You are on page 1of 22

Planifikimi i mësimit 1 Periudha 2 Data ...../....../......

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V

Tematika: Historia dhe procese artistike Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Ç’është peizazhi në pikturë?
Vizatimi. Personazhi im i preferuar
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: - peizazh
- përshkruan një ditë dimri duke zgjedhur ditën më të bukur; - ngjyra
- vizaton një peizazh dimëror me elementet edëshiruara; - tone
- përdor ngjyrat dhe tonet për të krijuar planet në peizazh; - plane në peizazh
- zotëron aftësi për të vlerësuar punën më të mire artistike.

Burimet: letër vizatimi, lapustila, akuarele, modele demonstrimi, pamje Lidhja me fushat e tjera ose me temat
peizazhesh nga natyra. ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, turi i galerisë

ORGANIZIMI I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimesh
Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të përshkruajnë një ditë dimri më të bukur për ta.
mot i ftohtë fryn erë , bie shi, borë ,ngrica
Dimri

Hapi II. Dhënia e njohurive të reja Imagjinatë krijuese

Kërkoj nga nxënësit që të shpjegojnë planet në një peizazh. Shpjegimi bëhet mbi bazën e një modeli të përgatitur.Në një
peizazh mund të ketë disa plane, varet nga këndvështrimi isecilit.
- Në planin e parë përfshihen elementet që janë më afër: konturet, forma dhe ngjyrat dallohen qartë dhe kontrasti është i
dukshëm.

- Në planin e dytë objektet zvogëlohen, gjithashtu ngjyrat dhe tonet zbehen dhe nuk janë të theksuara. Po kështu vazhdon edhe
plani i tretë, ku në një peizazh mund të jenë malet, horizonti, bregu i detit etj.
- Mbi bazën e këtyre rregullave në art udhëzohen nxënësit të skicojnë një peizazh sipas imagjinatës. Nëse është një peizazh
dimri me borë , nxënësit duhet të kenë parasysh se një pemë që ndodhet afër është më e madhe se një pemë që ndodhet në
mes të mjedisit të përzgjedhur.
Udhëzohen nxënësit që t’i përziejnë ngjyrat për të krijuar tone të forta dhe të zbehta. Ngjyrosja bëhet me akuarele, ndërsa
lapustilat do të përdoren për t’iu dhënë theksim ose tone më të forta objekteve të vizatuara në peizazh, si blu e fortë, e gjelbër e
fortë, vishnje etj.
Hapi III. Përforcim njohurish Turi i galerisë
Ekspozohen krijimet në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë“turin e galerisë”.Vëzhgimi dhe komentet do të jenë rreth
kompozimit të peizazhit dhe elementeve të përfshira në të. Nxënësit duhet të jenë të aftë që të dallojnë planet në peizazh, tonet
dhe ngjyrat e përdorura.
V LE R Ë SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2-për vizatimin saktë dhe bukur të elementeve në peizazh;
N3-për përdorimin e ngjyrave dhe të toneve për të dalluar planet në një peizazh;
N4-për aftësinë për të dalluar peizazhin më të realizuar artistikisht.
Planifikimi i mësimit 2 Periudha 2 Data ...../....../......
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Konstruksioni : Teknika dhe procese artistike Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Piktura. Krijim me akuarel: “Mollët” Vëllimi i objektit dhe kontrolli i ngjyrave

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: - vëllimi iobjektit
- vizaton objekte trepërmasore nganatyra; - kontrasti ingjyrave
- përdor kontrastin e ngjyrave për të nxjerrë në pah vëllimin eobjektit; teknika eakuarelit
jep mendime dhe ide për teknikën eakuarelit.
Burimet: letër vizatimi, lapustila, akuarele, modele demonstrimi, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, veprinmtari e drejtuar, Komente - diskutime

