You are on page 1of 11

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla III Klasa VII

Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 7.1 Gjatësia Diskutim mbi mjetet e ndryshme matëse që janë
përdorur për matjen e gjatësisë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe: metër,
Nxënësi: milimetër, centimetër,
 Zgjedh njësinë e përshtatshme për të matur gjatësi, vlerësuar me afërsi, kilometër, njësi
llogaritur dhe zgjidhur problema nga jeta e përditshme; themelore.
 Këmben njësitë si kilometri, metri, centimetri, milimetri.
Burimet: teksti, fletorja e punës. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare.
Lidhja me gjuhën dhe komunikimin dhe sportet.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit.
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)
Parashtrohet situata e të nxënit e dhënë në fillim të orës së mësimit. Diskutohet mbi njësinë bazë të
matjes së gjatësive në sistemin ndërkombëtar të njësive dhe lidhjen që ajo ka me njësitë e tjera
matëse.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (punë idividuale-punë në dyshe-analizo-diskuto).


Kjo temë është e njhur nga nxënësit kështu që e kam të lehtë ta diskutojë me nxënësit duke kujtuar
shumëfishat dhe nënfishat e metrit, si dhe duke theksuar faktin që këtu kalimet janë me bazë 10. Jepet
kuptimi i parashtesave: “centi”, “mili”, “kilo”, dhe lidhja që ekziston midis tyre. Punohen shembujt e
zgjidhur a.b.c, tek të cilët e rëndësishme është që të kuptojnë që kur kthejnë nganjë njësi më e madhe
tek një njësi më e vogël, shumëzojmë, dhe kur kthejnë nga një njësi më e vogël në një njësi më të
madhe pjesëtojmë.
Nxënësit ndahen në dy grupe dhe grupi i parë punon ushtrimet 1 deri 7 në libër dhe grupi i nxnësve të
mirë ushtrimet 8 – 11. Pasi ushtrimet punohen, diskutohen në klasë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë individuale, diskutim.)


Nxënësit punojnë ushtrimin 12 dhe e diskutojnë atë.
Vlerësimi:
N2; Zgjedh njësinë e përshtatshme për të matur gjatësi, vlerësuar me afërsi, llogaritur dhe zgjidhur
problema nga jeta e përditshme;
N3; Njeh dhe kupton lidhjen ndërmjet njësive matëse të gjatësisë;
N4; Këmben njësitë si kilometri, metri, centimetri, milimetri.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur për tu punuar në shtëpi, kryesisht për të thelluar njohuritë
punohet në shtëpi pjesa përgjegjëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla III Klasa VII
Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 7.2 Masa Kujtohen disa njësi matëse për masën dhe lidhja midis
tyre.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi: kilogram, gram, ton.
 Zgjedh njësinë e përshtatshme për të matur masën
 Këmben njësitë si kilogrami, grami, toni.
Burimet: teksti, fletorja e punës. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare.
Lidhja me gjuhën dhe komunikimin dhe sportet.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit.
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)
Parashtrohet situata e të nxënit e dhënë në fillim duke zgjedhur më pas njësitë e përshtatshme për të
matur masën e objekteve të dhëna.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (punë idividuale- punë në dyshe-analizo-diskuto).


Pas situatës së të nxënit krijohen premisa për të punuar shembujt e zgjidhur 1 dhe 2 dhe më pas
ndahen nxënësit sipas nivelit dhe punohen ushtrimet 1 deri në 6. Diskutohen ato në dërrasë.
Përsa u përket ushtrimeve 5 dhe 6 ato duhet të shoqërohen me arsyetimin përkatës.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë individuale, diskutim.)


Nxënësit punojnë ushtrimin 7 dhe e diskutojnë atë.
Vlerësimi:
N2; zgjedh njësinë e përshtatshme për të matur masën, vlerësuar me afërsi, llogaritur dhe zgjidhur
problema nga jeta e përditshme;
N3; njeh dhe kupton lidhjen ndërmjet njësive matëse të masës;
N4; këmben njësitë si kilogrami, grami, toni.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur për tu punuar në shtëpi, kryesisht për të thelluar njohuritë
punohet në shtëpi pjesa përgjegjëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla III Klasa VII
Situata e të nxënit:
Tema mësimore: 7.3 Vëllimi i lëngjeve Diskutohet lidhur me kuptimin e fjalëve “
kapacitet” ose “nxënësi” dhe vëllim.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi: kapacitet, nxënësi,
 Zgjedh njësinë e përshtatshme për të matur vëllimin e lëngjeve, litër, mililitër.
 Njeh dhe kupton lidhjen ndërmjet njësive matëse të vëllimit të lëngjeve;
 Këmben njësitë si litri, mililitri.
Burimet: teksti, fletorja e punës. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare.
Lidhja me gjuhën dhe komunikimin dhe sportet.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit.
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)
Parashtrohet situata e të nxënit e dhënë në fillim duke zgjedhur më pas njësitë e përshtatshme për të
matur vëllimin e enëve të dhëna në hyrje të kësaj teme në tekst.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (punë idividuale-punë në dyshe-analizo-diskuto).


