You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


8.4 Matja e gjatësive të vijave të thyera  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Centimetër, njësi
 Mat gjatësinë e secilit segment dhe gjen gjatësinë e vijës së thyer; gjatësie, parashikim,
 Rendit gjatësitë e vijave të thyera nga më i gjati te më e shkurtri dhe matje ndryshesë
anasjelltas;
 Vizaton vijat e thyera kur janë dhënë gjatësitë.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me
 Modele demonstruese për mësuesin; temat ndërkurikulare: Art, gjuha
 Vizore e shkallëzuar në cm. Modele vijash të thyera. dhe komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: U shpërndan nxënësve 5 lloje të ndryshme vijash të thyera.
Kerkon që të tregojnë hapat që ndiqen gjatë matjes së vijës së thyer. Matim secilin segment dhe
mbledhim gjatësitë e tyre. .... cm+ ...... cm +..... cm +..... cm + ..... cm = .....cm
Situata 2: Renditim gjatësite të vijave të thyera në rendin rritës dhe zbritës.
Situata 3: U shpërndahet nxënësve shuma të ndryshme të gjatësive të vijave të thyera.
4cm+6cm+8cm etj. Pas përfundimit nxënësit do të tregojnë se si vepruan.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë keto veprimtari në libër: 1.Matin gjatësitë e pjesëve të vijave të thyera dhe
shkruajnë gjatësinë e vijës. Renditin gjatësitë e vijave të thyera nga më i shkurtra te më e gjata.
Vizatojnë segmente vijash të thyera sipas gjatësive të dhëna. Nxënësit tregojnë se si veprohet në
matjen e vijës së thyer.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: U kërkohet që të kryejnë 3 matje vijash të thyera. Nxënësit tregojnë se si kryhet
matja me vizore. Bëhet vlerësimi i punës.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për përqëndrimin e
 Mati gjatësinë e secilit segment dhe gjeti tyre gjatë orës së mësimit;
gjatësinë e vijës së thyer;  Për të punuarit e tyre në grup dhe
 Renditi gjatësitë e vijave të thyera nga më e individualisht;
gjata tek më e shkurtra dhe anasjelltas;  Për diskutimin dhe dhënien e ideve të tij
 Vizatoi vijat e thyera kur janë dhënë gjatësitë. në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës. Ndërtoni 3 vija
të thyera dhe gjeni gjatësinë e secilës.

You might also like