ORGANIZIMI I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimesh
Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të vëzhgojnë modelet e paraqitura.
Mbi një tavolinë vendoset modeli që nxënësit duhet të vizatojnë. Janë zgjedhur tri mollë të formave të ndryshme
dhe me ngjyra të ndryshme (e kuqe, e verdhë,jeshile).
Sot do të vizatojmë si një piktor i vërtetë.
Kemi modelin tek i cili do të bazohemi për të vizatuar. Lapsi do të mbahet lehtë dhe me vija të holla do të
vizatojmë formën e tri objekteve që kemi përballë. Kujdes, nuk është thjesht një formë rrethore e rregullt, por ka
edhe disa forma të harkuara që I japin formën e veçantë mollës.Me gomë mund të prishim vijat e panevojshme.
Hapi II. Dhënia e njohurive të reja Veprimtari e drejtuar
Kërkoj nga nxënësit që të nisin nga puna.
Pasi nxënësit përfundojnë vizatimin, fillojnë punën me ngjyrat e akuarelit.
- Në fillim duhet të vëzhgojmë tonet e errëta dhe duke i fumuar vijmë tek tonet e hapura.
- Pra, hidhen ngjyrat e para me akuarel dhe lihet që boja të thahet.
- Puna do të vazhdojë në orën tjetër të artit pamor.

Hapi III. Përforcim njohurish Komente - diskutime

- Nxënësit i vendosin kartonët në një mjedis të klasës për t’i pasur gati orën tjetër.
- Ndërkohë bëhen sugjerime rreth krijimeve. Objekti është vëzhguar dhe vizatuar nga pika të ndryshme.
V LE R Ë SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2- vizaton objekte trepërmasore nga natyra;

N3- përdor kontrastin e ngjyrave për të nxjerrë në pah vëllimin e objektit;

N4- jep mendime dhe ide për teknikën e akuarelit.

Planifikimi i mësimit 3 Periudha 2 Data ...../....../......

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Konstruksioni : Teknika dhe procese artistike Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Piktura. Krijim me akuarel: “Mollët” Vëllimi i objektit dhe kontrolli i ngjyrave

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyçe:
Nxënësi/ja: - vëllimi
- pikturon objekte trepërmasore me teknikën e akuarelit; - tonaliteti
- përdor tone të çelëta dhe të errëta për të theksuar kontrastin; - kontrasti
shpjegon efektin e akuarelit për të realizuar krijimin e tij dhe të shokëve.
Burimet: letër vizatimi, lapustila, akuarele, modele demonstrimi, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, turi i galerisë

O R G A N I Z I M I I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimesh
Nxënësit kanë mbi bankë punët e filluara nga ora e mëparshme. Akuareli është tharë dhe nxënësit janë gati për të
filluar punën.
- Jepen udhëzime rreth vizatimit të objekteve,nëse ka vend për t’u rregulluar,gjithmonë duke e krahasuar me
modelin.
- Bëhet kujdes me penelat dhe mjetet e pastrimit për të mos penguar shokun ebankës.

Hapi II. Dhënia e njohurive të reja Imagjinatë krijuese

- Ngjyrosja do të fillojë nga tonet e errëta, ngjyra sfumohet lehtë për të arritur në tone të çelëta.
- Të tria mollët kanë tonalitete të ndryshme. Kemi të bëjmë me ngjyra të ngrohta dhe ftohta. Bëni
përzierjen e ngjyrave dhe përftoni tonet etyre.
- Në pjesën ku bie drita përdoren tone të çelëta, që përftohen nga ngjyrat e ngrohta. Tonet e çelëta dhe të
errëta krijojnëkontrastin.
- Nxënësit punojnë të qetë duke zhvilluar imagjinatën etyre.
- Për konture mund të përdoren lapustilat.

Hapi III. Përforcim njohurish Turi i galerisë

- Ekspozohet krijimet e nxënësve në murin eklasës.
Nxënësit bëjnë “turin e galerisë”. Diskutojnë me shokët dhe këmbejnë përvojën e tyre rreth teknikës së
akuarelit. Flasin për ngjyrat, tonet dhe kontrastet e krijuara. Veçohen krijimet më të bukura.
Bëhet me notë vlerësimi i punës.
V LE R Ë SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2- pikturon objekte trepërmasore me teknikën e akuarelit;
N3- përdor tone të çelëta dhe të errëta për të theksuar kontrastin;
N4-shpjegon efektin e akuarelit për të realizuar krijimin e tij dhe të shokëve.

Planifikimi i mësimit 4 Periudha 2 Data ...../....../......