Pas situatës së të nxënit nëpërmjet ushtrimit 2, nxënësit kthejnë njësitë matëse të vëllimit të lëngjeve
nga njësia më e madhe në më të voglën dhe anasjelltas. Në ushtrimin 3 bëhet krahasimi i tyre duke i
kthyer paraprakisht në të njëtën njësi. Në ushtrimin 4 nxënësit kryejnë veprime me njësitë e matjes së
vëllimit duke i kthyer më parë në të njëjtën njësi. Të gjitha këto ushtrime punohen në klasë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë individuale, diskutim.)


Nxënësit punojnë ushtrimin 5 dhe 6 dhe i diskutojnë ato në klasë.
Vlerësimi:
N2; zgjedh njësinë e përshtatshme për të matur vëllimin e lëngjeve, vlerësuar me afërsi, llogaritur dhe
zgjidhur problema nga jeta e përditshme;
N3; njeh dhe kupton lidhjen ndërmjet njësive matëse të vëllimit të lëngjeve;
N4; këmben njësitë si litri, mililitri.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur për tu punuar në shtëpi, kryesisht për të thelluar njohuritë
punohet në shtëpi pjesa përgjegjëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla III Klasa VII
Tema mësimore: 7.4 Të lexojmë shkallën e Situata e të nxënit:
mjeteve matëse Diskutohet mbi llojet e peshoreve që përdoren
për të matur masën.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi: shkalllëzim vijëdrejtë,
 Lexon mjete të ndryshme matëse matëse me shkallëzime të ndryshme. vijëlakuar, aparate
matëse dixhitale.
Burimet: teksti, fletorja e punës, lloje të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndryshme peshoresh për të matur masën, si dhe ndërkurrikulare.
ene të ndryshme të milimetruara. Lidhja me gjuhën dhe komunikimin dhe sportet.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit.
a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)
Diskutohet mbi llojin e peshoreve për të matur masën. Nxënësit flasin tipet e ndryshme të peshoreve
që ata kanë parë të përdoren në jetën e përditshme.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (punë idividuale-punë në dyshe-analizo-diskuto).


Pas situatës së të nxënit diskutohen modelet e peshoreve të dhëna në libër dhe theksohet fakti që nuk
duhen numëruar vijat e një intervali, por hapësirat midis tyre. Punohet shembulli i zgjidhur në libër
dhe më pas njihen nxënësit me aparatet digjitale. Pasi diskutohet për llojet e ndryshme të aparateve
matëse nxënësit punojnë ushtrimet nga 1 në 5 dhe diskutohen ato në klasë. Diskutimi i tyre është i
lëhtë sepse shoqërohen me ilustrime.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë individuale, diskutim.)


Nxënësit punojnë ushtrimin 6 tek i cili paraqiten 3 lloje të ndryshme termometrash dhe pasi lexohet
temperatura në sëcilin prej tyre bëhen krahasimet përkatëse.
Vlerësimi: Vlerësoj mënyrën se si nxënësit lexojnë shkallën në mjete të ndryshme matjeje përfshirë
këtu edhe digjitale.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur për tu punuar në shtëpi, kryesisht për të thelluar njohuritë
punohet në shtëpi pjesa përgjegjëse në fletoren e punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla IV Klasa VIII
Tema mësimore: Situata e të nxënit: Diskutoni mbi llojin e
6.2 Tabela e dendurive për të dhënat e vazhdueshme të dhënave ne studimin statistikorë me temë
“Ëmbëlsira e parapëlqyer”.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi: të dhëna diskrete,
 Bën dallimin midis të dhënave cilësore dhe atyre sasiore; vazhdueshme, cilësore,
 Ndërton tabelat e dendurive. sasiore, tabelë, denduri.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare.
Teksti, fletore e punës. Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit. Metodologjia: zbatim, formulim, vlerësim.
Veprimtaria e të nxënit: Punë në grup, diskutime.

