You are on page 1of 3

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Zija Shemsiu, 60000, Gjilan, Kosovë


www.uni-gjilan.net tel: 0280-390-112

SYLLABUS
Lënda: Analiza Matematike 1
Të dhëna bazike të lëndës
Njësia akademike: FMA
Titulli i lëndës: ANALIZA MATEMATIKE 1
Niveli: Bachelor
Programi: Matematika Arsimore
Statusi lëndës: Obligative
Viti akademik: 2019/2020
Viti i studimeve: Viti i I-rë, semestri i I-të
Numri i orëve: 3+2
Kredi – ECTS: 7
Koha / lokacioni:
Mësimdhënësi i lëndës: Prof. Ass. Dr.
Detajet kontaktuese:
Përshkrimi, qëllimet dhe rezultatet e pritura
Përshkrimi i lëndës: Përmbajtja e lëndës Matematika analize 1 përfshinë: Vargun
numerik;Vetit e vargut numerik; Konvergjencen edhe divergjencen e
vargut; Serit numerike dhe vetit e serive numerike; Kriteret e
konvergjencës së serive numerike; limiti dhe vazhdueshmeria e
funksionit; Derivatin dhe diferencialin e funksionit me nje ndryshore;
Shqyrtimi i funksionit.
Qëllimet e lëndës: Matematika analize 1 synon integrimin e trajnimeve profesionale në
fushën e matematikës arsimore të studimeve bachelor. Objektivat e
kursit janë që studenti të pasiet me njohuri themelore në fushën
Analizës matematike. Një sfidë tjetër është të zhvilloj aftësi dhe
shkathtësi të studentit që ata suksesshëm të zgjidhin probleme konkrete
në fushën e matematikës sa herë që kërkohet nevoja e zbatimit të
matematikës analize.
Rezultatet e pritura të Pas përfundimit të suksesshëm të lëndës Analiza matematike 1 studenti
nxënies: do të jetë në gjendje që:
• Të njihet dhe të kuptoj vargjet numerike dhe natyrën e vargjeve
dhe ti implementojë këto njohuri duke zgjidhur probleme të
ndryshme.
• Të njihet dhe të kuptoj serit numerike, natyrën e tyre duke
përdorur kriteret e njohura .
• Të njihet dhe të kuptoj limitin e funksionit dhe vazhdueshmerin e

1
tij.
• Të njihet dhe të kuptoj derivatin, diferencialin dhe vetit e tyre për
funksionet me një ndryshore.
• Të zbatoj kuptimin e derivatit për shqyrtimin e funksionit.

Kontributi në ngarkesën e studentit

Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithsej (Orë)


Ligjërata (obligative) 3 15 45
Ushtrime obligative (teorike/praktike) 2 15 30
Konsultimet me mësimdhënësin/asistentin 1 15 15
Kollokfiume, seminare 3 2 6
Detyra të shtëpisë 1 15 15
Koha e studimit të pavarur të studentit (në 1 15 15
bibliotekë ose në shtëpi)
Përgatitja për provim përfundimtar 2 15 30
Provimi final 3 1 9
Totali 165
165:25≈7 ECTS.

Metodologjia e mësimdhënies dhe metodat e vlerësimit

Metodologjia e • Mësim i rregullt, Ligjerata, konsultime, diskutime, punë e pavarur


mësimdhënies: individuale, punime seminarike (detyra të shtëpisë), prezentime.
Metodat e vlerësimit: • Provimi përbëhet nga pjesa me shkrim dhe pjesa me gojë. Vlerësimi
mbështetet në këto aktivitete:
• Pjesëmarrja dhe angazhimi në orë ( 10%)
• (Koll.) Testi 1 - 40 % (e provimiot me shkrim)
• (Koll.) Testi 2 - 40 % (e provimit me shkrim)
• Punimet seminarike (puna e pavarur individuale) - 10%
• Provimi përfundimtar:
• 80 % (për ata që nuk i kalojnë kollokfiumet).
• Pikët Nota
• 91-100 10
• 81-90 9
• 71-80 8
• 61-70 7
• 51-60 6
• Literatura
Literatura: • Ligjerata të autorizuara nga profesori, Gjilan. 2019.
• Tanush Shaska, Kalkulus 1, second edition, ISBN-13: 978-1-60985-
000-5, ISBN-10: 1-60985-000-9, 2011.
• S. Lang, A first Course in Calculus, 5th edit., Springer Verlag,1986
• Paul Dawkins, Calculus 1, 2018

2
Plani i dizajnuar i mësimit

Java Ligjërata që do të zhvillohen


Java e parë: Vargjet numerike
Java e dytë: Vlera kufitare e vargut numerik
Java e tretë: Perkufizimi i vargjeve konvergjente dhe divergjente. Shembuj.
Java e katërt: Vetit e vargjeve konvergjente dhe divergjente
Java e pestë: Perkufizimi i serive numerike. Shembuj.
Java e gjashtë: Kriteret e konveregjences se serive numerike.
Java e shtatë: Kollokfiumi i parë
Java e tetë: Limiti i funksionit.Problemi i tangjentes dhe i shpejtesis. Limitet e
pafundme.
Java e nëntë: Limiti i funksionit. Perkufizimi. Rregullat e kalimit me limit.
Java e dhjetë: Vazhdueshmeria e funksionit
Java e njëmbëdhjetë: Perkufizimi i derivatit. Interpretimi gjeometrik i derivatit.
Java e dymbëdhjetë: Rregullat e derivimit.
Java e trembëdhjetë: Aplikimet e derivatit. Vlerat minimum dhe maksimum.
Java e katërmbëdhjetë: Studimi i plote i nje funksioni.
Java e pesëmbëdhjetë: Kollokfiumi i dytë

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes

Vijueshmëria e rregulltë e studentëve vlerësohet me 10 pikë,


- Studentët janë të lirë dhe vlerësohen për shtrimin e pyetjeve dhe pjesëmarrje active në çdo
aktivitet mësimor.
- Nuk lejohen telefonat celularë, ardhja me vonesë apo largimi nga ora pa arsye.
- Plagjiatura dhe kopjimi në provime janë të dënueshme sipas statutit dhe rregulloreve të tjera të
universitetit.
- Kodi i mirësjelljes vlen si për studentët ashtu edhe për mësimdhënësit.

You might also like