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Stampimi : Teknika dhe procese artistike Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Stampimi: Krijimi një stampe me gërvishtje Frymëzim nga natyra

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyçe:
Nxënësi/ja: - stampë me gërvishtje
- Përdor mjete të ndryshme për të krijuar një stampë me gërvishtje; - stampim
- bën stampime mbi letër me stampën e krijuar vetë;
shpjegon teknikën e gërvishtjes dhe emocionet që sjell stampimi.
Burimet: Patate ose sapun, thikë plastike, kunja druri, bojëra të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
lëngshme, letër, karton. ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, veprimtari e drejtuar, komente - diskutime

ORGANIZIMI I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Diskutim njohurish
Udhëzohen nxënësit të përgatisin mjetet e tyre mbi bankë me të cilat do të realizojnë një stampë me
gërvishtje.
Teknika e stampimit është krijuar nga piktorët dhe përdoret nga shumë artistë. Stampimi përdoret edhe në modelet e
tekstileve. Pra, stampa mund të bëhet në letër, karton, tekstile etj.
- Tregohen modele stampash dhe demonstrojmë në letër e karton.

Hapi II. Dhënia e njohurive të reja veprimtari e drejtuar

U thuhet nxënësve se për krijimin e një stampe u nevojiten dy materiale: patate dhe sapun.
- Grupohen nxënësit sipas materialeve qëkanë.
- Në fillim e ndajmë pataten në dy pjesë të barabarta.
- Me majën e një lapsi ose kunje druri vizatohet modeli dhe pastaj bëhet gërvishtja me ngadalë dhe lehtë e
pjesëve anësore që nuk duhet të dalin nëstampim.
- Vazhdohet kështu derisa të arrijmë në modelin e dëshiruar.Kështu veprohet edhe me sapunin.Në tabelë kemi
vizatuar modelet; një gjethe, flutur,nusepashke.
Për të gdhendur nusepashkën veprohet kështu:
Vizatoni një formë vezake dhe një rreth të vogël mbi të. Pastaj vijëzoni krahët, trupin. Tek koka janë sytë dhe
antenat anash. Tek krahët vizatoni disa rrethorë të vegjël. Tek krahët vizatoni disa rrethorë të vegjël dhe gdhendini
ato, me qëllim që të jenë bosh nga brenda. Kur t’i stamponi, këto do të duken si pika.
Kështu mund të vazhdohet me fluturën ose edhe me çdo model tjetër të dëshiruar.

Hapi III. Përforcim njohurish komente - diskutime

Pasi është krijuar stampa, lyejnë me bojë të lëngshme dhe stampojnë mbi letër disa herë. Nxënësit këmbejnë përvojë,
mendime dhe ide duke vëzhguar stampimet e njëri-tjetrit.
Veçohen stampat dhe stampimet më të bukura.
V LE R Ë SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2- Përdor mjete të ndryshme për të krijuar një stampë me gërvishtje;
N3-bën stampime mbi letër me stampën e krijuar vetë;
N4-shpjegon teknikën e gërvishtjes dhe emocionet që sjell stampimi.

Planifikimi i mësimit 5 Periudha 2 Data ...../....../......

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Stampimi : Teknika dhe procese artistike Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Krijojmë duke stampuar me patate Si mund të krijojmë modele të ndryshme
me stampim?

Planifikimi i mësimit 6 Periudha 2 Data ...../....../......

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Motivi: Teknika dhe procese artistike Situata e të nxënit:
- si mund të krijoj me plastelinë dhomën
Tema mësimore : Modelimi: Modelim me plastelinë dhe brumë time,shkollën, mjetet e mia shkollore
etj?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: - modelim
- përdor mjete të ndryshme pune për të realizuar krijimin; plastelinë
- modelon me plastelinë objekte trepërmasore;
- ruan formën e objektit gjatë modelimit;
shpreh mendime dhe ide rreth krijimeve të tij dhe të shokëve.
Burimet: letër vizatimi, lapustila, akuarele, modele demonstrimi, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese

