You are on page 1of 1

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE nr. 5 Data 11.10.

2021

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: IV Klasa: VIII


Tema mësimore 5. Lëvizja njëtrajtësisht e ndryshuar Situata e të nxënit: Shtroj pyetjen: Si ndryshon shpejtësia e lëvizjes së
autobusit kur niset nga stacioni dhe derisa mbërrin në stacionin tjetër? nxënësit
shprehin mendimet e tyre lirshëm, ashtu si e mendojnë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyç: shpejtësi fillestare, nxitim
1.Të sjellin shembuj trupash që kryejnë lëvizje njëtrajtësisht të ndryshuar. pozitiv, nxitim negativ, njësi e
2.Të përkufizojnë nxitimin në lëvizjen njëtrajtësisht të ndryshuar. nxitimit.
3.Të dallojnë lëvizjen e përshpejtuar dhe të ngadalësuar, duke u nisur nga shenja e nxitimit.
Mjetet: teksti i nxënësit, lap top, Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Kjo temë lidhet me njohuritë e
projektor. nxënësve për konceptin e ndryshimit të shpejtësisë gjatë lëvizjes së trupave të marra në
klasën e gjashtë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim për njohuritë paraprake: Paraqes në projektor trupa të ndryshëm që lëvizin, p.sh., një aeroplan ose një tren, topi i hokejit kur
rrëshqet mbi akull ose një sferë që rrëshqet mbi dysheme. U kërkoj nxënësve të përshkruajnë si ndryshon shpejtësia gjatë kohës
së lëvizjes. Gjatë përshkrimit synohet që të zhvillohet fjalori me terma fizike.10min

Përvijimi i të menduarit: U lihet 2-3 minuta kohë nxënësve të mendohen rreth pyetjeve: Sa llojesh është lëvizja e ndryshuar? Cila
madhësi rritet apo zvogëlohet? Si mund të përkufizojmë lëvizjen njëtrajtësisht të ndryshuar? Më pas dëgjoj disa prej tyre. Jap përkufizimin e
nxitimit dhe shkruaj në tabelë formulën, duke treguar se V0 është shpejtësia fillestare. U tregoj nxënësve njësinë e nxitimit dhe së bashku
me një nxënës punojnë në tabelë shembullin 5 dhe 6. Nxënësit e tjerë mbajnë shënime në fletoren e klasës.
Shtroj pyetja: Çfarë lloj lëvizje është rënia e lirë? Diskutojme shembullin e parashutistit (paraqitet në projektor), i cili po bie me shpejtësi
fundore. Çfarë ndodh në çastin kur ai hap parashutën?20min

Përforcim: Bëjme përmbledhjen e njohurive të marra në lidhje me shpejtësinë, lëvizjen e ndryshuar, shpejtësinë mesatare,
lëvizjen
njëtrajtësisht të ndryshuar; për përkufizimin e nxitimit, si edhe për dallimin e lëvizjes së përshpejtuar dhe të ngadalësuar, duke u
nisur nga shenja e nxitimit.15min
Detyra : Jap dsh plotesimin e fletores se punes.
Vleresimi : Vleresoj nx per sjelljen e shembujve te trupave te ndryshem qe kryejne l,njetr te ndryshueshme N2,per perkufizimin e
nxitimit dhe perllogarijen e tij N3 si dhe per dallimin mes lev.se pershpejtuar dhe te ngadalsuar duke u nisur nga shenja e nxitimit N4

You might also like