You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Shkalla II Klasa e tretë

Matematikë
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
8.15 Problema  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Monedha, kartmonedha,
 Zgjidh problema me situata në treg; këmbim, blerje, shitje,
 Krijon një problemë dhe e zgjidh atë. cmim.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Modele demonstruese për mësuesin; nderkurikulare
 Monedha dhe kartmonedha, artikuj Art, gjuha dhe komunikimi, edukim fizik
me cmime të ndryshme.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: Nxirren nga 4 pamje artikujsh me dy cmime 100 l dhe 200 l.
fletore, stilolaps, gomë, bllok  100 l.
Kukull, makinë, libër, cokollatë  200 l. Drejton pyetje: Sa lekë shpenzon nëse blen 2 artikuj 100 l
dhe 1 artikull 200 l? (400 l) etj.
Situatë 2: U shpërndan etiketa cmimesh të ndryshme si 45 l, 80 l, 150 l, 90 l, 85 l, 350 l (për secilin
grup). Drejton pyetjen: Sa lekë do të shpenzosh po të blesh 2 copë për secilin artikull? Nxënësit
tregojnë rezultatet.
Situatë 3: U shpërndan vlera lekësh të shpenzuara (1 vlerë e shpenzuar për secilin grup.): 125 L, 10
L, 145 L, 99L, 50 L, 173 L. I dhe shitëses 200 L. Sa lekë duhet të kthejë shitësja.
Situatë 4: Me të dhënat “300 L”, “ 160 L më shumë “krijoni një problemë dhe zgjidheni atë.
Në fund diskutohet zgjidhja e problemit.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: Lexojnë vlerat e monedhave. Zgjidhin problemat me të
dhëna nga tregu. Krijojnë problema me të dhëna në treg. Për secilin plotësim të problemave
nxënësit diskutojnë.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: Shkruajnë në grup një problemë me të dhënat në treg dhe ua shpërndajnë grupit
tjetër. Në fund nxënësit diskutojnë. Bëhet vlerësimi i punës gjatë gjithë orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për përqëndrimin e tyre gjatë
 Zgjidhi problema me situata në treg; orës së mësimit;
 Krijoi problema të ndryshme me  Për të punuarit e tyre në grup dhe individualisht;
situata në treg.  Për diskutimin dhe dhënien e ideve të tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës. Krijoni një
problemë me madhësitë në treg.

You might also like