ORGANIZIMI I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Diskutim njohurish, stuhi mendimesh,
Njihen nxënësit me temën e mësimit dhe nxiten me pyetje për angazhimin e tyre në komente.
- Cili do të përshkruajë dhomën etij?
- Cilat janë mjetet tuaja shkollore dhevetjake?
Dhoma ime (shtrati,tavolina, rafti,karrige) Mjetet shkollore(lapsa, ngjyra, goma, fletore, libra)
Hapi II. Dhënia e njohurive të reja Imagjinatë krijuese
Udhëzohen nxënësit të kryejnë modelin me plastelinë të disa orendive ose të mjeteve shkollore.
- Secili zgjedh vetë modelet e tij. Modelimet do të jenë të ndryshme nga forma dhemadhësia.
- Mbi një fletë kartoni vendosen modelimet e dhomës për të krijuar një pamje të vërtetë. Secili eshpreh
talentin e tij duke bërë zbukurime mbi modelime.

Hapi III. Përforcim njohurish Vëzhgime – komente - diskutime

Pas mbarimit të punës nxënësit vëzhgojnë krijimet e tyre të ekspozuara mbi tavolina.
- Secili shpreh mendime rreth punës së tij dhe tëshokëve.
- Veçohen modelimet më të bukura.
V L E RË SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2- përdor mjete të ndryshme pune për të realizuar krijimin;
N3-modelon me plastelinë objekte trepërmasore;
N4-ruan formën e objektit gjatë modelimit; shpreh mendime dhe ide rreth krijimeve të tij dhe të shokëve.
Planifikimi i mësimit 7 Periudha 2 Data ...../....../......
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Motivi: Teknika dhe procese artistike Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Modelimi i një kafshe të preferuar Si mund të modelojmë një
kafshë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: - modelim
- modelon me plastelinë duke përdorur forma të ndryshme gjeometrike dhe reliev
natyrore për të krijuar kafshën e tij të preferuar.
- zbukuron me reliev sipërfaqen e kafshëve për t’i dhënë karakter të veçantë;
shpjegon krijimin e tij me një fjalor të thjeshtë artistik.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
letër vizatimi, lapustila, plastelinë, modele demonstrimi, ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, turi i galerisë

ORGANIZIMI I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimesh
Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë mbi kafshën e tyre të preferuar.
Mendimet për kafshët shkruhen në dërrasën e zezë.
Psh. Kali  kafshë me trup të madh, ka këmbët me patkonj, ka krifë të gjatë në kokë,bishtin e ka të gjatë etj.

Hapi II. Dhënia e njohurive të reja Imagjinatë krijuese

- Vendosen mbi tryezë disa kafshë plastike. Nxënësit i emërtojnë, sipas vendit ku jetojnë.
- Udhëzohen nxënësit që të modelojnë me plastelinë disa nga kafshët.
- Secili zgjedh enët e parapëlqyera dhe nis modelimin etyre.
- Të gjitha kafshët kanë forma të ndryshme. Pas modelimit kafshët mund të zbukurohen me relieve të ndryshme, si
qime, krifë, pulla etj.
- Modelimet vendosen mbi një bazament kartoni për të krijuar një mjedis ferme a pylli.

Hapi III. Përforcim njohurish Turi i galerisë

- Punimet e nxënësve ekspozohen mbi tryezë.Vëzhgohen nga të gjithë nxënësit duke shpërndarë përvojë tek njëri-
tjetri.
- Secili bën komentin për punën e bërë dhe shpjegon se si i ka realizuar modelimet. Çdo modelim përveç formës
ka edhe funksionin e tij. Përzgjidhen modelimet më të bukura.
V L E RË SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2- modelon me plastelinë duke përdorur forma të ndryshme gjeometrike dhe natyrore për të krijuar kafshën e tij të
preferuar.
N3- zbukuron me reliev sipërfaqen e kafshëve për t’i dhënë karakter të veçantë;
N4- shpjegon krijimin e tij me një fjalor të thjeshtë artistik.

Planifikimi i mësimit 8 Periudha 2 Data ...../....../......

