You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


8.9 Punojmë me masat  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Masë, kilogram,
 Përcakton masën e tij në kg; gram, njësia e masës
 Gjen shumën dhe ndryshesën e dy ose më shumë peshave;
 Krijon problema me përdorimin e njësive të masës.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Modele demonstruese për mësuesin; ndërkurikulare: Art, gjuha dhe komunikimi,
 Peshore për matjen e peshës së trupit. edukim fizik.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: U kërkon nxënësve që të peshohen në peshoren elektronike dhe
të dallojnë masat e tyre.
Situatë 2: Kërkon që nxënësit të përzgjedhin një shok dhe të krahasojnë masat e tyre. Gjejnë
ndryshesën dhe shumën e masave.
Situatë 3: Të grupuar në grupe nxënësit do të renditin masat nga më i rëndi tek më i lehti dhe
anasjelltas. Gjejnë ndryshesën midis masës më të madhe me masën më të vogël.
Situatë 4: Vendoset një pamje me disa arka që kanë masa tëndryshme. P.sh: 10kg, 14kg, 21kg,
24kg, 17kg, 15kg, 25kg. Artani do t’i transportojë në një karro që mban jo më shumë se 30 kg. Sa
rrugë duhet të bëjë? Nxënësit punojnë në grupe dhe tregojnë numrin e rrugëve.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: 1.Njihen dhe diskutojnë për përdorimin e peshores
elektronike. Plotëson shumat e masave të 2-3 shokëve të tij. Grupon masat që duhet të mbajë
furgoni. Diskutohet për grupimet.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: U kërkon nxënësve që të grupojnë masat e 5 shokëve të tij por jo të grupit dhe
të gjejnë shumën e masave. Të gjejnë ndryshesën e masës më të madhe me masën më të vogël.
Në fund nxënësit diskutojnë. Bëhet vlerësimi i punës gjatë gjithë orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për përqëndrimin
 Përcaktoi masën e tij në kg; e tyre gjatë orës së mësimit;
 Gjeti shumën dhe ndryshesën e dy ose më shumë  Për të punuarit e tyre në grup dhe
masave; individualisht;
 Krijoi problema me përdorimin e njësive të masës.  Për diskutimin dhe dhënien e ideve të
tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës. Krijoni një
problemë me masën e trupit të anëtarëve të familjes. Gjeni shumën dhe ndryshesën ndërmjet
masave.

You might also like