You are on page 1of 1

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE nr.

Data_27.09.2021 Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: IV Klasa: VIII

Tema mësimore 1. Llogaritja e shpejtësisë, e largësisë dhe e kohës

Situata e të nxënit: Shkruaj në dërrasën e zezë fjalët lëvizje dhe prehje. Për 3 minuta nxënësit duhet të
shkruajnë sa më shumë fjalë që lidhen me to.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

1. Të përkufizojnë shpejtësinë e trupit.

2. Të dallojnë kur një trup kryen lëvizje të njëtrajtshme dhe lëvizje të ndryshuar.

3. Të llogaritin shpejtësinë, largësinë dhe kohën duke përdorur formula

. Fjalët kyç: shpejtësi, largësi, kohë, simbolet e tyre, lëvizje e njëtrajtshme dhe lëvizje e ndryshuar.
Mjetet: teksti i nxënësit

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e nxënësve për
lëvizjen në lëndën e Diturisë së Natyrës

. Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Diskutim për njohuritë paraprake: Në listën e nxënësve mund të përfshihen fjalë të tilla si: makina,
shoferi, vendndodhje, trup referimi, trajektore, kali, kalorësi, piloti, avioni etj. Nxënësit punojnë në
grupe duke bashkëpunuar dhe synojnë që të sigurojnë të paktën 3 terma për grup. Duke shqyrtuar
grupimet, vendosin një emërtim të përshtatshëm, të cilin e përdorin si titull. Secili grup shpjegon arsyet
themelore për organizimin e listës. Veprimtaria nxit diskutimin e nxënësve.

Përvijimi i të menduarit: Orientoj nxënësit nëpërmjet pyetjeve: Çfarë është shpejtësia? Kur lëvizja quhet
e njëtrajtshme? Kur lëvizja quhet e ndryshueshme? Më pas shkruaj në tabelë formulat e llogaritjes së
shpejtësisë, të largësisë dhe të kohës duke përdorur simbolet përkatëse.

Rishikim në dyshe: Nxënësit punojnë shembullin 1, 2 dhe 3 dhe shkëmbejnë mendimet e tyre për
zgjidhjen e ushtrimeve. Monitoroj punën e tyre dhe jap udhëzimet përkatëse.

Vlerësimi: Në përfundim të mësimit nxënësit do të vlerësohen për mënyrën e përkufizimit të shpejtësisë


së trupitN2, për dallimin e lëvizjes së njëtrajtshme dhe të lëvizjes së ndryshuaN3r, si edhe për llogaritjen
e shpejtësisë, të largësisë dhe të kohës, duke përdorur formulat përkatëseN4.

Detyrë shtëpie:Rrubrika “?” në faqen 7.

You might also like