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. (Parashikimi i të nxënit)


Parashtroj situatën e të nxënit dhe dëgjon përgjigjet e nxënësve.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (vëzhgo-analizo- diskuto)


Në vijim sqaroj nxënësit për llojin e të dhënave statistikore, kërkoj që nxënësit të japin shembuj
konkret. Më pas punoj shembullin e zgjidhur faqe 88. Në shembullin e zgjidhur e 2 nxënësit njhen
me tabelën e dendurisë për të paraqitur informacion. Mosbarazimet përdoren në tabelë që të mos
ketë hapësirë midis klasave. Ndaj sipas nivelit të grupeve ushtrimet 1-5.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe, në dyshe, praktikë


e pavarur)
Nxënësit pasi diskutojnë në grup zgjidhjet e ushtrimeve, përfaqësuesit e grupeve prezantojne
perfundimet e arritura.
Vlerësimi:
N2; tregon kur të dhënat janë diskrete;
N3; tregon kur të dhënat janë të vazhdueshme;
N4; ndërton tabelat e dendurive.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur:
Ushtrimin 6 në tekst dhe fletën përgjegjëse të flëtores së punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla IV Klasa VIII
Tema mësimore: Situata e të nxënit: Diskutoni për gjatësinë e
6.3 Tabelat me dy hyrje. nxënësve të kasave të - . Ҫfarë të dhënash
ju duhen?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi: tabela e dendurive,
 Ndërton dhe përdor tabelat për mbledhjen e të dhënave; tabela me dy hyrje.
 Ndërton dhe përdor tabelat me dy hyrje.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare.
Teksti, fletore e punës. Gjuha dhe komunikimi, TIK, Shoqëria dhe mjedisi.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit. Metodologjia: zbatim, formulim, vlerësim.
Veprimtaria e të nxënit: Punë në grup, diskutime.

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. (Parashikimi i të nxënit)


Ju kam dhënë si detyrë të mbledhin të dhëna për gjatësinë e nxënësve të klases. Secili grup paraqet
të dhënat e mbledhura.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (vëzhgo-analizo- diskuto)


Në vijim orientoj nxënësit të ndërtojnë tabelat e dendurive, ku paraqiten veç e veç të dhënat e
grupuara për djemtë dhe vajzat. Këto informacione paraqesin në një tabelë më dy hyrje. Më pas
punoj shembullin 2 dhe 3. Nxënësit punojnë në grupe sipas niveleve ushtrimet 1-5. Zgjidhja e
këtyre ushtrimeve dëshmon përvetësimin e materialit bazë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe, në dyshe, praktikë


e pavarur).
Nxënësit bëjnë prezantimin e e përfundimeve të arritura në tabelë.
Vlerësimi:
N2: bashkepunon me grupin per detyren:
N3: ndërton dhe përdor tabelat për mbledhjen e të dhënave;
N4; ndërton dhe përdor tabelat me dy hyrje.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Ushtrimin 6, 7 në tekst dhe fletën përgjegjëse të flëtores së
punës.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla IV Klasa VIII
Tema mësimore: Situata e të nxënit: Situatat e temave 6.1-6.3.
6.4 Ushtrime për përforcimin e njohurive.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:


