You are on page 1of 3

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Zija Shemsiu, 60000, Gjilan, Kosovë


www.uni-gjilan.net tel: 0280-390-112

SYLLABUS
Lënda: Gjeometri Elementare
Të dhëna bazike të lëndës
Njësia akademike: FMA
Titulli i lëndës: Gjeometri elementare
Niveli: Bachelor
Programi: Matematika Arsimore
Statusi lëndës: Obligative
Viti akademik: 2019/2020
Viti i studimeve: Viti i III-rë, semestri i V-të
Numri i orëve: 3+3
Kredi – ECTS: 7
Koha / lokacioni:
Mësimdhënësi i lëndës: Prof. Ass. Dr.
Detajet kontaktuese:
Përshkrimi, qëllimet dhe rezultatet e pritura
Përshkrimi i lëndës: Përmbajtja e lëndës Gjeometri elementare përfshinë: aksiomat e
incidences etj; Kongruencen; konstruktimin e figurave ne plan;
transformimet izometrike; ngjashmeria; inversioni.
Qëllimet e lëndës: Gjeometri elementare synon integrimin e trajnimeve profesionale në
fushën e matematikës arsimore të studimeve bachelor. Objektivat e
kursit janë që studenti të paiset me njohuri themelore në fushën
Gjeometri elementare. Një sfidë tjetër është të zhvilloj aftësi dhe
shkathtësi të studentit që ata suksesshëm të zgjidhin probleme konkrete
në fushën e matematikës sa herë që kërkohet nevoja e zbatimit të
Gjeometri elementare .
Rezultatet e pritura të Pas përfundimit të suksesshëm të lëndës Gjeometri elementare studenti
nxënies: do të jetë në gjendje që:
• Të njihet me ndertimin e gjeometris se euklidit dhe nga këto
njohuri duke zgjidhur probleme të ndryshme.
• Të njihet dhe të kuptoj me kongruences dhe konstruktimin e
figurave plane.
• Të njihet dhe të kuptoj transformimet izometrike dhe ngjashmerin.
• Të njihet dhe të kuptoj inversionin.

1
Kontributi në ngarkesën e studentit

Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithsej (Orë)


Ligjërata (obligative) 3 15 45
Ushtrime obligative (teorike/praktike) 2 15 30
Konsultimet me mësimdhënësin/asistentin 1 15 15
Kollokfiume, seminare 3 2 6
Detyra të shtëpisë 1 15 15
Koha e studimit të pavarur të studentit (në 1 15 15
bibliotekë ose në shtëpi)
Përgatitja për provim përfundimtar 2 15 30
Provimi final 3 1 9
Totali 165
165:25≈7 ECTS.

Metodologjia e mësimdhënies dhe metodat e vlerësimit

Metodologjia e • Mësim i rregullt, Ligjerata, konsultime, diskutime, punë e pavarur


mësimdhënies: individuale, punime seminarike (detyra të shtëpisë), prezentime.
Metodat e vlerësimit: • Provimi përbëhet nga pjesa me shkrim dhe pjesa me gojë. Vlerësimi
mbështetet në këto aktivitete:
• Pjesëmarrja dhe angazhimi në orë ( 10%)
• (Koll.) Testi 1 - 40 % (e provimiot me shkrim)
• (Koll.) Testi 2 - 40 % (e provimit me shkrim)
• Punimet seminarike (puna e pavarur individuale) - 10%
• Provimi përfundimtar:
• 80 % (për ata që nuk i kalojnë kollokfiumet).
• Pikët Nota
• 91-100 10
• 81-90 9
• 71-80 8
• 61-70 7
• 51-60 6
Literatura
Literatura: • Ligjerata të autorizuara nga profesori, Gjilan. 2019.
• H. S. M. Coxeter, The real projective plane, Springer 1993
• R. Rosenbaum, Introduction to projective geometry and modern
algebra, Addison‐Wesley 1963
• F. Ayres, Schaum's Outline of Theory and Problems of Projective
Geometry, McGraw‐Hill, 1967

Plani i dizajnuar i mësimit

Java Ligjërata që do të zhvillohen

2
Java e parë: Gjeometria e euklidit. Konceptet themelore te gjeometris ne plan (pika
dhe drejteza). Aksiomat e: incidences, renditjes, kongruences,
Java e dytë: Aksiomat e: vazhdueshmeris, paralelizmit (aksioma e Plejferit)
Java e tretë: Kongruenca (Transformimet izometrike, relacioni i kongruences se
figurave, kongruenca e segmenteve, kongruenca e kendeve, kongruenca
e trekendeshave)
Java e katërt: Kendet ne transfersale. Shuma e kendeve ne trekendesh. Jobarazimet e
trekendeshit. Katerkendeshi, paralelogrmi, vija e mesme e
trekendeshit.pikat karakteristike te trekndeshit.
Java e pestë: Zbatimi i kongruences ne rrethe. Kendi qendror dhe periferik.
Katerkendeshi tangjencial etj.
Java e gjashtë: Konstruktimi i figurave ne plan.
Java e shtatë: Kollokfiumi i pare
Java e tetë: Transformimet izometrike (transformimet izometrike direkte dhe
indirekte, paraqitja e izometris plane me ndihmen e pasqyrimit boshtor
etj)
Java e nëntë: Transformimet izometrike ( rotacioni qendror, simetria qendrore,
translacioni etj)
Java e dhjetë: Ngjashmeria (teorema e talesit, homotetija, transformimi i ngjashmeris
etj)
Java e njëmbëdhjetë: Ngjashmeria (rrethi i apolonit, disa teorema karakteristike etj)
Java e dymbëdhjetë: Perkufizimi dhe vetit e inversionit.
Java e trembëdhjetë: Problemi i Apolonit.
Java e katërmbëdhjetë: Shembuj dhe probleme ne lidhje me inversionin.
Java e pesëmbëdhjetë: Kollokfiumi i dytë
Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes
Vijueshmëria e rregulltë e studentëve vlerësohet me 10 pikë,
- Studentët janë të lirë dhe vlerësohen për shtrimin e pyetjeve dhe pjesëmarrje active në çdo
aktivitet mësimor.
- Nuk lejohen telefonat celularë, ardhja me vonesë apo largimi nga ora pa arsye.
- Plagjiatura dhe kopjimi në provime janë të dënueshme sipas statutit dhe rregulloreve të tjera të
universitetit.
- Kodi i mirësjelljes vlen si për studentët ashtu edhe për mësimdhënësit.

You might also like