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Konstruksioni : Teknika dhe procese artistike Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Konstruksioni i ndërtesës së shtëpisë Si mund të ndërtoj shtëpinë time?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: format trepërmasore
- emërton disa forma trepërmasore në natyrë dhe në mjedisin
rrethues;
- vizaton formën e hapur të trupave gjeometrikë dhe ipret
sipas vijës.
Burimet: modele demonstrimi, plastelinë, karton, kunja druri, thikë, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
plastike, aksesorë. ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, veprimtari e drejtuar, vëzhgim – komente – diskutime

O R G A N I Z I M I I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Diskutim njohurish,
Shfaqen para nxënësve disa trupa gjeometrike. Rikujtohet nga lënda e matematikës se trupat kanë tri
përmasa: lartësi, gjerësi, gjatësi. Figurat janë dypërmasore dhe shtrihen në plan, ndërsa trupat janë
trepërmasorë dhe ndodhen në hapësirë.
Tregohet forma e një shtëpie të ndërtuar me karton.
- Emërtoni trupat gjeometrikë që janë përdorur për ndërtimin e kësaj shtëpie.

Hapi II. Dhënia e njohurive të reja veprimtari e drejtuar,

Udhëzohen nxënësit që të vizatojnë mbi karton formën e hapur të një kuboidi ose kubi. Përmasat jepen nga
mësuesi. Vizatimi kryhet me saktësi me vizore.
- Vizatohet një piramidë me bazë katrore, e cila do të përdoret si çati për shtëpinë.
- Palosen format e prera sipas vijave, që të jenë më të lehta për t’ungjitur.
- Ndihmohen nxënësit për të krijuar dhe palosur format eprera.

Hapi III. Përforcim njohurish vëzhgim – komente – diskutime

Nxënësit bëjnë komente për punën e tyre për format e vizatuara. Dikush ka prerë formën e kubit, dikush të
kuboidit për të pasur një shtëpi dykatëshe.
- Format e prera vendosen në dosje për të vazhduar në orën tjetër të artit pamor.
V L E RË SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2- emërton disa forma trepërmasore në natyrë dhe në mjedisin rrethues;
N3- vizaton formën e hapur të trupave gjeometrikë dhe I pret sipas vijës.
N4-vlerëson punën e njëri-tjetrit.
Planifikimi i mësimit 9 Periudha 2 Data ...../....../......
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Tekstilet : Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Krijimi i një dizajni të ri me fije, copa e kopsa Si mund të krijojmë modele të ndryshme
me fije e copë?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: - copa
- përshkruan objektin dhe nxjerr në pah cilësitë e veçanta të tij; fije
- krijon formën e një strukture imagjinare duke përdorur
materiale të ndryshme;
jep mendime dhe ide rreth krijimit të tij dhe të shokëve.
Burimet: fije,copë, kopsa , modele demonstrimi, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, turi i galerisë

O R G A N I Z I M I I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimesh
Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se çfarë modelesh mund të krijojmë me fije dhe kopsa?
Nxënësit japin mendime të ndryshme.
Psh. Lule, shtëpi, enë kuzhine, sende shkollore etj.

Hapi II. Dhënia e njohurive të reja Imagjinatë krijuese

Kërkoj nga nxënësit që të shpjegojnë me gojë se si mund ta ndërtojnë modelet me anën e këtyre sendeve.
Mund të krijojmë moket shtëpie etj.
Me materialet që janë sjellë, secili krijon një moket sipas dëshirës dhe imagjinatës së tij.
- Me gërshërë presim copën në formën dhe ngjyrën e dëshiruar. Forma mund të jetë drejtkëndëshe, katrore,
rrethore etj.
- Më pas zgjedhim ngjyrat, jo më shumë se dy, dhe me gërshërë presim katrorë të vegjël që do të përdoren për të
formuar figuracione e motive. Këto copa katrorësh ose trekëndoresh ngjiten mbi copën bazë të moketit në formën
që nxënësit dëshirojnë.
- Copat edhe mund të qepen me gjilpërë mbi copën bazë.
- Në pjesët që mbeten bosh mund të krijohen thekë të vegjël me gjilpërë duke e kaluar disa here fijen në të,pa e
tërhequr,por lihet si thekë.Ngjyra e fijes do të krijojë kontrastin me bazën e moketit.Fijet me ngjyra mund të
përdoren për thekë anësore ose për konture, duke ingjitur.
Hapi III. Përforcim njohurish Turi i galerisë
Ekspozohen krijimet mbi tryezë. Të gjithë nxënësit bëjnë “turin e galerisë”, për të vëzhguar punimet e secilit.
- Bëhen komente për punën e kryer, për teknikën e përdorur, formën, ngjyrat dhematerialin.
V L E RË SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
- N2- përshkruan objektin dhe nxjerr në pah cilësitë e veçanta të tij;
N3- krijon formën e një strukture imagjinare duke përdorur materiale të ndryshme;
N4- jep mendime dhe ide rreth krijimit të tij dhe të shokëve.

