You are on page 1of 5

Klasa : XII7 Data:7.3.

2024
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa:
XII
Tema mësimore: Të dhënat me një ndryshore. (Shkathtësi dhe Situata e të nxënit:
aftësi & Arsyetim dhe zgjidhje problemore)  Analiza e punës së një
hidrauliku.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas Fjalët kyçe: modë, mesore, kuartil,
temës mësimore amplitudë, tregues statistikorë, grafik
Nxënësi/ja në fund të orës së mësimit: me kuti, vlera të jashtëndodhura,
- evidenton të dhënat statistikore në një bashkësi të histogram, syprinë, probabilitet.
dhënash;
- paraqet të dhënat stastistikore me diagrame të
ndryshme;
- njehson dendurinë, densitetin e dendurive;
- modelon, interpreton dhe ndërton tabela, diagrame,
histogramë për të paraqitur një grup të dhënash.
Burimet: libri i nxënësit; libri i mësuesit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shkencë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Fillimisht une kërkoj që nxënësit të rikujtojnë edhe njëherë treguesit
statistikorë në një bashkësi të dhënash. Për këtë paraqet në tabelë një skemë për të konkretizuar lidhjen
mes karakteristikave të pozicionit dhe shpërndarjes. Një tabelë e tillë mund të jetë:

Nëpërmjet marrëdhënieve pyetje-përgjigje, mësuesi/ja kërkon që nxënësit të sqarojnë kuptimin për çdo
tregues dhe si gjendet ai, p.sh.:
1. Si do ta përcaktonit mesoren në një bashkësi të dhënash?
2. Si do ta njehsonit mesataren e notave në lëndën e matematikës në klasën tuaj?
3. Cili është kuptimi i modës në një bashkësi të dhënash? ...etj.
Nxënësit mund t’u drejtojnë edhe pyetje të tjera shokëve, nëse mendojnë se kanë kuptime të paqarta.

Ndërtimi i njohurive: Më pas, une rikujtoj me nxënësit grafikun me kuti:


- Si veprojmë për të ndërtuar grafikun me kuti?
- Çfarë hedhim në fillim?
- Si e lexojmë atë? Çfarë tregon ai?
Une sqaroj se një e katërta e të dhënave në kampion shtrihet ndërmjet çdo dy segmenteve vertikale të
njëpasnjëshme në diagram. Grafikët me kuti janë të dobishëm për krahasimin e bashkësive të të dhënave.
Shpjegon dy diagramet me kuti që janë në librin e nxënësit faqe 182.
Në përfundim të diskutimit, mësuesi/ja fton nxënësit të studiojnë shembullin 1 në faqen 182, me qëllim
që të formojë tek ata shprehitë studimore. Pasi kanë studiuar në dyshe situatën, dyshet e afërta dalin në
përfundimin se cila do të ishte zgjidhja më e mirë (hidrauliku më i përshtatshëm). Sigurisht, që kjo
zgjedhje do të jetë e mbështetur në argumente, p.sh.: ku është NNK më e madhe, ku ka më shumë vlera
të jashtëndodhura, ku është amplituda më e madhe etj. Pasi diskutohen në dyshet e afërta, përfundimet
prezantohen nga disa nxënës në tabelë.
- Si do të vepronit nëse do kishit të bënit me të dhëna të grumbulluara?
- Si e ndërtojmë grafikun në këtë rast?
Kalohet në shembullin 2. Përsëri, nxënësit diskutojnë në dyshe. Për ta bërë më të plotë studimin,
mësuesi/ja mund të shtojë si kërkesë: njehsoni mesoren, modën, mesataren në këtë tabelë dendurish.
Nxënësit kujtojnë paraprakisht se si do të përcaktojnë treguesit statistikorë nëse të dhënat janë të
vazhdueshme (me klasa).
Pasi kanë studiuar shembullin 2, une parashtroj përpara nxënësve pyetje që nxisin formimin e shprehive
studimore tek nxënësit, p.sh.:
1. A kanë klasat të njëjtën madhësi?
2. Vëreni mbivendosje të grupesh?
3. Sa është denduria e secilës klasë?
4. Si do ta njehsonit densitetin për çdo klasë?
5. A takohen intervalet? A përfshihen të gjitha vlerat?
6. Cila është e veçanta e një histogrami?
Pasi kanë diskutuar në dyshe, une dëgjoj nga dyshe të ndryshme përgjigjet. Vetë nxënësit vlerësojnë
fillimisht saktësinë e përgjigjeve, dhe une korrigjoj ose plotëson nëse është e nevojshme.
Duke patur parasysh përgjigjet e formuluara në këtë fazë të orës së mësimit, une ftoj nxënësit të
studiojnë shembullin 3 në faqen 185. përsëri une mund të shtojë kërkesa të tjera me qëllim që
informacioni i marrë nga histogrami të jetë më i hollësishëm.
Më pas, puna e nxënësve vijon në grupe me nga 4 nxënës. Grupe të ndryshme marrin njërin nga
ushtrimet 1, 2 dhe 3 në faqen 186. Në përfundim të punës, grupet që kanë të njëjtin rast, nëpërmjet një
përfaqësuesi krahasojnë rezultatet. Përgjigjet e ushtrimeve prezantohen përpara klasës. Kështu secili
grup, kontrollon dhe korrigjon përgjigjen e situatës.