Nxënësi: të gjitha fjalët kyçe
 Përzgjedh metodën e mbledhjes së të dhënave; të përmendura në temat
 Liston tiparet e statistikave që studion; 6.1-6.3.
 Ndërton dhe përdor tabelën e dendurive, klasat e intervaleve të
njëvlershme në të cilën ndahen të dhënat e vazhdueshme.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare.
Teksti, fletore e punës. Gjuha dhe komunikimi.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit. Metodologjia: zbatim, formulim, vlerësim.
Veprimtaria e të nxënit:
Në këtë orë mësimore synoj të përforcoj dhe të sistemoj njohuritë për temat 6.1 – 6.3. Organizimi i
orës së mësimit synon përfshirjen e gjithë nxënësve. Ushtrimet janë gjithëpërfshirës dhe sipas
niveleve të nxënësve bëj shpërndarjen e ushtrimeve. Zgjidhja e ushtrimeve tregon përvetësimin e
materialit bazë.
Vlerësimi:
N2; Përzgjedh metodën e mbledhjes së të dhënave;
N3;Liston tiparet e statistikave që studion;
N4; Ndërton dhe përdor tabelën e dendurive;
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Problemat 5, 9, 10, 14 faqe 106-108.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla IV Klasa VIII
Tema mësimore: Situata e të nxënit: Një foshnje ka lindur
7.1 Sistemi metrik i njësive. 3,82kg. Ajo shtoi çdo javë 240g, për katër javët
e para. Gjeni masën e foshnjes në kg , në fund të
javës së katërt.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe: njësi
Nxënësi: matëse, sistem metrik,
 Zgjedh njësinë matëse në varësi të madhësisë dhe objektit; gjatësi, masë, kapacitet,
 Këmben njësitë; metër, centimetër,
milimetër, kilometër,
gram, kilogram, ton,
litër, mililitër.
Burimet: Teksti, fletore e punës. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare.
Gjuha dhe komunikimi.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit. Metodologjia: zbatim, formulim, vlerësim.
Veprimtaria e të nxënit: Punë në dyshe, diskutime.

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)


Parashtroj para nxënësve situatën e nxënit, diskutoj me to dhe pres përgjigjen e tyre. Nxënësit
sjellin në kujtesë edhe njësi të tjera matëse dhe madhësitë që ato masin.

b. Ndërtimi i njohurive të reja. (vëzhgo-analizo- diskuto)


Në vijim kërkoj nga nxënësit të përzgjedhin njësitë matëse për: gjatësinë e librit të matematikës,
masën e çantës me libra, vëllimin e brokes së ujit, etj. Shembulli i zgjidhur 1 diskutohet me
nxënësit. Në shembullin 2 nxënësit kryejnë këmbimin e njësive. Ushtrimet 1-7 kanë rritje graduale
të ngarkesës mësimore dhe zgjidhja e tyre shpeh përvetësimin e materialit mësimorë.

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në grupe, në dyshe, praktikë e


pavarur).
Në dyshe nxënësit korigjojnë gabimet e njëri-tjetrit. Rezultatet e ushtrimeve 1-7 prezantohen nga
nxënësit.
Vlerësimi:
N2; zgjedh njësinë matëse në varësi të madhësisë dhe objektit;
N3; këmben njësitë më të vogla në ato më të mëdha;
N4; këmben njësitë më të mëdha në ato më të vogla.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur:
Ushtrimin 8 dhe 10 në tekst për nxënësit e nivelit të lartë dhe fletën përgjegjëse të fletores së punës.
Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla IV Klasa IX
Tematika: Statistikë. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Situatat e temave 7.1-7.2.
Ushtrime për përforcimin e njohurive, vetëvlerësimi
për kreun 7.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe:


temës mësimore: fjalët kyçe të përdorura në
Nxënësi: temat 7.1-7.2.
 Sugjeron pyetje kërkimore.
 Evidenton ndryshimin ndërmjet të dhënave parësore e
dytësore.
 Aplikon pyetësorin për grumbullimin e të dhënave.
 Ndërton tabelën e dendurisë për të dhënat.
Burimet: Teksti Matematika 9, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fletore e punës. ndërkurrikulare. Gjuha dhe komunikimi.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.
Organizimi i orës së mësimit. Metodologjia: zbatim, formulim, vlerësim.
Veprimtaria e të nxënit: Punë individuale.

a.Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)


Shkruani disa pyetje që do përdoren në një pyetësor.

b. Ndërtimi i njohurive të reja.( vëzhgo-analizo- diskuto)

Ora I: Kontrolloj dhe diskutoj me nxënësit zgjidhjet e detyrës së shtëpisë. Në këtë orë
mësimore alternoj punën pavarur me ushtrimet për vetëvlerësimin e kreut 7.
Pasi përcaktoj ushtrimet e punës së pavarur sipas nivelit të nxënësve, orientoj nxënësit për
zgjidhjen e ushtrimeve të temës 7.3. Pasi nxënësit punojnë, diskutoj me ta përfundimet e
ushtrimeve.
Gjatë kësaj orë mësimore nxënësit mund të punojnë edhe edhe me vetëvlerësimin e kreut.
Me anë të vetëvlerësimit nxënësit njihen edhe me edhe shkallën e përvetsimit të njohurive
për temat 7.1-7.3.