Planifikimi i mësimit 10 Periudha 2 Data ...../....../......

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Konstruksioni : Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Piktori Abdurrahim Buza “Lojëra Popullore” Përshkrimi dhe analiza e një vepre arti
Ç;është një vepër arti?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: Përshkrimi , analiza, vepre arti
- përshkruan çfarë shikon në një vepërarti;
- përcakton teknikën, format, ngjyrat dhe mjetet me të cilat është
realizuarvepra;
imiton piktorin duke vizatuar figura nëlëvizje.
Burimet: tabloja “Lojëra popullore” e fotokopjuar në përmasa A3 Lidhja me fushat e tjera ose me temat
për demonstrim, fletë vizatimi, lapsa, lapustila. ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë e ilustruar, analizë e një vepre arti, imito piktorin

ORGANIZIMI I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Bisedë e ilustruar,
Zhvillojmë një bisedë rreth artistëve shqiptarë, të cilët me veprat e tyre kanë pasqyruar jetën e popullit tonë dhe
kulturën e historinë ndër vite.
Theodor Dule, Abdurrahim Buza Kol Idromeno, Odhise Paskali ,Zef Kolombi
Flasim për jetën e artisti Abdurahim Buza dhe veprën e tij .Abdurahim Buza ka lindur më 22 dhjetor 1905 në
Shkup, në një familje gjakovare. Ai vdiq në vitin 1987. Ishte ndër pedagogët e parë të shkollës së Vizatimit në
Tiranë. Ai gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. U dekorua si Mësuesi i Popullit, Piktori i Merituar dhe Piktor i
Popullit.
Disa prej veprave të tij ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Hapi II. Dhënia e njohurive të reja analizë e një vepre arti,

Vëzhgohet tabloja “Lojëra popullore”. Kërkohet përqendrim nga nxënësit për të dalluar teknikën, ngjyrat,
tonet, format etj.
- Çfarë shikoni në tablo? Emërtoni ndonjë nga lojërat e vizatuar nëtablo.
- Si janë veshur njerëzit? Aty ka dhe vajza dhedjem.
- Çfarë ngjyrash shikoni në këtëpikturë?
- Cilat janë ngjyra të ngrohta? Dhe cilat tëftohta?
- Çfarë teknike ka përdorur piktori? Çfarëmjetesh?
Siç e shikoni në tablo përfshihen modelet e lojërave popullore të të gjitha krahinave të Shqipërisë. Pra,
motivi është loja popullore. Figurat në tablo janë në lëvizje.
Hapi III. Përforcim njohurish Imitoj piktorin
Në fletën e vizatimit skiconi një figurë në lëvizje, që mund ta zgjidhni nga tabloja ose ta krijoni nga imagjinata
juaj. Veshja dhe ngjyrat të vendosen sipas shijes suaj.
Komentohen vizatimet e nxënësve duke bërë krahasimin midis tyre.
V L E RË SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
- N2- përshkruan çfarë shikon në një vepërarti;
- N3- përcakton teknikën, format, ngjyrat dhe mjetet me të cilat është realizuarvepra;
N4- imiton piktorin duke vizatuar figura nëlëvizje.

Planifikimi i mësimit 11 Periudha 2 Data ...../....../......

