You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


8.14 Monedhat dhe kartmonedhat  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Vëllim, enë e
 Njeh dhe përdor monedhat dhe kartmonedhat e vendit tonë; shkallëzuar, liter (l),
3
 Këmben vlerën e monedhave me atë të kartmonedhave dhe anasjellas; millilitër (ml) cm .
 Zgjidh problema me situata në treg.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me
 Modele demonstruese për mësuesin; temat ndërkurikulare: Art, gjuha
 Monedha dhe kartmonedha, artikuj me cmime të dhe komunikimi, edukim fizik
ndryshme.
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin;
 Të punuarit në bashkëpunim;
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1: Nxirren pamje monedhash dhe kartmonedhash që përdoren në
vendin tonë. Lexohen këto vlera monedhash nga nxënësit.
Situatë 2: Kërkon prej nxënësve që të kryejnë këmbimet e këtyre monedhave dhe kartmonedhave.
P.sh.: 100l 20l 20l 50l 10l etj.
Situatë 3: Kërkohet që të krahasojnë vlerën e monedhave. P.sh: 10 monedha 1 lekëshe = 1 monedhë
10 lekëshe. 8 monedha 5 lekëshe <3 monedha 20 lekëshe, 3 karmonedha 200 lekëshe < 20 monedha
20 lekëshe etj.
Situatë 4: Zgjidhje problemash në treg. Në fillim i orienton nxënësit me madhësitë që përdoren në
treg që janë: Cmimi që tregon sa kushton një njësi. Sasia që tregon sa njesi do të blejmë. Shpenzimi
që tregon sa duhet të paguajmë. Shpërndahen problema të ndryshme të cilat zgjidhen nga nxënësit.
U blenë 3 fletore nga 60 l dhe 2 stilolapsa me 50 l. I dhe shitëses 3 monedha 100. Sa lekë të ktheu shitësja?
Situatë 4: Kërkon që në grup nxënësit të krijojnë e të zgjidhin një problemë me madhësitë e tregut.
U shpërndahen sende me vlerat e mallit p.sh: lapsa me vlerë 220 l, ditar 180 l, makinë llogaritëse
450l etj. Në fund lexojnë dhe diskutojnë.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim.
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: Lexojnë vlerat e monedhave. Këmbejnë monedhat me
njëra–tjetrën. Plotësojnë vlerat e monedhave. Zgjidhin problemat me të dhëna nga tregu.
Për secilin plotësim ushtrimi nxënësit diskutojnë.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe: Shkruajnë në grup një problemë me të dhënat në treg dhe ua shpërndajnë grupit
tjetër. Në fund nxënësit diskutojnë. Bëhet vlerësimi i punës gjatë gjithë orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për përqëndrimin e
 Njohu dhe përdori monedhat dhe kartmonedhat tyre gjatë orës së mësimit;
e vendit tonë;  Për të punuarit e tyre në grup dhe
 Këmbeu vlerën e monedhave me atë të individualisht;
kartmonedhave;  Për diskutimin dhe dhënien e ideve të tij
 Zgjidhi problema me situata në treg. në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës. Krijoni një
problemë me madhësitë në treg.

You might also like