You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


5.2 Leximi i orës  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Pjesëtim, shumëzim,
 Lexon orë të ndryshme sipas dy akrepave, në orë dhe minuta; kohë, orë, minutë,
 Shkruan me fjalë kohën e orëve digjitale; sekond.
 Llogarit ndryshesën midis kohës së fillimit dhe të mbarimit;
 Krijon dhe zgjidh problema me llogaritjen e kohës.
Burimet: Libri i nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Modele demonstruese për mësuesin; nderkurikulare: Art, gjuha dhe
 Orë për llogaritjen e kohës. komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1:Vendos në një tabak orë të ndryshme me dy akrepa. U kërkohet
nxënësve që të lexojnë kohën e secilës orë p.sh.: 4 e 35 min 3 e 05 minuta etj.
Situatë 2: Nxirret një tabak ku janë fotografuar orë digjitale dhe kërkon që nxënësit ti lexojnë këto
orë dhe ti shkruajnë me fjalë. P.sh. 3:45 tre e dyzet e pesa ose 4 pa një cerek etj.
Situatë 3: Kërkon prej nxënësve llogaritjen e zgjatjes së kohës .Psh .Sa minuta janë nga 4:15 deri në
4:45 etj.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: 1.shkruajnë kohën e secilës orë. Prej nxënësve të nivelit
të lartë u kërkohet ta paraqesin dhe me orë digjitale. 2.Vizatojnë orë digjitale kur koha është
përcaktuar me fjalë 3. Llogarisin sa kohë ka kaluar nga nisja deri në mbërritje.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: Kërkon nga nxënësit që në grup të krijojnë një problemë me llogaritjen e kohës.
Diskutohet për çdo lloj veprimtarie puna që kryhet nga nxënësit. Bëhet vlerësimi i punës në mënyrë
të vazhduar nga mësuesja.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi:  Nxënësit vlerësohen për
 Lexoi orë të ndryshme sipas dy akrepave, në orë përqëndrimin e tyre gjatë orës se
dhe minuta; mësimit;
 Shkroi me fjalë kohën e orëve digjitale;  Për të punuarit e tyre në grup dhe
 Llogariti ndryshesën midis kohës së fillimit dhe të individualisht;
mbarimit;  Për diskutimin dhe dhënien e ideve të
 Krijoi dhe zgjidhi problema me llogaritjen e kohës. tij në mësim;
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënesit do të plotësojnë fletoren e punës. Krijojnë një
problemë me llogaritjen e kohës.

You might also like