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Tekstilet : Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Projekt: : Për ty e shtrenjta nëna ime (Kolazhi në art) Cila është dhurata më e bukur për nënën
time?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: Kolazh, formë, ngjyrë,
Krijon me material të ndryshme objekte dhe sende.
Përcakton ngjyrat dhe format në krijimin e modelit.
Jep mendime dhe ide rreth krijimit të tij dhe të shokëve.
Burimet: letër vizatimi, lapustila, akuarele, modele demonstrimi, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, turi i galerisë

ORGANIZIMI I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimesh
Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të nxjerrin përpara në banga të gjitha materialet që kanë marrë për të prezantuar materialet
që do të përdorin për krijimin e projektit.
Nxënësit prezantojnë materialet si ngjyra, letër, lule të ndryshme, sende të tjera për krijimin e kolazhit me të gjitha llojet e
objekteve që ata dëshirojnë.

Hapi II. Dhënia e njohurive të reja Imagjinatë krijuese

Kërkoj nga nxënësit që të kalojnë në krijimin e pamjeve të ndryshme për nënën.
Si:
Nëna, njeriu që lind, edukon dhe rrit fëmijët.

Nëna një punëtore e palodhur në familje

Nëna një kuzhiniere e papërtuar

Shkrimi i një thënie dhe të shprehurit me krijim.

Hapi III. Përforcim njohurish Turi i galerisë

Ekspozohen krijimet e posterave të krijuara nga nxënësit.
Nxënësit përshkruajnë modelet e realizuara nga ata.
Vlerësohen me notë për punët e kryera.
V L E RË SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2-prezanton materialet që përdor në krijimin e posterit për nënën.
N3- krijon modele të ndryshme duke përdorur teknikat e artit.
N4-jep mendimin e tij për punët e kryera nga aid he nga shokët.
Planifikimi i mësimit 12 Periudha 2 Data ...../....../......
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Motivi: Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Punimi im në ekspozitën 2 Cilat janë punët që kam krijuar gjatë
periudhës së dytë në artin pamor?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore Koncepte kyç:
Nxënësi/ja: Teknikë, pikturë, skulpturë, kolazh, etj
Përzgjedh punën e tij më të arrirë gjatë periudhës së dytë.
Përshkruan punën që ka krijuar duke treguar teknikën e përdorur.
Mban qëndrim ndaj punëve të krijuara në klasë.
Burimet: letër vizatimi, lapustila, akuarele, modele demonstrimi, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Dituri natyre; Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, Analizo-nxirr përfundimin

ORGANIZIMI I O R Ë S SË MË SI MI T
Hapi I. Lidhja me njohuritë e mëparshme Stuhi mendimesh
Në këtë fazë kërkoj nga nxënësit që të tregojnë një nga punët e tyre më të bukura krijuar gjatë periudhës së dytë.
Për ta realizuar këtë orë nxënësit nxjerrin nga dosja e tyre e punës të gjitha modelet e krijuara në këtë periudhë.
U drejtoj disa pyetje:
Cili është punimi juaj më i bukur?
- Pse keni përzgjedhur këtë punë?
- Cilat janë llojet e vijave që përdoren gjatë një pikture?
- Pse i quajmë ngjyra të ngrohta dhe të ftohta?
- Nga dallojnë 2D nga 3D?
Cilat janë materialet ose teknikat e përdorura, (stampim, akuarel, vijat etj)?
Hapi II. Dhënia e njohurive të reja Imagjinatë krijuese
Kërkoj nga nxënësit që të përzgjedhin njërën nga punët për ekspozitë. Punës së përzgjedhur mund ti shtojnë ndonjë detaj
tjetër që nuk ia kanë vënë më parë.
Të arrijnë ta përshkruajnë atë që kanë përzgjedhur, duke treguar teknikat e përdorimit si pikturë, skulpturë, thurja, tekstile etj.
Hapi III. Përforcim njohurive Analizo-nxirr përfundimin
- Në këtë fazë nxënësit kalojnë në prezantimin e punës së tyre para klasës. Një e nga një nxënësit diskutojnë për atë që po
prezantojnë.
Në përfundim përgëzohen nxënësit për punët e arrira. Shpallet puna më e bukur.
V L E RË SI MI I NX Ë N Ë SI T PË R :
N2- Përzgjedh punën e tij më të arrirë gjatë periudhës së dytë.
N3- Përshkruan punën që ka krijuar duke treguar teknikën e përdorur.
N4- Mban qëndrim ndaj punëve të krijuara në klasë.

You might also like