You are on page 1of 4

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE SAMIR HOXHA

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: Matematikë / Lënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: lll / Klasa: 6
Tema :  Rezultati i të nxënit të temës
 Modelon radhitjen e numrave duke zbuluar
Numrat natyrorë
rregullën

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): : I.2,3,4,6,7 II.4,5. III.1,2,3, lV.4,7,
VI.1

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : 1.Zgjidhja e problemeve ,


3. Komunikimi matematikor , 5. Përfaqësimi matematikor

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimore : MODELET DHE VARGJET
Fjalët kyçe : VARG, MODEL, RADHË etj.

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:


 Modelon radhitjen e numrave duke zbuluar rregullën

 Identifikon , përshkruan dhe plotëson vargjet numerike.

 Gjenë dhe përdorë rregullën për formimin e kufizave të njëpasnjëshme.

Kriteret e suksesit:
 Përshkruaj regullën e formimit të vargut dhe interpreto ate me një model rritës.
 Formulo një rregull sipas të cilit formohet një varg;
 Paraqit një model rritës të vargut nëpërmjet figurës.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:


Teksti bazë; kompjuteri/ tabela.

Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
Fushën Gjuhët dhe komunikimi, shkencat shoqerore dhe natyrore, jeta dhe puna etj.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


DISKUTIM:
Udhëzohet nxënsit të hapin librin bazë dhe të shikojnë figurat në libër, ku janë paraqitur shembuj të
ndryshem të figurave me forma të caktuara ose ngjyra që përsëriten sipas një rregulli të cilat paraqesin
një model.
Kërkohet nga nxënësit të punojnë ushtrimin 1 ku njkohësisht kërkohet të plotësohet tabela si është
paraqitur më poshtë:

MENDO/PUNO NË DYSHE/ DISKUTO


Duke bashkëpunuar me shokun e bankës, nxënësit punojnë ushtrimin 2 nga libra, ku inkuadrohem
unë në raste paqartësie. Aktivizohen disa nxënës të japin përgjigje, pranohen përgjigjet e drejta dhe
korigjohen të gabuarat.

Punohen edhe shembuj të tjerë nga libri me detyra te zgjidhura.


PROVO DHE KONTROLLO
Per 10 minuta, nxënësve u kërkohet të analizojnë shembullin e tretë dhe 4. Plotësohet tabela në librin
bazë dhe merren pergjigje nga nxënsit për zgjidhjen e detyres.

VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësohen nxënësit në bazë të aktivizimit të tyre, duke I shpërblyer me shenja pozitive në ditarin personal
periodik.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR


Dsh.libri i Matematikes fq. 19 det 1- 7

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore


Vetë vlerësimi. Analiza e orës mësimore të mbajtur: a) Plotësisht i knaqur b) i kënaqur: c) jo i knaqur
( Arsyeja):

You might also like