo i knaqur
( Arsyeja):

You might also like