Përforcimi i të nxënit: Në përfundim të diskutimit të ushtrimeve, une kërkoj që secili grup, sipas rastit
që mori në shqyrtim, të tregojë hapat e ndjekur dhe të studiojë përparësitë dhe mangësitë e mënyrës së
studimit p.sh.:
Grupet që kishin ushtrimin 1, të tregojnë përparësitë dhe mangësitë e grafikut me kuti;
Grupet që kishin ushtrimin 2, të tregojnë përparësitë dhe mangësitë e histogramit;
Grupet që kishin ushtrimin 3, të tregojnë përparësitë dhe mangësitë e grafikut të dendurive të
grumbulluara.
Ndërkohë që nxënësit evidentojnë në fletore këto veçori, mësuesi/ja skicon një tabelë përmbledhëse për
mënyrat e studimit. Tabela plotësohet hap pas hapi nga përgjigjet e nxënësve.

Përparësitë Mangësitë
Grafiku me kuti
Histogrami
Grafiku i dendurive
Pasi plotësohet tabela, une kërkoj që nxënësit të kalojnë në studimin e shembullit 4 në faqen 187. Meqë
vetë shembulli përjashton diagramin me kuti, mund t’u sugjerohet grupeve të ndryshme të përdorin
metoda të ndryshme studimi. Pasi studiojnë në grupet e tyre, përfundimet e arritura nga ky studim
prezantohen nga përfaqësuesi i grupit. Vetë nxënësit përcaktojnë cila mënyrë studimi do të përfaqësojë
më mirë të dhënat.
Kalohet më pas në studimin e hapave për interpretimin e diagrameve që paraqesin të dhëna duke
ilustruar ato në shembullin 5. Nxënësit vazhdojnë punën në grupe me nga 4 veta, me ushtrimet 3 dhe 4 të
faqes 189. Pasi diskutojnë fillimisht në grupe, përgjigjet diskutohen nga përfaqësues të grupeve që kanë
të njëjtin ushtrim. Më pas, përgjigjet diskutohen në klasë.

Vlerësimi: Une gjatë kësaj ore mbaj shënime në evidencë për disa prej nxënësve dhe vlerëson nxënësit
duke patur parasysh aftësinë që ata kanë në studimin e të dhënave me një ndryshore, në ndërtimin e
diagrameve të ndryshme për to, si dhe në leximin e diagramit që paraqet të dhënat.
Vlerësimin e mbështet gjithashtu në punën që nxënësit bënë në fletoret e tyre, aktivizimin gjatë mësimit
ose në punën në grup si dhe në argumentimin e përgjigjeve që japin.
Detyra: Ushtrimet 4 faqe 186 dhe 2 në faqen 189. Une udhëzoj nxënësit për zgjidhjen e detyrave.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII


Tema mësimore: Të dhënat me dy ndryshore. (Shkathtësi dhe Situata e të nxënit:
aftësi & Arsyetim dhe zgjidhje problemore)  Korrelacioni ndërmjet gjatësisë dhe
gjerësisë së petaleve të trëndafilave.
 Shitja e akulloreve dhe numri i
orëve me diell.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas Fjalët kyçe: të dhëna me dy ndryshore,
temës mësimore korrelacion, korrelacion pozitiv (negativ,
Nxënësi/ja në fund të orës së mësimit: zero), grafik me pika, ndryshore e
- evidenton në grafik, lidhjen midis dy ndryshoreve; pavarur.
- dallon me ndihmën e grafikut, nëse mes dy
ndryshoreve ekziston korrelacioni;
- përcakton nëse korrelacioni është pozitiv ose negativ
(ose 0);
- përcakton me ndihmën e korrelacionit vlerat e të
dhënave që mungojnë;
Burimet: libri i nxënësit, libri i mësuesit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shkencë, Ekonomi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Une shtroj para nxënësve pyetjet:
- Ç’kuptojmë me korrelacion?
- Kur themi që dy madhësi janë në korrelacion me njëra-tjetrën?
- Sa lloje korrelacionesh kemi?
Theksohet fakti se: korrelacioni dallohet duke vizatuar një grafik me pika, i cili, çdo çift vlerash të të
dhënave e paraqet si një pikë të vetme në grafik. Më pas nxiten nxënësit të sjellin shembuj të dy
madhësive që janë në korrelacion me njëra-tjetrën ose jo.
Ndërtimi i njohurive: Fillimisht une kërkoj që nxënësit të studiojnë grafikët në fund të faqes 190. Në
mënyrë që të orientohen nxënësit drejt kuptimeve që duhet të evidentohen, mësuesi/ja ju drejton atyre
pyetjet ndihmëse:
a) Në cilin grafik, pikat janë të pozicionuara përafërsisht pranë një drejtëze?
b) Cila drejtëz ka koeficient këndor pozitiv (negativ)?
c) a ka pika që bëjnë përjashtim nga ky rregull?
Nxënësit diskutojnë në fillim rreth grafikëve në dyshe, dhe më pas përgjigjet i krahasojnë me dyshet
fqinje.
Pasi nxënësit formulojnë përgjigjet për secilën nga pyetjet e parashtruara, mësuesi/ja fton nxënësit t’i
përmbledhin ato sipas hartës së mëposhtme:

Korrelacioni
Koeficienti i
korrelacionit r
korrelacion korrelacion
pozitiv korrelacion negativ
zero 1  r  1

të dyja ndryshoret nëse njëra ndryshore


rriten së bashku ndryshoret nuk kanë rritet, tjetra zvogëlohet
lidhje midis tyre
Të dhënat që shtrihen saktësisht mbi një vijë të drejtë, kanë korrelacion të përsosur. Përndryshe,
korrelacioni
mund të përshkruhet si i fortë, mesatar apo i dobët.
Llojet e fortësisë së
korrelacion korrelacionit korrelacion
pozitiv i negativ i
përsosur përsosur

korrelacion
korrelacion zero r  1
r1 korrelacion
pozitiv negativ
mesatar mesatar
r0
Une sqaroj kuptimet ndryshore e pavarur dhe ndryshore e varur.
Pasi nxënësit njihen me kuptimet e reja, studiojnë shembullin 1 në faqen 191. Fillimisht studiojnë në
dyshe, dhe më pas krahasojnë përfundimet e tyre, me grafikun e ndërtuar në tekst. Une kërkoj që
nxënësit të thellohen në studimin e tyre, duke kërkuar që ata të argumentojnë pse kemi të bëjmë me
korrelacion pozitiv mesatar.
Nxënësit në dyshe punojnë ushtrimet 2 dhe 3 faqe 191. Pasi përfundojnë zgjidhjet paraqiten në tabelë nga
disa nxënës.
Pasi une diskutoj me nxënësit rreth hapave që ndiqen për të zgjidhur një problemë me të dhëna me dy
ndryshore, shqyrtohet situata e shembullit 2 në faqen 192.
Për ta bërë më të detajuar studimin, mësuesi/ja mund të ndihmojë nxënësit me pyetjet:
 Cila është dita me më pak shitje?
 A janë të përafruara këto vlera në rrjet?
 Cila është dita me më shumë shitje?
 A mund të parashikoni si do të vazhdonte shitja?
Dyshet u japin përgjigje pyetjeve të përcaktuara në tekst, si dhe atyre që parashtrohen nga une . Në
përfundim të punës, dyshet e afërta krahasojnë grafikët dhe përgjigjet, dhe më pas përgjigjet
përfundimtare diskutohen në tabelë. Gjatë diskutimit, mësuesi/ja vendos theksin te prezenca e lidhjes
shkak-pasojë.

Përforcimi i të nxënit: Në këtë fazë të mësimit, nxënësit do të punojnë në grupe me nga 4 vetë, me
ushtrimet 5 faqe 191 dhe 2, 3, 4 faqe 193. Në mënyrë që të diskutohen sa më shumë raste, une ndaj
grupeve të ndryshme ushtrime të ndryshme. Mund të kenë edhe dy grupe të njëjtin ushtrim.
Gjatë kohës që nxënësit diskutojnë në grupe, une vëzhgoj punën e tyre dhe ndihmon grupet që kanë
vështirësinë zgjidhjen e ushtrimeve. Pasi diskutojnë situatat e ushtrimeve në grupet e tyre,
përfaqësues të grupeve që kanë të njëjtin ushtrim, mblidhen përsëri dhe krahasojnë përgjigjet. Më pas,
përgjigjet përfundimtare, diskutohen në tabelë.
Une ftoj nxënësit të modelojnë vetë një situatë të tillë, p.sh. si ajo e ushtrimit 1b.
Situata të mundshme mund të jenë: gjatësia e nxënësve dhe masa e tyre; gjatësia e nxënësve dhe mesatarja
e tyre etj.
Vlerësimi: Në fund të orës, mësuesi/ja vlerëson duke patur parasysh saktësinë në studimin e tabletave me
dy ndryshore. Për këtë vlerësim, mësuesi/ja mbështetet në punën që nxënësit bënë në fletore dhe në tabelë
gjatë prezantimit të përgjigjeve. Gjatë vlerësimit, mësuesi/ja evidenton edhe argumentimin e përgjigjeve.
Gjithashtu, mban shënime në fletoren evidencë për nxënës të cilët do të vlerësohen në orët në vazhdim.
Detyra: Ushtrimet 5 faqe 191 dhe 1 faqe 193. Mësuesi/ja jep udhëzimet e duhura për zgjidhjen e detyrave.
Detyrë hulumtuese: Ushtrimi 5 në faqen 193.

You might also like