Ora II: Ora e dytë projekt.

c.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.(punë në grupe, në dyshe,


praktikë e pavarur.)
Në tabelë nxënësit e përzgjedhur nga une demostrojnë vetëvlerësimin për kreun 7.
Vlerësimi :
N2; Evidenton ndryshimin ndërmjet të dhënave parësore e dytësore.
N3; Aplikon pyetësorin për grumbullimin e të dhënave.
N4; Ndërton tabelën e dendurisë për të dhënat.
Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla IV Klasa IX
Tematika: Matjet. Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Tregoni disa shumëfisha e nënfisha të njësive
 Shumëfisha dhe nënfisha të sistemit metrik të matjes së masës, gjatësisë, vëllimit.
të.njësive. A njihni njësi të tjera për matjen e gjatësive të
 Njësi jo standarde për matjen e gjatësive. mëdha veç kilometrit. Nësë po ç’lidhje kanë
ato me kilometrin?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyçe: Watt, amper,njuton hertz,
të fushës sipas temës mësimore: kilogramë, litër, metër, xhaul, ton, kilometër,
Nxënësi: centimetër, milje, inç.
 Këmben njësitë e gjatësisë, masës, vëllimit.
 Kryen veprime me njësitë e gjatësisë,
masës, vëllimit në situata nga jeta reale.
 Këmben miljet në kilometra dhe anasjelltas.
Burimet: Teksti Matematika 9, Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare.
fletore e punës. Gjuha dhe komunikimi, Shkencat e Natyrës, Artet.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve.

Organizimi i orës së mësimit. Metodologjia: zbatim, formulim, vlerësim.


Veprimtaria e të nxënit: Punë dyshe, diskutime.

a.Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Parashikimi i të nxënit)


Këmbe: 7m = ….cm; 3,7km = …..m; 2,8l = …..ml; 15kg = …..t. A njihni njësi të tjera? Thoni disa.

b. Ndërtimi i njohurive të reja.( vëzhgo-analizo- diskuto)

Ora I: Diskutoj situatën në parashikimin e të nxënit si dhe dhe situatën e parë të të nxënit. Pasi
njihen nxënësit me tabelën e shumëfishave të njësive të matjes për madhësi të ndryshme,
orientoj nxënësit për ushtrimet e temës 8.1 meqenëse nxënësit kanë marrë njohuri të
mjaftueshme për këmbimet e njësive të masës, gjatësisë dhe vëllimit në klasat e mëparëshme. E
rëndësishme është që në ushtrimet 3-8 në 8.1 nxënësit të aplikojnë këmbimet dhe veprimet me
njësitë në kontekstin e jetës reale.

c.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.(punë në grupe, në dyshe, praktikë e


pavarur.
Nxënësit pasi diskutojnë në dyshe ushtrimet e punës së pavarur i prezantojnë ato në tabelë.

Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Ushtrimi 9 në 8-1; ushtrimi1(b, d, e); ushtrimi 2 (b, e);
ushtrimi 3 në 8-1. Nxënësit cilësorë punojnë ushtrimin 5, 6 në 8-1
Ora II: Kërkoj që nxënësit të kujtojnë njësi për gjatësine me të mëdha nëse njohin. Më pas
interpretoj lidhjen ndërmjet kilometrit dhe miljes, këmbimin e kilometrit me milje dhe anasjelltas.
Trajtimi i shembullit 1 dhe 2 të temës 8.2 ndihmon nxënësit për të përvetsuar njohuritë për
këmbimin e mësipërm. Në punën e pavarur nxënësit punojnë ushtrimin 1(a, c); ushtrimin 2(a, c,
d); ushtrimin 5 në temën 8.1. Përzgjedhja e ushtrimeve mund të bëhët edhe nga vetë mësuesi.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.(punë në grupe, në dyshe, praktikë e


pavarur:
Nxënësit pasi kanë korrigjuar punën e pavarur në dyshe për këmbimin e njësive bëjnë
prezantimin në tabelë. Diskutohen ato ushtrime.

Vlerësimi:
N2; Këmben njësitë e gjatësisë, masës, vëllimit.
N3; Kryen veprime me njësitë e gjatësisë, masës, vëllimit në situata nga jeta reale.
N4; Këmben miljet në kilometra dhe anasjelltas.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Fleta e punës korresponduese e temës mësimore.

You might also like